Në Iran, ku gruas i diktohen rregullat se si të vishet dhe ku makiazhi është i përçmuar, kryhet numri më i madh në botë i operacioneve në hundë.

 

19-vjeçarja Elham është fotografuar në këtë foto së bashku me të ëmën nga fotografi Zed Nelson pas operacionit në hundë. Fotoja i përket serisë «Love Me», ku tregohet se çfarë bëjnë njerëzit për t'iu përshtatur idealit të bukurisë të eksportuar nga perëndimi. (Marrë nga NZZ)

 

14 Komente

Iranianet, krahas armeneve njifen per Tiparin e Hundes se modhe, kshu qe ka nje shpjegim ky fakt..

ku tregohet se çfarë bëjnë njerëzit për t'iu përshtatur idealit të bukurisë të eksportuar nga perëndimi

sa e sigurte je qe e bejne per kete arsye ??

100% i sigurte. Nuk kam degjuar njeri qe do te duket si kinez, indian apo zezak. smiley

sheee

hunderrlliku hunderrllik ngelet mer si ne iran dhe si ne norvegji smiley. dhe hunshtremlliku po ashtu. (zoti na falte, se thone osht keq me shajt nga huna smiley )

simas teje robi drejton hunen per tju pershtat idealit te bukurise perendimore ??

dhe po ti marrim tiparet vec e vec  psh, plot duan te kene buze zezaku, zhdervjelltsi kinezi, apo nishan ne balle indiani smiley

 

 Une kam nigju edhe rob qe dun me qen te shpejte si lepri, por njeri qe do me u bo leper s'kam nigju noihere!!

smiley

se me nxorre gjumin , jam dhe dezhurn smiley

une sdi gjo plako, une vete se kam qejf hunden time, por se kam lujt nga vendi.

ama sonila meqo, buzet mu si xaxe mi ka bo, kurse lkuren e ka bardh si tamli smiley

qe baba

http://www.youtube.com/watch?v=7ZtyrYDD7ac

Self, eshte nje film ''Nose, Iranian style'' E kam pare kete film nja 3 vjet me pare ketu ne US, tek nje kinema qe jep fima te huaj. Jo vetem femrat por edhe meshkujt benin te tilla operacione. Eshte per tu habitur sa ndryshon njeriu pas nje operacioni te tille. Njeri aq shume ndryshoi , sa autoritetet nuk e besonin dhe nuk donin ti leshonin pasaport me te njejtin emer. Pas nderhyrjes se doktorit dhe deshmimtareve, e besuan. 

Eshte ne Iran jo vetem mode, por dhe ceshtje krenarie. Tregon shkallen shoqerore qe ke, dmth qe s'je i varfer. Ata njerez qe nuk e perballojne dot koston, vetem per prestigj blejne vetem fashot qe te mbulojne hunden, gjoja sikur kane bere operacion. Duan te tregojne qe jane te pasur, kur ecin ne rruge.

Mbas filmit nje iraniane, e lindur ne US, me profesion mjeke, foli rreth jetes ne Iran. Ajo shkonte c'do vit per pushime atje. Ishte aq e thjeshte dhe pa tualet fare. Tregonte qe neper shtepira, atje bejne party me minifunde dhe zhapone, me tualet e pije alkolike. Mua me thone qe jam mbrapa botes, u shpreh ajo.

Atje u tha qe shume perendimore shkojne ne Iran per operacione plastike. Cmimet jane te ulta dhe sherbimi shume i mire.

Edhe dicka tjeter, operacioni ndonjehere nuk shkonte sic ishte parashikuar. Pacienti kishte dhimbje te medha dhe ishte ne rrezik per jeten.

Kishte edhe raste kur mjek te pakualifikuar, kundrejt nje pagese fare te ulet benin operacione qe perfundonin fatalisht. Me nje shemtim dhe rrezik te madh per jeten.

p.s. per sa i perket makiazhit, mendoj se nuk eshte i ndaluar, pasi nga irani ka ardhur. Iranianet bejne shume makiazh, te rende biles, por jane te detyruara vetem te mbulohen ne rruge. Neper shtepira rrine te pispillosura.

E paskeni kapur luften me Evropen nga te gjitha anet.  

Mbase duhet sqaruar me tej kjo lidhja perendim-ideal bukurie.

Ky lajmi me poshte thote ndryshe:

Wealthy Iranians embrace plastic surgery

It's becoming increasingly common for Iranian men to have cosmetic surgery.

At first it was Iranian women who wanted nose jobs because strict Islamic dress regulations meant the only thing peeking out was their face and they wanted to make the best of it.

Since the revolution in 1979, Iran has become one of the world's leading centres for cosmetic surgery with three thousand plastic surgeons operating in Tehran alone.

Gjithashtu, burrat po ua marrin grave ne kthese:

Dr Navab says he only does three operations - noses, eyelids and face lifts - and his schedule is completely full the year round. And increasingly his patients are Iranian men.

"You don't see as many men with nose jobs in London or Paris or Germany but today the numbers having cosmetic surgery [in Iran] is amazing," he says.

You might have thought a country ruled by religious precepts would frown on plastic surgery as an unnecessary vanity. Not so.

Dr Navab explains that some of his patients are indeed congenitally ugly and need surgery to cope psychologically with their lives and he thinks he has operated on the odd cleric too, though they come to see him in plain clothes.

_______________________

Dmth te mos ia fusim ca gjera perendimit edhe kur s'e ka hak.  Plus nuk kam degjuar qe makiazhi eshte i percmuar ne Iran.  Ne fund te fundit edhe industria e kozmetikes e ka zanafillen nga Lindja e Mesme.  Holle holle, po ta marresh per "plastic surgeries" pionieret jane geishat e Japonise qe i lidhnin/fashonin shputat e kembeve ngaqe preferoheshin te vogla (gje me te shemtuar s'besoj te kete, sidomos ne deformim.)  

 

 

booo, e paskerkan masakruar ate gocen ne foto

faleminderit zot ( e mami+babi) qe ma keni bere hunden ne rregull se po te qe per operacion plastik, e kam tmerr te bie ne duart e atyre kasapeve...

une njoh ca goca qe perpara disa viteve  e kane bere hunden operacion ketu ne shqiperi dhe po t'i shohesh me vemendje tani u ka filluar t'u bjere

 

Nuk ta ka fajin "perendimi" e as imperializmi por ta ka fajin koka. Aktualisht cdo gje eshte vetem "show off" ne perendim. Femrat por edhe meshkujt kur dalin ne rruge, ne pune apo shopping pergatiten me veshje, makeup, rregullojne fytyrat tek kirurget etj. sikur po dalin ne parade mode dhe kjo gje kopjohet edhe nga vendet e tjera por nuk eshte vetem "faji" i perendimit apo imperializmi. Une e respektoj zotesine, aftesine, largpamesine. E kane fajin ata njerez qe duan te imitojne ne cdo gje perendimoret dhe duan te bejne te tyret ato "vlera" qe keta kane dhe ne te vertete ndryshojne ne kohe, nuk eshte se ka nje konstante. Gandi kur filloi kundershtimin e britanikeve nder gjerat e para qe ju kerkoi ndjekesve te tij ishte te vishnin rrobat tradicionale indiane. Lindja ka per cfare te krenohet, nuk e marr vesh kete kompleks te tyre.

Lindja ka per cfare te krenohet, nuk e marr vesh kete kompleks te tyre.

Kto jon Pers mer daj...Greket e lashte gjithmone i kane sha per 'pallonj-izem'. Islami o mish i huj, po leje c'thote AhmedinDexhalli.

Irani eshte dhe vendi i pare ne Azi persa i perket te droguarve dhe te semurve me Aids, sipas nje programi ne tv. Nderkoh qe aty perpiqen ta bejne me te vogel hunden, ne Kine femrat perpiqeshin ta benin pak me te madhe hunden. Eh, dynja-dynja. Nuk e di se ç'i ka kap femrat keshtu n'gjith boten. M'duket se u çmenden.

Ne fakt ne Iran operacionet qe te ndryshojne seksin jane te ligjshme. Pranohet si islamike ideja e popullarizuar nga Jerry Springer "jam femer e burgosur ne trup mashkulli", dhe doktoret iraniane jane nder me te miret si per plastike te pergjithshme ashtu edhe per 'sex reassignment surgery'.

Velayat-e-Faqih tha!smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).