UPDATE- Tre persona raportohen te vdekur si pasoje e perleshjeve te dhunshme gjate protestes se sotme ne Greqi. Lajmin e japin mediat e huaja, por pa dhene detaje rreth viktimave. Dyshohet se ata kane qene ne nje banke ne qender te Athines, qe u sulmua me bomba molotov, por ende nuk ka deklarata zyrtare. (Shekulli)

49 Komente

nga telefonatat e miqeve thone se po behet nami sot ne athine...

dhe me e bukura eshte se jane ne greve edhe gazetat dhe televizionet...

vetem mediat e huaja po e mbulojne ngjarjen

duhet pare cnn ose bbc...

plasi ne ......... Eladhe.  mbamani mend.  muaj te tere ka per te zgjatur ky muhabet.  katrahure  ka per tu bere.

greqise ka rreth dy vjet qe po i vjen verdalle, por s'besoj se ka per tu bere dicka e ngjashme me 97-n e Shqiperise, sepse per Shqiperine jo vetem qe s'i plaste kujt, por kishte edhe shume te interesuar ta shikonin te shkaterrohej. Tjeter pune me greqine, jo vetem qe eshte e rendesishme shume ne syte e botes, por edhe e do europa me shume greqine nga c'e duan vete greket. Greket i genjen mendja nqs mendojne se greqia eshte vendi i tyre, ai vend eshte krijese e europes per interesat e europes, greket jan nje komb tollumbace i fryre me fryme artificiale nacionalizmi nga europa.

Drejt !

 ..ke ndonje mendim se c`fare eshte Shqiperia????? se per Greket e morem vesh!!

Pavaresisht "dashurise" qe kam per Greqine, mendoj se keto jane shume te renda edhe per ne. Biles sot ne mjes po menojsha qe emigracioni yne masiv drejt greqise po na del nje investim i gabuar. Shume prej tyre do detyrohen te ikin drejt vendeve te tjera europiane dhe ta nisin gjithçka nga e para.

Per ne, mjafton qe Greqia te jete duke ec me paterica per te mos na grricur me. Renia e greqise, mund te na krijoi jo pak probleme.

E frikshme dhe e trishtueshme.

E trishtueshme sepse nderkohe qe hajdutet dhe hileqaret qe deklaronin bilance fiktive per vite me radhe, mund te jene sot duke admiruar me komoditet nga vilat luksoze vepren e tyre kriminale, populli, te rinjte dhe policet (popull sdq.) hahen dhe copetohen me njeri-tjetrin.

Nuk duhet te djegin policet, por ato copat e dhjamit te politikes se tyre nacional-klerikale, te deshtuar dhe primitive.

Shume dakort me ty Olsi. Per fat te keq, nese nuk do te ndryshoje gje me revolten popullore kesaj radhe per transparencen e zgjedhjeve, shume aktore aktuale te qeverisjes se vendit dhe te administrimit te financave shqipetare kur te vije koha e falimentimit te shtetit do te jene diku nga ishujt artificial ne Dubai duke shijuar moshen e trete.

O njerez ! Le te shohim punet tona, ça na duhet ne pse po e merr djalli Greqine qe ka jetu me fonde dhe subvencione te Europes tash 30 vjet ! Le t'a marr djalli se boll dam i ka ba popullit tone. M'u hiqni rraces s'tyne!

Shihni se çka po na ban ne Edi Rama jo ma larg se ne zemer te Tiranes ! Mos u merrni me punet e tjereve, kur kena punet tona ne uj te pafund !

Ai qe nuk sheh punet e veta, por merret me punet e te tjereve, s'ec kurre perpara !

Ca po te bo ty Edi Rama Viksland? Apo per ty e drejta themelore per te zgjedhur e per tu zgjedhur ne nje sistem demokratik eshte nje loje kalamajsh ? Dem me te madh popullit tone, edhe me te modh se Enveri, i ka bo dhe po i bo filoserbi me shtetesi shqipetare Sali Berisha. Koha do ta tregoje te verteten time dhe sa me shpejt te zhduket nga vendi ky frymor, aq me shume shance kemi per te perpruar dhe europianizuar.

Viksland, problemi qendron se puna e Greqise eshte edhe puna jone me gjithe ata emigrante qe kemi aty!

Mua nuk ma merr mendja kurre qe Greqia do arrije te mbaje premtimet qe dha per te marre ndihmat, dhe qe do t'a sjelle deficitin nga 12 ne 3% brenda 3 vjeteve. Qeveria do hase (sic po shihet) ne rezistence te brendshme qe nuk ka per t'a kaperdire dot. Greqia do vazhdoje te jete problem, bile edhe nqs borxhi ristrukturohet. Vetem po doli nga Eurozone qe te mund te zhvleresoje monedhen dhe te stimuloje keshtu eksportet, po me nivelin konkurrencial te Greqise ne krahasim me vendet e tjera evropiane prape edhe keshtu nuk ka per te qene e lehte...

Mire, kur greket po bekan proteste se duan te vazhdojne te jetojne si gjinkalla, te bejne qejf, pushime, dalin ne pension heret, paguhen me pensione si princa, te mos paguajne taksa, etj, etj c'duhet te thone milingonat gjermane qe kane punuar me pergjegjesi, qe dalin ne pension me vone se greket dhe paguhen me pensione me te ulta, qe kane pushime me pak dhe taksohen dhe kursejne me shume etj. etj. po qe tani duhet jo vetem te dergojne parate e djerses se tyre ne Greqi, po edhe te degjojne greket qe hedhin vickla?

Ata emigrante qe jane atje jane integruar me se miri dhe as qe mendojne ta quajne veten shqiptar.Per mua shumice e tyre jane greke dhe as qe duhet ne na vije keq per vuajtjet e arvanitasve te rinj.

Ajo pakice qe eshte akoma shqiptare do ta kaloje sic kemi kaluar edhe ne ketej recesionin.Keshtu qe mos u beni pesimiste.

Edhe une uroj qe Greqia ta haje aq sa te mos na ngacmoje neve.

Solidar, nuk e di ku e gjen gjithe kete vrer per bashkekombasit e tu por nuk ka asnje ndryshim midis nje shqiptari qe eshte ne Greqi dhe midis teje qe je ne USA. Ndryshimi i vetem eshte se ti je ne vendin me te fuqishem te botes dhe ai tjetri eshte ne nje vend morracak por kjo nuk eshte per meriten tende as per fajin e atij. Kushtet e veshtira e cuan ate ne Greqi dhe kushtet e veshtira te cuan edhe ty ne USA (flas per shqiptaret ne pergjithesi jo per ty). Njerez si ty mburren me rastesine qe beri qe ti te jesh ne nje situate me te mire se shqiptari i Greqise por ne ate situate mund te ishe ndodhur edhe ti.

Naim,

vrerin e kam per tradhetaret ( i kam quajtur arvanite te rinj)dhe jo me shqiptaret qe jane krenare ne Greqi dhe punojne dhe na nderojne ne rezultatet e tyre.

I kam ndare mire ne mesazh pavaresisht se nuk e lexon mire.

Tymi fjolle i dalte!

Perkeqsimi i gjendjes ne Greqi , Shqiperia e ndien e para dhe me pasoja , sidomos  ekonomike,pa perjashtuar edhe ato sociale.

E ardhmja e Greqis eshte e zymte, nga njera ane problemi ekonomik, nga ana tjeter ato qe sollen Greqin ne kete gjendje nuk mund ta kalojne me nje shprehje " nuk mund te paguajme borxhin".

 

nji nga faktoret qe nuk largon krizen eshte forca e sindikatave mesa duket. Njesoj si kudo ne Europe, kane nji rol te madh ne vendim-marrje. Jane kto qe nuk bien dakort me shtrengimin e rripit. Nga ana tjeter, JPM, GS and co jane ato qe ferkojne duart nga plani.

 

Kriza greke së shpejti “plas” në Shqipëri”

....................
Greqia u detyrua të ftojë FMN për ta ndihmuar në kapërcimin e situatës, gjë që duhet ta bëjë sa më parë edhe Qeveria jonë, së pari për të verifikuar e saktësuar statistikat dhe njëkohësisht dhe për të na ndihmuar në sjelljen e treguesve ekonomikë nën kontroll, si dhe për të siguruar prej saj dhe mbështetje financiare.

Me reforma të limituara dhe politika përshtatjeje të pamjaftueshme bie konkurrenca. Për pasojë, mbajtja e sforcuar e standardeve çon në shtim të deficitit dhe borxhit publik. Këto janë fakte të vërtetuara në ekonominë greke dhe atë shqiptare. Ndërsa Qeveria greke po merr masa përmirësuese me efekte në 2-3 vitet e ardhshme, Qeveria jonë pothuaj nuk e ka në axhendën e punës së saj një veprim të tillë.

Rigjallërimi afatmesëm i Greqisë varet shumë nga vendosmëria e realizimit të reformave të shpallura së fundmi. Vullneti i Qeverisë ekziston, por frika është nga revoltat sociale të shpërthyera së fundmi. Për paralelizëm, në Shqipëri ekonomia ballafaqohet me të njëjtën gjendje, por reagimi në raport me Greqinë është në kah të kundërt.

Kështu, Qeveria shqiptare nuk ka gatishmërinë për reforma, ndërsa reagimi i publikut është tejet i vakët dhe thuajse asnjëherë nuk i është kundërvënë me revolta, në rast konstatimi të gabimeve nga ana e Qeverise. Greqisë dhe Shqipërisë u duhet të ulin deficitin dhe borxhin publik për t’i lënë shumë më tepër hapësirë biznesit privat për financim, të bëjnë shumë më tepër kujdes për shtresat e varfra që janë duke u shtuar dhe grupet sociale të goditura, por mbi të gjitha, të ulin kostot e burokracisë e korrupsionit (në Shqipëri duhet luftë e mirëorganizuar dhe ndaj krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit nga monopole të gjithkudondodhura), për të rritur konkurrueshmërinë dhe shpejtësinë e rigjallërimit. 

Në këtë situatë ka hapësira që dhe institucionet shtetërore të ndalin tentativa për dalje të paligjshme jashtë vendit të kapitaleve financiare shqiptare.
Nga kjo kuptojmë që efektet dhe veprimi nuk është vetëm në disa sektorë të ekonomisë, por dhe në vetë ekonominë dhe sidomos për qeverisjen në tërësi.

Aktualisht efektet në ekonominë tonë janë thuajse hipotetike, por do të ndjehen në një të ardhme të shpejtë.
Do ulen projektet e Qeverisë greke për në Shqipëri, si ndonjë rrugë e financuar në jugun e vendit, etj. Por duhet të presim dhe ulje të ritmeve të investimeve në projektet private ekzistuese. 

Bankat tregtare 
Kanë kohë, që mbi bazën e kriterit “ky popull mban dhe rri pa zë”, kanë ndryshuar gjithë kushtet e kredive (ekzistuese apo të marra prej vitesh), si dhe kanë rritur deri dyfish komisionet bankare, duke kaluar pjesën më të madhe të krizës në kurriz të klientëve.

Privatizimet 
Janë të gjitha gjasat që Greqia do të imponohet të nxjerrë në shitje pasuri publike. Blerësit e pakët, në këtë konjukturë të pafavorshme shitblerjesh, do të kenë më me prioritet blerje të pasurive greke, sesa shqiptare. Kjo do të ulte së tepërmi çmimin e privatizimeve tona dhe do të bënte të paleverdishme fushatën e privatizimit të gjithçkaje gjatë këtij viti.

Falsifikimi i shifrave 
Mashtrimi me shifrat dhe zbulimi i një deficiti dhe borxhi publik shumë më të rritur nga i raportuari, rriti menjëherë koston e borxhit për Greqinë. Borxhi me kosto më të lartë për Greqinë, do të jetë po kështu dhe për ne, që për paralelizëm, gjithashtu gënjejmë me shifrat. 

Emigrantët 
Qeveria greke ka marrë masa relativisht të forta, që lidhen me rritje taksash, ulje shpenzimesh buxhetore, ngrirje të rritjes së pagave e pensioneve, etj, që si pasojë do të kenë në dy vitet e para uljen e ritmit të rritjes së ekonomisë, rritjen e  papunësisë si dhe të shoqëruara me rritje inflacioni. Të gjithë këta faktorë do të jenë me ndikime direkte dhe për emigrantet shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Rezultantja është që emigranteve shqiptarë do t’u mbeten më pak kursime për t’u dërguar familjeve këtu apo dhe për të zhvilluar ndonjë biznes apo blerë pasuri në Shqipëri. 

Eksportet 
Mallrat greke mund të bëhen më të shtrenjta dhe tregtarët grekë mund të heqin dorë nga kushtet lehtësuese në pagesa (pagesa me vonesë për mallra), pra nga biznesi shqiptar mund të kërkohet riorientim tregu. Por ana e mirë është se eksportet tona për në Greqi, bëhen paksa me konkurruese.( Shkelqim Cani)

Tirana Observer

 

Cani ka harru te thote ate qe mund te kete ndikim direkt te ne:
Plani shtrengues (levizje me detyrim dhe percaktim nga Evropa) pritet te nxjerre te papune nje numer alarmant punonjesish buxhetore, nje pjese e te cileve do i drejtohen atij privat. Shume shqiptare mund te humbin punen si rrjedhoje 

Po lajne mekatet e Camerise!

Hi u befshin!!!

Ne Greqi ka nje ndergjegje sociale te forte qe i ben njerezit te dalin e te kerkojne me kurajo te drejtat e tyre dhe kjo eshte per tu admiruar. Ndryshe nga shqiperia ku njerezit rrine si bagetia para cdo prapesie qe ben kryeministri yne gomar.

Dhe me thene te verteten bravo ju qofte ketyre protestuesve ne greqi. Po revolten ta drejtojne jo kunder policise por kunder atyre qe jane fajtoret e vertete te krizes, ata financieret dinake te Goldman Sachs (ne bashkepunim me qeveritare te korruptuar greke) qe per hir te interesave te larta qe perftojne nga bondet e thesarit grek i justifikojne parate e leshuara qeverise greke jo si borxh zyrtar te deklaruar po si derivative te kolmplikuara. Nje borxh i larte i qarte dhe i deklaruar do te kishte shkaktuar vemendjen e duhur shume me pare nese do ishte transparent dhe i sakte. Greqia ben mire te dale nga euro, te adoptoje dhramine, te zhvleresoje monedhen dhe tja u lere ne dore dopjo gjashten ketyre vampireve te Goldman Sachs (vampire squid e ka quajtur R Stones ne nje artikull te bujshem G. Sachs-in). Edhe kongresi shpresoj qe ti gjobise rendeshem si dhe te reformoje sistem rregullator qe i ndalon spekullimet e ketyre skllaveruesve moderne.

E paska fajin ujku, kur qingji i shkon te strofulla...

 romak shoku ne skemi oreks te miremi me nje shkolle qe u mbyll ne MIRDITE , kemi qejf te miremi me gjitonin se te tille jemi llafazan .. sa per informacion protestuasit ne athine bertisnin dhe donin te digjnin parlamentin grek.. dhe une i admiroje protestuesit grek.. bravo ju qofte... tani kushe e dogji banken dhe kushe ju tha njerzve te shkonin ne pune ne dite greve te pergjithshme dhe kuuuuu ne qender te athines une nuke e di.......

Niviciot,populli ka te drejte te kerkoje te drejtat kur e ka bere detyren e tij:

Punon shume dhe paguan taksat ne rregull.

Ne BE vetem gjermanet dhe nordiket i plotesojne te dyja kushtet e mesiperme.Greket nuk plotesojne asnje se as punojne as paguajne taksa,po plus ketyre,kalojne 6 ore cdo nate ne buzuk,shpikin greke imagjinare ne shtete te tjera deri ne Gjeorgji dhe ju japin pensione, dhe me keq mbajne me rroge prifterinjte.Me cfare do te mbahet shteti apo me lesh?Ku gjenden keto para?

Greket para se te djegin parlamentin bejne mire te shohin gjermanet sa punojne dhe sa harxhojne,ta krahasojne me veten dhe te shohin qe mireqenia e tyre ishte fale ndihmave qe merrnin nga Luftes se Ftohte.

Kollaj tja u hedhesh fajin amerikaneve.Me ngjan me arabet qe edhe kur nuk ju ndizet makina fajesojne amerikanet.

Po mesa shoh po protestuan komunistet pa gjak nuk del.

 

 Solidarnosc, ke shume te drejte per sektorin shteterore , pore jo per sektorin privat. aty punohet.. e keqja eshte se FRANCA ka 300 000mije veta ne sektorin publik kurse Greqia 1 200 000  dmth 1 ne 5 veta punone ne  shtete ..dhe marrin goxha rroge. goxha bonuse . 

300 mije veta Franca ne sektorin pubklik????? Po pse Franca paska aq sa Shqiperia? Shiko se mo ke haruar ndonje zero.    smiley

 e keqja eshte se ketu ne greqi jemi bere te gjithe ama te gjithe eksperte... ne 24 ne 24 ore diskutohet gjendje se si u solle greqia ne humner...300 mije i thone gazetaret greke . jo une.

Jo, zoteri, jo! Se kete qeverine (dhe gjithe qeverite qe kur u futen ne EU) i kane votuar vete dhe nuk pashe ndonje te ngrinte zerin kur genjyen pa pike turpi per arritjen e kritereve te Mastrichtit, kur ju jepeshin pushime, rroga te papara ne shtet, pensione, ndihma me kile nga Evropa dhe te thoshte, pa dale, si ra kjo pare keshtu nga qielli? Ky populli me ndergjegje sociale, vetem per te kerkuar e ka ndergjegjen? Po taksa pse nuk paguan kjo ndergjegja sociale?

Por bashkohem me mendimin se duhet te dale nga Euro - dhe them se do dale si duken bathet edhe pse jo menjehere. Kjo do t'a ndihmoje te kaloje krizen, po asgje nuk ka per t'i mesuar, Greqia ka pasur kriza te tilla qe nga shekulli i 19 here pas here...shume me pare GS the JPM bile ka 'default' disa here ne borxhet qe ka pasur. Ky ishte problemi nga kishin frike gjermanet qe ne fillim, po kjo qe arsyeja qe UK (qe by the way ka probleme sa te duash po duke qene se e ka ekonomine me kryqe me te forta, nuk e humb besimin e kreditoreve) dhe Suedia nuk deshen te hyjne ne Eurozone, humbja e fleksibililtetit financiar, dhe probabiliteti qe Club Med do vazhdoje te jetoje si gjinkalla dhe do t'i marre ne qafe milingonat punetore euroveriore

http://www.youtube.com/watch?v=hkQ4YsRlFxI

ketu keni disa shots te marra nga celulari qe nuk do ti shihni ne cnn...

se si policia greke (ose papandreu me mire te themi) ka bllokuar me dhune nje grup njerezish ne kafe..qe beheshin gati per te dale ne protesta...

pra mesazhi eshte....masat do jene te rrepta dhe ti o popull mos protesto.... 

 

Kamunistat

 Shterngo rripin Thaanaaass 

Por bashkohem me mendimin se[Greqia] duhet te dale nga Euro

Ne nje montazh te dites te pare te 'demonstrates' te PS-se, ne rrjesht te pare pashe njerin. I thate, i ri, i veshur me kemishe te bardhe, pantallona te bardha, DHE ME KEPUCE TE KUQE!! Ato kepuce te kuqe do perfundojne ne gryke te Shqiptareve normale nqs behet kjo qe thua ti, pasi do te thoshte qe eksperimenti Europian ka deshtuar, dhe se Shqiptaret jane ne po te njejtin kafaz (ndonese te praruar) si ne kohen e Xhaxhit.

Uroj te mos behet kjo, por duket se probabiliteti eshte i larte.

Sic duket parashikimi im se ne 2012 nuk do kete me Shqiperi (sic e njohim sot) rritet ne probabilitet me kalimin e kohes.

 

Kot per kuriozitet, si e ke bere kete parashikimin e ke pare ne fund te filxhanit apo ke hedh fall me letra ?

Qafir, vetem per kuriozitet, hidhi nje sy nje libri te George Friedman 'The Next 100 Years'. Shume gjera jane fantazi sci-fi aty, po ca teza te tij se si dhe pse do jete evolucioni gjeopolitik i rajonit (kuptohet rajoni jone ze vend te vogel, po megjithate...) nuk jane fare pa buke. Kot nuk ka bere nje qerre me pare me ate STRATFOR-in e tij...M'a mbush mendjen pak me shume se predikimi tjeter futurist  'Une brève histoire de l’avenir' i Jacques Attali. Keta te dy kane teza krejt te kunderta persa i perket USA e ca te tjera, po nqs te ka rene rasti t'i hasesh gjekund, me intereson mendimi yt smiley

Qafir, eksperimenti Europian ka qene i deshtuar qe ne nisje.  Shqiptaret s'jane ne kafaz, por plehrikanet tane duhet te heqin dore nga predikimet e tyre utopike per euro-atlantik integrimin si shpetuesin e Shqiptareve, e t'iu thone te verteten njerezve.  Pa nje politike kombetare te forte, pa kerkim me ngulm te asaj qe eshte e jona, nuk ka per te pasur asnje lloj mireqenie.

 Sic duket parashikimi im se ne 2012 nuk do kete me Shqiperi (sic e njohim sot) rritet ne probabilitet me kalimin e kohes.

..e ke fjalen per fundin e botes??

Nuk me intereson fare ç'po ndodh ne greqi, di vetem qe duhet te mesojne nga gabimet e tyre. Po ajo qe me çudit ketu eshte mungesa e komunistave tane te saktivistes. Te cajne trapin gjithe diten e gjithe naten me popullin qe vetem ata e duan dhe si perfundim shkojne e vrasin nje femer shtatzan ne muajin e katert. Dhe si te perkedhelur e te papergjegjshem qe jane, femije qe luajne luftash e bejne si revolucionare njohes filozofesh (se kshu ke dhe sukses me femrat) pikerisht tani qe duhet te marin pergjegjsite e tyre e te thone nje fjale, struken kushedi se ku. PO fajin e kemi ne qe s'vume mend nga te perkedhelurit e pare ata si enver hoxha qe pasi shkonin me studime jashte, vinin e benin interesantin ketu. Na u dashka me duru edhe keta te llastuarit e rinj qe kane qef te luajne me lojen me te re. UNE E BEJ ME MIRE SE ZOTI se sapo lexova zizekun.

 sqene komunist mos ja fusni kote...

Qafir, vetem per kuriozitet, hidhi nje sy nje libri te George Friedman 'The Next 100 Years'. Shume gjera jane fantazi sci-fi aty, po ca teza te tij se si dhe pse do jete evolucioni gjeopolitik i rajonit (kuptohet rajoni jone ze vend te vogel, po megjithate...) nuk jane fare pa buke. Kot nuk ka bere nje qerre me pare me ate STRATFOR-in e tij...M'a mbush mendjen pak me shume se predikimi tjeter futurist  'Une brève histoire de l’avenir' i Jacques Attali. Keta te dy kane teza krejt te kunderta persa i perket USA e ca te tjera, po nqs te ka rene rasti t'i hasesh gjekund, me intereson mendimi yt Smile

Stratfor-in e ndjek (im a paying member actually), por kete 'The next 100 years' nuk e kam pare. Para ca kohesh kishte nje artikull ne Globe & Mail qe e perdorte G.Friedman si pike reference. Sidoqofte, 'insights' e tij mund te merren lehte po pe RussiaToday (www.rt.com) ose fundja dhe Al Jazeera-n (qe po na vjen si pellumb i shkruar edhe ne Kanada)

Populli nè GREQI proteston pèr faktin se ndihet i mashtruar dhe refuzon ti kèrkoj lèmoshè atyre qè mendon se janè mashtruesit..unè nuk di sa e saktè èshtè kjo..por mendoj se çfarè do tè bènin ata sikur qeveria greke ti falte detin Shqipèrisè?mè vjen habi me reagimin e disave qè ndiejnè kènaqsi me atè qè po i ndodh atij vendi...èshtè njèsoj sikur tè qeshèsh me dikè qè tè ka futur hellin...me faktin se nuk ka lek pèr tè blerè cigare atè ditè!!

 nivicjot,

ti si vendali aty dhe si person inteligjent qe dukesh na jep ndonje info. Informacioni zyrtar me duket shabllon, i njejte tek te gjithe. Si po perjetohet, si eshte situata sociale, cfare thojne njerezit qe ke afer?

Me gjithe keqardhjen per viktmat e pafajshme mos eshte kjo qe po kalon Greqia nje fare Karma, apo nje drejtesi hyjnore?

E kam fjalen per nje shtet qe ne damarin e tij i vlon rracizmi e diskriminimi i instucionalizuar. Ndoshta ky eshte haraci per gjithe "fshesat", e gjithe te zezat qe ju kane bere emigranteve Shqiptare.

Per mua le ti veje flaka ne qiell, se nuk humbasim gje...

Nese beson te karma ITS atehere ruaju nga keto urime qe ben pasi karma mund te godase edhe ate qe i uron ferrin fqinjit.

Artikulli nuk sakteson se te vdekurit ishin punonjes te nje banke tregtare, te cilet u asfiksuan nga tymi i zjarrit qe iu vendos godines nga protestuesit!

njera prej viktimave ishte shatazene...sot ishin dyndur robt me lule te banka e djegur. Knej te vrasin, anej te qajne i thone atij llafit

vetëm 3 të vdekur????!!!!!!

shumë pak për ata kriminela..... më shumë..... më shumë.... edhe më shumë grekë të vdekur duhet të ketë rracë kriminele.... rracë e flliqur...

me e bukura eshte se, megjithe ndihmen e Evropes, nuk ka shume gjasa qe Greqia te mos deklaroje default.
110 miliarde nuk mjaftojne per me e shmang ket duke pas parasysh se borxhi llogaritet te rritet me 50 miliarde brenda 3 viteve te ardhshme nderkohe qe kto 2 vjet, Gerrqise i duhet me pagu dicka te mbi 80 miliardshi.
Kshuqe, sic thone, kjo behet vetem me qellim me shpetu bankat gjermone e franceze si dhe me i dhone kohe Evropes me u pergatit per me perballu krizen. Kshuqe euro ka me ron shoqni kurse kojshinjt kena me i pa me dhrahmi prape

Me pelqen tek shoh nje grek te mbuluar ne flake,sikur nje qen rrugesh shkrumbohet. EDhe ashtu te zgjebosur, ata akoma ruajen fodullikun dhe degjohen nga keta lepirsit e shtetit tone,qe dijne ti hakrrehen dhe burrerohen vetem  vetes dhe popullit te tyre. Jam i lumtur tek shoh greqine ne kete pike, megjithse nuk eshte kulmi akoma,sepse mrekullia do ishte sikur te kalonin me zi 97-ten qe kaluam ne. Me tre vete te vrame kjo nuk eshte asgje. Kane ferkuar duart dhe kane pall me ngjarjet  tona. Akoma turistve te huaj u shfaqin te njejtat kronika,sikur ne Shqiperi behet hataja. Sidomos tv korfuzi mban rekord per te tilla pislliqe. Historikisht ,por sidomos keto 20 vjet ata kane bere lloj lloj felliqesirash ndaj nesh. Imponues per ate qe si takon, kane gjetur terren nga keta te shitur qe na drejtojne. DEputetet e tyre hyjne diten per diell dhe kaperdisen sikur ky vend te mos kete zot. Merr borxhe andej per agrume, dhe shkatrro agrumet tona. Ngrej shkolla dhe kisha edhe atje ku nuk ka kembe bastardi grek. Ngrej varreza ushtaresh me kocka femijesh Shqiptar. Edhe ata qe erdhen ishin ketu si pushtues. Nuk bejn asnje ndryshim nga ata maskarejnte e zerves, nese nderkombetaret do te benin edhe kete rradhe nje vesh shurdh. Prkunder kesaj nga keta te felliqur qe kemi ne pushtet , u falet det per tu lehtsu ekonomin me karburantin e atyre ujrave tona. Mbajne me pensione shqipfolsit e himares, dhe sponsorizohen bastarde si bollano. Te gjitha keto me para te dhena hua per te mbydh vrimat e krizave te tyre te brendshme. Dhe hajde te mos digjen e shkrumbohen. Jane nje vend i mytur ne mallkim. Haqet tona po i zene. Ata s´po i djeg vetem molotovi, por edhe delli pervelues apo termetet. Jam shume i lumtur per kete. Bollanove u dehet te vendosin o per te shkuar andje nga kane ardhur dhe ti bashkangjiten protestave te pensioneve,ose te ulin koken dhe te bejen llogari te sakta sepse nuk ka byth vici me. Eshte koha e CAMERISE tani. SA per emigracionin e ndershem Shqiptar me vjen keq, madje u bej thirrje te terheqin ato para nga bankat e bastardve sa nuk eshte vone. Me ata nuk ka drejtsi. Kurse per ta kokebosh fshatar qe vijne te kapardisur me ndonje papaqi apo vjetersin japoneze me kasetofonin e ngritur sikur me qene ne ndonje buzuk fshati, i urrej me teper se sa greket. Nuk shkon edhe te vuajtur nga greku ,dhe njekohesisht "dashamires" te artit dhe asaj muzike jevgjite. SHQIPERI ETNIKE, NGA NISHI NE PREVEZE

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).