Mbas Belgjikës, Silvana Koch-Mehrin, zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian, politikane gjermane e FDP-së, kërkon ndalimin e burkës edhe në gjithë Evropën. "Burka është një sulm masiv kundër të drejtave të gruas", - shkruan Koch-Mehrin në «Bild am Sonntag». "Unë uroj që edhe Gjermania - dhe gjithë Evropa - do të ndalojë mbajtjen e cdo lloj forme të burkës". "Kush mbulon gruan, i heq asaj fytyrën dhe me këtë edhe personalitetin. Burka është një burg lëvizës", - shkruan Koch-Mehrin.

 

62 Komente

 Bravo Europa! Identiteti europian eshte nje nga thesaret me te vyer te ketij planeti. Se u bene shatrivanet e Romes vende per te lare kembet per avdes!

Po, po, ke te drejte PF, myslymane jane te rinjte turiste qe me kanotiere e sandale hyjne tek shatervani i Piazza di Spagna.

Burka eshte nje ofendim ndaj qenies njerezore dhe nje rrezik ndaj rendit publik. Ne shtepine e tyre le te vishen si t'ju doje qejfi. Edhe si Zorro, po te duan.

Shume. Sa here perdor subway-ne dhe qellon prane ndonje e veshur me burka, jo vetem qe ofendohem thelbesisht mashkullorisht, por edhe me kap tmerri se mos nga casti ne cast e burkezuara do pellase me piskame ndonje nga ato thirrjet e paudha dhe do shpertheje kushedi sa llokma dinamiti, fshehur nen gjithe ate gjylistan qe ka per rrobe. Te drejtat e mia keshtu dhunohen, sepse nuk po mbrohem nga frika e terrorizmit.

Nje nga rrjedhojat negative te famkeqes "Lufte ndaj terrorizmit" eshte se perdoret vend e pa vend nga te gjitha palet: agresoret, viktimat si edhe palet e treta.

Une shkruajta per burken. Per te tjerat shkruajte ti.

Persa i perket sigurise publike i referohesha faktit se burka nuk lejon identifikimin e personit.

Po pra, si pale e trete shkrojta dhe une.

E lexova "Te ndalohet buka..." dhe thashe allahu na rujt, po keta pse bejne greve...

Sa per ferexhene, kjo sjellje e Europes nuk eshte vecse emancipim i dekafeinuar dhe pa sheqer. Teper siperfaqesore si mase.

Nese e ke problem prapambetjen qe sjell feja, marredheniet dominuese/skllaveruese qe ajo shkakton etj etj, natyrisht qe zgjidhja nuk arrihet duke ndaluar shfaqjen, cipen me nje fjale, por thelbin.

Ndalimi i burkes nuk luan asnje rol ne sjelljet familjare apo shoqerore te fese X, dhe gruaja, qofte dhe pa ferexhe, do te jete e mbuluar se brendmi.

Ky muhabet eshte si puna e rastit te ushtareve ne Irak qe shperndane me celulare fotot e te burgosurve lakuriq duke u dhunuar e duke u poshteruar. Dhe administrata Bush ndaloi (guess what) perdorimin e aparateve fotografike ne burgjet e Irakut, si dhe u shpreh se ushtaret nuk ishin te trajnuar sic duhet per te drejtat e njeriut (se duhet trajnim te kuptosh nje nje njeri nuk mund ta djegesh per gjenitalesh etj etj).

Megjithate, besoj kush ka tru (dmth shumica) e kupton se nuk zgjidhet problemi i dhunimit ne burgje duke ndaluar fotografite, dhe nuk zgjidhet problemi i mentalitetit skllaverues fetar duke ndaluar ferexhene. Nuk nevojitet shfaqje, nevojitet veprim politik real, i qarte e i prere - ne drejtimin e duhur!

 ....ti thu beji mysylmanet fondamentalist, krishtere  te nderuar....qe te zgjidhet pbmi ?!

 Nuk nevojitet shfaqje, nevojitet veprim politik real, i qarte e i prere - ne drejtimin e duhur!

kjo eshte po aq e pamundur te behet (perndryshe roma, europa e kohes, nuk do te qe bere kurre e krishtere). ne fakt nuk ke fare se ç'ben kundra te tilla fenomenesh fetare (ose shoqerore).

them se perveçse ngadalesimit te vdekjes se nje shoqerie (kjo e sotmja oksidentale) nuk mund ta shpetosh dot. prandaj keto masat nuk jane tjeter veçse ngadalesim. si me thene si kremi kosmetik me luftu plakjen.

le qe kjo eshte teme super e gjate per te shkruar (bile duhet te jesh filozof).

Po minifundi do ndalohet?

 minifundin nuk e vesh perdite se nganjehere (kur nuk eshte ngrohte psh) femra del dhe me pantallona qe ti nxjerrin bythet me mire ne pamje. 

ate burken po e ndalojne se perdoret perdite nga ato qe e veshin. plus pastaj qe veshja e saj lidhet me nje ideollogji te caktuar. 

por ti nuk e ke keq, kur permend minifundin. se sa me shume do kete minifunde aq me shume do te kete dhe burka neper rruge, per kundrapeshe natyrisht. 

keshtuqe patjeter do ti vij dita edhe minifundit.

psh reklamat me gjoks jashte (te atyre telefonave roze) tani nuk lejohen me ne TV francez, edhe pse ato behen vetem gjate oreve te vona te nates kur femijet normalisht duhet te flejne.

do te vij nje dite qe edhe puthjet ne kinema te ndalohen, e shume gjera te tjera qe lejoheshin me perpara.

ligjin e ben shumica dhe shumica as nuk puth, pra mund t'i duket e tepert.

 

veshja e saj lidhet me nje ideollogji te caktuar.

Kaq shumë je ideologjizuar, sa gjithçka tjetër, sipas teje, nuk mund të jetë tjetër veçse ideollogji.

 shko fli gjume ti se ngele gjithe naten tek peshku.

kush ta ze kompjuterin gjate dites ?

ne feja eshte ideollogji e kaluar ideollogjise tunxh. por nuk kam forca ta diskutoj me ty kete pike. se jo vetem nuk me terheq si tip, por nuk ke as nivel diskutimi. 

hajt n'gjume nashti.

 larg qofte iris! 

 

 Europa, nuk do te bente keq te mesonte nga ish mbreti yne Zog qe para 70 vjeteve e ndaloi burken/ferexhene. 

E di ti si eshte marre Zogu para 70 viteve me ferexhene apo flet keshtu me te degjuar (qe ne Shqiperi gjate komunizmit ju dha konotacion negativ kesaj fjale dhe kesaj rruge jane edhe ne Evrope)? Ka qene nje proces i gjate dhe i nderlikuar qe ka filluar nga viti 29 dhe eshte permbyllur ne 37 ne mos gaboj - por qe nuk eshte se pati ate efekt ne popull - duke pasur si gjithmone bashkepunim dhe bashkerendim me kreret e Komunitetit Musliman te asaj kohe. Ndersa kjo qe po ndodh ne disa vende ne Evrope vetem do ta popullarizoj edhe me shume mbulimin e fytyres nga grate dhe vajzat muslimane. Do te kthehet ne nje akt rebelimi dhe ceshtje politike, pse jo edhe identitare. Nderkaq une nuk arrij te kuptoj nje dopjo standard qe po shfaqet ne kete ceshtje. Nese nje vajze zgjedh te pozoj nudo, te beje striptisten apo te futet ne industrine pornografike, po ta gjykoj kete dikush, pergjigjia me e shpejte eshte: Eshte trupi i saj dhe ajo ben cte doje. Ne rastin e nje muslimaneje pse nuk thuhet qe eshte trupi i saj dhe ajo ben cte doje? A jemi ne demokraci liberale apo ne totalitarizem te frymezuar dhe bazuar ne ateizem sic ishin rregjimet komuniste (zaten edhe ai nazist) mbi te cilat rendojne miliona krime pasi kerkonin te benin "emancipimin" dhe triumfin e komunizmit me cdo kusht?

Vendim i mire ky i Belgjikes per te ndaluar burken.

Kjo ceshtja e thesit nuk eshte thjesht ceshtje e Europes qe eshte kristiane ne shumicen e saj dhe do te ndaloje perhapjen e praktikave islamiste etj etj por cdo njeri i thjeshte e normal edhe ne vendet ku keta lloj njerezish jane ne minorance e jo vetem ne europe, duhet te luftoje kunder ketyre praktikave obskurutiste dhe ketyre  te cmendurve (s'di si ti quaj ndryshe) qe duan te na kthejne ne mesjete. 

minchia! - kishin me thon komshinjt pertej detit. 3 pale maska...si ja bojn me mor fryme mer ti?

 S'pari, Iris, mos e tepro!

S'dyti, kot merzitet testosteroni Ivropian. Ne plazhe ato i qisin t'gjitha n'selamet:

Rroba banje 2010:

 

 

S'e bej me smiley

Une personalisht jam i licencum per te dhene ndihme te shpejte ne raste urgjence. A duhet te nderhyj nese shoh se nje nga "motrat" mund te jete ne gjendje te rende shendetsore? A mund ti leviz ato  3 perdet per ta leju te mari fryme, ose per ti dhene frymen time?

 

Hë mer si bo ene ti... a thu se përditë t'ka ra rasti me i bo frymmarrje artificiale Penelope Cruz-it apo Monika Belluçit ene t'ngeli merak pa i bo frymmarje ktyne smiley

 rudeta nuk jemi tu fol per situatat e zakonta, anesore, me te cilat perballet nje vullnetar i kesaj fushe smiley. Po serio tash, a do ish krim ngritja e perdeve?

Ja dhe i tjeter:

hajt mo

ky lloj kostumi banjoje, si i kesaj ,te fotua postuar nga ''chene'',  quhet ...........

....... burkini smiley

Ka shume "legjenda" per burken qe ushqehen nga tabloit evropiane per te ushqyher kureshtjet e evropianeve paranoid.

E para, burka perdoret vetem nga nje pakice e vogel myslymane dhe nuk ka lidhje fare me fene islame. Domethene nuk eshte e detyrueshme! Kur them pakice flas per vetem me pak se 5% e grave myslymane. Pse qenka kjo rrezik per njerezit? Nuk ka asnje fakt te vetem qe burka te kete lidhje me kriminalitetin,mashtrimin apo me keqe akoma te perdoret per "bomba" sic mundohen ta paraqesin.

Po marrim "debatin" ( nese mund te quhet i tille) ne France dhe ne Belgjike. Ne France dhe Belgjike skicofrenet fashiste kane inate dhe urretje ndaj Turqeve ( ne Belgjike) dhe Algjerianeve / Marokeneve ( ne France) dhe duan te paraqiten perpara publikut vendas si "shpetimtaret" ndaj "terroristeve myslyman". Nderkohe, qe perdorimi i burkes nuk ka lidhje fare me keto komunitete se puthuajse nuk pordoret , por do ndeshkohen komunitetet e vogla e te pambrojtura si Afganistanezet dhe Pakistanezet.

Kjo eshte njesoj sikur ndonje vende arab apo myslyman te kerkoje qe murgeshat e kishes te heqin shamite nga koka, prifterinjte ortodokse te ruhen dhe cifutet mos te vishen me te zeza dhe te vene kapele se trembin kalamaqte dhe mund te fshehin bomba brenda ne kapeles.

 

 

 Kjo eshte njesoj sikur ndonje vende arab apo myslyman te kerkoje qe murgeshat e kishes te heqin shamite nga koka, prifterinjte ortodokse te ruhen dhe cifutet mos te vishen me te zeza dhe te vene kapele se trembin kalamaqte dhe mund te fshehin bomba brenda ne kapeles.

Me thene ate qe eshte, pa u/e shtremberu shume, nga 5 patriarkanat, apo nga Pentarkia, vetem nje eshte tamam e lire.  Koptet ne Aleksandri ose kane emigruar, ose coku diskriminohen deri ne bomba ne kisha. Ne Jerusalem eshte lemsh.  Antiokia s'eshte me ne harte.  Dhe ne Konstandinopoje Kisha e Pare e krishtere nuk eshte kishe.  Te vetmit murgj qe lihen ne paqe jane ate ne Malin e Sinait, sepse eshte me urdher te vjeter nga Profeti Muhamed.  

Cifutet nuk kane pse vishen ne vendet arabet sepse u ndoqen prej andej (nga Magrebi) ne vitet 40 si rrjedhoje e situates ne rajon.  

Keshtu qe ky paragrafi i fundit Liqeno, nuk qendron dhe aq drejte.  Le te mbahet biseda perbrenda Evropit, se llogarite nuk dalin dhe aq mire ne Lindjen e Mesme. 

Monda, me thënë të drejtën (dmth nqs flasim për ndjesinë e frikës që mund të të ngjallë "tjetri&quotsmiley, më shumë se vajzat e mbuluara, mua ma fusin frikën kta paftyrmbulumit:

http://www.sputnik.info/grec6.jpg

http://www.esmas.com/galeria/fotos/2007/2/2007112029521171247392.jpg

 

 fiks fare e ke, biles kohet e fundit ka filluar te formesohet nje propozim ne parlametin europian, qe thote qe priferinjte duhet te dalin ne publik pa veladon dhe pa breke, edhe interpretimi i "asaj shenjes" qe kane ne mes te kembeve do interpretohet sipas rastit per te shmangur pedofiline qe ka marre rruget. Kur e ka koken lart dmth "I'm dangereous at this moment, shko falu te fshati tjeter", kur e ka koken poshte " I'm not dangerous at this moment, por mund te behem sapo te shof ndonje kalama, keshtuqe me mire falu te kisha e fshatit tjeter"

 Nuk ka asnje fakt te vetem qe burka te kete lidhje me kriminalitetin,mashtrimin apo me keqe akoma te perdoret per "bomba" sic mundohen ta paraqesin.

Kishte  kohe qe s'kisha lexuar diçka kaq qesharake ketu brenda.

Burka mor taj eshte e lidhur fort eshte e shtrenguar  me intolerancen ne rradhe te pare qe dmth me femren qe duhet te ece 4 hapa larg burrit qe nuk duhet te shkoje ne shkolle qe duhet te martohet 10 vjeç me nje pedofil ,  me detyrimin per te gjithe burrat qe te rruajne koken te mos rruajne mjekren me fatwat mbi te pafete  si puna e Ruzhdies etj etj dhe ne fund si qershia permbi torte me venien e dinamitit asaj statujes ne shesh te atij personit qe na ka nderuar para 500 vjetesh. Kjo eshte burka, kthim ne mesjete per te gjithe per ata qe e deshirojne  per ata qe s'e deshirojne dhe per ata qe s'kuptojne asnjehere ca behet rreth e rrotull.

Njerez te mencur me pare kane punuar kane shkruar e kane luftuar per te siguruar te drejta te barabarta per te gjithe e per te na nxjerre nga  mesjeta. Sot na takon ne qe te mbrojme punen e tyre , jo vetem kur jemi shumice por edhe ne situate te kundert duhet marre shembull nga  ajo vajza 10vjecare jemenite qe e  veteme beri te dridhet nje sistem te tere.   Thesi duhet luftuar po aq sa duhen luftuar kryqet naziste apo pershendetjet fashiste se jane simbole te intolerances dhe te koherave te erreta te njerezimit. Pra per ta permbledhe sa me pak these ne koke aq me mire per te gjithe. Kaq per thesin

po me kryqin e thyer cke,ai eshte simbol pellazg i diellit smiley

 

ej, po ca do i bejne ketyne qe i kapin me burka tashi e tutje??????????

Ne France do ju vene gjoba. Po se paguan gjoben pastaj kane procedura te tjera apostafat per kete pune.

ajdeee procedura apostafat per kete pune hahahahahahahha

ca procedurash do jene kto mer jahu,naji qender riedukimi???do i vejne para kompjutrit ene  do i vejne me pa BANGBUS(DOT)COM hahahahah

Nese burka krijon probleme per sigurine apo identifikimin e personave dakort.Kusuri eshte tjeter diskutim.Po grate vete qe mbajne burka si e mendojne?Apo ç'rendesi ka...Europa me siguri duhet te mbroje kristianitetin e saj,edhe te marresh avdes te Fontana di Trevi eshte fyese....Po nuk me duket se eshte kjo rruga...Evropianet te shohin e te lindin sa me shume femije,ti pagezojne...te marrin sa me pak antidepresive,antikoncepimenti,sa me pak droga.Te njohin e sidomos te jene krenare per historine e rrenjet e tyre kristiane.....Afer meje banon nje familje egjyptiane.Burri eshte goxha i madh e ka shume vjet qe jeton ketu.Ka nja shate vjet qe eshte martuar...nje grua e re ,shume e embel.Deri tashti ka kater femije e pret te pestin....Po ta shohesh ne fytyre kete gruan nje paqe qe ia kam zili.Femijet te gjithe kokoroçe qurrashe te mrekullueshem.Une ne mengjez kur shkoj ne dyqan e shoh..une e nderkryer te nxitoj ,atje ,ketu,puna ,trfiku,vajza,shpia ,burri....ajo e paqme,e qete,nuk nxiton per askund,nek behet vone per asgje.Ne pozicionin me natyral e nobile qe Zoti i ka dhene...gjithmone me barre.....Ju a le juve zgjedhjen miqte e mi.....

Oj Zane nuk eshte thjest ceshtje e europes kunder islamikeve po eshte problem i te gjitheve me intolerancen, ku me shume e ku me pak. Me sa kam pare ketu ne France jane femrat arabe te Frances ose te vendeve te tjera arabe qe jane me radikalet kunder burkave pasi ato e ndjene me afer rrezikun se te tjeret.

Eshte si puna e Lega nord tek ju apo e Lepen it ne France. Megjithe se nxjerrin ndonje idiot te huaj si zedhenes shtypi prape te gjithe e dijne shume mire kush eshte filozofia e tyre, dhe po u be shumice e erdhi ne pushtetet i pari qe ka per t'ju nxirre jeta sa eshte emigranti., ose ne rastin e ketyre te tjereve ai qe eshte ateist si une apo i ndonje feje tjeter. Ndaj ketyre njerezve intolerante ju duhet vene kufuri te thana perpara s ete na kthejne 1000 vjet prapa

tashi ato po u bone shumica do i bejne ligjet si te duan,apo jo

ti si do e ndalosh te behen shumica ? edhe me ca mjetesh?

Lexoje nje here titullin e temes se ta shpjegon me mire kete pune

une mendoj se ata qe po i bie bretku tu prediku heqjen e burkes nuk iu dogj barku hiç per dhunimin apo shkeljen e te drejtave te grave....absolutisht..e kane me ndonje fare menyre me neutralizu peshen e islamit ne Evrope.Edhe une jam shume dakort me kete...Por mendoj se nuk eshte kjo rruga...Evropa ka nevoje te forcoje identitetin e saj,orgoglio-n e te qenit e krishtere.Eshte e trishte kur lexoj demonizimin qe po i behet kishes....te krijohet pershtypja se nuk ka bere gje tjeter veç skandale...e giu le botte....Kisha ,krishterimi mbi te gjitha eshte vlere ,e jashtezakonshme ne historine e njerezimit....Krishterimi,identiteti i Evropes nuk vezullon me shume po t'ju hiqet burka ...perkundrazi....

Po e ke dhene pergjigjen vete, Zana: Ajo e embla, e paqta deri ne habi, eshte ne rolin e saj me natyral: pjell femije, gatuan per burrin dhe kujdeset per kalamjat.Vetemjaftueshem ne trekendeshin e 3K.

Nese heqjen e burkes e duan vete grate islamike,me nje fjale iu rri ngushte,nuk po durojne dot ma duhen perkrahur e mbeshtetur deri ne fund me te gjitha mjetet.Por kur kjo nuk ndodh nuk ka pse te imponohet me ligj....

 Kisha ,krishterimi mbi te gjitha eshte vlere ,e jashtezakonshme ne historine e njerezimit

periudha me e lavdishme e kishes, dmth kur ajo me te vertete kish peshe ne drejtimin e puneve, eshte INKUIZICIONI. ku grate si ty (me nje fare temperamenti) i mbyllnin ne çmendine (ca biruca ne mur) dhe i digjnin ne turre me dru ne sheshe publike po te kishin ndonje nishan ne trup, duke i cilesuar si magjistare dhe shtriga.

periudhat me te ndritura europiane, kane qene periudhat kur kisha nuk kish pushtet (ose kthimi tek "paganizmi" greko-romak), siç ishin Rilindja Italiane dhe Iluminizmi Francez, mbas revolucionit te famshem dhe periudhes Napoloniane.

troç, artet nuk i zhvilloi gje kisha ne europe por njeriu i bardhe, i cili çfaredo fe te jete (edhe islamin), do ta madheshtoje, se dominimin e ka ne gjak. pra krishterimi perfitoi pervete te tij se qelloi te europianizohej. sikur te kish ardh islami dhe krishterimi te kish ngel ne vend te vet (jeruzalem) ti do te ciceroje sot qe islami eshte feja superiore, etj, etj.

gjithashtu femrat e krishtera mbuloheshin po njesoj si keto muslimanet sot, deri vone ne shekullin e 18-te. pra nuk ish feja e krishtere qe e zhveshi femren.

Per mua nuk jane shqetesim vetem ekstremistet qe vijne nga fete, ne kete rast nga Islami, qe sic e shpjegoi edhe profesor Roy, menyra se si keta perpiqen te rezistojne ka me shume te beje me ideologjite dhe grupet radikale ne Evrope se sa me Islamin, por edhe ateistet militante. Keta i kane dhene provat per kete keshtu qe duhet te jene shqetesim per te gjithe. Holokausti nuk u shkaktua nga ndonje hoxhe apo prift por nga njerez qe Zotin e kishin nxjerre nga zemrat e tyre me kohe. Milionat e viktimave te shkaktuara ne rregjimet komuniste u bene nga njerez qe thonin se kishin "vrare Zotin" etj. Ateizmi militant eshte teper i rrezikshem per intolerancen e tij dhe historine e dhimbshme te krimeve tij. Ndersa burka apo veshja ne pergjithersi eshte ceshtje fetare qe po te behet debat mbi keto premisa atehere secila pale ka argumentat e veta. Te dy palet flasin per te drejta dhe nderim per femren. Ajo qe ndryshon eshte baza e gjykimit dhe kendveshtrimi qe kane ne lidhje me keto. Deri tani debati ne France apo edhe ne vendet e tjera ka mbetur ne hapesiren e ligjeve dhe shtetit liberal e demokratik. Muslimanet po e kerkojne kete te drejte brenda ligjeve dhe frymes se sistemit. Gjithashtu eshte e vertete qe burka veshin shume pak femra muslimane, dmth. nuk perben shqetesim. Ceshtja eshte politike. Eshte gjetur kjo sot per te sulmuar kete fe dhe neser jam i bindur qe te njejtet njerez do te jene edhe kunder veshjes muslimane ne pergjithesi, qofte edhe pa burka, pasi nuk eshte thjesht burka, eshte ceshtje politike dhe e kane me besimin ne teresi.

 ç'rendesi kane viktimat ? apo harron qe njeriu nuk eshte i pavdekshem. apo harron qe shumica jetojne vetem per te ngere e te dhjesin, dmth sa i bejne hije tokes. keshtuqe jane apo s'jane po aq rendesi ka per civilizimin.

ajo qe e ben diferencen, eshte vetem ARTI ne kete boten qe jetojme. pra kane vlera vetem ato shoqeri qe e zhvillojne kete verpimtari te vetme qe i jep sens tere jetes tone minable (prej kafshe bile) qe bejme.

sa i perket te vrareve shih se si ka thene HUGO-i :

Po te vrasim nje njeri quhemi kriminel, kur vrasim mijera jemi konkerant, ndersa kur i vrasim te tere, behemi zot.

Jam krejtesisht dakord qe problemi eshte politik. Nuk ushqej asnje iluzion per sa i perket merakut te Europes per te drejtat e grave muslimane dhe perseri jam dalord me ligjin qe po vendoset per aresyet e meposhteme:

- Njerezit jetojne ne komunitete te caktuara, me njerez te tjere te ngjashem me to dhe vendosin ligje qe i shkojne per shtat shumices se njerezve te atij komuniteti. Dihet qe te ardhurit ne nje fare menyre duhet te pershtaten. Keshtu kemi bere te gjithe ne qe jemi larguar dhe keshtu duhet te bejne dhe muslimanet e ardhur nga nje vend tjeter

- Nuk i gjykoj aspak perdorueset e burkes per ato femra qe jetojne ne Europe. Mendoj qe eshte e drejta dhe zgjedhja e tyre dhe nuk mendoj  qe mund te detyrohen ( gjithmone flas per ato qe jetojne ne Europe). Por edhe nese ne Europe ndalohet perdorimi i burkes, ato perseri nuk mbeten pa alternative. Ato mund te kthehen ne vendet e tyre ku perdorimi i burkes eshte mese i mirepritur dhe i mirekuptuar dhe problemi zgjidhet njehere e pergjithmone.

- Nese nje grua Europiane shkon psh ne Iran, duhet te mbulohet sipas ligjeve te vendit perndryshe sapo del nga aeroporti perndryshe mbi te ushtrohen te gjitha sanksionet e ligjeve te atij vendi. Perderisa ky ligj ekziston ne vendet muslimane, pse mos ekzistoje ne Europe?

 

 

 

 

po ne rastin qe nje autokton kthehen musliman,dmth jo nji i ardhur  por nje vendas autoktoai/ajo ska ku te kthehet si do veprohet ne kete rast?

dooks,

When in Rome, Do as the Romans Do.- eshte universale dhe e vlefshme per te gjithe. 

Se pastaj dalim tek ajo shprehja tjeter e popullit tone: " Dua nuse, tani e dua, e dua si tenden" smiley

jo them te arthurit mund ti thuash ik po vendasit jo aq kollaj

me ligj nuk eshte i ndaluar islami

ti e di qe roma per pun 100 vjetesh u be e krishtere

shembujt per mu mund te jene ballkani shqiperia,apo bosja,ku islami bashkejeton shume mire me fete e tjera

 je pergjigjur gabim (ose shume pa preçizion) se ajo shprehja eshte per te huaj qe shkojne ne rome dhe jo vete romaket. keta te huajt po ta respektonin nuk do te kish nevoje per ligje te tjera romake. smiley

ndersa ai po te pyet sikur francezve ose belgeve apo europianeve (dmth romakeve vete) nje moment te caktuar t'ja u ket qejfi ta perdorin vete kete burken. 

pergjigjia e rregullt duhet te ishte : ky ligj nuk eshte kundra te huajve, por kundra mbajtjes se kesaj rrobes, nga cilido njeri i huaj apo vendas qofte. siç eshte po njesoj dhe ligji kundra duhanit apo te tjere ligje (para)ndalues. pra ligji vet nuk eshte diskriminues, megjithese te gjitha diskutimet ketu e gjetke e konsiderojne si te tille.

vetem se nga keto ligjet edhe popullsise vendase i CUNGOHEN TE DREJTA. kjo popullsi per momentin preferon t'i paguaje keto te drejta vetem qe te mbrohet nga mesymja qe po i bejne formes se saj te jeteses, te huajt qe po shtohen dita dites ne territorin e tyre.

pyetja eshte deri sa do te vazhdojne te jetojne keshtu, duke i cunguar vetes gjithnje e me shume te drejta, meqe nuk mund per momentin te vendosin ligje DISKRIMINUES si dikur : Ndalohet qente dhe zezaket ose muslimanet ne kete shesh ose lokal. etj.

keto ligje ose keto te drejta qe cungohen ne emer TE TE GJITHEVE a do te arrijne nje dite te prodhojne efekte negative mbi vete popullsine vendase, ne lirine e saj te mendimit, te veprimit, te jeteses. etj, te cilat ndoshta kane me vlere dhe meritojne me shume perkrahje se ............. 

Burka pefaqson nji kercenim per seksualitetin e Grave europiane, ndaj dhe jane kunder perdorimit te saj, perpjekje per te ruajtur nje pushtet qe femra e ka pasur prej mijra vjetesh, dhe qe normalisht nuk deshiron ti hiqet. Joshja seksuale jo Burka.

Keshtu qe ky paragrafi i fundit Liqeno, nuk qendron dhe aq drejte.  Le te mbahet biseda perbrenda Evropit, se llogarite nuk dalin dhe aq mire ne Lindjen e Mesme

Po mire pra, brenda evropit po e mbajme dhe po ecim me llogjiken e te marreve..

Une p.sh. ne evropi ndihem i kercenuar nga prifterinjte sepse ka prova qe jane pedofila.. Kshu e lexova ne lajme. Kam frike nga murgeshat me shami ne koke dhe kisha eshte intucticion diskriminues ndaj grave qe nuk i lejon te martohen, apo me keqe i le te vdesin te virgjera.. Sipas llogjikes te te marreve a nuk eshte njesoj "diskriminim" i femres ky?

E dyta, ne pergjigje te tezes te kthehen andej nga kane ardhe po nuk deshen. C'lidhje ka nacionaliteti  apo prejardhja me burken?????? Apo me keqe pse qenka e thene qe dikush me burken te jete emigrant?

Tregohuni pak me mendje hapur, lerini njerezit te bejne jeten e tyre si te duan. Une 100 here me mire nje grua me burka komshie, sesa nje alkolike dhe te droguar me minifund.

 

 

 

fillimisht duhet info,me ju thene robve qe burka seshte e detyrushme me islam

ne islam flitet qe femra duhet te mbylohet ose si munt ti themi te kete nje veshje modeste pa  eksese

se me ndalime edhe me paragjykime ka vetem  perplasje

kshu e shof une

Une p.sh. ne evropi ndihem i kercenuar nga prifterinjte sepse ka prova qe jane pedofila..

E tmerreshme te jetosh ne nje frike te tille konstante. S'te duket? smiley

Ksenofobe belgjike..  smiley

Ne Belgjike ka plase keq ne hierarkine kishetore, Liqo. Nje prift, mik i kardinalit, pranoi hapurazi, mbasi viktima e tije kishte kercenuar qe do e tregonte vete ne media, qe ka abuzuar me nje kusheri te tijin minoren per viti me radhe. Mesa thote vete viktima, kardinali paska qene vete ne dijeni. Puuuh, u prish dynjaja.

O Rudeta, po jo te gjithe kane kembe per te veshur mini-funde. Ja psh. Liqoja nuk i ka. smiley

PS. Rudeta, me pelqeka ky akronimi yt, me pelqeka.

Moj po ajo s'është gjë fare... vrej se ç'thot Liqeni: Une 100 here me mire nje grua me burka komshie, sesa nje alkolike dhe te droguar me minifund.... u prish dynjaja smiley

Cfare ndryshimi ka nje grua me burka nga nje grua e droguar.

Ai do burkan se i nxit imagjinaten..

Legality...e di ku eshte diferenca mes minifundit dhe burkes? Minifundi apo edhe seksualiteti i hapur, dekadenca, shalet, rimeli, alkoli e ku di une sa vese te tjera ti do te pershish ketu jane shprehje e fitoreve dhe emancipimit te femres neper vite dhe ato perbejne afirmimin e femres ne formen me te drejteperdrjte. Burka ndonese ti do ta nxjerresh si zgjedhje e lire e femres ne vetvete perben nje imponim te dogmes fetare mbizoteruese ne vendet myslimane mbi individet e lire. Ti do thuash qe zgjedhja eshte e lire, por ama ne vendet islame cdo femer qe nuk e ve nje mbulese shihet venger dhe qe ne kete moment pesha e burkes sforcon zgjedhjen e lire. Pesha e komunitetit te ben ta vesh ate burke, nese e ve komuniteti te pranon. Burka eshte imponim indirekt i peshes se fese mbi individin, minifundi eshte perqafim koshient i lirise se sferes jo-fetare.

ti po m'dukesh si filozof. pranej po te bej nje pytje me spec :

per mendimin tend, kush i ngjan me shume kafshes, nje njeri i zhveshur apo nje njeri i veshur ? 

Sipas llogjikes se kesaj pytje ato konet e qenve qe i veshin me rroba jane afer njerzve si zhvillim. Ke ngrit nje pyetje shume te dobet, pa imagjinate, cilesi kjo qe ben dallimin mes njeriut e kafshes, aftesia per te arsyetuar dhe jo bindur dogmave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).