rruga.jpg

“Më thuaj të verteten” më tha një burrë rreth të tridhjetave. “Çfarë mendon bota e jashtme për ne? A jemi vërtet kaq të prapambetur? A janë gjërat vërtet kaq keq këtu, krahasuar me jashtë? Të lutem më thuaj të vërtetën.”

Ai u mblodh kruspull nga të ftohtit brenda palltos së tij të zezë e të vjetëruar, duke pritur përgjigjen time.

Ishte e vështire t’i thoje atij që po, vendi i tij ishte shumë mbrapa dhe tmerrësisht i varfër.

 

Nga Dusko Doder

Fotot Nicole Bengiveno

Pasi lashë pas autostradën plot trafik dhe botën e zhurmshme të Jugosllavisë për t’u futur në një rrugë të humbur mes malesh, fillova të ndiqja me kujdes shenjat e pakta e të ndryshkura buzë rrugës së shkretë ndërsa makina linte pas një re pluhuri teksa përparonte në territorin e zhveshur dhe të ashpër të Shqipërisë. Pas çdo kilometri rruga bëhej më me gropa dhe më e ngushte, e më ngjante sikur  po kthehesha mbrapa në kohe për disa shekuj.

Po e quaj rrugë për hir të muhabetit. Gati isha i bindur se atë e kishin mbajtur qëllimisht në gjëndje aq të keqe që të pengonin hyrjen e pushtuesve, problem ky që e kishte shqetësuar Shqipërinë që nga kohë që s’mbahen mend.  Do të mjaftonin vetëm dy-tre llokume dinamiti për të hedhur në erë ca shkëmbinj, dhe rruga do të vulosej për fare.

Ishte pragu i Vitit te Ri 1990. Shqipërisë, si për herë të parë, po i afrohesha me një përzierje pasigurie dhe frike. Kisha jetuar në disa vende komuniste, por ky para meje kishte pasur namin e vendit më shtypës dhe më paranojak nga të gjithë.

Një vend pak më i madh se Marylandi, me një popullsi 3.4 milion banorë, Shqipëria sapo kishte filluar të hapte kufijtë ndaj botës së jashtëme. Nën Enver Hoxhën që e qeverisi Shqipërine si një çiflik feudal që nga 1944 deri në vdekjen e tij në 1985, vendi u bë një epruvetë e mbyllur e kohës Staliniste, një nga diktaturat më mizore të botës, ku gratë e anëtarëve të dënuar të partise urdhëroheshin që t’i ndanin burrate tyre, ku mbajtja e mjekrrës ishte e ndaluar, ku besimi fetar ishte i jashtëligjshem, ku çdo kredi dhe biznes i huaj ishte i ndaluar, dhe ku po të kritikoje mungesën e ushqimeve në dyqan, mund të përfundoje në burg. Ti megjithë kushurinjte e tu. Edhe turistët nuk ishin të mirëpritur. Siç e kishte thënë Enveri: ”Ne s’do ta kthejmë vendin tonë në një han pa dyer, ku të hyje derri e dosa!”

 Varri i Enverit.jpg

U shtyva me makinë sa më thellë që munda në zonën mes dy kufijve, atij të Jugosllavisë e postës kufitare të Hanit të Hotit, dhe ndalova. Diku këtu ishte epiqendra e botës sime. Pas meje, në malet e përtejme malazeze ishte shtëpia e fëminisë e babait tim. Përpara meje, 30 km më në jug ishte qyteti i Shkodres, ku gjyshërit e mi nga mamaja jetonin dikur.

Dogana.jpg

 Ajri ishte i lagësht, i parfumuar nga aroma e luleve buze liqenit. Qetësia që më rrethonte u prish nga një grup udhëtarësh copë-copë e të palarë, që hynin nga Jugosllavia. Ato mbartnin çanta dhe valixhe duke ecur përgjatë një rruge të pajetë, njëkalimshe, që shkonte drejt ca rrotullameve të mëdha me tela me gjëmba dhe ca rojeve me fytyra të vrenjtura që ruanin kufirin shqiptar. Ua ngula sytë atyre udhëtarëve për një kohë të gjatë.

Sikur gjyshja ime nga babai të mos kishte ikur në St.Luis pas vdekjes së gjyshit, bashkë me djemtë e vajzat e saj, une fare mirë mund të kisha qënë një prej këtyre njerëzve që zvarrisnin nga pas valixhet përgjate rrugës kufitare. Por a do mund të isha përsëri ky që jam sot? A isha unë një prej tyre? Kjo pyetje do të bëhej  refreni im në udhëtimin tim nëpër Shqipëri, të cilën do ta vizitoja gjashtë herë në 1991, tamam kur vendi po bënte ndarjen  e dhimbshme nga komunizmi dhe trashëgimia çmendurake e Hoxhës.

 

Polici kufitar shtyu mbrapsh derën prej hekuri që mbyllte kufirin dhe më buzëqeshi. Më tregoi ku të parkoja, dhe pastaj ngjiti shkallët e asaj zyre të zymtë doganore. Unë e ndoqa pas.

Një tjetër grup burrash e grash po largoheshin –  valët e para të një përroi vizitorësh të ligjshëm në Jugosllavi, që shkonin për të parë kushurinjtë e tyre nga të cilët ishin ndarë prej 40 vjetësh. Pa shqiptuar asnjë fjalë, një polic rreth të 30-tave po shfletonte fletë më fletë pashaportën time, duke e kqyrur me kujdes çdo vule të saj, a thua se aty ishin fshehur kode sekrete. Pasi mbaroi, ia kaloi dokumentin një burri tjetër dhe më shokoi kur mu drejtua me një anglishte pa gabime: “Hajde të të qeras me një kafe sa të bëhet pashaporta”. E kishte mësuar anglishten si autodidakt, duke dëgjuar programet e huaja në gjuhe angleze që transmetoheshin në radio, një krim për të cilin mund të përfundoje në burg në kohën e Enver Hoxhës. 

28.jpg

Polici më hoqi udhën, dhe ne filluam të rrufisnim një kafe të ëmbël, dhe një Riesling shqiptar po ashtu të ëmbël në një dhomë tjetër. Nuk më la të paguaja, një ndjenjë lokale mikpritjeje, që do ta takoja gjithnjë e më shpesh gjatë udhëtimit tim. Por as nuk protestoi kur unë i lashë një stekë cigaresh mbi tavolinë. Vetëm pak minuta pasi kisha hyrë në Shqipëri, zbulova me kënaqesi që edhe diktatori më Orwellian në botë, nuk kishte mundur ta ndrydhte dot tërësisht natyrën njerëzore. Ky vend kishte akoma shpresë.

Duke dashur të isha në qendër të gjërave, nxitoja përgjatë rrugës për në kryeqytet, ndërkohë që qortoja vehten që dija aq pak mbi të parët e mi. Nuk e kisha vrarë kurrë mëndjen të mësoja se pse prindërit e mamasë sime shkuan në Austro-Hungari, por pa dyshim që ato ikën për të njëjtën arësye që i bën edhe sot mijëra shqiptarë që të emigrojnë: kërkimi i një jete më të mirë.

Prindërit e mamase dhe katër vëllezër i kishin vdekur para se ajo të mbushte të njëzetat, ndaj ajo nuk e vuri kurrë këmbën në Shqipëri. Pas hyrjes nuse në një familje sërbe, asaj iu desh të mos e përmendte më identitetin e saj, dhe pas ardhjes së komunistëve nsë fuqi, ajo nuk pati më kontakte me Shqipërine.

Edhe pasi Hoxha kishte vdekur dhe revolucioni e kishte fshirë komunizmin nga pjesa tjetër e Europes më 1989, Shqipëria mbetej një vend më vete, kokëfortësisht komuniste, një vend që ishte larguar prej kohesh nga bota e njohur, dhe që kishte vendosur të qëndronte mënjanë. Trashëgimtari i Hoxhes, Ramiz Alia e vazhdoi këtë traditë drakoniane.

ramiz.jpg

Vetëm më 1990, dallgët revolucionare filluan të përplaseshin në vendin e shqipeve. Në qershor, një turme prej 5700 vetësh, pushtoi si stuhi ambasadat e huaja në Tiranë, duke kërkuar që qeveria t’i linte të emigronin. Në dhjetor studentët morën rrugët duke thirrur për reforma, plasën grevat dhe ekonomia filloi të shpërbëhej. U formua partia e parë alternative dhe u liruan disa të burgosur politikë. Qeveria e Alisë u detyrua të lejonte zgjedhjet shumëpartiake; në mars të 1991 u zgjodh parlamenti i parë pluralist.

3.jpg

Tmerri hoxhist më në fund po mbaronte, por shumë shpejt unë zbulova se do të duheshin vite, e mbase breza për Shqipërine që ajo të mund te arrinte botën moderne. Duke i dhëne makinës për nja një ore në rrugën kombëtare, nuk pashë asnjë veture tjetër. Here pas here, ndonje kamion  i pavdekshem kinez, me turi si dele, shfaqej përmes ndonjë shtëllunge tymi. Lopë, derra, pata dhe pula, - që ecnin nëpër rrugë pa e prishur terezine – ma ulnin herë pas here shpejtësine. Po kështu edhe qerret që e ndanin rrugën me fshatarët që ecnin më këmbe ose mbi gomar.

Vura re tre femijë, jo më shume se 10 vjeç, që po qëndronin buzë rrugës dhe ndalova që t’i merrja në makinë. Ato kishin veshur një lloj uniforme shkollore, përparëse të zeza me një shall të kuq. Ngaqë s’mund të flisja gjuhën e tyre u ofrova nga një banane. Ato filluan të qeshin me nervozitet dhe refuzuan t’i hanin. Dyshova nëse e kishin parë këtë frut më përpara. Mu krijua ideja që ato as në veture nuk kishin hypur më parë, ngaqë nuk dinin si të uleshin dhe si të hapnin deren. Njëra nga vajzat m’i kishte ngulur sytë dhe më shikonte gjithë kohën me gojën hapur. Sapo ndalova makinën  dhe u hapa derën që të dilnin jashtë, ato kërcyen nga makina dhe u turrën me vrap poshtë malit, sikur sapo të kishin dalë nga një anije kozmike. Qytetet që kaloja rrugës kishin një pamje shkretie dhe pisllëku; dyqanet ishn copë-copë dhe të zbrazët. Në një dyqan, gjithshka që mund të blihej ishin dy thase me patate, katër lakra të zverdhura dhe ca konserva peshku.

Kjo gjëndje tregonte qartë se sa shumë propaganda socialiste e përparimit të Hoxhës, kishte qënë pjesë e teatrit ballkanik. Megjithëse diktatori kishte vdekur prej pesë vjetësh, fantazma e tij ishte akoma gjallë. Në fillim të vitit 1991, statujat e tij akoma dominonin sheshet kryesore të cdo qyteti, fytyra e tij e punuar me kujdes që të dukej e pashme, e zgjuar, e përkujdesur dhe atërore.

 

                                    *            *            *

 autobuzi panorama.jpg

Në Tiranë hyra tamam atëhere kur qyteti po zgjohej nga gjumi. Mes madhështisë së zbehur të shesheve e rrugëve të tij, njerëz me shpresë në sy nuk flisnin gjë tjetër përveçse politikes. Punëtoret, druvarët, studentët, zyrtarët, të gjithë qëndronin në mes të rrugës e të shesheve e flisnin e flisnin sikur donin të fitonin  kohën kur i kishin detyruar të heshtnin.

njoftime.jpg

Qindra prej tyre mblidheshin çdo ditë tek zyrat e Partise Demokratike. Ajo kuvli e ftohtë – vila që qeveria komuniste i kishte dhënë partisë së re nuk kishte ngrohje – ishte e mbushur plot me diskutime rreth fjalës së lirë, një koncept i huaj midis njerëzve që për dekada të tëra nuk mundnin t’u besonin fqinjëve dhe shokëve as mendimet që bluanin në kokë. Punëtorët vinin për të kërkuar ndihmë që të organizonin greva, një koncept i panjohur ky në kohën e Hoxhës.

Një ditë, ndërsa po dridhesha nga të ftohtit në një nga këto zyra,  një aktivist i ri i quajtur Arsen hyri brenda, më kapi nga krahu dhe nuk ma lëshonte, ndërsa me një zë që i dridhej në gjoks nga indinjata, përpiqej të më shpjegonte që kriminelat komuniste akoma bënin ligjin nëpër fshatra. Ato ishin përpjekur t’i sabotonin përpjekjet e tij për të krijuar një degë të Partise Demokratike në qytetin e vogël të Laçit. Kishin kërcenuar se do ta vrisnin çdo njeri që do të kërkonte të votohej për parlament. Ato nuk ndaleshin para asgjëje.

Një grua e vjetër, me sy bojëqielli të zbërdhylur m’u afrua për të me thëne që Enver Hoxha i kishte detyruar njerëzit me forcë që të bëheshin ateistë. “Ai ma mori burrin 30 vjet më parë, sepse ai lexonte Biblën. Burri im vdiq në burg,” më thoshte ajo me shpatullat që i dridheshin nga e qara. “Pjesa më e madhe e priftërinjve u pushkatuan ose vdiqën burgjeve. Ne e ruajtëm besimin tonë të kyçur në zemër – se s’guxonim të flisnim me njeri.”

Ajo u largua. Një grup burrash hynë me tërsëllime brenda dhe një tip i gjatë me një kapele prej lecke bojëkafe filloi të bërtiste. Në fillim shqiptoi emrin e tij, Gjelosh Gega dhe pastaj statusin: “Jam i burgosur politik! Sapo u lirova! Doja vetëm të vija e të falenderoja Partine Demokratike.”

Kishte nje buzeqeshje të mbushur me gëzim që i zbulonte dhëmbin e vetëm që kishte në gojë. Të tjerët ia kishte thyer një kufitar, më tha Gega, kur ai dhe një shoku i tij u përpoqen të arratiseshin gjashtë vjet më parë. Gega, atëhere 20 vjeç ishte denuar me 18 vjet burg. Ai ishte me fat, se shoku tjetër mbeti i vrarë në kufi.

universiteti.jpgBrezi i ri, siç mësova me vonë, dëshëronte të zhdukte nga faqja e dheut çdo gjë që kishte lidhje me diktatorin Hoxha. “Shiko vetëm fqinjët tanë. Ata janë të gjithë më mirë se ne” më tha Azem Hajdari, një student filozofie trupngjeshur nga Tropoja, që më vonë do të bëhej anëtar i parlamentit. Disa javë më pas, Hajdari udhëhoqi studentët për të rrëzuar statujën e Hoxhës në sheshin qëndror të Tiranës, jo shumë larg nga një muzeum modern grotesk i mbushur me  trivia nga jeta e diktatorit.

“Unë dua ta kthej këte muze të diktatorit në një disko gjigande” më tha në konfidence Gramoz Pashko, një nga bashkëthemeluesit e Partise Demokratike.

Sapo që shqiptarët u ndien të lire të flisnin, transformimi prej komunizmit filloi të rridhte me shpejtësi. Në shkurt të 1991 grevat po shpërthenin gjithandej dhe protestuesit e Qytetit Studenti hidhnin në ajër fletët e veprave të Enver Hoxhës, fjalët e të cilit dikur nderoheshin me përkushtim fetar.

“Enver,” bërtiste turma, “ti je hajdut! Ku shkuan lekët tona?”

 

                                    *            *            *           

Ne Shqipëri thashethemet përhapeshin me shpejtësine që përhapen në provincë, kështuqë fjala që familja e mamasë sime vinte që këtej, u përhap shpejt. Njerëzit vinin të më takonin, dhe më kërkonin që të recitoja fraza apo ninulla nga fëmijëria ime. Sa herë që e bëja, reagimi ishte i njëjtë - gurgullima të qeshure që ndiqeshin nga një ortek fjalesh që nuk i kuptoja. Kaq ishte e mjaftueshme për të garantuar pranimin, duke më futur sa hap e mbyll sytë brënda një shoqerie që kishte shpenzuar dhjetëvjeçare për të përsosur mosbesimin. Ato do të buzëqeshnin për mua, si të donin të thoshin: po, ai është i huaj, por ështe një prej nesh. Një prej nesh. Por ai ka jetuar jashtë burgut, dhe mbase tani e tutje edhe ne do të mund të jetojme jashte tij.

“Më thuaj të verteten” më tha një burrë rreth të tridhjetave. “Çfarë mendon bota e jashtme për ne? A jemi vërtet kaq të prapambetur? A janë gjërat vërtet kaq keq këtu, krahasuar me jashtë? Të lutem më thuaj të vërtetën.” Ai u mblodh kruspull nga të ftohtit brenda palltos  së tij të zezë e të vjetëruar, duke pritur përgjigjen time.

Ishte e vështire t’i thoje atij që po, vendi i tij ishte shumë mbrapa dhe tmerrësisht i varfër.

makina.jpg

“Po a mund të bëhemi pjesë e Europës; a është  kaq e madhe diferenca?” Kjo pyetje m’u bë nga një grua. Sigurisht, i thashe unë, me kohë. Unë i dhashë 40 vjec asaj, por nuk mund të isha i sigurtë. Fytyra e saj e bukur kishte brazda  të shqetësimeve të thella. Ato ishin si të gdhendura në atë fytyre.

Një nga shoket e mi të rinj ishte Bush kamarieri, gjithmonë me papion dhe gjithmonë me një shaka në gojë. (“Emrin ma kanë vënë nga Presidenti Bush” më tha njëherë). Pastaj ishte centralistja Rajmonda, e veshur me elegancë sepse i shoqi i saj Sofokliu, nganjëherë shkonte me kamionin e tij në Jugosllavi dhe sillte plaçka për të shitur. Dhe Flutra plot gjallëri që martohej atë vjeshtë. (“Ti me gjithë gruan tënde jeni të ftuar”, më tha).

Këta miq të rinj më ndihmuan që ta kuptoja Shqipërine. Bashkimi, nje aktivist i Partisë Demokratike më ftoi të vizitoja greven e pare të minatoreve të qymyrit në Valias, një minierë jashtë Tiranes. Kur unë arrita me Mercedesin tim, minatoret u kthyen drejt meje dhe filluan të fishkellenin e të brohorisnin. Ato tregonin makinën me dorë dhe ngrinin gishtat në forme V-je në ajër.

“Çfarë dreqin u the?” e pyeta Bashkimin më vonë.

“U thashë që unë ëndërroj atë ditë kur ky shesh të jetë i mbushur me makina si kjo, të gjitha të ngara nga minatorët!”

Por aktiviste të tjerë kishin një kapje më realiste të ekonomise së brishtë të Shqipërise. “Zoti na ruajt nga pushteti” më tha miku im Gramoz Pashko, që e vinte re se Shqipëria kishte ndalur së punuari për momentin, duke u luhatur midis socializmit dhe ekonomisë së tregut. “Nuk ka për të qëne e lehtë të ndryshosh një sistem që ka qënë i gjithi i kolektivizuar.”

operacioni.jpg

 As edhe një kafe e vetme private nuk e ndriçonte atë dimër Tiranën e zymtë të 1991-shit, që po shtyhej drejt pranverës. Në fakt, duke vënë syrin pas xhamave të dritareve të punishteve të asaj kohe, shpesh pashë gra të përkulura mbi punën e tyre si figura të nxjerra nga Dikensi, duke punuar në gjysëm errësire mbi makinat qepëse, teksa lëviznin këmbet me furi për t’i bërë gjilpërat të lëviznin.

materniteti.jpg

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake, vendi hyri në një faze të re, pa u ndarë qartë nga ajo e vjetra. Figura kyçe të opozites, si Sali Berisha dhe Gramoz Pashko, kishin qënë edhe ata vetë anëtarë të Partise Komuniste disa muaj më parë.

Dhe megjithëse komunistët fituan 65% në votimet e pranverës 1991, zgjedhjet treguan falimentimin e komunizmit ne Shqiperi. Opozita përlau virtualisht çdo qytet, të vogël e të madh. Komunistët fituan vetëm nëpër fshatra. Ramiz Alia ishte akoma president, por ai dukej se e kuptonte që ishte vetëm një figurë kalimtare, që s’mund të bënte më shumë se sa të ofronte një ndjenjë stabiliteti, si një urë kalimi nga regjimet e së kaluarës në ato të së ardhmes.

 

                                    *            *            *

22.jpgPjesën më të madhe të jetës së saj, mamaja ime nuk ndjehej mirë  kur dëgjonte për reputacionin e Shqipërise si atë të një vendi të çuditshëm me një shtet policor fantazëm, ndaj dhe ajo e përmendte atë shumë rrallë. Po kur arriti në të 70-tat diçka ndryshoi brënda saj. Ajo filloi të fliste për dëshirën e saj që të vizitonte edhe njëherë  Shkodren, qytetin e prindërve të saj. Në imagjinatën e saj, Shkodra u bë më ekzotike sesa vëndet më tërheqëse që ajo kishte vizituar – Muri i Madh Kinez, Vatikani,  apo Kanioni i madh. Shkodra bënte pjesë në një kategori të veçante, për të cilën duhej folur me goxha krenari dhe me një nderim të veçantë. Por ajo nuk arriti kurrë ta bënte atë udhëtim.

Kur mbërrita më së fundi në Shkodër, qyteti ishte një mish-mash i vërtetë. Protestuesit bllokonin rrugët duke argumentuar se komunistet kishin fituar zgjedhjet nëpër fshatra, ku dy të tretat e njerëzve jetonin akoma me frikë.

Policët hapën zjarr duke vrarë katër aktiviste të rinj të Partise Demokratike dhe duke plagosur dhjetra të tjerë. Turma u ndez dhe i vuri flakën ndërteses së Komitetit të Partisë, dhe ndërkohë që unë po hyja në qytet, parakalova nje diagaç që nxirrte nga pas një mjegull tymi te zi.

Por mua më pëlqeu shpirti sfidant i Shkodrës, mbase një mbeturinë e krenarisë që e bëri këtë qytet qëndër të Ilirisë antike, mbreti i fundit i së cilës Gentius, u mund dhe u zu rob nga romakët në 168 B.C. Historia e qytetit është e ndërlikuar dhe plot spërdredhje, ashtu si edhe historia e Shqipërisë. Pas Romës këtu erdhi e u ngul Bizanti, i ndjekur nga valë pushtimesh  nga Gothët, Serbët, Bullgarët, Normanët, Venedikasit, Turqit Otomane, Italianët dhe Gjermanët.

fabrika e bukes final.jpg

 Fakti që Shqipëria është i vetmi vend europian me popullsinë më të madhe muslimane është një trashëgimi e periudhës otomane. Në 1967, kur Hoxha e deklaroi Shqipërinë të parin shtet ateist, rreth 70% e popullsise ishin muslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolike. Përpjekja e ashpër e Hoxhës për t’i ç’rrenjosur të gjithë besimet fetare, shërbeu për të riforcuar tolerancen fetare, që kishte ekzistuar në këtë vend prej shekujsh.

Shkodranët mu dukën si një popull shumë mikpritës dhe i shoqërueshem. Unë nisa një bisedë me Marash dhe Domenika Selmanin dhe i pyeta ata për gjyshin tim me mbiemër Gjurku.

“S'e kam degjuar kurrë këtë emër” më tha Marashi duke më dhënë të njëjten përgjigje zemër ftohëse që kisha dëgjuar gjithandej nëpër qytet.

“Po Kosmaçi ke dëgjuar ndonjëhere? - e pyeta unë duke provuar me mbiemrin e xhaxheshës së nënës.

“Këtë po!” më tha Marashi duke vënë buzën në gaz. “Kemi një mësues që quhet Pjerin Kosmaçi në shkollën tonë. Do të të çoj ta takosh.” Duke kaluar rrugicave, arritëm tek një rradhë me shtëpi të vogla në rrugën Skënderbe. Por në fytyrën e Pjerin Kosmaçit që jetonte atje me gruan, djalin e vogël dhe mamane e Pjerinit, nuk gjeta asgjë familjare. “Nuk ma merr mendja të jem kushuriri juaj,” më tha së fundi Pjerini, pas një kafeje dhe disa gotave raki. “Ti ka mundesi të jesh kushuri i Jak Kosmaçiut që jeton në Durrës.”.

“A ke ndonjë numur telefoni të tij?” e pyeta.

Fjala “telefon” shkaktoi papritur një buçime të qeshurash. I zoti i shtëpisë, mamaja e tij 71- vjeçare dhe miqtë e mi Marashi dhe Domenika pergjigjeshin si aktorët në një sitkom televiziv, duke përsëritur fjalën “telefon” ndërsa qeshnin dhe rrotullonin sytë. Telefonat  - asokohe ishin rreth 6.000 në të gjithë vendin- ishin një simbol i të privilegjuarve. Asnjeri prej tyre nuk ishte i tille. Po Pjerini më ngushëlloi duke më shkruar adresen me laps në një cope  letre të grisur, që ma dha në dorë.

 

Do të shkoja t’i takoja ato sa më shpejt që të më jepej mundësia. Por së pari mezi prisja të takoja komshiun dhe kushuririn e Pjerinit, një prift Katolik Roman të quajtur Simon Jubani.

Ai ishte 65 vjec dhe shumë i dobësuar prej 26 viteve që kishte kaluar në një prej burgjeve më të tmerrshëm të Shqipërisë. Por At Jubani ishte akoma në gjëndje të qëndronte krenarisht, gjë që e kishte shndërruar ate në një hero kombëtar. Pak kohë pas lirimit të tij më 1990, ai iu kundërvu vendimit të qeverisë për ndalimin e fesë, duke u prirë në krye dhjetra banorëve të qytetit për tek një kishë katolike. I ruajtur nga të rinj shkodrane të armatosur me thika, At Jubani qëndroi mes ferrave të mbira nëpër rrugicat e harruara mes varreve të varrezës katolike dhe mbajti atje meshën e parë publike pas tre dekadash. Kur kishte mbaruar meshën, mijëra qytetarët që ishin ngjeshur brënda varrezës, dhe jo vetëm katolike por edhe myslimanë, u derdhën nëpër rrugë. Autoritetet u tërhoqën dhe kisha e At Jubanit më së fundi u rihap për mesha.

Ai më ftoi në zyrën e tij, ku një fotografi e vendosur në kornizë e takimit të tij me Papë Pavlin II, tregonte statusin e tij të ri pas vitesh të tëra harrese. At Jubani e dinte se e ardhmja do të ishte e veshtire.

“Eshtë e veshtirë të kalosh nga një shtet fisnor në demokraci “ më tha ai. Tranzicioni do të marrë kohë, por shqiptarët tashma e kanë treguar rrugën që duan të ndjekin. Ai më kujtoi se edhe Hoxha nuk mundi ta shkatërroje fenë, ashtu siç nuk mundi të shkatërroje edhe një nga gurët themelorë të kulturës shqiptare – besën.

“Kur Hoxha erdhi në pushtet, besa ishte besë” kujton At Jubani. “Ai u përpoq ta zëvendësonte atë me korrupsion, gënjeshtra dhe injorancë.”

 

                           *       *      *

 

Ah, besa! Më kujtohet një shprehje e vjetër që thotë “Shqiptari e ther djalën, por se ha fjalën”. Që fëmijë unë e kisha dëgjuar këtë fjalë të përmendej me solemnitet të veçantë dhe unë mësova ta respektoj fjalën e dhënë, pavarësisht nga rrethanat. Ky mësim është ende i gdhendur në tru dhe jeton në shpirtin tim.

Deri në fund të Luftes së Dytë Botërore, Shqipëria ishte kryesisht nje shoqëri feudalo-fisnore,  e mbajtur në këmbë nga tradita e familjes dhe besnikërisë – dhe gjithmonë, besës.

Në Shqipërine e vjetër, besa nuk ishte thjesht një kod moral, që në shoqëritë e tjera formonte bazën e virtyteve dhe të etikës. Besa ishte ligji që shërbeu për shekuj si rregulluesi i jetës së përditëshme. Ajo rregullonte marrëdheniet midis individeve në bazë fshati e klani, por edhe në bazë distrikti. Të thyeje besën e dhënë dikujt nuk ishte vetëm turp, por edhe subjekt i dënimit më të rëndë – përjashtimit nga rrethi shoqëror.

Një miku im shqiptar i quajtur Çim Beqari, që më ndihmoi duke i dhënë makinës nëpër male dhe që më ndihmonte si përkthyes, më tregonte ndonjëherë gërmadhat e shtëpive ku ishte shkelur besa, ku katër gurët e anës në themel ishin nxjerrë jashtë, ashtu si kërkohej nga ligji i pashkruar. Shqiptarët nuk e ndëshkojnë më njëri tjetrin në atë mënyre, por unë vura re se ende mjaft njerëz hezitonin të premtonin diçka, sado e vogël qoftë ajo, si rregullimi i dritës në dhomën e hotelit tim, nga frika se nuk do të ishin në gjendje ta mbanin premtimin.

                                    *            *            *

Duke ecur me makinë mes maleve të mprehta  drejt bregdetit Adriatik, unë dhe Çimi më në fund mbërritëm në Shijak, fshati ku shpresoja të gjeja Jak Kosmaçiun. Ai mbase ishte lidhja ime e vetme me Shqiperine. Duke mbajtur në dorë një shishe me konjak francez dhe një kuti me çaj që i kisha blerë tek dyqani i valutës në Tiranë, unë kapërceva sheshin kryesor të fshatit për të filluar kërkimet. Një burrë që takuam i njihte. “Aha, Kosmaçi muratori,”  na tha ai duke na treguar me dorë pallatin ku banonte ai.

Ngjita shkallët e betonit, çdonjëra prej të cilave ishte e ndryshme në lartësi nga tjetra dhe arrita tek banesa e Kosmaçiut. E studjova me vëmendje fytyrën e tij për tipare të njohura. A i kisha parë më parë ato vetulla dhe atë hundë të kërrusur në familjen time? Ai vete kishte një lloj dinjiteti, si ato të portreteve në bardhe e zi të varura në muret e apartamentit te tij.

Unë po vështroja me vëmendje një fotografi të varur në mur ku ishin 15 vetë. Në qendër ishte një ushtarak me grada dhe dekorata që qëndronte krah një plaku me shallvare turke dhe me një jelek me një gjerdan të trashë floriri që varej mbi të; dy djem të rinj të qethur bukur dhe me kostum mbrëmjeje qëndronin në anën tjetër. Gratë ishin veshur me disa veshje që asokohe duhet të kenë qëne moda e fundit e Parisit.

Kur Çimi i shpjegoi pse kisha adhur, syte e Jakut filluan të hidheshin sa nga unë tek përkthyesi, e së fundi u fiksuan mbi mua. Ai pohoi me kokë, buzëqeshi dhe na shtrëngoi përsëri duart. Miqësia jonë tashma ishte krijuar. Gjyshja nga babai e Jakut  ishte nga Gjurkët ashtu siç ishte dhe motra e gjyshit tim nga mamaja. Me Jakun binim kushuri.

Folëm pa pushim gjithë mëngjesin. Historia e Jakut i dha një dimension krejt të ri në mendjen time tmerreve të periudhes së Hoxhës. Unë kisha kaluar pranë burgut të famshëm të Shqipërise, atij të Burrelit, por tani ai mu shndërrua në një vend të vërtetë, sëbashku me një vend tjetër të quajtur Spaç. Pjesëtare të familjes sonë kishin vuajtur në të dy këto vende.

Jaku e mbante mend si tani, ditën kur i arrestuan babanë, Anton Kosmaçin. Ishte viti 1944 dhe bota ishte akoma në luftë, por gjermanët kishin ikur nga Shqipëria. Tirana, ku Kosmaçitë jetonin, kishte rënë në duart e Enver Hoxhës dhe komunistëve. Jaku ishte 15 vjec.

Partizanët trokitën në derë dhe kërkuan për Antonin. Ai përqafoi mamanë e Jakut. Pastaj Jakun. Nuk kishte kohë për lot.

“E gjora nënë,” kujtonte ai. “Ajo e dinte ç’do ndodhte. Më tha që të shkoja e ta ndiqja babain, po pa rënë në sy”. Ecja për në komandën e policisë mori vetëm 15 minuta, jo më shumë, por çdo detaj i atyre minutave ishte gdhendur në kujtesën e Jakut. Kërcitja e hapave të rënda mbi zhavorrin e rrugës, babai i tij që ecte me trupin drejt, veshur me një pallto të gjatë e të zezë dhe me një kravatë të hollë, bulevardi me dy rradhët e rrapave të zhveshur anës tij, Lana që rridhte e ftohtë në mes të qytetit dhe babai që u kthye për një çast dhe ia bëri me dore para se të zhdukej pas mureve të lartë të një ndërtese të zymtë.

Antoni u dënua me 30 vjet burgim si “armik i popullit”. Dhjetë vjet, për çdo muaj që kishte shërbyer si Ministër i Drejtësisë në një nga qeveritë e kohës së Italise. I dërrmuar nga vitet e burgut, ai u lirua në mars 1964 nga një amnisti e përgjithshme. Por të gjithë komshinjte e dinin që ai ishte “armiku i popullit” dhe e trajtonin si leproz. Vdiq vetëm ca muaj pasi u lirua.

“Si ka mundësi që mamaja jote nuk di asgjë për këte? Nuk arriti t’i tregonte njeri?” më pyeti Jaku. Ai mbushi një gotë tjetër raki për të dy dhe më qëmtoi me sy, si për t’u ndjerë pak më i lehtësuar tani që ma tregoi historine e babait të tij duke nxjerrë kështu dhimbjen e kaq viteve. E ç’ti thoja atij njeriu të mirë e flokëbardhë? Që unë as nuk e dija që ai ekzistonte deri sa më thane emrin e tij në Shkoder.

Por ai e kuptonte. Më dhuroi sërish një buzëqeshje dhe vazhdoi. “Por nuk mjaftonte që Enveri ma futi babain në burg. Familja gjithashtu duhej të ndiqej gjithë jetën nga ky turp.”  Mamanë e Jakut e internuan në një kamp punë në Tepelenë, ndërsa gjyshen tek një spital-burg jashtë Tiranës. Edukimi për Jakun mbaroi aty. Regjimi e bëri murator. Për herë të fundit, familjen ja dërguan në Shijak, ku ishin edhe sot e kësaj dite.

Dy djemtë e Jakut – Aleksandri dhe Blendi- vuajtën gjithashtu si nipat e armikut të popullit. Atyre iu mohua e drejta e shkollës pas klasës se tetë. Të dy u bëne mekanikë.

“ Më dhimbseshin, por s’kishte si të ndodhte ndryshe” më tha Jaku. “Ne të gjithë jetonim brënda një burgu të madh.”

Ai pushoi për rreth një minutë. Pashë që nuk po arrinte t’i kontrollonte dot më lotët që po i zinin frymën.

“Jak, Jak,” i foli gruaja që kishte qëndruar ulur, pa folur gjithë kohën. Kur ai rifilloi të fliste, vura re që toni i zërit i kishte ndryshuar dhe e kishte vënë poshtë zëmërimin.

Më 1 qershor 1990, ditën e Fëmijëve, dy vajzat e vogla të Aleksandrit, njëra tetë dhe tjetra 9 vjeçe, merrnin pjesë në një shfaqje që do të jepej për prindërit.

Jaku kujton: “Ato shkonin në  prova gjithë dëshirë. Një ditë para shfaqjes, një anëtar i komitetit të Partisë së Shijakut erdhi në shkollë dhe i tha drejtorit që vajzat e Aleksandrit duhet të hiqeshin nga shfaqja.”

Armiq të popullit. Jaku heshti një copë herë. “Të dënosh për katër breza! Katër breza! Çfarë krimi meriton një dënim të tillë. Kundër babait tim nuk u bë asnjë akuze e drejtpërdrejtë. As edhe një e vetme!”

“Por tani do të të them tragjedinë e vërtetë” më tha ai me zërin tashmë të kthyer në një pëshperimë, sikur të ishte duke më besuar sekretin më të madh të jetës së tij. “Ditën që dy mbesat e mija u përjashtuan, dy djemtë e mi u betuan që do arratiseshin. Do të iknin sikur ç’të bëhej. Edhe sa kohe duhej të vuanin? As stërnipat nuk mund të rehabilitoheshin?”

Që të dy, Aleksandri 35 dhe Blendi 21, e mbajtën fjalen. Ata ikën nga Shqiperia në 1991. “Nuk shqetësohem për Blendin” më tha Jaku. “Ai ështe i ri. Eshtë në Itali. Shqipëria ka marrëdhënie të mira me Italinë. Flasim edhe me telefon nga posta.

“Por Aleksandri…” një psherëtime i doli nga shpirti. “Ai më rri në mëndje ditë e natë. Gruaja dhe kalamajtë e tij janë akoma këtu. Ai është në Jugosllavi, në një burg ku mbajnë refugjatët. Ai do të shkoje ne Amerike, Kanada ose Australi. Por askush nuk i do më shqiptarët sot”.

Unë nxorra dhuratat, pijen dhe çajin, dhe i premtova Jakut dhe Anës që do të përpiqesha ta ndihmoja Aleksandrin. U jepja besën për këtë. Sytë e tyre u mbushën me lot, dhe atëhere e kuptova se unë sapo kisha thenë fjalën qe ato kishin pritur më  shumë prej meje.

Unë hodha krahun mbi supet e Jakut ndërsa po rrinim ashtu në heshtje nën shkëlqimin e driteës së ditës, si dy kushurinj të vërtete, të ndjekur nga Rita, gruaja e Aleksandrit dhe dy vajzat e vogla.

“Ma jep fjalën që do vish përsëri” më pyeti Jaku.

“Po”, i thashë.

                                                 *   *   *

katnari.jpg

Kudo nëpër zonën rurale të Shqipërise takova njerëz që i ishin nënshtruar fatit të tyre në këtë jetë, por që prape, kohë pas kohe gjenin kënaqesi të vogla për të gëzuar, të panjohura nën qeverisjn e Hoxhes. “Ne po përpiqemi t’i gëzojme këto ditë dhe mos mendojmë për të nesërmen” më tha Nazmi Guzi, një fshatar i ri që unë e takova ne Borsh, buze Jonit. Ca shokë te Nazmiut  po martoheshin dhe i gjithë fshati ishte mbledhur për të pasur një pasdite plot gaz.

“Sonte ne shpresojmë” më tha Nazmiu, 35 vjec. “Kjo është dasma e parë që unë marr pjesë, ku dollia e parë nuk ngrihet për Partine dhe për Enverin”. Nazmiu dhe e motra iu bashkuan të tjerëve që plot vrull kërcenin Napolonin, një kercim dasme që e kishte emrin nga monedhat e floririt që të ftuarit i hidhnin çiftit para kohës komuniste. Tani s’kishte asnjë kokërr floriri.

cifti.jpg

Dollibashi propozoi edhe një dolli tjetër e cila u pasua nga një miratim i fuqishëm. “Ishte një dolli për  refugjatët” më shpjegoi Nazmiu.”Pothuajse të gjithë e kanë nga një njeri në Itali. Vëllai i dhendrit iku në mars dhe burri i motres time në prill.”

anija.jpg

Ikja nga Shqiperia po bëhej gjithnjë e më e vështirë. Ndërsa muajt e fundit të vitit 1991 po afroheshin, njerëzit po bëheshin gjithnjë e më të dëshpëruar. Trashëgimia e Hoxhës ishte thyer, por po ashtu edhe disiplina. Askush nuk punonte. Në fakt unë takova shume mekanikë nga Fabrika e Tekstileve në Tirane, që nuk kishin shkuar në pune që në mars. Sidoqofte akoma merrnin 80% të rrogës. E njëjta gjë bëhej edhe me punëtorët e fabrikës së xhamit në Kavajë, që nuk kishin dalë në punë që në vitin 1990, sepse nuk kishin ku të gjenin më lënde të pare. Njera gjë sillte tjetrën. Nga që s’kishte meë xhama për të zevendesuar dritaret e thyera, shkolla, fabrika dhe zyra ishin te detyruara të mbylleshin kur bënte ftohte. Në zyrat dhe shkollat që ishin akoma hapur nuk kishte ngrohje, sepse prodhimi i qymyrit ishte ndalur.

Demonstrata buke kishin shpërthyer në disa qytete. Në Fushë Arrëz, një qytezë e vogël sharrëtaresh, protestuesit e uritur kishin marshuar tek depot lokale të ushqimit, pas disa thashethemeve për mungese buke. 20 police nuk mund ta përmbanin një turmë 2000 vetëshe, e cila i vuri zjarrin ndërteses. Më shumë se 30 njerëz vdiqën në perleshje.

Dyqani i bukes.jpg

Miqte e mi shqiptarë ishin të gjithë në një mendje, se kjo ishte kriza më e keqe e bukës që nga koha kur komunistët ishin larguar nga pushteti.  “Më parë, shperndarja e rregullt e ushqimit bëhej nga frika,” më shpjegoi një burrë që kishte punuar një kohë të gjatë në zyrat e shtetit. Tani fshatarët e mbanin prodhimin në shtëpi dhe banorët e qytetit duhet të rrinin në rradhë të gjata përgjate natës, që të blinin qumësht te nesërmen në mëngjes.

dyqani i qumeshtit.jpg

 

“Edhe kur e ke zënë rradhën që herët, prapë nuk e ke të garantuar që do gjesh qumësht” më tha një grua e vjetër. Ajo blinte qumështin për nipërit.

Udhëtaret udhëzoheshin të merrnin ushqim me vehte në udhëtimet nëpër Shqipëri. Një diplomat grek që udhëtonte me makinë nga Athina në Tirane, ishte ndalur dhe pasi i kishin vjedhur gjithshka e kishin lene të ikte vetëm me brekë dhe kanatiere.

Këto trauma vetëm sa e forconin edhe më shumë betejën politike në Tiranë. Shqipëria hyri në vitin 1992 duke u rrotulluar jashtë kontrollit. Forcat Demokratike kërkonin zgjedhje të reja në pranverë dhe fituan 62% të votave, gjë që u dha atyre kontroll mbi parlamentin e ri me 140 vende.

Ramiz Alia, mbajtësi i fundit i pushtetit komunist, dha dorëheqjen ne prill. Ai u zëvendesua nga Sali Berisha, një nga themeluesit e PD dhe lider karizmatik.

Pjesa më e madhe e shqipëtarëve e dinin se çfare kërkonin – një shoqëri të civilizuar, një ekonomi tregu, qeverisje parlamentare dhe të Drejtat e Njeriut.

Vendi tani po hyn në një tranzicion të dhimbshem, që mund të zgjase vite të tëra. Sfidat jane të qarta – Shqiperia duhet ta kaloje psikologjine disfatiste të rrënjosur nga vite të tëra represioni, të përpiqet të çlirohet nga burokracia e ngulur kudo, të binde brezin e ri (60% e popullsise janë nën 25 vjec) që të qëndroje në atdhe, të ruaje tolerancen fetare dhe mbi te gjitha të punoje për të ringjallur një ekonomi të ngurosur.

Uzina traktori.jpg

Sidoqofte ka disa shenja shprese. Investitoret e huaj kane filluar ta vizitojnë, duke pare mundesi tek bregdeti i mrekullueshem dhe në malet e mbuluara me dëborë; rezervat e naftës, kromit dhe bakrit.

Ka plane për zhvillimin e plazheve të virgjëra përgjatë bregdetit Jonian. Por rruget pranë bregut janë të rralla dhe në nevojë të dëshperuar për riparime. Hoxha nuk e donte të populluar këtë pjesë të Shqiperisë, pasi njerëzit mund të arratiseshin me not në Korfuzin që dukej atje tutje me sy . Ndërsa ecja përgjatë brigjeve, asnje shpirt i gjalle nuk dukej në horizont, por veç bunkere betoni dhe tela me gjemba, firma e frikshme e Hoxhës. Do të kërkoje një investim të madh që të mund ta sjellesh turizmin këtu, por prapë eshte gjë që bëhet.

pata.jpg

Duke i dhënë makines në rrugën e kthimit nga Saranda për në kryeqytet, kalova përmes një peisazhi te mrekullueshëm të mbushur me gjelbërim ullinjsh e zverdhëllime limonash. Në Vuno, një fshat i vogël malor buzë detit, ndalova të flisja me një çift që ishin ulur e rrinin në taracë.

A  mund ta perfytyrojne dot ata këtë vend si një vend zbavitjeje për turistë të pasur?”

“Eh, s’bëhet ndonjëhere ky vend” më thotë gruaja me buzën në gaz.

“Po gjërat po ndryshojnë”, i thashë.

Ajo qeshi përseri dhe me hodhi një shikim si të donte te më thoshte: “Eh, si kupton dot ti këto, jo” dhe nuk foli.

I shoqi i saj më hodhi një veshtrim pyetes. “Çfare ka ndryshuar?” me pyeti.”Dy djemte më kanë ikur në Itali. Ti lemë ata të shikojne për fatin e tyre, dhe te urojme që te kthehen buzagas. Ja këtë dimë ne”. Me fjale te tjera, ato e ndjenin se ishte e pamundur për shqipëtaret t’ia dilnin mbanë në Shqiperi. Për ta, fati i mirë ishte mall importi, ashtu siç ishte edhe për kushuririn tim, Jak Kosmaçiun.

 

 

 5.jpg

***

Rrugës së kthimit për në Beograd, u kujtova për premtimin që i kisha dhënë Jakut. Aleksandri mbahej akoma në një burg jugosllav, ku ai dhe refugjatë të tjerë nga Shqipëria prisnin për një rishikim të statusit të tyre nga zyra e UNHCR. Kur i telefonova ambasadës amerikane, një zyrtar i zyrës konsullore më tha se Aleksandri nuk mund të merrte azil në Amerike. “ Pse nuk provon Australine ose Kanadanë?” me tha.

Kanadaja e pranoi kërkesen e tij, kështuqë unë pata kënaqësine e madhe ta shihja Aleksandrin të lirohej nga burgu. E ftova për darke që ta festonim.

“A do kthehesh më ne Shqiperi?”

“Kurre!” më tha Aleksandri. “Jam betuar. Komunistët jane akoma në pushtet. Shikoji kryetaret e opozitës – thuajse të gjithe ish-komunistë.”

Kjo ishte e vertetë. Çdo njeri që donte të ecte përpara në Shqiperi ishte bërë anëtar partie, të pakten formalisht. Por komunizmi tashma kishte vdekur, sigurimi nuk ekzistonte më. Po kështu nuk ekzistonte më edhe Shqiperia e vjetër. Shqiperia e re mund të ishte – duhet të ishte - ndryshe. Njerëzit do ta përzinin fantazmen e Hoxhës dhe do të fillonin diçka të re, përpiqesha ta bindja unë. Por Aleksandri nuk tundej nga e tija. Lëre te iki, thashë me së fundi. Mjaft ka vuajtur.

Tani ai eshte larguar në Kanada, ku së shpejti do t’i bashkohen edhe fëmijet dhe gruaja. Kur ia tregova kushuririt tim Jak historine, ai rrezëllinte nga gëzimi, por nuk dukej i zënë në befasi nga lajmi i mirë.

Sigurisht. Se unë i kisha dhënë besen Jakut që do ta mbaroja këtë punë.

 

Artikull i marrë nga National Geographic, 1992

134 Komente

kishim nevoje per nje shkrim si ky qe te mos harrojme si ishim , mos te harrojme vuajtjet tona se si puna e femive te jakut ka me mijera ne shqiperi dhe djemt e ketyre bllokisteve qe sot duan te bejne revolucion jane shkolluar ne shkollat me te mira ne bote me gjakun tone por ne harrojme shpejt dhe kjo eshte gabim. Po shihja keto foto te atyre viteve dhe as une qe i kam jetuar si shume te tjere nuk i besoj , me duket se i kemi jetuar ne enderr.

Falemnderit, PF!

 Shkrimi eshte i madh, po fotot jane unike. Ajo fotografia e autobuzit te shkodres eshte per poster, apo jo?

Fotot jane 100% realiste dhe perfaqesuese.

 Jam tifoz i cmendur i fotove te NG. Per fat gjeta ne nje garage sale koleksionin e plote te NG ne CD, qe nga numuri i pare diku nga 1908 deri ne fund te vitit 2000. Ka nja dy artikuj me foto per Shqiperine e fillim shekullit, qe jane perla fare. Do ti sjell ndonjehere kur te behem mbare.

Faleminderit edhe Finis per editimin.

M'a more nga goja.

Duhet stomak i forte! Ajo fjala shprese, sikur te ket udhetuar ne kohe, 20 vjet, ka gati te njejten vlere.

Kjo eshte botuar ne National Geographic ne Korrik 1992. Kisha nje kopje origjinale dhe sapo e hapa tek artikulli. Fotot jane florinj te vertete.

Hajde modele flokesh hajde..... 

!!

 

 Right. Tani po e shoh qe e paskam shkruar 1991. Modele flokesh "Caveman".

Mua me pelqyen me shume ajo fotoja e nenes me femije te sapolindur ne maternitet dhe ajo e atij plakut me pate ne krah.

 Ajo fotografia e fytyres se lumtur te nenes qe shef femijen mbeshtjelle me ato pelenat e spitalit si zhele, rrob-bizhame e spitalit dhe ato stampat e zeza ne carcafe dhe bizhama qe tregonin pronesine e sherbimit komunal... O Zot. Me zift i benin ato vulat?!!!

Ajo salla e operacionit me siper pastaj eshte thagme fare!

Po sot Shqypni,
pa m'thuej si je? ...

Duhet te kesh nje doze mesatarizmi klasik ( mediokri qendron diçka me larte) qe te pelqesh nje rrefim te ketij niveli .

Asnje fakt real duke filluar qe nga shprehja qe fillon kontaktin me shqiptare .

E kishte mësuar anglishten si autodidakt, duke dëgjuar programet e huaja në gjuhe angleze që transmetoheshin në radio, një krim për të cilin mund të përfundoje në burg në kohën e Enver Hoxhës.

Po ta zberthesh patjeter qe ky Malzias kishte luftuar tere jeten e tij qe ne te mos flisnim shqip por serbo- kroatisht .

Dhe pse them qe eshte nen nivelin medioker .Ja lexoni

“U thashë që unë ëndërroj atë ditë kur ky shesh të jetë i mbushur me makina si kjo, të gjitha të ngara nga minatorët!”....

Dge endra e ketij klassiku eshte realizuar plotesisht. Gelon vendi nga minierat e minatoret e gezuar mbi makina smiley

Pata nje durim derri ta lexoj kete fukara , qe nuk besoj ta lexoj asnjeri deri ne fund 

I nerum Pf !

Perse eshte dashur ky shkrim - hartim me temen "pershtypje nga nje vend i huaj " ku cdo gjimnazist i Shqiperise do ta pasqyronte me nje nivel shume here me te larte e me dashamires per vendin e njerzit qe viziton . Nuk vlen as sa nje paragraf i Edit Durham ku ne pasqyrohemi si vend baritor ! Sinqerisht i Juaji .

Mu neverit qe kur lexova se vendi i tij Mali i Zi ishte vendi qe kishte zbuluar i pari telefonin ne Bote dhe ku njerzit kishin telefon edhe ne banjo qe ne vitin 60 smiley

Nuk ja vlen as ta komentosh nje nivel te tille POLITIK te paragjykuar me dy gishta lart . Si per humor te kujton sh . Zylo por pak me Koç dmth modern qe nuk ben piktura po ben skylptyra.

Rrote mulliri si ky kemi plot . Na dalin e teprojne tek PPU , perse duhej ky i huaj i da me dysh .

 

Kisha dhe kete mendim shtese .

I nerum Pf , ne se fotografite jane produkt i punes suaj , me sinqeritet jeni nje vezhgus i holle . Ruaju nga bartja e interpetimeve se jemi qe nga koha kur tatrat  nuk kishin sinjale por hapnin majtas ose djathta nje si krah smiley

Interpetimet me kohen e sotme leja Hurit dhe ketij Hurit Malazes qe ka bere shkrimin .

Idris, fotot janë të Nicole Bengiveno...

PF vetëm po entuziazmohet (me kujtimet e tij) për të shkuarën smiley

“A do kthehesh më ne Shqiperi?”

“Kurre!” më tha Aleksandri. “Jam betuar. Komunistët jane akoma në pushtet. Shikoji kryetaret e opozitës – thuajse të gjithe ish-komunistë.”

Eh sa gjera duheshin bere ndryshe....
 

Ejvallah very much PF, sidomos nqs dhe ke marre mundimin ta kesh perkthyer vete, mgjths kushdo qe e ka shqiperuar me pelqeu mjaft gjuha e shkruar ne shqip.

A ka mundesi ndokush te na drejtoje ne ndonje link ku gjendet origjinali ne anglisht online, ose nqs s'gjendet behet qe ta skanoje ndonje nga juve qe e keni revisten, or would that be too much to ask? smiley

Jane vertet copeza te shkruara historie interesante qe duhen arkivuar, dhe me ca shoh PF-ja s'e paska heren e pare kete marifet.

Titulli ne origjinal eshte: Albania opens the door - Vol. 182, Nr 1, July 1992. Kopertina e revistes ne fjale.

P.S. Kush ka nge te lexoje, njera paska bere thesis per kulturen shqiptare. Do kete cituar kete artikllin, se doli ne rezultatet e kerkimit.

Urime per nje pune te mrekullueshme.

Me duket sikur kohet e fundit i gjithe debati eshte spostuar kundrejt vete-reflektimit, hap themeltar i cdo projekt emancipimi.

Nga te gjitha fjalet kjo qe ka ber Patrioti quot ja fjalet me te verteta “A do kthehesh më ne Shqiperi?”

“Kurre!” më tha Aleksandri. “Jam betuar. Komunistët jane akoma në pushtet. Shikoji kryetaret e opozitës – thuajse të gjithe ish-komunistë.”smiley

"E kishte mësuar anglishten si autodidakt, duke dëgjuar programet e huaja në gjuhe angleze që transmetoheshin në radio, një krim për të cilin mund të përfundoje në burg në kohën e Enver Hoxhës"

Cfare quhej krim, mesimi i gjuhes angleze apo degjimi  ne radio i programeve ne gjuhen angleze??

Te dyja...po ta kishin vene syrin me te rras ne biruce.. smiley

 

Ishin krim dhe pike, s'ka nevoje te te vinin syrin...

Duket qe je nga ai minatori qe pershkruan ai me lart smiley

Sot besoj po i shkel syrin atij Malaziasit dhe nen emrin e minatoreve shqiptare pas deklarates se atit shpirteror si vendi me i suksesshem ne bote po leshon sinjalet Follow me .

Jepja me televizor se keshtu me radio del kriminel smiley

Fendyell nuk eshte vetem nje , jane ne solidaritet , kush ulerin me shume dhe kush peshtyn me lart e me larg . Soi i mashtruseve nuk soset kurre.

I shoqi i saj më hodhi një veshtrim pyetes. “Çfare ka ndryshuar?” me pyeti.”Dy djemte më kanë ikur në Itali. Ti lemë ata të shikojne për fatin e tyre, dhe te urojme që te kthehen buzagas. Ja këtë dimë ne”......kjo èshtè pjesa qè mè pèlqeu mè shumè!! shkrimi èshtè realist kur pèrshkruan gjendjen ekonomike tè atyre viteve,biles edhe mè shumè mund tè kishte shtuar po tè pèrshkruante shtèpitè e njerzve dhe po tè kishte parè çorapet e tyre me andra...kuptoj qè shkrimi èshtè disi i mbingarkuar me doza politike,por ashtu ishte edhe ajo periudhè,kèrkohej tè justifikohej  varfèria me çdo kusht,sikur tè kishte vèrtet nevojè....si çdo prurje tek PPU edhe kètu do tè fillojnè tè lidhin politikèn e sotme me ato vite...edhe kjo pèr tè justifikuar gjendjen e sotme..ashtu siç ndodhte edhe pèrpara 90',kur  bèheshin krahasime me 38' pèr tè justifikuar gjendjen e mjerueshme,historia pèrsèritet!!

 

 Duskos..Dy te cekura  sikur me duken te paragjykuara.Pra edhe te paverteta.

"Shqiperia ne  1990 vend feudal.."? Jo mik ja ke keput kot fare!Po do dikushi prova per te kunderten le ti diskutojme. 

"Enver Hoxha... hajdut ? Mos ore ! Se po te degjuante te paret e sotem,  do mendojne,  qe Dushkoja nuk pati kohe ta mesonte, ne shqipen e sotme kuptimin togfjaleshit: "vjedhje me dokumenta" ...

Lexoje artikullin mire, se ai thote qe Hoxha e qeverisi si vend ciflik personal feudal e jo se ishte vend feudal ne 1990...megjithesi nga varferia dhe prapambetja mund te krahasohej lehtesisht me nje vend feudal...

Grave, po togfjaleshat "tatim i jashtezakonshem" dhe "reforme agrare" i ke nigju ndonjehere?

Mbase nuk thote gje Grava po te nderhyj une .

Kemi degjuar , lexuar e shohim per dite

"Sekuestrim mallrash e pasuri te PALIGJESHME " Ndryshon emri...

Sot e gjithe Shqipria qe nga koha e Qemalit , Nolit , Zogut , Dekalogut  Ballist , Hoxhes , ndarjes fshatce te Alise e deri te Pluralistet smiley jeton sipas Reformave Agrare .

Kishe ndonje pevetje tjater smiley

Drize, leje mos e cyt! E ma men kur i tha 2nveri atij katunarit qe dote me heq kepucet ne shtepi? .os i hiq kepucet, i tha se ky eshte qilimi i Shefqet Verlacit dhe ndaj e kam shtruar ne shteppine time, qe ta shkeli populli. smiley

Shkrim qe duhet lexuar!

O Zot ato fotot ne spital, s'duken si mjedise spitalore por si kampe perqendrimi naziste.

Nuk ju duket se po rrotullohemi te gjithe ne nje rreth vicioz e te pashprese? Nuk ju beri pershtypje qe fjalia "Nuk behet shqiperia, jo" eshte nje avaz qe s'ka per te ndryshuar ndonjehere? Ndoshta tani, te pakten ne qytetet kryesore, nuk sheh me skena si ajo  e fotos tek dyqani i bukes, por me duket se prape drejt asaj do te shkojme. njerezit jane teper te coroditur, nuk dine nga t'ia mbajne. po te leme menjane ithtaret e seciles parti, qe duan te fitojne secili nga nje cape buke per xhepin e tyre, te tjeret nuk dine ke te besojne, te ngrihen pro Edit, qe gjoja po merakoset per fatet e kombit, kur nga ana tjeter thuhet qe etja per pushtet e kamje e ka verbuar dhe terbuar krejtesisht, apo te ulin koken e te presin "te shijojne" gjoja fitoret e demokracise dhe liberalizimin e vizave (ky sipas Berishes duhet te jete sihariqi me i madh i jetes se shqipove te mjere), kur nga ana tjeter Berisha &Co po nginjen perdite mbi kurriz te shqiptareve? 

kush ma mbush mendjen mua se njeri eshte me i mire se tjetri? Shilla dhe Karibda do te na kthejne prape atje ku ishim. Te pakten, po na pergatisin shpirterisht per vorbullen e pashmangshme ku do te na fundosin.

me falni, ndoshta ishte i pavend ky koment imi ketu, por jemi lodhur e sterlodhur, sepse sado te perpiqesh t'i shmangesh politikes, sado te mos ndezesh ate tv, ajo te futet ne kocke, sa del ne rruge e perplasesh me turmat e syte e egersuar te njerezve e te deshperon, te deshperon, sepse e ke te qarte si do t'i veje filli kesaj pune. ne fund te fundit, shqipot do ta hane sa krahu si gjithmone e avazi "s'behet shqiperia" do vijoje te perseritet pafundesisht.

I know what you mean! I saw it with my own eyes! I'm back now! smiley

Hej, koran, uroj te kesh kaluar mire. mbajte ndonje ditar? smiley

 

Mè duket me vend komenti i Ana H...Avazi shqipèria nuk bèhet èshtè justifikimi mè i keq qè bèhet pèr tè justifikuar gjendjen e vendit..si ka mundèsi qè shumè shqiptar "bèhen",kurse shqipèria jo??mè kujton atè barcoletèn "ahhh sa pa fat qè jemi!!" unè nuk di pse shikohet politika nè shqipèri si diçka qè nuk i pèrket popullit..si diçka qè e ka vendosur perèndia dhe vetèm ajo e ndryshon? nuk ka rrugè tjetèr pèr tè pèrmirsuar gjendjen qè nuk durohet,pèrveçse ndryshimit,nè se ndryshimi shihet me dyshim,atèher pajtohesh me gjendjen ku ndodhesh..si do tè bèhej shqipèria kjo qè èshtè sikur njerzit tè mendonin nè 90' qè njerzit qè u vendosèn nè krye tè ndryshimit kishin vetèm njè etje pèr pushtet e kamje,dhe aspak tè interesuar pèr fatet e kombit...dhe qè historia tregoi se kèshtu ishte,pasi ata qè u vendosèn nè krye i gjen sot nè tè dy krahèt dhe populli nuk ka lenè gjè pa thene pèr ta...unè mendoj se njerzit qè pajtohen me gjendjen qè nuk durojne dot mè..janè thjesht pa-aftè,e jo tè pa-fat..mund tè vij Rama..ose tè ndryshoj Berisha...por jo pajtim me gjendjen qè nuk durohet, jo me"SHqipèria nuk bèhet"!!

Pf.

Kesaj i thojne -" çfare solle?"- solla dhimbjen.

Po duhen te sillen, jane mese te nevojshme.

Eshte si nje thirrje vetevetes- " hej, shiko mire se ku ishim, kujtoju per te kaluaren e afert, kujdes se mos perseritet".

flm, per prurjen.

Jo per debat, por autobuzi me duket me targa TR ose TP, shikoje mire.

Shkodra ishte qytet fukara, por kishte pak dinjitet.

Me duket se fjala eshte per atobuzat e prodhuar ne Shkoder e jo me targa Shkodre, si rrjedhim shprehja "autobuz shkodre". Kjo nuk do te thote se Shkodra e kishte sherbimin urban me ndonje cilesi shume te larte, por nejse...

Cheers

Nevrua

 None e zeze, si kena qene per zotin! smiley

Gjithmone kur lexoj gjera te tilla, dhe sidomos kur shikoj fotografi te tilla shokuese, me kujtohet nje shprehje qe ka thene, me duket ai Nazarko. Shprehje me me vend, nuk e bo nona:

Ne, thote Nazarkua, jemi popull i traumatizuar. Te gjitha veprimet tona qe nga jashte dritares duken si irracionale, jane ne fakt, efekte te traumes!

Eglezche i thone Post Traumatic Disorder. smiley

 PF, rrofsh per prurjen! 

C'orientim total njerezor(fotot pashe, artikullin jo). Sidoqofte asgje per t'u deshperuar; faze qe e ka perjetuar çdo popull ne tranzicion.

Ah kete foto qe t'a kepusin shpirtin kur i sheh tani sidomos ajo e dyqanit te bukes, le qe te gjitha jane realiste per kohen, po ashtu e madhe foto e gruas me veshje moderne (per kohen) dhe karroca e ngarkuar me bar ne sfond...Ai autobuzi eshte nje nga 'autobuzet e rinj franceze' qe qarkullonin ne Tirane (dhe vetem ne Tirane) nga fundi i viteve 80' ne unaze e gjetke dhe zevendesuan 'autobuzet fizarmonike' te meparshem. Kur erdhen ne fillim coc ishin ne krahasim me te tjeret, po pastaj edhe ata moren te tatepjeten...

Eh, c'n'a kujtuat! Do duhen ca ore te vijme ne terezi tani! Kohe te dhimbshme!

faze qe e ka perjetuar çdo popull ne tranzicion...duke te reformuar frazen ne tarnzicion me togfjaleshin  ne hapat e zhvillimit , mbetem dhe jo se mbetem une plotesisht dakort , por ky eshte nje realitet mbarebotror.

Ndryshe , nga njohesi shume i mire i psikologjise se nen nivelit medioker , malzaiasi Dushkas , ka arritur te preke telat e brezave...... af , of , uf ose nje brez me konstrukt mendor UFOSH.

Fatkeqesisht , ky brez dallon sot ne vleresimin e jetes se Shqiperise dhe me te drejte shumekush me dy pare mend duke i lexuar komentet mbrin ne perfundimin

Ky brez ne nivelin e Dushkos e dominon masivisht Shqiperine dhe rrjedhimisht Shqiperia e ka shume te veshtire te behet !

Kur harrin edhe nje saraç apo çirak Malazias si lende Dushku te na beje portretin ????????

Ky shkrim me kujton filmin e atij regjisorit italjan,(nuk me kujtohet emri), ''La amerika''.    Pak a shume edhe ai ne te njejten menyre e pershkruante Shqiperine e asaj kohe.  Por ne, nga qe e jetonim  vete ate realitet dita dites, ato pamje nuk na benin ''pershtypje'' nuk na besohej.  Bile i akuzuam  keta, (artistet), si tendencioze  qe kishin si qellim vetem ta ''nxinin'' Shqiperine.

Por tashme, pas kaq vitesh, duke e lene pak menjeane  atdhedashurine, patrotizmin,  nuk mund te besh gje tjeter, vecse t'u japesh te drejte.

Kjo ishte Shqiperia e fillimviteve 90'.  Duam apo s'duam, ky ishte realiteti i ''hidhur'' atehere!

Nuk mund te jemi kurresesi krenare, por nuk duhet kurresesi te harrojme, them une.   ''Mire'' apo keq, ishte (eshte), pjese e Shqiperise sone, identitetit tone.

L'america ishte film i bukur dhe kuptimplote, por nuk i drejtohet me shume shqipove sesa kujteses se Taljoneve...

Perse ja hoqet "L'Amerika"

Eshte nje krahasim qe ne se me lejohet te bije vergjet e GJ.Fishtes , do te lexojme per nje Mal te Zi e malazias Dushq , dicka me interesante per te njohur dashurine dhe prekjen e tyre per ne  smiley .

Dystandarteshi mendoj se e cenon larmine e kendshikimeve .

Prurja si nje surrogato e verte nuk ka asnje ndryshim nga shkrimi i atij anglezit me Dan me duket smiley

Kam mendimin , që , në se ne kritikojme si SHQIPTARE , ndoshta dhe me keq se cdo i HUAJ , keta dhjeramane e qurrasher me shkrimet e tyre nuk duhet te zene vend as si krahasimor me mendimin shqiptar . 

Ata jane palo fundrrina me objektiva mjaft te percaktuara te fshehur nen petkune shprehjes mjaft domethenese e mjaft percktuese te Niko Nikolles  

 "Ne Ballkan ose je Fis ose je Krushqi  "

Injoranca nuk ka qene dhe nuk duhet te jete argument!

Ne vitin 1998 jam operuar ne nje salle si ajo aty me siper. Infermieri me njeren dore mbante shishen e serumit, me tjetren hante hamburger. Dyert dhe dritaret e salles se operacionit qendruan hapur gjate gjithe kohes.

Sa per fytyrat, ajo vula e skamjes eshte veshtire te hiqet me 20 vjet. Thjesht modeli i flokeve ka nderruar.

Ah, po, Muzeu i merhumit diskoteke u be...

E ke gabim, per vulen e skamjes.  Vula e skamjes mund te kete ngelur disi ne fytyrat e njerezve qe linden e kaluan fazen e pjekurise fizike e mendore ne ate barbaritet paranojak, por brezat e lindur nga fundi i shtatedhjetave, tetedhjetave e me vone nuk e kane hic kete vule.  Edhe me gjithe vuajtjen e tranzicionit duket qarte qe jane te shendetcem.

Shqiperia s'eshte Tirana, dil nga rrezja e unazes dhe shihi njezetvjeçaret pastaj.

Dola dola, e vule skamje nuk pashe gjekundi.

Po, po, ke te drejte. Kopshte me basene gjithandej, qetesi, drita 24 ore, uje i rrjedhshem, ushqim i kontrolluar. Le pastaj qe per te punuar tokat kemi marre hyzmeqare nga jashte, makinat e linjes Tirane-Durres mbulohen nga krahu i punes serb, ne Fier italianet punonin e shqipot benin sehir me nga nje birre ne dore... 

Per te mos folur per fshatrat qe vizitova: burra e gra kishin dale tek sheshi dhe ndiqnin bashkarisht nje film te neorealizmit italian.  

Leri keto ironite e stermunduara.  Problemet i dime te gjithe, dhe nuk i mohon njeri, ama te krahasosh gjendjen e sotme me ate te pershkruar ne artikull eshte thjesht e pamundur.  Gjatesia mesatare e njerzve e hedh poshte krahasimin si fillim...

Shiko se ndoshta me ngaterron me ndonje tjeter. Krahasimet i bere ti, une as qe i zura ne goje. Por ndoshta po replikon me ndokend qe ke ne mendje, me mua jo, te siguroj. 

Më 1 qershor 1990, ditën e Fëmijëve, dy vajzat e vogla të Aleksandrit, njëra tetë dhe tjetra 9 vjeçe, merrnin pjesë në një shfaqje që do të jepej për prindërit.

Jaku kujton: “Ato shkonin në  prova gjithë dëshirë. Një ditë para shfaqjes, një anëtar i komitetit të Partisë së Shijakut erdhi në shkollë dhe i tha drejtorit që vajzat e Aleksandrit duhet të hiqeshin nga shfaqja.”

Armiq të popullit. Jaku heshti një copë herë. “Të dënosh për katër breza! Katër breza! Çfarë krimi meriton një dënim të tillë. Kundër babait tim nuk u bë asnjë akuze e drejtpërdrejtë. As edhe një e vetme!”

 

Artikull perle!

Shuplake e nxehte turive per gjithe envero-komunisto-nostalgjiket qe na derdellisin denglat e tharjeve te kenetave, elektrifikimit dhe ndertimit te hidrocentraleve!

Autorin kam patur fatin ta takoj ne nje seminar per diplomacine para 10-12 vjetesh.

Madje mbajti edhe nje referat per Ballkanin. Konsiderohej si njohes mjaft i mire i Jugosllavise. Ka botuar disa libra.

Midis pjesmarresve gezonte respekt te padiksutueshem.

Pastaj...pershkrimet ne kete shkrim secili i perjeton sipas midese se vet.

E verteta dhemb kur eshte e hidhur...

...dhe kur te dhemb atje ku te djeg...s'merresh me shkrimin por me autorin...tipike e burreceve.

 ....vitet 90 ishin me te veshtira, megjithse kishin filluar disa reforma por ishte shume vone, pothuajse kishte arritur pika e vdekjes, ne fakt shqiperia i shqeu dyert dhe jo i hapi! .. tani jemi me te ajrosur, floket me llak dhe bithen me kak, ujin e blejne, dirtat do te kemi kur te ndertohet berthamorja e Saliut, rruget i kemi por ce do prishen sa perfundojne....  

Kohëve të fundit disa nga ne kemi filluar të kërkojmë nga bota që të na trajtojë me dinjitet.

Paramendoni sot shkrimin e "dushkos" "Shqipëria (s)hap kutitë"... sa turp. Jo sa turp, desha të them "çfarë luksi". We are lucky.

jo e plote kjo thenia juaj zoti filozof:
nji pale thote se, nqse na trajtoni njesoj (liberalizoni vizat), keni per ta pesuar prej nesh. Lucky we are!

I pakapshem, po te jap dy te dhena te cilat duhet me i pas parasysh tek sa themi  pernje lloj bilanci.

Ne vitin 1944 shqiperia kishte 897.000 banore.

Nga keta, 92.8 % e vinin firmen me gisht 

Kishim vetem 13.2 per qind te tokes nden uje.

Merrej nje rendiment prej 7-9 kv/ha miser (kaqe per te mos ju lodhur)

.."Shteti modern" qe trasheguam

Ne vitin 1949:Te gjithe mesuan shkrim e kendim.Ne vitin 1990 250.000 Kuadro te larta, pergatit ne shkollat tona.Universitet, Akademi 24 Institute,

680.000 Ha toke.Nga kejo rreth 70 % nden uje.Kur i gjithe  Anadolli edhe tani eshte  shkretetire.Arritem  120 Kv miser /ha(Pyet Jozin se e di mire fort nga qe punonte me Hysen Laçejn, Instituti i Misrit dhe Orizit)Morem 80 dhe 90 kv grur /ha Mesatarisht 43 kv/ha.Kishim 3600 ha sera me ngrohje diellore.etj etj.(Sot nami nuk u dihet) Keto nuk flasin per vend feudal

Dome thuash: Po more po, por mbetem pa dhalle e mish. Mbetem sepse permbi gjithe ate potencial intelektualesh te ketij vendi, u vune te paaftet qe pershkelen me injorancen e tyre gjithe arritjet.Dhe te jeni te bindur qe nuk ishte faj i sistemit. Nuk ishte faji i sistemit, pse njerezit braktisen  perfitrimin te detyruar..Kjo eshte nje tjeter mesele te ciles,  ndoshta do te vije nje dite qe njerezit ti kthehen per ta analizuar holle.Natyrisht, kur te merret vesh mire.... "zhgenjimi i madh"

 

 

O grava, lexoje prap artikullin se nuk thot tjetri qe ishim vend feudal, por Hoxha e drejtoi vendin si ciflikun e tij feudal.  Hoxha bashke me shpurren e tij, dhe kete s'e luan as topi.  Bijte e bijat e ketyre cifligareve te kuq i ke sot duke protestuar kunder atyre kuadrove te larta qe na permend ti, se kerkojne cifligun qe baballaret fituan me aq gjak te derdhur Shqiptaresh.

Ato arritjet qe permend, kishin per t'u arritur nga cdo qeveri qe do vinte me vone e jane arritje normale te modernizimit te vendit qe mund te ishin bere pa shkaperdhimin total te shoqerise te vilajetit te Shkodres.  Pa permendur faktet pastaj, qe u arriten nga kredite, keshilltaret e makinerite sovietiko-kineze e nga puna skllaveruese e popullit Shqiptar.

Do te them, qe mbetem pa dhalle, pa mish, pa liri fjale, pa liri veprimi, pa liri levizjeje, pa dinjitet, pa karakter, pa moral e sic e kane permendur shume te tjere siper te traumatizuar teresisht.

Faji i sistemit eshte e ca faji, se te paaftet viheshin pikerisht nga sistemi qe ti thua.  Kualifikimi kryesor per te perfituar shkollen e larte ne ate sistem ishte biografia politike e klasore e personit ne fjale dhe e familjes se tij.

 

 

Hmm. Nuk ishte faji i sistemit. Perkundrazi. Ishte faji i sistemit. Por duhet thene: jo vetem i sistemit. Se sistemin njerezit e bejne. Megjithate eshte interesante se sot askush nuk thote eshte faji i demokracise, ekonomise se tregut, por eshte faji i Rames, Berishes, etj. Shkurt faji i injorances njerezore. Injoranca jone e larte nuk na le te tregojme dashamiresi para njeri tjetrit e te ndertojme. Por per dje faji i ngjishet sistemit edhe pse mund te ishte faji i injorances njerezore.

Shkurt: Veshtire te vendoset se i kujt eshte faji. Sistemin e nderruam. Si ta zhdukim injorancen?

Ky pershkrim qe ne fillim ka disa gabime, psh rruget ne ate kohe nuk ishin me gropa, biles ishin me nje rregull pothuajse absolut. Ne pergjithesi ato qe jan shkruajtur por edhe fotot pasqyrojne nje realitet te asaj kohe, por nuk jan absolutisht nje pershkrim real i kohes. Mund te shohim pershkrimin e ketij njeriu dhe nje emision te TVSH-s te 89-s apo 88-s dhe realiteti do te jete diku ne mes, sepse ky pershkruan anet me negative te shoqerise, menjf ku njeri ka kaluar neper Shqiperi dhe c'do gje qe ka pare ka qene negative, s'paska pas ne ate vend asnjegje pozitive per te pershkruar ne menyre qe te kemi nje reportazh te balancuar? Psh ka pas vertet spitale ne ate gjendje, por nuk kane qene norma dhe kete e dime te gjith. Sistemi shendetesor ka qene kualitativ, dhe kush ka qene ne spital e ate kohe e di kete gje, vetem nqs do genjej pastaj. Vdekjet ne popullsi nga semundjet kan qene ne nivel shume me te ulet se sot, poashtu edhe vdekjet e nenave ne lindje.

Dikush me larte tha qe ne u revoltuam me filmin L'America sepse nuk na pelqeu e verteta, kurse une them u revoltuam sepse nuk pasqyronte Shqiperine e vertete, por ishte nje fyerje e rende, nje degjenerim publik qe i behej ketij vendi. Shqipetaret ne ate kohe kane qene nje popull ekstremisht i varfer, por nje popull gjithsesi i arsimuar, me nje klase intelektuale proporcionalisht te gjere, me mijera profesioniste dhe specialiste te zotet, qe kan punuar ne shume fusha te industrise, kultures dhe arsimit. Pra nje popull si gjith te tjeret ne Europe per mendimin tim, vetem se i varfer dhe me problemet psikologjike qe e la sistemi komunist.

Ky pershkrim qe ne fillim ka disa gabime, psh rruget ne ate kohe nuk ishin me gropa, biles ishin me nje rregull pothuajse absolut. Ne pergjithesi ato qe jan shkruajtur por edhe fotot pasqyrojne nje realitet te asaj kohe, por nuk jan absolutisht nje pershkrim real i kohes.

ore megjithemend e ke ti?!     po ne tren kishe hipur ndonjehere atehere. vagona  me xhama te thyer, kur erresohej,  vinte fatorinoja me kandil ne dore,te kontrollonte biletat,se s'kishte drita.  po stacionet  e trenit.  tamam si ''haure'',  me xhama te thyer. nga era valviteshin ato perdet e gjata te qelbura, pisllek nga do.  dhe e kam fjalen per stacionin hekurudhor te Tiranes ketu, se ato provincialet as qe mund te quheshin keshtu.   c'fare te kujtosh me pare.

Pra nje popull si gjith te tjeret ne Europe per mendimin tim, vetem se i varfer dhe me problemet psikologjike qe e la sistemi komunist.

aha,   hic  po habili,  thua  ti.

 

Plako qe te mos keqkuptohemi, ti flet para apo mbrapa shkaterrimit te Shqiperise?

 per  periudhen  para ''krishtit'', e kam fjalen une.   d.m th,   88', 89', 90-91.

ti do kesh jetu me naj univers paralel ose ke qene 24/7 n'gjume robo

Mund te flas per fundin e viteve 80-te dhe per arsye te ndryshme kam pasur fatin te udhetoj ne Shqiperi me shume se shumica e popullit dhe mund te te them me bindje te plote qe rruget kan qene shembullore, te pakrahasueshme me rruget qe ka Shqiperia sot 20 vjet me pas. Gjithashtu qe stacionet e trenave kane qene jo vetem te pastra e te rregulluara e plot me njerez te rregullt, por edhe trenat kan qene shume te paster, me vagona te vecante per duhanpiresit, me xhamat ne vend, pasterti  dhe me nje atmosfere te shkelqyer brenda tyre.

Nuk eshte e drejte qe shkaterrimin qe solli ndryshimi i sistemit t'ja veshim Shqiperise te para tranzicionit, apo jo?

Mund te flas per fundin e viteve 80-te dhe per arsye te ndryshme kam pasur fatin te udhetoj ne Shqiperi me shume se shumica e popullit dhe mund te te them me bindje te plote qe rruget kan qene shembullore,

qenke fiksuar te rruget e fund viteve 80. megjithese s'jam ne nje mendje me ty,  hajde mo ,po ta bej qejfin.  ishin nje fare fije me te rregullta se  pas  viteve 90,(tranzicionit).

por mos  harro. s'kishte se si te prisheshin shpejt ato.  s'kishte makina ne Shqiperi ne  ate  kohe, ose  fare pak smiley

aso kohe, deri para vitit 90,  i binte mesatarisht neper rruge, te shkembeheshin  2 makina ne 3 ore.  prandaj ishin aq ''shembullore'' ato.

Plako une nuk thashe se kishin arsye te prisheshin apo jo, thashe qe autori genjen kur thote qe rruget ishin plot me gropa duke ja hedhur kete sistem te kaluar apo duke dhene pershtypjen se kjo ishte Shqiperia e komunizmit, kur e verteta eshte ndryshe, qe rruget u prishen mbas komunizmit, jo gjat komunizmit.  Poashtu me fotot e tjera, spitalet u shkaterruan mbas komunizmit jo gjat, pra perseri autori genjen me fotot e tija. Plus fakti qe sic thashe perqendrohet tek aspektet negative te shoqerise, dhe duke u perqendruar vetem aty nu jep dot nje pershkrim real te vendit. Per te genjyer per lloj lloj interesi mund te genjejme te gjith, muhabeti eshte te themi te verteten.

Tt.

Ti i ke shetit me makin rruget e Shqiperis , une i kam bere ne kembe , keshtu qe i njoh me mire se ti.

Cilat rruge kane qene te mira ? Lushnje -Fier, Kavaj - Lushnje, Peqin -Ballsh, Tepelen -Gjirokaster, Tirane -Laç, Laç -Lezhe,  Lezhe- Shkoder, Shkoder -Puke- Fierz, Tirane -Diber??

Ka pasur disa rruge qe nuk ishin per tu share ne ate kohe.

Plepat ne Durres, deri diku rruga Durres-Kavaj, rruga e ullijve ne Vlore, nje pjese e vogel Tepelen Gjirokaster, hyrja ne Korçe, dhe sheshi Skenderbeu me shetitoren.

Ne Tirane, 21 Dhjetori, Kombinati, Ali Demi per tek uzina, rruga tek treni, Kamza, nuk kane qene rruge po rrugica me balte.

Ore leri llafet ti, derr derr, muhabeti eshte ai realitet ka qene politikisht dhe ekonomikisht gati i paperballueshem per njeriun, por jo te dal nje pseudo-gazetar e te genjej per gjera qe ne i kemi jetuar vete. Nuk ka qene me rruge te shtruara gjith Shqiperia, (mos harro qe doli nga l2b me qindra metra rruge te asfaltuar vetem) por ato qe kan qene te shtruara kan qene tamam, skan pas as gropa as gje, por kan qen po them edhe njeher shembullore, dhe te afta per te perballuar nje trafik shume here me te madh se te kohes. Jo vetem aq, por te gjitha sherbimet sociale kan qene te tilla, qe nga shendetesia, arsimi, policia, ushtria, komunalja. Ka patur rregull dhe disipline. Me kete nuk mund as te debatosh, eshte nje e vertete e pamohueshme. Pyet me te rriturit po te them edhe nje here, sepse  kur hyje ne shkoder nga Mali zi (meqns ky zoteria na flet pikerisht per kete rruge) vertete te binte ne sy diferenca, ishte si nata me diten, por sa hyje ne kufirin shqiptar ne shkoder plako, edhe fijet e barit anesh rruges kan qene te prera me precizion te larte, ku nuk shikoje asnje bisht cigare ne apo anesh rruges. Pyet se mos ndonje njeh ndonje tjeter qe ka bo ate rruge se te kallxojne.

 .. nuk eshte plotesisht injoranca e popullit, populli eshte ai qe eshte, po te duash te kesh diturine dhe dashurine per popullin, mund ta luftosh injorancen, dhe jo ta kutivosh ate, Sali Berisha dhe stafi i tij, me qellim pa qellim po e kultivojne injorancen ne interesin e tyre.Kemi nje shtrese berishjane, gjoja luftojne kunder "komunisteve"qe luftojne per nje pasurim te pandershem dhe te shpejte, vetem per vete. Ne shqiperi nuk ka ngjyra te kuqe blu jeshile, nuk ka ideale, ka vetem mbijetese, konkurenca te pandershme ne interes vetem te klanit,grupit, te cilet luftojne vetem per pushtet.Ti mund te jesh komunist por qe te jetosh duhet te mbrosh klanin qe te jep buke,pune,te jep te mira materiale, qe nje njeri i zakonshem "i pa klanizuar"por qe eshte qytetar i thejshte nuk i siguron. Pse ne Shqiperi pas 20 vjeteve, numri i popullsise qe merret me politike eshte skandaloz?...nje popull 3,5 milion ka mbi 30 parti- shoqata.Berisha ka krijuar klanin e tij dhe prandaj ai eshte sot 20 vjet ne politike, pretendon te qendroje ne krye,thene vet me gojen e tij, deri ne 2017.!!!Vetm nje diktator ka deshire te jete i perjetshem ne politike si Sali Berisha.

Demokratet nuk kane konflikte me popullin diktatoret po!!!

... At Jubani qëndroi mes ferrave të mbira nëpër rrugicat e harruara mes varreve të varrezës katolike dhe mbajti atje meshën e parë publike pas tre dekadash."

Bukur! 

Eshtë e veshtirë të kalosh nga një shtet fisnor në demokraci “ më tha ai (At Jubani). Kur Hoxha erdhi në pushtet, besa ishte besë” kujton At Jubani. “Ai u përpoq ta zëvendësonte atë me korrupsion, gënjeshtra dhe injorancë.”

A ia ka arritur qellimit Enver Hoxha valle?

Sapo u ktheva mbreme nga babadheu dhe ja cfare me ngeli ne mendje:

Shqiperia vazhdon te jete e traumatizuar dhe e demoralizuar thelle menderisht dhe ekonomikisht, e varfer deri ne dhimbje, te vjen keq per cfare shikon dhe degjon rreth e rrotull ... kjo e perzier me nje lloj shprese utopike qe ekziston vetem ne mendjet e njerezve qe presin dite e nate te shohin nje drite shprese ne fund te tunelit por askush nuk e di se nga do te vije kjo drite dhe shpesh here askush nuk e di se cfare lloj drite po kerkon ... (continued)

 Ndonse Shqiperia ka bere hapa perpara, fale inisiativave private, per çudi ai koncepti ; -Shqiperi nuk behet-,  qe autori hasi neper Shqiperi ne 1991-92, qarkullon edhe sot 2010, fale politikes shqiptare. 

Edhe kete doni ta mohoni, qe Shqiperia nuk ishte keshtu.

Ku eshte e paverteta e ketij artikulli?

Ku gjinden ato rreshta qe autori nuk thote te verteten?

Cila ishte Shqiperia sipas jush?

Ne fund te fundit, enveri ju ka demtuar me shume ju, se armiqte e tij, ju ka shplare trurin, ju ka kthyer ne robote NJERIU I RI.

Me vjen keq per ju, Marksi ju ndihmofte.

Per te kuptuar me mire keta "kalemxhij" plot frymezim , po Ju kujtoj titujt e shtypit me famoz te pakten ne NJU Jork perfshi edhe  FORBES ne vitin 2008

Viti 1968 , viti qe ndryshoi A M E R I K E N.

Dhe ke Ameriken ? ! A ka gje me te kuptueshme se sa te vjellesh e peshtysh ne cdo rresht sic ben Dushkasi . Sikur medemek ka zbritur nga Hena , nje cope maloku nga Mali i Zi , qe ekziston fale ekuilibrave gjeopolitike si race SLLAVE me vete smiley , njesoj si Maqedonia!

Me sinqeritet nuk kuptohen keto "perdellime " per poshterimin e nje kohe ku njerzit me te vertete PEMBYSEN Male !

Askush nuk ka asnje te drejte te mendoje ndryshe nga amerikanet

I pakapshem. Po shof se nuk ke lene njeri pa u zene me nje fjalor qe mos e pyet. Qellimi qe une e solla kete shkrim ketu nuk ishte qe te qelloja dike me shpulle surratit , sic e ke thene me lart po per te ndare ca kujtime e per te bere nje dore muhabet me njerez edhe kur ata nuk ndajne detyrimisht te njejtin opinion me ty.Nese ke edhe ti nje opinion tendin, thuaje, po mos i kap njerezit per xhakete se po behesh gjithnje e me i bezdisur per bashkebiseduesit. Dhe hiqe arte zakonin e keq per te thene fjalen e fundit se me kujton ate shprehjen qe thote qe ato veglen sado qe ta shkundesh, pika e fundit do te te bjere gjithmone ne breke.

Sa mire qe i shpjegon gjerat o PF! 

Une opinionin tim e dhashe, pa u zene me asnje njeri ne fillim.  Pastaj mu leshua dicka duke me thene qe qekam i semure psiqik e plot sharje te tjera qe e ka bere vazhdimisht jo vetem kunder meje por kunder shume vetave ketu, sepse kjo gjeja nuk e pelqeu ate opinionin tim.  Me njeri tjeter nuk u zura hic.  Njeri prej xhakete nuk kapa, por thjesht reagova kunder gjese qe ne ndryshim nga mua qe me bllokohet llogaria, ka karte te bardhe per te ofenduar me ate fjalor qe ti e cileson "lere mos e pyet" kedo qe i cenon cdo gje qe ka te beje me komunizmin Shqiptar.

 A ka munci me na i ul t'gjitheve numrin e komenteve ktu? 

10, 15 cope na mjaftojne te gjtheve!

Plus qe minimizohet edhe mundesia per sherr! 

Se vallaj, vijme me lexu ndonje gje per qejf, me qesh i' cike me u knaq me i' cike Shqipnillik! 

 

 

Pse ka Shqipnillik me te madh se sherri?

 E ka qa me lot. Fotot jane kryeveper. Te lumte PF.

Ky eshte artikulli me i mire qe kam lexuar ndonjehere te ppu. I dyti eshte ai i Vanity Fair mbi Ramush Haradinaj. Per kesi prurjesh ja vlen te frekuentosh kete blog. Ca prej atyre personazheve i kam njohur.

1991, sot 2010 pas 20 vitesh. Kemi bere hapa gjigante, jemi rrezuar, por jemi ngritur perseri. Edhe me mire do behet, ka plot pozitivitet, energji ky vend. Tani komunistat i kishim dhe vazhdojme ti kemi akoma. S'ke ci ben. Ca kane perfunduar si mos o'zot me fantazma e gjynahe qe s'i shqiten, ca po ja ndjene lezetin kesaj jete, por kjo eshte normale dhe mese e pranueshme gjithnje sipas parimit qe "Dielli ndriçon njesoj nje lule dhe bythen e gomarit" 

Me falni, ma gjeni dot kete artikullin mbi Ramushin se me bete kurioz. Flm. smiley

“Eh, s’bëhet ndonjëhere ky vend” më thotë gruaja me buzën në gaz.

Vec kjo fraze e gruas me shpagoi pak per mundimin e leximit. Pjesa tjeter bajatllek. Interesante se artikulli eshte shkruar ne 91 dhe po te veresh ka te njejtin stil si te disa shkruesve te nderuar ne kete pellgace..

Pasi lashë pas autostradën plot trafik dhe botën e zhurmshme të Jugosllavisë për t’u futur në një rrugë të humbur mes malesh, fillova të ndiqja me kujdes shenjat e pakta e të ndryshkura buzë rrugës së shkretë ndërsa makina linte pas një re pluhuri teksa përparonte në territorin e zhveshur dhe të ashpër të Shqipërisë.

Ky paragrafi nuk e di pse por me beri shume pershtypje. Ketu autori ka injektuar ne nje fare menyre (ndoshta une keqkuptoj) njefaresoj ide supremacie te Jugoslavise ndaj Shqiperise. Pse mo plot i kishte rruget Jugosllavia me makina ne ate vit? Hmm

Persa i perket pershkrimit, duhet pranuar qe megjithese perqendrohet tek anet negative (kjo eshte shume kollaj kur behet fjale per nje popull te varfer), gjithsesi eshte pershkrim i sakte.

Megjithate, edhe ashtu sikurse dikush tjeter tha me lart, nje google mbi kete person, te ben ne fakt te ngresh nje hije dyshimi persa i perket qellimit.

 Pse mo plot i kishte rruget Jugosllavia me makina ne ate vit?

Po.

Plot gjithashtu  kishin dy frigoriferat per cdo shpi, dyqanet, lokalet e restorantet. Vite drite para Shqiperise, vite drite.

Paskemi hecur shpejt ne atehere. Nga vite drite qe ishin para nesh, tani nja dy muaj jane me duket.

Ky "miku"çim Beqari nuk eshte shkodran ,ndonese mund te kete lindur ne Shkoder.Sot mbase gjendet ne Nju Jork.Eshte i biri i T .Beqarit,kryetar dege ne shkoder,gjakpires e kanibal i lindur.Per hir te se vertetes ku çimi ishte goxha djale ,i embel e mjaft i bute.Per te kompensuar kafsherine e te jatit.Me duket se sapo e moren vesh se ç'kafshe ishte i jati te dy djemte edhe i vllai FB,prof ne gjimnaz iken ne amerike.

 Zana, ne tirane njof une nja dy cim beqara. Njerin e kam pas komshi. Beqari eshte mbiemer shume i perhapur dhe emri Ndricim po ashtu.

Zana.

Eu, sa njeh edhe ti.

Lum,a e man mend nje motren e tyne,Ta Laç...gjykatese ne Shkoder ne kohen e Muho Asllanit....nje talibane tutkune,komuniste krytule....S'la kend pa denu n'Shkoder.....I jati n'vend....

Zana.

Une nuk njohe shume se per te dale ne qytet me duhej te kaloja para deges se mbredshme, kisha frike e skam kaluar kurre ne ate rruge, nga Parruca ishte komiteti i partis nje krah e komiteti ekzekutiv ne krahun tjeter, edhe kete rruge skam kaluar kurre, rrugen e mundimeve ku ishte pallati afer shtepi se kultures ku mbanin te burgosurit , materniteti e gjykata nuk e mbaj mend te kem kaluar ndonjeher nga frika, nga krahu tjeter tek Dugajt e reja ishte shtepia e Muhos, rrethuar me polic, pas shtepis se tij vinte ndertesa e BP edhe aty polic, edhe kete rruge se kam bere kurre, andej nga ambulanca ishte prokuroria, tek zjarrvikset ishte hetusia, mendo se ku mund te dilja une ne qytet, keshtu qe kam jetuar i qete ne pereferi.

Me shkoi mendja se duhet te jete ai qe them une sepse kishte mbaru filologjikun per anglisht, punonte diku "lart2te zeri i popullit.Nejse ,kjo eshte irrilevante.Mesha e At Jubanit eshte mbajtur diku ne mes te nentorit te 1990.Une me tridhjet nentor te atij viti jam larguar nga Shqiperia.Ne ate meshe une isha.Normalisht marr pjese ne mesha pothuaj çdo te djele.Per mua ajo meshe eshte unike ,e ngjashme me pagezimin e Krishtit....As ne pagezimin e sime bije nuk kam qene kaq e emocionuar,frikesuar,e dehur sa ne ate meshe.Askujt nuk i besohej se ishte e vertete qe mund te beje shenjen e kryqit....Prinderit na kishin porositur;ruj se se shkoni.....jane sigurimsa..ne shkuam ,per fatin tone ....qe te mund te them sot ..une isha....

Zana.

Thashe sa njeh, e jo sa memorie ke.

Mesha eshte dhene me 2 nentor, ka qellu mos u gabosha me diten e gjithe shejteve. At Simoni  jubani ka qene futbollist dhe ka luajtur me Vllaznin per disa vite, dhe ne ato dite kur po pergatitej hapja e kishes , e perseriste shpesh kete fraze " si dikur kur luaja futboll dhe tranjeri ( Loro Boriçi) ne thonte -sulm e vetem sulm, edhe sot, sulm dhe vetem sulm, se ndryshe nuk ja arrijme qellimit".

Ta kishe edhe ti gjysmën e kujtesës së Zanës... meqë jeton n'Itali, ku e dinë edhe gurët që tutti santi nderohet me 1 Nëntor, do bëje më mirë të mos flisje nganjëherë smiley

Mund te shohim edhe keto fotot ketu te Shqiperise para shkaterrimit.

http://www.youtube.com/watch?v=RlpNKp453...

 

http://www.youtube.com/watch?v=QbWHiujIGH0

Edhe keto foto pershkrim real jan, pa pike dyshimi nuk jan montazh por nuk jan pershkrimi i realitetit. Realiteti ishte i hidhur politikisht edhe ekonomikisht, por shqiptaret ishin nje popull si gjith popujt e tjere europian, dhe une kurre nuk mund te pranoj qe shqiptaret ishin si shpellare. Kjo nuk eshte e vertete, dhe nuk ka shqiptare te mos jete deshmitar i kesaj lufte te ashper mediatike kundrejt shqiptareve keto 20 vjet, duke na portretizuar sa me keq te jete e mundur gjithmone me imazhet me negative te shoqerise tone. Mos u beni viktima. Mbaj mend qe edhe ne vitet 2000, biles edhe sot vazhdon qe te kete nje disinformacion te tmerrshem ne lidje me shqiptaret ne mediat perendimore.

Une nuk arrij te kuptoj se C'shqiptar i thote vetes ai qe del e na thurr lavde per keto foto qe jan publikuar ne ate kohe posacerisht per dhene imazh negativ per shqiptaret. Shume mire mund te ishin marre foto nga te gjitha fushat ejetes, dhe intervista e reportazhe nga te gjitha fushat e jetes para se te behej nje pershkrim qe ka per qellim te verteten. Keto jan artikuj te propagandes anti-shqiptare qe fatkeqesisht vazhdon sot e kesaj dite dhe ka trushplare fatkeqesisht edhe shume shqiptare.

 Ttmsoia, mos idealizo kot gjera me te cilat ne talleshim qe ne ate kohe. Sa per kuriozitet, kam punuar 2 vjet si topograf me Institutin Rruga Ura ne Tirane dhe sa per rruget mund te flas me nje fare kompetence. 

Rruget, pervec atyre te quajtura Nacionale, kane qene te tilla, qe nuk futeshin ne asnje standart europian. Keto rruge relativisht te mirembajtura kane qene nga Shkodra ne Vlore (dhe ajo e Gjirokastres) dhe kryesisht ne Shqiperine e Mesme. Nuk di nese ke vajtur ndonjehere ne Kukes asokohe, sa i je ngjintur Qafe Thanes apo nese ke udhetuar ndonjehere me "kontraposten" per ne Himare.

Deri ne fund te viteve 80, akoma rruget teknikisht me te mira ishin ato qe ishin ndertuar nga ushtria italiane. Rruget nuk plotesonin asnje standart shpejtesie dhe shpejtesia maksimale ne te cilen mund te ecej ishte 60 km/ore ndersa ne kthesa 30 km/ore. Nuk kishte tabela qe tregonin drejtimet e qyteteve apo fshatrave qe mos i zbulonte armiku. Traseja e rruges nuk duhej te ishte me e gjere se 9 metra se mund te ulej avioni armik. Ne rastet kur kjo mund te ishte me e gjere, detyrimisht ne mes duhej te ndertohej lulishte me shtylla neoni ku te perplaseshin avionet. Per te njejten aresye rruget nuk ndertoheshin ne vije te drejte per me shume se pese km dhe nuk ndertoheshin kurre ne fushe, por rreze kodrave. Preteksti thuhej se ishte kursimi i tokes se bukes, por humbja materiale ne ndertim dhe ne perdorim ishte e pajustifikuar ekonomikisht. 

Meqe do dokumenta autentike te kohes, shihe njehere ato dokumentarin per ate shoferin qe transportoi me "Tatra" turbinen e Fierzes, dhe qe me vone e bene "Hero te punes socialiste" per ate transportim, qe ta marresh vesh se si ka qene gjendja e rrugeve. smiley

Pa lidhje me rrugen kjo. A te kujtohet kur filluan te vinin shigjeta ne maje kollonave te vogla te betonit qe mbanin vreshtat, me qellim qe tu nguleshin ne bythe diversanteve qe do te zbarkonin naten?!!! Edhe ai robi qe e shpiku kete mori nje medalje pune.

A te kujtohet kur filluan te vinin shigjeta ne maje kollonave te vogla te betonit qe mbanin vreshtat, me qellim qe tu nguleshin ne bythe diversanteve qe do te zbarkonin naten?!!! Edhe ai robi qe e shpiku kete mori nje medalje pune.

HAHAHA, E madhe kjo, sa kam qesh. Ato qe ke thene jan te verteta, por rruge me gropa ska pasur, biles rruga nga thote ky qe hyje nga Malizi ne Shkoder ka qene ne gjendje te mire gjithmone, edhe sikur per vete faktin se ishte rruga me e frekuentuar e te huajve qe hynin ne Shqiperi ne ate kohe, dhe regjimi donte t'ju tregonte arritjet, dhe nga inati qe kishte me Jugosllavine ate kohe. Pastaj sic thashe duket ajo doza e zakonshme edhe ketu, sidomos tek fotot, te cilat te thuash te verteten nuk jan pershkrimi real i Shqiperis dhe shqiptareve te kohes. Mund te pershkruen astu spitalet e asaj kohe? Ne asnje menyre, apo cfardolloj sherbimi publik. Me vjen keq po jo plako.

 Aman te keqen. Pjesa e Torovices ka qene gjithe jeten sikur e kishin ngrene qent!

te dilte guri ne veshka thuaj smiley

kishte cilesi terapeutike smiley

Pf po te kujtoj qe ne Tharjen e kenetes se fush malaties deri ne Bushat dhe krijimin e fushes se Torovices kane dale pronare .

Nuk ma do mendja qe ka pas qener. Ka pas Peshq ndersa qente duhet te kene dale vone ose ne kete kohe qe zihen per pronat smiley . Mos e kane keqinformuar ate Dushkasin smiley

E sikur te ta shpjegonte Zana cdo me thene malatto qe ka marre emrin fusha smiley

tallonat,vajguri,shpite me qerpic qe mund ta na binin  e te na zenin mrena

ngrofja ka   qen em dru, une jom la me kova deri vone se spara kishte shume dushe

se besoj se ne mal te zi ka qene deri ne ate far gjendje si te ne

edhe une jom le e rrit ne tiran

 

28.jpg

hahahahahhahaaaaaaaaa

hahaaaaaahhhhhhhhhhhhhhaaaaa

viva viva..

 

ky neandertali  ketu me siguri sot eshte ndonje deputet ne klasen politike shqiptare...hahahahahhhahahaha

do ta perhap ne te gjithe rruzullin tokesor kete foto.....e papame...

 Ky eshte Zoro Shqiptar me maske. smiley

Ajo qe ben pershtypje eshte se atmosfera e kohes eshte sjelle si rrefim per jete njerezish dhe permes perceptimeve  te vete  njerzve per jeten dhe  kohen.

Si portretizohet Shqiperia dhe shqiptaret e 91? Rrenim- i gjithe lejtmotivi reportazhit.Vend i rrenuar, jete te rrenuara, moral i rrenuar nga ferri komunist.Nje i huaj kaq mund te shikoje, keshtu mund te shikonte dhe keto mund te shikonte ne ate moment kolapsi dhe  ndryshimesh (90-91)

Ka mjaft  detaje te jetes shqiptare te evidentuara cka flet per  nje sy te stervitur.  Ajo periudhe ndryshimesh ishte shprese, hutim, frike, entusiazem, rremuje, ikje, pritje-pra shume e trazuar dhe komplekse  dhe  autori e ka percjelle gjithe kete atmosfere.

Me pak detaje eshte dhene perpelitja e njerzve ne krahet e nje iluzioni qe po jepte shpirt:

“Më thuaj të verteten” më tha një burrë rreth të tridhjetave. “Çfarë mendon bota e jashtme për ne? A jemi vërtet kaq të prapambetur? A janë gjërat vërtet kaq keq këtu, krahasuar me jashtë? Të lutem më thuaj të vërtetën.” Ai u mblodh kruspull nga të ftohtit brenda palltos  së tij të zezë e të vjetëruar, duke pritur përgjigjen time.

Ishte e vështire t’i thoje atij që po, vendi i tij ishte shumë mbrapa dhe tmerrësisht i varfër.

Kujtoj kthimin e pare nga jashte ne Shqiperi ne 93.Dukej sikur vija kufitare ndante jo vetem dy vende por edhe dy pejsazhe krejt te kunderta;andej gjelberim, ketej shkretim, gri gjithandej dhe varferia e tokes, rruges, njerzve te perplasej ne fytyre. Sot cuditem me personat qe shkonin per studime jashte shtetit (Itali-France kryesisht ) se si  e perballonin shokun pas kthimit ketu, si nuk cmendeshin .Nqs kjo nuk ka ndodhur, merita eshte e ideologjizimit te skajshem te njeriut.

Ne disa parashikime duket profetik:

Tmerri hoxhist më në fund po mbaronte, por shumë shpejt unë zbulova se do të duheshin vite, e mbase breza për Shqipërine që ajo të mund te arrinte botën moderne.

Diku thote shqitaret dolen prej lengates komuniste por besa dhe besimi mbeten te pa shkaterruar. Ky ishte ndoshta nje iluzion i atyre qe jetonin me imazhet e Shqiperise epike. Ca komunizmi dhe ca konsumerizmi dhe koha tregoi se shqiptarit si ka mbet as bese , as din e as iman.

Shume udhetare kane kaluar ketej pari ne kohe te ndryshme, kane pare dhe kane shkruar per kete vend ekzotik, te cuditshem, kane treguar per varferine legjendare, per veset dhe vyrytet e shqiptareve.

Por askush nuk ka shkruar per te gjitha keto me aq dashuri sa Edith Durham.

""Por askush nuk ka shkruar per te gjitha keto me aq dashuri sa Edith Durham"""

 

rracat e qyteteruara nuk i ngrene lavde varferise.....

ose sic thoshte GOETHE... """meqe te pelqen mizeria dhe vajtimi atehere pse nuk gezohesh me to????" 

Hej o PF, pse s'na sjell nje shkrim mbi diten e isllave qe festohej fill mas asaj te gurave. Do kenaqesha pa mas. JO per gje po s'kam pas ça me bo sot tere diten. As edhe nji hall. Nuk shtyhet dita keshtu. Edhe me ate difektin e bovilles qe mund ta shtynim nje kafe tre orshe, na qetesun se u kuptu qe te pakten nje here ne dite (ne darke) do na vij uji kete muaj.

 Per diten e hisllave nuk kam, por do sjell nje udhezues teknik se si mund ti hedhesh doçet ne ajer me karbit dhe nje studim te bere nga kalamajte e lagjes se si 4 nga 6 mace qe i hodhem nga kati i peste rane ne kembe dhe iken. Dy te tjerat thyen ca kocka po nuk ngordhen.

ah docet me karbit, te paharrushme.I fusnin edh enje dor bizhoz me te dredhme  me vize

doçet ne ajer me karbit

lojra lagjeje te perhapura deri vone, para se playstationi te vriste kreativitetin

O Genc dhe PF, jeni tmdhenj. Po qesh akoma me vete. Se di po mu kujtun kopacat, zarat, arrat e mushme nga mrena me buk tul, kapsollat e mushme me barut shkrepse .....

PF, duke harruar ngarkesat emocionale te pakuptueshme, por te gjithgjendshme tashme, edhe per refime qe kane ndodhur tash sa kohe me pare, po shtoj dy centet e mija ne kete teme qe fare mire mire mund te ishte nje kuvendim i lezetshem dhe shqiptarllek i mire qe thote Mrroku. E njoh shume mire Shqiperine e fundit te viteve 80-te. Ne cdo qelize. Jugun pak me mire se Veriun, por sidoqofte edhe ne Veri pata shkuar ne vende qe 99% e shqiptareve nuk i imagjinonin.

Shqiperia ka patur nje varferi te frikshme. E perseris, varferi te frikshme. Varferia relative dhe absolute u rrit ne menyre eksponenciale gjate gjithe dekades se viteve 80 dhe ketu po flitet per kulmin e saj, qe besoj se kap vitet 88-92. Gjendja ekonomike dhe shpirterore e shqiptareve si dhe dallimi me vendet e tjera te Europes nuk ka qene dicka e njetrajtshme ne kohe, kjo shume shpesh harrohet dhe sherben si pikenisje keqkuptimesh. Sidoqofte, vitet 88-92 me duket se kane qene kulmi dhe pika me e ulet e gjendjes sone.

Jugosllavine qe flet autori i shkrimit e kam pare pak muaj para se flitet ketu.Kam udhetuar nga Titogradi ne Ljubljane. Nuk ka te krahasuar Jugosllavia e asaj kohe me Shqiperine e asaj kohe. Beogradi ishte nje qytet perendimor. Zagrebi, Ljubljana po ashtu. Fshatrat qe te zinte syri ne Mal te Zi ishin si kartolina krahasuar me fshatrat tane te stervarferuar. Te rrime shtrember, te flasim drejt. Kjo s'ka te beje me cka jane jugosllavet ne lidhje me ne, c'jane udheheqesit e tyre per ne (perkujtimi i Titos nga Peshku pa uje do jete nje cast turpi qe nuk besoj se do harrohet lehte) - kjo eshte thjesht e verteta.

Fshatari shqiptar kishte mesatarisht nje filxhan kafeje me qumesht ne dite. I njoh mire keto statistika. Njoh first hand fshatare nga fshatrat e Jugut, jo me te varfrit ne Shqiperi, qe merrnin nga nje "gjysem rrethi buke" me sheqer e uje dhe shkonin kosisnin barin 10-12 ore ne dite me krahe, ne livadhe 2-3 ore larg ne kembe. Njerezit ishin te kequshqyer - kujdes, nuk po them qe ka patur uri kronike & zi buke, por kequshqim, dallojne keto nga njera tjetra.
Ne Shqiperi nuk tregtohej leter higjenike, produkte higjiene elementare (grate mund te flisnin ketu me mire si “fushe e tyre” me teper), vertet kishte sapune te tipit tulle gjithe sode, po, edhe kjo duhet thene, ca gjera “bazike” ishin, por per nje vend europian, gjendja ishte e tille sa qe une sot e kuptoj shtangien e te huajve qe na vizitonin. Si dhe tonen kur vizitonim te huaj. Ju duhet t'ju ndihmosh, tha nje here nje e huaj, puna eshte se nuk di njeriu nga te filloje t'ju ndihmoje me pare. Aq fertele ishte gjendja.

"Jashte shtetit" ishte po aq shtangese sa "jashte planetit". Ishte UFO!

Edhe atmosfera shpirterore ishte mbytese, kishte nje pamundesi te pergjithshme, asgje nuk ishte e mundur, NUK KA ishte fjala me e degjuar. Transporti urban ishte nje stermund i madh. Radhet per ushqim ishin pjese e normales se dites. Njerezit gradualisht po humbisnin dashurine dhe lidhjen e natyrshme qe nje popull ka me vendin e vet. Nuk ka indeks me te qarte se eksodi masiv i fillim 90-tes per kete. Kishte ca kohe qe ne xhiron e Tiranes nuk degjoje fjale tjeter pervec fjales "garanci"; kjo ishte nje fare dokument i derguar nga nje i huaj qe garantonte qendrimin per nje vizite jashte, nepermjet te ciles leshohej viza nga ambasada e huaj. Grotesque. Sikur edhe ne parajse te jesh, nqse gjithe banoret perreth kerkojne te ikin prej aty, do edhe ti te ikesh nje ore e me pare. Eshte psikoze kolektive kjo. Nuk pihet shampanje ne hale, ishte llafi. “Halja” ishte Shqiperia, kupton? Deshira djegese e njerzve per te ikur nga syte kembet te hiqte si me shiringe cdo lloj  pathosi pozitiv qe nje njeri normal, ne moshe te re mund te kete per jeten.

Brenda ketij realiteti gri kishte njolla te shndritshme jete. Kishte bukuri njerezore dhe natyrore plot. Ne jemi popull i bukur ne menyre te vetishme per shume gjera. Duhet nje mendje lineare dhe e njeanshme qe te pohoje se absolutisht cdo gje ishte bloze. Deshtimi  regjimit nuk mund te barazohet me zhberjen totale te vendit dhe njerzve. Vetemse e keqja shkoi shume shume thelle, u difuzua ne pjese te brendshme te organizmit shqiptar, detoksifikimi i jonormales se difuzuar do kerkoje doemos shume kohe.

Lidhur me artikullin, mund te them se eshte i sakte ne nje pjese shume te madhe te tij; ka ndonje pasaktesi aty ketu (si ajo puna e anglishtes psh, qe eshte kryekeput e kunderta, psh gjuhet e huaja mesoheshin ne gjimnaze, ose edhe kurse private (vete kam ndjek nje te tille per italisht psh), kishte kerkese edhe zyrtare per te mesuar nje gjuhe te huaj po te ishe ne nje institut kerkimor, etj, keto nuk duhen ngaterruar me censuren e rrepte te librave dhe revistave te huaja sidomos ato jo teknike, te huajt qe vinin ne Rinas e dinin kur iu fluturonin revista te pafajshme mode si te ishin ndonje porn i eger or smth), por une do habitesha sikur nje i huaj qe viziton per here te pare Shqiperine te jepte saktesisht cdo gje, madje do dyshoja ne autenticitetin e shkrimit.

Edhe nje here FLM, miku im!
 

 Em, jam absolutisht dakort me ato qe thua. Pervec nje gjeje te vogel. Ky nuk thote qe futeshe ne burg po te mesoje anglishten. Fjalia eshte:

E kishte mësuar anglishten si autodidakt, duke dëgjuar programet e huaja në gjuhe angleze që transmetoheshin në radio, një krim për të cilin mund të përfundoje në burg në kohën e Enver Hoxhës. 

Pra, sic e kuptoj une te pakten nga struktura e fjalise, krimi ishte "degjimi i programeve te huaja ne gjuhe angleze (qe zakonisht ishte BBC) qe transmetoheshin ne radio. Tani, per hir te se vertetes, po te te denonconin se degjoje BBC ne radio per nate, ta qethnin koken... Megjithate me habit kompleksi qe kemi me te huajt, gje qe e ke shprehur edhe ti aq drejt ne fjaline e fundit. Pra ne si shqiptare edhe mund t'ia fusim nganjehere kot, te bejme gabime ose thjesht te mos kemi informacionin e duhur, kurse nje i huaj edhe kur vjen per here te pare ne Shqiperi per nje vizite disaditore, mban pergjegjesi maksimale per vertetesine detyrimisht te vertetueshme te cdo fjale qe ai thote per kete vendin tone krenar te shqipeve smiley

Tjetren pastaj e kisha me Idrizin, Ttmsoia e nja dy te tjere qe mbrojne teorine e punes ndertimore ne socializem. Po eshte e vertete qe eshte punuar, eshte e vertete qe populli u shkollua, qe spitalet ishin pa leke, qe u thane keneta e u ndertuan hekurdha, fabrika e kombinate, u thane keneta e iu vune diga lumenjve. So what? 

Une do te beja nje pyetje. Me thoni nje vend tjeter te botes ku gjate ketyre vjeteve nuk u punua e nuk u punua dhe ndertua. Pra gabimi eshte qe ketu flitet ne vlere absolute, ose ne shifra krahasuese brenda Shqiperise (zakonisht krahasuar me 1938) dhe jo me vendet e tjera qe na rrethonin. Italia e Greqia ishin pak a shume ne te njejten nivel ekonomik me Shqiperine ne 1940 (shikoni filmat e kohes) por po te krahasoje se cfare u ndertua ne ekonomite e tyre kapitaliste ne 40 vjet, dhe sa vite drite larg ishin ato prej nesh ne 1990, te ikte truri. Le qe harroje Italine dhe Greqine. Mjafton ta krahasoje me Kosoven e shtypur, te pushtuar dhe te lene ne prapambetje si zona me e varfer e Jugosllavise se Titos, qe ta kuptoje se sa ngadale dhe shtrember kishim ecur ne ne ato 45 vjet.

Gjithashtu eshte interesante te shokosh natyren e ndertimeve. Cdo gje qe ndertohej ishte "Veper", per te cilen ngriheshin kenge dhe sherbente per qellime propagandistike si brenda dhe jashte vendit, po per nevojat e perditeshme te popullit nuk e gerricte njeri se quheshin mbeturina mikroborgjeze. Ndertoheshin traktore qe ne rast lufte mund te ktheheshin ne tanke smiley po nuk e vriste njeri mendjen te ndertonte qofte edhe motocikleta apo bicikleta per popullin. Shtypeshin miliona faqe leter propagande, por nuk nxirrej nje top leter higjenike dhe populli fshihej me gazete. (Kaurret xhanem se muslimanet e kishin zgjidh punen ne kokmen) Ndertoheshin mijra bunkere, por familjet jetonin tre breza ne nje apartament dy dhoma guzhine. Te laheshe dy here ne jave ishe lunatik, bebet deri ne 90 dhisnin ne napa qe rilaheshin, grate varnin garzat cdo muaj nen parmakun e ballkonit...lere mos e nga me!

Qe ti bie shkurt asgje nuk e permbledh me bukur varferine e asaj kohe se sa nje shprehje e te madhit Xhevahir Spahiu, qe kur vajti per here te pare ne nje supermarkat ne Rome ne fillim te 90-te, ndaloi ne mes te supermerkatit, hodhi syte verdall, nje dore ne brez dhe me tjetren ferkonte mjekren dhe tha: Eh per sa gjera paska nevoje i gjori njeri qe te rroje si njeri!

 

Gjeja tjeter qe gjithmone me ka cuditur ishte armiqesia e hapur e komunizmit per natyren dhe ekologjine me idene e nenshtrimit te saj. Thaheshin keneta duke prishur krejt ekologjine e zones, ndryshohej rrjedha e lumenjve, prisheshin kullotat malore per te bere toke buqesore, shkaterroheshin fushat per te ndertuar perbindesha ekologjike si Kombinati Metalurgjik qe e shkaterroi fushen e Elbasanit, Fabrika e Sapunit ne Vlore e hidhte soden ne det, aq sa kur u ktheva nje vit nga kampi i pionereve ne Vlore, per nje muaj nuk me ngjiste zhuli ne trup nga soda e sapunit qe kisha marre smiley etj etj.

E nuk po hy te permend ketu shkaterrimin e sistemit klasor te ndertuar ne qindra vite, shporrjen e inteligjences se mrekullueshme te paraluftes dhe zevendesimin e saj me kuadro partie ne drejtimin e ekonomise dhe shtetit, eliminimin e prones private qe sjell pas saj depatriotizimin dhe shkeputjen e lidhjeve me token dhe vendin, qe u demonstrua aq qarte me eksodin e 90, ku njerezit nuk i lidhte asgje personale me te perbashketen e keshtu me rradhe, por po e le tani se me duhet te largohem per ca pune pune.

Mbase edhe e vazhdojme me vone kete muhabet.

Bukur e permblodhe emigrant. Te pakten une vete duke jetuar vetem ne Tirane e Durres, as qe e kam idene se si jetohej ne qytetet e fshatrat e tjere. Kjo eshte sic duket arsyeja qe disa njerez mendojne se Shqiperia ka qene vend i varfer po normal, shtoji dhe nostalgjine per kohen e shkuar. Nga kujtimet e prinderve te mi di qe ne Rubik a Rreshen ne veri njerezit nuk kishin jasteke po flinin mbi trungje ne vitet '70. Tirana dhe Durresi ishin te varfer, po prape ishin 100 here me mire se pjesa tjeter e Shqiperise. Te gjithe donin te jetonin ne Tirane, mundoheshin me lloj-lloj menyrash. Tani as nuk cuditem se si iu sulen te gjithe Tiranes pas '90 ndersa Tirana e Durresi zbarkonin ne Itali.

 ..Kush ka merakun se ka len gje mangut ne plotesim te Dushkos? Ta thote se meraku eshte gje e madhe! Habi!

  Kemi kaluar male e fusha, dete dhe vet oqeanin dhe megjithate  duket se veset tona, veçanerisht ai i pergojimit te vetvehetes, na  ka ndejkur pas,  KUDO !E kuptushme .Kemi marre udhet, bashke me peshen brenda shpirtit..Pa e lshuar diku kete dreq peshe, asnje e folur dhe e shkruar nuk do te na qetesoje....Ne asnje prej qosheve te tokes.

   Mbetem dakort me  sa shprehen shume, por ne menyre te veçante me Idris, Ttmsoia e te tjere.

ndersa une, me cdo gje qe shkruan grava

Nje merite duhet t'ia njohim komunistave sipas meje.Ata bene shtet dhe edukun njerzit te sillen si qytetare te nje shteti.Ky ka qan hapi me gjigand drejt civilizimit i venit tone sipas meje.Une kam i teori timen,sipas te ciles nese nuk do te trashigohej nga komunizmi nje gjenerate e edukume dhe me at mendsi per shtetin,97 ta nuk do te ishte mbyll naj here me. Maj men se kam hy i pari ne qytet me 5 karabina ne krah dhe ne vend qe te trimrohesha isha ma i tmerrum se kurr dhe thosha me vete,o zot kur do ti dorzojme.Ne shiun e plumave te asj kohe kurr s'mora munimin me gjuj qofte dhe nje here ne ajer.

 Sic thote dhe emigranti varferia ka qane e skajshme.Une nga viti 82 kam shku ne fshat te agjat dhe kam ba klasen e 4&5 pasi isha shume i lidh me gjyshen.Maj men meqe isha i preferumi i saj tinzash kalmajve te agjave me jepte nga i lug sheqer.Megjithse ishin familje me te ardhura te mira ne fshat pasi agja punonte ne minjere dhe paguhej mire per kohen,ne darke hahej vetem makarona ose "lakna te veja".Burri,mishi i derrit kishte vdek (po me derrin c'paten) Ne koperative dilej duke marr buke e turshi me vete ose naj kokerr qepe

   Dhe ne qytet s'ishte ma mire.Une dhe sot e ksaj dite i kam qef groshet.Kur u katandisem ke tallonat s'kishte gzim ma te madh se ku merrnim ate dy kilshin e groshve te paketum me ate letren e zeze.Kisha shku ne stervitje dhe po luja gjith qef futboll se kisha lane duke u zi groshet ne shpi.Kur u ktheva nga ora 3.30 ca mysafir qe kishi ardh per dreke me kishin perla racionin.Si natyre edhe sot nuk bzaj,myllem n'vete,por ate dite shpertheva.

Keq,shume keq pat shku puna ..hahah

Nje merite duhet t'ia njohim komunistave sipas meje.Ata bene shtet dhe edukun njerzit te sillen si qytetare te nje shteti.Ky ka qan hapi me gjigand drejt civilizimit i venit tone sipas meje.

 

Besoj se kete e ke me tallje, apo jo?

Te besh nje popull te tane qe jetonte ne fise dhe secili per llogari te vet,te jetoje ne komunitet sipas rregullave te organizume te nje shteti te duket hap i vogel...

Pf ....i gjithe informacioni Juaj i respektuar kam mendimin se mund te jepej edhe nga keshtu , ne se ke patur te njejtin objektiv , te shtjelloje ato qe na ke prure me Dushkon .

Atehere do te ishim ne debat me Ju , jo me  nivel te  paragjykur te nje nen mediokri qofte edhe artistikisht ne punen e te shkruarave , qe ke prure  nga Dushkua .

Gjithsesi ne cdo rast qe pershkruhet nje vend ose nje popull si rregulli baze qe shpreh Respektin  , Dashurine dhe Realitetin , e shkruara fillon duke mbajtur parasysh e pershkruar edhe rrugen historike te tij si vend e si popull.

Kisha pate shume deshire nga pena Juaj dhe e Emigrantit dhe e disa te tjereve te lexonim dicka me te vertete "zberthyese" e te argumentuar . Keshtu me tralalalra , me radio e me qepe e gjize , me traktore e tanke , bunkere e fletrrufe , me sinqeritet nuk jeni as ne nivelin e k/llomotitsit Berisha , i cili eshte produkt i atij sistemi dhe qe bazat  e argumentit dhe melodite per shpuren  ka te ketij lloi.

 Berisha (dhe nje teresi e atyre similar te te dy kraheve , prezent edhe ketu )) nje tregues se si nje hic prej hici , me fare e fis ne shekuj , nje i ngujuar e i perbuzur , i shtyre ne vende banesa me derra e perfytyrime me bajloze e topuze eshte nje tregues sintetik se cfare arriti e percolli ai sistem ne ate kohe per sot.

Ne se do niseshit nga shkelja e Ligjesive te shoqerive normale( psh ashpersia e LKL ) nga objektiva te hiperbolizuara ( psh buke e kulture per te gjithe) nga ruajtja e pavarsise e kufijve ( psh vendet e vogla pa tradite e kulture perthithen e shuhen ne nje bote te hapur) dhe nuk po e vazhdoj se Ju keni nje kulture te gjere per ti kuptuar ,duke i vendosur keto ne nje situate qe thirrej smiley Lufte e Ftohte , ndoshta do te duhet te shmangesh nga qepet e fasulet e nga capaculer e shurrasher shqipoje dhe kam mendim personal .....UDB-ash  te tipit DUSHKO . 

Kohe krizash ka ne cdo vend e jo me ne Shqiperi , si ato te viteve 83- 90 qe u shkaktuan edhe artificialisht , por edhe nga nje dore qe nga ne , per kohen quhej  "Corganizim i organizuar " . Nuk e di me cfare motivesh , por qe ne krye kishte arkitektin R.Alia me nje tufe ekonomistesh e ideolgesh prej te cileve kjo kohe i provoi edhe si k/ministra ministra smiley biles Dy nga nga me te perspektives e kane burimin kryesor te ushteqimit shpirteror nepermjet gazetes 55 .

Gjithsesi shprehje e krahasime te tilla jane per te kapur e per te pakapur ate e di ti ke smiley ( po themi koken smiley

Italia e Greqia ishin pak  shume ne te njejtin nivel ekonomik me Shqiperine ne vitin 1940 , por po teshikoje se cfare u ndertua ne ekonomit e tyre kapitaliste ne  40 vjet ,.... te ikte truri .

Te lutem mos keshtu , sepse me duket njesoj , me deklaratat e Sales sot qe ne Shqipri nuk ka kriza , ne Usa , e neper Bote PO smiley

Me respekt per Ju e per Emigrantin minus historive me fasule e qepe e sidomos per fshirjen e s.... me gazete . Te pakten gishti dhe gjethja e ferres nga zakoni i vucidolit , ishte kapercyer smiley 

 

 

 

Ore se me kujtoi Azem Hajdarin, rahmet paste, ky shkrim.

U mor vesh se kush dhe pse e vrane ket trimin?

Une do te beja nje pyetje. Me thoni nje vend tjeter te botes ku gjate ketyre vjeteve nuk u punua e nuk u punua dhe ndertua. Pra gabimi eshte qe ketu flitet ne vlere absolute, ose ne shifra krahasuese brenda Shqiperise (zakonisht krahasuar me 1938) dhe jo me vendet e tjera qe na rrethonin. Italia e Greqia ishin pak a shume ne te njejten nivel ekonomik me Shqiperine ne 1940 (shikoni filmat e kohes) por po te krahasoje se cfare u ndertua ne ekonomite e tyre kapitaliste ne 40 vjet, dhe sa vite drite larg ishin ato prej nesh ne 1990, te ikte truri.

C`pune qe na hape o PF.

Se pari me duket shume abuzive te thuash  se ITALIA kishte pak a shume te njetin nivel ekonomik me Shqiperine ne vitin 1940.Te tjere mund ta kundershtojne kete  me  treguesit mates te zhvillimit ekonomik.Une po i bie shkurt:nqs prej vitit  1899  Italia prodhonte Fiat-in, ne 1940 ne prodhonim  qerre .

se dyti eshte e vertete se  progresi social-ekonomik ne vitet 1945-1990 i Italise dhe Greqise as mund te krahasohet me zhvillimin e Shqiperise.Edhe pa llogaritur pikenisjen jo te barabarte, eshte e qarte se shkaku i prapambetjes se vendit, ne termat ekonomike dhe sociale, krahasuar me I-G,  i atribuohen sistemit komunist.Megjithate DYSHOJ shume nese disa gjera qe u bene ne ate sistem (fale centralizimit,planifikimit dhe detyrimit) a do te mund te arriheshin ne kushtet e nje sistemi te bazuar ne ekonomine e tregut.Ketu kam parasysh tharjen  e kenetave, bonifikimin masiv te tokes, elektrifikimin masiv, arsimimin masiv, duke i pare  si resurse materiale dhe njerzore te domosdoshme  te zhvillimit ekonomik dhe social ne kontekstin e sistemit te ri.

I kam parasysh kostot sociale dhe njerzore edhe te atyre pak arritjeve te qendrueshme brenda  atij sistemi, por ndoshta energjite kaotike , anarkizmi dhe individualizmi i botes shqiptare veshtire te kanalizoheshin ne ritme zhvillimi te balancuar sikurse vendet fqinje pa nje "dore te forte". Fatkeqsia erdhi nga e majta. Ndoshta nje diktature e djathte do te kishte qene me produktive.  Nese Shqiperia ne 45 do te futej ne rrugen e zhvillimit kapitalist, kam pershtypjen se nje pjese e peshkatareve do te ishin barinj te nderuar ose zanatcinj duararte smiley

Spiritus, ne paragrafin e fundit ka nje "gozhde" shume interesante ku mund te varet nje diskutim. Nuk me kujtohet ne cilen teme patem diskutuar bashke mbi çeshtjen e etikes vetjake dhe shoqerore.

E kam fjalen tek "dora e forte". Nuk di ne ke degjuar, por ne Itali keto ditet e fundit - pas skandalit te fundit te korrupsionit - ka marre udhe nje diskutim tejet interesant mbi marreveshjen mes individeve te shoqerise.

Mbreme, nje regjizor shume i famshem italian, M. Monicelli, tha pak a shume kete: "Italianet s'duan ta vrasin mendjen. Duan t'ia lene ne dore pushtetin dikujt dhe te merren me interesat e tyre... E paten njerin per njezet vjet me radhe, qe i vrau, i dogji.... dhe duan nje tjeter". E kishte fjalen per Ducen.

Halli sipas meje eshte ky: diktaturat (si te djathta si te majta), por edhe te gjitha regjimet ku s'ka qene/s'eshte e mundur venia ne diskutim e autoritetit, minojne nga themeli çdo ndergjegje etike individuale, çdo kontrate sociale.

Me nje fjale: individi nuk vjedh, vret, prish, sepse ka frike.

Ne momentin kur kercenimi s'eshte me, ky (individi) s'ka asnje instrument tjeter qe ta ndale ne veprime te tilla. Ai s'ka zhvilluar nderkohe asnje etike vetjake qe do ta bente te ndergjegjshem per demin shoqeror (e si rrjedhim edhe personal) qe vjen nga korrupsioni psh. 

p.s. Mos harroni qe hekurudhat psh ne Shqiperi u ndertuan me pune te detyrueshme vullnetare (!). Pa folur pastaj per kontributin e te burgosurve politike...

Finistere, kjo teme vetvetiu te con drejt krahasimeve te atyre qe nuk mund te karahasohen. Kjo eshte pengesa e pare metodologjike dhe konceptuale. Por "guri" qe peshonte ne vetedijen (besoj ) te secilit nga lexuesit/komentuesit e ketij shkrimi, u hodh nga PF. Ne qafe na paste smiley Gjithashtu kur flitet per kurse te historise nuk mund te behet asnje eksperiment imagjinar me "sikur". Dhe e fundit, kjo teme fare lehte mund te rreshqasi ne debate te personalizuara te tipit "ti nostalgjik i poshter" "une libertarian i mencur" etj. Do deshiroja shmangien e etiketimeve kaq te kollajta (kjo nuk eshte posacerisht per ty ) dhe kush ka mendim tjeter te arsyetoje, te sjelli mendimin e vet te argumentuar, pa emocione dhe goditje skualifikuese.

Personalisht  nuk udhehiqem nga nostalgjia per sistemin komunist kur sjell si argument ato qe une i quaj "disa arritje" veshtire per tu realizuar ne kushtet e nje ekonomie tregu  ku sundon fitimi, ku sistemi prodhon partikularizem dhe politika nuk behet nga engjej.

Ne kete kontekst te krahasimeve dhe perpjekjes per te kuptuar ate PSE-ne e fatit tone kolektiv , qendron dhe ajo "goxhda" se pari ne mendjen time. Ku eshte defekti, tek sistemet apo ne strukturen psikologjike te shqiptarit si individ dhe kolektiv ? Arsyetimi im, pertej nostalgjive dhe thjeshtezimeve etiketuese , eshte ky: ne sisteme te bazuar mbi friken/detyrimin, shqiptari behet konformist dhe adhuron idhujt, ne nje sistem te bazuar ne lirine, shqiptari behet individualist ekstrem dhe i korruptuar. Ti do te thuash se e dyta eshte pikerisht pasoje e se pares (sistemit te bazuar ne friken/detyrimin ) . Mundet. Por ka dhe nje fakt: perse pikerisht ky shqiptar energjite e tij kaotike i kthen ne vlera brenda sistemeve rregullatore dhe funksionale (emigracioni ) kurse ketu, ne vendin  e tij, ne nje sistem me principe dhe mekanizma bazike te njejte, ecen me ritmin e breshkes dhe nuk nderton dot nje civilizim europian (a jemi europiane apo jo ?)

Jo, jo, pa etiketime e kisha, thjesht me vinte mire te diskutoja tezen time (qe s'eshte e re ne fakt).

Sa per pyetjen tende te fundit (emigracioni), pergjigja ime eshte kjo: Sistemet funksionale emigranti i gjen te gatshme kur emigron, thjesht u bindet. Kur u bindet ama, sepse pastaj po te shohim statistikat e burgjeve ... perfundimi nuk eshte shume inkurajues. 

Harrova te shhtoj se parashtrimi i problemeve  per ekologjine , ka vend shume per tu debatuar pa paragjykime si ai i "armiqesise" smiley . Eshte me te vertete nje teze e pranueshme , sidomos tani qe ne kemi perspektiven e mullijve te eres dhe centraleve atomike .

Po qe per TEC-et , sikur nuk te lexova smiley

a do te mund te arriheshin ne kushtet e nje sistemi te bazuar ne ekonomine e tregut.Ketu kam parasysh tharjen  e kenetave, bonifikimin masiv te tokes, elektrifikimin masiv, arsimimin masiv, duke i pare  si resurse materiale dhe njerzore te domosdoshme  te zhvillimit ekonomik dhe social ne kontekstin e sistemit te ri.

 

Pse keto gjera nuk arriten ne ne vend qe kishin ekonomi tregu dhe pa e skllaveruar popullaten per ti arritur?

Hehe po shikoj lufte midis komentuesve me lart nese Shqiperia do te ishte bere me mire nen sistemin komunist apo kapitalist!

Gjerat jane shume te thjeshta dhe nuk ka nevoje as per patriotizem, as per nostalgji dhe as filozofi ketu! Ne qofte se Shqiperia do te kishte ndjekur rrugen e demokracise do te kishte qene e hapur ndaj investimeve te huaja dhe padyshim ekonomikisht do te ishte shume here me lart se sa gjendja e mjerueshme qe ishte ne 1990 apo qe eshte pak shume edhe sot e kesaj dite!

Mendimet te tilla si EH solli na hapi syte, dritat, shkollimin falas per te gjithe jane vetem ushqim per te verberit dhe nostalgjiket e asaj kohe! Cfare ironie!! Si thoni ju, a eshte lehte te besohet se ne qofte se Shqiperia nuk ishte nen sistemin komunist edhe sot e kesaj dite do te ishim pa drita? Apo njerezit nuk do te ishin te shkolluar dhe analfabete? Mendoni nje sekonde cfare arsimim dogmatik ka qene i cili ka prodhuar nje mal me njerez te diplomuar dhe helmuar nga idelogjia komuniste diplomat e te cileve nuk vlejne asnje qindarke neper bote! Cfare djerse e harxhuar kot! Gjenerata te tera intelektualesh qe emigruan neper bote ose u detyruan te arsimohen edhe nje here te tjeter (te marrin diploma te reja) ose perfunduan pastrues/mirembajtes hotelesh, lares pjatash ose me pune nga me te rendomtat qe nuk kerkojne asnje lloj kualifikimi! (pa ofenduar njeri ketu). Une do te thoja qe shumica e shqiptareve kane qene thjesht viktima te atij sistemi arsimor makabre qe ka prodhuar nje ushtri me lunatike dhe pasojat e dhimbshme akoma kafshojne sot e kesaj dite! Hodhni nje sy verdalle dhe shume lehte do te shikoni qe rruget e Shqiperise jane te mbushura me njerez me tru te mpire qe levizin ne drejtim te paditur!!!

Gabimi fatal i ndalimit te fese krijoi nje boshllek shpirteror duke i shnderruar njerezit ne nje turme ujqish pa shpirt ku vellai ha/mashtron vellane, babai ha/mashtron te birin ose vajzen etj etj. Mbase ju duket per te qeshur por per mendimin tim personal feja duhet te behet te pakten per nje brez e detyrueshme ne Shqiperi deri sa Shqiperia te filloje te popullohet nga njerez me shpirt njerezor ne kuptimin e plote te fjales!

Etj etj ... cte lodhesh kot me kot se nuk degjon njeri!

E kam dhene shpjegimin e pyetjes Medaur por me duhet ta plotesoj:

Nga ajo qe prashtrova shkurt e shkurt dhe duke krahasuar ritmet e zhvillimit tone me ritmet e fqinjeve te perafert me ne (nga beckground historik dhe politik ) tashme te involvuar ne te njejtin sistem kapitalist , hesapet nuk na dalin mire. Pra,  sistemi aktual (teorikisht -si koncept dhe model ideal ) as mund te krahasohet me sistemin komunist. Mbetet te shikohet aftesia e  elitave politike per te ndertuar/aplikuar nje sistem funksional, efektiv, gjithperfshires, konkurues dhe te krahasuar me te tjeret brenda nje bote te globalizuar dhe ndervarur. (vrejtja e PF per t`u mos u krahasuar me veten ose e thene ndryshe per te mos u matur gjithmone me nje base line 0-1938, 1989 )

Zhvillimi ekonomik nuk sjell automatikisht zhvillim social.Shtoji ketij mekanizmi (te deformuar ) dhe  mendesine, kulturen e  qeverisjes dhe te qeverisurve, korrupsionin dhe faktore te tjere dhe bilanci eshteky qe kemi: ANASH dhe MBRAPA magjistralit te zhvillimit.

Per te qene objektive ne krahasime, duhen futur ne ekuacion edhe ndryshore te tjera te nivelit kulturor, psikologjik, tradicional.  Mjafton te na risillet ndonje link i pamjes se mizerjes ekonomike,sociale dhe kulturore ne 1939 per te kuptuar se cfare revolucioni u be ne jeten sshpirterore dhe kulturore te popullsise. Po flinin njerzit me bagetine o lum miku. Sot,kur analfabetizmi eshte eleminuar, kur njerzit jetojne ne nje shoqeri me te emancipuar, ne kontakt me TV e informacionin, shiko cfare prodhon injoranca: ke vene re qe jane shtuar mashtruesit e sherimit te shpirtrave dhe mendjeve te semura? He he, s`po flas me shume per keto sepse Idrizi i ftillon me mire smiley

Spiritus ne nje forme ose tjeter , Vullnetarizmi sot per sot perben nje nga PIKAT me te forta ne USA sidomos per Rinie shkollore , ne rritjen e mesatares se ponderuar gjinushiane  smiley

Nuk po them qe ne aktivtetin KRYESOR te jetes se pergjitheshme , Volunter-et perbejne BAZEN e trupave zjarrfikse . Dhe kjo shihet si nje privilegj .

Vetem te marret Berishiste mund ta quajne punen e njerzve vullnetare ....pune te skllaveruar   ...

Njerez qe u "ka mbire preshi nga maja" mendojne se cdo gje vjen me urdher te parase ( s'ka rendesi se nga dalin , vetem me pune JO ) , nisur edhe nga gjendja konkrete e pasurimit nepermjet VJEDHJES se djerses e mundit 50 vjecar te te gjithe popullit duke bere klasifikime absurde Vucidoliane , midis shtresave te popullsise te dale e te mbartur nga i njejti sistem.

Turp me te madh historik e Vjedhje me te paster POLITIKE ky vend nuk ka per te njohur ndonjehere .

Dhe per te fshehur e mjegulluar kete pabarazi ekstreme e megavjedhje te shperndarjes se pasurise eshte krijuar ai teren psikologjik  Ballias , qe kush PELLET me shume ka te drejte ! 

Jane meknizmat  baze te asaj balte e atyre tonelatave peshtyma te hedhura mbi ate brez fisnikesh qe sakrifikuan rinine e gjene me te shtrenjte per tu lene brezave te ardhshem njerez te ditur , te afte te konkurojne ne cdo situate e shtet , te edukuar nepermjet punes per t'ju pergjigjur situatave edhe nga me te pakualifikuarat ne vendet ku emigruan .

Eshte ajo edukate e Punes dhe  kulture e pergjitheshme e trasheguar nga ai sistem arsimor qe i ben te afte te shkrihen e te duhen me njerez qe kane dhjetra vite si emigrante . I ben te afte te pershtaten e te kualifikohen edhe ne USA , ku nuk vlen asnje diplome edhe nga FRANCA apo kushdo shtet i Europes e Botes !

Teoriociene hene e te deshperuar , me origjina karieriste e te paafte per te pare pertej mjegulles se krijuar te kujtojne situata te ngjashme ne co vend te Botes . Me nje ndryshim ku dhe ne vendet me ekstremiste te perfaqesuara si Gjermania e Hito - mavrise

e perdoren per nje kohe shume te shkurter "zarfin e pare " ( futja paraardhesit )

dhe menjehere krijuan situata per tek zarfi i dyte ( ben autokritike....

per te mos thene qe e kane bere moto zarfin e trete ( Lerja vendin tjetrit ) smiley.

Ne Shqiperi ne se nuk do te pushohet ZYRTARISHT kjo perbaltje e peshtytje muallitje e pellitje per njerzit qe u trasheguan nuk do te kete miresi edhe nga vete NATYRA. 

Ne se nuk do te largohet nga skena kjo skote mashtruesish e spekulantesh qe per nje e per dy fillon e mbaron me termin "komuniste " edhe vete zoti do  i beje shure pa hesap mbi ujmbledhsat e HC - ve smiley

Dhe jo per komoditet mendimi por per hir te vertetes , dikush duhet te jete tjeter tek PPU ta rikujtoje , kur ne menyre Solemne ne vitin 59 u vendos te mos permendej me krahasimi me 39 . Ishte TURP. Ishte Paaftesi

Kjo edhe per simbolizem qeverisjeje per 1924 -1939 (15 vjet ) dhe 44 -59 ( 15 vjet . Kush e permendete kete krahasim perjashtohej nga kariera progresive smiley 

Sikur Jalta te vendoste ndryshe, sikur Amerika te kishte interesa ne Shqiperi, sikur plani marshall te perfshinte edhe.... Me keshtu "sikurash" mund te spekullohet dite nate. Gjithsesi nga krahasimi i ritmeve te progresit 90-2010 me 45-1965 sistemi i asaj kohe del fitues i padiskutushem. Elektrifikimi, arsimimi, emancipimi, bonifikimi jane fitore te padiskutushme te atij regjimi. Kosto qe u pagua ishte vertet e larte dhe ketu rruget ndahen....

 ...Patriot i dashur, jam teresisht me sa thua.Atyke jeton kam dhe une pjese te trupit.Me habit kur bisedoj me te.Mundohet te me kundershtoje.Dhe une kam arritur ne bindjen se  disa vende me klime jo te mire(koncepti ime klime e mire klime e keqe nuk ekziston, por  eshte i perdorshem dhe i kuptushem ne  mejdanet e bisedave, ndaj po e perdor) demtojne edhe trupat me te fuqishem.E kjo nuk mund te jete imune, per shendetin e shpirtit.Ndaj klur  mateni te shkruani per ketej, dhe sidomos per te shkuaren, lus Zotin t`ju kalise  maturine dhe  durimin !

Une jom dakort me te gjitha shkrimet e mesipermesmileysidomos  me ate qe permendi punen e fese se feja ka qene gjithmone nje si bosht moral ene u hoq ai bosht ene u vun nje tjeter qe smbante.Me duket sikur sistemi ra  nga ana ekonomike po edhe nga ana shpirterore se i kishte ndrydh njerzit si jepte mo shprese,skishte nje lloj prehje ose qetesia qe ta jep feja/besimi por vetem frike

Kjo puna me komunizmin eshte si puna e pules me vezen. Po te mos ishte komunizmi i fillimshekullit 20 ndoshta kapitalizmi nuk do ishte ai qe kemi sot. Ne cilat vende ishin te suksesshme revolucionet komuniste? Rusi, Azi, Amerike Latine, Ballkan, kryesisht vendet me te varfera ne bote - Afriken (Afrika eshte nje teme me vete). Heqim dhe Evropen Lindore (Ceki, Hungari, etj) ku erdhi si pasoje e Jaltes. Deshtoi ne vende si France, Angli, Itali, etj (edhe pse kjo e fundit kishte partine komuniste me te fuqishme ne EPerendimore).

Mendoj se tek ne ashtu si dhe ne te gjithe Ballkanin komunizmi erdhi si pasoje e 1. prapambetjes ekonomike, kulturore (mjafton te kujtojme Migjenin) 2. pushtimit italian (ndoshta ngjarjet do kishin rrjedhur ndryshe nqs nuk do kishte ndodhur WWII - si te thuash qe e kemi ndoshta pak peshqesh nga Italia komunizmin).

Edhe sot demokracia dhe ekonomia e tregut funksionon mire ose shume mire ne vende ish-komuniste si Polonia, Sllovakia, etj ku ne fakt edhe komunizmi nuk ishte aq i shfrenuar dhe dogmatik si tek ne (minimumi: ekzistenca e dizidenteve te vertete si brenda vendit ashtu dhe jashte vendit) dhe keq ose shume keq ne vende si Rusi, Rumani, Bullgari, etj per te arritur tek ne.

Ne diskutojme shume pak ose aspak mbi kursin qe duhet ndjekur. Nese eshte mire te privatizohen ndermarrjet shteterore, cfare modeli ekonomik duhet ndjekur, cfare modeli qeverisjeje, etj. Kjo pikerisht na duhet sot - ndoshta jo per privatizimet sepse tashme nuk kemi lene me gje pa privatizuar, por cfare eshte me e mira per ne. Jo kopjimi i ligjeve te EU-se po pershtatja e ketyre ligjeve mentalitetit tone dhe realitetit. Sa per prapambetje eshte e kote te thuhet qe ishte vec faji i komunizmit apo se sot eshte faji i ekonomise se tregut. Kemi 500 vjet qe jemi te prapambetur dhe mundohemi te arrijme vendet e tjera. Duhet te diskutojme per nje model qe eshte me efikas se te tjeret.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).