Para disa ditësh në Paris u hap ekspozita “Les promesses du passé”, ku merrnin pjesë edhe artistët shqiptarë, Alban Hajdinaj, Gentian Shkurti, Anri Sala dhe personazhi kryesor i filmit të tij, Edi Rama.
I shtyrë nga dëshira për të parë punët e disa miqve apo të njohurve të mi dhe mbi të gjitha nga fakti se arti shqiptar përfaqësohej në qendrën Pompidou, vajta ta shoh që ditën e parë që u hap për publikun. Po atë ditë zhvillohej në një nga sallat e Pompidou, një konferencë ku pasi të shfaqej filmi i Anrit, “Dammi i colori“, do të diskutonin mbi të Anri dhe Edi Rama. 
Por fatkeqësisht, askush nuk foli për anën artistike të filmit, që fliste për lyerjen e disa pallateve të Tiranës në fillim të viteve 2000. Fill pas projektimit të filmit dhe disa fotove të Tiranës të bëra po nga Anri, fjalën çuditërisht nuk e mori Anri si autori i filmit, por Rama, që në atë rast ishte vetëm personazhi kryesor i filmit.

Që në fillim të fjalës së tij, Rama theksoi se lyerja e pallateve nuk ishte një punë artistike, por një punë politike. Dhe, në fakt, e tërë fjala e tij nuk kishte asnjë lidhje me artin, por qe vetëm një diskurs fushate elektorale i dalë boje më keq se fasadat e pallateve të (zhgë)lyera. Për rreth një orë, atyre që ishin në sallë e nuk donin të dilnin në mënyrë demonstrative, iu desh të dëgjonin se si Rama fliste për arritjet (sipas tij) në krye të Bashkisë së Tiranës.

Por qëllimi i këtij shkrimi nuk është as të gjykoj punën e Ramës apo Shalsit në krye të bashkisë, as të gjykoj Ramën se bën fushatë politike në një aktivitet artistik, duke e nxjerrë “jashtë loje“ artin. Qëllimi i këtij shkrimi është shprehja e shqetësimit për imazhin që jep Rama nëpër botë për banorët e Tiranës dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ja disa fragmente nga ato që tha Rama atë natë, por që sipas disa të pranishmëve në sallë, ishin identike deri edhe në batuta, me atë që kish thënë në raste të ngjashme:

“Ditën e parë që hyra në Bashkinë e Tiranës, në korridor nuk kaloje dot dhe nuk shihej asgjë nga tymi se të gjithë punonjësit kalonin ditën aty duke pirë cigare. Njerëzit kishin nevojë për një ndryshim të madh, por buxheti i Bashkisë së Tiranës ishte vetëm 5,000,000 dollarë (më pas nuk e përmendi më se si ka evoluar ky buxhet në vite)…
Projekti i lyerjes së fasadave u kthye në debat kombëtar. Kudo, nga kafenetë deri në Parlament, flitej vetëm për këtë (!!!!!????). Duke parë debatin e krijuar në vend, vendosëm të organizonim një sondazh për të parë nëse njerzëve u pëlqente apo jo ky projekt”.

Rezultati i sondazhit ishte sipas Ramës 65% që e pëlqenin projektin dhe 35% që nuk e pëlqenin. Vlen të theksohet se këtu Rama luan rolin e nxënësit që kërkon t’ia kalojë edhe profesorit të tij, Berisha. Në fakt, deri më sot, Berisha nuk ka organizuar ndonjëherë auto-sondazhe pëlqyeshmërie. E shumta ka paguar ndonjë kompani që rezultati të dalë siç e do ai. Kurse Rama i bën të tëra vetë. 
Por më shqetësuesja në këtë auto-sondazh, ishte pjesa e dytë. Sipas Ramës, 95% e të anketuarve ishin shprehur që donin që projekti i lyerjes së fasadave të vazhdonte. Pra 30% e njerëzve, dhe ai e theksoi këtë, donin që diçka që nuk u pëlqente të vazhdonte. Kjo krijoi ilaritet në sallë e shumë prej të pranishmëve filluan të qeshin duke dëgjuar një paradoks të tillë. Po të isha francez, apo njeri që s’më interesonte shumë imazhi i shqiptarëve, ndoshta do kisha qeshur edhe unë. Por, të them të drejtën, në atë moment ndjeva vetëm neveri për këtë palaço që mundohet të denigrojë në këtë mënyrë bashkëqytetarët e mi, vetëm se ata nuk pëlqejnë punën e tij. 

“Lyerja e fasadave të pallateve ka pasur një rezultat të pabesueshëm tek ana psikologjike e njerëzve dhe besimi i tyre tek autoritetet. Sapo lyenim një pallat, ne konstatonim se banorët e atij pallati i paguanin menjëherë taksat lokale se ndiheshin krenarë që jetonin në ato pallate…
Anrin, që nuk ka një fizionomi prej shqiptari tipik, e marrin shpesh për të huaj në Shqipëri. Më ka treguar se kur ai filmonte pallatet e lyera, njerëzit ishin të dashur me të dhe e ftonin të filmonte se ndiheshin krenarë për ato pallate. Kurse kur filmonte pallatet e palyera banorët e tyre ishin agresivë”.
Në fakt, Anri, që dinjitetin e tij nuk mund ta shumëzojë me zero për hatër të miqësisë me Ramën, ndërhyri dhe tha: “Kam përshtypjen se ky ishte një reagim i natyrshëm se banorët e pallateve të lyera e kuptonin se unë po filmoja fasadat dhe jo jetën e tyre. Kurse në pallatet e palyera, njerëzit mendonin se po bëja voyeur-istin”
Sigurisht që Rama nuk e la as ta mbaronte fjalën dhe ia kthehu: “Jo Anri, banorët e pallateve të lyera janë vërtet krenarë dhe i respektojnë më shumë rregullat e nuk hedhin më as plehrat vend e pa vend”.

Më pas Rama kaloi te “arritja” tjetër, ndërtimi i kinemasë në Tiranë.
“Për ndërtimin e kinemasë, kam trokitur në dyert e shumë përfaqësuesve ndërkombëtarë në Tiranë dhe të disa ministrave të kulturës europianë dhe i jam lutur që të na jepnin 250,000 eurot që duheshin për këtë projekt. U kam thënë: “Na ndihmoni që të bëjmë një kinema europiane se përndryshe do vijnë amerikanët dhe do bëjnë një kinema ku të shfaqen vetëm filma amerikanë”, por ata ishin të bindur se Tiranës nuk kish ç’i duhej kinemaja… Ata jepnin miliona për burgje dhe sistemin e drejtësisë, pra për represion, dhe nuk na jepnin as kaq pak për një projekt kulturor”.

Përveç faktit që këto janë të gjitha përralla, unë nuk e kuptoj se si ka mundësi që kryetari i bashkisë së kryeqytetit, të lavdërohet se ka luajtur rolin e “Kozetës së vogël” (te “Të mjerët” e Hugo-it). Duke menduar se i rrit vlerat vetes, ai e paraqet Shqipërinë si një vend, që nuk kishte as 250,000 euro për një kinema dhe na hiqet si njeriu i vetëm në botë që e kuptonte rëndësinë e një kinemaje në Tiranë. 
Pastaj, Zoti e ruajttë për guximin që ka dhe shpreh kaq hapur amerikanofobinë e tij. Për më tepër që në Tiranë, motra binjake e kinemasë së shumë përfolur, të cilës i “ra plani Rama”, shfaq pothuajse vetëm filma amerikanë, kështu që i bie që Ramës i paska dështuar ideja. 

“Kur e ndërtuam kinemanë, unë insistova që ajo të pajisej me kolltukët më të mirë megjithëse të gjithë më thoshin se njerëzit do i shkatërronin ato. Fakti është se jo vetëm që njerëzit nuk i kanë prishur kolltukët, por ai është i vetmi vend ku shqiptarët nuk pinë duhan dhe nuk flasin në celular.

Edhe në opera po të shkosh njerëzit pinë duhan dhe flasin në celular. Mund të të qëllojë që të luhet Mozart-i, por t’i të dëgjosh edhe një tjetër kompozitor që dikush e ka si zile telefoni”.

Domethënë që, sipas tij, shqiptarët mirë që janë injorantë e pa pikë civilizimi, por shpëtimi për ta mund të vijë vetëm nga punët e Ramës. Ndaj ata që shkojnë të shohin kryeveprat botërore të muzikës klasike në opera janë të pagdhendur. Kurse ata që shohin Avatarëra e Sex në qytetra, qenkan ajka e shoqërisë shqiptare.
Tani, me që m’u desh të duroja për më shumë se një orë batutat e tij, po tregoj edhe unë një ngjarje që një shoqja ime e ka përjetuar në “tempullin e kulturës rameske”, duke parë filmin civilizim-ndjellës “Avatar”. Në mes të filmit, pasi personazhi kryesor kish bërë një gabim dhe gjendej në pozicion të vështirë, çohet dikush nga salla dhe ulëret : “Ha një m.. tashi!”
Tashmë është e qartë që drejtuesve të operës nuk u ngelet gjë tjetër, veçse t’i luten publikut që të ndërhynë në mes të shfaqjes, për të treguar se edhe ata duan të civilizohen sipas stilit Rama. Imagjinoni, p.sh. sikur gjatë finales së “Romeo & Zhulieta” , të çohej i tërë publiku e të ulërinte : “Mos e pi helmin Romi, se Xhuli s’ka vdek! Osht t’u flejtë”. Ky do ishte pa dyshim kulmi i Ramë-civilizimit. Bile gazetat e mbarë botës do shkruanin me të madhe: “Falë punës së Kryetarit, publiku tashmë i civilizuar shqiptar shpëton Romeon nga vdekja e sigurt”.

Po Rama nuk e la me kaq dhe vazhdoi me një tjetër kryevepër të tijën.

“Në një nga lagjet periferike të Tiranës ne kemi ndërtuar një fushë futbolli që është më cilësore se stadiumi i Tiranës. Banorët e asaj zone shkatërrojnë gjithçka, por fushës nuk i kanë thyer as edhe një poç”.
Këtu ndërhyri Anri dhe i krahasoi, në mënyrë të pavend, me favelat e Brazilit, ku fusha e futbollit është e shenjtë. 
Por Ramës nuk i mjaftoi ky krahasim denigrues dhe e kundërshtoi përsëri:
“Jo Anri, s’ka lidhje se favelat e Brazilit prodhojnë lojtarë të mëdhenj që i shesin këtej, kurse atje s’prodhohet asgjë. Ata s’e prishin fushën vetëm se ne ua kemi bërë më të mirë se gjithkush”.

Për të mos rënduar akoma më shumë imazhin tonë me sherre e debate, unë u përmbajta dhe nuk e pyeta Ramën se ç’borxh i kishin shqiptarët që ai t’i denigronte në atë mënyrë.
Shumica e shqiptarëve të pranishëm në sallë, falë vetëm punës dhe sakrificave të tyre, kanë arritur në një nivel, ku e përfaqësojnë më se denjësisht Shqipërinë. Atyre s’mund t’u jepet përshtypja se po të kthehen, do të ndihen të “huaj” në vendin e tyre.

Shumë prej tyre mundohen të reklamojnë Shqipërinë, pranë miqve dhe kolegëve, në mënyrë që të ndihmojnë zhvillimin e turizmit cilësor dhe jo të turizmit të “favelave me bojëra” siç propozoi Rama.
Si shumë bashkëkombës të mi, që sot punojnë në kompani të rëndësishme, edhe unë jam munduar të bind kompaninë ku punoj që të investojë në Shqipëri në mënyrë direkte apo nëpërmjet bondeve. Por jam i bindur, se kompani serioze si ALLIANZ, nuk do të rrezikonin kurrë duke investuar në një vend që do t’i ngjante sadopak, atij që përshkroi kryetari (komandanti) i opozitës dhe i bashkisë së kryeqytetit.

Mungesa e investimeve të huaja dhe pasojat në ekonominë shqiptare do t’i shërbenin obsesionit të tij për pushtet, por ne nuk mund të pranojmë të paguajmë kaq shtrenjtë alternimin e “profesorit” me “nxënësin”. Rama gabon shumë, në qoftë se mendon se shqiptarët u ngjajnë sadopak atyre kamikazëve që ai mbylli, me urdhër, në çadrat para Kryeministrisë dhe që po e ndihmojnë atë për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë.

48 Komente

Pergezime per nje shkrim shume interesant.

Personalisht mendoj se projektimi i imazheve te njerzve si Rama mbi shqiptaret ndodh per shkak te mbizoterimit te lidhjeve midis "popullit" dhe "udheheqjes".

Ne Shqipni kemi vetem nje bosht vertikal ku artikulohen vendime, politika, konkluzione etj.

Mbizoterimi i gjithanshem i ketij boshti eshte problematik. Edhe per individe kane pasur nje sheputje te sukseshme me kete lloj identifikimi, kur bien ne kontakt me Shqipnine,  jane te tunduar te perfshihen vertikalisht.

Kahu i levizjeve te ketij boshti sic thote Ollga ne filmin "Zonja nga Qyteti", poshte e larte apo larte e poshte, nuk ka shume rendesi.

Debati mbi kahun perseri i perket te njejtit debat: Rama apo filon fisteku, nxorri turma Ramen, apo Rama turmen, etj, etj. 

Rendesi per mua ka mungesa totale e nje boshti horizontal, organizata te pavarura te lidhura me njera-tjetren paralelisht e ne baze te nje kulture qytetare, (apo katundare), te mundura dhe te pajisura te sensibilizojne publikun.

Perderisa nuk ka bosht horizontal, njerez si Rama do te projektojne bindshem imazhin e tyre mbi shqiptaret.

Lizander.

Me pelqeu stili i shkrimit, jo tendencioz, jo agresiv, i sakte, i lehte, pa ato ulje e ngritje emocionale fallco.

Komplimenti eshte per menyren e shkrimit, ndersa problemi qe shtron duket sikur kerkohen dy gjera nga keto perfaqsuesit politik, modestia e sinqeriteti.

Ketu qendron thelbi i problemit " nje modest e i sinqert, mund te bej karrier politike ne Shqiperi?"

Kush e din ?

Me pelqeu stili i shkrimit, jo tendencioz, jo agresiv...

ndjeva vetëm neveri për këtë palaço që mundohet të denigrojë në këtë mënyrë bashkëqytetarët e mi, vetëm se ata nuk pëlqejnë punën e tij.

Spiritus : mos ngaterro reportazhin besnik ( i cili krijon nje ide te personit per te cilin ti po shkruan ) me urrejtjen personale ( e cila nuk e degjon fare personin por shkruan nga shtepia, duke bere copy paste )

Nese e ben kete ngaterrese njerezit do kene te drejte te qeshin me ty!

 

Shikoj qe  u ke bere nje shikim rreshtor komentuesve dhe tek  disa je ndalur duke bere dhe vrejtjet perkatese. Pas kesaj pres te vije "gjenerali" dhe te japi ndeshkime ne baze te raportimeve. Tmerr, me kujtoi zborrin dhe  neverine time me te madhe per kapterat!

Duke supozuar  qe ke dicka te ka penguar per te lexuar ose kuptuar sakte ato dy citime te mija, po e komentoj ne menyren me te thjeshte: dikush e vleresoi shkrimin si jotendecioz dhe jo agresiv dhe kete e ballafaqova me nje fjali te shkrimshkruesit ku tendecioziteti, emocionaliteti negativ, mllefi dhe njeanshmeria shpreheshin pa doreza. Kuptimet e tjera qe imagjinon ti me bejne te qeshem.

Nga komenti yt me poshte, jam plotesisht dakort kur thua qe mund te pastrosh fasadat, plehrat e rrugeve , sheshet por "pislleqet"  ne mendje  jane gjeja me e veshtire per t`u  pastruar. Ajo qe me habit gjithmone eshte se edhe  kur nje takem shqiptaresh  kane  ikur qindra mijra kilometra larg ketij vendi,pra  jetojne, punojne, arsimohen e kulturohen  ne vende ekonomikisht dhe kulturalisht shume me te zhvilluara, perseri kane mbetur  kaq mendje mbyllur, fanatike te ideve fikse, besimtare te idhujve me lecka.

Kurse sa per shkrimin them se  eshte nje pacavure, jo larg  nga ato muhabetet  e kafeneve.Dhe a e di pse? Sepse urrejtja eshte iracionale.

Eh plako, varja. I qendroj asaj qe thashe me para, varja, e mendojme ndryshe!

 

Sa  per qet"  ne mendje  jane gjeja me e veshtire per t`u  pastruar. Ajo qe me habit gjithmone eshte se edhe  kur nje takem shqiptaresh  kane  ikur qindra mijra kilometra larg ketij vendi,pra  jetojne, punojne, arsimohen e kulturohen  ne vende ekonomikisht dhe kulturalisht shume me te zhvilluara, perseri kane mbetur  kaq mendje mbyllur, fanatike te ideve fikse, besimtare te idhujve me lecka. personalisht plako me ka ça shume trapin edhe kjo ideja qe thu ti qe jashte arsimohen kulturohen kete timin! Kush o rrot chari rrot chari ngelet, dikush ndoshta mund te zbuloje qe duhet thene " te lutem" apo qe s'duhet te flasesh kur po ha buke, por kjo o gjo tjeter. 

Mire djalosh mire, qendro tek stili repist.

A mo mos ja fut kot se kisha fol bukur, sidomos te ai paragrafi i fundit! Ma prishe kot! smiley

po mo, aty ke paragrafi ku forma perputhet me permbajtjen,

shkrim me koti nuk behet.

Kaltrina, shume flm qe le menjane punen tende si gjykatese te çmimet Nobel per letersine e na denjove me nje koment kaq inteligjent, domethenes, intelektual etj etj! Here tjeter...shkruaj edhe pak me shkurt se mos lodhesh!

eheee, sa qenke lodhe me mua o  des,une nje rresht dhe ti tre , hajt se po shkruaj dhe pak me shume, shkrimi me duket cinik, ai me tha .. une i thashe .. ai tha...po cjane keto aman, sa per imazhin e edvin rames ne bote dhe menyra si i prezanton shqiptaret , nuk me rezulton te jete i tille si ky me siper,pastaj ne nobelistet udhetojme shume ,  marrim dhe ne pak ere oxidenti, keshtu,ne te rralle,  nje gje nuk kuptoj  perse merren gjerat kaq shume personale kur personin ne fjale nuk e njoh hic , se mund te jete dhe ndonje kryeprokuror Hage por ajo cka ka shkruajtuar ne kete rast ,   eshte  shume  kot..

Foto shumè e bukur!!

  Me qe i jepni note per ..."bukurshkrim" nuk po ja u prishim. Sa thote brenda, e shikojme qe na la pa invetitoret qe kishte bere gati .Na la dhe ky, vate...!

Me bie ne sy qe sa here ka shkrime pro rames ka nje grup shume agresiv komenduesish qe akuzojne politiken editoriale te peshkut si ramiste. Biles shkrimet qe akuzojne gjendjen ne shqiperi klasifikohen direkt si shkrime pro-rames meqenese indirekt akuzojne hyjnorin kryeminister. Por kur ka shkrime kundra Rames fakti kalon pa u permendur. A jemi popull qe fjalen e mire s'ta themi kurre por fleterrufene ta ngjisim ne balle, apo s'jemi?

Ky qenka bërë për "të fala Sandrit" fare.

 

Autori artikullit vazhdon akoma me idene se cdo thone e cdo mendojne te huajt per ne, nese tregon hapur ate cka ndodh ne Shqiperi. 

Do e kete bo me psikoze ndonje emigrim Greqie kete te shkretin.

Lizander,

i kuptoj disa nga shqetesimet qe ngre ti lidhur me imazhin e shqiptareve ne bote, megjithese stili i shkrimit mund te kishte qene pak me teper argumentues dhe pak me pak agresiv.

Edhe une si ty, mendoj se eshte koha te mos i biem me cekanit ne te metat e te kaluares kur flasim me te huaj per Shqiperine po te theksojme anet pozitive. Te shkuara te harruara... Tani ti drejtojme syte nga e ardhmja.

Sa per tregimet e Rames sesi u civilizuan shqiptaret pasi u perballen me mjedise publike me te cilesore, per mua kane kuptim, po te marrim parasysh "teorine e dritares se thyer"? Hidhini nje sy ketu:

http://en.wikipedia.org/wiki/Fixing_Broken_Windows

Bukur Lizander.

Akoma me bukur qe i paske prekur ne seder ca nga adhuruesit e Rames me siper...

Lizander,

Inferioriteti juaj ndaj te huajve eshte befasues. Nuk e mendoja kurre se me 2010 ka akoma Shqiptare te tille neper Evrope.

Liqen, jam kureshtare te di se pse e mendon pozicionin e Lizandrit si inferior ndaj te huajve. Qe eshte "kunder Rames" duket ashiqare dhe edhe qe eshte pozicionuar ne nje moment si ky, edhe kjo eshte e nenkuptuar, por s'e kuptoj kete pohimin tend.

E nderuar Fini,

Nuk eshte se dua te behem cinik apo ofendues, por nuk mund te rri pa permendur se kjo pyetja e jote formuluar keshtu me takt e stil me kujton nje thenie lapidar te nje prej profesoreve te mi me te mire te shume viteve me pare, Petraq Pilika: "Mos kerko llogari prej injorantit ! Nuk ka kuptim, ai nuk e di pergjigjen." Ne fakt, konotacioni qe ai i jepte fjales "injorant" ishte ai i thjeshti: aq di, aq thote. Jo ne kuptimin ofendues te fjales. Thjesht, nuk eshte faji i tij qe s'di me shume.

Lizadri qeka inferior ndaj te huajve s'e nuk eshte dakort me portretizimet qe i'u ben Rama Shqiptareve si injorante, barbare, shkaterrimtare te cilet i shpetoi Rama me projektet e tija...

Rama justifikon per mu nji Berishe n'pushtet dhe kjo nuk quhet merite

Finesterre,

në Paris u hap ekspozita “Les promesses du passé”,

Kshu fillon ky artikulli. Domethene eshte nje event kulturor. Ky tani meqe ndihet inferior ne rradhe ta pare ndaj Rames dhe me keqe ndaj te huajve fillon e shkruan si analfabet me 4 klase shkolle. Ktu flitet per art jo ndeshje futbolli! C'eshte kjo ndarje "ne" d.m.th. shqiptaret dhe ata "te huajt" francezet? Bukuria e artit mesa di une eshte tek krijesa e njeriut, jo tek nacionalitetet apo ku di une cfare. Domethene tani, fotografite e ushtareve amerikane qe vrasin dhe djegin femijet ne Vietnam , Amerika mos ti publikojme tani se ja nxjerrin bojen me keto llogjike. Pastaj ku qendron ketu njehere nenvleresimi? Pse kaq te shpejte te mbyllim mendjen e te shohim armiq kudo dhe kedo ? Pse kaq te ndrojtur te shohim te metat tona ne sy? P.sh. Francezet besoj nuk e fshehin edhe as nuk mundohen te injorojne faktin qe kane probleme te theksuara me getot e tyre te Parisit qe sollen djegjen dhe shkaterimet ne Paris.

Pastaj ka edhe me keqe. U permajta -thote se nuk desha te krijoja debat dhe te na shihnin te huajt!!! Po pse u permbatje ti? Mos valle nuk di te flasesh apo s'di te besh pyetje? C'kuptim ka arti pa debate?

Nuk eshte turp te krijosh dicka te bukur ne vendin tend edhe ta paraqesesh me krenari perballe te huajve, turp eshte tu lutesh sic thote vete ky qe aman te investojne ne Shqiperi.

 

Liqen, aq e ke sterholluar kete arsyetimin sa po nis te dyshoj nese eshte shume elegant dhe une s'e kuptoj, apo eshte aq spekulativ sa e kam te veshtire ta pranoj.

Ne fakt, mua m'u duk se Lizandri - nder te tjera - e kishte edhe ketu fjalen: Pse duhet ta kthejme nje mbremje arti ne nje pasdite propagande?

Personalisht do te isha ngritur e do te kisha ikur.

Ne mos po, do te kisha qendruar dhe do te kisha bere pyetjen ne vijim:

Po sikur thjesht t'i lyejme keto pallatet? Keshtu normalisht, me gelqere te bardhe te verdhe jeshile ... si ta vendose Bashkia fundja. Apo thua shqiptaret s'e kuptojne minimalen ne art? 

Lere fare me mire, ke te drejte, francezet ftuan Ramen te bejne propagande kunder shqiperise dhe shqiptareve ne nje ekspozite. Bej dhe ti si njera ketu qe tema ishte per kutite e votimit ajo bente llogarite e by... se Edit dhe per ca e perdorte. Se di nese shqiptaret kuptojne nga arti apo jo, po ky qe shkruan eshte per te ardhe keqe.

p.s. se mos na nxehesh aman mbaje veten  smiley

 

Jo, pa problem, nuk nxehem fare.

Une them qe jo, Ramen e ftuan per te folur per artin jo per propaganden. Vetem se per Ramen arti eshte e shkuara (viti ...- 2003), kurse ne jemi ne 2010 dhe Rama ka me shume se 10 vjet qe i ka hyre politikes. Kaq!

Te presesh art nga Rama eshte minimumi naivitet dhe une s'e besoj qe Lizandri te jete naiv.

Vallaj Guce eshte e veshtire ta fusesh kete tek shkrimet e tua me te mira smiley

Lizander, pergezime njehere! ( edhe pse kam ca kritika te vogla per ca gjera te vogla s'po ti bej se peshkataret do e merrnin Z-ti e di se si )

E di kush eshte "problemi" jot Lizander, edhe te ky shkrim? Qe ti shkruan si nje njeri normal qe ka pare nje shfaqje jo normale edhe e komenton ne menyre normale! Ky, miku im, eshte shume faj i rende ne syte e disave, tamam sepse - per fat te keq - disa nga shqiptaret kete normalitet as e pranojne e as e kuptojne. Shume prej ketyre ( prej neve dmth ) nuk jane te piste vetem ne fasadat e pallateve a ne rrugicat para shtepise, jane te piste ne koke, nuk kane me nje higjene mentale te ekuilibruar. Arrimi i kesaj situate eshte objektivi i pare i çdo pushteti, i çdo pushteti, te majte a te djathte. Ekstremizmi u vlen te gjitheve ketyre, sepse ne ekstremizem trapat ngrene zerin e te urtet kapin koken me duar. Kerkimi i ketij ekuilibrit ne thelb nuk i vlen askujt, as (o)pozites, as shitesit te cigareve e sa Anri Sales. Une jam i bindur qe ti do kishe shkruar te njejtet gjera edhe sikur ne vend te E.R te kishte qene ( fut emer random politikani te djathte ) a ku e di une, dreqi e biri i tij me vete.

Dyshimi i vetem qe kam...a qe mund te kem, per nje fraksion sekondi, eshte fakti qe çdo politikan, ne ate situate, ka nje fare interesi qe te keqesoje situaten e meparshme e te permirsoje ate te tijen, por çdo gje ka kufi e, edhe sikur çereku i ketyre qe ke shkruar te ishin te verteta, ai kufi do ishte kaluar me kohe!

Pergezime perseri e...meqe ra fjala, fat te mbare ne Europa League!

Shkrim i dobet. Mllefi nuk e le autorin te shprehet me arsye dhe pa qejfmetje ballkanase.

I dashur Lizander,

te lexova me kersheri rresht per rresht dhe po te them me keqardhje se ke humbur rastin per te shkruar nje artikull te bukur analitik.

Pse e them kete?

Ti ke qene deshmitar i nje paraqitjeje jo dinjitoze, perballe nje plateje prestigjioze, te nje perfaqesuesi te larte e te rendesishem te institucioneve tona. 

Paraqitje te tilla mediokre te perfaqesuesve te institucioneve tona, te cdo rangu e niveli te qeverisjes - vleresimi negativ i te cilave mund te shkoje nga jo dinjitoze te skandaloze, - fatkeqesisht per ne ndodhin shpesh ne cdo cep te globit ku shkel kemba e qeveritarit shqiptar.

Me pak durim dhe kembengulje, duke perdorur njohurite e gjuheve te huaja qe zoteron dhe aftesine analitike qe nuk te mungon, perkundrazi, jam i bindur se do te kishe gjetur shpejt dhe pa shume vuajtje ne web plot shembuj te ngjashem, te denoncuar nga qytetare te indinjuar si ty. Shembuj me prejardhje nga koordinata kohore e hapesinore nga me te larmishmet (per te mos folur per larmine e ngjyrave te petkut politik te protagonisteve ditezinj).

I armatosur kesisoj mund te kishe sulmuar pa meshire (me te drejten e Zotit!) krejt klasen tone politike/administrative, duke e modifikuar qellimin e shkrimit nga shprehje e "shqetësimit për imazhin që jep Rama...", ne shprehje te shqetesimit per imazhin imazhin që japin perfaqesuesit tane  nëpër botë për shqiptarët në përgjithësi.

Sinqerisht, reduktimi i ceshtjes se pergjegjesise per perdhosjen publike te imazhit te vendit permes deklaratave, gjesteve apo sjelljeve te papergjegjshme nga ana e perfaqesuesve tane neper bote, ne personin e Rames me duket i gabuar.

Me respekt

S.SH.

 

 

 

 Lizandrin e vleresoj goxha po bashkohem me parafolesit. Mund dhe duhet te kishte shkruajtur pak me mire. I ka rene pak si shkurt, e pak si me mllef te madh disa here. Jo se mllefi eshte gje e keqe kur eshte i justifikuar, po zakonisht duhet te jete me shume si force shtytese per shkrimin dhe jo argumenti vete. 

Shkrimi eshte i mire, bile shume i mire, duket qe autori di per cfare flet dhe flet mire. Ajo qe me bren shpirtin mua eshte qe pse zotnia nuk eshte cuar dhe ta kundershtonte Ramen aty para se ta ndante dhe me ne te tjeret shqetesimin e drejte te tij? U tremb nga Rama? U emocionua? I iku goja para ketij njeriu qe ofendon kaq rende bashkeqytetaret e tij?

Ndjese lizander,

Une e lash shkrimin te gjysma.

Ka të drejtë Sala që ndihet i pazëvëndësueshëm!

Kur ka edhe koka, si ajo e Saraçit, që nuk janë në gjëndje të shohin të paindoktrinuar, ç'mund të presim prej qerrexhinjve?!

S'ma ha mëndja se ndonjë shqiptar s'ka qeshur  me intervistat në gjuhë të huaj të Salës, por siç shkruan Lisandri këtu, besoj se do të jetë i vetmi në botë që do të gjente argumente për ta mbrojtur (të paktën ktë përshtypje më lë mua Lisandër).

P.s: Kur thua "Para disa ditësh", para sa ditësh e kishe fjalën? sepse u bë nja 2-3 javë që e kemi parë vetëm duke dhuru flamuj dhe duke ftuar plakat në protestë

P.s2: A ka ndonjë link ku mund të shihen punimet e artistëve të paraqitura atje? Si shok të vjetër që e kam Gentin, do kisha qejf të shihja punimet e tija.

Shkrimi shume i mire Lisander! Me i ftohte ne gjykim nuk mund te shkruhej, pak ke thene madje, me c'me treguan dy protagonistet e tjere te expozites ti pak ke permendur ketu.

Nuk po i kundervihem askujt prej replikuesve te mesiperm, po parashkruesja e kush tjetr e ka mik Gentin le ta pyese per detajet parisiene.

 

Mendimi i zi dhe ofendues i Rames per qytetaret dhe fshataret e Shqiperise eshte shume me keq se sa ka paraqitur Lizandri ketu.

duket qartë te faqja që solli Artiani lart sesi e ka prishur imazhin Rama.

Ja psh si ishte imazhi:

si u bë:

O Julius na bjere dhe ndonje foto te kullave ta betonit (pa infrastrukture mbeshtetese gjithesesi) qe mbine vend e pa vend gjate administrimit te Rames...

Saraç ,une mendimin per ty nuk e ndrroj por nuk mund te rri pa thene se ketu ke shkruar bukur.Me pelqeve shume.Sidomos ne pjesen kur thua se shume shqiptare fale vetem punes se tyre e sakrificave jane publiciteti me i mire qe mund ti behet Shqiperise eshqiptareve.Me keto qe thua ky vertetqenka rrote C(rama them).Urime ....

Shkrimi eshte interesant per te pare se sa e veshtire eshte te dalesh nga bindjet e rrenjosura  dhe te palekundshme per nje vezhgim objektiv.

Per fat te mire ka nje zgjidhje per shkruesin qe te ndihet rehat dhe me veten... mos shkruj me...! Ose keto qe shkrun lexoja vetem nje tavoline miqsh, ose ose lexoje me ze para pasqyres se kur i shet neper blogje e vitrina gazetash te lene nje shije te keqe..ate te anshmerise qe nuk te ndahet dhe ne stamodumo e jo me ne shqiperi..

Nga do qe te vesh prape mbetet pyetja: A eshte normale qe kryebashkiaku dhe kryeopozitari ta nxije imazhin e shqiptareve ne kete menyre? 

Ketij i eshte mbushur mendja se ka per te permbushur nje mision qyteterues dhe nuk pushon duke thene brockulla.

Se pari faleminderit per komentet TE GJITHEVE!

Student, jam plotesisht dakort me ty. Imazhi qe japin politikanet shqiptare ne pergjithesi , per ne eshte shume me keq se realiteti (ose se ai realitet siç me pelqen mua ta shoh). Po shpesh kjo ndodh, me teper nga injoranca e tyre personale, apo nga ndjenja e inferioritetit ndaj te huajve qe i shtyn te japin nje imazh te Shqiperise konform klisheve. Ata e dine dhe vete qe nuk jane as perfaqesues te nje imazhi me te mire dhe as te zotet te argumentojne per te treguar nje imazh me te mire.

Kurse ne rastin konkret, qellimi kryesor ishte qe ai te tregonte se sa i zoti ishte, qe kishte arrit te bente te tilla "mrekullira" ne nje ambient te tille. Nderkohe qe kishte rastin qe te jepte nje imazh pozitiv, qofte edhe duke i rrit vlerat akoma me shume punes se tij. Aty e kishin ftuar per anen artistike dhe po t'i permbahej asaj ai mund ta perdorte rastin per te tregu qe, pavaresisht klishe perendimore, shqiptaret nuk jane aspak inferiore. Ne fund te fundit ne prandaj krenohemi me Anrin apo artistet e tjere. 

Ndaj une i rashe atij ne veçanti dhe pak "profesorit" te tij Sales, qe kur ishte ne opozite bente pak a shume te njetat çmendurira (ne lidhje me sjelljen politike e kam fjalen).

Nje gje tjeter qe me beri shume pershtypje eshte se kur ne ambiente te tilla (artistike) pa pike influence politike, ai ben nje propagande te tille, une nuk e di se ç'mund te beje ne nje tribune politike.

Arsyet pse nuk e pyeta aty, ishin dy. E para ajo qe them ne artikull, qe nuk desha te zihem me te aty dhe tu le njerzve pershtypjen qe ne edhe ne nje aktivitet artistik nuk rrime dot pa u zi me njoni-tjetrin. Une besoj te ajo shprehja qe thote frongu "Lëveret e palame lahen mbrenda familjes"
E dyta, se isha ne krah te nje mikut tim, qe jam i bindur qe Rama do i kish hap probleme po ta shihte ne krah tim. Biles, ai i shkreti kur filluan pyetjet, nderroi vend dhe siç me tha me vone kete e kish bere vetem se kish qene i bindur qe une nuk do e mbaja dot veten.

Sa per tonin agresiv, vallahi po te kishit qene aty, edhe mbeshtetes te Rames te ishit do ju kish ik menia, siç i iku atij mikut tim qe ka votu çdo here per te (i shkreti!). Pastaj, une nuk pajtohem dot me faktin qe ne jemi perjashtimi qe konfirmon rregullin "Cdo popull ka qeverine (politikanet) qe meriton" Diku do e qis inotin ene une.

Interesante sa shume persona preken nga nje teme e tille. pergezime lisander per informacionin qe solle nga parisi. nuk kishte si te ndodhte ndryshe, rama nuk mund te rrinte pa e kthyer takimin ne interesin e tij politik sikurse do te bente cdo lider tjeter po te ishte ne vend te tij. sidomos sondazhet dhe perqindjet false per ngjyrosjen e pallateve me ben te qeshja. dhe nderhyrja e anri sales apo nderprerja e fjales se tij nga rama ishin kapur mire dhe duken shume reale.  

Tashi e kuptoj pse te kane lene me publiku. Sepse patetizmat militanteske shesin kopje e klikime, sic shihet dhe nga disa komente ketu qe i ke prekur.

Kaq e veshtire eshte qe ne nje shkrim te tejkalohen ngjyrimet emocionale. Shum dobet dhe komenti..

Lizander, e kuptoj reagimin tend, dhe te pergezoj qe vazhdon si gjithmone te shqetesohesh per te tilla gjera. Me njefare turpi pranoj qe ka momente si ai pas sondazhit qe thote 30% nuk e pelqejne po 98% duan qe te vazhdoje lyerja (kjo sa per detaj) kur them me vete, vari teneqen! Lere pastaj kur shikoj edhe ca komente qe mundohen t'a justifikojne...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).