Komisioni Parlamentar i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, zhvilloi dje një seancë dëgjimore me për gjakmarrjen dhe fëmijët e ngujuar. Në këtë takim ishin të pranishëm zëvendësministri i Arsimit Halit Shamata, zëvendësministrja e Brendshme Iva Zajmi dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Punës.
Qëllimi kryesor i kësaj seance dëgjimore, ishin pasojat e gjakmarrjes te tek fëmijët, të cilët janë të detyruar të jetojnë të ngujuar. Zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi u shpreh se shumica e fëmijëve të ngujuar janë në Shkodër dhe se për zgjidhjen e problemit të ngujimit duhet një plan kombëtar. Ndërsa zëvendësministri i Arsimit Halit Shamata u ndal më tepër tek shifrat. Ai bëri të ditur se sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2009 ka pasur 62 fëmijë të ngujuar në të gjithë vendin, ndërkohë që 52 prej tyre i përkasin Shkodrës. Zëvendësministri shtoi se për këta fëmijë janë angazhuar 20 mësues të cilët u japin mësim atyre edhe në shtëpi. Ndërsa duke iu referuar statistikave të muajit prill 2010, ai u shpreh se në total janë 37 fëmijë të ngujuar, prej tyre 16 janë vajza. Shamata u ndal edhe tek rezidenca e Poliçanit, e cila rezultoi e dështuar, pasi nuk funksionon më. Zëvendësministri i Arsimit, bën përgjegjës për mosfunksionimin e saj pushtetin lokal, të cilit iu derivua e drejta për të administruar konviktin ku do të strehoheshin fëmijët e ngujuar. Ai u shpreh se në fillim aty ka pasur 12 fëmijë, ku vetëm 6 prej tyre ishin aty për shkak të gjakmarrjes, ndërsa sot nuk ka më asnjë. Përfaqësuesja e Ministrisë së Punës u shpreh se shkaku kryesor për dështimin e rezidencës së Poliçanit, ishte kërkesa e nënave të fëmijëve për tu punësuar në këtë qendër. Në momentin që kërkesa e tyre nuk u pranua nuk i lejuan fëmijët të qëndronin aty. Zëvendësministrja e Brendshme propozoi që qendrat për strehimin e viktimave të gjakmarrjes të ndërtohen në zonat më problematike ndaj këtij fenomeni, si për shembull Shkodra. Ndërsa nënkryetari i Komisionit Parlamentar, Tritan Shehu, propozoi që qendra në Poliçan duhet të ndërmerret edhe një herë në studim, për të eliminuar problemet që çuan në mosfunksionimin e saj. Ai theksoi se Ministria e Brendshme ka dhënë të gjitë kontributin e saj për mbrojtjen e kësaj qendre. “Të qenit i ngujuar shkakton probleme të rënda psikologjike tek këta fëmijë”, u shpreh Shehu.
 

4 Komente

Që shteti është i paaftë, që të luftojë gjakmarrjen, duket dhe tek paaftësia e emisarëve të tij për të folur për një zgjidhje ndryshe përveç asaj së gjetjes së një mënyre strehimi dhe edukimi të fëmijëve të ngujuar.

Përderisa Zogu dhe Enveri gjetën mënyrat për ta ndaluar dhe eliminuar komplet fenomenin, do të thotë që një zgjidhje mund të gjendet... nëse ka vullnet politik.

Rudeta, diçka jashte teme: me pelqen akronimi yt. smiley

Keta qe shkruajne, kane probleme me gjuhen, kane probleme me shifrat, te dyja bashke, apo thjesht jane hajvane?

gjatë vitit 2009 ka pasur 62 fëmijë të ngujuar në të gjithë vendin 

statistikave të muajit prill 2010, ai u shpreh se në total janë 37 fëmijë të ngujuar

Shteti i paaftë për të luftuar gjakmarrjen, vetëm në Prill u ngujuan 37 fëmijë

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).