Fushata elektorale një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme përsëri është në qendër të gazetave.
 

The Times shkruan "Brown votuesve - taktika më e mirë është të përkrahni laburistët. " Kryeminsitri në kontradiktë me kolegë të kabinetit të tij, shkruan gazeta, që folën edhe për votim taktik.

Gazeta ka një foto të kryeministrit me bashkëshorten e tij Sarah Brown direkt dhe ne dashuri, shkruan The Times, ndërsa ishin të ftuar në një stacion televiziv.

Më në brendësi "Cameron përpiqet të tërheqë votuesit e pavendosur në turneun e tij në zemër të territorit laburist. "

The Indipendent me shkronja të mëdha kuq e zi ne editorial shkruan " Për pesë vjet kjo gazetë ka luftuar për reformë elektorale. Britania tani ka një mundësi historike për t'i dhënë fund sistemit votues të padrejtë. Kjo nuk duhet humbur."

Po më në brendësi, gazeta thotë se rezultati elektoral ende në dyshim ndërsa 4 në dhjetë votues janë të pavendosur se për kë të votojnë.

Ndërkohë në një nga shkrimet në gazetë analizohet trashëgimia që lë pas zoti Brown me artikullin "Trashëgimia e tij mund të jetë një parti që kurrë nuk do të ketë mundësi të sundojë e vetme."

The Daily Telegraph ka artikullin " Pakti me Ulsterin mund të vulosë fitoren për Cameron."

Sipas gazetës, Cameron mund të zgjidhet si kryeministër edhe nëse nuk fiton direkt në zgjedhje pas një marrëveshje me partitë unioniste në Irlandën e Veriut.

Deputetë të Irlandës së Veriut kanë lënë të kuptohet se ata do të përkrahin zyrtarisht udhëheqësin kosnervator nëse ai nuk lejon ulje të shpenzimeve publike për ta.

Brenda gazeta ka njo fotografi të madhe të udhëheqësit konservator me titull "Çmimi për pushtet për konservatorët? Një çek prej 200 milionë stërlinash."

Ndërkohë që gazeta vë në dukje se laburistëve iu është ofruar një çek prej 1 milionë stërlinash nga sindikatat e BA.

The Guardian ka artikullin "Më besoni. Unë jam Nick." Gazeta që tashmë ka bërë me dije përkrahje për liberal demokratët ka në faqe të parë një fotografi të Nick Clegg në Liverpul me një votuese që vuan nga leuçemia duke tërhequr turma të shumta dhe entuziaste.

Ndërsa Financial Times i kthehet bisedimeve për koalicion me artikullin " Whitehall përgatitet për bisedime koalicioni. "

3 Komente

 Me te gdhire sot doje te merrja "hak"per te gjitha votat e vjedhura ne Shqiperi.Do thoni you ne cfare menyre.Duke votuar(the duke ditur qe vota ime do numerohet).Pasi cova femijet ne shkolle u drejtova per ne Polling station nje kishe 300 vjecare qe ka ndryshuar destinacion per nje dite te vetme.Brenda ishin vetem 2 bukuroshe qe me pyeten per emrin dhe adresen e shtepise dhe me dhane dy flete nje per lokalet dhe tjetra per parlamentaret.Nuk kishte kokepalare dhe te forte lagjesh ne ate komision.Kur u futa ne dhomen e fshehte kisha emocion te pashpjegueshem.Pasi mbarova dhe dola nga ajo kishe u ndjeva me i cliruar dhe me besoni them se kam marre"hak"per te gjithe ata shqiptare qe protestojne sot ne shqiperi per voten e lire dhe per dinjitet njerezor.Dhe nuk mbaron ketu.......... 

e paske pasur per here te pare a i vrare!!!

 Novaj, Te falenderoj !Jepni more, si djem  a burra te kesaj toke,  panoramen e mire qe shifni e perjetoni, ku ju shpuri halli, te atyre plot thyerjeve, qe na bejne te vuajme ketu...! Si more te heqim dore nga shpresa kaqe te medha(Nuk behet Shqiperia...), vetem e vetem sepse na shtyjne injorantet, te ligjte dhe katilet, per t`i dhene.. dhemshuri mjerimit ...!

  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).