Prej një jave në Gjykatën e Tiranës dhe në të gjitha gjykatat në vend ka nisur aplikimi i tarifave të reja të dyfishuara për cdo kërkesë që qytetarët depozitojnë në këto sekretari.

Tarifat janë dyfishuar edhe për shërbimet që ofron Ministria e Drejtësisë apo prokuroritë në rrethe.

Tarifat jane rritur ndjeshem, vecanerisht për sherbimet që ofron gjykata, noteria dhe zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Në listën e detyrimeve te reja qe duhet te paguajne qytetaret ku  bie ne sy se sherbimet me te shtrenjta dhe qe kushtojne me shume, jane kerkesat e padive per zgjidhje martese, e cila eshte trefishuar nga 3 ne 9 mije leke.

Po keshtu eshte katerfishuar detyrimi qe duhet te paguaje qytetari per pavlefshmeri te veprimeve juridike, nga 3 mije shkon ne 12 mije lek. Padite e shkaktimit te demit jane perllogaritur ne varesi te vleftes qe kerkon te demshperblehet i demtuari, konkretisht 3 perqindeshi i shumes qe kerkohet. Nderkohe jane dyfishuar sherbime te tilla si marrje vertetimi se personi nuk ka pengese ligjore per pajisje me pasaporte, leshim e deshmise se gjendjes gjyqeosre, leshim vertetimi nga gjykata se kerkuesi nuk eshte ne process gjyqesro.

Jane katerfishuar  tarifat e leshimit nga gjykata te cdo kopjeje vendimi apo cdo dokument qe kerkohet nga te interesuar, detyrimi qe duhet te paguhet shkon nga 200 leke ne 800 leke, vertetim fakti dhe ankimet kunder vendimeve te gjykates si dhe padite e pjestimit te paurise. Nderkohe tarifat jane katerfishuar edhe per sherbimin qe ofron Ministria e Drejtesise per legalizim te akteve te noterise, vlefta ka shkuar nga 200 leke ne 800 leke. Per prokurorine eshte katerfishuar tarifa e leshimit i vendimit te pushimit ose vendimit te mos fillimit te ceshjes penale. Po keshtu sherbimet qe ofrojne noteret jane rritur ne 2 perqind.
 

9 Komente

 Ka shtet ketu!!!! Si do luftohet dificiti???? O te lumsha o shtet!

 ... me te rjep lekuren shtresa shtresa, deri tek e shtata ku sma mo pilafi, dhe pastaj fiilon vetegjygjsia!!

Keto jane masa radikale, dhe normal do te rrisin kostot e nje konflikti. ....... Pjesa tjeter e "gotes" pergjysem, eshte se, cdonjeri prej nesh duhet qe te behet i ndergjegjshem dhe te mos mendoje se ne gjykate do ti zgjidhe te gjitha. Pra mos ndertoni marredhenie me njerez pa garantuar se pari ndershmerine e marredhenies juridike. 

Ane pozitive do te jete - trajtimi paqesor dhe paraprak i konflikteve. Nje perqindje e larte e ceshtjeve gjyqesore qe jane sot, nuk perbejne nje konflikt themelor. Rritja e tarifave do ti sherbeje seleksionimit te ceshtjeve .

 

Rritja e tarifave/taksave te avokateve , notereve dhe gjykates, do te formalizoje nje treg informal(rrit ndjeshmerine e publikut)  , dhe sidomos do te frenoje korrupsionin. Ndofta do ta vendose ne parametra te kontrollueshem .

Duke e trajtuar seriozisht, Pervec aneve te "keqia" rritja e cmimeve ka edhe anen e vet "pozitive" dhe nuk mendoj se eshte bere per te mbushur buxhetin e shtetit, apo per te nxitur vetegjyqesine.

Kjo eshte qeveria e sherbimeve dhe e sherbesave, kjo eshte qeveria e sherbetoreve te popullit. Sali Berisha eshte kryesherbetori i popullit shqipetar. hahahahahahahahahahahaha sa ironike kjo qe thashe. Tamam shaka me kripe. 

 18-ta.Mua me duket see keni jo drejt.kam  marre nje evidence gjuqsore  qe gjithkush mund ta kerkoje ne intern.(Nuk e kam  qe edhe ju ta beninje gje te tille.)Por  jane rreth 1.6 milion procese te iniciuara.Njue e treta e tyre te rikthyera  vetem nje here.Rreth 250.000 edhe per dy here.os uhabit qe ka dhe kater here.Nga baza ne maje te piramides dhe gjene  ne baze.Jane  40.000 kerkesa per gjykim ne K.K.Pronave, te cilat te siguroj qe do te perfundojune ne gjykata.Çdo dite ne Rr.Gj.Shk.Pare Tirane depozitohen 200-230 padi.

   Imagjino nje qyetar  i cili eshte pensionist(atajane iniciuesit kryesore sepse prevalojne konfliktet e pronesise) me 15.000 leke psension, te  hapinje proces qe nukja di fundin dhe qe nuk ka aftesi te paguaje  ne te gjitha shkallet, pikerisht ketihj ikerkon shteti nej takse perej 12.000 lekesh..!Me shume paguan ai qe ka te drejten me vehte sepse atye e kan te garantuar gjyqtaret "mbulesen".

Ja pse  ekonomisti agrar Bode, po i ve kazmen vet raportit  shtet qytetar.

I nderuar grava.

Une e di , po ashtu sic edhe ju e dini, se askush nuk ka te drejte 100%.

Une e di ate qe ju , mund ta merrni me mend se; shumica e proceseve gjyqesore ne gjykate - nuk jane per tu zgjidhur ne gjykate. Pra ka "fiktivitet" kerkesash.

Nder te tjera ka edhe procese, qe fillohen per aresye teresisht korruptive, -kjo ne kuptimin e paster te perfitimit te padrejte . (Pra klientet marrin ilaçe, per semundje qe nuk i kane)- dhe ketu (cuditesisht per shkak te psikikes njerezore) viktima e pare , eshte pensionisti-yne(prindi , gjyshi gjyshja etj).

 

Gjate gjykimit, menaxhuesit e parave(juristet, avokatet, noteret) kane deformuar teresisht jo vetemn tregun formal , por edhe ate informal  te drejtesise (ky i fundit eshte mashtrim i paster) .

Mendoj se Ju duhet qe te shqetesoheni, per faktin qe keto taksa te rritura te shkojne per te ndertuar nje sistem pagesash, per mbrojtjen juridike te shtresave ne nevoje, qe sot eshte nje treg supermashtruesish qe padyshim, ne fund te fundit, keta,kane bere karriere ne Egzekutiv/Qeveri (te pakten deri tani).

 

 

Rritja skandaloze me here (dhe jo me %), ka per te bere qe ai i varferi (qe jane me shumice ne Shqiperi) te mos ta fitoje te drejten e tij. Pra padrejtesia te konsolidohet me shume. Turp per ate qeveri.

Eshte turp per qeverine qe lejon pagesat "kesh" ne drejtesi dhe ne "shendetesi". Te garantoj se asnje gjykim, te pakten ne Tirane nuk ka mbetur pa u zhvilluar per 9 000 lek shtese. Per shkak te cmimit te ulet te tarifave, ai i varferi, nuk ka fuqi te kerkoje llogari (me tarifat e vjetra i kushton me shume autobusi, sa here qe vjen ne gjykate,  sesa procesi gjyqesor)

Nderkohe jane dyfishuar sherbime te tilla si marrje vertetimi se personi nuk ka pengese ligjore per pajisje me pasaporte, leshim e deshmise se gjendjes gjyqeosre, leshim vertetimi nga gjykata se kerkuesi nuk eshte ne process gjyqesro.

 

Pse duhen kaq shume deshmi, a nuk eshte kjo nje rrjepje e pa nevojshme, apo qyetari duhet te paguaj qeverine, dhe burokratet e saj qe nuk jane te afte te verifikoje nje person, mjafton te kete nje adres banimi ose punesimi.nuk e kuptoj kete menyren e leshimit te deshmive!!!

Besoj se keto lloje menyrash e pajisjeve me deshmi,kundrejt pagesave te larta jane bere pikerisht per te mbushur xhepat burokrateve, te paafteve, te cilet e varferojne edhe me shume kete popull, duke e lene perjetsisht te varfer,dhe ne mizerje.

Une nuk e di qe kjo menyra e dhenieve me pagese te deshmive,eshte e aplikueshme ne Europ!

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).