A ka një zgjidhje për t’i dhënë fund grevës së urisë së deputetëve dhe mbështetësve socialistë që janë ngujuar në bulevard ... përpara selisë së Kryeministrisë? Kësaj pyetjeje, përgjigja e së cilës vlen sa jeta e 200 personave të ngujuar aty, do t’i përgjigjesha personalisht me të kundërtën, dmth atë që nuk është zgjidhje. Më pas do të tentoj të rendis një seri mundësish që duket se ende nuk janë konsumuar dhe në qëmtimin e së cilave mund të gjendet edhe një zgjidhje racionale.

Nuk është zgjidhje për krizën takimi Berisha–Rama. Çdo takim i tillë, përveçse jo produktiv, nuk i shërben një zgjidhjeje afatgjatë të problemit. Nëse Shqipëria ndodhet në një stad të tillë, ndodhet sepse shumica e problemeve dhe krizave të prodhuara këto 20 vjet, nuk janë zgjidhur as në mënyrë institucionale dhe as ligjore, por mbi bazën e marrëveshjeve. Marrëveshje të negociuara pas një presioni të fortë politik, që jo rrallë ka degjeneruar në përplasje të dhunshme dhe me një kosto fatale për vendin. Në fakt, këto 20 vjet, të gjithë ne i kemi përshëndetur marrëveshje të tilla, shtrëngime duarsh mes burrash të fortë që pasi i kanë treguar vendin njëri–tjetrit për muaj të tërë, pasi kanë rreshtuar ushtritë e militantëve dhe fanatikëve të tyre, kanë dëshmuar se dinë të merren vesh. Një gjë e tillë, normale për një vend si Shqipëria e viteve 1990–2000, nuk është aspak normale për një vend ku demokracia garantohet nga ligji, respektimi i tij dhe çdo krizë vjen përmes zgjidhjes institucionale. Një takim Berisha–Rama, vetëm sa do ta rëndojë këtë klimë dhe do ta shtyjë krizën afatgjatë, duke mos i dhënë asaj një zgjidhje reale. Berisha dhe Rama mund të pinë kafe mes tyre; mund të institucionalizojnë një takim permanent dhe periodik për të diskutuar zhvillimet e vendit me përgjegjësinë që ju jep vota e mbështetësve të tyre, por Berisha dhe Rama nuk janë Muji me Halilin dhe koha e eposit të kreshnikëve ka kaluar.

Nuk është zgjidhje imponimi politik dhe asnjë lloj forme presioni nuk mund të zëvendësojë strukturat legjitime. Kryeministri nuk mund të ikë me grevë urie dhe as me ndonjë formë tjetër presioni jashtë sistemit. Çdo mendim i tillë është naiv dhe aventuresk. Më 1998, kur të gjitha institucionet e shtetit ranë dhe Kryeministri u largua në Maqedoni, krerët e opozitës së atëhershme thërrisnin në telefonon OSBE, që të merrte TVSH dhe tanket që i kishin marrë protestuesit. Asgjë nga ato që kishin fituar s’ju hynte në punë dhe që nga ai moment, në Shqipëri e kanë kuptuar të gjithë që ka vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet, me zgjedhje! Zgjedhjet janë kryer dhe zgjedhjet e reja, në bazë të Kushtetutës janë në vitin 2013, ose më herët nëse kjo maxhorancë humb mbështetjen e 71 deputetëve. Greva e urisë mund të vijojë me muaj dhe nuk mund të imponojë asgjë politikisht.

Nga ana tjetër, Kryeministri nuk duhet dhe as mund të ndërmarrë asnjë akt force për t’i larguar grevistët që aty. Leja dhe lirimi i bulevardit, janë shumë më pak të rëndësishme se sa e drejta e tyre për të protestuar, qoftë edhe me një mënyrë ekstreme. Ata mund të qëndrojnë aty për sa kohë duan, për sa kohë besojnë se i shërbejnë sensibilizimit të opinionit për transparencën dhe Qeveria duhet të marrë të gjitha masat që shërbimi shëndetësor, siguria dhe higjiena e tyre të jetë e garantuar dhe në cilësinë më të lartë të mundshme.
Nuk është zgjidhje beteja e deklaratave dhe mitingjeve të të dyja palëve. E gjitha kjo është një shpenzim energjie dhe financash, që vetëm sa e rëndojnë edhe më shumë vendin në këtë moment, kur situata është edhe vetë e ngarkuar.

Po a ka një zgjidhje? Padyshim që po. A duhet një zgjidhje? Padyshim që po! Një zgjidhje në radhë të parë për vendin dhe imazhin e tij.

Një zgjidhje në radhë të dytë për ata 200 të ngujuar që janë duke kryer një sakrificë ekstreme, që nuk i duhet uruar askujt dhe që duhet hequr nga fjalori dhe shprehitë e politikës shqiptare.

Cila mund të ishte zgjidhja? Nuk dua të bëj Kasandrën sepse një zgjidhje në një situatë të tillë është e vështirë. Duke përjashtuar ato institucionale, pra rrugën përmes Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese apo Komisionit të Venecias, që opozita i ka përjashtuar tashmë, zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një klime bashkëpunimi dhe infrastrukture për të garantuar transparencën maksimale dhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe të përgjithshme. Opozita është shprehur se objektivi i saj final është krijimi i një standardi transparence dhe sigurie, që do ta garantojë atë për zgjedhjet e ardhshme. Ky standard mund të vendoset duke garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe jo duke u kthyer pas tek ato që kaluan. Kjo mund të bëhet përmes një marrëveshjeje mes dy palëve, në prani të Presidentit dhe komunitetit Ndërkombëtar, konform një platforme ligjore të menduar mirë. Në këtë rast, zgjidhje ka shumë: ndërtimi i një Kodi të ri ku të reflektohen gjithë rekomandimet e OSBE – ODHIR; përfshirja e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë për të; përjashtimi i numëruesve militantë në qendrat e votimit dhe zëvendësimi i tyre me numërimin elektronik apo me gjykatës dhe prokurorë; përfshirja e penaliteteve shumë të ashpra për ata që falsifikojnë votën, përfshi burgimin; hapja e kutive pa kushtëzim deri në momentin që jepet rezultati final i KQZ–së, nëse kjo gjë kërkohet nga një prej forcave politike; garantimi i votave të partive të vogla dhe shumë të tjera që s’më vijnë ndër mend.

E gjitha kjo paketë duhet të jetë transparente për gjithë shoqërinë. Mund dhe duhet të hidhet për diskutim publik, për të reflektuar vërejtjet e politologëve, juristëve, konstitucionalistëve, gazetarëve apo edhe qytetarëve të thjeshtë. Një Kod i tillë, ose rregulla të tilla loje, mund të garantojnë një transparencë të padiskutueshme dhe mund të sjellin një standard për të cilin kemi nevojë. Kjo zgjidhje, që ngjan më e mundshmja, mund të negociohet paraprakisht dhe më pas të dërgohet te Presidenti që të ndërhyjë për t’i ulur palët bashkë me një dokument konkret.

Çdo zgjidhje tjetër, që shkon në favor të një grushti radikalësh të mbetur jashtë Parlamentit, që s’kanë as vota dhe as përgjegjësi për vendin, por që penalizon fort ata deputetë dhe mbështetës që janë ngujuar prej tetë ditësh në grevë, nuk mund të jetë zgjidhje. Opozita duhet të jetë e lumtur që çështjen e votave dhe transparencës së tyre e bëri moto të saj dhe pas këtij sensibilizimi publik të bashkëpunojë, për të ngritur një infrastrukturë që do të jetë një garante afatgjatë. Çdo zgjidhje tjetër është aventurë, edhe pse, duket se sensi aventuresk i këtij populli është reduktuar ndjeshëm vitet e fundit dhe zgjedhjet janë bërë gjithnjë e më shumë të logjikshme dhe racionale.

23 Komente

 kush ishte e reja ketu?

Po qe e paska gjet zgjidhjen ky.Eureka!

 Zgjidhja eshte e thjeshte. Njerezit e zgjuar te PD, mblidhen dhe heqin Berishen. Hapin kutite. Zbulojne vjedhjen. Distancohen nga Berisha me gjithe vjedhje. PD vazhdon qeverisjen, PS vazhdon opoziten. 

Berisha eshte figure shume e ndotur ne politike. Cfaredo qe te thote, nuk ngjall besim te populli, dhe gjithnje do te sulmohet deri ne esktrem, dhe gjithnje do te kene ku ta kapin, sepse cfare s'ka bere, skandal pas skandali. PD behet parti e reformuar dhe per te qene, qe PS s'ka ku ta kape, dhe Shqiperia ben perpara. 

 

Sa me shume vjeterohesh aq me shume matufepsesh o Fevzi. Te ka ardhur koha te besh nje riparim kapital ne menyre qe te rigjenerosh qelizat e trurit. Te ka humbur krijimtaria dhe je bo si mace shtepije qe edhe me miun ke qejf te lozesh, si dhe ke frike te modhe me dale nga shtepija.

fevziu nuk ka mendim te vetin. eshte topall ne te shprehur dhe artikulim. nuk ja pret shume per politike, te them te drejten; por eshte gazetar shume i mire, - me pelqen per ate. po ja jap une nje mendim shkurt e troc:

te hapen kutite, te numerohen votat nje per nje, te marre vesh populli, Shqiperia dhe gjithe bota se sa kane votuar, per ke kane votuar dhe sa eshte manipuluar. kaq. kush ka frike nga e verteta eshte strumbullari i cdo krize. nese fevzoja nuk arrin ta kuptoje kete, jo gazetar, jo politikan, po veshtire se do me dukej njeri.

Duket shume interesant z.Blendi ne kete parashtrese emocionale dhe me paradigma dragoniane smiley

Cfare nuhat ? Cfare sheh ne horizont ? Mos mba gje ere karrikeje? etj etj Nuk ta patem digjuar kete ze kaq te "fuqishem" kur u thye Ligji dhe cdo norme morale e themeleve te Demokracise per te ndegjuar e respektuar DY Anetaret e KQZ .

Mos eshte aty zanafilla zoti Blendi ?

Saliu eshte si miu dhe ka kaluar shume here neper hunde keshtu qe atij nuk i ben pershytypje Ligji . Ai ka fshire dhe fshin menderen me Ligjet. Atij Ju dha kjo mundesi sepse Ti dhe shoket e tu e mbuluat me dafina te genjeshtra e lustra boje si " politkian i qarte " qe " pordhon politike " etj etj ., pa ja perplasur njehere ne fytyre " Ku po e shpie kete vend me banda  e bandite te babzitur te veshur e perfaqesuar me portofole e imunitet ,, me peshtyma a e sharje , me akuza e shpifje nga me te ndyrat , me zgerdhirje e kurthe per Opoziten ?

Dhe ja cfare Ju solli Vjedhje dhe vetem vjedhje Votimesh , konflikte dhe zgjerim te tij ne cdo qelize , te jetes shoqerore . Megallomani dhe paaftesi per te zgjidhur krizat.

Dhe perseri ,  i del ne krah me paravolite e "moszgjidhjes" ???

Ja u bere i pranushem per debat sidomos kur na pregatit per fazen e dyte ....Rugen e Zgjidhjes ... Ja te lexojme :

 Kjo mund të bëhet përmes një marrëveshjeje mes dy palëve,....  

 E mor Blendi as ne nje faqe artikull nuk arrin te jesh i orientuar . Ate cka kundershton ne fillim  ( marreveshjen ) si shkak i te gjitha pasojave negative , me pasoja katastrofike per vendin keto 20 vjet biles dhe me shembuj letrare smiley ....na e bie ne fund si Zgjidhjen Perfekte  .

E di qe ndoshta nuk te lexojme drejt dhe te nxjerrim nga konteksti smiley

Mbase ka ardhe koha te flisni me ata qe kane zaptuar mediat vizive se bashku duke bere nje MARVESHJE

Boll me keto maskarada . Le te sakrifikohen dikush qe te shporren keta manipulatore te LIGJIT ne emer te LIGJIT. Per hajdutin si per ate te xhepave ne autobuza si per keta te fleteve te votimit ka vetem nje LIGJ .

Ne burg!

Ky do ishte propozimi me me vlere qe mund te behet per situaten konkrete.

 

 

 

 

Prape me kutite? Haha. Por nuk e mora vesh njehere pse nuk mund te hetohet nga Prokuroria e Gjykata kjo vjedhja e votes? Ger-mer gjithe kohes e nje gje e sakte nuk u tha. Mire Rama, Berisha e deputetet te cilet e dine mire po bejne sikur nuk e dine. Po ata qe dalin neper mitingje si nuk e pyesin njehere veten e?

 Po ti, e ke pyetur veten, apo hajt te shkruajme se s'kemi c'te bejme?

Qeka pjerdh dhe Fevziu,dashka garantimin e transparences maksimale ne zgjedhjet e ardhshme,po u bone zgjedhjet transparente ku do ti gjeje Frangaj pastaj 6000 eurot qe te jep ty cdo muaj o Fevzo.Rrofshin komisioneret socialiste,hallall i kane ato 20 mije euro per koke qe moren,i bene nje nder te madh Shqiperise duke zbythur nje skizofren.

 Sapo pashe ne lajme Berishen ne Lezhe. ... e kishin pritur kishin me tabela "Rrofte Berisha" lol

Ka turp me te madh se te dalin njerezit ne nje vend ish komunist, qe prej 45 vjetesh therrisnin "Rrofte Enver Hoxha" dhe tani ta zevendesojne fjalen Enver me "Sali?"

 

Shko fli o namuth,se te do rama neser ne rrjesht.

Nga ana tjetër, Kryeministri nuk duhet dhe as mund të ndërmarrë asnjë akt force për t’i larguar grevistët që aty. Leja dhe lirimi i bulevardit, janë shumë më pak të rëndësishme se sa e drejta e tyre për të protestuar, qoftë edhe me një mënyrë ekstreme.

Ligji eshte pa rendesi perpara veprimeve ekstreme??????

IDIOT.

Socialiste, me sakte ramiste te peshkut (se me te majten pak keni lidhje ju), degjojeni Fevziun ose ngordhni urie (ata grevistet tuaj) se rruge tjeter nuk ka. Kutite per rinumerim nuk hapen pa gjetur instrument ligjor sikur edhe E. Hoxha te ngrihet nga varri. Sot Shqiperia ka kushtetute, demokraci funksionuese, duhet cdo gje te ndjeke rrugen institucionale, nuk mund te kete iluzione Rama se mund te beje marreveshje politike me Berishen per hapje kutishe dhe rinumerim votash ne kundershtim me kushtetuten. Aq me pak te kete iluzione se mund te marre pushtetin me rruge revolucionare. Bashkepunim per pergatitjen e nje kudari ligjor dhe infrastrukture zgjedhore qe garanton zgjedhje edhe me te mira dhe transparence edhe me te madhe per zgjedhjet e ardheshme. Kjo eshte zgjidhja dhe ajo qe duhet. Tek e fundit, a nuk eshte ky shqetesimi i Rames, zgjedhjet e ardheshme pasi rezultatin e ka njohur dhe nuk kerkon ta ndryshoje? Te kthehen ne shtepi dhe parlament grevistet opozitare se po demtojne interesat e vendit.

Un do doja te kish nje zgjidhje ku mos te na dilte neper ekrane gjithnji debatet farsa te ketij hipokriti..

Me kuriz nga era mbete ore i zi! Mi i haleve te PDse qe ne gjeneze!

Me thuaj o Blendo (Salaj ne ket rast) cer analisti eshte ky? Ky qe sot kerkon zgjidhje nga sistemi gjyqsor; nga i njejti sistem gjyqsor qe eshte perdhunuar ne menyre sistematike nga Sali Berisha keto 20 vitet e fundit, po qe per cudi zoti Fevziu nuk ka marr as edhe njehere mundin per te formuluar nje mendim te vetin per nje zgjidhje/mbrojtje afatgjate te sistemit dhe ne fund te fundit garantimit te lirise TONE!

Mi halesh!

 

 E habiteshme! Flet Blendi per te dhene opsionet e "veta"! ne fakt thote :E dime qe jane vjedhur, por keshillom efendiu i biresuar, "ta leme kete "gerr -merre"...!

   Çfare intelektuali !  Dhe shume kush ketej se lartmi,  qe hiqet si pro Berishe, ne fakt mburret me veset e veta. Ka kush kundershtimin se... perpjekja per te nxjerr te verteten eshte ushqimi i shpirtrave fisnike ? E kjo eshte e pamundur pa njohur, pa mxjerre ato qe na lejojne ne permbushjen e kesaj detyre sa njerezore aqe edhe hyjnore.Kjo te shpie tek "Pushteti i Miresise".Kush bene kete  i behet "shok"  vete Perendise.Gjithe jeten,  do mebetemi vetem lutes te saj xhanem?

 Ja pse ta marrim shtruar pa u merakosur se ne cilin krah qendron e verteta.ta nxjerrim ate, eshte detyre njerezore ndaj ketij populli ! Me Blendi e sander mafishe  nuk vemi gjekundi.Atane fakt lusin "mandaten e Berishes"

Pavarsisht nga paragjykimet qe ju djema shprehni ketu, them se Blendi Fevziu nuk e ka keq ketu, sepse ne fund te fundit a jemi te gjithe per nje sistem sa me te drejte e per nje zgjidhje te problemit kangrene te votes shqiptare. Natyrisht qe jemi, dhe kjo zgjidhet jo vetem me takimin e dy pallave te politikes shqiptare, por me pjesmarjen e partive te vogla dhe specialistet juridike te paanshem/apartiak, ne nje tryeze ku te fiksohen mire gjerat, ku te favorizohen dhe partite e vogla, etj, modalitete qe ekspertet politike e jopolitike i paraqesin ne tregun e votes, pra te zgjedhjeve lokale e qendrore. Nje tryeze nen ombrellen e Presidences, mendoj se eshte mese e realizueshme, tryeze qe do ti konsideroje te tera palet aty te barabarta, pra qe jua heq mundesine PD e PS, eskluzivitetin e vendimeve.

Mendoj se Shqiperia duhet te hyje (ne fakt duhej te kish hyre) ne nje faze ku vendim-marrja per çeshtje kardinale te mos behet vetem nga dy ujqerit e politikes shqiptare dhe klaneve/qarqeve prane tyre, por nga nje grup me i gjere ekspertesh, eksperte qe ndodhen si ne partite e "vogla" ashtu dhe ne administraten shqiptare apo dhe si te papune nga te ashtuquajtura reforme, qe i ka hedhur ne rruge shum nga keta eksperte/specialiste.  

Zgjidhja me e drejte dhe me e sakte eshte ;

REFERENDUM PER HAPJEN E KUTIVE - SIPAS KUSHTETUTES.

Kjo zgjidhje eshte ;

1 ligjore.

2 e drejte

3 nuk mbart paragjykime.

4 ploteson te gjitha standartet edhe nderkombetare

 

Çuditem , se perse nuk eshte kerkuar qe ne fillim te bojkotit, ndofta per aresye te tjera qe nuk varen nga kutite.

 

..ka kosto se edhe referendumi edhe zgjedhje te parakoheshme kushtojne edhe me shume.

 

 Opozita është shprehur se objektivi i saj final është krijimi i një standardi transparence dhe sigurie, që do ta garantojë atë për zgjedhjet e ardhshme. Ky standard mund të vendoset duke garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe jo duke u kthyer pas tek ato që kaluan. Kjo mund të bëhet përmes një marrëveshjeje mes dy palëve, në prani të Presidentit dhe komunitetit Ndërkombëtar, konform një platforme ligjore të menduar mirë. Në këtë rast, zgjidhje ka shumë: ndërtimi i një Kodi të ri ku të reflektohen gjithë rekomandimet e OSBE – ODHIR; përfshirja e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë për të; përjashtimi i numëruesve militantë në qendrat e votimit dhe zëvendësimi i tyre me numërimin elektronik apo me gjykatës dhe prokurorë; përfshirja e penaliteteve shumë të ashpra për ata që falsifikojnë votën, përfshi burgimin; hapja e kutive pa kushtëzim deri në momentin që jepet rezultati final i KQZ–së, nëse kjo gjë kërkohet nga një prej forcave politike; garantimi i votave të partive të vogla dhe shumë të tjera që s’më vijnë ndër mend.

E gjitha kjo paketë duhet të jetë transparente për gjithë shoqërinë. Mund dhe duhet të hidhet për diskutim publik, për të reflektuar vërejtjet e politologëve, juristëve, konstitucionalistëve, gazetarëve apo edhe qytetarëve të thjeshtë. Një Kod i tillë, ose rregulla të tilla loje, mund të garantojnë një transparencë të padiskutueshme dhe mund të sjellin një standard për të cilin kemi nevojë. Kjo zgjidhje, që ngjan më e mundshmja, mund të negociohet paraprakisht dhe më pas të dërgohet te Presidenti që të ndërhyjë për t’i ulur palët bashkë me një dokument konkret.

5 ***

 

Fevziu ka hedh ketu nje propozim shume te mire qe

DUHET PATJETER TE JETE TE PAKTEN PJESE E ZGJIDHJES SE KRIZES nqs nuk eshte vete zgjidhja. Hapja e kutive veshtire te ndodhe por edhe po ndodhi nuk do kishte kuptim pa u shoqeruar nga ky propozimi i Fevzos - qe duhet te pakten te ndertohet nje kod i sakte dhe te permiresohet procesi i kontrollit e numerimit te votave duke filluar nga heqja e numeruesve militante e me rradhe ...

Se edhe "hap kutite ose largohu"  qe te vijme ne ne pushtet e te bejme te njejtat gjera sikur nuk shkon.

... te ndertohet nje kod i sakte dhe te permiresohet procesi i kontrollit e numerimit te votave duke filluar nga heqja e numeruesve militante e me rradhe, ashtu sic i ka shkruar shume sakte Fevziu  lart 

__..nuk eshte koha tani per rregullime kodesh, ato do te rregullohen kur te japin llogari keta, mbasi te hapen kutite dhe te behet transparenca, sepse fjalet i merr era, ckane kutite brenda duhet te mbetet, dhe fiksohet njehere e pergjithmone se vota ne shqiperi numurohet dhe nuk trafikohet, te japin llogari njehere ata qe kane trafikuar votat e mija te tuat te atyre!!

Ti kujton se vertet do japin llogari ata qe kane trafikuar votat dmth shumica e parlementit shqiptar? Kokat e trafikut qe thua ti,  kane qene  Erjon Brace me shoket e tij te djathte e te majte dhe jo komisioneret te cilet ju jane bind urdhrave ose qe kane bere trafikun e tyre te vogel regjonal.

Veshtire qe te dy palet te ndeshkojne veten e vet, me hapje kutish e me gprocedurime penale, por te pakten ketu ka nje shanc qe te merren vesh te evoluojne e te vejne rregulla te sakta loje, se ndoshta edhe po e kuptojne vete qe nje loje e ndershme eshte me pak e demshme dhe benefike se sa kjo e sotmja e pandershme per ata dhe per ne.  

Duke përjashtuar ato institucionale, pra rrugën përmes Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese apo Komisionit të Venecias, që opozita i ka përjashtuar tashmë, zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një klime bashkëpunimi dhe infrastrukture për të garantuar transparencën maksimale dhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe të përgjithshme. Opozita është shprehur se objektivi i saj final është krijimi i një standardi transparence dhe sigurie, që do ta garantojë atë për zgjedhjet e ardhshme. Ky standard mund të vendoset duke garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe jo duke u kthyer pas tek ato që kaluan. Kjo mund të bëhet përmes një marrëveshjeje mes dy palëve, në prani të Presidentit dhe komunitetit Ndërkombëtar, konform një platforme ligjore të menduar mirë. Në këtë rast, zgjidhje ka shumë: ndërtimi i një Kodi të ri ku të reflektohen gjithë rekomandimet e OSBE – ODHIR; përfshirja e ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë për të; përjashtimi i numëruesve militantë në qendrat e votimit dhe zëvendësimi i tyre me numërimin elektronik apo me gjykatës dhe prokurorë; përfshirja e penaliteteve shumë të ashpra për ata që falsifikojnë votën, përfshi burgimin; hapja e kutive pa kushtëzim deri në momentin që jepet rezultati final i KQZ–së, nëse kjo gjë kërkohet nga një prej forcave politike; garantimi i votave të partive të vogla dhe shumë të tjera që s’më vijnë ndër mend.

E gjitha kjo paketë duhet të jetë transparente për gjithë shoqërinë. Mund dhe duhet të hidhet për diskutim publik, për të reflektuar vërejtjet e politologëve, juristëve, konstitucionalistëve, gazetarëve apo edhe qytetarëve të thjeshtë. Një Kod i tillë, ose rregulla të tilla loje, mund të garantojnë një transparencë të padiskutueshme dhe mund të sjellin një standard për të cilin kemi nevojë. Kjo zgjidhje, që ngjan më e mundshmja, mund të negociohet paraprakisht dhe më pas të dërgohet te Presidenti që të ndërhyjë për t’i ulur palët bashkë me një dokument konkret.

 

O Fevzi leri keto patetizmat e korrektesise politike, e na thuaj ndonje gje te hajrit!  Objekti final i opozites (Rames dhe larove te tij) eshte o marrja e pushtetit total ose ndarja e ketij pushteti me Berishen.  Askujt nuk i intereson garantimi i zgjedhjeve te ardhshme.  Mos harro se Rama e filloi gurgulene e kutive, mbasi Meta pranoi ftesen per koalicion te Berishes.  I kishte bere hesapet si kryeminister tjetri, ose me e pakta pretendonte qe Meta kurre s'do t'i bashkohej Berishes e do beheshin zgjedhje te tjera per te zgjidhur ngercin 70-70.   Pra me pak fjale, nuk na dhe ndonje zgjidhje.  Artikull pa vlere.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).