TIRANE - Në cadrat e vendosura para kryeministrisë vazhdon greva e njëzet e dy deputetëve të opozitës dhe 180 mbështetësve për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Grevistët tashmë kanë kaluar natën e tete të grevës së urisë të cilën e filluan natën e 30 prillit. Ata deklaruan sot ne mengjes se nuk do të dorëzohen dhe shprehen mirënjohës për mbëshetësit e tyre që cdo ditë vijnë në bulevard. Kete paradite te 8 Majit shkoi ne 4, numri i personave qe nderprene greven per shkak te gjendjes shendetesore

ORA:14:50-GREVISTI I 4-TE QE DERGOHET NE SPITAL
Ka qene ora 14 e 50 minuta kur grevisti i katert per diten e sotme eshte derguar me urgjence ne spitalin infektiv ne QSUT. Mesohet se aktivisti ne PS, Arber Begaj 26 vjec nga Tirana u transportua ne keto momente ne spital per kurim pasi gjendja e tij ka qene e renduar se tepermi diten e sotme si pasoje e greves se urise prej 8 ditesh. Numri i grevisteve te transportuar sot deri ne oren 15:00 ne spital ka qene 4. Ne total numri i grevisteve qe kane nderprere greven per shkak te gjendjes se renduar shendetesore arii ne 11 vete.

ORA 14:40-RAMA: NUK REFUZOJMË DIALOGUN
Pak pasi doli nda spitali infektiv ku ishin të shtruar 5 grevistë, 3 nga dita e sotme dhe 2 prej ditës së djeshme, Kreu i socialistëve Edi Rama  theksoi për mediat se "kjo është sakrifica më e madhe ndaj një opozite të palëkundur në kërkim të dickaje kaq elementare si, liria”.
Përballë kërkesave të ambasadorëve të huaj dje në takimet me Presidentin Topi, Rama u përgjigj se opozita është gati të dialogojë. “Ne jemi të gatshëm jo vetëm të dialogojmë, por dhe të gjejmë rrugën e zgjedhjes, por edhe të bindur se rruga e vetme e zgjidhjes është rruga e transparencës”., u shpreh Rama.
Sipas kreut socialist përgjegjësia për gjithë situatën e krijuar politike bie direkt mbi kryeministrin Sali Berisha.
“Cfarë përgjegjësie mbajnë ata që nuk reagojnë ndaj kësaj sacrifice?
Përgjegjësinë e atyre shpirtrave brenda atyre trupave që po sakfirikohen për një kauzë të madhe, e mban ekskluzivisht pushteti dhe posacërisht Berisha”.

ORA 14:00-DADE: PRESIDENTI DUHET TË FLASË ME VEPRA. PS GATI PËR DIALOG
Deputetja socialiste Arta Dade ka deklaruar sot në mesditë për TVNews24 se Presidenti duhet të angazhohet dhe të flaës për vepra, pasi sic thekson ajo PS është gati për dialog mes palëve.
Dade u shprehu gjithashtu se PS dhe mbështetësit e saj nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për transparencë zgjedhore, pavarësisht se gjëndja e grevistëve është përkeqësuar.
“Shpreh keqardhjen e thellë që Sali Berisha vazhdon të këmbëngulë për atë që ka këmbëngulur për nëntë muaj. PS e ka shprehur qëndrimin e saj, ne jemi të vendosur dhe këtë e tregojnë grevistët, të cilët kanë një moral të lartë”, ka pohuar Dade, duke i drejtuar sërish një apel kryeministrit Berisha që të lejojë hapjen e kutive.

Sipas saj është normale që gjendja është rënduar. “Kaloi nata e 8-të sot hyjmë në të nëntën, ndaj priten këto në një grevë urie”, tha Dade e cila shtoi ndër të tjera se “Edhe sikur të mos ishte bërë greva e urisë nuk ka shqiptar që të mos besojë që Berisha i ka vjedhur zgjedhjet. Shqipëria ka bërë 20 vjet mbrapa në kolonat kyce për demokracinë. Ne ripërsërisim kërkesën për transparencë zgjedhore”, ka shtuar Dade.

ORA 13:30-RAMA VIZITON GREVISTËT NË SPITAL
Kryetari i socialistëve Edi Rama ka vizituar në këto momente 3 grevistët që u laguan nga cadrat e grevës për arsye shëndetësore. Rama ndodhet në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT) ku po njoftohet për shëndetin e 3 grevistëve. Tre grevistët lanë ndërprerë sot në ditën e 8 të tyre grevën e urisë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

ORA 12:50-KODHELI: SITUATA E SOTME POLITIKE, TURPI MË I MADH PËR SHQIPËRINË POSTKOMUNISTE
Deputetja Mimi Kodheli deklaroi sot se kjo situatë e krijuar sot në politikën shqiptare do të jetë turpi më i madh i situatës postkomuniste të Shqipërisë. Për këtë sipas Kodhelit, përgjegjësse është qeveria që nuk pranon tu japë zgjidhje kërkesave të PS. “Nuk ka turp më të madh se se të shohësh njerëz që sakrifikohen dhe politika shqiptare, kjo qeveri e shurdhër, në vend ti vejë gishtin kokë, tërheq zvarrë këtë histori të trishtë e të hidhur”. Duke iu referuar gjendjes se revisteve, Kodheli shtoi se pavaresisht kushteve te renda, grevistet ne asnje cast nuk kane deklaruar terheqjen nga protesta. 

ORA 11:40-NJE GREVIST I TRETE LE GREVEN KETE MENGJES
Nje tjeter grevist, i treti kete mengjes eshte larguar nga cadrat e grevisteve me autombulance. Behet fjale per 24 vjecarin Salarjon Tota nga Fieri. Numri ne total i grevisteve qe kane lene greven ne gjendje te rende shendetesore ka shkuar ne 10 persona, nje prej tyre i rikthyer serish ne greve.

ORA 11:30-MJEKJA: GJENDJA E GREVISTEVE ESHTE AGRAVUAR
Mjekja Alketa Hila pohon për mediat sot paradite se gjendja e grevistëve është rënduar. “8-9 prej tyre janë në gjednje të rëndë, por janë vetë ata që refuzojnë të shkojnë në spital. U kam sugjeruar të shkojnë në spital pasi rrezikkojnë jetën, por kam hasur në mospranimin e tyre”, thekson Hila.
Konkretisht rëndë kosntatohet Besnik Bare, Agim Leka, Blendi Klosi. “Personat me diabet janë gjithmonë në risk në të tilla raste ndaj i kemi kërkuar Blendi Klosit të dalë nga greva por ai nuk pranon”.

ORA 10:30-NJË TJETËR GREVIST NDËRPRET GREVËN, SHKAK GJENDJA SHËNDETËSORE
Një tjetër grevist në orën 10:30 minuta sot paradite u largua nga cadrat me një ambulancë drejt Qëndrës Universitare Spitalore në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Meco nga Fieri që është transportuar në gjëndje të rëndë drejt spitalit, pasi humbi ndjenjat për shkak të mungësës së ushqimit.
Së bashku me rastin e fundit, numri i grevistëve që lanë grevën sot paradite shkoi në 2, kurse ne total, nga mbremja e 30 Prillit, kur nisi greva, numri i grevisteve te derguar ne spital ka qene 9.

ORA 10:00 - TVNEWS24 PERCJELL SITUATEN BRENDA CADRAVE TE GREVISTEVE
Kamera e TVNews24 e cila ndodhet nga dje brenda cadrave të grevistëve së bashku me drejtoreshën e Gazeta Shqiptare, Anila Basha kanë përcjellë caste nga greva e urisë që po vazhdon prej 9 ditësh.

Grevistët qëndrojnë në shtretër portativë të sistemuar sipas qyteteve nga vijnë. Dikush lexon, një tjetër qëndron shtrirë dhe telefonon, disa bisedojnë mes tyre, të tjerë luajnë letra dhe domino, shohin e dëgjojnë lajme nëpërmjet TV, por njëzëri shprehen se nuk e lenë grevën deri në plotësim të kërkesave të tyre.
Drejtoresha e GSH, Basha e cila qendroi brenda cadrave 24 ore thekson se gjatë kohës që ka qëndruar aty, nuk ka parë asnjë të konsumojë ushqim, por vetëm ujë. “E vetmja ndihmë nga jashtë janë teshat që i kanë sjellë të afërmit për tu ndërruar”, bën të ditur Basha, misioni i së cilës brenda cadrave përfundoi sot në ora 10:00.
Askush nuk heziton te prononcohet. Deputeti Ilir Beqja shprehet se grevën nuk do ta ndalojë deri në plotësim të kërkesave.
Një tjetër deputet, Blendi Klosi, gjendja e të cilit nuk ka qënë shumë e mirë, shprehet për TVNews24 se “përkrahësit e protestës i japin shpirt grevës së urisë. “Nuk e besoja por ja që ndodh, cdo ditë që kalon ne na bën më të fortë, pavarësisht urisë që na mundon. Janë ata përkrahës atje jashtë që me forcën e mbështetjen e tyre na japin jetë këtu brenda, është fakti se cdo ditë që ikën na afron pranë fitores tonë. Kemi që qëllim dhe nuk e lemë në mes”.
Qytetarët të tjerë nga qarqe të ndryshme shprehen se gjendja po rëndohet dhe se qeveria duhet të reagojë. “Palët duhet të dialogojnë, nuk është e lehtë të shohësh dhjetra persona të shtrirë para godinës së qeverisë dhe kryeministri që na sheh përditë të qëndrojë i qetë pa asnjë përgjigje”, tha njëri prejt tyre.
Nuk mbeten pas as grate greviste. "E habitshme sesi nuk flasim kurre per ushqim, kemi nje kurajo qe nuk e mendoja kurre qe do e kishim", thote Shega Ligori per TVNews24.
 

Grevistët frikë nga penalizimet
Drejtoresha e Gazeta Shqiptare që vëzhgoi nga afër grevistët për 24 orë shprehet se shumë kanë dëshirë të flasin, por jot ë tregojnë emrin e vërtetë. Kjo sipas tyre vjen nga fakti se të afërm të tyre punojnë në institucione shtetërore dhe se kanë frikë se mos ata penalizohen me pushim nga puna.
 

Dushet dhe banjat
Edhe pse te ngujuar ne mes te Bulevardit me cadra, higjena ne cadra nuk mungon. Banja dhe dushe jane ne funksion te vazhdueshem per grevistet. Ndonjehere per arsye teknike dicka nuk punon, por eshte ndihma e menjehershme nga persona qe vezhgojne greven dhe cdo gje rregullohet pa kaluar nje ore.
 

ORA 08:30-NJË GREVIST DËRGOHET ME URGJENCË NË SPITAL
Ka qënë ora 08:30 minuta kur nga cadrat para kryeminsitrisë ka dalë grevisti i parë me shenjë të përkqësuara të shëndetit si pasojë e urisë.
Mësohet se 29 vjecari Klodian Rira nga Prrenjasi është dërguar me urgjencë në spital. Grevistët brenda cadrave e kanë inkurajuar shokun e tyre me duartrokitje.
Së bashku me 29 vjecarin, numri i grevistëve që i janë drejtuar spitalit ka shkuar në 8-të. Njëri prej tyre u rikthye në grevë, pas marrjes së mjekimit.

Ora 08:00-GREVISTET GDHIJNE NATEN E 8-TE TE PROTESTES
Nata e 8-të e grevës së urisë ka kaluar përgjithësisht e qetë ku grevistët nën cadrat e ngritura para selisë së kryeministrisë kanë vazhduar në këtë formë protestën e tyre për transparencë të zgjedhjeve dhe rrënimin ekonomik.
Përvec problemeve shëndetësore tashmë të evidentuara, si marrje mendsh, dobësi trupore situate nën cadra paraqitet e qetë.

DITA 8-TE
ORA: 21: 10- RËNDOHET GJENDJA E DEPUTETIT BLENDI KLOSI

Rëndohet gjendja e deputetit socialist, Blendi Klosi i cili është futur në grevë urie një javë më parë në mbështetje të kauzës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Mësohet se Klosi ka patur komplikacione për shkak se vuan nga diabeti ndersa mjekët janë detyruar ti vendosin serum.
Kolegët i kanë bërë shpesh apel deputetit Klosi të heqë dorë nga greva për shkak të diabetit por ky i fundit është shprehur i bindur për ta cuar kauzën deri në fund. Aktualisht, mjekët thonë se nuk është e nevojshme nisja drejt spitalit ndërkohë që po i jepet ndihma e parë në ambientet e cadrave.

ORA: 20:33- RËNDOHET GJENDJA, TJETËR GREVIST TRANSPORTOHET NË SPITAL
Rëndohet situata në cadrat e grevistëve të cilët janë duke përmbyllur ditën e tetë të grevës së urisë në bulevardin përpara kryeministrisë. 40 vjecari nga Vlora, Isa Arapi është transportuar menjëherë në spital pas komplikacioneve të ardhura si rezultat i mungesës së ushqimit për ditë të tëra. Ky është rasti i tretë i grevistëve që detyrohen të largohen nga greva vetëm brenda ditës së sotme , ndërsa në total 7 grevistë nuk kanë mundur të rezistojnë në cadra.

ORA: 20:22- RUCI: NË BETEJË PËR SHQIPËRINË E SHPRESËS
Duke përshëndetur mbështetësit e opozitës edhe në emër të kryetarit të PS , i cili nuk mundi të ishte i pranishëm në protestën e radhës , kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci i kë bërë thirrje kryeministrit Berisha të reagojë dhe ti japë zgjidhje situatës që rënodhet nga dita në ditë.
“Berisha është fajtori i vetëm i krizës që ka kapur këtë vend. Ky njeri që sot është mbyllur në kryeministri duhet të kuptojë që kjo godinë është pronë e këtij populli që kërkon të dijë se si ka hyre ai në këtë godinë, që kërkon të dijë se kur do të vijë zgjidhja e kauzës sonë” u shpreh Ruci.
Ndërsa shprehu mirënjohje e përulje ndaj sakrificës së grevistëve, Ruci tha se “sot në bulevard po shkruhet një histori e re për të ndryshuar historinë e vjetër”.
Deputeti socialist nënvizoi se opozita është e bindur për të cuar deri në fund betejën për të fituar, sic tha ai, të drejtën për të jetuar në liri e në demokraci.
“Ne socialistët shqiptarë bashkë me aleatët tanë kërkojmë liri dhe demokraci dhe nuk kërkojmë lëmoshë, kërkojmë të drejtën për transparencë, sepse liria dhe demokracia janë në rrezik nga errësira e një pushteti që ka për aleat vetëm errësirën. Duam Shqipërinë e punës, shpresës, dinjitetit, Shqipërine e lirisë,
kërkojmë një Shqipëri si gjithë Europa” vazhdoi më tej Ruci.

ORA 18:46- OPOZITA PROTESTON PARA KRYEMINISTRISE
Ka nisur edhe sot, protesta e përditshme e opozitës përpara kryeministrisë, aty ku janë ngujuar në grevë edhe 202 persona. Në mbështetje të protestës së sotme kanë mbërritur protestues nga Fieri, të cilët më herët kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin në rrugën e Kavajës.
Gjatë fjalës së saj përpara mbështetësve, deputetja Ermelinda Meksi theksoi se greva e opozitës është një betejë për parimin e votës së lirë që do të përfundojë vetëm kur nga ana e mazhorancës të ketë një përgjigje pozitive për kauzën e tyre.
“Greva dhe protesta jonë po merr dimensione gjithmonë më të mëdha, vetëm qeveria nuk po e dëgjon zërin e protestës paqësore dhe demokratike. Duke hyrë në grevë urie, deputetët dhe mbështetësit e opozitës kanë vënë jetën e tyre në themel të kësaj proteste, në themelet e demokracisë” u shpreh Meksi.

Ndërkaq deputeti Bashkim Fino i bëri thirrje kryeministrit Berisha të dalë në dritare e të shikojë, sic tha ai, shqiptarët që këkrojnë votën e lirë.
“I kam kërkuar kryeministrit të reflektojë, si socialist, si qytetar dhe si ish kryeministër i vendit. Por Sali Berisha ka frikë nga populli. Sot nga ky bulevard i rikujtoj kryeminsitrit që të dalë në dritare, të ngrejë grilat qe i kanë zëzë sytë dhe të shikojë shqiptarët që kërkojnë të votojnë të lirë” u shpreh Fino duke shprehur mirënjohje dhe mbështetje për grevsitët në cardër.
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ju drejtua autoriteteve ndërkombëtare në vendin tonë duke theksuar se idealet për të cilat po lufton opozita nuk kanë asnjë ndryshim me idealet e etërve të demokracisë.
“Sot u vu në lëvizje gjithë diplomacia në vendin tonë. Dëshirojmë ti themi Ambasadorit të SHBA se idealet tona nuk kanë asnjë ndryshim nga idealet që na mësuan etërit e demokracisë amerikane. Vlerat tona janë vlerat e themeluesve të Unionit Europian, për ato jemi këtu dhe për ato do të luftojmë” u shpreh Dule ndërsa nënvizoi se fundi i protestës do të jetë fitorja ndaj demokracisë.
Dule ftoi qytetarët në protestën e madhe të 9 Majit, për të festuar sic tha ai, ditën e fitores ndaj demokracisë dhe qytetarisë.
Ndërkohë kreu i PLD-së, Spartak Ngjela i bën thirrje kreut të shtetit të zgjidhë sa më parë krizën që ka përfshirë vendin.
“I drejtohem Presidentit të Republikës duke i kërkuar të marrë funksionin e tij të kryetarit të shtetit dhe ti japë zgjidhje kërkesës për liri që i kërkon populli i tij” theksoi Ngjela duke ftuar qytetarët në protestën e 9 Majit.
“Nuk është e lehtë të fitosh lirinë, por ne ecim përpara drejt fitores sonë. Hajdeni këtu në 9 maj ju që e filluat që ta përfundojmë” vazhdoi më tej Ngjela.
Më tej protesta vazhdoi me fjalime të grevistëve nga Fieri të cilët shprehën vendosëmrinë për të vazhduar deri në fund betejën për transprencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. 

(d.b/BalkanWeb)

24 Komente

ORA 11:30-MJEKJA: GJENDJA E GREVISTEVE ESHTE AGRAVUAR

Po me agraret c'paten?

Nuk besoj ne asnje forme qe Berisha mund te rrezohet nga pushteti me protesta paqesore ose greve urie; zoteriu ecen me filozofine e dajakut, jo me ate te opinionit te lire. Greva mund te sherbeje vetem si sinjalizues ndaj opinionit te huaj por dhe arena nderkombetare ka çeshtje shume me te rendesishme per t'ju dedikuar kohen sesa binomit Rama-Berisha. Shto ketu dhe faktin qe Rama reagoi me vonese mbas zgjedhjeve.

RESPEKT!! Te hapen kutite e votimit te 28 qeshorit e te provohet vjedhja e votes!! Faleminderit njerzve qe po sakrifikojne per te drejtat e te gjithve!!!

Edi rama =(gjenerali i ushtrise se uritur)...

Hajt se tufa tufa po dalin t'gjithe nga çadra e kampingut...

 

Eeeeeeeeee.

Teper e ekzagjeruar kjo foto.

Mos na thoni se eshte i zoti te bëjë edhe doktorin Edvini !!!!!!!!!!

Si eshte e mundur qe partia komunistepunistesocialiste te kete komandante legjendar, te ditur, te zote, trima e idiot.

Rama: Sa pall qe je mor burre,une te thashe vdis ti me vjen ne spital.

 Njerez me komplekse inferioriteti qe iu kane hequr njollat ne biografi kryetaret e kooperativave.

 

haha! Tek fotot e para i paska afruar unazen t'ja puthi per fat "Puthe, PUTHE qe te shpetosh!"

Per sqarim: s'po tallem me grevistet.

Brad, si ste pashe te flasesh nje here normal, po pehere si gru e keqe, hidh e prit komente kalamajsh te mllef. Me dukesh si ato tironsat injorant te lagjes time qe pergejojne ter mehallen para mezes me fergese. Se ke me detyrim te flasesh ne cdo teme dhe ta dish qe heshtja te paraqet me mire se cje. Rri e falju ne heshtje Sales aty ku je dhe do ndihesh me mire para se te pergojosh me inferioritet te tjeret.

Romak,nuk po e vazhdoj debatin,me qe mu drejtove mua direkt,e di pse? jo se nuk ja vlen por nuk kam qejf sot me share njeri se fitoi Bayerni kampionatin,prandaj shih punen tende se une nuk po te bie ne qafe! Me kuptove besoj!

aahahahhahah o Romak se na bone me qesh..... kesaj i thone: S'KE C'I BEN GOMARIT, E I BIE SAMARIT! smiley

S'keni faj juve, fajin e ka Sala qe solli demokracine...... Se ne kohen e xhaxhit juve ju duhej VIZE me ardh n'TIRONE! SI ENVERI I KENI QEF JU UDHEHEQESIT (EDI RAMA PERFAQESUES TANI), QE JU RRAFIN E S'JU LEJNE ME QA.........VEC ME FRIKE JANE MESU SHQIPTARET, S'KE CA ME I BO smiley

 te gjithe kane te drejte te flasin, e aq me teper bradi qe shpreh thjesht e qarte endrren saliniste.

2-3 personazhe te tille te kish shqiperia dhe gjithcka merrte zgjidhje shpejt.

 

vazhdo brad pa frike

Rrofsh gene,ja dhe frika me iku.

Pergjegjes per greven dhe grevistet eshte nje person: Edi Rama. Kete e tha qarte dhe prere komisioneri Fyle. Nuk pranon Evropa asnje shantazh te ketij tipi duke luajtur si kamikaze, ndryshe asnje vend nuk qeveriset dot dhe asnje ligj e kushtetute nuk respektohet dot. Rama qe vendosi per greven Rama mban edhe pergjegjesi te plote, tani dhe kur kjo greve te perfundoje me deshtim.

berisha ka pergjegjegjesi vetem per vjedhjen e zgjedhjeve e gjithe cka rezulton pas kesaj.

 

Zgjedhjet i bleme,nuk i vodhem,do fitonit dhe ju noj leke apo jo.

Tani edhe leke edhe hapje kutish,nuk shkon apo jo.

Ore e priti njeri ne Bruksel Ramen apo shkoi e u kthye duarbosh?

Jo per gje se u nis me zhurme te madhe prandaj...

Heren e pare e priten ca socialista por tani as socialistet europiane nuk kane nge te merren me gjatoshin.Tani nuk ka se si justifikohet dhe po merr rolin e doktorit.

Hajde gallate hajde!

Ne Bruksel !!!!!!!!!!!!!!!!!

Ne Bruksel te premten ora 14 te gjithe ikin per weekend dhe nuk kane kohe te presin Ramen.

Prandaj shkoi ti takonte ne klubet e nates se Parisit.

 Ama me humoristike eshte greva e urise e Tuçit dhe Lokes te Toka Jone 

Kuote nga intervistat e A.Bashes ne NEWS24 ne greve:

"... duke kujtuar preshin e Tritan Shehut, ne nga zona jone kemi e nje mesazh - Sali Berisha, kete here behu gati ti" - grevist nga Lushnja

Ne fakt, ata kane per te dale te gjithe nje nga nje me ambulanca dhe greva aty merr fund. ose PS duhet te kete ndonje fond shtese rezerve te gatshem per t'u ngujuar per te zevendesuar shoket. Saliu e ka treguar per 9 muaj qe nuk e rrun fare per ta. Kercenime u ka bere te gjitheve edhe personalisht, edhe me ane te rrugacerve qafleshe mitingashe qe nxjerr televizioneve te lehin. Cfare do beje PS??? Cili eshte hapi tjeter??? do shkohet ne permnysje te malokut nga gomari me force apo do te vazhdojne t'i lepihen atij zagari beogradi edhe 3 vjet te tjera??? nese do kete permbysje me revolte popullore, a nuk do ishte me mire qe te ishte bere qe ne korrik? te gjitha gjasat jane te permbyset me dhune, perndryshe, vari leshte...po luajne me popullin.

Kjo qe bejne keto socialistet nuk eshte greve, po kthim ne origjine.

Keto po jetojne ditet e nostaligjise, kur ishte gjalle diktatori, me bark bosh e grushtin lart si qofte per ateher.

Jo dy jave, po 50 vjet zgjat greva e tyre dhe asgje si gjen, jane te kalitur , grusht çeliku rreth partis.

Nuk eshte se ne kohe te enverit kane marre me shume ushqim, njesoj, pak uje e nje kothere buke.

 

Une kam thene me kohe se; Rama dhe PS do t'fitonte me shume pike, po te ishin futur qysh ne fillim ne Parlament, aty te demaskonin e te zhvillonin luften e tyre politike, te mbronin tezat apo kauzen e tyre. Tani thuhet se gjendja eshte agravuar me keq. Natyrisht qe keshtu do ndodhte, biles nuk eshte çudi te agravohet dhe me keq, duke e ulur Shqiperine ne syte e te huajve. Mua me vjen keq per grevistet, dhe me sa eshte vene re, kryetaret e dy partive kryesore dhe klanet rrotull tyre, gjithmone i kane manipuluar antaret/militantet e tyre. Eshte per te ardhur keq qe gjendja arriti deri ketu. 

Po sa ishin "dobesuar" more.Dukeshin qe nuk kishin ngrene fare,sidomos Xhafa dhe Erjoni.Ishin bere per ti qare hallin (vetem pak qofte dhe pica)

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).