Milioneret e nje partie (grupi interesi) kerkojne te drejten qe u eshte ngrene sepse partia (grupi intresi) kundershtare u ka blere perfaqesuesit e tyre te cilet i kishin vene roje per te ruajtur votat.

Keiendi

1 Komente

Si një ndër institucionet kryesore në luftën kundër korrupsionit, Inspektorati i Lartë, e vlerëson maksimalisht transparencën me opinionin dhe bashkëpunimin me median e organizmat publikë e joqeveritare.
Në faqen tonë zyrtare të internetit gjendet informacioni i plotë mbi funksionimin e Inspektoratit të Lartë, aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilin realizohet hetimi administrativ, subjektet deklarues, si edhe statistika mbi rezultatet e aktivitetit institucional.

http://www.hidaa.gov.al/ 

Djathtas ne faqe ka ca reklama flash shume bindese me ilustrime dhe fjali kunder korrupsionit, si dhe nje numur telefoni mbi ilustrimin e nje grushti qe i bie parave dhe i thyen kockat, tek i cili numur nxiten dhe qyqeq/taret e thjeshte qe te bejne denoncimin e korrupsionit, evazionit fiskal, trafikut te droges nga Afganistani dhe Kolumbia, si dhe gjera te tjera.

Ka dhe ca pie charts faqja tek statistikat qe te hapen oreksin per apple pie, si dhe formulare me shume faqe per te deklaruar pasurine.

Po s'pashe me gjate ... ka gje ketu ose gjetke (faqe tjeter) online te dhenat per pasurite e deklaruara te krereve te politikes shqyptare, fjala vjen deputete, ministra, etj?

Apo jane gjekundi offline keto te dhena dhe jane publike?

Nese jo, ku e dinte Dode me Strazimirin se, sic thane tek emisioni i Fevziut,  poshte cadres se greves se urise ka 130 milion euro pasuri te deklaruar, pa folur per te padeklaruarat?

Po per te padeklaruarat, ka ndonje peshk qe ja di sa kane e sa s'kane dhe si i kane bere milionat keta? lol

Permendi dhe Lubonja tek i njejti emision nje deputet socialist (ja harrova emrin) qe tha 'se me vjen inat me keta, ku e si i beri ky 12 milion euro mer, se me thane kaq ka deklaruar'. Lubonja kur inatoset qit nga nje emer ... duhet inatosur me shpesh.

 

P.S. Mos harroni te vizitoni dhe faqen e Partise se Gjelber. Eshte komplet e gjelber, sapo e hap te clirohen mushkrite.

Ne fakt kjo tingellon ide interesante ... sikur p.sh. here pas here Peshku te bente feature-ime te faqeve te ndryshme te inernetit te dikastereve te ndryshme publike/administrative, apo te partive politike, si kjo e gjelbra fjala vjen ne kete rast qe thote tek faqja kryesore:

Në emër të kësaj transparence, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Gjelbër, nga Tirana,Vlora, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Kukësi dhe Qarqe të tjera, i janë bashkuar protestave duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre.

Të Gjelbërit, Sot shprehin gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj greve, pasi janë të bindur që e ardhmja Evropiane e Shqipërisë fillon nga transparenca e votës së 28 Qershorit.

E ka fjalen per greven e urise per ceshtjen e kutise, kuptohet.

Me habiti. Jo per qendrimin prokutist (kjo eshte normale, te gjelbrit kudo ne bote jane pro atyre qe prishin parqet publike dhe ndertojne pallate), por qe paska kaq shume te gjelber tek ne ne gjithe keto qytete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).