Brenda pak ditësh, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të eurozonës do të shtojnë ndihmën financiare për Greqinë. Ky vendim do t’i lejojë asaj të stabilizojë financat publike dhe ekonominë në një trajektore të qëndrueshme dhe të largojë rreziqet që lidhen me stabilitetin e saj dhe në tërësi të eurozonës.

488f0c1d0ec19_normal.jpg

Në kuadrin e paktit të arritur me Komisionin Europian, Bankën Qendrore Europiane dhe FMN-në, qeveria greke është angazhuar për të marrë masa kurajoze. Ne e mbështesim tërësisht vendosmërinë e saj dhe jemi të bindur se një gjë e tillë do të lejojë Greqinë të përballet me problemet aktuale ekonomike dhe buxhetore dhe të kthejë besimin te tregjet.

Euro është një arritje e madhe e BE-së. Ajo ka sjellë përfitime për të gjitha vendet e eurozonës. Jemi plotësisht të bindur se duhet të ruajmë solidaritetin, stabilitetin dhe unitetin e eurozonës.

Kjo krizë e fundit na tregoi se të gjitha vendet e eurozonës janë përgjegjëse për stabilitetin e eurozonës dhe atë të monedhës së saj të përbashkët. Në mënyrë që suksesi i unionit ekonomik dhe monetar të vazhdojë, nuk është e mjaftueshme vetëm të gjejmë një zgjidhje për krizën. Ne duhet të nxjerrim mësime prej saj dhe të marrim masat e nevojshme për të parandaluar kriza të tilla. Ne duhet të forcojmë qeverisjen ekonomike të eurozonës. Për këtë është i nevojshëm një përforcim i kontrollit buxhetor në eurozonë, i përbërë nga sanksionet më efikase për procedurat e deficitit publik të tepruar dhe forcimi i koherencës për procedurat buxhetore kombëtare.

Duhet zgjeruar mbikëqyrja e çështjeve strukturore dhe konkurrencës si dhe dizekuilibrave, ndërsa duhet forcuar efikasitetit i rekomandimeve të politikës ekonomike të BE-së.

Për të ardhmen duhet të kemi variante të krijimit të një kuadri ligjor për zgjidhjen e krizave sipas parimit të përgjegjësisë buxhetore të çdo vendi anëtar të eurozonës. Ne duhet të intensifikojmë kontrollin e statistikave. Mungesa e besueshmërisë te shifrat greke shpjegon edhe një pjesë të krizës. Komisioni ka bërë propozime për të nisur një hetim për këtë dhe është e rëndësishme të merren masat përkatëse.

E rëndësishme është të rregullohen edhe tregjet financiare. Reagimi i tyre në ditët e fundit e ka amplifikuar krizën duke provokuar lëvizje më të mëdha.

Në takimin tonë të 10 marsit, me z. Juncker si dhe z. Papandreu, shpresuam që nismat europiane të favorizonin transparencën e tregtisë sipas vendimeve të G20. Sot është e rëndësishme që të kemi informacione për qëndrimet e atyre që ndërhyjnë në këtë mes. Ndërkohë, shpresojmë që nisma e Komisionit Europian për infrastrukturën e tregjeve të gjejë zbatim sa më shpejt.

Ne nuk i kemi harruar mësimet nga trazirat e kaluara në sektorin bankar. Shtetet nuk duhet të jenë kundër sigurimit të bankave. Duhet të jetë e mundur që bankat të kontrollohen në mënyrë që të mos rrezikojnë të gjithë sistemin financiar.

Franca dhe Gjermania kërkojnë krijimin e një regjimi strikt të menaxhimit dhe zgjidhjes së krizave. Mbi bazën e propozimeve të FMN-së në prill, ne do të punojmë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të ngritur një sistem kontributesh të barabarta në sektorin financiar. Është detyra jonë të mbrojmë përfitimet që patëm nga krijimi i euros. Kjo do të thotë se ne duhet të forcojmë koordinimin e politikave ekonomike dhe mekanizmat e brendshme të mbikëqyrjes në zemër të eurozonës, në mënyrë që secili prej vendeve të ndihet i përgjegjshëm për stabilitetin e euros.

Është gjithashtu detyra jonë të ndjekim axhendën e rregullimit të tregjeve financiare, siç u theksua edhe në samitin e G20, në mënyrë që pasojat e krizës financiare dhe ekonomike që kaloi bota të mos ndihen.

 

5 Komente

Te shpetojme euron

Si? Kush? Qysh? Pse? C'i ka ndodhur Euros? ...gjynah se ishte dhe e re e shkreta....ti kishte ndodhur Dollarit plak OK, po jo Euros qe eshte ne lule te moshes. Une them te solidarizohemi dhe ti ndodhemi prane ne keto dite te veshtira...Le te hapet nje llogari bankare dhe te kontriboje gjithseicili sipas mundesive. Derdhjet te behen ne Lekun tone te fuqishem...smiley

 

Kushedi ju ka tek dhe Euros me hy ne greve urie.

Euro eshte defakto e falimentuar.   Me kete qe po ndodh, Greqis mund t'i kerkohet te dali nga Eurozone.    Shtete anetare te BE-se si Anglia, tani kane arsyje me te forta per te mos pranuar adoptimin e euros si valute kombetare.

Artikulli ishte fjalimi i tyre i mbajtur pardje, apo nje fjalim i perbashket per ter mediat. Ai qe e ka sjelle mund te na e sqaroje kete.

duhet me bo naj online fx - thuj; ja t'i lejm, ja t'bojm' naj pare. Kush ka najfare pervoje? naj sugjerim te mundshem ku mund t'kapim nji leverage t'mire?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).