Dy shoqëri ajrore amerikane, United dhe Continental po bashkohen përmes një marrëveshjeje 3 miliardë dollarëshe, duke krijuar kompaninë ajrore më të madhe në botë.

Dy kompanitë së bashku kanë gati 700 avionë, 88 mijë punonjës dhe fluturojnë në 370 destinacione në 59 vende.

Kompania do të quhet United Airlines. Shefi ekzekutiv i kompanisë Continental, Jeff Smisek do të jetë në të njëjtin pozicion në kompaninë e re ndërsa bosi i United, Glenn Tilton do të jetë kreu i saj.


Bordet e të dyja kompanive miratuan marrëveshjen e bashkimit dje, por ajo duhet të marrë gjithashtu miratimin e sindikatave dhe do të analizohet nga agjencia regullatore amerikane e antitrusteve.


Kompania shpreson të kursejë më shumë se një miliard dollarë në vit duke eliminuar një pjesë të punonjësve dhe operacione të panevojshme.

Kjo pritet të shkurtojë konstot e operacioneve me 8 përqind. Më pak fluturime dhe konkurrencë do ta bënte më të lehtë për shoqëritë ajrore që të rrisnin çmimet.

7 Komente

mune puti!

chene pijaneci do rroje ma shume se une smiley

nejse, kesaj i thone tamam :

mut makina, kake shoferi !

rrofshin furgonat e berxullit dhe Vores smiley

Dije tash per tash, melcine e kam top, kshu qe dhe ti mos ki gajle se plot ke per te rrojt gjithashtu.

Gjer dje ishin 3 kompani qe me conin cdo dy jave nga ketu ku jam atje te cizkeikfektoria. Sot jane 2! Me 3 dhe shkote bileta gjer ne 800.. ky o hall.

globalizmi pra, smiley

paskesh qene e keqja e te gjitheve smiley

Fuzioni ju kishte kapur dhe presidentin(bashke me Baker).

Dy komani njera me mizerje se tjetra, qekan bo shoqe. Fiks fare.

Lajmin e kishin dhe gazetat. Ne fakt pritej nje gje e tille. Kjo i sherben dhe zgjerimit te brutos/teresise se tyre, per te manovruar me mire ne burse.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).