Brown, Cameron, Clegg
Britania zhvillon më 6 maj zgjedhjet e përgjithshme që cilësohen si shumë të forta dhe që do të bëjnë histori.
 

Kryeministri Gordon Brown dhe partia e tij laburiste po përpiqen të fitojnë një mandat të katërt për herë të parë.

Cilido që të jetë rezultati i zgjedhjeve të këtij viti në Britani, një gjë është e pranueshme, ato do të jenë historike thonë analistët.

 

Zgjedhjet më të forta

Nëse David Cameron, do të marrë postin e kryeministrit, pra do të vendoset në Nr 10 të Downing Street, do të jetë hera e parë në 30 vjet që konservatorët rrëzojnë një qeveri laburiste.

Në moshën 43 vjeçare, ai do të mund të jetë kryeministri më i ri në moshë, pas Lordit Liverpool. Zoti Cameron është 6 muaj më i ri sesa ishte Tony Blair kur erdhi në pushtet.

Nëse Cameron bëhet kryeministër duke marrë shumicën e nevojshme, kjo do t'i detyrohet zhvendosjes së mbështetjes së elektoratit për konservatorët dhe do të ishte më e madhja që prej vitit 1945.

Kjo (zhvendosje e votave) do të duhet të jetë në nivelin, të paktën 6.9% krahasuar me 5.3% kur Margaret Thatcher erdhi në pushtet në 1979.

Ka kaluar shumë kohë që konservatorët kanë mbetur jashtë pushtetit dhe nëse do të fitojnë, Cameron do të ketë një kabinet me shumë pak eksperiencë, pasi vetëm tre nga anëtarët e qeverisë në hije, Ken Clarke, William Hague dhe Sër George Young janë provuar.

Nëse Gordon Brown do të qëndrojë në Numrin 10, ky do të jetë për të një triumf personal i jashtëzakonshëm.

Zoti Brown është i vetëshpalluri "Luftëtar", që u përball me një seri përpjekjesh brenda vetë partisë për ta rrëzuar.

Megjithatë, një fitore do të jetë më e jashtëzakonshme se kaq.

Për laburistët do të ishte një mandat të katërt, pas 13 vjetësh në pushtet dhe pas atij që është recesioni më i gjatë dhe ndoshta më i thellë që prej Luftës.

Laburistët këto vite, ndryshuan një udhëheqës dhe u përpoqën të ndryshojë edhe tjetrin.

Në zgjedhjet e 2005, laburistët i fituan zgjedhjet me gati 35% të votave, numri më i vogël i votave në shkallë kombëtare të hedhura për një parti fituese.

Në 1997 laburistët morën 43% të votave.

 

Parlament pa shumicë

Nëse asnjë nga partitë nuk merr shumicën e nevojshme, kjo do të jetë hera e parë në Westminster, që prej shkurtit të vitit 1974.

Pamundësia e kryeministrit të atëhershëm Edward Heath, për të bindur liberalët, çoi në zgjedhje të tjera në muajin tetor dhe kjo mund të ndodh përsëri.

Kushdo që të fitojë zgjedhjet do të sjell një parlament të ndryshuar, pasi skandali me shpenzimet e deputetëve siguroi që një pjesë e madhe e deputetëve do të ndryshojnë.

Nëse do të fitojnë konservatorët, më shumë se gjysma e deputetëve të tyre do të jenë të rinj.

Zemërata publike mund të sjell gjithashtu edhe disa supriza në zgjedhjet lokale.

Nuk do të jetë vetëm rezuItati i zgjedhjeve që do të bëjë histori.

Viti 2010 do të mbahet mend edhe për të parin debat kryeministror në vend.

Shumë zgjedhës në Britani do të vendosin të votojnë për ato që quhen partitë e tjera, Nacionalistët, Unionistët apo Sinn Fein, UKIP, Të Gjelbërit apo BNP e të tjera.

Në vitin 2005, një ndër 10 pjesëtarë të elektoratit votojnë për këto parti.

Pas skandalit të shpenzimeve mund të ketë një shans real që të tjerët mund të jenë fituesit e këtyre zgjedhjeve.

* autori është a

4 Komente

 A nuk po na e verteton  situata polivalente e Mbretereshes se Deteve, se Evropa dhe krejt Bota, po ecin drejt kaosit ?

  Si eshte e mundur qe bota "Njesistemshe", nuk po arrin te qeverriset ? Me shume po qeverriset "Kujdesi" per gjendjen, se sa guximi, per te bere ato qe nevoiten.

Nuk mendoj se po ecen drejt kaosit, vetem drejt nje drejtimi qe ndryshon nga ai qe ishte deri tani dhe kur nuk kalohet asnjehere nga nje gjendje ne nje tjeter pa nje periudhe 'tranzicioni'. Po ashtu mendoj se kjo gjendje e perkohshme eshte me prezente ne Evrope....thjeshte, Mbreteresha e Deteve nuk eshte me e tille u be ca kohe. Mbreteresha e Deteve tani e ka emrin US Navy. Ne fakt, nga pikpamja gjeopolitike, fillimi i renies se fuqise britanike (dhe evropiane ne pergjithesi) i ka rrenjet qe ne momentin kur 'celesat' e Atlantikut Verior i mori USA dhe Atlantiku Verior ka qene historikisht autostrada e Evropes per dominim boteror. Me gjithe perpjekjet e EU, Evropa nuk eshte me ajo qe ka qene - dhe s'besoj se do jete ne vitet qe vijne. Nje statistike fare e vogel, u be disa vite tashme qe tregetia 'paqesore' e ka kaluar si volum tregetine 'atlantike' pra qendra ekonomike e botes po zhvendoset nga pozicioni historik i ketyre qindra vjeteve te fundit. Po ashtu nga ana politiko-usharake, NATO eshte ne fakt masha e USA dhe ka per qellim kryesor, ashtu si ne krijimin e saj te mbajturit nen kontroll te Rusise dhe sferave te saj te influences qe te mos perseritet lufta e ftohte, si dhe pengesen e krijimit te nje fuqie rajonale te afte te 'matet' me US. Nuk kam ndonje interpretim moral te kesaj, vetem nje konstatim.

 

 Po vihet re se partite tradicionale, po humbasin vota ne keto vitet e fundit, dhe publiku po orientohet apo po jep vota me shume ne drejtim te partive te paprovuara apo qe kane qene gjithmon ne opozite. 

 Jam dakort Kristida.Por edhe aty ku jeni Ju, sikur haraçi  i vjeter, vijon te rrjedhe drejt "ishullit Plak". Megjithkete  edhe pse USA vijon te jete  mbi re,ajo e plotesoi ciklin e zhvillimit.Dialektika  meson se... nis renia.Dhe ajo ka kohe qe ka nisur.Nuk besoj se e mban gje.Sepse bota prape nuk po qeverriset  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).