Koncepti i mikrofinances është një nga ato koncepte te thjeshta që kane mundësinë e madhe të transformojnë thellësisht shoqëritë. Ideatori Mohammad Yunus dhe banka e krijuar prej tij kanë marrë çmimi Nobel për kontribut te veçante “për përpjekje për te krijuar një zhvillim ekonomik dhe shoqëror të filluar nga poshtë”
Mikrofinanca bazohet ne dhënien e huave njerëzve më të vobektë të shoqërisë, të cilët nuk mund te sigurojnë hua nga institucionet e tjera financiare, si p.sh bankat. Ne ketë mënyre atyre u jepet mundësia për të filluar një aktivitet ekonomik ku mund te gjenerojnë të ardhura dhe të grumbullojnë pasuri.
 
Huaja nuk u jepet kundrejt garancive financiare por kundrejt reputacionit dhe qëndrimit te tyre ne shoqëri. Ky koncept shihet si një nga mënyrat me potencial me të madh për të nxjerre njerëzit nga varfëria.
 
Islamic Relief një shoqëri bamirëse e bazuar ne Mbretërinë e Bashkuar po zbaton ketë koncept ne praktike ne Kosovë qe prej vitit 2002. Organizata ka prodhuar një studim ky përqendrohet ne influencën e besimit ne zhvillimin e konceptit te mikrofinances.

Më poshtë është linku i studimit qe fatkeqësisht është vetëm në anglisht. 

http://www.islamic-relief.com/Indepth/downloads/The%20influence%20of%20faith%20on%20Islamic%20microfinance%20programmes.pdf

5 Komente

Yunus eshte nga Bangladeshi dhe eshte subjekt i shume studimeve akademike ne lidhje me afrimin tek ajo qe quhet "baza e piramides" globale qe jane shtresat me te varfra dhe qe perbejne shumicen e popullates boterore. Do jete interesante te shihet cfare suksesi mund te arrije ne Kosove. I uroj sukses.

Ide e shkelqyesr. Kam degjuar nje interviste te Yunus dhe ka pasur shume sukses ne vendet ku eshte aplikuar. Duhet perkrahur edhe ne Shqiperi

Se di nese ka shifra per Shqipnine. E vetmja gje qe gjeta eshte nga USAID-i

"Ninety three loans were provided to participating small and medium enterprises for a value of $3.86 million by commercial bank

  • USAID-assisted enterprises received about 9,800 loans with a total valued of $27.44 million from non-bank financial institutions and organizations in 2004.  Over 10 percent of the loans reached the minority Roma (Gypsy) community. The repayment rate was over 98 percent."
  • Megjithse puna e USAID eshete e lavderuesheme, shifrat tregojne nej hapesire te madhe krahasuar me Kosoven.
  • Ne Kosove sipas Bankes Qendrore te Kosoves ne vitin 2008 ishin 16 organizate qe siguronin mikrofinace te cilat kane dhene 50,127 hua me nje vjere prej 93.6 milion Eurosh.

Toko, ekzistojne dhe ne Shqiperi organizata/fonde te tilla qe japin kredi per fshataret, mirpo fatkeqesisht me interes te larte. Une vete kam pyetur ne keto fondacione financiare, mirpo ishte per te vene duar ne koke per interesat e larta te % , 14-17% . Nderkoh qe ne bote, mikrokredite per fshataret, jepen me 2,5-5% . 

 Une vertete mendoj se i eshte bere me shume buje sesa duhet mikrofinances dhe sistemit qe Junus ka zhvilluar. Vertete qe ka patur shume qe kane perfituar prej tij, por po te shihet me afer sesa kane perfituar, kush ka perfituar, c'fare kane humbur ne te njejten kohe kjo eshte nje ane tjeter e padiskutuar edhe aq shum. Megjithate eshte e padyshimte qe Junus dhe banka e tij ka terhequr vemendjen e studjuesve nga mbare bota. 

 

Nuk me pelqen ideja qe te jepen fonde me ndikim fetare per zhvillimin e te varferve dhe nxjerrjen e tyre nga varferia. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).