Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha zhvilloi një vizitë tre-ditore në Uashington. Zonja Berisha, së bashku me shumë kongresmenë amerikanë, ambasadorë e përfaqësues të shoqërisë civile ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së ekspozitës kushtuar veprës së humanitares së madhe shqiptare.

Një takim tepër të veçantë e miqësor Liri Berisha zhvilloi me Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Mishel Obama, e cila rikonfirmoi respektin për popullin shqiptar.

Një tjetër takim ishte ai me ambasadoren e SHBA për çështjet globale të grave Melani Verver, e cila përgëzoi zonjën Berisha për punën e bërë nga fondacioni i drejtuar prej saj si dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunime në të ardhmen.

Në departamentin e Muzeologjisë të Universitetit të njohur “George Uashington”, zonja Berisha mbajti një fjalim, ku prezantoi idenë dhe projektin për ngritjen e memorialit të Nënë Terezës në Tiranë, një iniciativë e pritur me entuziazëm nga studiuesit amerikanë.

Në shenjë nderimi për qytetin e Uashington zonja Berisha mbolli një pemë në një nga parqet më të bukura të qytetit. Vizita e zonjës Berisha në Uashington rikonfirmoi kështu edhe një herë mbështetjen e fuqishme për Fondacionin "Nënë Tereza" e duke siguruar të tjera bashkëpunime në të ardhmen.

21 Komente

Pse nuk vajti në Indi kjo po shkon n'Amerikë?!

Në departamentin e Muzeologjisë të Universitetit të njohur “George Uashington”, zonja Berisha mbajti një fjalim, ku prezantoi idenë dhe projektin për ngritjen e memorialit të Nënë Terezës në Tiranë, një iniciativë e pritur me entuziazëm nga studiuesit amerikanë.

 

e forte kjo.

nuk e dija qe perben lajm edhe kur ben shetitje Nexhi ne amerike

I ben qejfin kur e kraheson me Nexhin se ajo ne vetdijen e vet e ka per nder.

 

Jam lodhur nga maskarenjte e te gjitha ngjyrave ne kombin tone. Zonje- vetem pse flini me Sali Berishen naten nuk duhet te mendoni se jeni perfaqesonjese e kombit tone neper bote. Kush jeni ju qe shetisni keshtu dhe flisni ne emer timin, te kombit shqiptar dhe vlerave te tij? Kush jeni ju qe mbani krejt stafin e Misionit te Shqiperise prane Kombeve te Bashkuara (te shtunen e kaluar) ne kembe dhe ne sherbim si te ishit kryeministrja vet dhe jo vetem nje femer e cila fle ne krevat me Sali Bishen. Nese deshironi znj. Liri Berisha te jini perfaqesonjese dilni ne votime dhe nse u japim voten atehere dilni dhe zgerdhihuni neper bote. Jam lodhur nga kaq shume maskarenj ne kombin tone.

Burim kjo qe ke shkruar lart eshte idioteske .dufet ndaj personave nuk duhen shprehur ne menyre kaq te ulet sa `vetem se flini me Sali Berishen` etj etj.sepse kalon ne nje situate qesharake.

ne gjithe boten grate e presidentave apo kryeministrave , marrin pjese ne takime dhe organizime te tilla c`ka ketu per tu cuditur kaq shume??

Liria ka shkuar si kryetare fondacioni (dmth menaxhon paret e Tacit) dhe jo si gruaja e kryeministrit prandaj ska te drejte te angazhoje perfaqesuesit e shtetit shqiptar ne amerike.A ndodh ky angazhim me cdo kryetar fondacioni bamires qe shkon ne amerike.

Le qe cflas dhe une budalliqe.Keto jane cikerrima ne krahasim me babezite e tjera te familjes kryeministrore.

Megjithate djali eshte irrituar se duhet te kete pare dicka me syte e vet qe nuk i duket e drejte.

enka- une cuditem qe ti s'ke duf...natyrisht qe une jam kunder qe first ladys apo first gentlemen duhet te kene tretamanin qe po u jep bota sot...te njetat gjera i kam thene dhe i them edhe per hillaryn dhe michelle kur me dalin e me zgerdhihen vetem pse flejne ne krevat me ata qe elektroati u ka dhene voten...xhanem po deshen respekt le te dalin ne votime sic doli hillary dhe tash ka pune shteterore...cfare ka bere lirie berisha perpos qe flen me sali berishin? une do e thoja te njejetn gje edhe po te ishte nena ime...pse duhet gruaja e pare te jete perfaqesonjese e atdheut tim? nese do le te dali ne votime- le te legjitimohet... te zgjedhurit nga elektroati nuk duhet te sillen si mbreter ku grate i kane mbreteresha dhe femijet princer e princesha...ato kohe kane kalaur...plus lirie berisha na lodhi here me kete fondacion here me ate fondacion- po e perseris nese e do sherbimin e stafit diplomatik shqiptar le te dali ne vota...dhe per fund cili eshte idioti ti apo une enka?! une qe jam kunder poshtersise se keqperdorimit te shtratit apo ju qe mendoni se vetem pse nje grua ndan shtratin me sali bishen une parate e mia si taksapagues u dashkan te shkojne per ceremoni te saj...do te dyhej te ishit ne ekspoziten per nene terezen ne KB- me erdhi turp si vraponin ambasadori i misionit shqiptar dhe stafi i tij pas liries si te ishtin vartes te saj...prandaj jam me duf sepse jam lodhur nga budallenjte qe po krijojne kesi lloj VIPash vetem pse u ka rene fati te nadajne krevat me dike qe ka marre votat.

Burim te tera sa ke thene me siper jane pak a shume ne rregull por fakti qe thua se `flen me te ` nuk me duket i drejte pasi e  ve ate person ne nje pozicion te ulet (qe nuk dua ta shkruaj ketu).

besoj se do qe me e rregullt dhe jo provokuese ajo qe the lart po te thoje `vetem se eshte gruaja e tij`.

po mire po them liria fle me sali bishen pra...eshte relacion invers vellacko- nuk eshte diskriminim te fjeturit dhe te berit dashuri

Ka te drejte ai Enka,Sala duhet te kishte fjet me me shume gra anej na malet.

Po i kujtoj zonjes Berisha se Nene Tereza njihet ne bote si "Madre Tereza e Kalkutes" dhe jo "Madre Tereza e Uashingtonit". Pro  ne "kuadrin e aktiviteteve te organizuara per Nene Terezen" Zonja Liri te shkoje ne Indi apo edhe ne Vatikan e te dergoje mesazhe e jo ne Washington.Uashingtoni ben politike dhe jo fe.Ke ardhur ne vend te gabuar zonja Liri.

Aktiviteti i Nene Terezes as qe ka lidhje me zyrtaret amerikane apo ambasadoret e atij dhe ketij vendi..keto jane pallavra e genjeshtra.A nqtse ka ardhur ne Amerike ne krushqit e djalit dhe me paret e shtetit kjo pastaj eshte tjeter pune.

Ta marre vesh nene Tereza se Liria do shpenzonte 1000 dollare bilete avioni per ta nderuar do i thoshte :Thank you very much po ma dergo mua ato pare se ushqej 1000 femije ne nje dite.

Une mora pjese ne darken e organizuar per nder te zonjes Berisha smiley.

Në shenjë nderimi për qytetin e Uashington zonja Berisha mbolli një pemë në një nga parqet më të bukura të qytetit.

ca detaji i hatashem per tu perfshi ne lajm.

Luj Lirije luj, vallen ta paguj smiley

hahahahahah hajde lajm hajde.

Mishel Obama, e cila rikonfirmoi respektin për popullin shqiptar

 

 

zonja Berisha mbajti një fjalim, ku prezantoi idenë dhe projektin për ngritjen e memorialit të Nënë Terezës në Tiranë, një iniciativë e pritur me entuziazëm nga studiuesit amerikanë.

Në shenjë nderimi për qytetin e Uashington zonja Berisha mbolli një pemë në një nga parqet më të bukura të qytetit.

Keto ishin ca nga perlat qe gazetari i TV Klan mundi te prodhonte.

Nje pyetje kisha une: zonja e nderuar a ka mbjellur ndonje peme ne qytetin e saj ku banon?

Tashti .n'daç i hypni e n'daç e merrni per dore,tìju vijne tharte sa te doni Zonja Berisha eshte ne vendin e saj natyral ku duhet te jete.Madje mua me duket shume e kthjellet,sobria,pa teprime e shume natyrale.Kur te mos jete me i shoqi i pari i vendit nuk do jete as ajo.Per kusur perplasuni pas murit,po gjeni ndoj beton te forte se kokat i keni goxha te forta

ja rrush e di ti cfare gjyke jevges te pazari i tirones...po cka di ti!

Nese e ke me gjithe mend kete qe po thua.... Perse te vjen kaq shume per te vjelle kur permendet Nexhmije Hoxha? Ato jane ne te njejtin pozicion...... Mesa kuptoj ti akoma po i bie kokes pas murit por nuk paske gjet beton tamam......

gati te njejta jane- merre njeren e meshoji tjeteres...per me shume birisha eshte nje lider qe u shiti nafte serbeve dhe liria (pyeti balidemajt nga plav-gucia) eshte vajze e nenes serbe- tash me thuaj ti se cilen duhet te dua me shume- nexhmijen apo lirien? une them asnjeren- me sillni nje shqiptare!

Ne fakt pyetja ishte per Zanen se ajo e ka shume xhan Liri (Lenken).....

Me krijon nje efekt te cuditshem ky tog fjelshi :"zonja berisha" se nuk mund ta perfytyroj dot nje Berishe zonje, ngaqe gjithnje Berisha ka treguar se ka qene kokerr maskilisti, tashi me afrimin e Ciljetes edhe seksist.

Per mos dale nga tema, lajmi eshte shkruar nen hijen e bythlepirjeve klanore berishiane. Kjo nuk eshte as me zonje presidenti qe ti behet nje publicitet i tille. As ne planin njerzor nuk ka ndonje vlere pasi kjo kukull e Berishes ka qene gjith kohes. Cope mishi me dy sy

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).