Ka mbi dy muaj, që shtypi grek është duke shkruar për një eveniment të rëndësishëm, intrigues, me interes të veçantë historik dhe shkencor.... Nxirren dhe shfletohen papritur nga Arkivat Greke, zënë të belbëzojë, si e dalë nga një përgjumje e gjatë, kujtesa e një shekulli të shkuar, e pse jo një epokë e tërë historike, e dy popujve; shqiptar dhe grek. Dokumentet e panjohura rikthejnë për t’u diskutuar, debatuar, rishqyrtuar dhe rivlerësuar një kohë jo fort e largët, ngjarje të panjohura, të pandriçuara plotësisht, një personalitet të veçantë..... 

Për herë të parë, mbas 200 vjetësh; dalin nga një errësirë e gjatë e kyçjes arkivore .... për herë të parë fillojnë rrëfimin pas një heshtje të urdhëruar .... për herë të parë thyejnë shurdhërinë e dhimbshme dhe sjellin përmes memories së kartës së shkruar njoftime të mahnitshme, thesare dhe relike me vlera më të mëdha se çdo lloj relike tjetër historike. 

Janë katër vëllime, ku janë sistemuar materialet e arkivit të Ali Pashës. Një punë e vëmendëshme e punonjësve të arkivave greke. Rreth 2 000 dokumente të Shtetit të Ali Pashës, që bëjnë fjalë për pashallëkun dhe vetë tepelenasin. Brenda tyre gëlojnë ngjarje, biseda, ndeshje, përgjakje, flasin zëra të njohur e të panjohur, shqiptarë dhe të huaj, duke na rrëfyer shumë të panjohura ne, banorëve të sotëm por edhe atyre që do të vijnë nesër. Në radhën e dokumenteve të zverdhura nga dekadat e shekujt shpalosen dëshmi befasuese, personazhe emblematikë, të njohur por edhe të panjohur, ngjarje rrënqethëse, kurthe dhe prapaskena, konspiracione dhe komplote të kurdisura me dinakëri, dëshmi të të penduarve, pohime, njerëz që kërkojnë mëshirë, amanete, konfirmime, mosbindje dhe kundërshti. 

 

Dokumente ku dëgjohen zërat e shqiptarëve të kohës 
Të gjithë ata që shkruan për Ali Pashën qenë kryesisht të huaj. Profesionistë dhe amatorë, udhëtarë e aventurierë, spiunë e diplomatë, ushtarakë e tregëtarë, mjekë dhe misionarë. Ai ishte bërë një figurë intriguese, e çuditshme, për rrjedhim atraktive për Europën dhe europianët e kohës. Ishin pikërisht këta që shkruan e lanë gjurmë pa fund për tepelenasin sepse në radhët e dy popujve: shqiptar e atij grek ende nuk ishin mëkëmbur intelektualët dhe shkrimtarët e parë.

Liku, Hollandi, Manzur Efendiu, Hobhausi, Bajroni, Pukëvili shkruan dhe përcollën impresionet e tyre përzier me interesa të caktuara të vendeve prej nga vinin, parë nën moralin, zakonet, traditat dhe ndjesitë e popujve nga vinin. Këtë bënë më pas edhe Boppi, Aravantinoi, Zotou, Baggally, Plomar, Fleming, Bartoldi, të cilët u mbështetën tek të parët.

E thënë më thjesht, gjer dekadat e fundit, për këtë figurë kemi dëgjuar të huaj, zërat e tyre, gjykimet e tyre, mbështetur mbi ndjeshmëritë dhe interesat e tyre. 
Por, cilat kanë qënë mendimet, sentimentet dhe opinionet e vetë shqiptarëve të kohës për njeriun e racës së tyre, Ali Pashën? Çfarë mendonin, çfarë bisedonin, si reagonin, sa e donin, sa e urrenin dhe si e vlerësonin ata njeriun që i sundonte, që i drejtonte, që i urdhëronte, komandonte, që i ndëshkonte dhe që i udhëhiqte ata?

Pikërisht, ky fond i pafund i mendimit shqiptar me vlera të pazëvendësueshme, që ka munguar pothuaj tërësisht, na vjen nga këto dokumente të rralla për herë të parë. E tërë kjo pasuri e zërave dhe mendimit shqiptar na ofron një pamje të panjohur më parë, një profil krejt të veçantë për Ali Pashën. Dhe pa asnjë mëdyshje, vlerësimi për tepelesin do të mbetej i mangët, i varfër, i paplotë dhe i pasaktë nëse do të mungonin këto zëra të gjakut dhe të racës së tij…... 

 

Rreth 2000 dokumente...qindra emra të njohur e të panjohur 
Nga ky fond vijnë zëra të pafund shqiptarësh që komunikojnë me zotin e tyre, Ali Pashën, që këmbejnë mendime me njëri tjetrin për Aliun. Ata janë të njohur e të panjohur; komandantë të ashpër ushtarakë -Ago Vasjari, Mantho Ikonomi, Zylyftar Poda, Meço Bono, Hasan Çapari, Elmaz Meçe, Isuf Arapi, Marko Boçari; njerëz të policisë dhe gardës së tij - Thanas Vaja, Tahir Abazi; kundërshtarë të tij – Kokat, Kiço dhe Foto Xhavella, Demir Dosti, Ibrahim Pasha, Mustafa Pasha, Pashobeu, plaku Pronio; intelektualë, poetë, arkitektë, mjekë dhe mentorë të tillë si, Petro Korçari, Haxhi Shehreti, Joani Koleti, Vaja e qindra të tjerë, njerëz të thjeshtë ,miq familjarë si Demajt, Sejkot, S. Lazarati, S. Konica, Kashishti, Tusha Zerva, Dyrmyshi, Pallaska, Kollovo, Pronio, e qindra të tjerë banorë anonimë që kërkojnë ndihmën dhe mbështetjen e tij për hallet ekonomike, që i qajnë hallet kurbetlliut, të tjerë që kërkojnë falje për të dënuarit, aleatë që shprehin adhurimin, gatishmërinë për t’i shërbyer, hanëme të haremit të tij, etj 

 

Njeriu që krijoi arkivin e shtetit të tij 
Për të treguar hapur se ai po shkëputej edhe intelektualisht dhe formalisht prej administratës osmane, Pashai urdhëroi dhe futi në përdorim për kancelarinë e tij, si gjuhë të shkruar zyrtare - greqishten, duke hequr osmanishten si gjuhë e detyrueshme për tërë administratën e Perandorisë Osmane, pjesë e të cilës ishte Janina. (Shqipja më 1787 ende nuk shkruhej-I.K.) 

Përpos këtij akti, është meritë e padiskutueshme e këtij njeriu urdhri për të mbledhur dhe ruajtur tërë këto karta të shkruara, duke formuar kështu një fond ta paçmuar vlerash dokumentare, historike e shtetërore. 

Bashkë me kujdesin për ruajtjen dhe administrimin e tyre, Aliu bëhet kështu shqiptari i parë që krijoi një kancelari dhe fond dokumentar shtetëror, të parin në historinë e dokumentacionit shqiptar. 

Natyrisht, ai nuk ruhet i gjithi. Vrasja e Pashait dhe barbaria e lukunisë osmane u derdhën mbi të dhe vlerat që ai kish krijuar duke shkatërruar, djegur dhe dëmtuar akte dhe dokumente të tjera pa mëshirë. 

Megjithatë, nëse deri tani, në studimet për Pashain dhe historinë e viseve tona, për këtë hark kohor, studiuesit janë mbështetur dhe u janë referuar arkivave të huaja, tani e tutje të gjithë do të duhet t’i referohen Arkivit të Shtetit të Ali Pashës, si një burim krejt i veçantë dhe i pazëvendësueshëm me askënd tjetër. 
Por, bashkë me krijimin e ketij fondi dokumentesh dhe të kancelarisë për administrimin dhe ruajtjen e tyre, Ali Pasha na zbulon në mënyrë të pakundërshtueshme edhe një element tjetër domethënës të synimeve dhe prirjeve që ai kish, tendencat e tij shtet-formuese. 
 

Letra, qarkore, informacione, ankesa nga populli, raporte spiunësh... 
Po çfarë ka brenda këtij fondi kaq të madh arkivor? 
Një numër i pafund aktesh zyrtare, - “Urdhëra” për vartës dhe komandantë garnizonesh në reparte të afërt e të largët; - “Qarkore” drejtuar pashallarëve, çuhedarëve, spahinjve, taksambedhësve, kapoçuhedarëve; - “Raportime” të vartësve që njoftojnë për gjendjen ushtarake, kërcënime të mundshme, situatën e luftimeve përballë francezve, suliotëve, pashallarëve fqinjë; - “Korrespondencë diplomatike” sekrete dhe e hapur me fuqitë perëndimore, me anglezët, francezët, Austro-Hungarinë, me rusët, etj; 
“Marrëveshje Paqeje dhe Bashkëpunimi” mes Ali Pashës dhe përfaqësuesve, krerëve dhe tribunëve të njohur të krahinave të ndryshme të pashallëkut; “Ankesa” nga populli, nga gra, nga fëmijë të mbetur jetimë që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtjen e Pashait; - “Ankesa” të njerëzve të keqtrajtuar nga shpërdorimi i pushtetit të nëpunësve të administratës dhe pushtetarëve të pashallëkut; - “Inventare” të shpenzimeve ekonomike vjetore, të banketeve të shtruara për miq dhe të huaj; - “Garderobë” me veshje grash, të porositura në perëndim për ceremoni dhe promovime të ndryshme; - “Lista me emra” tradhëtarësh që janë vënë në shërbim të të huajve, që bashkëpunojnë me ta me synim përmbysjen e Pashait; - “Plane konspirativë” dhe korrespondencë për komunikime mes antarëve të komploteve të rëna në duart e Pashait; - “Informacione periodike mujore dhe javore” nga misionarë dhe të dërguar permanentë të Pashait në Stamboll, Vjenë, Venecia, Tilsit, e gjetkë; - “Informacione nga agjentë anonimë”, të cilët nuk duan të identifikohen, por që janë të njohur për Pashain; - “Letra të koduara” - kriptografi për informacione të rëndësishëm dhe konfidenciale për Aliun; - “Kode shifrorë” për të maskuar korrespondencën edhe në rast se ajo do të binte në duart e kundërshtarëve; - “Kopjura gazetash” nga shtypi i huaj italian, britanik, francez, turk përmes të cilave mësohet se cili është reagimi i europianëve për Pashain dhe Pashallëkun; - “Letra të ndaluara” nga policia dhe të censuruara; - “Letra intime, konfidenciale” të diplomatëve të huaj që i rrëfejnë Pashait për kundërshtarët e tyre europianë, intrigat dhe synimet e tyre; - “Letra falenderimi” nga vizitorë të huaj në pashallëk; - “Procesverbale” të mbledhjes së taksave dhe detyrimeve të tjera fiskale; - “Raportime” për veprimtarinë e të huajve në territoret e pashallëkut; “Ftesa” dhe përgatitje për dasma familjare të nipërve dhe miqve; “Lajme” të hidhura për vrasjen e bashkëluftëtarëve të tij të vjetër, për revanshin e Perandorisë Osmane kundër tij, etj. 


“Gjeografia” e dokumentacionit 
Nga e gjithë kjo mori e pafund dokumentacioni bëhet e qartë se Pashai tepelenas ishte njeri që kapërceu, së pari me mendjen, vullnetin, dinakërinë, aftësitë dhe guximin e tij, kufijtë e provincializmit dhe mandej të vetë provinces gjeografike ku ai jetonte. Me kurajën e një misionari të vërtetë zgjeroi dimensionet e shtetit të tij, marrëdhëniet diplomatike, kontaktet politike, zhvilloi dhe ndërtoi raporte me aleatë europianë, pashallarë fqinjë, të afërt dhe të largët, duke i dhënë atij dimensionet e shtetit më të madh e të fuqishëm në hapësirat ballkanike. Ai krijoi miqësi me dibranë dhe matjanë, lebër e skraparllinj, mirditorë, kolonjarë e korçarë, thesalë e nisiotë, akarnanë e artiotë, prevezianë e çamë, delvinjotë, e vlonjatë. 

Në radhët e dokumenteve gjenden letra që i shkruajnë banorë nga tërë trevat shqiptare, qytetarë e fshatarë, të pasur e të varfër, nga Shishtaveci i Kukësit e gjer nga Manastiri apo Vithkuqi, nga Plasa, Devolli dhe gjer nga Elbasani, Berati, Lushnja, Peqini, Kavaja, Patra, Nafplio, Korfuzi, etj. 
 

Vendi i Aliut në arkiv 
Një pjesë të mirë të dokumentacionit të këtij Arkivi, e zënë letrat që i dërgohen Vezirit. Përmes tyre, ndjehet kudo autoriteti, autoritarizmi, popullariteti, adhurimi, por dallohen edhe tiparet e pushtetit monarkik mesjetar.

Gjatë tetëdhjetë viteve të jetës së tij, ai krijoi shumë njohje personale, miqësi, aleatë dhe bashkë me ta, natyrisht edhe kundërshtarë dhe armiq. Ai krijoi një rreth të madh mbështetësish, admiruesish, adhuruesish. Nga viti në vit ai ngriti emrin e tij, besimin, bindjen, frikën dhe së fundi mitin e tij, deri tek fshatari i humbur anonim rrëzë Pindeve, Gramozit apo në Tomorrin dhe Vërçën e largët. 

Me një besim hipnotik, njerëzit shikonin tek ai monarkun dhe magjistarin, despotin dhe ëngjëllorin, përkëdheljen dhe kërcënimin, besimin e palëkundur se vetëm ai mund të kthente parajsën tek ata dhe ferrin tek të pabindurit apo ata që thurnin kurthe pas shpinës së tij. 

Pa mëdyshje, Aliu zë vendin qëndror në radhën e tërë dokumenteve! Atij i drejtohen, atij i ankohen, atij i kërkojnë ndihmë, atij i luten, atij i betohen, atij i fallen, gati, gati si përpara një vendi të shenjtë apo një ikone të çmuar. 

 

Personazhet e korrespodencës arkivore 
Duke e filluar jetën dhe karrierën nga katakombet e errëta të sakrificës, nga sfidat dhe kërcënimet e inekzistencës dhe gjer në apoteozat e hegjemonit, ai mundi të njohë një numër të pafund krijesash të shoqërisë së kohës. Hajdutë dhe banditë, xhelatë dhe jeniçerë, satrapë e hallexhinj, të gjithë ata i shkruajnë dhe komunikojnë përmes rreshtave të këtij arkivi. Me një memorie brilante, Ali Pasha mbante mend emrat e tyre, të prindërve, u kujton ngjarje të së kaluarës dhe u servir oferta apo kërcënime. Komunikon me komandantë të njohur dhe me emër, luftëtarë të vjetër, mbushur plagë e mbetur sakatë, hallexhinj e qyqarë. 

Mes dokumenteve gjenden faksimile të komunikimeve me të huaj: fisnikë, ushtarakë dhe diplomatë rusë; tregëtarë, diplomatë, poetë, mjekë dhe instrumentistë anglezë; marinarë, udhëtarë, konsuj, aventurierë francezë; suedezë, danezë, milanezë, napolitanë, bavarezë, lombardë, maltezë, etj. 
Megjithatë, po të vështrohet me kujdes moria e pafund e informacionit ndjehet tendenca e tij e fortë dhe do të thoshim pa mëdyshje, e pamposhtur, e lakmueshme , për të krijuar një shtet. 

 

Të panjohurat  tronditëse për fundin e jetës së Ali Pashës 
Me shumë interes janë dokumentet e ditëve të fundit të jetës së Ali Pashës. Në radhët e tyre gjenden urdhëra për mobilizime, porosi me karakter ushtarak, informacione për lëvizje trupash dhe kontrolle pikash të rëndësishme me karakter strategjik. 

Mes tyre gjenden informacione që bëjnë fjalë për afrimin e trupave të dërguara nga Porta e Lartë, kunder Aliut, “…flotilje osmane në brigjet e Semanit dhe të Nafplios…”, “…formacione dhe reparte të paidentifikuar që aviten nga lindja e Pashallëkut…. “, “….provokatorë që po shpërndajnë panik ...”, 
“.... tension dhe gjendje pasigurie në Berat, në Elbasan, në Trikalla e gjetkë….”. “….Në Vlorë kundërshtarët mobilizohen dhe marrin qytetin,…”, “….. tension në burgje dhe rebelim të burgosurish….”, “….kundërshtim nga fshatarë dhe provinca për t’u mobilizuar dhe shkuar në fronte luftrash…..” 

Në rreshtat e këtyre dokumenteve ndihet klima që sa vjen e rëndohet, tensioni, pasiguria, frika, pesimizmi dhe një atmosferë e mbushur me emocione ku parandjehet një tragjedi e pritshme….. 

Por, aty lexohet gjithashtu qëndresa e njerëzve të tij besnikë, që nuk u tërhoqën për asnjë çast gjer në orët e fundit të Pashait… Thanas Vaja, Tahir Abazi, Meço Bono, Zylyftar Poda, Ago Vasjari, etj. 
 

* * * 
Këto e shumë të tjera ngjarje të panjohura do t’i prezantojmë në shkrimet e ardhshme, ku do të flasim për evenimente të pazbuluara më parë, diplomaci sekrete e mbajtur në fshehtësi për arsye që do të bëhen tashmë të njohura, kurthe dhe komplote të padeklaruara, që i ka ditur vetëm Pashai dhe njerëzit e tij besnikë, marrëdhëniet brenda gjirit të familjes së monarkut, grindjet, konfliktet dhe mosmarrëveshjet, personazhe kalimtarë, por edhe të tjerë që janë të pranishëm nga fillimi dhe gjer në fund të jetës së Tepelenasit. 
Le t’i hapim fletët e këtij dokumentacioni brilant ngadalë dhe të bëjmë të njohura opinionit shqiptar shumë të panjohura në shkrimet e ardhshme....

25 Komente

Shume interesante intro; shpresoj te shohim vazhdimin. Me shume se cdo gje do me interesonin dokumentet qe flasin per prirjet shtet-formuese. Si dhe mardheniet me Bushatllinjte, nqse info per kete ekziston.

Te ben perhtypje kultura e parashtrimit nga z.Irakli . Aspak euforike , gjithshka e thjeshte , teresia e veprimtarise , pa lajle e lule , pa Kasandra e brockullisje .

Mbase mbetet nje shembull edhe per Historianet e tipit B...ir per te pare se si nuk duhen lenduar ndjenjat e njerzve kur japin te dhena e flasin per Individe e rrolin e tyre ne nje kohee te caktuar!

Mbi te gjitha nje Personazh i Kohes , produkt i Kohes dhe Veprimtar i Kohes. Ja ky eshte personaliteti i nje Individi .

Krishti ???? Po ! Po kur te Ringjallet e te na flase vete do na thote se si e kishte prashikur boten.

Shume shume Interesante .

Nje zgjuarsi e admin , pas afrimit dinjitoz ne tersi " me xhepa " te z. Auron , vjen z. Irakli si je pene e kulturuar. U shtofshin !

Po presim atehere!

dokumentat e arkivit grek per ali pashen kane kohe qe jane ne dispozicion te akademikeve dhe mediave.....me sa di une ndoshta 10-15 vjet me pare..

shume prej ketyre dokumentave jane publikuar ne mediat greke,ne formen e eseve,reportazheve,jane prodhuar shume dokumentare etj...

me shume vonese vijne lajmet ne shqiperi....megjithate "bravo" z.irakli qe me ne fund vendosi te beje thjesht detyren e tij.

 Ja te te them une dy gjera ty se mbase dhe kthjellohesh.

...dokumentat e arkivit grek per ali pashen kane kohe qe jane ne dispozicion te akademikeve dhe mediave.....me sa di une ndoshta 10-15 vjet me pare... 

megjithate "bravo" z.irakli qe me ne fund vendosi te beje thjesht detyren e tij.

 

Fiks, po fiks fare diten qe mund te kesh lindur ti, Irakliu lexonte ne arkivat greke per arvanitasit dhe Ali Pashen. Eshte nje nga studiusit me te spikatur te kesaj teme ne Shqiperi e me gjere. 

Tani se sa vone i vijne Irakliut keto lajme mire bere qe na e the, por po ta them keshtu pak nga pak :

njohes perfekt i gjuhes greke, ish sekretar i pare i ambasades shqiptare ne Athine, ish shef i sherbimeve sekrete ne vitet 1991-1992 ish keshilltar per sigurine prane nje kryeministri per ca vite. 

Ate titullin dr para e ka pikerisht per keto gjera qe ty te kane thene se jane hap 10-15 vjet para.

Ej po nuk eshte kusht me shkrujt se s`ben ne peshk mer, edhe budallalliqe e kam fjalen.

keto qe thoni juve jane tipike menyra shqiptareske e te psikologjisurit....

qe te shesin dijen nepermjet aparences dhe posteve....

dija eshte vetem FAKTI...dhe jo gradat dhe titujt e nje profesori ne vendin me te paditur e me te prapambetur qe ka kontinenti...

ne vijim do te sjell fakte dhe linke te publikuara

 

dhe mos repliko kot per te shitur pershtypje me retorike metafizike e me nenkuptime gjoja te zgjuara....nese ke ndonje fakt per temen hidhe ne sesh , se per te tjerat nuk ka njeri nevoje...

Për të treguar hapur se ai po shkëputej edhe intelektualisht dhe formalisht prej administratës osmane, Pashai urdhëroi dhe futi në përdorim për kancelarinë e tij, si gjuhë të shkruar zyrtare - greqishten, duke hequr osmanishten si gjuhë e detyrueshme për tërë administratën e Perandorisë Osmane, pjesë e të cilës ishte Janina. (Shqipja më 1787 ende nuk shkruhej-I.K.)

Edhe pse pas dy shekujsh (ose pothuaj..) nga vrasja e Pashait kapedan ne mbetemi gjithmonë tifozët e tij të pakushtëzuar, ky admirim i pakufishëm ndaj këtij heroi gjakatar nuk duhet të jetë sebep për të rënë në gabime:

për herë të parë, në vitin 1785, Aliu tashmë 44 vjeçar mori detyrën e tij të parë zyrtare - mutesarif i sanxhakut të Delvinës; një vit e diçka më vonë atij ju besua Sanxhaku i madh i Trikallës dhe vetëm në vitin 1788, ai mundi të shtinte në dorë edhe Janinën. Me fjalë të tjera - në atë frazën e mësipërme : në vitin 1787, ai nuk ishte as pasha, as edhe në Janinë për së mbari dhe aq më pak preokupimi i tij i parë ishte themelimi i kancelarisë apo osmanishtja si gjuhë zyrtare. C'punë ka shqipja e shkruar apo e pashkruar në atë kohë? 

A nuk ishte Trikalla pashallek?

Doktor profesor dekan  a cfarë je. Këto arkivat e gërqisë vazhdojnë ta quajnë ali pashën turk apo shqiptar?

A ka mundësi që ti përgjigjesh kësaj pietje mo riku

Policia sekrete e Ali Pashës, libër shkruar nga Doktor profesor dekan a çfarë është.

Bën vaki dhe e ka thënë atje përgjigjen e pietjes .

Vete nuk kam kohe t`i bej nje permbledhje librit, mbase kur ta lexosh ti.

He se mos harroj : ka dhe nje tjeter liber qe shume lidhje me temen nuk ka por e ka fjalen per Arvanitet.

 

 

nga greket Ali Pasha quhet turko-alvanos

greqerit me sa duket i kane ngrene taze mashtrimet e Aliut se ishte me prejardhje "fisnike" prej Anadolli, ose anadollake

mund ta kene ngrene me siguri....por mbase e quajne shqiptar prej origjines dhe turk prej fese muslimane, me sa di une ne ato kohera te gjithe muslimanet quheshin turq ose osmanllinj nga pjesa tjeter e krishtere, pavaresisht origjines se tyre...

Jo jo ndal pak ketu,  shqiptaret myslymane (pervec Aliut kuptohet) kur i pyesnin ta thoshin troc qe jemi Shqiptare. Pothuaj te gjithe Anglezet e Francezet qe u ka kaluar rruga nga keto anet tona, e qe kane lene shenime, s'harrojne ta thone kete detaj "te vogel"  

jo jo nuk me kuptove ... nuk thashe se si e quanin veten shqiptaret muslimane..por se si u thoshin  te krishteret atyre...

Po, Libri i A.Koles! Arvanitasi brilant!

..Plot tetembedhjet vite me pare kane qene ne dispozocion per ti studjuar.Por Irakliu e mesoi mire, qe jo gjithmone eshte me mire... nje sorre sto se sa nje pule neser...I lumte ! Po punon mjaft mire  

 Jo, e kam fjalen per nje liber te Kocollarit . smiley

 Te ben perhtypje kultura e parashtrimit nga z.Irakli . Aspak euforike , gjithshka e thjeshte , teresia e veprimtarise , pa lajle e lule , pa Kasandra e brockullisje .

____

Pervec thesarit historik te zbuluar nga I.Kocollari eshte nje fatkeqsi qe njerez si Irakli Kocollari i kemi si ujin e paket.,vertet keta njerez duhet ti quash gjithshtu, thesare te vertete, sepse pa keta njeres studioz dhe shume patriot te vertete shqiptare nuk do te kishim edhe kete thesarin mister te Ali PASHES.Ilir Kostallari vertet eshte zotni.,eshte vertet nje njeri i madh dhe historian hulumtues i zoti,nje shqiptar i vertet qe eshte shume i pergjegjshem per te zbardhur te vertetat e figurave historike te kombit te vet.

Deri tani vertet kishim degjuar shume per Ali Pashen-sic thote vet Zotnia,-po ku ka me mire se sa te degjosh te verteten nga vet shkencaret historian shqiptar.Nuk e besoj qe ky fakt te mos bej krenar cdo shqiptar kur degjon refimin e Irakliut, i cili per fat te mire nuk i largohet profesionit dhe pasionit te studimit te historise shqiperise qe prej shume kohesh, duke mos u perfshire ne fushen politike!Gje qe do ta kishte demtuar dhe shkatruar si njeri!

IK eshte vlere.

Respekt shume te madh per kete njeri-vlere per kombin!Nuk eshte e lehet te hysh dhe te studiosh nje arkive te tille, duhet te kesh nje pasion dhe vullnet te madh.

__

 

Bashkë me kujdesin për ruajtjen dhe administrimin e tyre, Aliu bëhet kështu shqiptari i parë që krijoi një kancelari dhe fond dokumentar shtetëror, të parin në historinë e dokumentacionit shqiptar. 

___

Vertet ky eshte nje zbulim i ri, persa i perket historise se krijimit te  shtetit nga shqiptret,nje gje e  panjohur deri me sot.,sepse fjal vjen kemi pas dite se ishte zogu qe hodhi hapat e para te shtetit!!

Jam kurjoz per vazhdimin.

 

 

Reklama qe Irakliu i kish bere figures se pashait te Janines, do ta kishin zili dhe agjensite e reklamave ne bote. Duke lexuar, po thoshja; oh sa mire, po ku eshte dokumenti, mezi po prisja te lexoja diçka nga ai dorshkrim qe po fliste Irakliu, veçse kur vinte reklama tjeter qe po ma ndizte me shume kesherine. Vertet per pashain i Janines, kane folur vetem te huajt, dhe nxjerrja e ketyre dokumentave, ka per shtuar kureshtjen e njerzeve/lexuesve. S'kemi ç'te themi, vetem te presim qe adminat te na sjellin diçka nga ato qe Irakliu do te botoje.

Po ja, e zbulove psh :

 Aliu bëhet kështu shqiptari i parë që krijoi një kancelari dhe fond dokumentar shtetëror, të parin në historinë e dokumentacionit shqiptar. 

. Shqipja nuk shkruhej ne v. 1787!.

Letra, qarkore, informacione, ankesa nga populli, raporte spiunësh... (nuk diheshin me pare)

etj. etj ....!

Shqipja nuk shkruhej ne  1787 ! 

 

Cudi, une e di qe Shqipja ne 1787  shkruhej te pakten prej 3 shekujsh dhe po te mendosh se Aliu ka qeveris pashallekun e Janines shume me teper ne shek e 19  sesa ne ate te 18, behen 3 + 1 = 4 shekuj.

 

ç'shenjë pikësimi janë katër pika? po gjashtë pika? ju falemnderit që më përpara. 

ç'shenjë pikësimi janë katër pika? po gjashtë pika? ju falemnderit që më përpara. 

 

Keto shenjat e pikesimit duhet pare me teper si nje deformim profesional te z.Koçollari,se sa ndonje lidhje me rregullat e drejtshkrimit te gjuhes sotme  shqipe.

Sekretaret e pare te ambasadave(shprehje kjo qe nenkupton personat e sigurimit) kryesisht komunikojne me kombinime te pikave.

 



 ne qoftese e ke me kater pikat e mia,etj etj...., per mua tregojne vazhdimsi, gjashte pikat, nuk e di ndoshta enj, i di me mire!

Kur isha i vogel, gjyshi me tregonte per Ali Pashe Terhallen, gjera qe edhe atij ja kishte treguar i jati vet.  Sot e kuptoj qe Terhalle, gjyshi i thoshte Trikalles. Megjitheate ai kendonte:

Ali Pasha Terhalla

Me shtat' kobure te lara. 

Dmth, se ky Aliu i biri i Hankos dhe i Veliut qe dogji te dy vellezrit qe e kishin perzene si dhe vella i Kanuçes, paska pasur shume emra: Ali Pashe Terhalla, Ali Pashe Janina, Ali Pashe Tepelena. Une vdes per tu bere Pasha ne fshatin Macukull qe e ka emrin e bukur. Ne mos pasha, te pakten kryetar i deges se pd-se .

dokumentat e arkivit grek per ali pashen kane kohe qe jane ne dispozicion te akademikeve dhe mediave.....me sa di une ndoshta 10-15 vjet me pare..

Lexon keto dhe te tjere dhe s'ka te mos te te vije ne mendje titulli i Filmit : "Erdhen Titanet" smiley ose "Erdhi Shpura"

 Jane mo jane te gjitha edhe ne arkivat Serbe ose te Malit te  Zi , edhe per masakren e Tivarit , po do te ndenjura Shqiptare Historia JO sume Salieresh llapaqene e  ordinere - thashethemexhij aq me teper  Historiane model B..iresh .

Jane edhe te dhenat per ngjarjen e Kanalit te Korfuzit qe pena tjeter po aq e nderuar Tare e solli , po do te ndenjura Shqiptaresh e jo sume hapur te modelit Historian shpurist alias B...iri .

Se mos na numeron akvlli pikat dhe nuk i del emri i plote smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).