Gjatë një vizite në Shqipëri, Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku tha se minoritetit arumun duhet t'i jepet statusi i një minoriteti kombëtar. "Ata janë shtetas të besuar të shtetit shqiptar të cilët kanë treguar se e meritojnë këtë vlerësim", tha Basesku gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin Bamir Topi.

Presidenti rumun ka përsëritur qëndrimin e shtetit të tij se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe kjo jo se Rumania nuk respekton kosovarët por nga respekti për të drejtën ndërkombëtare.

Me ftesë të Presidentit Bamir Topi vizitoi sot Shqiperinë Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku. Presidenti dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron u priten me një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Gjithashtu u nënshkrua "Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Komunikacionit dhe Informacionit të Teknologjisë", si dhe "Protokolli i Bashkëpunimit midis Porteve".

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Presidenti rumun do të takohet dhe me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Në tjetër takim, ai me komunitetin arumun që jeton në vendin tonë, do të përmbyllë vizitën zyrtare njëditore të Presidenti rumun Basesku në Shqipëri.

34 Komente

 Tirana të shpallë minoritetin arumun, kombëtarTIRANE- Minoritetit arumun duhet ti jepet statusi i një minoriteti kombëtar përtej atij të një minoriteti etno- gjuhësor që ekziston deri tani. Kërkesa është bërë nga presidenti rumun Trajan Basesku i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Topi, Basesku tha se kemi kërkuar dhënien e statusit të minoritetit kombëtar për arumunët. "Ata janë shtetas të besuar të shtetit shqiptar të cilët kanë treguar se e meritojnë këtë vlerësim”- tha Basesku i cili do të përmbyllë vizitën zyrtare njëditore me një takimi me komunitetin arumun që jeton në vendin tonë. 

Kosova 
Basesku ka përsëritur qëndrimin e Rumanisë se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe kjo jo se “Rumania nuk respekton kosovarët por nga respekti për të drejtën ndërkombëtare."

Nga ana e tij presidenti Topi është optimist dhe është i bindur se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ky proces i njohjes do vazhdojë më shumë, dhe kjo “falë punës së udhëheqjes së Kosovës të cilët po punojnë për ruajtjen e stabilitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të minoritetit në Kosovë." 

Të dy presidentët vlerësuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tradicionale dhe se dita ditës po ecin pozitivisht. Presidenti Topi falenderoi Rumaninë për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në NATO si dhe kërkoi mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave. Për presidentin shqiptar liberalizimi i vizave “është një proces natyral të cilin nuk e vë në dyshim”, ndërsa Basesku tha se “Shpresojmë qe deri në fund të këtij viti Shqipëria të ketë plotësuar reformat dhe të ketë marrë vendimin për statusin e vendit kandidat në BE. Sa i përket procesit të vizave kemi inkurajuar shqiptarët për adoptimin e kritereve që në vjeshtë të këtij viti të bëhet i mundur liberalizimi i vizave“

Presidenti Topi siguroi homologun rumun për rolin konstruktiv që Shqipëria luan dhe do të luajë në rajon. Në këtë kuadër ai shtoi se Tirana kërkon të “Shkompleksojë marrëdhëniet ekonomike dhe politike me Serbinë” dhe se pavarësisht kundërshtisë për Kosovën ka shumë fusha ku dy vendet mund të bashkëpunojnë. 
“E kemi të qartë pozicionin me Serbinë sa i përket Kosovës, por përtej këtij problemi ka shumë tema ku të bashkëpunojë mbi bazën e respektit reciprok “- nënvizoi Topi.

Presidenti Basesku dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron u priten me një ceremoni solemne në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi. Pas takimit mes dy presidentëve, në prani të tyre u nënshkrua "Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Komunikacionit dhe Informacionit të Teknologjisë", si dhe "Protokolli i Bashkëpunimit midis Porteve". 
Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Presidenti rumun do të takohet dhe me Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Nuk merret vesh kjo pune:

Rumunet thone qe vellehet jane rumune.

Greket thone qe vllehet jane greke.

Ndersa vllehet kane kombesine shqiptare, ndihen shqiptare dhe kane kontribuar per Shqiperine ne te gjitha etapat e zhvillimit te saj.

Vllehet jane me origjine nga Rumania dhe gjuha e tyre eshte me baze latine dhe jo greke,por nuk jane minoritet etnik,por kulturor.Pike!

Ne fakt, cfare per mua eshte e sigurte, eshte se popullsia arumune/vllehe/llaci-face qe jeton ne shqiperi eshte shume me e madhe ne numer sesa minoriteti i njohur grek. Biles biles kam frike se numri i tyre eshte shume me i madh edhe se cmund te thone studiuesit. Sa? Nuk e di, por pa frike duhet te perbejne rreth 20-25 % te popullsise shqipetare (ne teritorin e Rep Shqiperise).

Por nga ana tjeter nuk e kuptoj se pse do ti duhet statusi i minoritetit, kur shumica e tyre tashme pothuajse e kane haruar prejardhjen, gjuhen, apo zakone te tjera.

Po keto shifrat nga na i nxorre ti o historian?

ne fund te nje 'joint' smiley i kane dale 20-25%

Basesku - Kosoven nuk e njohim, na njihni nje cik "minoritetin".

Topi - Shume mire.  Jemi qe jemi a s'bejme ca pazare?  

Firme. Vule.

(Permbledhja e takimit shkurt.)

Serbet kerkojne minoritet,  romunet kerkojne minoritet, kriptobullgaret kerkojne minoritet, bullgaret po, greket po e po se na thone se minoriteti i tyre eshte 300 000, e pastaj na dalin jo goran e jo torbesh, evgjite ballkani e evgjite indie.  Na u be Shqiperia qe ka nje popullate 98-99% shqiptare homogjene etnikisht, gjuhesisht e kulturalisht, si kombet e bashkuara sipas ketyre kullufave.

A donte ndonje gje tjeter ky Basesku?!

Zakonisht Aladini ploteson tre deshira.

 

Sikur te mos na mjaftonin fqinjet...

 

Pastaj... c'lidhje kane Arumunet me Rumanine? Pervec ngjashmerise se emrave, gje per te cilen imagjinoj se qytetari i thjesht rumun eshte goxha i irrituar.

Arumunet, jane quajtur vlleh/vllah/vlla, per shkak te integrimit dhe perafersise me shqiptaret. Mendoj (me aq sa kam vene re) se shum vlle, jane martuar me shqiptare, dhe nuk mendoj se perbejne tashme grup me vehte. Disa vlle (rreth 50% + - ) se bashku me shum shqiptare, tani e quajne vehten greke per shkak te perfitimit, pra te konjuktures ekonomike.

që arumunët/vllehët jetojnë mbi trojet e Shqipërisë që prej motit, është një postulat që askush nuk mund ta verë në dyshim,

ata janë shtetas të besuar të shtetit shqiptar të cilët kanë treguar se e meritojnë këtë vlerësim

edhe kjo mbetet një postulat tashmë i pranuar prej të gjithëve (ose thuajse) pa vërtetim,

që ata janë të shumtë, edhe kjo pranohet si një postulat - pavarësisht qä askush nuk di mbi ç'kriter t'i numërojë.

Por këto tre postulate ndoshta janë të nevojshme por ende jo të mjaftueshme për t'i njohur si një pakicë etnike, sikundër shprehet edhe ky zotni Basesku i trajanëve.

së pari, një pakicë e tillë duhet të tregojë  jo me fjalë por me vepra se ajo është e organizuar, e strukturuar, e pashkrishme në trupin shumëformësh të popullsisë "pritëse". Qoftë kjo me anë të një gjuhe të kultivuar dhe të mbarëfolur nga antarët e kësaj pakice, qoftë me anë të një kërkese të bashkërenduar për të krijuar ose ruajtur strukturate përvetshme kulturore dhe arsimore, qoftë së fundi edhe nëpërmjet lidhjeve të shumëfishta dhe të ushqyera me "Shtetin at", i cili duket të ketë afëri gjeografike me "vendin amë".

Përndryshe, çdo grupim jevg ose gabel, çdo farefisni magjype ose hashkanlie do të kërkonte statusin e pakicës kombëtare - sikundër ndodhi në atë Kosovën heroike të paslufte.

Sakte xixa, biles do shtoja qe vllehet/arumunet nuk kane homogjenitet etnik persepari.  Ata jane nje recel popullatash ballkanike (dace, trake, helene, maqedonas, ilirie e deri tek kolone romake) te latinizuar.  Gjithashtu keta vlleher jane asimiluar masivisht ne shtetet perkatese ku jetojne si Serbi, Kroaci, Maqedoni, Greqi, Bosnje, Mal i Zi, Bullgari etc.  Brenda Shqiperise vllehrit lene per te deshiruar per integritet gjithashtu, ku kemi n numra te konsiderueshem te tyre qe deklarohen si greke, shume te tjere si Shqiptare e te tjere qe sensin e etnise se tyre e kane teper te dobet.

Qinrimi im per Arumunet (na falni po o qkruejt n'gluhen Englezka)

 

Qafir, edhe ne jug vllehrit cirako cobenj kane qene historikisht, e jo tregtare sic thua ti.

 E kemi të qartë pozicionin me Serbinë sa i përket Kosovës, por përtej këtij problemi ka shumë tema ku të bashkëpunojë mbi bazën e respektit reciprok “- nënvizoi Topi.

 

Une kete fjali e kuptoj si nje vrim ne uje, dhe kjo qenka politika konstruktive e Shqiperise?? Kur ai tjeteri jo ne token e vet, pra mysafir, dhe i ftum, ja plas fare ne sy, ketij Topit, qe "ne se njohim shtetin e Kosoves!!"Nuk e di si mund te quhet nje politike konstruktive, nje jo "kunder pergjigje" diplomatike nga ana e Presidentit Topi!Sa "konstruktiv" qe jemi me te huajt ne, por pse jo me njoni tjetrin mer yahoo?/!!!! 

Shof qe admini paska vene dore ne disa komente interesante, pasi nuk qenkan me. Sic duket ka paragjykime se disa ceshtje jane tabu dhe duhet patjeter te komentohet brenda disa kornizave "te pranueshme". Sa per ta ngacmuar prape muhabetin do te thoja se do te ishte interesante te dinim sesa eshte numri i popullsise turke ne shqiperi? Kuptohet qe ne nuk kemi grupe etnike turke, por kjo nuk do te thote qe nga studimet antropologjike te arrihet ne perfundime shkencore mbi racat qe popullojne kete vend. Tiparet dalluese te kesaj race tek meshkujt jane kembet e shkurtera dhe busti (trupi) i gjate, ngjyre pak me shume ezmere, koke relativisht te madhe, deridiku katrore dhe e sheshte nga mbrapa, qafe te trashe dhe te shkurter, si dhe shume leshatore.

Shume interesant kjo kerkesa z. President, duke ditur qe shume Arumune, biles kane dhene kontribut per njohjen e pavaresise se Kosoves.

 

Paska ardhur edhe ky rumuni te kerkoje llogari ne Tirane tani se ky kishte mbetur. A mund te na thote njeri se c'fare te drejte ka presidenti i Rumanise te keroje llogari ne Tirane per vllehet? Rumania nuk eshte shtet i vllehve sepse vllehet nuk kan nje shtet te tyren etnik, biles edhe ne Rumani vllehet jan nje minoritet etnik, e vetmja lidhje midis Rumanise dhe vllehve eshte nje lidhje e vaket gjuhesore, ah po edhe fakti qe Vllahia ka qene nje mbreteri e krijuar para shume shekujsh ne territorin e Rumanise te sotme. Vllehet ne Shqiperi jan ne vendin e tyre, poaq sa shqipetaret dhe greket etnike, dhe kan dhene kontributin e tyre ne krijimin e Shqiperise. Nuk ka fare pune presidenti i rumanise te flase ne Shqiperi ne emer te vllehve.

Kam degjuar qe vllehcja eshte shume e ndryshme nga rumuncja e sotshme..dhe lidhjet jane te largeta..
Meqe jemi te rumunet... vetem nje gje kane te hajrit rumunet..femrat, te njohura per bukurine fizike..

Vlleher/cobanet jane greke? Jane rumune?

Po cfare jane familjet romake qe shoqeruan burrat/baballaret/vellezerit ushtare te legjioneve Romake ne Ballkan,dhe qe  pas shperberjes se perandorise romake mbeten maleve, e skerkave dhe qe u kthyen ne profesionin e barinjeve ose bujqerve?

E verteta eshte se ata jane pakice kulturore dhe aspak kombetare. S'ka komb Arumun. Greket i duan Arumunet si greke se keshtu ritin nr. e grekeve ne shqiperi. Politikanet rumune duan te shtrijne influencen e tyre dhe perfitojne ca pike ne votuesit e tyre per gjoja interesin ndaj pakicave Rumune ne Ballkan.

E verteta eshte se Arumunet duke qene nje pakice pa kombt te percaktuar, (pasi nuk ka komb te ish Legjionve mikse nga komebsia Romake) greket dhe rumunet  kerkojn te mbushin kete boshtire me kombin e tyre.

Greket kane mbetur ne arithmetiken e vjeter ku numuri "0" apo fjalal "azgje" nuk egziston se nuk ka kuptim Ja qe nuk jane zhvilluar me shume se koha e lashtesise. Ndersa Rumunuet imitojne

Zgjuarsia jone ketu eshte te luajme e te fitojme dicka nga kjo kerkese pa humbur veten tone.

 

Nje ku e ka xhevapin ky zotnia pri Rumanie. Kur keta te zotet e punes thone qe s'kone lidhje me Rumanine, atehere ky çar "makine angleze" do?

 

http://216.75.13.41/index/politike/040332af49c6abcdb6a8ad626b69c30d.html

 

Kristo Goci: Ne nuk jemi rumunë, por autoktonë sa ilirët dhe helenët Flet ish-deputeti i PBDNJ-së, sot drejtues i një shoqate të rëndësishme të vllehve të Shqipërisë

“Ne nuk jemi arumunë, por armënj, të lashtë sa ilirët e helenët dhe jemi autoktonë në trojet që  shtrihen në Maqedoni-Thesali-Epir dhe Shqipëri. Rumania nuk mund të na cilësojë si pakicë të sajën”. Është një nga përfaqësuesit më në zë të komunitetit vllah në Shqipëri, Kristo Goci, i cili flet për “Shqip” pak orë pas deklaratës së Presidentit të Rumanisë, Trajan Basesku. Zoti Goci, cili është dhe kryetar i Komunitetit Shtetëror për Minoritetet. deklaron se “unë do ta falënderoja Rumaninë për bursat që ka dhënë për një pjesë të komunitetit tonë. Këtë e shikoj në shenjë respekti ndaj veprës së madhe të vllehve të larguar nga Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia në 2 shekujt e fundit për në Rumani. Ata kanë bërë shumë për Rumaninë. Por kjo është në aspektin human, sepse në aspektin gjeopolitik, vllehtë janë duke e zgjidhur vetë problemin e identitetit të tyre dhe në shtetet ku ata banojnë”. Goci, i cili ka qenë dy herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe që sot drejton një nga shoqatat më të rëndësishme të vllehve në Shqipëri, thekson se “vllehtë në Ballkan po organizohen të kenë një grupim që do t’i përfaqësojë në institucionet europiane dhe organizatat ndërkombëtare”. Duke folur për “Shqip” për origjinën e vllehve, Goci thekson se ata janë një popull që flasin një gjuhë të grupimit latin. “Gjuha jonë është në një familje me italishten, spanjishten, frëngjishten, portugalishten dhe rumanishten. Në Voskopojë do të mbajmë më 15 gusht një takim të madh të “Consilji Armënjëllor” siç quhet grupimi i të gjithë vllehve të botës. Ndërkaq, në muajin shtator do të zhvillohet një demonstrim kulturor i traditave dhe zakoneve të vllehve në sheshin përpara Pallatit të Këshillit të Europës në Strasburg. Por kreu i “Armënj di Albania” është shumë i qartë në kundërshtimin e tij ndaj argumenteve të Bukureshtit. “Problemi etnik rumun nuk ka asnjë lidhje me vllehtë e Ballkanit”, tha për “Shqip” Kristo Goci, i cili bën publike një zhvillim të ri politik të këtij komuniteti dhe këtë e thekson ekskluzivisht për “Shqip”. “Për t’iu dhënë fund spekulimeve me vllehtë po përgatisim një parti politike me frymë europiane për vllehtë e Shqipërisë dhe për të gjithë simpatizantët e këtij komuniteti të nderuar. Zoti Goci, i cili ka një përvojë të gjatë në politikë, pasi ka qenë deputet i PBDNJ-së, nis që tani të flasë si përfaqësues politik. Duke komentuar qëndrimin e kreut të shtetit shqiptar, Goci tha se “vlerësoj deklaratën e Presidentit Topi, por ndihma konkrete për të gjitha pakicat është zbatimi i planit kombëtar të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”. Në shtrimin e propozimeve konkrete, Kristo Goci shkon më tej, duke dhënë qëndrimin e tij: “Nuk mund të ketë integrim të minoriteteve nëse nuk kanë hapësirë në televizione apo median e shkruar, si dhe nëse nuk zhvillohet në shkolla mësimi i gjuhës amtare”. Një gjuhë që sipas kreut të Komitetit të Minoriteteve është e lashtë dhe flitet nga të gjithë vllehtë që jetojnë në Ballkan.

Nje ku e ka xhevapin ky zotnia pri Rumanie. Kur keta te zotet e punes thone qe s'kone lidhje me Rumanine, atehere ky çar "makine angleze" do?

Dje pyeta nje shoqen time qe ka jetuar ne Rumani dhe e njeh situaten atje dhe me tha qe ky Basesku eshte nje cik si rrote. Tip koqe kanari.

Jam dakort me argumentet e Z. Kristo Goci, por me kete rast, ja vlen qe kur te behet regjistrimi i popullsise vitin tjeter, te regjistrohet edhe perkatesia etnike; thuhet ne titull "arumunet minoritet kombeter" pra pakice. Po ku i dihet, mund te dalin shumice, e pastaj Basesku duhet te vije prape ne Tirane dhe te kerkoje kesaj radhe minoritet kombetar per shqipot.

Ik ere qerrohu, rumun i qelbur! plehre e jevgjropes! Dashka minoritet ky felliqesire. Po kur sja ka fut shpulle topi, qe tja ndizte syte e ta perzinin me shkelma, felliqesiren e felliqesirave.

Pjesa me e madhe e tyre, e mbajne veten Shqiptare. Madje shpesh kane kerku te mos abuzohen nga askush duke mos dashur probleme. Por ka dhe nje pjese matrapazesh qe kane lidhje me konsullata greke, qe i kane vene nje emer shume te keq kesaj pune, duke e kthyer ne nje ceshtje politike,sepse greqia me kete pretendon ti pervetsoj si komunitet te vetin. Nese ajo pjese qe e ka te mbushur top mendjen per perkatsin Shqiptare, do te ishte e udhes qe te tregohej kujdes per kete pjesen tjeter matrapaze, qe te diskretitohej duke i dhene nje fare miratimi kerkeses rumune. Thjesht sa qe te luaj rol zbehes, dhe ti bej konfuz deri ne ate mase saqe me mire te hedhin syte nga rumania qe nuk ka lidhje me ne nga toka. Thjesht do largonte masen konfuze nga matrapazet e vizave greke, dhe do ti kthjellte qe te pakten te mos deklarohen greke. Problemi eshte qe keta shqipfolsit tane ,qe drejtojne shtetin Shqiptar e kane bere Shqiperine han pa porta, dhe po ja bejne mbare kujdo qe vjen dhe kerkon "dicka". Kerkojne dhe ne te kunderten shkojne duke mos dhene asgje. Shqipfolesit me kete gjest dhe po ti pyesesh te hidhen ne fyt e te tregojne se po bejne politike. Jemi nje vend qe rrethohemi ne dy te tretat me territore Shqiptare, te ngelura jashte ne 1912-ten, dhe nuk ngeli qen apo mace pa kerku 5 banor emigrante, per ti shpall minoritet. Psh Rumuni nuk njeh pjesen me vitale te kombit Shqiptar, Kosoven.  Nese te tjerve do tu ishte prer shkurt ,atehere edhe ketij jevgjitit, duhesh ti tregohej dera nga thembrat kembet. Por meqe direkt me toke kemi greqine, dhe duke ditur qe gjithe kete recesion prandaj e ka, ngaqe c´fare i ka huazuar BE-se, e ka bere harakiri, per himariotet e bollanos, arumunet e ambasadave etj etj, ndoshta do te ishte me mire te behej nje levizje finoke. Ata qe e kane te qarte identitetin e tyre, e kane mbydhur kete kapitull. Por ata qe rrijne tek dera e konsullates greke ,dhe duan ta quajne veten minoritet, eshte me mire ti hedhesh copen e salciles tek dera e Rumunes. Nuk kane nacionalizem te ata, pervec se interesa per me mbush tregun e gabit. Diten qe ne do kemi pashaporten e forte, ata do e harrojne c´do ambasade tjeter

ahaa krye gabeli i Rumanise talle postoqine me kryeveterinarin e Shqiperise.

Pa pike turpi vjen e thote troc se nuk e njohin Kosoven, kerkojne ti bejne Vllehet si Rumune ..dhe kerkojne  te bejne nje "Protokoll Bashkëpunimi midis Porteve".

Duhet ta njihni pavaresine e Kosoves, Aromunet nuk jane minoritet -

u pergjigj Topi, ... eh jo eshte shaka, duhet pas nje minimum te vogel dinjiteti per tu pergjigj keshtu dhe politikani shqiptar se njeh kete fjale

ku eshte baza e ktij termit 'llaci-faci' qe mu m'duket perbuzes po mbase mund te kete naj kuptim ne gjuhen e tyre. Di njeri me ma thon?

Kristo Goci: Ne nuk jemi rumunë, por autoktonë sa ilirët dhe helenët Flet ish-deputeti i PBDNJ-së, sot drejtues i një shoqate të rëndësishme të vllehve të Shqipërisë

“Ne nuk jemi arumunë, por armënj, të lashtë sa ilirët e helenët dhe jemi autoktonë në trojet që  shtrihen në Maqedoni-Thesali-Epir dhe Shqipëri. Rumania nuk mund të na cilësojë si pakicë të sajën”.

 

Hehe, paksa ironike kjo deklarata e tij meqe paska qene dhe deputet i Partise te Bashkimit per te Drejtat e Romeve.  Gjithesesi more Kristo, ajo autoktonia dhe lashtesia juaj ne trojet e ballakanit, nuk eshte aq e qarte.  Ne nje studim qe i eshte bere popullates tuaj, haplogrupi dominues i ADN-se se kromozomit Y del R1b qe nuk eshte haplogrup ballkans por prejardhjen e ka nga europa perendimore, gje qe i bie te jeni pergjithesisht mbetje te kolone te Romes.  Kemi shkrime pastaj nga autore Bizantine qe na thone qe para shpernguljes se sllave poshte per ne ballkan, nuk kishte vlleher ne keto vise dhe se ata i'u bashkangjiten sllave per te ardhur se bashku me ta nga Moldavia e Rumania.  Fut ketu dhe faktin qe popullsia juaj eshte njohur historikisht te jete marre me blegtori e kullotje (te bagetive te tjereve se s'kishit tuajat), profesion qe kerkon levizje te vazhdueshme prej nomadi, dhe ajo autoktonia juaj ne trojet Shqiptare eshte ne pikpyetje te madhe.   Prandaj lejeni autoktonine dhe perqendrohuni te mos beheni vegel e grekut sic jeni bere sot e mot.  Meqe ra fjala tek PBDR-ja, ai Dulja nje vllah si puna e ketij Kristos eshte por Kristoja e paska lene PBDR-ne kurse Dulja eshte bere kryetar i saj.

Mosi ke gjo komet e shkurtera e trupin/bustin e gjate? Po formen e kokessi e ke? Mos e ke gje pak katrore dhe nga mbrapa te sheshte? Ik e boj njehere ADN dhe hajde tek une se ta gjej baben e babes se babes. Ka qene jenicier turk.         smiley

Ore karagjoz, se te kam marre me shaka deri tani do flasesh tamam ti apo si e ke hallin? Shko gje baben e satem or idiot se me ngele nga mbrapa me komente idiote.

Po pse ato qe thua ti or katnar serioze jane? Apo aq di e aq flet. Sa here te thuash gomarlleqe, aq here nga mbrapa me ke. Jo per te ta futur se nuk dua te arrish ne kenaqesi ekstreme, por per te te kujtuar origjinen.

O kocan kur ti kuptosh ti ato qe them une, do kete perenduar djelli njehere e pergjithemone. Katnar eshte ai qe ne mungese te theksuar te dijes, grricet vazhdimisht me postime idioteske se ka xhelozi dhe lakmi te theksuar qe kazanin e vet te dijes e ka bosh.  Me ke pare mua ndonjehere t'i replikoj posteve te tua fillimisht? Jo, se si gjithmone thua budalleqe e gjera te pavleftshme.  Hajde, dhimbjen psikologjike dhe emocionale cliroje diku tjeter e jo duke u bere miza ime personale.

Mire o mire po boje nje here analizen e ADN se nuk te gje gjo. Do moresh vesh prejardhjen dhe keshtu do kuptosh shume gjera qe deri me sot nuk i di.

zotrules - 10 Qer 2010 - 3:42pm 

Ik ere qerrohu, rumun i qelbur! plehre e jevgjropes! Dashka minoritet ky felliqesire. Po kur sja ka fut shpulle topi, qe tja ndizte syte e ta perzinin me shkelma, felliqesiren e felliqesirave.

 

Jo mo shoku gabim e ke se Topi smund tia fus shpulle se vet e ka ftuar,cfar prisje ti nga ai tet thot se ne e pranojme kosoven?!Sikur s'kishte presidenta tjere per te ftuar Topi po e ftoi ate bir kurve...!

Ke ne ne Kosove thone qeni keq te sjell ujkun ne kope.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).