TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike njëkohësisht kryeministër i vendit, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar te PD-se akuzon ish presidentin Ramiz Alia, se ka pasur dijeni por dhe ka dhënë miratimin për masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarë të pafajshëm. 

“I vetmi që përkrahu grevën është Ramiz Alia, diktari i fundit dhe ndër më të ligjtë e diktaturës, sepse ky ishte një vrasës tinzar i tyre. Që nga rinia e tij, ky ka ngrënë njëri pas tjetrit me spiunlliqe dhe padira inteligjencën shqiptare, sic është rasti i Dhambi Zeçishtit që e coi para skuadrës së pushkatimit vetëm se tha Mehmet Shehu nuk është vetëvrarë. Për të mos hyrë më pas në kapitullin më të zi të këtij xhelati gjersa nuk zbërthehet për masakrën e Tivarit.
Jemi vend që kemi në fuqi ligjin kundër gjenocidit, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit. Është krimi më monstruoz i kryer në gadishullin e Ballkanit gjatë Luftës së dytë Botërore. Është një Katil i dytë dhe është bërë gjithcka me dijeninë dhe miratimin e tij”, - tha kryeministri

Kryeministri Berisha deklaron se ish presidenti Ramiz Alia duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit, masakër që ju bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.

3 Komente

Interesante per psikologet keto deklarime te njeshit. "I vetmi qe perkrahu greven........eshte Ramiz Alia". Per ke greve e ka fjalen, per kete te urise tek bulevardi????Nese po, edhe une e perkraha kete greve dhe sigurisht qe une nuk jam Ramizi, ja qe u beme dy!

Është një Katil i dytë dhe është bërë gjithcka me dijeninë dhe miratimin e tij”, - tha kryeministri
 

Nese eshte bere me miratimin e Ramizit, nuk ka pse te thote te paren "me dijenine". Dhe e dyta, sikur Ramizi te mos e kishte miratuar dmth kjo ngjarje e rende nuk do te kishte ndodhur?

Ore kete nuk ka psiqater ta kuroje.

Ti mendon se eshte gabim te hetohet per masakren e Tivarit?

Ne mars te 1945 Ramizi ishti nje cun 19 vjec, qe as e pirdhte fare ushtria jugosllave, jo me ti merrte mend. Ky esht rr.k komplet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).