Trafikimi i qenieve njerëzore aktualisht është një biznes në lulëzim. Tregtia ka arritur tashmë ato dimensione që ka tregtia e drogës dhe ajo e armëve. Fenomeni ndeshet në të gjithë botën, viktimat ndihmohen shumë pak.

2.jpg 

Asnjë pasojë krize nuk ndjehet. Trafikantëve ju shkojnë pazaret si jo më mirë. Kërkesa nuk është lëkundur, logjistika falë internetit funksionon shumë mirë, rrjeti po ashtu. Këto kushte ideale për trafikantët, Joy Ezeilo do t'i trondisë nga themelet. Juristja nigeriane është raportuese e posaçme e Kombeve të Bashkuara për trafikimin e qenieve njerëzore dhe e vëzhgon me kujdes këtë treg:

"Tregtia me njerëzit është një nga krimet që po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Ajo vjen menjëherë pas tregtisë së drogës dhe të armëve. Bëhet fjalë për pazar miliardash. Detyra jonë është që këtë pazar ta bëjmë sa më të rrezikshëm për trafikantët, me qëllim që përfitusve t'u presim burimet."

 

Si ra Jana Kohut në grackën e trafikantëve

Për shkak se trafikimi është ilegal, ka vetëm vlerësime të përafërta për shkallën e përhapjes së tij. Shumë viktima druhen, kanë frikë nga policia dhe nuk i tregojnë autorët. Joy Ezeilo është e mendimit se çdo vit bëhen pre e trafikimit njerëzor rreth 1,5 deri 2,5 milionë njerëz.

0,,3389821_1,00.jpg

Njëra nga viktimat ka qenë edhe 30 vjeçarja, Jana Kohut nga Bosnja. Në kohën e një krize shpirtërore, Jana ra në shoqëri të gabuar dhe në grackën e trafikantëve. Në vjeshtën e vitit 2004 ajo u rrëmbye nga trafikantët. Ata e dhunojnë, izolojnë dhe i japin drogë pa dëshirën e saj. Katër muaj me radhë Jana punoi në Slloveni si prostitutë, deri sa arriti të shpëtonte. Ajo që ka mësuar 30 vjeçarja boshnjake: një gjë e tillë mund të prekë këdo.

Jana: "Ka një lloj bindjeje se nga kjo preken vetëm njerëzit nga bota e tretë, apo femra pa shkollë, ose ato që rrinë të mbyllura e vinë nga fshatrat. Por nuk është kështu. Tregtia me njerëzit për fat të keq funksionon shumë thjesht. Do të thoja mjafton një grup prej pesë vetësh që të mbajnë gjallë për një kohë të gjatë një pazar të tillë dhe të fitojnë para të majme."

 

Cilat janë viktimat ideale për trafikantët

Trafikantët shfrytëzojnë gjendjen në nevojë të viktimave. Një gjendje e tillë mund të jetë varfëria, apo një situatë konflikti e armatosur. Por edhe një mungesë shansesh apo të qenurit tepër i lëndueshëm mund të bëjnë që njerëzit të bien shpejt pre e tregtarëve modernë të skllavërisë.

Jean Philippe Chauzy nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM), që kujdeset për riatdhesimin e viktimave të trafikimit ndërkomëbtar, shprehet se nuk ka rëndësi nëse është fjala për shfrytëzim seksual, apo të krahut të punës, kjo tregti gjithmonë ndikohet nga marrëdhënia kërkesë-ofertë: "Me ngadalë por në mënyrë të sigurt por krijohet bindja se trafikimi është i komanduar nga kërkesa. Në fillim kemi klientët që kërkojnë një shërbim. Këtu bëhet fjalë për punë të zakonshme apo të ashtuquajturat shërbime seksuale. Për këtë arsye po punojmë në vendet origjinë, aty ku buron kërkesa, ku njerëzit skllavërohen. Tregtia me njerëzit jeton nga kërkesa dhe për shkak se kjo kërkesë ekziston, njerëzit shfrytëzohen."

 

Kundër mosangazhimit

Me trafikim kuptohet shfrytëzimi sistematik i njerëzve. Viktimat vihen në shfrytëzim përmes dhunës, kërcënimit apo trukeve të ndryshme. Kjo tregti lulëzon para së gjithash në rajonet ku ka hendeqe të mëdha mes shtresave sociale. Për këtë arsye Joy Ezeilo kërkon që të merren më shumë në mbrojtje viktimat. Jana Kohut , që e di ç'do të thotë trafikim e përshëndet çdo lloj mbështetje që jep shteti. Por nga përvoja e saj, ajo ngre zërin  edhe kundër dezinteresimit. Njerëzit duhet të angazhohen më shumë, të shohin me më tepër vëmendje. Me shumë habi ajo ka parë se sa angazhim ka në shumë qytete evropiane për kafshët shtëpiake. Kjo ndenjë përgjegjësie do të ishte mirë të ekzistonte edhe për njerëzit, kërkon Jana Kohut.

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

1 Komente

Mirpo kerkesa ka me shume aty ku kujdesen me shume per kafshet, pra ne perendim. Se kerkesa per seks eshte e larte, prandaj dhe trafikantet e mbushin/plotesojne kete kerkese duke ofruar (oferta) seks nga bota e varfer. Avokatja nigeriane e ka mire kur thote se duhet punuar me shume atje ku ka kerkesa, mirpo kerkesa nuk ka ne vendet e varfera (siç kujton ajo) por ne vendet e pasura. Pse. Sepse ne vendet e pasura, familja eshte ne krize apo ne shperberje te plote.  50% e popullates afro, jeton vetem, apo bashkjetese me shtepi secili m'vete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).