Sezoni turistik për Parkun Kombëtar Butrint prej kohësh ka ngritur siparin e tij. Qyteti antik i Butrintit gumëzhin nga zërat e nxënësve të shkollave të ndryshme nga të gjitha trevat e Shqipërisë, por dhe më tej, nga Kosova dhe Maqedonia. Vizitorët e huaj pothuajse nga të gjitha kontinentet e botës mrekullohen me bukuritë arkeologjike dhe mjedisore të Butrintit. Stafi i Parkut të Butrintit është në gatishmëri të plotë gjatë gjithë ditës për mirëmbajtjen, ruajtjen e qytetit antik dhe në shërbim të të gjithë vizitorëve të shumtë, vendas dhe të huaj. Bashkërendimi i punës sonë me agjencitë turistike ka bërë të mundur harmonizimin e orareve të vizitueshmërisë në Butrintin antik nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 të darkës, çdo ditë dhe gjatë gjithë sezonit turistik.

Nga viti në vit rritet vizitueshmëria e Butrintit si dhe të ardhurat monetare që grumbullon Parku i Butrintit nga biletat. Të ardhura këto që riinvestohen pjesërisht përsëri në Parkun e Butrintit nëpërmjet buxhetit të shtetit.
Gjatë 4-vjeçarit të fundit, nga viti 2006-2009, grafiku i të ardhurave është dyfishuar. Konkretisht, gjatë vitit 2005, Parku i Butrintit kishte realizuar rreth 100 milionë lekë (të vjetra), kurse në fund të vitit 2009, pra gjatë 4-vjeçarit të parë të qeverisë “Berisha”, të ardhurat e realizuara janë mbi 200 milionë lekë (të vjetra). Kjo arritje ka ardhur si rezultat i punës së një stafi të specializuar që sa vjen dhe ngrihet profesionalisht dhe është i ndërgjegjshëm për punën që kryen në Butrint. Për këtë vit, gjatë periudhës janar-maj është rritur numri i vizitorëve në masën 25%, ndërsa të ardhurat financiare nga biletat në masën 7% në raport me vitin 2009. Diagrama e të ardhurave financiare tregon qartë që në periudhën e viteve 2003-2005, Parku i Butrintit ka pësuar një humbje rreth 80 milionë lekë që dihen shumë mirë në xhepin e kujt kanë shkuar ato para.
Strategjia e zhvillimit të eko-turizmit për vitet në vijim do të bëjë të mundur se shpejti shtrirjen e vizitueshmërisë së Butrintit gjatë gjithë vitit. Pasuria e florës dhe faunës së Butrintit ka tërhequr prej kohësh ambientalistë të shumtë nga vendi dhe bota. Në këtë kuadër Parku i Butrintit në bashkëpunim me Bankën Botërore po punon për përshtatjen e strukturave ekzistuese dhe ngritjen e tyre rishtazi në shërbim të ambientalistëve. Realizimi i infrastrukturës dhe sinjalistikës mjedisore do të bëjë të mundur rritjen e numrit të turistëve gjatë periudhës vjeshtë-dimër dhe njëkohësisht rritjen e të ardhurave të parkut.
Gjatë këtij viti po punohet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore nga Kanali i Cukës deri në Butrint, një investim i qeverisë shqiptare. Përfundimi i kësaj rruge do të rrisë më tej fluksin e vizitorëve vendas dhe të huaj në Butrint dhe do t’i shërbejë se tepërmi gjithë komunitetit përreth Parkut Kombëtar. Mbas shumë diskutimesh në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë të MTKRS-së për monumentet që ndodhen pranë rrugës, nga ana e ASHA, DRKK dhe Parkut të Butrintit zbatohen me rigorozitet të gjitha udhëzimet e dhëna nga ministri Ferdinand Xhaferaj për ruajtjen e monumenteve dhe mbarëvajtjen e punës për ndërtimin e rrugës. Vetëm për ruajtjen dhe ekspozimin e qendrës arkeologjike të murit antik të Demës në manastirin e Shën Gjergjit u hartua një projekt i veçantë me vlerë 400 milionë lekë që iu shtua kostos së rrugës.  
Në fillim të muajit qershor do të fillojnë të zbatohen në Butrint një sërë projektesh në bashkëpunim me fondacionin “Butrinti”, Institutin e Arkeologjisë dhe Institutin e Monumenteve. Projektet për këtë vit do të përqendrohen në konsolidimin dhe restaurimin e monumenteve, në menaxhimin e vegjetacionit dhe në vazhdimin e traditës tepër pozitive të trajnimit të studentëve shqiptarë dhe të huaj në fushën e arkeologjisë dhe të restaurimit.
Këto arritje gjatë katër viteve të fundit të Parkut Kombëtar Butrint kanë shqetësuar disa persona jokompetentë në fushën e arkeologjisë dhe të trashëgimisë kulturore, të cilët shquhen vetëm si fanatikë politikë. Konkretisht, në Sarandë njihet mirë personi që të gjithë e thërrasin kapteri i Zall-Herrit, për shkak të formimit të mangët universitar. Ky kapter shfaqet herë pas here si fantazmë në territorin e Parkut të Butrintit, sidomos kur acarohet klima politike dhe deklaron me të madhe se do të jetë ministri i ardhshëm i Kulturës i Edi Ramës. Kjo miopi politike, injoranca shkencore dhe ligësia që e karakterizon, e shtyn këtë person të drejtojë sms drejt titullarëve të MTKRS-së për problemet e arkeologjisë dhe të monumenteve në jugun e vendit. Të gjitha këto janë vetëm mashtrime dhe kanë vetëm ngjyrime politike.
Konkretisht, në njërin nga sms-të, kapteri i Zall-Herrit u shkruan titullarëve për ndotjen e liqenit të Butrintit nga rreth 2000 fuçi plastike ne zonën e Diaporitit dhe u kujton se përgjegjësi mban drejtori i Parkut të Butrintit. Për fat të keq nuk e di i ziu kapter i Zall-Herrit, se ato nuk janë fuçi të hedhura në liqenin e Butrintit, por janë bova plastike që i përkasin teknologjisë së re të rritjes së midhjeve dhe jo më si përpara viteve ‘90 kur teknologjia zbatohej në kolona betoni. Biznesi privat tashmë i licencuar praktikon metoda bashkëkohore.
Duke zbatuar të njëjtën metodë me sms kapteri i ngratë sajon problemin madhor që rruga e re Kardhiq - Delvinë po shkatërron tumat në Bajkaj. Përsëri kam qenë i detyruar të sqaroj titullarët që kapteri i Zall-Herrit nga injoranca në fushën e arkeologjisë nuk e di që tumat në Bajkaj janë gërmuar nga i ndjeri arkeolog Dhimosten Budina në vitet ‘70. Tumat ose kodërvarret, kur gërmohen arkeologjikisht, njëherazi ato asgjësohen. I gjori kapter do të ketë dëgjuar diku për tumat e Bajkajt dhe për të ngritur një problem në MTKRS, i lidh ato nga padija sikur janë shkatërruar nga ndërtimi i rrugës së re.
Më e fundit, që mos t’ju lodh me sms-të e shumta që dërgon kapteri i Zall-Herrit, ka të bëjë me murin antik të Demës në manastirin e Shën Gjergjit, në territorin e Parkut të Butrintit. Për fat të keq, në këtë rast, kapteri i gjorë përdor edhe një prej kanaleve televizive shumë të shikuara, për të mashtruar opinionin publik.
Sa mirë do të ishte që të gjithë turistët e huaj, që zbresin në portin e Sarandës, të vizitonin Butrintin antik. Por gjynahqarët nuk e kanë të qartë se në qytetin e Sarandës dhe rrethinat e tij ka edhe shumë qendra të tjera historike dhe mjedisore që vizitohen nga turistët. Kohët e fundit, siç dihet, qyteti antik i Foinikes është kthyer në një destinacion të kërkuar turistik. Për transparencë, meqë kjo fjalë kohët e fundit po përdoret shumë, ju konfirmoj që para 2 javësh nga një kruazier në Sarandë zbriten rreth 2000 turistë dhe në Butrintin antik erdhën rreth 190 vizitorë, pra rreth 10% e tyre. Në lidhje me vizitorët në Butrint ka një sistem kontrolli dhe çdo gjë është lehtësisht e verifikueshme. Nuk ia vlen të zgjatem më me sms-të e kapterit të Zall-Herrit, mbasi kemi shumë punë për të realizuar. Kapterit të Zall-Herrit i kujtoj dosjet e shumta në prokurorinë e Sarandës për vjedhjet e tij dhe shkatërrimin e mozaikut të Teqesë së Melanit në luginën e Drinosit. Të ziut kapter do t’i rikujtoj vazhdimisht shprehjen e të madhit Kadri Roshi: “Gërmo Tare gërmo, se qenin e ngordhur do të gjesh”.    
*Drejtor i Parkut Kombëtar Butrint

11 Komente

Po nuk ka emer ky kapteri i Zall-Herrit. Kush eshte ky.

Butrintin nuk e kam pare akoma, dhe shpresoj se nese koha nuk me vidhet ne Shqiperi (n'fakt, administrata shqipare çdo vit na e vjedh ate), them ta shoh nje here Butrintin.

 e ka me ish-drejtorin e Butrintit, Auron Tare... 

Shkrim i dobet.

 Mos eshte ky ai drejtori i Parkut te Butrintit qe lejonte student te arkeologjise te germonin per 2 mije euro?

A ha, nese ky drejtori e ka fjalen per Auron Taren, kam pershtypjen se ka diçka te ekzagjeruar per te mos thene se mirret me denigrimin e nje personi qe per mua eshte i nderuar. Nese une do te kisha nje fuksion qeveritar a shteteror ne Shqiperi, Auron Tares, jo vetem qe do ta dekoroja per punen voluminoze qe ka bere, por do ti akordoja nje fond special per te vazhduar punen si hulumtues i historise.

Perpara dy javesh ishte nje kronike ne Top Channel mbi vizitoret ne Butrint te cilet paguanin biletat dhe nuk ju jepeshin ato nga personeli i butrintit. 

ne se konsideroni qe nje bilete eshte 500 lek te reja + 200 per Muzeun atehere do e kuptoni perse Drejtori shkruan keshtu

Auron, nese bileta eshte 500+200 leke, pra 5 euro, kjo per mua eshte diçka e shtrenjte. Nuk ka mundesi qe bileta te jete 2,5 deri 3 euro maksimumi. Me nje çmim te tille, do te nguronin dhe turistet e emigrantet, jo me vendalinjt (shqiptaret) aty.  

eshte me shume se 5 euro.

 

cmimet qe thoni ju ishin me pare por i rriten per te plotsuar normen

Aha, me kete çmim, si zor ti terheqin njerzit, sidomos shqiptaret aty.  

 e forte ishte se kishte diferencim, te huajt duhet te paguanin me teper...roja kishte muaj pa rroge, paguhej nga nje firme private qe ka fituar tenderin per ruajtje objekti...firma nuk e paguante se supozohej se boll e ka bakshishin...muzeu ishte i mbyllur e vetem po te donte roja e hapte, ose ishte varianti i tij per te kap ndonje lek...per auronin foli mire kur morri vesh qe ishim shoke shkolle te tij...

shkrimi i ceroves ka nje gje tipike per qeverine aktuale...te krijojne pershtypjen sikur 90% te kohes se punes vetem lexojne gazetate degjojne lajmet dhe ju kundervihen kritikave te mediave...

paskan qelluar shume alergjike ne kete qeveri, ose ja ka ngjit mbreti sal...

 

Te pakten te njihka si epror "Kapter" , se nga permbajtja e shkrimit duket se eshte vet nenrreshter smiley

Nje sulm tipik i stilit Bari Falli pa asnje fakt , manipulues te dhenash .Te pakten nje rresht ne Ligjerate te Drejte se cfare thone sms-te .

Nga ky lloi i Cerova - reve  me post e rreshta ne shtyp , PD eshte e Mbushur deri ne gryke dhe nuk te terheq vemendjen askush . Boll te marresh pjese ne mitingje dhe te thuash "se diktatura zotrije" smiley

Llafolloge e lehes te kategorise nderkombetare edhe sikur ti perpunosh me teknologji bashkekkohore per ushqim Midhjesh , ata mbeten Fuci idiotlleqesh ashtu sic ua " ka thane baba mue zotri "  . Thashethemexhij ordinere !

Butrintin e kam vizituar ne vitin 1974 " me nge " . Duhej te merrje me cdo kusht leje ne DPB per te shkuar atje . Vend i mrekullueshem qe Ju la brezave te tjere per te zbuluar me tej te fshehtat e tij mahnitese per nje Rajon te Gjere. Dhe ky vend mahnites i sterlashte ndodhet ne trojet TONA !

"Erdhen Titanet " ose "Erdhi Shurra" ( pas sh nje p ) dhe gjithshka si ne cdo fushe do mjegullohet dhe do shndrohet ne "Lope" .

Atje ku ka shume qumesht  =  per Beun e Fshatit dmth alias Mixhen e familjen e "miqt e miqve " ....

dhe atje ku ka "dicka " = per shurren lehese me poste e rreshta ne shtyp si nerastin e Cero - vareve.

problemi eshte qe pasuri me vlera shume te rendesishme kombetare dhe nderkombetare administrohen nga persona totalisht te pa afte per kete detyre.

 

kjo eshte tragjedia  e madhe

 

a

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).