Kur nisa të shkruaj “Guida Blu për Shqipërinë” 20 vite më parë, komunizmi po rrëzohej dhe kishte shumë probleme reale në vend. Shumë njerëz nuk kishin për të ngrënë, dyqanet ishin bosh dhe pak qarkullim kishte në rrugë. Njerëzit shkonin në Greqi vetëm me rrobat e trupit. Libri im, që shumë shpejt u bë udhëzues autoritativ për të huajt në Shqipëri, ishte një guidë për një vend me një të kaluar shumë të pasur, por një të tashme të varfër. Por, peizazhet dhe ndërtesat ishin të mrekullueshme dhe nuk kishte askund më mirë sesa në Butrint apo rajonin përreth. Saranda vetë është një qytet i vogël i këndshëm me shumë shitës që të vijnë në ndihmë.



Edhe pse shumë prej njerëzve që banojnë këtu janë të varfër, ata janë shumë krenarë që janë shqiptarë dhe kanë njohuri shumë të mira për historinë, ashtu si mësuesit e vjetër komunistë e kanë kuptuar atë. Edhe pse burimet janë të kufizuara, vizita në Butrint është përherë një përvojë e këndshme, një vend me një peizazh të jashtëzakonshëm në rrënoja, siç shkruaja në edicionin e parë. Ka një pastërti natyrore në këtë peizazh dhe nuk ka më mbeturina përreth. Një fluks i madh turistësh e viziton këtë vend tani. Përgjatë rrugës, Ksamili ishte dikur një fshat i vogël dhe i pastër, me pak shtëpi të vogla me pamje nga deti. Qielli e deti ishin blu.

Tani gjithçka është ndryshe.

Është një ferr, me rrugë të papërfunduara, ndërtesa kaotike pa furnizim me ujë. Ndërsa në Butrint gjithçka është shumë e mirë-rregulluar, diku tjetër në Sarandë gjithçka rrezikohet nga ndërtimet pa leje, zhvillimi arbitrar dhe mungesa e respektit për natyrën. Pemët duket se janë armiqtë e njerëzve në Ksamil. Ksamili është kthyer në një vend ndërtimi të shëmtuar dhe gjithkund ka mbeturina, shkatërrim mjedisor. Ka një rrugë të gjerë që të çon nga Saranda në Butrint, që është e panevojshme – një zgjerim i vogël do të ishte i mjaftueshëm për trafikun e zakonshëm të makinave këtu.

Kur isha në Sarandë me autoren dhe albanologen Miranda Vickers, ne pyetëm banorët lokalë se ç’mendonin për këtë. Shumë njerëz janë të nevrikosur dhe kritikë ndaj krizës mjedisore, por duket se kjo është e paevitueshme si pjesë e turizmit. Por, nuk është e vërtetë. Turizmi ka nevojë për planifikim dhe rregullim, ashtu siç bëjnë tregjet në botën moderne. Nuk është, edhe pse shumë gjëra nuk dihen në këtë drejtim. Disa vjet më parë ne takuam ekspertët e trupave amerikane të Paqes që kishin ardhur me një plan të qartë për këtë qytet, me një program për mbledhjen e pemëve dhe shumë ide të mira. Një grup i vogël njerëzish tashmë ka nën kontroll Sarandën dhe zhvillimin rajonal, dhe nuk duket se janë shqiptarë. Ata janë të interesuar për përfundime të shpejta, por jo për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Ka pasur humbje të tmerrshme gjatë periudhës së fundit në këtë drejtim. Në përpjekje për të nxjerrë përfitime, Butrinti është shkatërruar në këtë proces, për shembull. Pemë të panumërta janë prerë, përfshi këtu edhe ato të ullirit dhe vështirë të shohësh gjelbërim këtu. Retë e pluhurit mbushin ajrin në verë dhe shumë baltë ka në dimër. Bosët e Sarandës dhe Butrintit po bëjnë të njëjtat gabime si edhe në Spanjën jugore gjatë viteve 1960-1970. Një çift holandez nga Rotterdami na tha se kishin ardhur të shihnin Shqipërinë e të qëndronin një javë, por në fakt ata do të ktheheshin pas tre ditësh. “Nuk erdhëm këtu për të kaluar pushimet në një vend që duket si kantier ndërtimi”, - thanë ata. Kudo në botë turizmi është konsideruar si i aftë të shkatërrojë ekonominë lokale, por kjo s’po kuptohet ende në Shqipëri. Më vjen në mendje proverbi i vrasjes së pulës që bën vezën e artë. Nëse ke një vend arkeologjik si Butrinti duhet një plan i rëndësishëm rajonal për ta mbrojtur. Shpallja e zonës së parkut kombëtar dhjetë vjet më parë ishte një nisje e mirë, por tashmë ky park është kërcënuar nga ndërtimet e paligjshme.

Saranda në vetvete është një tjetër shkak për shqetësim. Ndërtimet e paligjshme dhe gjysmë të ligjshme po përhapen në kodrinat pas qytetit. Shumë ndërtesa nuk janë ndërtuar për t’u bërë ballë tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore. Nuk ka furnizim me ujë në të gjitha vendet. Nëse shkon nga Saranda drejt Nivicës sheh qindra qese me hedhurina dhe shumë materiale ndërtimi të lëna në rrugë. Një strukturë gjigante betoni ka shkatërruar stacionin e vjetër të autobusit. Në prapavijë për disa çështje, dora e lobit të Vorio Epirit ndihet edhe këtu. Paratë greke përhapen shpejt në Sarandë. Rrugët janë ndërtuar nga kontraktorët grekë, për interesa greke, pavarësisht nga ai pakti për detin që fatmirësisht u hodh poshtë nga gjykatat shqiptare. Është e dobishme që të ketë disa rrugë të reja natyrisht, por këto nuk janë autostrada normale. Ato kanë ambiciet nacionaliste greke të shkruara në secilën prej tyre, dhe kjo nuk është rastësi që ato janë duke u ndërtuar në një shkallë masive, për të marrë të ushtrisë greke mjetet e rënda të blinduara në rast të një emergjence në të ardhmen në atë zonë. Nuk ka asnjë shenjë në to se për çfarë nevojiten në të vërtetë, për të ndihmuar njerëzit që ndodhen në fshat apo për të mbajtur shoqëritë funksionale atje...

Por nëse gjërat shkojnë keq në tokë, çfarë mund të themi për detin? Këtu problemet janë edhe më keq. Komunizmi nuk e ndoti detin edhe aq shumë, sepse shumë pak njerëz e vizitonin Ksamilin. Asnjë pjesë e plazhit nuk është tërësisht e pastër për shkak të ujit të ndotur që prej vitit të kaluar nga ndërtesat e paligjshme. Kudo tjetër duhet të ecësh ngadalë, në mënyrë që të mos shkelësh mbeturinat apo ujërat e zeza të grumbulluara. Ky është një rrezik, sidomos për shëndetin e njerëzve. Pse lejohet kjo nga Bashkia? Nuk është vetëm një çështje lokale. Pa infrastrukturë asnjë turist nuk mund të vijë. Nuk duhet të jetë kështu. Dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet më parë në plazhin e Shëngjinit, kisha vënë re se atje zona ishte e ndotur dhe e pafrekuentuar.

Tashmë është fare e arsyeshme që gjërat të përmirësohen gradualisht. Disa pjesë të plazhit të Durrësit janë më të mira sesa kanë qen,ë por ama ka shumë punë për të bërë për të arritur standardet europiane. Çfarë mund të bëjmë ne? Unë kam ndalur punën për edicionin e ri të librit sepse nuk besoj se do të ketë turistë kurajozë, që duan të vizitojnë këtë zonë. Guida ime ka sjellë shumë vizitorë dhe shumë vëmendje për turizmin shqiptar. Por ato ditë kanë marrë fund. Ndoshta duhet një garë kombëtare për ministrin e parë të qeverisë që dëshiron të bëjë not në afërsi të portit të Sarandës?

77 Komente

Ndoshta duhet një garë kombëtare për ministrin e parë të qeverisë që dëshiron të bëjë not në afërsi të portit të Sarandës?

 

po edhe ti kapesh pe zverku e ti hedhesh ne det nuk do ishte keq....

James ka te drejte. Por zelli i shfrenuar dhe i pakontrolluar, injoranca dhe varferia e kane kthyer saranden nga nje vend shlodhes ne nje vend per tu shmangur teresisht. Seriozisht me mire te shpenzosh me shume e te relaksohesh si njeri ne Korfuz sesa te besh pushime mes pluhurit, kaosit dhe harbutllekut ne Sarande.

Dhe me e keqja eshte se pas ter ketyre qe kane ndodhur Saranda nuk behet me. Saranda ekzotike, e thjeshte dhe terheqese do ekzistoje vec ne memorjen tone. Tani te mesohemi me kete saranden e re, me tym, kaotike, zhurmemadhe dhe aspak terheqese.

 Nuk eshte fare keshtu.

Jo me larg se 20 dite para ne Sarande kane qene afro 10 000 gjimnaziste dhe studente per tre dite atje. Nga Tirana te gjithe por edhe nga rrethet. Organizim spontan i vete te rinjve.

Kisha pinjolle te familjes atje dhe me treguan gjera qe ja vlenin. 

 po kothere po...

tirana me perpara shkonte ne durres po ja bene shuren ...e tani po ja bejne edhe sarandes...

vetem nje gje eshte e sigurte kete vit do kemi nr rekord te turisteve...sipas statistikave qeveritare...

 

 

 

1   ....."Nje grup i vogel njerezish  tashme ka  nen kontroll Saranden dhe zhvillimin rajonal, dhe nuk duket se jane shqiptare.Ata  jane te interesuar  per perfundime  te shpejta, por  jo per trashegimine  kulturore shqiptare..." 

    Kadale or mik se nuk i di te gjitha. Jugun nuk e kane me shqiptaret por kocogreket. Nuk kemi me menu? Gabohesh! Kemi  per te menu, per trashegimine  kulturore, sapo  ministri  zeholle Xhaferrri,... te bjeri eshtrat e Ismail Qemalit Beut prej... G.S

    I gjithe  buzdeti per plazh, per plazhin e guvave, nder me te rrallet ne bote, eshte okupuar prej disa mafiozeve, qe e kane kthyer ne sheshe betoni  dhe  i detyrojne qytetaret te paguajne edhe  per tu shullenjtur ne diell.

2  ... "Boset e Sarandes  dhe Butrintit po bejne  te njetat gabime  si dhe ne Spanjen jugore  gjat viteve  1960-1970..."

      Bosmafiozet...!

3 "..Kudo ne bote  turizmi  eshte konsideruar  si i afte te  shkaterroje  ekonomine lokale, por  kjo s`po kuptohet  ende ne Shqiperi..."

   Edhe per kete vit thoni? Po kete vit "jane porosit"  prej Ministrit te haleturizmit, per te na mysafirosur plot 3.5 milion turiste

4  ..."Por ne se gjerat  shkojne keq ne toke, çfare mund te themi  per detin...?"

    Per det po pyt? Ja kemi fale..... te Paudhit, Grekut

nje pyetje: autori e ka shkruar vete ne shqip apo e ka perkthyer dikush?

autori (bashke me Miranda Vickers qe e permend) kane studiuar dhe shkruar shume per Shqiperine. Nuk do te cuditesha nese e dinin shume mire dhe shqipen. Fjalite jane te thjeshta dhe te shkrurtra dhe te krijon pershtypjen se eshte shqipja e nje te huaji.

Asnje pike e asnje presje nuk i heq artikullit.  Vjet, kishim ndermend te rrinim nje nate ne Ksamil.  Kemi ikur me vrap.  Sa vajtem s'e mbushem oren ne plazh. Luajtem letra ne lokal, do pinim kafe po uje s'kishte.  Pime nje leng frutash, edhe frymen e mbajtem te Syckat e Bukura, se Ksamili s'qe per gje. 

Vetem dicka:

Kudo në botë turizmi është konsideruar si i aftë të shkatërrojë ekonominë lokale, por kjo s’po kuptohet ende në Shqipëri.

Dakort, por ne kete prizem, eshte marrje dhe dhenie, "shkaterron ca" qe te ndreq "ca".  

Aq keq ishte?

 Keq, shume keq.  Vetem gur gjithandej, edhe plazhi ne ca vende ishte me "rere" te prure, gur i shkermoqur, qe te pervelonte.  Deti i ndotur.  Ndertime te nisura e te pabitisura, gjelberim zero.  Shume shume e zhgenjyer.  Une isha ne 2007, dhe ne dy vjet gjerat kishin marre per me keq ne vend te frenoheshin ca. 

Cilet plazhe athere, sigurisht nga ato qe ke vizituar ti, kane mbetur disi te frekuentueshem?

"Moda" e frekuentimit ndryshon nga viti ne vit ne Shqiperi, varet dmth.  

Pervec ca vendeve ne Vlore, Orikumi eshte shume mire, ama mos te fryje ere lol.  Pertej, Dhermiu, me sakte ana tjeter, Drimades.  Por do evituar dhe Dhermiu kur ka shume kallaballek.  Himara ka ca pika shume te bukura, Llamani psh.  Borshi po ashtu.  Buneci ka qene shume i bukur, por vjet ishte vende dhe popuj.  

Pse naten Ksamili eshte i bukur se nuk duket asgje,kur zbardh duket si fshat i bombarduar,doni pushime ne Ksamil? shkoni tek vila e Edit uje 24 ore,parking,gjelberim,jetsky,dhe diskoja e djalit te kryetarit te komunes qe ta nxin jeten aty prane,plazhin tek tre ishujt,duhet patjeter te flisni greqisht.

 "....Një grup i vogël njerëzish tashmë ka nën kontroll Sarandën dhe zhvillimin rajonal, dhe nuk duket se janë shqiptarë...." 

"....Shpallja e zonës së parkut kombëtar dhjetë vjet më parë ishte një nisje e mirë, por tashmë ky park është kërcënuar nga ndërtimet e paligjshme...." 

"....Nuk ka furnizim me ujë në të gjitha vendet. Nëse shkon nga Saranda drejt Nivicës sheh qindra qese me hedhurina dhe shumë materiale ndërtimi të lëna në rrugë...." 

"....Në prapavijë për disa çështje, dora e lobit të Vorio Epirit ndihet edhe këtu. Paratë greke përhapen shpejt në Sarandë...." 

"....Kudo tjetër duhet të ecësh ngadalë, në mënyrë që të mos shkelësh mbeturinat apo ujërat e zeza të grumbulluara...." 

 

Kjo pune i dashur James, rregullohet keshtu; fut brenda nja 10 vjet Berishen, nja ca komunare, nja ca kryebashkiake, dhe e sheh pastaj, a hedhin njerzit qeset ne rruge, a ndertojne pa leje. 

cpo ndodh ne sarande,  ajo qe po ndodh ne gjithe bregdetin shqiptar, ajo qe po ndodh ne vlore, ajo qe po ndodh ne shengjin e keshtu me rradhe.

uraganit te betonit nuk i shpetoi dot as saranda, ikni sot ne orikum, nje qytet fantazem, pallate te ngritur dhe fryme njeriu nuk ka ne to, per te mos folur me tej per durresin qe eshte totalisht i gangrenizuar .flitet per rruge , saranda tradicionalisht nuk ka patur rruge te gjera por te vogla sepse e tille ka qene urbanistika dhe pozicioni i ketij qyteti.

mire ben qe kritikon zoteria por koha eshte absolutisht e pavend , plus qe ate mbizoterimin grek neper biznese a ku di une , ne sarande une nuk e gjej. si kudo aty punon fuqishem me shume procese lavatricia e korrupsionit te deputeteve shqiptare dhe  ajo e pastrimit te parave te pista, po kjo kam pershtypjen nuk eshte e vecante e sarandes.

perseri pertej kritikave , saranda ngelet nje kopje sa e shemtuar aq dhe e bukur  e monte karlos.

bravo mo james! bravo! shkruan ne mbrojtje te vendit tim me mire se trecereku i analisteve te vendit tim!

ate pjesen per tenderimet greke e ka qare!

Bravo James bravo,e ke qare,e ke qare aq shume sa qe me kujtove dhe nje histori ne lagje:" I jep plaka Benit (nje shoku im) 50 leke me ble veze se do bente kime me veze,Beni i len leket ne zare,shkon ne shtepi dhe thote leket me humben,e denuan pa darke,ne qetesi e siper kur te tjeret po hanin kimen pa veze,plaku vet pa e ngrit koken nga pjata i thote: Na kenaqe me keto veze o Beni" keshtu dhe Jamesi,na kenaqi.

Disi ne lidhje me temen:

Reportazh i Reuters mbi plazhet ne Shqiperi: No day at the beach in Albania

What was once some of Albania's most beautiful coastline has been turned into toxic dumping grounds. Deborah Lutterbeck reports.

www.reuters.com/news/video

 shokuese!

Pergjigja e ketij te ministrise perfaqeson tamam menyren se si behen gjerat ne Shqiperi. Aksione emergjence!! I kish thene prime minister ketij qe te ndermerrte aksione emergjente qe te sensibilizonte njerezit, nderkohe qe nuk thuhet se ca zgjidhje permanente do i jepet mbeturinave ne Shqiperi qe tashme jane omniprezente, perfshire, dhe sidomos, neper plazhe dhe vende turistike.

Short term. Merr ca te marresh sa je pushtet se neser nuk i dihet. Me te ardh per te vjell.

 

 

Boboooooo!  Katastrofe! smiley 

 

Katastrofe infratrukturore, ambientaliste, qeveritare e kulturore!  Na duket vetja vend modern por plehrat e ujrat e zeza i shkarkojme neper lumenje si vendi i botes se trete qe jemi!

Monda, rrofsh per linkun.

Zyrtari tipik shqiptar mbetet vetem ne nivel konstatimi, njesoj si kryepalla kryeminister. Vini re shprehjen "We need to....." qe eshte edhe e vetmja qe birisha vete perdor. Ky zyrtar i paska dhene Reuters te njejten pergjigje edhe ne 96. Paaftesi katastrofike.

Perfundimisht ai vend ka marre pa kthim rrugen e mutit.

E njejta pergjigje edhe ne 2006, ne mos gaboj.

4 vjet dhe s'eshte bere asgje, perkundrazi, me c'duken pamjet ndoshta eshte perkeqesuar me shume, eshte katastrofike.  

Nuk behet fjale vetem per Kepin e Rodonit.  Pergjegjesia i mbetet jo vetem autoriteteve perkatese qeveritare, ku neglizhenca eshte sistemike, por edhe autoriteteve lokale.  Dhe ne kete drejtim, heshtja apo mungesa e veprimtarise nga OJQ-t apo shoqeria civile luan gjithashtu nje rol.

Monda, bregdeti nuk eshte me i shqiptareve por i kosovareve. Kerkesat jane minimale, vetem nje cati, diell dhe pak det, nuk ka nevoje per rere te paster as edhe WC. Avash-avash ata do shtrihen edhe drejt jugut qe po i ploteson keto kondita. Kete vit do kemi mbi 2 milione "turiste"..........oll iz gud.

Shoqeria civile shqiptare e ben plazhin ne Mal te ZI, Kroaci dhe Turqi dhe me kismet kur te hiqen vizat te rralle do jene shqiptaret qe do bejne plazh ne Shqiperi.

Shoqeria civile shqiptare e ben plazhin ne Mal te ZI, Kroaci dhe Turqi dhe me kismet kur te hiqen vizat te rralle do jene shqiptaret qe do bejne plazh ne Shqiperi.

Besoj se e kupton qe kjo behet per disa arsye, jo vec per nje.

Te me falesh po nga ky komenti ketu siper duket sikur po flet pak me "snobizem", tip "ne qytetaret qe i kalojme pushimet ne vende te huaja" dhe "katunaret Kosovare". Shpresoj qe e kupton qe edhe ata "katunaret Kosovare" dine dhe kane mundesi te shkojne ne Mal te Zi (madje kane shkuar atje shume me perpara se "shoqeria civile shqiptare&quotsmiley apo ne Turqi, etj. etj.

gjemb, e ke kuptuar gabim, Duhet ta kisha futur shoqerine civile ne thonjza. Vete jam pjese e kosovareve sepse kur shkoj ne vere per pushime atje tek llumi perfundoj, nuk kam kohe per Turqi etj.

Fakti eshte fakt, kush ka dy leke ne xhep as nuk merr mundimin te rraskapitet haleve te Durresit apo Vlores, ja kercet jashte vendit.

Saranda eshte shkaterruar si e gjithe Shqiperia pergjate ketyre viteve. Per mua, pergjegjesi egziston dhe ka shume emra dhe mbiemra, por me pak fjale mund te pershkruhet me "debilat qe na kane drejtuar pergjate ketyre viteve". Sa per shembull: nje nga keta debila ka dore direkte tek ai ereksioni i shemtuar qe eshte ndertuar ne mes te qytetit te Sarandes. Ne rrime ketu e analizojme e steranalizojme politiken e politikanet shqiptare, por nderkohe ato putrat e tyre primitive e kane transformuar e shemtuar kete vend ne menyre te pakthyeshme. Saranda eshte vecse nje shembull.

nga nje popull qe eshte ne tranzicion nuk pritet te bej gjera te bukura....

fati yne i keq qe lindem ne kete periudhe....

Nuk e ka fajin tranzicioni, por tranzicioni i tejzgjatur i drejtuar nga creme de la creme... De merd (te me korigjojne frankofonet smiley

Monda, bregdeti nuk eshte me i shqiptareve por i kosovareve. Kerkesat jane minimale, vetem nje cati, diell dhe pak det, nuk ka nevoje per rere te paster as edhe WC. Avash-avash ata do shtrihen edhe drejt jugut qe po i ploteson keto kondita. Kete vit do kemi mbi 2 milione "turiste"..........oll iz gud.  

Shoqeria civile shqiptare e ben plazhin ne Mal te ZI, Kroaci dhe Turqi dhe me kismet kur te hiqen vizat te rralle do jene shqiptaret qe do bejne plazh ne Shqiperi.

Jam krejtesisht, katerciperisht kunder fajesimit te shqiptareve te Kosoves apo te Maqedonise.  Jo vetem ne princip, por edhe ne praktike.  Ndertimet pa infrastrukture, pa din e iman, shkaterrimin e bregdetit pa asnje plateforme te qarte per zhvillim turistik, ata e bene?  Ndotjet e Tiranes qe hidhen ne lum e perfundojne ne det, ata i bejne?  Mungesa e kanalizimeve dhe derdhja ne det e ujerave te zeza, ata i bejne

Keto ndasite jo vetem qe s'kane vend te rrine, po lene shije te hidhet shume smiley.

Sa per shoqerine civile, nje shoqja ime, bile eshte permendur edhe ne peshk kjo pune, ishte pjese vjet a parvjet e nje veprimtarie per te pastruar plazhet.  Hap i vogel por per t'u pershendetur.  Megjithate shoqeria civile (dhe nqs ekziston nje fragment i saj serioz per ceshtje te mjedisit) duhet te risi sensibilizimin mbi keto probleme, dhe te organizoje me shume veprimtari te tilla.  Kuptohet, ne kete rast, eshte problem shume me i madh, dhe shoqeria civile nuk mjafton per t'i dhene zgjidhje.  Por te pakten jehone problemit.  

"Keto ndasite jo vetem qe s'kane vend te rrine, po lene shije te hidhet shume"...

Nuk eshte tamam ndasi, por nejse nuk ja vlen te bejme debat per kete. Postimi im nuk ishte ne sensin e fajesimit per gjendjen. Ndoshta edhe mund te jem gabim.

 Postimi im nuk ishte ne sensin e fajesimit per gjendjen. 

Ndjese atehere, gabimi eshte i imi se e mora ne ate kuptim.  Por ngaqe e degjojme shpesh kete "jystifikim" iken i njomi me te thatin.

 

Mbas nja dy vjetesh qe sot, as edhe kosovaret nuk kane per te ardhur me te bejne plazh ne shqiperi. Ky eshte mallkimi qe zoti i ben frymoreve qe nuk dine te sillen si njerez ne kete bote.

...Ka një rrugë të gjerë që të çon nga Saranda në Butrint, që është e panevojshme – një zgjerim i vogël do të ishte i mjaftueshëm për trafikun e zakonshëm të makinave këtu....

Keq ti zgjerosh rruget keq jo.

Nuk e di po ata 10 mije studentet qe vizituan Saranden kete weekend,nuk e di te jene skandalizuar,sic po ben ky autori qe gjoja na qan hallin ,apo ajo e Reuters qe ne vend te na tragoje plazhet e ndotura te Anglise ,merret me ca letra qe jane hedhur ne toke ne Shqiperi.

Keta gjoja pro-shqiptaret qe na hiqen sikur na duan te miren si autori i ketij shkrimi se bashku me ate Miranden (librin e te ciles mbi Shqiperine e kam lexuar dhe ishte komplet bias) do te benin mire te mos na qanin hallin ne.Keta thjesht paguhen qe te nxijne imazhin e Shqiperise dhe mos u rreje mendja ndonjerit prej jush se keta do te shkruajne mire,edhe sikur Shqiperia te jete me e paster se Zvicra,keshtu qe mos degjoni keta sharlatane mjerane.Keta nuk do te jene te kenaqur edhe sikur te mos shihnin asnje leter ne rruge,sepse jane thjesht njerez qe vetem ankohen,si shumica e peshqve ketu.Njerez qe ju duket vetja se jane lindur ne pallate mbreterore dhe jo sikur jane te njejtit njerez qe arnonin pantallonat apo dhe shkonin e benin nevojat personale ne natyre apo nderronim breket tek banjoja e vetme e plazhit tek Hekurudha dukeu futur ne maje te gishtave nga "pastertia" e madhe, jo me larg se 20 vjet me pare.

Nuk e di po shume bashkatdhetare qe shkojne me pushime ne Shqiperi ne Vlore dhe Sarande,me kane thene fjalet me te mira.Tani ose ketyre ju jane errur syte ,ose peshkaxhinjte jane aq kritike ndaj Shqiperise,sa nuk i kenaq asgje.

Vete kam qene ne Vlore,Tirane,Elbasan dhe Korca ne 2007 dhe ja kalova per mrekulli.Nuk ishte  Afganistan sic mundohet ta paraqese Saktivistaxhinjte dhe peshkaxhinjte.Natyrisht qe kishte probleme dhe ankesa,por ne cilin vend te botes nuk ka probleme ankesa dhe njerez qarramane?

Ne cilin vend te botes nuk ka probleme?   Po ja te themi qe per momentin artikulli nuk flet per ndotjen globale, keshtu qe keq e kemi qe na duhet te perqendrohemi vetem te nahija jone.  

10 mije gjimnaziste qe kane shkuar per mbremje mature a cfare kane shkuar nuk jane etalone kritike se s'vajten per ate pune.  Se gjimnazistet, kur thote romaku me poshte, dhe ne maj te malit t'i cosh me zjarr bubulak e me cadra, prape kokrren e qejfit do bejne.  Pastaj nuk po thote njeri qe Sarandes i mungojne diskot e lokalet per te argetuar te rinjte.  

Sa per reportazhin e Reuters, une nuk e di ne te jane errur syte ty apo mua se vetem ca copa letrash nuk ishin ne ato pamje.  Dhe sa per plazhet e Anglise, edhe sikur xixe te jete pllazha atje, nuk turret njeri per t'u lare, se sidomos ne te jugut s'jena msu me temperatura aq te ftohta, ndaj dhe normalisht, anglezet, a verioret ne pergjithesi vijne poshte ne jug per pushime.  Megjithate, i qajne edhe ata neper media hallet e tyre, s'kapen vetem me tonat.  Mbase s'te ra rasti sot te shikoje te BBC News paralajmerimin qe i ka bere BE Anglise per ajrin teper te ndotur te Londres, e qe ne s'vene dore ne te, do u vene nja ca miliona euro gjobe.  

Ketu nuk i thote njeri Shqiperise Afganistan apo Banglandesh, njerezit nuk ankohen se jane denglaxhinje e s'kane c'te bejne tjeter, por sepse u dhimbset dhe e duan ate vend.  

Personalisht kam tendencen ta relativizoj sa me shume te jete e mundur situaten ne Shqiperi, sepse malli dhe largesia bejne te veten.  Po ashtu, ca vende akoma mbahen.  Por ti ke shkuar ne 2007 dhe ne Vlore ta them une qe ka pas betonizim te marre, shkaterrues qe nga 2007 qe isha e ne 2009 kur vajta prape.  Pa fre.  Pallate qe po behen buze rruges kombetare te ish-vilat, te zona e Kalase, ku s'ka hapesire te zgjerosh rrugen qe duhet bere nje dite.  Apo masakra te tjera.  Saranda, me shetitoren buze detit, ku s'lejohen makinat, eshte e bukur, ama ngjitu nja ca shkalle me larte, dhe eshte tmerr.  Ksamili eshte menxyre.  

Une prape mrekulli do ia kaloje kur te vete, se kam njerezit e mi, dhe nje cope vend ku te bej plazhin do e gjej.  Po s'jam e verber, dhe s'me ka marr mendjen tifozlleku partiak (se une s'gjej arsye tjeter per keto qe ke shkruajtur ti) te mos shoh katrahuren qe eshte bere e po behet ne ate vend.

Ne gjithe boten ka njerez qaramane, por te keqijat nuk vijne prej tyre.  E keqja me e madhe vjen nga apatia, ama kur i shtohet dhe verbimi i qellimshem, e ka marre ferra uraten, sic e ka marre.  

 

 

te gjitha keto ndertime ne saje te tolerances zero ndaj korrupsionit...

shqiperia po ndryshon...

pjesa mes sarandes e vlores ka shpetuar vetem nga mungesa e rrugeve, prisni sa ti bejne e masakra bregdetit behet e plote... 

 Cojni mer ate Nikolle Lesin t'ja uli i cike zonin ketij Gjejmsit! 

Right there and then! smiley

Nikolla eshte me turizmin e? 

po po qaty eshte nikolla, si bregdetas qe eshte (pri lezhe)

dhe minister eshte gjaferri , dhe ai, si bregdetas qe eshte (pri durrci)

o lum si ne smiley

Ata 10 000 apo 100 000 gjimnazistet hipotetike edhe ne Mamurras po ti cosh do kenaqen o njerez se domosdo mosha, e gjejne kenaqesine thjesht te largimi nga e perditshmja. Vetem te verberit apo debilet e lindur mund ti bejne me te vertete apologji turizmit ne sarande.

Isha vjet 2 dite ne sarande edhe u bera pishman. Mu ne mes te qytetit nje ndertese shumekateshe pa lidhje fare me arkitekturen e qytetit. Cdo shkemb ishte germuar per te bere nje pallat te ri. Tymi te mbyste, peme nuk shihje me sy, plazhi zihej qe ne 6 te mengjesit nga nje turli njerezish nga cdo cep, trafiku me keq se ne Kalkuta, doje 1 ore te dilje nga qyteti, ne darke ne mungese te mundesive per argetim vazhdonin ato shetitjet provinciale buze detit. Me nje llafe nje katrahure totale dhe e dhimbshme. Humbje kohe dhe paresh.

Saranda eshte nje mikrokozem i shqiperise. Mungese rregulli, planifikimi, idesh. Durresi po ashtu, eshte kthyer ne nje qebaptore kolektive ku veten era det nuk vjen, por vetem restorante maqedonie a ku di une fare pa lidhje me nje ambient bregdetar.. Vlora icik me mire po prape rob i betonit dhe babezise plebeje. Shteti nuk duket asgjekundi, cfare duket eshte vetem korrupsioni, percmimi per ambientin dhe qytetarine dhe thjesht nje kenaqie me pak apo aspak. Te tera keto mbresa i ka thene ne nje shkrim proverbial A. Bejtja para nje viti edhe skam cti shtoj. Seriozisht, packa se tingellon keq, me mire te shpenzosh me shume ne Mal te Zi, Greqi, Kroaci apo cdokund tjeter sesa te humasesh kot paret dhe qetesine ne xhunglen shqiptare.

E çuditeshme,por e vertete:

-Ne Ksamil qenkan dyqind ndertime pa leje?!!!!

Ne te vertete 95% e ndertimeve ne Ksamil jane bere para lejeve te ndertimit te tyre.Gjithe hajduteria e pershkallezuar e buze detit nisur nga potenca per te vjedhur e per te pronesuar ate qe na takonte te gjitheve.Ksamili ashtu si pothuaj gjithe Shqiperia eshte vjedhur per vota.

SALIHI dhe qeveria e tij jane vegla te mafjes se çimentos.Nder demostrimet e qarta nuk eshte vetem Ksamili por sidomos aty prane Saranda.Salihi,kryetari i bashkise jane marre peng nga kjo mafje.Ajo i ka ndertuar sarajet e saje nga kuota zero e vijes se ujit te detit e gjer 100 apo 200 apo 250 meter nuk e dij sa e percakton legjislacioni i SALES.Sarandjotet detin ta shikojne me dylbi sepse ate e ka okupuar mafja bregdetare,Salihi detin e ka shitur nga te dyja anet prandaj "noton"i qete midis mafjes se çimentos dhe asaj greke.

Do te shikoni qe bojaxhiu i qeverise nuk ka per tju afruar ketyre sarajeve dhe kjo do te jete me te vertete hipokrizi qeveritare.Ne Sarande moralin nuk e bejne dyzete shenjtoret,por katerqind mafiozet...!Gati gysem shekulli me pare poeti i ketyre trevave Bilal Xhaferi do te shkruante vargjet afersisht:

        Deti prane nje pellembe

        Nuk e shkel dot me kembe.....etj

Natyrisht ai e kishte fjalen per privimin qe u ishte bere prej grekerve per te mos shijuar bregdeti çam.Natyrisht historia eshte e çuditeshme:

Me te eger se grekerit me çamet eshte realiteti i sarandjoteve me qeverine e Salihit dhe me qeverine lokale qe bregdetin ja kane shitur mafjes per te siguruar votat qe te mbajne pushtetin.

bobo ma hoqet petllën me këto përshkrimet lemeri. Unë që kisha bo plan me zbritnga jugu për nja 10 ditë nga fillimi Korrikut ...

Ky jamesi paska qene nje komunist i poshter.  Edhe thote qe vendi ishte i varfer para 90 dhe pastaj thote se na qenka shkaterruar gjate 20 viteve. Po pse ky kodosh apo fare e keqe komuniste nuk i paska pare me  qindra e qindra shtepi publike qe te ngazellojne zemren dhe te japin forcen per ta perqafuar edhe me fort te bukuren Demokraqi? Turp o James, turp te kesh!

 Ore  Tiku, horr, kujdes se shkrun gabim fjalen demokraci nga urrejtja per James-in

   Kurse  disave me larte: Mos beni gabim te fajsoni kosovaret, pergjithesisht shqiptaret jashte  tuallit ame, ose pjeset tona matane, per haleturizmin.Kete e kemi  merite e peshqesh bashke nga pjeasa  e tere, jona ketej, jo nga ajo matane. Tanet, por nga pjeset matane, jane aqe te urte, aqe pa naze, aqe pa kundershti, sa  notojne ne Durres-Golem ne fekale dhe pipzeee.... nuk bejne .Do t`i kene hundet te zena prej aromes se pishave dhe bredhave.Kane shume nga ato lloj druresh, te cilet pjesa jone i beri me kohe dru zjarri dhe ne jopake raste edhe me zjarr i beri.... hi.

  Ndaj kujdes  kur flasim se u japim merita te pamerituara, pjeseve tona matane, pa  jo per gje tjater.

 

Ne shqipot kemi disa gjera qe na dallojne nga te tjeret.Ne fillim duhet te prishim e me pas te rregullojme. Provat jane dhene qe ne vitin 1990. Por do tu vije koha edhe ketyre betoneve te Sarandes qe te gjelberohen e te pastrohen.Por tani me shume i jane futur lekut se ai e kthen ujin perpjete .Nuk mendoj se betonizimi eshte pune e mafies greke.

E pashe vete "shkaterrimin per ndertim" te Sarandes, jo me shume se 3 jave me pare. Qyteti brenda nuk eshte se me la ndonje pershtypje te thelle, por hyrja ne qytet ishte nje katrahure e vertete, sepse po rregullohej rruga dhe ishin ende duke punuar. Nuk e di ne do te perfundoje para fillimit te plazhit. Te nesermen e mberritjes, shkova ne Butrint. Turp a nder, po s'e kisha pare ndonjhere dhe pylli tok me gjithe rrenojat arkeologjike me pelqyen shume, megjithese ato dite kishte rene shi dhe amfiteatri ishte mbushur me uje. Por ama, deri sa shkova atje, hoqa picir. Edhe ketu rruga ishte duke u zgjeruar e duke u hapur, vetem cakullin i kishin hedhur dhe makina ime e vogel renkonte ne cdo cm gure e gropa qe kalonte. Ne nje pike pastaj, qe s'e marr vesh pse s'e kishin zgjeruar, nuk kalonin dot dy makina dhe skena me e cuditshme ishte nje autobus i madh qe ecte mbrapsht, per te lene te kalonte nje veture. Si perfundim 24 km i bera per 1 ore e gjys, se me shpejt ishte e pamundur te ecje. ( varet dhe nga makina qe ke, xhanem. por me thene te drejten, me ka dhemb shume shpirti per makinen ate dite) Ne Ksamil zere se kishin bombarduar qytezen nga te gjitha anet. Mire qe kishte rene shi nje dite me pare, se ndryshe pluhuri do ishte gjer ne qiell. Te pakten, balta sikur shtyhej nje cik me teper.  E kisha perfytyruar shume ndryshe me thene te drejten, por shijen e keqe qe me la ajo rruge, as deti ( qe o zot  o zot sa i bukur eshte) nuk ma hoqi dot. Plus qe u detyrova nderrova dhe gomat e makines dhe ca mrroklla e cicive te tjera, dmth. e pagova sa frengu pulen Butrintin. smiley

E keqja eshte se s'ka gjasa te mbaroje per kete vit. Kam bere ca foto, por nuk di t'i hedh ketu qe ta shihni dhe ju vete  sa keq ishte  katandisur.

"Edhe kjo baze u dogj", thashe me vete. Une ne Butrint me?! Puthu me Milon!

Nuk e marr vesh pezmatimin tend Ana H!

Qenke merzitur se ne hyrje te Sarandes po ndertohej rruga dhe po keshtu nje rruge ishte ne ndertim e siper per ne Butrint!

Atehere le te gjendet zgjidhja:te mos ndertohen rruge fare!

Eshte shume refren i njohur nga komentuesit qe cdo gje te kthejet si para 1990es,ku edhe tiranasit vinin me vize per ne Durres le pastaj qe Vloren apo Dhermiun nuk e njihnin fare se nga binte.Kohet kane ndryshuar,duhet ndryshuar edhe mentaliteti.Pas 1990es kemi me shume konsum ushqimesh dhe rrobash dhe natyrisht qe do te kemi me shume mbeturina.Po juve qe jepni leksioone ketu dhe qani per cdo gje,a i hidhi pleherat ne koshat e bashkise apo ja gfutni si komshiu juaj nga dritarja ne rruge.Kur ka qytetare te tille kafshe,cte beje bashkia apo te vendose police ne cdo hyrje pallati?

...Po s'jam e verber, dhe s'me ka marr mendjen tifozlleku partiak (se une s'gjej arsye tjeter per keto qe ke shkruajtur ti) te mos shoh katrahuren qe eshte bere e po behet ne ate vend....

Monda!

Po qe puna per tifozllek partiak duhej te shaj Vloren,por ja qe po e lavderoj.

Une kur vjen puna per Shqiperine dhe imazhin e saj nuk i shikoj fare partite.

Por ja qe ne PPU kemi njerez qe deri dje nuk dinin nga binte plazhi,sot kane bere nje pushim ne Monte Karlo dhe tani ankohen perse Saranda nuk eshte ne ate nivel.Nuk i shikon ankesat qe kane?Njeri thote perse ska rruge,tjetri perse ka rruge te gjere,njera thote perse nuk ndertohet rruga tjetra perse ndertohet,dikush thote perse po ndertohen pallate por harrohet te thuhet se numuri i pushuesve ne krahasim me 1990 eshte 200 fishuar dhe natyrisht qe duhet te ndertohen 200 here me shume pallate apo kabina.Arkitektura?!Ato qe ndertohen,si ndertohen pa arkitekte?Apo ndertesat i projekton ndonje punonjes komunaleje?Ne kete blog ka shume helm dhe lote krokodili,prandaj nuk ja vlen te merresh me komentet.

Mentaliteti se shteti(dovleti) duhet ti beje te gjitha,mesa shoh vazhdon te jete kembekryq ne Shqiperi.Pretendoja se ky mentalitet i rrezikshem do te ishte zhdukur me kohe,por qenkam gabuar.Ndoshta paska pasur te drejte ai qe ka thene qe komunizmi do te zhduket kur te vdese njeriu i fundit qe ka lindur para 8 dhjetorit 1990!

Sa per ate dokumentarin e reuters,gazetarja ka kalur ne kend te ulet nje siperfaqe prej 200-300m2 dhe duket sikur eshte tridhjetfish me e madhe.Nuk e shihni se sa eshte siperfaqja?Te te tregoj une ne Londer,New York,apo edhe ne qytete shume te vogla angleze,kinize,greke apo amerikane vende me 10 here me shume plehera.Se dyti me kete siperfaqe nuk mund te arrish ne perfundimin se keshtu eshte gjithe Shqiperia.Eshte kollaj te flasesh per Shqiperine nga Athina thjesht me 2 ore vizite ne Shqiperi te bisedosh me ca qarramane dhe me ndonje zyrtar qeverie dhe te kthehesh per darke ne Athine.

"Qenke merzitur se ne hyrje te Sarandes po ndertohej rruga dhe po keshtu nje rruge ishte ne ndertim e siper per ne Butrint!"

Problemi i vockel fare eshte qe sala sec ka nje nam te keq kur vjen puna tek rruget, pret shirita 3-4 here por kurre nuk i mbaron dhe si rrjedhim kemi vecse lesh dhe li. Mos me pyet per shembuj se i di vete ti ato, ca qe di une jane Fier - VL, plepa - kavaje (qe mi nxiu pushimet vjet) etj etj etj. Dhe sec ka edhe nje zakon pervert dhe i fillon punet e detit ne vere kur mund ti fillonte ne dimer dhe kjo i bie si te kujtohesh qe te duhet nje nevojtore kur te vjen nevoja ne bythe.

Megjithate nuk rri dot pa i dhon kredi skenderbeut se dje preu shiritin e fillimit te rruges Lac-Patok dhe tha qe "do e mbaje premtimin per ta drejtuar kombin shqiptar drejt detit...." LOL smiley

 

Te te tregoj une ne Londer,New York,apo edhe ne qytete shume te vogla angleze,kinize,greke apo amerikane vende me 10 here me shume plehera.

Ktu jom me ty se nevjorkun e njof mire jo per gjo. Me shku ke ato plazhet e nevjorkut anej nag long ajllend tmerrohesh....jo nga pislliku, po se nuk shef dot nji pisllik per KM te tera. Lene Solo amon.

Dajosh,isha para 10 ditesh kalova anej na rruga plepa-kavaje,e papame,e kishin qare.

Edhe mua e mire m'u duk, megjithese cilesia e shtrimit te asfaltit (nivelimi) dhe e hedhjes se betonit le ende per te deshiruar. Gjithashtu nuk arrij te kuptoj harkimet idjote te trajektores se rruges dytesore.

Do jete spektakel i madh tani kalimi i kembesoreve nga kodrat tek plazhi. Jam i sigurt se edhe ne prezencen e mbikalimeve per kembesore, do te vazhdojne te kalojne pengesat ne menyra bixarre.

Olso,nuk kisha kohe me zbrit nga makina me mor i cope betoni me i bo analizat,por makina ngeli e kenoqme nga rruga.

Po s'ka nevoje me i be analizat. Mjafton t'a krahasosh me ato rruget ku je tani.

Makina kenaqet gjithmone. Asfalt te kete.

PS: Ato valezimet e asfaltit (pervecse te bezdisshme kur udheton), kur bie shi = aquaplaning = me koke ne det smiley

mire o mire dakort jam por,mire keshtu olso?nuk po bie shi fare,ka majt thate,po anej nga ty mo.

Diell edhe ketej. Fiks per plazh.

Birra, relaks, muhabet. Qete fare.

Eh, jete o jete, ku paske qene!

Rri ti, rri ne Gjermani... smiley

M'rregull mer, Shqiperia po ndryshon. Tashi une qi kom shpin ke mali i robit dhe jom tuj ardh nga kavaja a mund ta mor kthesen afer shpise apo duhet me shku n'Lezhe?! smiley

Po bejne nje rruge dytesore nga ana e binareve. Tani per tani futesh vetem tek Plepat, por me siguri qe do te kete edhe hyrje te tjera ne kete rruge sidomos kur vjen nga Kavaja. Po te vije nga Durresi do te ishte shume me e veshtire pasi do te kishte nevoje per mbikalime.

Cfare pret ore derzi, akoma nuk e paske shitur shtepine tek mali robit? Shite sa nuk eshte vone, se masanej ene me e fal nuk do ta dine per nder. Do thone na e fali se vite era mut gjithanej.

Ka nje ane te mire ne gjithe kete. Njerzit duke ju turrur bregdetit, mbase lene te qete pjesen tjeter te territorit, ate malore. Me kalimin e kohes po me behet me i preferueshem turizmi malor. Kemi vende te mrekullueshme. Ne sarande hengshin veten...dhe nja ca vjete sa ti pijne lengun pastaj ti leshohen malit te zi e turqive si te babezitur..

Solidarnosc,

qendrimi im eshte fare realist dhe s'ka lidhje me prirjen time politike. Ne ka njeri me pak te interesuar per politiken, majtas a djathtas qofte, ajo jam une. As nuk jam kunder rregullimit te rrugeve, apo  pro kthimit ne '90 ( larg e tutje). E keqja, te cilen e kam theksuar dhe ne komentin me lart, por qe ti ndoshta nuk do ta shohesh, qendron ne faktin se  punet apo punimet e rrugeve ( meqe po flasim per to) nuk behen kur duhet. Ajo rruge, ne do te thithesh turizmin ( sepse sic thashe Butrinti ishte vertet i vecante), duhej te qe nisur me kohe dhe tash te ishte drejt perfundimit, minimumi. POR nuk ka sy per qabe' kjo pune, kismet nga viti tjeter, kushedi... po 24 km jane te uruarat, de!

Ah, po, duhet ta pranoj qe rruga e Bregut, nga Vlora ne Sarande ishte yll fare, e shtruar, e mire, vende-vende pak e ngushte, por ama ecje per qejf.

nga ana tjeter, edhe duke e pare ne plan personal, me thene te drejten, s'ma ka qejfi te marr udhen neper shqiperi per pushime dhe te kthehem me dhimbje kockash. Tjeter gje, kur nisesh per pushime malore dhe do te besh alpinizem.

Ne fakt nje fare te drejte e ke se te besh 24 km rruge dhe ne fund te harxhosh 200 mije leke per te blere 4 goma te reja (per faj te rruges) te gjithe do ishin merzitur,e kam nga eksperieca,para dy vjetesh u nisa nga Vlora per te shkuar ne Sarande nga rruga e bregut,mu deshen 9 ore deri ne Sarande,4 amortizatore,4 goma dhe nje marmite(apo nuk e kisha dhe sportive) zeherr,helm u bona kur mora faturen pasi i bera servis makines ne Janine.800 euro amortizatoret,360 euro gomat,450 euro marmita dhe 110 euro frenat.

rrugen e bregut, ( u nisa nga FR, ne fakt)  e bera per nja 5 ore, me ndalesa kuptohet, se ishte dhe shi, por rruga ishte e mire.

kujtese elefanti paske dhe ti, qe mban mend cmimet qe para dy vjetesh...

Eee ne fakt nuk jane per tu mbajtur mend,se kjo eshte e keqja juaj atje ne Shqiperi se po nuk pate 1 milion euro quhesh i varfer,nuk e kuptoj kete lloj populli!

as une vallaj, s'e marr vesh... ca jane 1 milion ero per popllin tone... buke e djath... s'i hyjne hic ne sy.... smiley

Mir o mir,qenke ne forme sot te pakten.

mire me eurot , mire , po si i bohet ne qe kemi valute ne sarande me c`kurs do na i thyejne ato kodosh lekesh ?

Ana, tani e lexova eksperiencen tende ne Butrint.

Shiko, ti e bere "qoken" tende.

Tani, nqs. do te kenaqesh njekohesisht syte dhe mendjen (pa gricje te shumta nervash) si edhe t'i japesh makines me qejf, destinacioni me i afert qe permbush keto kritere eshte Dubrovniku.

O Bredo, po ca ben mor plak. Me makine sportive ne Shqiperi ti?! Edhe pastaj ankohesh?! Me 1720 Euro qe ti ke harxhu (vetem) per te rregulluar makinen une do kisha bere kokren e qejfit ne Brazil. Ndersa me reston do t'i kisha fut nje xhiro ne Tailand.

E dale, dale, se s'jam Shumakeri une... modestamente parlando smiley por deri ne Dubrovnik me makine, sidomos me ate kaçolen time, sikur s'ma mban... Rruge e gjate, e panjohur, ncuq, ncuq... ketu gjysma ime labe ul koken para gjysmes laluce... smiley

Shih qekan bo ulje ne Tailand ?

Ulje osht bo,por ne Tajlande me tabaka argjendi ti hudhin celsat ne det plako smiley

Po , dhe me 14(lolita)po muhabeti ishte se sikur nuk dalin ato paret e tuja per ne tajland mer daku.

Sa per muhabet ata qe shkojne ne tajlande jane cilesuar si turista qe skapin dot nje femer ne vendin e vete dhe shkojne dhe i bine gocave te vogla atje apo prostiva  (asgje personale Brado)thjesht nje statistik!

Po jo mor plak se s'eshte Tailanda vetem per turizem seksual. Shume persona qe me kane fol per Tailanden kane qene cifte.

Keta tipat qe shkojne per goca te vogla vetem ne TV i kam pare.

vetem ne TV ???

Ik mer plako, fol naihere me quna 20-30 vjec nga lindja , vendet fanatike muslimane, psh Pakistani, dhe pyeti si e qysh, kur e kane hup virgjerine, sa here ne vit vene ne Tajlande dhe sa here mo mrapa i marrin ne telefon ato gocat andej dhe i thone 'I love you, please send me 100 dollars'

aman plako....

Po tashi, une s'kam shoqeri me ashtu tipash, por edhe po vajten per ate pune... puna e tyre dhe e policise tajlandeze.

Hej... se u kapet shume me kete Tajlanden.

Singapor, Singapor... doja te thoshja Singapor! smiley

 

PS: Po si nuk u kap asnjeri me Brazilin! Qe o shkohet per seks ne Brazil, o s'shkohet ne asnje vend tjeter. :-D

Po pse vetem atyre ? Ketu skandinavet qe mbajne rekord per ne Tailand vetem per ate pune shkojne mor Olsi ! Vertet ka vende te bukura por eshte mizerje robo shko provoje dhe folim pastaj kur te vish do vish me noj semundje ne bark nga ushqimi !

Me mire me i fut nji tas kos ne sarande se sa me ardh Dylber aka Ardit besome !

Dmth. ti ke qene dhe nuk e keshillon? Se une kam fol me te tjere qe kane qene dhe m'a kane keshillu. Nejse... pune shijesh... Mbase edhe une po shkova s'do me pelqeje, por tani per tani jam kurioz.

masazh full ne tailande  me 20 euro te vjen shpirti ne ven

ne sarande po pate leke mund te shkosh vetem per turizem patriotik

E ku krahasohet tailanda me shqiperine

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).