Apel solidariteti

Solidaritet për familjen e nderuar të Petro Markos. Redaksia e gazetës “Shqip” fton individë, subjekte, institucione, shoqata e fondacione të shprehin një akt solidariteti jetik në numrat e llogarisë në Raiffeisen Bank Në lekë: 0000251473 Në euro: 0251473.

Arianita Marko është një bijë e letërsisë. Bijë e at-krijuesit të saj, Petro Markos, që për sakrificën e përditshme që kryen në shtëpinë e shkrimtarit, ndanë bulevardit “Zogu i Parë”, është një heroinë e pakrahasueshme sociale. Vite të tëra që u shërben si ajo, nënës së saj, Safos së shumënjohur dhe vëllait poet Jamarbërit. Sot Arianita, gjendet “trup e shpirt e plagosur”.

Nga nëndheu, Petro Markos i duket se po mërmërit atë vjershën e librit “Lot mërgimtari” të vitit 1934 që titullohej “Ha...”.

“Ha vajtim, o i helmuar, ha litar, o atdhetar,/ha gënjeshtra, o ëndërratar.../ hani bar për të jetuar./Hani arkat...hiç mos mbeten/mbretër-sa të hani veten”.

Po pse?

Shkrimtari i madh, ai i të thënit të qenies, atje, në Dhërmi, lëviz eshtrat e veta. Kjo ngjet për shkak të asaj që po ndodh në shtëpinë e lënë në Tiranë, domethënë, mbi dhe. Por, “Lagur syt’ i zu qepalla,/s’kanë të hapen në jetë...”.

Ndaleni këtë turp të sotëm! Ndaleni!

Ajo familje nuk di të ankohet, ajo di të japë prova të pavdekshme qëndrese dhe arti. Jamarbër Marko është një “Ungaret i vërtetë”, i panjohur, i poezisë moderne shqipe. Por ai gjendet në një përpëlitje të tmerrshme prej vuajtjes së trupit të shembur. Po, po, të shembur. Safo, e mira e penelit dhe ikona e dashurisë së shkruar të Petros, është në orët më mundonjëse për Arianitën. Por kush i njeh nga afër, adhuron këtë bijë Dhërmiu, që kaq heroikisht i përcjell ditë-netët në apartamentin e familjes Petro Marko.

Jeta e tyre pas ikjes së Petro Markos nga jeta fizike është një subjekt, para të cilit i paaftë do të ndihej çdo shkrimtar gjenial. Turp për gjithë ata që kanë kujtuar e kujtojnë se e kanë nderuar shkrimtarin e madh me llamarinën e argjendtë “Nderi i Kombit”! Turp për shtetin tonë, turp për kombin tonë, turp për Presidentin, turp për Kryeministrin, e sa e sa turp, për gjithë ministrat e tanishëm dhe të shkuarit e këtij tranzicioni dhe, turp e turp, për gjithë e gjithë të tjerët! Turp për ne!

Por lind pyetja, ç’kërkon kjo familje? Çfarë mund të bëjmë? Llogarisni vetëm koston e dy personave që gjenden në mjerimin e mosngritjes nga vendi dhe atë të shërbimit e kujdestarisë jetike në përditshmëri. I gjithë fondi është qesharak, sado kurnace të jetë burokracia. Njerëz dhe institucione, dilni nga ky turp!

“Shqip”, inicion maratonën e solidaritetit për të nderuarën dhe të shtrenjtën familje të Petro Markos. Ne do të jemi të parët. Shteti, po deshi, le të vijë nga mbrapa, fundja kampion i të paqenit dhe i të vonuarit ka mbetur!

 

8 Komente

Personalisht, nuk me shqeteson fakti qe familja Marko jeton ne varferi. Dmth me shqeteson aq sa shqetesohem per cdo familje tjeter shqiptare qe jeton po ne keto kushte apo me keq. Ajo qe me shqeteson eshte roli i shtetit dhe politkes ndaj:

1. Figurave te tilla te letersise. Nuk do te ksishte mundesi ky shtet qe harxhon miljona per festimet e 1 Majit apo dites se Evropes te jepte nje ndihme modeste familjes se ketij gjeniu te letrave shqiptare? Qofte edhe duke ndihmuar te thkej shtepine e tij ne shtepi muze dhe familjes ti jape nje ndihme per mirembajtjen e muzeut. Apo kjo sepse njesoj si ne kohen e dikurshme ndonje katundari nga KQ i PDHSh senuk i kane pelqyer shkrimet e tij dhe si atehere ne monizme, mjere ti o shkrimtar po doli ndonje katundar ne udheheqje qe nuk ti pelqen shkrimet.

2. Figurave me interes kombtar. Jo vetem per shkrimet e tij por edhe patriotizmin e tij dhe familjes se tij. Keta Markot fare lehte mund te regjistorheshin si greke dhe pensioni i qeverise greke mund tu dilte e mjaftonte per te jetuar pa lypur ne kete menyre. Mirpo bravo ju qofte per kete patriotizem e kombetarizem. Ndersa shteti e politika nuk e stimulon kete kombtarizem patortik. Mbase se perseri dikuj nuk i ben pershtypje kjo. e si mund tu bej pershtypje kur politika shet siperfaqe shqiptare tek shtetet finje.

Ne kemi jo vetem nje politke katundarizmi antiartistike por me keq dhe antikomebtare

eh o toko, qeveria deshi t'ju mbante leke ushtareve ne Afganistan ..

 Per Petro Markon kam respekt, por habitem se si nje invalidi (djali i Petros, ne mos gaboj) nuk i paguhet invalitet i plote plus sherbyesi. A nuk ka mundesi qeveria apo organet kompetente aty, ta trajtojne rastin e tij si nje rast social te veçante, siç klasifikojne kendej ne perendim disa familje ne varferi por qe i kan dhene artit, shoqerise, vendit. Pra perveç invalitetit te plote, i vihen ne dispozicion ose infermiere, ose i jepet diçka/social personit te shtepise qe i sherben, i rimbursohen ilaçet, masazhi, sherbimet spitalore etj.  Ja paguam ne te gjithe nga 10-20 euro psh, ja u mblodhen 30-50 mij euro, por kjo nuk eshte zgjidhje. Duhet vete shteti aty, te vendosi sistemin e rimbursimit (si kendej ne perendim) dhe te ndihmes per familjet e varfera. 

Ai numri i dhene aty, ishte jo i plote, duhet IBAN i bankes apo i personit apo i organizates.   

Apelet duhet ti dergohen nje publiku me ete gjere se ai i Shqiperise, sidomos drejtuar shqiptareve jashte.

Per te kryer pagesa nderkombetare duhet te jepen IBAN number dhe Swift or BIC code.

Simpatine time per familjen ne fjale, por me sa po kuptoje ketu nuk po flitet per ndihme kundrejt cdo individi dhe familje te varfer. Autori nuk na e shpjegon shume qarte nese shteti eshte duke i mohuar ndonje ndihme qe i takon familjes, apo propozon qe familjet e figurave te shquara duhet te marrin me shume ndihma sociale apo te gjithe individet duhet te marrin nje ndihme qe jeten e tyre ta kalojne ne dinjetet te plote pamvarsisht te disabilitetit qe kane gje qe une personalisht perkrah. 

smiley  e kote, nuk dilet nga ky turp,  sot vdiq Ndoc Gjetja, i lene ne harese te plote edhe ky...

 Nuk me kujtohet mire, por nje ministri apo deputeti ne dy vitet e fundit (ndoshta Gazidede po sjam e sigurt) i jane vene ne dispozicion pare nga shteti per te kryer nje nderhyrje jashte shtetit..

Perse mos t'i ofrohet asnje ndihme ekonomike familjes se ndritur te Petro Markos.

 

 

 

 

Autori ne fakt s'shpjegon gje fare. Duke u perpjekur t'a beje shkrimin "artistik", na e ngaterron me keq. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).