Empire State Building: Jo ndricimit për nder të Nënë Terezës

Nju Jork - Gradacela e famshme e Nju Jorkut, që nuk ka refuzuar as konkurset e bukurise së qenve dhe madje u ndircua me të kuqe për 60 vjetorin e Kinës komuniste, ka refuzuar kërkesën e një organizate katolike për të ndezur faret e saj bardhe blu në nder të bamirëses së madhe shqiptare, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj.

“Ky ishte një vendim anti katolik”-ka protestuar presidenti i Liges Katolike Bill Donahue, promotor i kësaj iniciative. Përvjetori i lindjes së Nënë Terezës është më 26 gusht, dhe organizata beson se ka ende kohë për t’i mbushur mendjen pronarit të gradaceles simbol të Nju Jorkut, megjithese ai i ka rezituar deri me tani jo vetëm Ligës Katolike, por edhe presionit të Këshillit Komunal.

“Empire State Building ka një traditë për të ndezur dritat për festat fetare, si Krishtlindje, Pashkë, Bajram”- ka thënë pronari i ndërtesës miliarderi Andreë Malkin dje në një deklaratë por ka shtuar se ndërtesa ka një politikë të vecantë të ndezjes së dritave për figura fetare apo cdo kërkesë tjetër të besimeve apo organizatave fetare”

Por avokatët e Ligës Katolike thonë se ndërtesa është ndriçuar për nder të disa figurave fetare, si për nder të kardinalit John O'Connor në 2000, Papa Gjon Paline Dytë, në 2005 dhe për Martin Luther King.

Kërkesa e Ligës Katolike e cila u dërgu në shkurt nuk u pranua nga pronari i Empire State Building.
Cdo kush mund të kërkojë ndriçimin e ndërtesës për cfarë të dojë, por zgjedhja bëhetë vetëm nga pronari dhe menaxhuesit e Empire State Building

Më shumë se 40 mijë persona kanë firmosur peticionin në mbështetje të ndriçimit të rrokaqiellit amerikan për nder të Nënë Terezës.
(s.g/BalkanWeb)

3 Komente

ej cer hallesh kan ca mer ti. anej maton noshka s'po maro dot studimin mbi rrogat mesatare, knej gsh e paska zone meraku se njoni s'do me ndez llambat kur i ngrefet komunitetit katolik, jete e poshter me i llaf

 me siguri Andreëëëëëë do jete fondamentalist islamic. Lajm qe inicio debat e pra.

Petiocinet pijne uje vetem  ne shqiperi Keta 40 mije vete sikur te kishin dhene nga $10 behen $400.000 dollare qe te paguaj dritat e Empire State dhe ceshtja zgjidhjet. MIrpo ne kerkojme vec nuk japim azgje per te realizuar te qe kerkojme. Vec llafe e peticione

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).