Të gjithë specialistët thonë se po qe se nuk e di gjuhën amtare, nuk mund ta mësosh një gjuhë të huaj. Pra, nuk mjafton ta flasësh shqipen, por edhe ta shkruash bukur, me fjalor të pasur dhe sigurisht me njohuri të plota e të sakta gramatikore. Kohët e fundit qeveria shqiptare, me të drejtë, i ka kushtuar vëmendje të veçantë mësimit sa më mirë të gjuhëve të huaja. Kjo vëmendje është nxitur nga nevojat e ngutshme dhe të disallojshme të shtetit shqiptar për komunikim të drejtpërdrejtë me botën, në të gjitha fushat, si edhe nga domosdoshmëria e përkthimeve cilësore. Ndonëse kemi një sasi të madhe librash të përkthyer në shqip,  (pavarësisht nivelit)kemi shumë pak përkthime nga shqipja në gjuhë të huaj. Shumica përkthyer nga të huaj, në një kohë kur është ngutësisht e domosdoshme që ne t’i përcjellim botës historinë e kulturën, politikën e traditat tona kombëtare.

Këmbimet dhe lidhjet e shumëllojshme me ndërkombëtarët e shtojnë çdo ditë kërkesën për njohës shumë të mirë të gjuhëve të huaja, mundësisht në të gjitha hapësirat shkencore e letrare, politike dhe shoqërore që ato kanë. Pra gjuha e huaj, sidomos ajo profesionale, fiton “statusin” e një sfide të re për shqiptarët. Prej këtej nxitet domosdoshmëria jo vetëm e njohjes mirë e shqipes dhe e gjuhës së huaj, por mundësisht edhe përzgjedhja e profilizuar e gjuhënjohësve.

Një anglofon apo frëngofon gjuhësisht shumë i përgatitur, ka më shumë vlera kur është më i specializuar në një fushë të caktuar. Dhe më të vlefshëm, dobishëm, janë ata ato që kanë jo vetëm aftësi profesionale të përkthimit me shkrim nga shqipja në gjuhë të huaj, por edhe zotësinë e interpretimit të shpejtë, të saktë e të plotë në konferenca apo biseda dy a shumëpalëshe. Një përkthim i pëlqyeshëm pa dyshim ndikon te lexuesi i huaj, por një interpretim i bukur, i drejtpërdrejtë në çast, nga shqipja në gjuhë të huaj, lë mbresa dhe është bindës. Një mjeshtëri e tillë shpëton vlerat e asaj që thuhet shqip.

Gjendja e tanishme në numër të madh gjuhënjohësish, me ndonjë përjashtim, nuk përputhet me kërkesat e kohës e për pasojë as me nevojat e shtetit shqiptar. Për më keq, nuk është ende avantazh i sigurt për zhvillimin europian të vendit. Ndaj jo më kot, madje vetë Kryeministri, zoti Sali Berisha, me të drejtë ngulmojnë në shtimin e gjuhënjohësve shumë të kualifikuar. Kjo jo thjeshtë për të shmangur keqkuptimet apo keqinterpretimet, por edhe për t’u paraqitur denjësisht përballë të huajve. Në këtë rast nuk është fjala vetëm për ata/ato që kanë mbaruar për gjuhë të huaj, por edhe për këdo që është diplomuar për një tjetër profesion, por që detyra në përfaqësimin e Shqipërisë në botë, ia kërkon këtë dinjitet gjuhësor. Fatmirësisht, shumica e shtetarëve të lartë janë dinjitozë në komunikimet e tyre, madje ndonjëherë edhe më mirë se ata/ato që kanë një diplomë të gjuhës së huaj.

Në ditët tona, ca më tepër në të ardhmen, nuk pyetet nëse mësohen gjuhët e huaja në Shqipëri, por sa dhe si mësohen ato. Dihet mirëfilli se shqiptarët kanë dhunti/prirje të veçanta në mësimin e gjuhëve të huaja. Kam qenë dhe jam i mendimit se nuk mjafton të mësohet një gjuhë e huaj, por të përvetësohet. Këtu fillojnë ndryshimet dhe dallimet, mangësitë dhe mosarritjet. Mjedisi i parë e kryesor ku fillon mësimi i gjuhëve të huaja, është shkolla. Janë bërë disa përpjekje e prova, por në vite ato nisin e pleksen e ngatërrohen me njëra-tjetrën.

Një nga pengesat e mospërvetësimit është numri i madh i nxënësve në shkollat parauniversitare. Në vitin 1997 filloi sistemi i grupeve të pandara. Dikush hodhi idenë e çuditshme e shkatërruese, se gjuha e huaj “mësohet vetë” në shtëpi e në kurse, privatisht (!!!). Vërtet kjo nuk mohohet, por 8-10 vjet në parauniversitare, janë të mjaftueshëm për krijimin e një baze të qëndrueshme gjuhësore te shumica e nxënësve. Bashkimi i grupeve e çau këtë bazë dhe numri i nxënësve të shkëlqyer u pakësua, ndërsa të paditurit u shtuan. Pra, dëmi ishte i dyfishtë: si në sasi ashtu edhe në cilësi. Veç kësaj nxënësit u mbingarkuan me lëndë vërtet dytësore duke pakësuar orët e gjuhëve të huaja. Ky ishte një paradoks: gjuhët e huaj na duhen, por orët ua pakësojmë.

Emërimi i mësueseve të padiplomuara për gjuhë të huaj, por me dëshmi, mësuese pa diturinë e duhur, pa njohuri të mjaftueshme në mësimdhënie, madje edhe disa pa kujdesin dhe përkushtimin e domosdoshëm, ishte një goditje tjetër e fortë për bazën gjuhësore të parauniversitarëve.Është një grup mësuesesh që u është gjetur punë, por që e kryejnë atë larg kërkesave të nxënësve, të shtetit, duke harruar se paguhen pikërisht nga miqtë tanë më të mirë:nxënësit. Me keqardhje na duhet të pohojmë se edhe tekstet nuk i ndihmojë aq sa duhet. Pavarësisht përpjekjeve të hartuesve të tyre, tekstet janë ende jo aq të përshtatshme. Jam i mendimit se ka ardhur koha që gjuha e huaj të jetë në provimet e mbylljes nëntëvjeçare si edhe në maturë.

Nxënës të përgatitur në kushte të tilla jo fort të favorshme, vijnë në universitetet e Shqipërisë, madje shpërndahen edhe nëpër botë. E vërteta është se shumë prej tyre shkëlqejnë falë gjuhëve të huaja që ata/ato zotërojnë. Por më të shumtit paraqesin mangësi të thella dhe dobësi shqetësuese gjuhësore, të cilat provojnë mosnjohjen e gramatikës shqipe dhe të gjuhës së huaj. Fatmirësisht, tani ka veç mjeteve audiovizuale, edhe një larmi librash leximi, gramatika e fjalorë. Ka madje edhe një numër të konsiderueshëm qendrash të lincencuara për mësimdhënien e gjuhëve të huaja. Të gjitha këto përbëjnë një ndihmesë për ata/ato që vërtet dëshirojnë ta mësojnë gjuhën e huaj jashtë hapësirave shkollore. Problemi është se jo të gjithë i kanë mundësitë paksa “luksi”. Atëherë vëmendja jonë rikthehet te sistemi parauniversitar dhe universitar ku profilizimi i gjuhëve të huaja të jetë parësor. Bashkohem me shqetësimin dhe përkujdesin e qeverisë shqiptare, si edhe me dëshirën e mirë për përmirësimin dhe pasurimin e njohurive në gjuhën e huaj, sepse ajo është ndihmesë për përparim vetjak dhe kombëtar. Tani hapësirat janë edhe më të gjëra, sepse para dhe pas universiteteve ka mundësi specializimi jashtë vendit, në kushte optimale për gjuhët e huaja.
Mendoj se numri i specializimeve mirëfilli gjuhësore, duhet të rritet. Ka mjaft gjuhënjohësish të aftë, të cilët nuk i kanë mundësitë dhe fatin për një specializim të tillë të posaçëm. Atëherë shteti t’u krijojë mundësitë e duhura me të vetmin synim: përparimin.

Autori: Profesor në U.F.O University

13 Komente

Ska nevoje ta lexoj fare artikullin.

Prof Dr Karagjozi eshte nga ato te paket individe qe kane mundur te frymezojne sudentet e tyre ne fushen e akademise.

Me kujtohet pasioni i tij per Childe Harold qe ne gjimnaz qe ka ngelur me mua deri me sot.

Ai dallonte mes te tjereve adhe per elegancen ne sjellje dhe ne te aparence.

Hats off to Prof Karagjozi

 外語 - 進步的主要工具 ?
馬公頃穆蒂

 Ka je mer maskara ? smiley

Po me behet uthull i shishe vere smiley

 没有羞耻

 

后记 短信 smiley

 當你來到阿爾巴尼亞,當然短信  smiley

 好 smiley

Fatmirësisht, shumica e shtetarëve të lartë janë dinjitozë në komunikimet e tyre, madje ndonjëherë edhe më mirë se ata/ato që kanë një diplomë të gjuhës së huaj.

Ketu e nderpreva leximin dhe shkova te merrem me ndonje gje tjeter me te dobishme.

shpesh para shkrimesh te tilla vendos te mos flas, te kafshoj gjuhen e te shoh dicka tjeter, por ama ne kete rast s'mundem.... s'me rrine duart, sidomos pas kesaj fjalie:

 Ndaj jo më kot, madje vetë Kryeministri, zoti Sali Berisha, me të drejtë ngulmojnë në shtimin e gjuhënjohësve shumë të kualifikuar. Kjo jo thjeshtë për të shmangur keqkuptimet apo keqinterpretimet, por edhe për t’u paraqitur denjësisht përballë të huajve.

Kjo eshte gjithe klecka pse kryeministri parapelqen te flase e te keqinterpretohet vete ne gjuhe te huaj, se sa ta beje perkthyesi... Ej, po ka perkthyes te marre persiper te perktheje kryeministrin tone te perndritur ne llomotitjet e tij gjysmagjelshe?!

Edhe dicka tjeter, persa i perket mesimit te gjuhes se huaj neper shkolla... NUK FUNKSIONON! sepse do s'do ti, mesuesi i lendes ka hap kurse private dhe kurrsesi nuk te jep gjate mesimit ne shkolle, ate informacion qe ta jep ne kursin privat.

 Mesimi i gjuhes te huaj neper shkolla, nuk funksionon ne asnje vend. Me 20 apo 30 vete ne klase eshte thjeshte e pamundur. Raporti mesues/nxenes maksimumi duhet te jete 1/3. 

Se besoj Ana. Qe kur tha ate shprehjen e turpshme 'mirrakell of friiidem' ska me perkthyes qe e kap me dore.

Edhe aq keq nuk e ka. Vec se me nje rroge mesatare prej 30000 lekesh, ne cilin shtet, nga ta jashta stetit, mund ti dergojne njerzit femijet e tyre?

o dreq kjo gjuha e huaj! xhaja im, ne '91 iku ne greqi, ndenji tre vjet, derisa e perzune nje nga keto fhsesat. iku ne itali, ndenji ca vjet! dmth mesoi italishten dhe greqishten. u kthye ne tirane se gjeti pune ne nje supermarket, nisi dhe e mbaroi fakultetin ekonomik. para disa muajsh, mori garanci nga nje mik i tiji se mund te fillonte pune ne prefekture, ne sek e burimeve njerezore. gjithcka ne rregull. u njoh me procedurat, fitoi konkursin sipas standardeve shqiptare, everything alright, dhe ne fund nuk e punesuan sepse sdinte anglisht! beri nje kurs 6 mujor intensiv, e mbaroi para dy javesh, nisi pune ne prefekture!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).