Qeveria greke eshte këshilluar nga ekonomistë britanike qe të largohen nga euro dhe te pranojne pamundesine e tyre per te paguar borxhin prej 300.000.000.000 € (£ 255.000.000.000) për të shpëtuar ekonominë e vet.

Qendra Kerkimore për Ekonomine dhe Biznesin (CEBR), një konsulence me bazë në Londër, ka paralajmëruar ministrat greke qe ata nuk do të jenë në gjendje për t'i shpëtuar kurthit të borxhit pa zhvleresuar monedhën e tyre me qellim rritjen e eksporteve. Mënyra e vetme qe e ben kete te mundur është nëse Greqia kthehet prape tek monedha e vet.

Politikanët grekë e kane mohuar mundësinë e braktisjes se euros, e cila mund të çojë në shpërbërjen e monedhës së vetme.

Duke folur nga Athina dje, Doug McWilliams, shefi ekzekutiv i CEBR, tha: "Lënia e euros do të thotë monedha e re do të bjerë deri ne një minimum prej 15%. Por meqe borxhi kombëtar grek është i vlefshëm në euro, kjo do të rriste borxhin nga niveli i tanishëm prej 120% të PBB-së për 140% brenda natës.

"Pra, pjesë e paketës per te lënë euro-n duhet të jetë kthimi/shleyrja e borxhit në monedhën e re në mënyrë të njëanshme."

Largimi i Greqisë nga euro do të ishte shkaterrues për bankat gjermane dhe franceze të cilave Greqia u ka borxh miliarda euro. McWilliams e ka quajtur këtë veprim "praktikisht te pashmangshem" dhe tha se anëtarët/shtetet e tjerë te BE-se mund të pasojnë.

"Çështja e vetme është koha," tha ai. "Çështja tjetër është shtrirja e infektimit. Spanja ndoshta do të jetë e detyruar të ndjeki shembullin, ndoshta dhe Portugalia dhe Italia, edhe pse situata e borxhit te italianeve eshte është më pak serioze.

"Mund të jetë kjo fundjava e fundit e monedhës së vetme? Ka shume mundesi! PO."

Marre nga The Times - Britani e Madhe

8 Komente

Po c'eksporte do rrise Greqia?  Keq eshte sikur te rrine me euron e me keq eshte sikur ta braktisin...

Ishalla e len Euron dhe Europen fare!

Ishalla shkojne ne Afrike tek paraardhesit e tyre!

Meqe ra fjala shqiptaret duhet te terheqin kursimet e tyre nga bankat greke.Kembanat kane kohe qe po bien dhe vetem te shurdhet nuk i degjojne!

Sa me shpejt:Hiqni parate nga bankat greke!

Investoni ne bondet greke se do te jene me interesa te larta!

Vetem keshtu mund te beni para.

 

Greqia tregoi se edhe shtete relativisht te vogla mund te hapin telashe te medha. Ato kriteret qe jane kerkuar deri tani per shtetet qe do pranohen ne BE do te shtrengohen edhe me teper dhe ne do ta shohim Europen vetem me dylbi.

jo dhe per ca kohe sa t'i bojm ca CAD ne EUR

ja kane futur krejt kot keta anglezet. kane folur si per pasneser, sikur sapo kane dale nga pubi te bere tape fare. cfare konsulentesh kane mor zot... jane i vetmi vend qe hap vende pune te panevojshme, qe nuk duhet te egzistojne normalisht ne asnje lloj ekonomie tjeter.

te lere euron thote, dhe te rrise eksportet. kjo eshte rich! nuk mund te rrise eksportet me euro? te ule cmimet qe t'i blihet malli me kollaj? cilin mall? kete ta gjejne anglezet e mencur qe kane marre per konsulence. une per vete nuk shoh lekundje te euros. zgjidhjet jane me mijera per greqine. zgjidh-e-merr, dmth.

Artikulli eshte shum tendecioz, per te mos thene armiqesor dhe destabilizues. Si duket autori eshte antar ose simpatizant i lobit antieurope ne Britani. Ekzistojne shum politikane britanike dhe qarqe antieurope aty, veç perdellitjet e tyre, vetem sa ju perkedhelin egoizmin, se nuk ndikojne fare tek grupet e punes se EU.

 Tipik anglez, si e si me prish idene e Euros qe te justifikojne qendrimin e tyre jashte. Economist ka 10 vjet qe ka marre flamurin e kesaj fushate. 

Edhe mua kete ide me krijoi ky artikulli kur e lexova tek The Times - prandaj e solla ketu! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).