Grupi PD-së, padi penale ndaj deputetit Tom DoshiTIRANE - Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë sot kallëzimin penal ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Tom Doshi, “i cili në seancën e 24 majit 2010 kërcënoi me vdekje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë dje nga zyra e shtypit e Kuvendit.

Sipas Kuvendit nga ana e deputetit të PD-së, i cili po diskutonte në foltoren e Kuvendit nuk “u shqiptua asnjë fjalë fyese ndaj kolegëve të opozitës” dhe se “incidenti u provokua pa asnjë arsye”

Grupi PD do të vendosë në dispozicion të organit të akuzës pamjet filmike që janë transmetuar në tv duke i bashkangjitur dhe kallëzimin penal “kanosje për shkak të detyrës”, sipas nenit 238 te Kodit Penal të Shqipërisë e cila parashikon dënim edhe me heqje lirie.

Zyra e shtypit informon se ky nuk është rasti i vetëm kur deputeti socialist Tom Doshi bëhet protagonist i ngjarjeve të dhunshme dhe kujton goditjen nga ky i fundit të një gazetari në një ambjent publik të Tiranës dhe për të cilën ai nuk u ndëshkua.
Incidenti
Ne seancen e 24 majit deputeti i PD, Strazimiri nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar deputetëve socialistë të shfrytëzojnë 2-javëshin ultimativ të vendosur nga ndërkombëtarët për të lexuar nenin e Kodit Zgjedhor që flet për asgjësimin e fletëve të votimit. “Uroj që ta lexoni mirë këtë mesazh, që nuk është si ato sms-të që deputetët grevistë iu çonin familjarëve”, - është shprehur mes të tjerash Strazimiri. Përmendja e familjes ka qenë e papranueshme për socialistët, të cilët të udhëhequr nga deputeti Tom Doshi, janë drejtuar për tek foltorja e Kuvendit. Doshi i është afruar foltores në drejtim të deputetit demokrat duke tentuar ta qëllonte atë. Punonjësit e Gardës së Republikës, që kanë bërë rrethimin e foltores për të shmangur çdo përplasje fizike. Menjëherë kryerja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar ndërprerjen e seancës për qetësimin e situatës. Pas seancës, byroja parlamentare vendosi të përjashtojë për 15 ditë deputetin Tom Doshi.

(s.g/BalkanWeb)

23 Komente

Ketu nuk shpjegohet qarte se pse eshte revoltuar trimi Doshi dhe disa te tjere socialiste. Nese dikush di dicka me shume le te na informoje, pasi shpesh here mediat me djallezite e tyre artificialist rrisin urrejtjen midis paleve dhe pastaj ndodhin edhe ngjarje tragjike, sic edhe kane ndodhur ne te kaluaren ne kuvendin e shqiperise.

që nuk është si ato sms-të që deputetët grevistë iu çonin familjarëve”,

cfare kuptimi apo nenkuptimi/nenteksi ka kjo fjali?????Mua me duket si pa kuptim, por pikerisht pse duket si e tille do te kete ndonje dobicllik mrena!!!!

Trimi Doshi, eshte revoltuar sepse sipas tij jane fyer familjaret e grevisteve te urise kur u thuhej nga foltorja "juve me sms i lajmeroni familjet per te hyre ne greve". Vecse kam frike se Doshi pikaloshi nuk ka lexuar intervistat e kolegeve te tij ne shtyp gjate greves ku ata vete informonin qe i lajmeruarn familjaret me sms (shih Ilir Beqja dhe Ledi Shamku). Zakonisht thuhet qe qeni qe leh ste ha, po ne rastin e Doshit ai e ka provuar qe eshte i afte te vrase dhe prandaj luan me reputacionin. Sigurisht qe asgje sdo i ndodhe se eshte deputet, dhe deputetet kane imunitet, dhe prandaj ai insistoi me force te ishte deputet, po keto dihen skemi pse i perserisim. Sikur vetem Doshi!

Lufta e padive, Balla padit kryeministrin Berisha
08/06/2010 15:40

Lufta e padive, Balla padit kryeministrin BerishaGrupi parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi në mesditë në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal ndaj deputetit të Partisë Socialiste Tom Doshi. Grupi me i madh parlamentar e akuzon zotin Doshi per kanosje me jete te deputetit, Gent Strazimri, gjate seances se dates 24 maj, kur zoti Strazimiri po mbante nje fjalim, ne te cilin sipas demokrateve nuk artikuloi fjale fyese kunder deputeteve te opozites.

Partia Demokratike tha se pret nga prokuroria zbatimin e ligjit, ose thene ndryshe kerkesen per heqjen e imunitetit te deputetit Tom Doshi.

“Këtë veprim agresiv të deputetit Doshi edhe publiku e ka dënuar dhe ne presim që këtë akt të ndodhur në parlamentin shqiptar, ta dënojë edhe ligji”, u shpreh deputeti Halimi.

Sipas demokrateve kallezimi penal ndaj deputetit Doshi ka per qellim shfaqjen e nje modeli te ri te sjelljes se deputeteve ne parlament.

“Është momenti që si publiku dhe të gjithë ne të mësojmë se si ligji vepron edhe ndaj qytetarit, edhe ndaj deputetit”, theksoi Halimi.

Por menjehere pas dorezimit te ketij kallezimi penal nga Partia Demokratike, deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, i perjashtuar disa here nga seancat plenare, deklaroi se do te kallezonte kryeministrin Sali Berisha per te njejten veper penale qe demokratet paditen deputetin Tom Doshi dhe qe sipas socialistit Taulant Balla eshte konsumuar 2 vjet me pare nga kryeministri. Dhe per ta bere njesoj si demokratet, zoti Balla, tha se do te kerkonte mbeshtetjen e grupit te tij parlamentar.  

“Unë do t’i kërkoj Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që edhe ne të depozitojmë më Prokurorinë e Përgjithshme një kallzim penal ndaj shtetasit Sali Rama Berisha, për kërcënim të drejpërdrejtë për vrasje. Ky shtetas më 22 korrik 2008 në seancën plenare të kuvendit të Shqipërisë më ka kërcënuar me vrasje dhe me fjalët se unë do të shkelja më i gjallë në kuvendin e Shqipërisë. Ky ka qenë rasti i përsëritur sepse vetëm pak kohë më parë Sali Berisha më ka kërcënuar për vrasje përmes torturës: “Ta bëj fyryrën si këpuca”, tha Balla.

Nese edhe zoti Balla merr mbeshtetjen e grupit te tij parlamentar dhe e dorezon shpejt kallezimin penal kunder kryeministrit Berisha, atehere brenda nje muaji, sic thuhet nga burime zyrtare te Prokurise se Përgjithshme, organi i akuzes mund te kete nje përgjigje nese do te kerkoje heqjen e imunitetit per kryeministrin Berisha dhe per deputetin socialist Tom Doshi.
 

Po po po... tani na gajasen fare. Me te tilla  padi, pozita i ha mune mu ne verre te bythes opozites, dhe anasjelltas. "Drejtesia" "shqiptare" i hengri mune mu ne verre te bythes Mediut, Olldashit dhe Bashes, ku ai i pari varrosi 26 veta...

o njerez, mos u merrni me te tilla tema, se jane idjotesi pa buke; deputetet kane imunitet, dhe "drejtesia" "shqiptare" u rruan bythen deputeteve ("literalisht!!!" hihihi). Prokuroria as hetim nuk mund te nise mbi nje deputet, pavaresisht sa te renda jane akuzat kunder tij, nese ne rradhe te pare nuk eshte hequr imuniteti nga llafazanori. Po tallet trapi me shqiptaret ne menyren me te papare; dite per dite, jo kutite, jo bllokmenet, jo komunistet, jo grevistet, jo korrupsioni, e jo leshi i sumes, si e si ta trullosin fare publikun, a thua se nuk eshte i leshte mjaftueshem ai popull edhe pa bere spektakle te ketilla politika...

Tani u kujtua Balla, ta kish bere qysh athere, tani nuk do dilnin me deputet te tjere dhe te benin shantazh, kercenime, fyerje te renda, gjera qe denohen nga ligji.

Pjer sikur ke filluar te mos mbushesh mire . Biles po dukesh sikur ke mbete "kantatato" smiley

Tani u kujtua Balla, ta kish bere qysh athere, tani nuk do dilnin me deputet te tjere dhe te benin shantazh, kercenime, fyerje te renda, gjera qe denohen nga ligji

Ka nja qind padi ai miku dhe miqt e miqve qe nga Fazllicet me shoke dhe akoma ben be e rrufe se ....... e kisha per Politike more . Une pordhoj politike edhe me Nanon me ate ish kriminelin , vrases qe ka marre jete njeriu dhe e fshehu smiley

Po ta bente Balla qe ne fillim ........  sikur e ke dhe nikun Pjeter smiley  dhe e njeh Kanunin , te pakten keshtu ke thene , s'do kishim me Sali ... dhe ketu ke te drejte smiley

Ky ka qenë rasti i përsëritur sepse vetëm pak kohë më parë Sali Berisha më ka kërcënuar për vrasje përmes torturës: “Ta bëj fyryrën si këpuca”, tha Balla.

 

o balla, e ke keqkuptuar me duket.  kur te tha ta bej fytyren si kepuca,  nenkuptonte me pikture, jo me torture    sic pikturonte Picaso fytyrat e njerezve dikur smiley

p.sh ate kaptinen tende katerkendeshe, ka dash ta bej moderne, pak te stergjatur.  si kepuca domethene smiley

 

 

 Tom Doshi, Taulant Balla, Erion Braçe, nga veriu ne jug, ajka e opozites. 

Creme de la creme de la merde

Mos i bini me qafe Balles, i kane thene te dale e si djale dhe vella zemergjere ai del. E ne kete rast duhet te kete frike se Tom Doshi te vret megjithemend, e ka nje dosje te hapur  per vrasje te dyfishte ne prokurori e cila mbetet pezull per shkak te imunitetit. ne fakt gojet e liga thone qe kur Rama e vuri te katertin ne Shkoder, Toma i Malsise i hyri ne mbledhje te kryesise dhe e kercenoi me jete. Te nesermen ai ishte i dyti ne liste. E cfaj ka Taulanti pastaj, kur sja mban kryetarit te beje gerr verr me Tomen, ci duhet atij kjo bela, ai nje bir kurve i vogel eshte!

@pierre ligji nuk te denon per gjera te thena gjate ushtrimit te detyres per sa kohe qe nuk eshte kercenim. "Ta bej fytyren si kepuca" do te thote ne vicidolisht ta nxij faqen figurative sic nxin boja kepucen. Eshte njesoj si te thuash "te marr erzin". Pra nuk eshte kercenim ky rast. Toma i Malsise nderkohe degjohet ne audio teksa i thote kolegut demokrat " do te te vras".  Jam i sigurte qe nuk duhet shume mund per te dalluar ndryshimin.

Padia kunder Berishes ka per t'u hedhur ne plehra nga prokuroria pasi nuk ka asnje veper penale aty. Berisha kur eshte sulmuar me fjale te renda ja u ka kthyer ne debat e siper po me fjale te renda tipave si Balla, por keto nuk jane kercenime per shkak te detyres. E shumta jane ofendime. Ndersa Toma i PS ka kercenuar me jete deputetin Strazimiri kur ky i fundit po fliste per deputetet greviste te PS qe i kane njoftuar familjaret e tyre me sms se do te hynin ne greve. Padia e idiotit te dobishem Balla me shume sherben per te treguar se ku eshte katandisur PS, ne parti qe ben padi qesharake vetem per te mbrojtur nje person problematik me ligjin si Tom Doshi.

Po mo .oqe po, po Saliut ca fjale te renda i tha ai?

Qe pasi kishte emeruar gocen e Godos per arsye politike ne pozicion drejtues, ajo qe i mungonte qe te bente e dhe gocen e vet ministre? Kjo qe fjala e rende, qe i pergjigjet Saliu ( jo ne debat e siper, se nuk qe fare aty, po hyri nga jashte salles) me "Nuk shkel me i gjalle ketu" dhe Jozefina me "Kapeni per zhelesh, qiteni jashte"?

Po kercenimi i Jozefines "Gabimi yne ishte qe nuk ju dhame plumb ballit" nuk qe me jete? Apo ishte figurative?

 Politikanet tane e kane humbur  nocionin qe  sjell  ndjeshmerine apo dallimin mes peshtymes dhe shiut.Kur i peshtyjne  ne fytyre, thone...: "nisi shiu"...!

 

  

ja dhe videot qe ska nge njeri ti postoje

 

http://www.youtube.com/watch?v=a0rOtHGcK...

http://www.youtube.com/watch?v=cZ5Usl22D...

 

"do te te vras ti nuk shkel i gjalle ketu" thote berisha (intelektuali me prof.dr)

"do shifesh me mu" thote doshi (rrugaci me precedente penale - nje nder keto edhe kur i vura pistoleten ne koke marko bellos te rogneri)

 

ja dhe debati i plote per ata qe su punon zeri ne kmpjuter

 

Debati i plotë të seancën e ditës së hënë

Tom Doshi (Deputet i PS) : Se s’je djalë i keq ti . Daç merr.........., merr ...…

Erion Braçe (Deputet i PS): Të qifsha robt. More vesh apo jo? Bythëqirë. Mbylle gojën, shkërdhatë. Mbylle gojën mor kokërrjepur muti. Ndyrësirë, shkërdhatë. U bë bytha jote.

Tom Doshi (Deputet i PS): Kaq po t’them

Erion Braçe (Deputet i PS)(Kryetares) -: E dëgjove ti mi? E dëgjove ti mi ej…

Gent Strazimiri (Deputet i PD): Mos bëj karagjozin se është turp.

Tom Doshi (Deputet i PS): Turp për ty

Gent Strazimiri (Deputet i PD): Turp për mua??

Tom Doshi (Deputet i PS): Është hera e fundit që flet. Është hera e fundit.

Gent Stazimiri (Depuet i PD): Unë hera e fundit që flas?! Shko mor burrë. Or njatjeta

Tom Doshi (Deputet i PS): Si si?

Tom Doshi (Deputet i PS): Or djalë nuk ka veç parlament këtu. Dëgjo, shifesh me mu

Gent Strazimiri (Deputet i PD): Kur t’dush e si t’dush

Tom Doshi: Si kur t’dush mor të qifsha robt

Erion Braçe(Deputet i PS) (Kryetares) :Ej ti do e heqësh atë ti mi. Do e heqësh kët mostrën

Tom Doshi (Deputet i PS): …të më thotë ai mu si t’dush…

ej ma shpjegon dot njeri ku dhe si "fyeu" Strazimiri? Se nga transkripti del qe Bracja dhe Doshi e paskan share me fjale jashtefjalorike  dhe ky u ka thene tju vije turp.

brillo, per mendimin tim pak rendesi ka cfare u tha, SEPSE Strazimiri i hodhi benzine zjarrit duke bere ironikun dhe sarkastikun ne nje moment shume delikat kur priteshin mesazhe mireseardhjeje ne parlament. Dmth, ai u tha socialisteve: "He mer bq u kthyt prape ne parlament? Kur do ikni prape mer lengaraqe" (ky ishte thelbi). Sigurisht ai e beri me nje qellim dhe atij ja arriti sepse e kupton qe perballe ka te njejtin soj si i veti, cakmake koketrashe qe nuk perdorin llogjiken (sepse nuk e kane) por instinktet e kafshes.

Sa per Bracen, Doshin etj. ata nuk jane vecse gjysma tjeter e bythes sa kazanit, llum Strazimiri & Co, sterllum Doshi, Brace etj.

dajosho, ka shume rendesi se cfare u tha sepse edhe ti prej atyre fjaleve e nxjerr konkluzionin apo jo? Tashi, "fjalet provokuse" e strazimirit i kam lexu ke gazeta panorama gjate greves dhe i kan thene Ilir Beqja dhe Ledi Shamku me goje te vet.Ndoshta e kan pas nga uria e madhe po qe i kan thene ato fjale i kan thene vete. Strazimiri i vuri ne loje sigurisht me ironi duke jua permendur keto fjale. Mund edhe te mos i thoshte (ketu hyn gjykimi politik mbi veprimin e tij) por me siguri qe as nuk fyeu e as nuk nxiti njeri, thjesht perseriti gjerat qe kishin shprehur vete. Ndersa Doshi u ngrit dhe i tha "bashke shihemi perjashta" kurse Bracja "te qi robte". Edhe bufi e merr vesh qe ketu nuk vend per dyshim kush ishte per provokim e kush eshte llum.

E dyta ben nje krahasim llumesh, dakord po ma fakto. Per Doshin e dime qe eshte vrases nga prokuroria, Bracja i lidhur me Dondollakun po ashtu, ke gje per Strazimirin per ndonje grup mafioz? Mund te mos te te pelqeje politika e tij ( e drejta jote) po per ndonje lidhje me llumin a ke ndonje info a po ja fut kot sa per ti sherbyer argumentit?  Nuk eshte puna shaj ke te mundesh se ate te drejte e kemi ne blog, po me fakte ke gje?

Bukur brill, te lutem me jep faktet qe ke per lidhje te Braces me Dondollakun, po ashtu te Doshit qe eshte vrases. Mos me jep llafe kafenesh sepse ato nuk quhen, dua deklarata apo deshmi nga prokuroria apo gjykata dhe akte fajesimi. Besoj i ke kollaj ti gjesh ngaqe dukesh shume i bindur ne ato qe thua.

Besoj eshte veshtire te debatosh me ty sepse duket ke tendenca "djathtas", une vete e kam mendjen e hapur dhe nuk me behet vone per asnjeren pale. Strazimiri ne fakt nuk eshte i njejti llum si ata 2 "trimat", eshte thjesht imbecil qe ngrefet si gjeli maje plehut, opinioni im ky. Fjalet e tij ne nje situate delikate jane FAKTE te pastra. Ty ai te duket si bicim politikani, puna jote.

tom doshi eshte vrases dhe pike, ahstu si ka qene i poshter ramiz alia

ka shum fakte konkrete per lidhje te strazimirit me banda tirone e lezhe, dhe kete ta konfirmojne pikerisht militantet e pd

brace ska lidhje me dondollakun, po esht nipi i eqerem braces (sbesoj te jesh shqiptar po sja ke degju emrin atij, zan caushit, gjolek males e ndonje tjetri - pa fyerje, vetem shaka)

Turp e faqja e zeze,megjithmen,po prap atij Strazimirit duhet me ja q* robt smiley

Nga vidio qe pashe, del konkluzioni se kultura paska rene aq poshte, sa kjo po rrezikon dhe brezin e ardhshem. Prandaj sa here vij ne Shqiperi, ve re nje degradim dhe tek brezi i ri.

Nga sa pashe ne video, kot i biet me qafe Doshit, cerri i vogel Brace shau shume me teper, apo nuk jua mban atyre te kruhen me Bracen? Buracake!

O Kalli, po Doshi te vret pernjemend o njeri, kurse Braces po i nderzeve Paloken iken me vrap. Futu ne you tube dhe shih debatet televizive Brace-Paloka se e kupton vete pastaj. S merret me njeri me Bracen seriozisht, pervec Erion Velise te cilit i vodhi mandatin e deputetit. Pastaj Aldo Bare eshte ne burg tani.

oooo brill

spo i gjej ato debatet une. po pate ndonje link, postoje plz

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).