- A ju ka rastisur të gjendeni në nevojë, jashtë Shqipërisë, dhe t’i drejtoheni për ndihmë ambasadës suaj në atë shtet?

Ai që e shtroi pyetjen, me sa duket kishte njëfarë interesimi të caktuar dhe me rrëfimet e përvojave të gjithsecilit, me siguri, donte të dilte në një përfundim, i cili, edhe pa i dëgjuar vakitë, nuk pritej të dilte, së paku njerëzor.

Jemi në Oslo me grupin e Eurosongut. Grupi ynë nuk e ka luksin (financiar) të shtrojë, siç është bërë tashmë traditë, darka e party natë për natë, dhe kësodore t’i shfrytëzojë këto forma për një farë prestigji dhe reklame të kulturës nacionale, siç bëjnë grupet e shteteve të tjera, të përkrahur e të organizuar nga ambasadat e tyre, të cilat i shoqërojnë gjatë gjithë kohës së qëndrimit. Madje dhe pyetja e fillimit u shtrua prej një kolegut tonë pikërisht për shkak të mungesës së çdo pranie të ambasadës sonë.

Qoftë dhe të një interesimi të thjeshtë me telefon. Jo, jo, asgjë. Por grupi ynë i gjeti format dhe mënyrat e veta falë interesimit, gatishmërisë dhe idealizmit të shqiptarëve... të Maqedonisë dhe Kosovës. Pikërisht lokalet dhe restorantet e tyre u hapën dhe shpenzuan bujarisht darka për “imazhin e Shqipërisë”. Nëse stafet e tjera të eurosongut kanë ambasadat e shteteve të tyre që organizojnë festat, promovimet me të ftuar specialë, pa e shkuar kurrë ndërmend të ndihmohen nga bashkatdhetarët e tyre që jetojnë në Oslo, për shqiptarët ndodh e kundërta: vendin e kujdesit të shtetit, që nuk duket kurrkund, e kanë zënë shqiptarët e thjeshtë, madje jo të Shqipërisë, por të Maqedonisë dhe Kosovës.

Ata as nuk duan të duken. Gjakovarët, prizrenasit, tetovarët e dibranët në Oslo duan të quhen thjesht Blerimi, Idrizi, Fadili, Osmani. Janë ata që mbushin sallën me familjet e tyre, që kanë ofruar shërbimin e tyre vullnetar me makina, që bëjnë tifon e zjarrtë dhe shohin me adhurim e platonizëm bashkatdhetarët e tyre nga Shqipëria.

- A ju ka rastisur të gjendeni në nevojë, jashtë Shqipërisë, dhe t’i drejtoheni për ndihmë ambasadës suaj në atë shtet? - pyet sërishmi kolegu, me një këmbëngulje edhe më të madhe.

Dikush tregon një histori për një konsull ambasade në fillim të viteve ’90, i cili dilte herët në mëngjes për të hetuar kazanët e plehrave e për të qëmtuar prej andej plaçkë të hedhur, aq sa një ditë, në një shkulm sinqeriteti paska thënë: “na janë ba sytë jelish, pasha Zotin! S’shohin send tjetër”. Një tjetër tregon se qysh njëherë, në Romë, ndërsa shëtiste me një mik të tijin në perëndim të sheshit të Shën Pjetrit, kishin ndeshë në një truall të vogël djerrinë, të rrethuar me tela shkeleshko, mbi të cilët qe fiksuar një tabelë primitive e shkruar me qymyr: “Asht e xanun!”.
- E kisha fjalën për ambasadat, - këmbëngul prapë kolegu, duke saktësuar: - për ambasadat dhe hallin tuaj, jo rrëfime pa lidhje rreth ambasadave.
 
* * *
Gjatë gjithë kohës që tregojnë të tjerët kam ndër mendje edhe unë një episod me ambasadën tonë në Romë. Është pranverë e vitit 2004. Sapo kam fituar një çmim Ndërkombëtar për poezinë në Regio Calabria. Është çmimi “Noside”. Emrin e ka marrë nga një vend i lashtë riviere në Kalabri, në të cilin kalonte një pjesë të pushimeve Safo me këngëtarët dhe poetët e shpurës së saj. Festivali përveç stimujve të tjerë u ka rezervuar fituesve të çmimit të parë, të dytë e të tretë një mbrëmje leximi në Institutin e Kulturës Latinoamerikane në Romë.

Në trenin që niset nga Regio Calabria, përveç përkthyeses (poetja dhe studiuesja e njohur Kate Xukaro) më shoqëron një familje intelektuale arbëreshe, - Françesko Grazolia me të shoqen dhe e bija, Klotilda, një nga aktoret që ka interpretuar gjatë festivalit poezitë e huaja në italisht. Jemi miqësuar gjatë ditëve të festivalit me ta, më kanë ftuar dy mbrëmje në shtëpinë e tyre bashkë me dy poetë të tjerë shqiptarë, pjesëmarrës në atë festival. Prej pak ditësh jam ambientuar dhe me shqipen e arbëreshëve.

 Treni kalon në retrospektivë pas xhamash peisazhet jugore, fasha deti, fshatra e qyteza, plantacione, ndërkaq që bisedojmë ngadalë për pastërtinë e arbërishtes, ose më sak, për shtresat e hershme leksikore të arbërishtes, të cilat shqipja jonë i ka humbur. Klotilda tund kryet ngadalë duke thënë me një qortim ironik: “ah ç‘i keni punuar shqipes ju!”.

Kur hyjmë në Romë Kate Xukaro më thotë, duke u mëshuar fjalëve me rëndësinë që duhet t’i kuptoja: “Agron, ti më duket, se nuk e ke idenë çfarë nderi të kanë bërë! A e kupton ç‘do të thotë të lexosh në Institutin Latinoamerikan? A e ke idenë se çfarë sëre ka luksin të lexojë aty?”. Sigurisht, unë nuk di asgjë, por përpiqem ta rrok me hamendje, përderisa Kate këmbëngul. “Kanë lexuar mitet e letërsisë së botës, klasikë të gjallë... prandaj, - thotë Kate, - mos e nënvleftëso”.

“Dakord, i them, për sa kam unë në dorë, nuk do ta nënvleftësoj...”. “Edhe njëherë tjetër, - rinis ajo: të shoh se nuk më kuptove çfarë dua të them. Duhet të lidhesh me ambasadën, thotë Kate”. Rrëmon në kuletë dhe me zgjat një kartëvizitë. Telefonoji sekretarit të ambasadës apo konsullit dhe u thuaj të lajmërojnë. Ata duhet ta kenë të gatshme strukturën dhe adresat me personat që marrin pjesë nëpër ceremoni, mbrëmje e prezantime të tilla. Pastaj, shton: këtu ka studentë, artistë, emigrantë... duhet të lajmërohen, të mbushet salla. ...Se poeti kubanez i çmimit të dytë, edhe poetesha angleze e çmimit të tretë, i kanë lajmëruar që në Regio Calabria. Ke kohë gjithsesi... deri pasnesër.

Dhe ja, me t’u rregulluar në hotel i bie numrit të ambasadës sonë në Romë. I bie, i bie, i bie: asnjë përgjigje. Heshtje. Është ora 11.30. Provoj përsëri nga ora tre pasdite. Lavdi Zotit, më në fund. Ngjau përafërsish ky dialog:
- Kush jeni? – pyet një zë i errët burri.
I prezantohem, i rrëfej rrethanën, ftesën dhe ndihmën nga ambasada. Po deshët mund të vij vetë në ambasadë, t’jua shpjegoj më mirë, si thoni.
Heshtje. Më krijohet përshtypja se burri nga skaji tjetër i linjës ka ikur dhe se gjatë gjithë kohës kam grirë sallatë kot.
- Alo? A më dëgjoni? – pyes.
- Po, mor po. Të dëgjova, por s’të marr vesh çfarë kërkon, - thotë më një ton qefprishur burri, që quhet sekretari i parë i ambasadës shqiptare.
- Ia shpjegoj edhe njëherë, thjeshtë, shkurt, qartë e me durim.
- E masandaj? Shumë mirë, bëje takimin... bukur fort....
- Zoti sekretar, i them, nuk po telefonoj të marr lejen tuaj... A ha shqip more burr’ i dheut? Është një ngjarje me shumë rëndësi dhe ju jep dhe juve njëfarë protagonizmi e prestigji, si përfaqësues të shtetit shqiptar, të kulturës së tij. Ju mund të mos vini, por mund të lajmëroni ama...
- Kë more të lajmërojmë, se na trashe tani...! – shpreh haptas bezdinë sekretari.
- Mos u tremb, i them gjithë inat: me trashjen paske mbaru punë me kohë, s’ke shans me u trashë më shumë... Po studentët mor zotni, kë tjetër? Majmunët?! Roma gëlon prej shqiptarësh. Kë thirrni ju në aktivitetet kulturore?
- Aktivitetet kulturore janë tjetër gjë, lum zotnia, kurse ti ke fitu një farë hartimi dhe shkon të lexosh për qef tat. Nuk shqetësohet ambasada për hartime! Hajt tani, se kemi punë... merr vetë në telefon kë të duash, kë njef... se po na këndojnë 100 gjela në kokë.
- More, po ti paske qenë një gom...

Nuk arrita ta mbaroj frazën e as ai nuk e dëgjoi. Sinjali i mbyll dhe fraza mbeti përgjysmë. “Si ka mundësi?!”, vërtisja torturueshëm në mendje habinë, mllefin, indinjatën dhe me mundim përpiqesha të qetësoj veten. Gjaku më kishte vërshyer, ndaj duhej qetësuar disi niveli furia e tërbimit. Dola shëtitje me kokën që bluante në ethe dhjetëra variante ndëshkimi, njëri më mizor se tjetri, e çuditërisht, jo siç bëja rëndom, duke e shpërngulur inatin në sfera të përgjithësuara, abstrakte, por konkretisht, për atë sekretarin e ambasadës.

Ah, sikur ta njihja! Sikur të më dilte përpara! {farë feste do të kishte qenë t’ia bëja turinjtë përshesh, e prapë të mos ngopesha. “Kafshë! Kafshë!”, përsërisja, duke i ngrënë i ndërkryer shëtitoret romake. Aty nga mbrëmja, siç ndodh rëndom, e kisha fashitur zemërimin dhe kisha vendosur njëfarë paqeje me veten: “Epo ç‘të presësh tekefundit me debilët që plas ambasadave shteti ynë banal”. Mirëpo sa më kujtohej fjala “hartim”, me të cilën sekretari kishte përkufizuar poezinë shqipe, timen pra, që për më tepër ishte nderuar me çmimin e parë, saora flaka e idhnimit me teptiste nëpër gjymtyrë. Se s’ka më të hidhur se cinizmi i një debili të lig!
Në mbrëmje ia tregova Kates gjithë dialogun me sekretarin e ambasadës. Ajo u shtang në fillim. S’dinte ç‘thoshte, përveç përsëritjes nëpër dhëmbë:

- Lëre, Agron, harroje... mos e prish gjakun, harroje... fjalë ngushëlluese, të cilat kisha përshtypjen se ia drejtonte më shumë vetes.
Kështu përfundoi. Mbrëmja e leximit në institutin Latinoamerikan u hap. Gjysma e sallës qe mbushur me fytyra të zeshkëta, si arra jeshile, trupa e ambasadës dhe bashkatdhetarë të poetit kubanez. Gjysma tjetër - me tiparet e njohura britanike. Dhe në radhën e parë, një grup i vogël shqiptarësh, të cilët, siç e mora vesh, i kishte lamëruar Kate Xukarro.
 
* * *
Këtë përvojë prisja të rrëfeja në diskutimin e tendosur që u hap në një kafe të Oslos, para natës finale të Eurosongut. Prisja pra radhën, derisa të mbaronte rrëfimin e saj dedektiv një zonjë, e cila na kishte robëruar e llahtarisur me batakçillëqet e një shoferi ambasade – një histori kriminale e lidhur me trafikun e narkotikëve dhe instalimin e rrjetit ndër bashkatdhetarët emigrantë. Por sensi i masës më shkurajonte ta rrëfej përvojën time, ngase gjithçka po përftohej me teknikën bardhë-e-zi: “çfarë mostrash gjëllojnë në ambasadat tona dhe çfarë engjëjsh janë shqiptarët e thjeshtë”.

Por ngjau diçka tjetër që më bëri të heq dorë nga tregimi i historisë sime. Zaten gjithë ajo bisedë mori shkas nga habia, se si ka mundësi që, asnjë njeri nga ambasada jonë nuk u bë i gjallë, qoftë me një telefonatë. E pikërisht një telefonatë e tillë po binte. Kolegu im, që ishte dhe përfaqësuesi kryesor i stafit tonë në eurosong, ngri celularin. Pastaj bëri një grimasë, duke e ndarë me pëllëmbë celularin nga goja dhe tha, më shumë me mimikë, se sa me zë:

“Është ambasadori!” Pra, për herë të parë, ka marrë në telefon vetë Ambasadori. Dhe ja, herë të parë ambasadori ka hapë gojën dhe ka kërkuar t’i sigurojnë një biletë me vende të mira për katër vetë në natën finale. Shton, se e do për vete, bashkëshorten, djalin dhe vajzën. Ambasadori jep udhëzime të hollësishme se ku t’ia lënë biletat, pasi do të nisë shoferin t’i marrë. Madje nuk kërkon, nuk udhëzon, por flet thatë e me ton urdhëror.

Kolegut tim i janë fryrë damarët në ballë, dhe mërmërit kërcënueshëm: “Po, po, po...”, mandej kur ka mbaruar ambasadori, ia kthen:

- Meqenëse të lashë të mbarojë deri në fund, tani më dëgjo me vëmendje z. Ambasador: - ato bileta që kishim në dispozicion, ua kemi dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, sepse ata e bënë punën tuaj dhe tash e tutje ata do t’i njofim për ambasadorë e ambasadë. Ti zotrote shko vetë, interesoju e blej njësoj si të gjithë qytetarët norvegjezë... Po deshe. Si? Dëgjo këtu: për mua je një copë... hiçi... E pastaj? Qofsh shëndoshë! As më intereson fare kush je dhe pikën e respektit s’e kam... Si? Respekti fitohet, mor zotni. S’më jepke llogari?

Në fakt duhet të më jepje... se me taksat e mia të paguan qeveria ty dhe parazitët si ti! Sa për llogari, jam unë ai që s’të jap, siç do ta shohësh vetë. Haj tani, se s’e meriton as të të kthej xhevap... Sigurisht, s’kam fjalë të tjera për horra si ti. Pishman unë? Qenka shakaxhi, pa le... po na kërcënon kështu? Shantazh ë? Po kush ta var ty o zotëri kurrkushi! A, prit, për ndërgjegje, po ta kallzoj si është puna: ndërgjegjja, po... ndërgjegjja ime më thotë tani, se boll e zgjata me ty dhe tash duhet të kujdesem edhe për faturën e kësaj bisede telefonike, se shkon dhe ajo në dëm të taksapaguesve shqiptarë, duke u shpërdoruar nga një i papërgjegjshëm si ti. Haj, shnet tani!

                                                                                                          2010-06-01

43 Komente

5*

ne shume raste jane thjesht debila. nuk kane asnje liste me adresa e-maili qe te lajmerojne studentet dhe shqiptaret e tjere ne vendet ku i kane ambasadat. Ka dhe raste qe punonjesit e ambasadave vijne ne keto aktivitete vetem nese i ve ata te flasin dhe padyshim ne krye te tavolines.

Ky shkrimi pergjitheson, nuk besoj se jane te gjithe perfaqesuesit e shtetit tone te tille.

Sa per ate episodin ne Rome, Tufa ja fut kot po kot fare ama. Pervecse shfaqet si tip egocentrik, harron se ambasada, dhe shteti ne pergjithesi nuk funksionojne me telefonata celulari nga makina por me procedura zyrtare. Ne rastin konkret nese Tufa perfaqeson me te vertete Shqiperine atehere eshte Ministria jone e Kulturese qe bashkepunon me Ambasaden Shqiptare ne Rome per koordinimin e ketij evenimenti, jo si ti teket Tufes nga sedilja e makines.

mjaft gjera i thote sakte. Ambasadoret ose nepunsit e administrates te ambasadave (sikurse ata brenda Shqip.) kane mentalitet megallomanesh qe nuk duan t'ja dine per njeri. Per me keq, jo rralle kam degju per (po m'ka rene dhe rasti me njoft) nepunsa injorante. Te pakten per anen organizative te evenimenteve me karakter kulturor ose perkujtimor duhet te jene pergjegjes. Sa per organizim dreke e party ne eurosong, me fal po ja ka fut pordhes kot. Kishte shtete qe nuk ishin perfaqsu per shkak shpenzimesh (Mali i Zi ishte njoni). Masanej, nuk eshte turp se nuk ju bashkum tradites te gjermonve ose francezve qe organizojne party. Me qene i varfer nuk eshte turp; turp eshte me qene injorant e mendjemodh

 Habi !.... kjo puna me Ambasada.

 Ne Bruksel ka :Ambasade    prane NATO-S

                          Ambasade   prane  BE

                         Ambasade prane KE

                        Ambasade     prane  ...strukturave intelegj.

             Keto dite fillon pune  ne Bruksel,  si Amabasador edhe  ai nenpunesi i larte fare.... qe negocioi "Marreveshjen e faljes se ujrave Greqise"....PO ngrihet larte ne pozite ..."Per veprimtari te paster antikombetare"! Bravo o President me top, qe degjon keshillat  e sygjerimet e ambasadorit grek ne Tirane !

6 Amabsadore qe ... asnjeri per tjetrin.Dhe qe te gjithe asgje per Shqiperine....!

- Meqenëse të lashë të mbarojë deri në fund, tani më dëgjo me vëmendje z. Ambasador: - ato bileta që kishim në dispozicion, ua kemi dhënë shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, sepse ata e bënë punën tuaj dhe tash e tutje ata do t’i njofim për ambasadorë e ambasadë. Ti zotrote shko vetë, interesoju e blej njësoj si të gjithë qytetarët norvegjezë... Po deshe. Si? Dëgjo këtu: për mua je një copë... hiçi... E pastaj? Qofsh shëndoshë! As më intereson fare kush je dhe pikën e respektit s’e kam... Si? Respekti fitohet, mor zotni. S’më jepke llogari?

Në fakt duhet të më jepje... se me taksat e mia të paguan qeveria ty dhe parazitët si ti! Sa për llogari, jam unë ai që s’të jap, siç do ta shohësh vetë. Haj tani, se s’e meriton as të të kthej xhevap... Sigurisht, s’kam fjalë të tjera për horra si ti. Pishman unë? Qenka shakaxhi, pa le... po na kërcënon kështu? Shantazh ë? Po kush ta var ty o zotëri kurrkushi! A, prit, për ndërgjegje, po ta kallzoj si është puna: ndërgjegjja, po... ndërgjegjja ime më thotë tani, se boll e zgjata me ty dhe tash duhet të kujdesem edhe për faturën e kësaj bisede telefonike, se shkon dhe ajo në dëm të taksapaguesve shqiptarë, duke u shpërdoruar nga një i papërgjegjshëm si ti. Haj, shnet tani!
 

BRAVO!!!

 Me ka rastisur ti drejtohem ambasadorit tone ne Itali dhe ne Kairo: jane treguar zoterinj.

me duket mua qe ka nje problem shume shqetesues ne keto rreshta ? ;

Gjysma e sallës qe mbushur me fytyra të zeshkëta, si arra jeshile, trupa e ambasadës dhe bashkatdhetarë të poetit kubanez.

Si shume i uritur autori. Zhgenjimet e tij vijne vetem per mos-plotesime te tekave personale.

nuk eshte vetem kjo

mua me duket i tmerrshem paragjykimi qe i ben ai personazheve kur ulet e shkruan smiley

vrastar do thoja,  per dike qe ben letersi ( per dike qe gjithashtu ka emer ne letersi )

per te mos folur pastaj per satiren e mbetur ne tentative smiley

 

Narrative shume e bukur dhe meqe eshte e sinqerte, realiteti shqiptar nuk dhemb aq sa ta detyroje lexuesin ta lere leximin pergjysem. E lexova me qejf.

Problemi i diplomacise shqiptare eshte institucional. Punonjesit e ambasadave jane te te njetjtit nivel me punonjesit e administrates shqiptare ne Shqiperi. Buxheti i ambasadave eshte mizerabel. Me thoni c'mund te bej me para ambasadori shqiptar i nje vendi te madh europian me 4000 euro qe e ka buxhetin per aktivitetet kulturore?

Jam shume dakort me dy percaktimet e para qe ke bere. Sherbimi qe merr nga institucionet shqiptare eshte te vesh duart ne koke. Shembull klasik: Ambasadori shqiptar ne Athine gjen gjithmone kohe te marre pjese ne festa ku e ftojne, po asnjehere nuk gjen kohe te prononcohet per te drejtat e bashkombasve te vet (jo pak po mbi 750,000), kur psh femijeve te familjeve shqiptare, me nota te shkelqyera nuk i lejohet te mbajne flamurin, ose kur per cdo krim qe behet ose dicka e keqe qe ndodh ne Greqi,  epitemohen direkt shqiptaret. Une cuditem tej mase. Ai asnjehere nuk e hap gojen. Te shkosh ne ambasaden shqiptare ne Athine per nje ceshtje administrative, nuk zgjidh dot as edhe nje gje. Eshte me e lehte te marresh rrugen dhe te vish ne Shqiperi sesa te shkosh dhe te zgjidhesh pune ketu.

Te njejten eksperience kam patur edhe me ambasaden shqiptare ne amerike. 

Persa i perket buxhetit, ajo shume qe jep ti nuk do te thote asgje. Ambasada e shtetit tend dhe timit (USA, te pakten nga flamuri qe shikoj), ku une punoj e organizon Independence Day ketu me pothuajse te njejtin buxhet pak a shume, dhe mirepret donacionet nga kompani te ndryshme qe japin. Ja lejon burokracia e vet me ligj. Pak a shume cfare ka bere Tufa&co me te veten privatisht si ne rastin qe pershkruan. Ka gjithashtu nje buxhet te thjeshte per aktivitete per te promovuar kulturen e vendit te vet. Po te organizosh dhe mbash network eshte pjese e detyrave te punes qe ka nje punonjes i relacionit publik. Per kete nuk ka nevoje per para, sepse merr rrogen nga taksapaguesit shqiptar qe ti ofroje kete sherbim qytetareve te vet.

Fatekeqesia eshte se punonjesit e administrates shqiptare jane te zgjedhur politikisht dhe nuk kane nje sistem meritokracie qe te bejne karriere si punonjes te adminstrates publike. Ketu fillon problem i fenomenit "te kraheve te ngrohta".

 

 

boh, e di qe eshte reale, por kshu si e ka shkrujt Tufa, pa piken e modestise, mund te them se mund ta shkruaj dhe une. Madje i ngjan shume hartimeve te mija smiley

Do doja te shifja i cike me shume klas , duke qene se eshte njeri i penes smiley

Tufa e shtron çeshtjen shume thjesht.

Nenpunesit i paguan shteti, dhe kaq. Keta kujtojne se shteti eshte nje burre i madh me mustaqe, me pare shume, dhe fati i tyre te jene punsuar tek ky.

Kjo eshte si puna e nje barcalete.

Burri i shtepis kishte sjell gjithe ate mish, e pyet gruaja- burro, per ke eshte gjithe ky mish?

E burri i pergjigjet ,- per bajramin e madh.

Nenesre, burri shkon ne pune , e gruaja po pastronte oborrin, kur po kalon nje alamet burri, i madh, i gjate, e kalimtaret e pershndesin " mirdita Bajram".

Degjon gruaja e thote me vete, - ky qenka Bajrami i mishit, dhe e therret- Zoteri i thote prit se kam per te dhen diçka qe me ka lene porosi burri, futet mbrenda merr mishin dhe ja jep Z. Bajram.

Kur ktheht burri nga puna, shikon , ska mish. -grue, ku eshte mishi ?

U ça me te tregue; i thote gruaja,- dhe i tregon se si kishte njohur Bajramin e madh.

E burri me dashamirsin me te madhe ja kthen,- jo moj shpirt, mishi ishte per festen e bajramit.

Edhe keto nenpunes, i paguan shteti, e jo mileti.

 

Nenpunesit i paguan shteti, dhe kaq

shteti ben sikur  i pagun, ata bejne sikur punojne moo

Nuk i detyron asnjeri te punojne per shtetin, ate kane zgjedhe, ate duhet pranuar.

 

jo mer jo, askush si detyron.

ata spo ankohen per asgje smiley

juve dhe tufa po ankoheni smiley

Jo, ti u ankove, the, i "paguajne pak". Shteti ben sikur i paguan, ato bejne sikur punojne.

Po te bej punetori keshtu ( sikur punon), e paguan kush ????

Ajo e Tufes nuk eshte ankese, sepse nuk parashtroi nje problem burokratik, ajo qe shkruan Tufa, eshte kultura e mosdijes, keto punojne ne shtet, perfaqsojne shtetin, por nuk ja kane haberin se çfare do thote shtet.

Jo te gjithe, kuptohemi.

Kur ka marr qmimin burri i Shqipnis

I ka shti dridhen gjith Italis!

haha!

ndër lufta t'rrepta gjithkund ka ra
me faqe t'bardhë gjithmonë asht da
smiley

nga 5, sot po e ul ne 2 lek tufen.

Eshte e vertet qe ambasadat tona jashte nuk i permbushin kerkesat dhe nevojat e shtetasve shqiptare, sidomos ne keto kohera kur gjysma e shqiptareve jetojne jashte.  Dhe duhet filluar pikerisht ketu, te plotsimi i nevojave.

Te tjerat, tufa, le te filloje e ti kerkoje njehere brenda kufijve te shtetit te tij. Le te vizitoje njehere shkollat jashte Tiranes e te veje kushtrimin mbi mjerimin qe ka zaptuar sistemin edukativ. Le te veje kujen per mungesen e librarive e biblotekave neper rrethe. Le te qaje e ulerije per inegzistencen e aktiviteteve pas shkollore, te mjediseve ku femijet mund te lozin, argetohen dhe edukohen qe ne te ardhmen, nese perfundojne ambasadore atje ku mund te fitoje ndonje cmim tufa, te tregohen aq  te sjellshem sa ti permbushin tekat tufes ndonese mund te kene halle te tjera.

Pastaj po pati cohone le te kthehet ne kryeqytet e te qortoje politikat... kot te vazhdosh te shkruash..

Tuf leshi! Po ben dhe pen-derrin pale..

Pyetjen e kemi shtruar ketu tek Peshku ne mos gaboj, ndaj e solla.

Chene, dakort fare per kujat e tjera, por nje nga nje kujat. E ka nisur me kete. Presim te tjerat.

Mua me pelqeu. Ka lene jashte faktin qe personeli i Ambasadave ndryshon sipas konjukturave politike dhe, meqe ne Shqiperi keto ndryshojne me shpejtesine drites, edhe adminitrata i ndjek nga pas.

 Tufa duhet t'kete pas femijeri shume te keqe! smiley

Nuk i del inoti burrit se robt nuk jane hudh pupthi kur ky lexoi vjershat n'Itali! 

Finisterre cili eshte thelbi ketu?

Ambasadat tona jane te pa pergatitura dhe jo te predispozuara per te mbeshtetur prezantimin e artit dhe kultures Shqiptare ne bote? Nese ky eshte thelbi, atehere le ti gjenden rrenjet problemit dhe rrenjet jane pikerisht ne Shqiperi. Jam i sigurte se tufa e ka te qarte kete pune ashtu sic e ka te qarte se edhe cduhet bere.

Ti ke ndonje dyshim se tyfa eshte marre kastile me individin dhe jo me sistemin? Prit kur ta shofim tufen ambasador diku ne bote.

Nqs mund te perdoret ajo shprehja " me mire te dish, apo me kesh " , ketu eshte pikerisht rasti, qe puna e tyre eshte me shume 'software' se 'hardware' , dhe sa e vertete eshte qe jane pasqyre e qeverise qe perfaqesojne po aq e vertete eshte qe diferenca(per mire apo keq) varet nga perkushtimi ne pune dhe bagazhi diplomatik qe mbartin.

Ilaci djeg ne fillim po dobine e ka pas ...

Jo s'kam dyshim qe eshte marre me individin dhe jo me sistemin, sepse Tufa eshte i djathte, ose te pakten lidhur me kahjet ne Shqiperi eshte i pozicionuar kesisoj, dhe edhe akses ne pushtet (megjitheqe te kufizuar) e ka patur.

Problemi im eshte qe nuk rroj dot me dyshime gjithe kohen. Kupton? Nuk mund te them: ky meqe e shkroi kete shkrimin do ta kete patur nje interes te drejtpersedrejte. Me nje fjale, jo se nuk u besoj ketyre skenareve, porse hera-heres marr pushime.

p.s. Intervista qe kerkove u vu si e postuar prej teje.

Fin,

harroje ate punen e dyshimit, viji vize! per aq kohe sa ky person, me mundesite qe ka, mjaftohet thjesht  me shprehjen e nje inat personal ndaj individeve te caktuar, ca me tej, ne menyren me banale te mundshme, tregon se eshte thjesht hipokrit; fjala e tij smbart as edhe nje lloj vlere!!!

 p.s: muj grasias senjorita!

Finistere,

po se pate bezdi sille pak ate intervisten e Servet Pellumbit nga gazeta shqiptare.

Figura e shoferit te ambasadorit shqiptar kudo ne bote, eshte nje barkiç 45 vjeçar, kepuce te zeza te konsumuar, çorape bezhe apo te bardha, kemishe te hapur deri ne xhoks me zinxhirin ari ne dukje, nen kemishen me menge te shpervjelur duken ne reliev rripat e kanotieres, ne cep te gojes cigaren e pandare dhe ne gishtin tregues te dores te majte rrotullon çelsat e makines.  

Harrove tufen e qimeve qe shperthen nga xhoksi dhe nga veshet apo hunda. smiley

Me fal, mos punoni gje ne Ministrine e Jashtme dhe jeni ju pergjegjes per shoferet e ambasadave tona qe i njihke me kaq shume detaje te gjithe pa perjashtim, KUDO NE BOTE?

Kam takuar shoferet e ambasadave te ca vendeve te tjera, ishin te tere me Ph.D...

Finistere,

po se pate bezdi sille pak ate intervisten e Servet Pellumbit nga gazeta shqiptare.

Te njejten kerkese do te beja edhe une, megjithese e kerkova, por nuk e arrita t'a gjeja.

Nqs. ka te beje me intervisten e dhene dje ne Top-Story, eshte interesante.

Diskutimi per ambasadat shqiptare eshte bere shume here ketu.  Dhe pak a shume konsensusi eshte qe lene per te deshiruar e ka shume pune per t'u bere.  Mendova se Tufa do kishte sjelle ndonje gje te re ...

Sa per Eurovizionin, Norvegjia i uli me 25% fondet e akorduara sepse cik si ne gjendje krize.  Disa vende u terhoqen per arsye fondesh, Hungaria, Cekia, Andorra, Maqedonia a Mali i Zi etj.  Keshtu qe, nga gjithe shqetesimet per ambasadat, nuk do kapesha me kete aspekt.  Por edhe ajo historia e poezise ka kleckat e veta.  

 Tamam, puna e ambasadave ka lene DHE VAZHDON te lere per te deshiruar. Fillon qe nga pergjigja ne telefon, e vazhdon me te tjera gjera te vogla e te medha. Ne Shqiperi kur komunikon me administraten, keto gjera per hir te sfondit qe i rrethon spara bien shume ne sy, po neper bote stonojne keqazi. Shkurt, ambasadat, vazhdojne te mbeten strofull e kendeshme per miq e farefis. Rasti me i spikatur eshte ai i Mehmet Elezit. Ish komunist 24 karatsh, nga ato qe dikur te benin gjemen per floke e pantallona (si puna e shefit t'vet)  por edhe nje puthadoras i peshtire... Uriah Hip i vertete, tani perfaqeson Shqiperine  ne Zvicer, i caktuar nga as me shume e as me pak por nga Sula dora vete.

Mendova se Tufa do kishte sjelle ndonje gje te re ...

u rregulluan/permiresuan gje ato te vjetrat qe duhet me doemos te sjelle te tjera? edhe t'ia kujtosh qe jane akoma ne gjendje shume te keqe ka vleren e vet. Shteti ka hapur ambasadat dhe me fonde pa fonde jane nje dere per shqiptaret ne ato vende te vene e te trokasin. Punonjesit e ambasadave i kane mbyllur te gjitha dyert (pervec per farefisin dhe miqte) dhe prandaj eshte problematike.

nuk e di si krahasohet buxheti i ambasadave dhe konsullateve me buxhetet e tjera, psh, shendetesia, arsimi, etj. Ka ndonjeri informacion?

gre, sic thashe te gjithe e dime si jane ambasadat.

Kur thashe ndonje gje te re, s'e kisha fare te shembujt une.  Se shembujt qe ka sjelle per mua nuk qendrojne.  As ai i Eurovizionit, e as ai i poezise minuten e fundit ne celular, drejtuar jo atasheut kulturor.  

Monda,

kur nisa ta lexoja fillimisht mendova "a keta delegacionet nga Shqiperis vdesin nje cike per dreka dhe darka". Me vone i dhashe pak te drejte.

e drejte qe ambasada nuk ishte e detyruar te vihej ne levizje per poezine e Tufes, por e para gjuha e perdorur nga konsulli eshte alarmante (nese autori nuk po e egzagjeron) dhe e dyta, eshte krejt normale qe ky personi ta kontaktoje ambasaden dhe ata si pike kontakti te dergojne nje e-mail lajmerues nje komuniteti qe duhet ta kene ne listat e tyre.

per Eurovizionin, dakort qe ambasada nuk kishte per detyre te ishe eskorte e ekipit shqiptar, aq me teper qe nuk ishte lajmeruar nga ministria ne Tirane, por edhe ky indiferentizem nuk shkon. Nuk do ishte shume me mire qe nje nga ato mbremje qe keta kaluan me shqiptaret e atjeshem ne lokale te ndryshme te mblidheshin tek ambasada? As kaq gje nuk bejne. Dhe me pafytyresine me te madhe i bie dhe telefonit dhe kerkon edhe bileta.

gre, gjuha e sekretarit s'eshte per t'u lavderuar, ama shpresoj qe edhe Tufa ka ekzagjeruar kur ka shkruar per gjuhen e tij.

Ndersa per Eurovizionin, te ishin nisur qe nga Shqiperia me nje plan, po s'kam c'te shtoj se e ke thene vete:

dakort qe ambasada nuk kishte per detyre te ishe eskorte e ekipit shqiptar, aq me teper qe nuk ishte lajmeruar nga ministria ne Tirane

S'ia dha biletat, mire beri, ja, mbaroi me kaq. 

 Qe puna e ambasadave çalon, kjo dihet, por dhe qe ato nuk para perzihen ne inisiativa private, kjo eshte e drejte e tyre, kuptohet per shum arsye. Edhe kur grupi i bandes shqiptare (fanfara) vjen ketu ne Antwerpen, jemi ne shqiptaret qe i mbeshtesim ketu. Jo per mburrje, por sa here e kam marre vesh se kane ardhur, iu dhuroj nga nje shishe shampanje, (per shoq) ose martini  apo birra.  

"....“çfarë mostrash gjëllojnë në ambasadat tona dhe çfarë engjëjsh janë shqiptarët e thjeshtë”..." 

Le te jete kjo shprehje e Tufes, shprehja e dites (thenia e momentit).  smiley  

Është pranverë e vitit 2004. Sapo kam fituar një çmim Ndërkombëtar për poezinë në Regio Calabria. Është çmimi “Noside”.

Kur hyjmë në Romë Kate Xukaro më thotë, duke u mëshuar fjalëve me rëndësinë që duhet t’i kuptoja: “Agron, ti më duket, se nuk e ke idenë çfarë nderi të kanë bërë! A e kupton ç‘do të thotë të lexosh në Institutin Latinoamerikan? A e ke idenë se çfarë sëre ka luksin të lexojë aty?”. Sigurisht, unë nuk di asgjë, por përpiqem ta rrok me hamendje, përderisa Kate këmbëngul. “Kanë lexuar mitet e letërsisë së botës, klasikë të gjallë... prandaj, - thotë Kate, - mos e nënvleftëso”.

megjithe problemet qe kane ambasadat Shqiptare, prape, deshira e Tufes per te na treguar e ritreguar rreth ''cmimit prestigjoz'' qe dikur paskerka fituar ne Itali, eshte e dukshme. smiley

Tufa është bërë tuaf nga inati me ambasadat. Për mua ambasadat tona janë pjesë e atij vendi të varfër dhe me halle që shumë prej nesh kanë lënë. Pse u dashka të presim që ambasadat tona të funksionojnë si të jenë ambasada amerikane apo britanike? Ambasadat tona janë të vogla, me buxhete të kufizuara dhe mundësi të pakta. Kur të vijë koha që të fillojmë të kthehemi në atdhe se atdheu do të jetë zhvilluar dhe do të japë bukë të gjithëve, edhe puna e ambasadave do të përmirësohet.

Tufa nga inati me sekretarin e parë të Romës, që në fakt nuk i ka bërë ndonjë gjë të madhe, se kush të përgjigjet në botë si do Tufa me telefon dhe duke t'u hakërryer, hidhet në sulm për t'i nxirë ambasadat. Ambasadorin në Norvegji e bën për një lek. E pse duhet hedhur baltë kështu tek zyrat dhe njerëzit që na përfaqësojnë. Veç ndonjë rasti të rrallë, kush ka patur eksperienca të mira kur ka kontaktuar me ambasada të huaja? 

Mua më ka ikur dëshira të rri e të shaj shtetin dhe njerëzit e mij. Se ata kam dhe deri tani nuk mi ka zëvendësuar tjetërkush ...

Po c'te presesh nga ambasadat. Ate perfaqesojne klasen e horrave dhe kriminieleve qe drejtojne vendin ne Tirane.

Cudia do te ishte nqse me te verete ambasadat do te kishin diplomate klasi. Ne ate rast do te thoshim si ka mundesi qe diplomatet e ambasdave i kemi kaq te mire ne krahasim me delinkuentet e qivirise.

Asgje per tu habitur.

Rrofta kombesia e dyte per ne fatlumet, se ata na rrespektojne me shume se memedhembja...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).