Historianet e njohur Pellumb Xhufi dhe Sabri Godo jane shprehur kunder inventarizimit te pronave te minoritetet grek gjate bregut shqiptar nga ana e Greqise.
Sipas Xhufit, kjo është një ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit shqiptar dhe kjo vjen si rrjedhojë e marrëveshjeve të dyshimta të nënshkruara deri më tani mes shtetit shqiptar dhe atij grek. Nderkohe per Godon kjo eshte shkelje e sovranitetit të shtetit shqiptar e ka konsideruar Sobri Godo deklaratën e dy ditëve më parë të zv/ministrit të Jashtëm grek.


Pëllumb Xhufi: Regjistrimi i pronave të minoritetit, tjetër pazar i qeverisë me Greqinë



Z. Xhufi, dy ditë më parë, ministri i Jashtëm grek ka deklaruar se qeveria ky ai bën pjesë është e interesuar për krijimin e një inventari të pronave të minoritetit grekë në Shqipëri. A është kjo një nismë e cila bie ndesh me legjitimitetin e institucioneve shqiptare?

Është pak e çuditshme, të paktën për mua, ajo deklaratë e dhënë publikisht nga ministri i Jashtëm grek ku bëhet më dije synimi më i fundit i qeverisë grekë. Unë s'e prisja që pas lëshimeve që i ka bërë qeveria shqiptare kërkesave greke me sfond nacionalist, si ai i regjistrimit të popullsisë në bazë të deklarimit etnik dhe fetar, ai i ngritjes së një memoriali për ushtarët e rënë në Luftën e Dytë Botërore, sot vjen një tjetër kërkesë që justifikohet për hir të përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ky lajm i "mirë", që gjithmonë jepet nga Athina, nga sa u tha paska dhe asistimin e OSBE-së. Ndaj për mendimin tim, kjo nismë e qeverisë greke që në emër të të ashtuquajturës përmirësim të marrëdhënieve mes dy popujve, edhe kur është vetëm në kuadrin e një deklarate, ka kaluar çdo masë të respektimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Përsa kohë që gjithçka që ka të bëjë më mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, me sigurinë e tyre, me sigurinë e pronave të tyre është përgjegjësi ekskluzive e shtetit shqiptar dhe me regjistrimin e pasurisë ka insitucione të legjitimuara kjo nismë e qeverisë greke mua më duket se është një tentativë për ta trajtuar sërish Shqipërinë si një zgjatim të terrorit grek. Sa do që në thelb kjo deklaratë është qesharake jam i çuditur dhe nga heshtja e qeverisë shqiptare. Qeveria e shtetit shqiptar duhet të bëhet më e ndërgjegjshme, të marrë kurajo dhe të kujtohet më në fund se është aty për të mbrojtur interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptare, natyrisht dhe të dinjitetit të vendit që është nëpërkëmbur, dhe të ndërhyjë në hallkat përkatëse për të sqaruar këtë çështje. Madje strukturat e shtetit shqiptar duhet të ndërhyjnë edhe në OSBE e cila qenka përfshirë në këtë iniciativë të regjistrimit të pasurive të shtetasve shqiptarë. Sqarimi i kësaj çështjeje është shumë e rëndësishme ku në rastin më të mirë një deklaratë e tillë mund të konsiderohet si një helm mes marrëdhënieve shqiptaro-greke .


Z. Xhufi për mendimin tuaj, kjo deklaratë është thjesht poltike apo si hap i parë i konkretizimit të një nisme që është diskutuar gjatë në strukturat e qeverisë greke?

Unë jam krejtësisht i bindur që ky zv/ministër i jashtëm i qeverisë greke e ka bërë publike një çështje të tillë pasi është diskutuar me përfaqësues të qeverisë shqiptare. Për të kuptuar këtë le të kujtojmë atë që ndodhi me marrëveshjen e kufirit apo atë të ngritjes së memorialit të ushtarëve grekë të rënë në luftën e Dytë Botërore dhe më bën të mendoj që edhe ky rast është i ngjashëm me marrëveshjet e realizuara me këtë qeveri të shtetit shqiptar. Pra gjërat bëhen në mungëse të plotë transparence, arrihet në një marrëveshje e cila bëhet e njohur nga pala greke. Të gjitha këto prapaskena bëhen objekte të marrëveshjeve dypalëshe. Ndaj, nëse këtë radhë qeveria shqiptare nuk është e përfshirë në ndonjë aferë duhet të reagojë publikisht ndaj kësaj deklarate.


Z. Xhufi mendoni se kjo deklaratë duhet të shkaktojë dhe reagimin e opinionit publik në Shqipëri?

Sigurisht që po dhe unë gjej rastin të përgëzoj gazetën tuaj që sa herë ka patur incidente të tilla me shtetin fqinj nuk kanë kaluar pa vëmendjen e saj duke i trajtuar dhe thelluar publikimin e skandaleve të tilla. Por natyrisht kjo duhet të jetë punë e intelektualëve, profesorëve, akademikëve dhe e shoqërisë civile. Dhe në mungesë të seriozitetit të institucioneve shtetërore reagimi i kësaj klase duhet të jetë shumë i ashpër. Kështu që unë do të inkurajoja njerëzit që merren me këtë çështje, por edhe njerëzit që paguhen për punën që kryejnë, duke filluar që nga administrata civile dhe ato që merren me çështjen e pronave, të shprehen dhe të bëhen pjesë e një debati, i cili me sa duket do të përfundojë me një marrëveshje si ajo e kufijve që doli jashtë kontrollit të qeverisë.



Sabri Godo: Inventarizimi i pronave, shkelje e sovranitetit të Shqipërisë



Z. Godo, dy ditë më parë drejtues të lartë të qeverisë greke kanë deklaruar se do të nisin inventarizimin e pronave të minoritetit në jug të vendit. Si e komentoni ju këtë iniciativë që deri më tani është në kuadrin e një deklarate?

Për mua është krejt e habitshme ajo që kam dëgjuar në lidhje me këtë iniciativë. Si mund të marrë të drejtën pala greke të vijë e të masë pronat në tokat tona. Pronat e minoritarëve në Shqipëri trajtohen njëlloj si të gjithë shtetasve shqiptarë. Unë nuk di deri më tani të jetë bërë publike ndonjë fakt për dallim apo diskrimimin në drejtim të tyre mbi këtë çështje. Kështu që qeveria shqiptare duhet ta kundërshtojë këtë deklaratë. Për mua kjo është një shkelje e sovranitetit të vendit tonë. Në qoftë se grekët e reklamojmë këtë iniciativë si një nxitje të përmirësimit të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve unë ju them se le ta fillojnë së pari me matjen e pronave të çamëve që janë shpërngulur me forcë nga trojet e tyre në Greqi. Më duket edhe më e habitshme që në këtë iniciativë të qeverisë greke përmendet edhe OSBE-ja. Nuk e kuptoj ku e gjen të drejtën kjo organizatë që të ndërhyje në punë të tilla se këtu asnjëherë nuk është bërë me dije ndonjë shkelje e të drejtave të njëriut përsa i përket pronave të minoritarëve. Këto janë çëshje që ngrihen artificialisht dhe më shumë i bëjnë dëm marrëdhënieve shqiptaro-greke se sa ndikojnë në përmirësimin e tyre. Në këtë rast qeveria shqiptare duhet të mbajë një qëndrim të qartë dhe të prerë për këtë çështje. Nuk mund të lëmë njeri të vijë në Shqipëri e të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si të dojë.


Z. Godo e shihni këtë si një deklaratë politike apo si një vendim të konsoliduar tashmë të qeverisë greke?

Nga ajo sa u dha më lë të mendoj se është një vendim i qeverisë greke që shoqërohet me një deklaratë politike. Ata janë vendosur të bëjnë këtë dhe unë nuk di se si mund të realizojnë një gjë të tillë pa një leje apo marrëveshje me palën tonë. Më duket një gjë krejt arbitrare. Ndaj një vendimi të tillë qeveria shqiptare duhet të reagojë patjetër. Për mua kjo iniciativë ka ardhur si rezultat i një kombinimi të Bollanos dhe ndonjë individi në qeverinë e Athinës, por nuk mendoj se qeveria shqiptare është e përshirë në këtë skandal. Unë besoj se shteti shqiptar do të flasë në ditët që do vijnë. Madje kjo është e dosmosdoshme në rast se nga pala greke do të ndërmerren hapa konkrete për të vënë në jetë këtë deklaratë. Më duket krejtësisht e papranueshme një ide e tillë dhe nuk ka si të funksionojë. Megjithatë është detyra e shtetit shqiptar të reagojë menjëherë pas kësaj deklarate qoftë kjo edhe sikur të ishte një lajthitje e një zëvendësministri.

7 Komente

skandal! po na mbyten skandalet mo njerez! spo del memorja e ppu per cdo skandal!

Hmm po pronat e cameve do te inventarizohen nga greket meqenese i paskan hyre kesaj pune? smiley

Pak nga pak, greket e kane futur ujtin nen rogoz. Kur te zgjohet populli dhe gjykata e Larte, qeveritaret do te jene neper plazhet lluksoze, me parate po te popullit.

Sa keq sa gjynof per veten tone, tna ruj zoti

Sabri Godo: Inventarizimi i pronave, shkelje e sovranitetit të Shqipërisë

 

kur nuk e beme vete inventarizimin per 20 vjet, ishte e sigurt qe do ta benin te huajt.....

u plake e nuk u poqe o derezi....

Berisha ne krye o popull sa keq.

Rama ne opozite sa keq.

Populli kembe kryq sa keq.

Te jetosh ne shqiperi sa keq.

Sa keq o popull qe Saliu me Ramen dhe shoket e tyre e shesin vendin e tyre per te rojtur parate e ture dhe pronat e tyre(mos i gezofshin kure).

Po sa shqiptare kane prona ne Greqi dhe shteti shiptar hesht?

Harova se maloket skane prona andej nga CAMERIA dhe si pelcet shume kesaj qeverije.

Po me sa duket PIRUA I EPIRIT qenka grek dhe ALI PASHA po ashtu prisni dhe pak kur te dale SALIU me RAMEN te thone se SKENDERBEU eshte grek turp per faqe te dheut.

 

Greket dhe OSBE-ja jane te mirepritur jo vetem te bejne inventarizimin e pronave te minoritareve, por a ka mundesi te te gjithe popullsise qe jeton ketu. Deri tani qeverite tona me yzmeqaret e tyre vetem sa kane vjedhur dhe tjetersuar prona, si dhe vazhdojne te mos ligjerojne pasuri qe shtetas te ndryshem i kane te trasheguara me breza. Une per vehte o Sabri i besoj me shume OSBE-se dhe Grekerve sesa hajduto-punistave tane. Ndersa ti ik e ruj cunin mos te boje ndonje prapesi tjeter tek ministria e ambjentit, se ai nuk ri dot pa vjedhe. E ka ne gjak!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).