22CAESPSDGCAN1SBGBCA5HDEMKCA8W3M3DCAO78GJSCANN9ND8CAEBKOJZCA1VW4PZCAA6P43CCA3AZZ2ACA3XA8RGCA7NZA7CCA7S6EYGCAIZU1DFCA44PCQPCALF21J9CAMFWYRQCATXLSJDCAT30I2B.jpg

Asnjë shenjë nuk kishim me kuptue në cilën kohë të ditës jemi. Vorfnia ishte e gjithanshme. Jetohej vetëm me të kaluemen e vetvetes, dhe pa asnjë shprese për të ardhmen. Jete e kotë, pa asnjë kuptim dhe vazhdimësi.  E vetmja gja asht pleqnia e shpejtë dhe e pakuptueshme.

E keqja asht se ne mendojmë se jemi, kurse ne realitet ne jetojmë në llogari te tjetërkujt; bile, edhe pa mend në krye. Kujtohemi vetëm kur shikojmë thinjat e rrudhat, atëherë dëshpërohemi, e pyesim veten, pse të jetojmë, e deri kur ma kështu?

A vlen ajo jete qe kalon 10, 15 vjet burg,  e ndoshta 20 e 25? Ikin vitet, fluturojmë me ta edhe andrrat, dëshirat e dikurshme harrohen, te rijtë kujtojnë iluzionet, se si mendonin me dashtë me krijue familje, me vazhdue shkolla, pra mendofshin me kenë, dhe mbas 13-14 vjetsh burg, kujtohemi se hiku gjysma e jetës, pra vjen koha e zymte qe sjell pleqninë, ndoshta një ditë lirohemi, e të ndjekun prej luftës së klasave, përjashtohemi pothuajse prej të gjitha mundësive të jetës. Pra ne jemi njerëzit e dëmuem prej fatit.

Kjo psikoze lodhi mendjen e qindra djemve të rij, që tue konsiderue veten të ndamë nga jeta përgjithmonë, kryen vetëvrasje të vullnetshme.

U paste dhanë Zoti mundësi mos me humbë shpirtin!

Pesimizmi asht shume i rrezikshëm, sidomos kur shpresa për të ardhmen asht e pakët ose hiç.  Kishte shumë djelmoça qe nuk u shkonte mendja se do liroheshin, sidomos kur filluen ridënimet brenda burgut.  Ajo asht koha ma e tmerrshme, ku vetëvrasjet quheshin shpëtim...

 

At Konrrad Gjolaj OFM
Lindi ne Velipojë (Shkodër) ne vitin 1918. Ne përgatitjen e tij si klerik ka ndikuar meshari me origjine gjermane Dom Alfons Tracki.  Mbasi kryen Kolegjin Françeskan dhe studimet e larta ne Rome, me 1943 emërohet profesor ne gjimnazin françeskan Shkodër.  Mbas mbylljes se gjimnazit nga regjimi komunist shërben si famulltar ne Mal Kolaj.  Ne vitin 1947 arrestohet e torturohet deri me 1950. me 1958 arrestohet për të dytën here dhe dënohet me 25 vjet burg, te cilat i kalon pothuajse tërësisht ne Burgun e Burrelit.  Mbas rihapje së kishave, shërbeu si famulltar ne Lezhë deri sa vdiq, ne vitin 2000.
 
QSHRT, Antologjia e plagëve nën terrorin komunist, Tiranë, 2004

5 Komente

Shume mbreselenese kjo!

nje deshmi tjeter e diktatures dhe e forces se jashtzakonshme e shpirtrave te vuajtur!

flm bej!

shkruar me shpirt ne dore.

E keqja asht se ne mendojmë se jemi, kurse ne realitet ne jetojmë në llogari te tjetërkujt; bile, edhe pa mend në krye.

 

thanks for sharing!

At Konrrad Gjolaj nuk ka zemerim.

Me kujtoi Miserere te Allegri-t. Muzike aq e shenjte sa ishte konsideruar mekat ta kopjonte njeri.

Mozart e degjoi dy here dhe e kojoi me perpikmeri ne moshen 12 vjecare.

Ki meshire mbi mua, Oh Zot

At Gjolaj eshte padyshim nga te meshirueshmit.

http://www.youtube.com/watch?v=yDRoL7ziDP4

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).