Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ndalohet në GreqiTIRANE - Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë Albërie Hadërgjonaj nuk është lejuar të hyjë në Gre qi. Lajmi është botuar sot në Gazeta Shqiptare e cila saktëson se autoritet greke nuk kanë njohur pasaportën kosovare të këngëtares.

Në intervistën e botuar sot në këtë gazeta Hadërgjonaj tregon se këngëtarja ishte nisur të shtunën për një koncert në Athinë, por incidenti kishte bërë që të anulohej edhe aktiviteti. Dhe ndërhyrja e autoriteteve shqiptare nuk ka shërbyer për asgjë tjetër, veç përshpejtimit të dëbimit të Hadërgjonajt, e cila është kthyer të dielën në Tiranë. Madje përballë autoriteteve aeroportuale të Athinës nuk ka “pirë ujë” as viza Shengen e lëshuar nga ambasada gjermane. “Kurrë nuk më ka ndodhur kështu në jetën time” - është shprehur këngëtarja e cila ka rrëfyer për Gazetën detaje të incidentit të rëndë ndalimin e saj për 24 orë dhe dërgimin në një kamp refugjatësh me somalezë në Greqi.

Hadërgjonaj deklaron se do të padisë në gjykatë kompaninë që i shiti biletën dhe mori përsipër udhëtimin e saj pasi kjo e fundit “duhej ta kishte paralajmëruar për atë çfarë e priste çdo kosovar, me pasaportën e shtetit të tij, në Greqi”.
 

(s.g/BalkanWeb)

42 Komente

Po ti mi, per pak leke Bomit paske qene keq? Apo nuk e ke qejf nenshtetesine shqipetare?

futja kot dhe kjo.

e para qe se paska ditur qe greqija sja njef pashaporten

e dyta qe kaq vjet ne shqiperi , se paska marre nje pashaporte shqiptare, aq me teper qe per arsye pune i duhet te udhetoje. Kane ardhe dhe e kane marre kosovare kot me kot, vetem qe mos kishin pengesa per te udhetuar ne shtete te ndryshme, dhe se paska marre alberia qe ka qene ngul me rrenje e dege per vite, dhe qe me duket ende , jeton ne shqiperi

i paskan dhene nje yll

si proteste ndaj veprimit te greqise apo atij te alberies ?

Qenka kontakti i pare i saj me skandalet greke. I sherben me u kthjell, se eshte Shqiptare dhe jo UNMIK-istan. Beje shpejt pashaporten Shqiptare. SHQIPERI ETNIKE NGA NISHI NE PREVEZE

Cfare ben kjo Greqia keshtu mo vlla. Pas Kondakciut edhe Hatergjonaj.

Po na le pa kengetare fare.

e pse te marri pasosh shqipetar,ajo eshte kosovare Kosova eshte shtet

Me mor pasoshin shqiptar  vetem per ty fut ne greqi eshte turp

Jo vetem pasaport shqipetare, por edhe vize shengen nese do me shku ne greqi. Perndryshe, ik ne Turqi, apo ne Mal te zi.

Desha me shku ne Serbi dhe fee-ja per vize ishte 65 euro. Nuk kishte afat se kur duhet te shkoja per te mare pasaporten me vizen. Do te te njoftojme vte ne telefon me thane. Nuk e di po ne Serbeve keshtu ja bojme? Nese jo, te qifsha nonen o katnar Meta.

Serbet nuk kane nevoje per viza per te ardhur ne Shqiperi, keshtu qe... smiley

nonen te gjitheve qe jane ne qeveri!   smiley

Arberie  a ta njef amerika pasoshin kosovar, mos ta nije per te tjeret

Ka amerika vene te bukra sa gjith ballkani bashke

S'me ka pelqyer ndonjehere kjo kengetare mua. Sec ka dicka qe me ben te mos e honeps dot hic fare.

Po perse i jeni sulur Arberies valle?

Greqia e ka deklaruar qe e njeh pasaportat e shtetit e Kosoves.Tani del se ata po genjejne.

Nese e keni inat Arberien te pakten mos e shprehni ketu,se ajo ketu ka te drejte.Ata qe jane ne gabim jane shteti grek dhe jo Arberia.

Po si mundet qe Greqia te njohe pasaporten e Republikes se Kosoves, kur nuk e ka njohur akoma si shtet? Nuk ka sens llogjik!

Ka mundesi te njohesh dokumentat e udhetimit pa e njohur si shtet.Psh taivani nuk njihet nga 160 shtete ne bote por pasaportat e taivanezeve nuk jane kineze por taivaneze.

Ketu jane shtetet qe e njohin Kosoven dhe ata qe njohin dokumentat.Greqia dhe Slovakia i njohin dokumentat:

http://en.wikipedia.org/wiki/Kosovo_passport#Recognition

ana h, besoj se pershtypja jote ka te beje me kohen kur ajo doli per here te pare ne skene, e sigurt ne vetvete per zerin, aftesine dhe sidomos sensualitetin e saj, me forma, me shfaqje jo modeste, shkurt muhabetit femer qe ne ate kohe - pak vite pas renies se diktatures- ishte kryekeput antiteza e femres qe u perpoq te ndertonte jo aq komunizmi se sa patriarkalizmi qe kishte penetruar pushtetin. me leverdi kjo pune, se te kontrollosh femren eshte te kontrollosh 50%, gjysma e punes per nje diktature. s'po dua t'i futem 'arritjeve te medha ne zgjidhjen e ceshtjes se gruas'.

nje femer jo modeste ishte kulmi per ndjeshmerite tona romanesko-komunisto-teritalse.

but i say, dear friend, let's embrace the female sex.

(ps: greket shyqyr qe kane shqiptaret te shtypin, po i mundesojme te jetojne me ndjenjen e superioritetit pa te cilin thuhet se nuk mbijeton dot qenia)

trop,

ah, jo, jo, s'besoj se ka te beje me kete...  Eshte lloji i kengeve qe ajo kendon, timbri dhe ngjyra e zerit te saj qe s'perputhen gjekundi me shijet e mia.

ok, ok, po ta pranoj, megjithate argumenti im nuk eshte pa gje 'keshtu ne pergjithesi' smiley

1. Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ndalohet në Greqi

2. Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë Albërie Hadërgjonaj nuk është lejuar të hyjë në Greqi

 

O ju ganzetaret e Shqipnise jeni per t'u fut te gjithe ne kamp perqendrimi per zotin! 

Ndalohet ne Greqi, dhe ndalohet te hyje ne Greqi, ju e dini shume mire qe jane gjera komplet te ndryshme. 

I hudhet edhe sot i' cike mut neper surrat publikut! 

 

 

hahaha mroklla, titulli mund te lexohej edhe qe ndalohej muzika e alberies, teper shqiptare per veshet e grekeve smiley

5*

dhe dërgimin në një kamp refugjatësh me somalezë në Greqi.

 

 

Heu, pse ça kane somalezët ??? 

when you try the black ...you never come back ....

 akoma s'e ke marre vesh qe ne jemi Arjane? 

ps. edhe mua me beri pershtypje kjo fraze. sa raciste te parkorrigjueshem jemi... 

Greket tane te pandryshueshem. Kjo eshte bere nga qeveria e Kosoves per te testuar Greqine, pasi u tha qe jane ne negociata per njohjen e Kosoves. Jane aq te poshter greket, mire qe s'e lane, po e derguan dhe ne nje kamp, sikur nuk e mbanin dot te izoluar ne nje zyre deri sa ta nisnin mbrapsht. C'te bejne te shkretet greke. Vetem te shqiptaret j'u kane mbetur per te nxjerre inatet. Sa keq!

po te jete puna kshu, dhe qe greqia i njef zyrtarisht dokumentet e udhetimit, Alberia dhe shteti kosoves le ti hudhi ne gjygj greqerit, dhe jo te qahet neper shtypin roze smiley

 Lexo me kujdes. Nuk thashe qe greqia i njeh. Thashe qe jane ne negociata per njohjen e shtetit te kosoves. Dhe ky eshte vetem nje test. Reagimi grek ishte i eger. Mund te kishte qene me i bute...

se di, por dikush lart tha qe dhe pse se njef si shtet, ja njef dokumentat e udhetimit pra. pranej po thojsha.

nejse, whatever smiley

ka shume mundesi qe Greqia pranon hyrjen ne teritorin e saj me pasaporte te Rep se Kosoves, vetem nese ka nje vize nacionale (jo shengen) te leshuar nga zyra e saj konsulore ne Prishtine ose Beograd. Sipas artikullit, zonja hadergjonaj kishte vize shengen te leshuar nga ambasada gjermane ketu.

 Une them qe po ta kishte pa njehere ate korofillakun grek, kshu sic shef nga kjo fotografia, ai do e kishte lene te hynte edhe pa pashaporte fare. smiley

Po kjo sikur ka vite te tera qe jeton ne Kaliforni apo s'ka nenshtetesi amerikane kjo? Apo ndoshta as pashaporta amerikane s'pi uje per t'u futur ne Greqi? smiley

E pse duhet me domosdo te marri pashaporten Albania, kur ka ate kosovare qe njihet nga shum shtete dhe shoqerite e fluturimit. Ketu eshte faji i autoriteteve greke qe nuk i kane lajmeruar shoqerite e fluturimit, udhetimit, per kete rregull specifik, sepse Greqia eshte antare e Shengenit dhe pranon çdo qytetar te paisur me kete vize, e leshuar nga cilado konsullate pjestare e Shengenit. Pra duke qene se ajo e mohon vizen Shengen tek pashaporta kosovare, ajo duhej te kish lajmeruar ter konsullatat shengen, dhe konsullata gjermane duhej ta kish sqaruar qytetaren ne fjale. Tani topi apo çeshtja eshte midis autoriteteve greke dhe konsullatave shengen. Se kush ka te drejte apo faj, kjo del nepermjet gjyqit, por jo ndermjet te demtuares (Alberies) dhe shoqerise se udhetimit, por ndermjet ketyre te dyve dhe autoriteteve greke e konsullates gjermane. Pra do te kemi (diçka e rralle por e madherishme ne historine e jurisprudences) dy pale kundra dy paleve. Une uroj qe gjyqi te zhvillohet, biles me pjesmarrjen e medias, sepse do te dilnin ne pah dhe te demtuar/viktima te tjere, dhe ajo qe do te ishte me rendesishme, autoritetet greke do te mirrnin nje shuplake te mire, sepse topi pastaj do te luhej jo vetem ndermjet te demtuares dhe shoqerise se udhetimit a fluturimit, por ndermjet dinjitetit te konsullates gjermane dhe autoriteteve greke, ku do dilnin dhe rregullat e vendosura ndermjet vendeve shengen. Mendoj qe do dali gjyq madheshtor, dhe nuk eshte çudi te kete dhe protesta te qytetarve te tjere.  

Pra duke qene se ajo e mohon vizen Shengen tek pashaporta kosovare, ajo duhej te kish lajmeruar ter konsullatat shengen, dhe konsullata gjermane duhej ta kish sqaruar qytetaren ne fjale.

Pjer, me siguri kur zonja ne fjale ka mare vizen shengen tek ambasada gjermane ne shqiperi, ajo ka plotesuar nje formular aplikimi si dhe ka depozituar dokumenta shtese per te argumentuar dhe garantuar vajtjen ne gjermani dhe jo ne Greqi. Keshtu qe cpune ka konsullata gjermane te sqaronte zonjen per greqine? 

Alberije,loçka jeme,pasaporta e KS per  udhetime ne Hell-ass duhet te shoqerohet me nje vize te leshuar nga zyra e tyre ne Prishtine.

Per ndryshe,haram te qofte simpatia ime nese atyre somalezeve nuk ju kendove kengen e Rugoves  smiley

Per somalezet e peshkut ,po e sjelli une

http://www.youtube.com/watch?v=o0pOgB34V20&feature=related

 

 

Alberije,loçka jeme,pasaporta e KS per  udhetime ne Hell-ass duhet te shoqerohet me nje vize te leshuar nga zyra e tyre ne Prishtine. - ose ne beograd!    smiley

asnje shtetas, mbajtes i nje pasaporte, nuk mund te aplikoje per vize ne nje ambasade, te cilitdo shtet qofte, ne nje shtet qe nuk eshte leshues i pasaportes me te cilen po aplikohet.

pra, nje shtetas me pasaporte kosovare nuk mund te aplikoje per vize ne ambasaden gjermane ne Tirane pervec rastit kur aplikon me pasaporte shqiptare. Kjo mund te behet vetem me autorizim te vecante nga nje ambasade apo konsullate gjermane ne Prishtine apo Kosove, ne rastet psh kur ka mungese stafi apo lehtesirash te tjera. perjashtim perben rasti kur kjo mund te kete qene e pajisur me vize nga shteti shqiptar apo leje qendrimi te vlefshme nga shteti shqiptar, ne te njejten pasaporte kosovare me te cilen ka aplikuar.

Une kom shku ne Greqi disa here me pasaporte te Kosoves edhe nuk kom pase problem. Bile edhe vizen ne Prishtine e merr mbrenda javes.

@kokekashte, une vet kom provu me marr pasaporte shqiptare para dy vitesh.

Zyrtari i ambasades me tha, si marokenet, turqit e tjere qe vijn ne Shqiperi, edhe ti si Kosovar duhet me jetu 5 vjet ne Shqiperi. (perjashtim  naj test te gjuhes?!)HA HA

Qysh o vendi o kuvendi. Ska lidhje.. kjo bukuroshja heren tjeter ne ta merr pasoshen e Serbise ma kollaj..

Mos ja u ve rene derrave te kuq, aq dine aq bejne.  Duhen riedukuar me konceptin e kombit.

Zonja ne fjale ka mbi 10 vjet qe jeton ne shqiperi dhe mund te kishte mare nenshtetesine shqipetare nese do te kishte pagu ndonje leke kuptohet. Por ju e thate shume sakte, se viza greke duhet te jepet vetem nga zyra konsullore greke ne Prishtine, sipas marreveshjes perkatese.

batall i madh se paskan ndaluar kete kerrme.

Sido qe t'i kete dokumentat Arberia kjo eshte fyese dhe duhet shtuar presioni ndaj grekerve. E para, ata duhet ta kishin njohur Kosoven me kohe. Ne vend qe te ndihen ne faj per kete dhe ta zbusin disi duke njohur pasaportat kosovare dhe duke lejuar udhetimin e shtetasve shqiptare te Kosoves, ata bejne te kunderten dhe rrisin presionet duke mos i lejuar personat me pasaporte kosovare te hyjne ne Greqi.

Ne keto kushte, shteti shqiptar te beje dy gjera:

1. te rrisi presionin ndaj Greqise per njohjen e Kosoves

2. te filloje te pajisi sa me shume shqiptare te Kosoves me pasaporta shqiptare

ca po thua mer jahu? per mendimin tim, je duke ja futur kot fare.

1. shteti shqiptar nuk mund te beje presion ndaj Greqise, sepse ka frike, sepse nuk ka pushtetar ne Shqiperi qe ka kellqe ta beje, sepse ka 1000 aresye nga me te ndryshmet, por me emerues te perbashket: shqiperia eshte vasale dhe e nenshtruar PLOTESISHT ndaj Greqise prej te pakten 18 vjeteve. - hence, kemi hektare me varreza greke, edhe aty ku greke nuk ka patur asnjehere historikisht, dhe jo varreza qytetaresh te thjeshte, por varreza ushtarakesh greke qe ishin armiq te shqiptareve dhe qe kane kryer masakra dhe gjenocid te papare ndaj shqiptareve. pervec faktit qe ne ato varre vetem kocka grekesh nuk ka. plus marreveshje ujrash, plus gjuhera zyrtare, shkollera greke me nje nxenes te vetem, plus, plus, plus... 1001 gjera te tjera qe tregojne kete nenshtrim TOTAL te shtetit "shqiptar" ndaj armiqve me te vjeter te kombit tone.

2. Greqia nuk ka refuzuar thjesht njohjen e pasaportes kosovare, ka refuzuar dhe nje dokument zyrtar te leshuar nga qeveria dhe shteti gjerman. - vizen schengen, qe perben dokument zyrtar dhe ligjor. nese Gjermania nuk ben ze dhe qep zorren, shteti jone ka nje aresye me teper per te mos ngritur breket qe ia ka zbritur greku ne fund te shaleve.

3. pajisja e kosovareve me pasaporta shqiptare ne nje kohe qe Kosova nuk eshte pjese e Shqiperise, apo e perfshire brenda nje kufiri shqiptar te njohur nderkombetarisht, eshte gjeja me e demshme dhe ndoshta me antikombetare qe mund te behet sot per sot, ne kete rajon dhe situate ku jetojme ne, me keta lloj fqinjesh. Cdo kosovar qe pajiset me pasaporte te shtetit shqiptar do te perballet me rrezikun e te qenit i konsideruar si refugjat apo emigrant shqiptar ne nje "krahine te Serbise" apo thjesht si pasardhes i emigranteve ekonomike shqiptare te kohes se komunizmit, sic pershkruhet ne tezat cubriloviciane te "akademikeve" serbe. kjo gje do te ishte spastrimi etnik me i madh qe mund t'i behej kosoves, duke konsideruar cfare fqinjesh kemi verdalle.

gre_wireless; ".....2 te filloje te pajisi sa me shume shqiptare te Kosoves me pasaporta shqiptare..." 

Shqiperia, gre, si vend qe zbaton konventat dhe rregullat e EU, nuk mund te dali jashte ketyre rregullave. Pra Ajo te jep nenshtetesine shqiptare, nese ti jeton 5-7 vjet ne Shqiperi, pra je ingranuar aty, dhe nuk mund te japi nenshtetesi nje qytetari te huaj qe i ka 2 shtetesi, sepse sot gati te gjitha vendet e njohin dy shtetesine, por jo 3-4 shtetesine. Ne bote ka disa qe nga rrethanat apo per sport kane apo duan te kene 3 e me shume shtetesi, mirpo sot per sot nuk njihet nga shtetet. Ne te ardhmen nuk i dihet.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).