Dikur jetonin në zemër të ish-bllokut në vilën 31, ku siç kujton Teuta, nusja e djalit të madh, Ilirit, bashkë mblidheshin në një çati, duke bërë jetën seicili më vehte, por mbrëmjeve takoheshin te holli i vilës bashkë me udhëheqësin e Shqipërisë, Enver Hoxha. Dikur, më saktë në vitin 1986, Klement Kolaneci dhe Pranvera Hoxha, vajza e vetme e Enver Hoxhës, do të udhëhiqnin grupin projektues të Piramidës, ku do të ngrihej pak vite më vonë muzeu për ish-udhëheqësin komunist të Shqipërisë.


Pas rrëzimit të komunizmit dhe ardhjes në pushtet të PD-së, familja Hoxha, ish-bashkëshortja Nexhmija dhe fëmijët e saj do të nxirreshin bashkë me bllokmenë të tjerë nga vilat. E ndërsa Nexhmije Hoxha dhe djali i saj, Iliri do të strehoheshin te një ndërtesë dykatëshe afër Pularisë në Laprakë, dhëndëri Klementi dhe bashkëshortja Pranvera do të jetonin më vehte.
Klementi do të ngrinte studion e tij private "Enigma", për të vijuar me projektime objektesh të ndryshme banimi dhe argëtimi. Por jo për shumë kohë. Në qershor 2005 Kolaneci do të konkurronte sërish për piramidën, por për ta ribërë, për ta kthyer në një teatër të artit. Projekti i tij ishte ambicioz, por për të mbetur sirtarëve.


Riardhja në pushtet e Berishës do të ishte edhe më e rëndë. Projektin e Piramidës do të fitonte një firmë e dyshimtë që pasi hoqi mermerin e ardhur nga Italia e veshi Piramidën me pllaka banjoje, ndërsa sot objekti ka degraduar në mënyrë skandaloze.


Puna për Klement dhe Pranvera Kolanecin do të vijonte keq e më keq. Për të paguar borxhet e marra, ata detyrohen të heqin dorë nga shtëpia që kishin për të banuar në një më të vogël. Por jo për shumë kohë. Sepse atë tani, për paaftësi pagese e ka rimarrë banka ku çifti Kolaneci kishte marrë kredinë. E thotë njoftimi i bankës në fjalë që ka nxjerrë edhe njoftimin për ankandin e dytë që organizohet nga zyra e përmbarimit se aty po zhvillohet një ankand për shitjen e pasurisë sa paluajtshme, apartamenti ka një sipërfaqe prej 83.9 metra katror, në njërën prej rugëve kryesore të Tiranës.


Dhe ndërsa Klement Kolaneci është në kërkim të strehës së re të familjes, firmën e tij e mban njëra prej godinave më të bukura që i janë shtuar Tiranës, siç është ajo "Kastrati" te ura e Tabakëve në Tiranë, që i ka dhënë shkëlqim urës së vjetër otomane.
 

94 Komente

 nuk besoj se do te jene katandisur tek zyrat e asistences sociale tek lagjia

aman se na keputet shpirtin me ketd histori biznesi

 Ca faji kane qe jane femijet e Enverit? Jam dakord qe s'kane pse te kene pasuri e firma pa merite, por jo te mos lejohen te bejne dicka.

d.m.th e ke marre si te mireqene (nga ky "artikull&quotsmiley se nuk iu eshte lejuar te bejne dicka? 

 

 lum keta qe kane luksin me u qa neper gazeta!

"Projektin e Piramidës do të fitonte një firmë e dyshimtë që pasi hoqi mermerin e ardhur nga Italia e veshi Piramidën me pllaka banjoje, ndërsa sot objekti ka degraduar në mënyrë skandaloze." - Nuk e di se sa e dyshimte eshte kjo firma, por te zevendesoh pllakat e mermerit me ato lloj pllakash (banjosh) duhet te jesh idjot i madh.

Nuk e di se sa e dyshimte eshte kjo firma, por te zevendesoh pllakat e mermerit me ato lloj pllakash (banjosh) duhet te jesh idjot i madh.!

Idjot? Me sa duket jo!!! Duhet bere dicka qe te justifikohet vjedhja! Psh. Kostoja fillestare e projektit eshte 5 milione euro. Harxhohen 2 milione per pllaka banjo qe duhen zevendesuar brenda vitit!!! Diferenca shperndahet neper xhepat e atyre qe hedhin firma, japin leje etj qe nga fitimi i tenderit e me radhe .... deri tek xhepi i te ashtuquajturit biznesmen! (shifrat nuk jane reale - por supozime)!

Se dyti: Marrja e shtepise kur nuk mund te paguhet kredia ose bizneseve te falimentuara nga banka nuk perben ndonje sensacion pa marre parasysh se kush eshte, si ka qene dhe si eshte!

Po, edhe ajo qe thua ti ka shume mundesi qe te jete.

""Në qershor 2005 Kolaneci do të konkurronte sërish për piramidën, por për ta ribërë, për ta kthyer në një teatër të artit. Projekti i tij ishte ambicioz, por për të mbetur sirtarëve."""

 

shiko me sa meshire dhe keqardhje e tregon historine ai/ajo te shekulli...

thuajse i hengren hakun me te mirit....

Vazhdon lufta e klasave. Edhe sikur kjo te mos jete e vertete vetem nga menyra si e veme ne dyshim kete fakt tregon se ne jemi komuniste per lufte klasash  Vec se ne kete rast jemi komuniste me lufte klasash anitkomuniste.

Komunizmi vdiq ne Shqiperi dhe ne bote, por lufta e klasave  jeton ne mendjet tona.

 

 

shkrimi e trajton me meshire per tenderin...se i eshte bere padrejtesi e ku ta di une........duke aluduar pa fakte, por thjesht me instiktin nostalgjik..

fryma e ketij shkrimi ne vetvete te fyen inteligjencen....dhe kur dikush te fyen inteligjencen kemi plotesisht te drejte qe ta veme ne dyshim....

 

 

 E c'na cane veshet perdite me keta, jo po Enveri, jo po i biri, jo po e bija, jo po ai tha, ajo u pergjigj, ata deklarojne, etj. Sikur s'ka halle te tjera - dhe te te tjereve - sa te duash per te diskutuar...

 Bo sa gjynof ky cifti?! Po kur Pranvera shkonte ne vitet 80 per te hollu bythen ne klinikat e dobesimit te Californias, kurse ne hanim buke me pras a me ma men kjo motra? Masnej po kalamajte qe u shetisin me Range Rovers nuk iu japin noi lek prinderve?

Se mu perzie edhe me shume ngaqe e lexova pas fukarallikut dhe halleve te familjes se te mdhit Petro Marko.

PF,

edhe une them me ironi  Bo sa gjynof por jo per faktin se cfare ka bere Pranvera ne vitet 80. Se kjo ngjan si ajo qe u thoshin femijeve te borgjezeve ne vitet 60.

Olimbia  shkonte ne vitet 30 per te  zbukuru floket ne klinikat e flokeve  te Romes , kurse ne hanim buke me pras a me ma men kjo motra? Masnej po kalamajte qe u shetisin me Fiat nuk iu japin noi lek prinderve?

 

Mua me sme vjen aspak keq sepse e di qe ka te tjere ne kushte me mizerje Familja Marko eshte nje shembull. E lexova edhe une ate shkrim

ajo Olimbia e viteve tridhjete shkonte me parate e saj, ndersa kjo Pranvera e viteve tetedhjete shkonte me parate tona. E kupton kaq gje se u bere i bezdisshem duke mbrojtur nje rregjim kriminal? Si kane fytyre e dalin e flasin keta njerez kur une dhe te gjithe ne nuk kemi degjuar edhe nje fjale nga goja e tyre qe te thone: "shqiptare, ajo qe beri babai yne me kete vend qe nje krim, nje gjeme dhe ne e denojme po aq sa ju, pavaresisht se me vonese dhe jo qe atehere", por kjo fare e keqe edhe sot mbron Enver Hoxhen politikisht. Femijeve te te kesaj fare te keqe qe sundoi Shqiperine per gati 50 vite dhe qe kane qene ne moshe madhore gjate kesaj periudhe keta gazetare te paafte duhet te ju bejne nje pyetje shume te thjeshte: A ishit dakort ju me krimet e prinderve tuaj (kam bindjen qe do te pergjigjen po qe kemi qene dakort atehere dhe e justifikojme dhe tani)?

Duke te kerkuar falje per bezdine po keshtu thane edhe komunistet

Olimbia  e viteve 30 shkonte me parate tona. Si kane fytyre e dalin e flasin keta njerez kur une dhe te gjithe ne nuk kemi degjuar edhe nje fjale nga goja e tyre qe te thone: "shqiptare, ajo qe beri babai yne me kete vend qe nje krim, nje gjeme dhe ne e denojme po aq sa ju, pavaresisht se me vonese dhe jo qe atehere", por kjo fare e keqe edhe sot mbron borgjezine politikisht. Femijeve te te kesaj fare te keqe qe sundoi Shqiperine per gati 500 vjet  vite dhe qe kane qene ne moshe madhore gjate kesaj periudhe keta gazetare te paafte duhet te ju bejne nje pyetje shume te thjeshte: A ishit dakort ju me krimet e prinderve tuaj (kam bindjen qe do te pergjigjen po qe kemi qene dakort atehere dhe e justifikojme dhe tani)?

 

 

Mare nga gjygji i vajzes se nje borgjezi

hahahaha, s'ka pasur Shqiperia dinasti 500 vjecare asnjehere...Nuk e perballon kete debat o Toko ti. Ata borgjezet e vite 30 kishin pasurine e tyre qe e kishin vene me mund e djerse, ndersa Pranvera kishte pasurine e gjithe popullit. S'mund te akuzohet nje avokat apo tregtar i viteve 30 qe kishte para per shkak te punes dhe kualifikimeve te tij dhe ketyre qe shfrytezonin parate e njerezve te thjeshte.

 Toko, une haja buk e pras (ose me mire plaku im) jo se nuk ishte i zoti, se ai e kishte maru Universitetin ne Prage, po se nuk e linin.

Mos harro qe ne asikohe nuk kishim as pasaporta, dhe kishte rob qe i kishin rras ne burg vetem se kishin thone qe kishin qejf te shkonin njehere ne Amerike. Kurse Olmbia kishte pare shkonte, Bedrija nuk kishte dhe rrinte. Por aresyet ishin vetem reale dhe ekonomike dhe jo te stisura nga politika. Nejse, jam i sigurte qe edhe ti i di shume mire keto.

S'e paske kuptuar qe toko foli me ironi.

 Po mer toko po , por Olimbia shkonte me paret e veta keshtu qe mos u mundo ta mjegullosh situaten se s'pi uje. 

Ishalla e prishin fare ate m*t piramide se sa here kaloje mi ngri qimet nga inoti.

Olimbia shkonte me paret e veta, kurse Pranvera shkonte me paret e Olombise ne fakt smiley

 Me paret e Olimbise dhe te tuat e te miat.

I vetmi konkluzion qe nxirret nga ky lajm eshte se femijet e Enverit nuk kane trasheguar ndonje pasuri (ne likuiditete apo ne te patundeshme) nga i ati. Mua me rezulton se edhe Nexhmia (e veja e diktatorit) jo vetem qe nuk ka trasheguar (apo grabitur sic mund te kene qefj disa te thone) gje, por qeverite demokratike te ketyre 20 viteve nuk i kane dhene ose e kane penguar te marre edhe ato qe marrin te gjithe shtetasit shqipetare ne moshen e saj.

qeverite demokratike te ketyre 20 viteve nuk i kane dhene ose e kane penguar te marre edhe ato qe marrin te gjithe shtetasit shqipetare ne moshen e saj.

Pikerisht, Kokashta, ketu qendron problemi. Nje çift arkitektesh te suksesshem, qe s'do mbanin ne shpine historikun familjar, do kishin jetuar ne luks mirepo keto s'po marrin as minimumin e shtetasve te thjeshte. Keto jetojne ne nje persekutim te heshtur; une jam pro denimit nese ka prova konkrete por, nese nuk ka, leri te jetojne te qete.

 La_rose

"Nje çift arkitektesh te suksesshem,"

Me fal po c'kriter perdor per kete konkluzion? Nese eshte financa gabim, nese eshte puna une pervec piramides nuk dije ndonje projekt tjeter, dhe ajo me duket si nje krim arkitekturore, prandaj dhe ata nuk fitojne projekte jo se i pengojne te djathtet, Mos harro qe biznesi i ndertimit e ka qendren ne Tirane dhe te gjithe e dime cili krahe e mbizoteron ate. 

ej qiviria, po na e shpifet me kto artikuj seriozisht.

ca boni kshu smiley

a di njeri ku listohen kto pronat e 'permbarume' smiley

Si regull zyrat e permbarimit qe jane ne te gjitha rrethet e shqiperise njoftimet i afishojne aty prane vendit ku kane zyrat, por nga ana tjeter kreditori (ne rastin konkret banka) nese deshiron mund ta nxjerre kete njoftim edhe neper gazeta, internet, media etj. Po ta lexosh me vemendje artikulli thote se do te organizohet ankandi i dyte. Pra sic duket ankandi i pare per ta shitur kete apartament ka deshtuar dhe gjithmone sipas ligjit, zyra e permbarimit eshte e detyruar te organizoje nje ankand te dyte, por duke e ulur cmimin fillestar me 20% nga cmimi fillestar i ankandi te pare.

 flmd - po ne internet, shpallen keto lista apo jo?

Toko, une haja buk e pras (ose me mire plaku im) jo se nuk ishte i zoti, se ai e kishte maru Universitetin ne Prage, po se nuk e linin.

Mos harro qe ne asikohe nuk kishim as pasaporta, dhe kishte rob qe i kishin rras ne burg vetem se kishin thone qe kishin qejf te shkonin njehere ne Amerike. Kurse Olmbia kishte pare shkonte, Bedrija nuk kishte dhe rrinte. Por aresyet ishin vetem reale dhe ekonomike dhe jo te stisura nga politika. Nejse, jam i sigurte qe edhe ti i di shume mire keto.

PF Aspak nuk mendoj se qe s'ke tedrejte morale  dhe se qe ti apo babai tend ( plaku) nuk ishin me zgjut se Pranvera, Enveri apo Iliri & Co. Problemi qendron se keto iken tani Po te fillojme me femijet e femijeve behemi njesoj si komunistet. Kete them une. Nese kemi mundesi te ndertojme nje demokraci dhe nje sistem qe sejcili te mare sipas merites atehere qofshi keta bij te bllokut apo bij te te perndjekurve nese ju takon hall ta kane

Kete them une dhe azgje me teper

Uaaa sa kom qa! M'u kput shpirti! Se ky lajmi vetem i vertete nuk eshte!

Car thu me PF, po kujt po i rruhet per familjen e Petro Markos para ktyne. Vrau njeri Petro i shkrete? Jo, vetem punoi e shkroi per atdheun. Kurse ai "qoftelargu" ka vra me mijera! Une çuditem se si ky lajm nuk eshte ne faqen e pare te te gjitha gazetave!

Ptu, fare e keqe qe s'u shujte kurre!

hahahahahahaha, "fare e keqe qe s'u shujte kurre!". Nuk ka si te shuhet perderisa jeni gjalle ju (ti) e shume te tjere si ty, pjelle e asaj fare te keqe; apo nuk e dije?  

ej, a mund t'hapim naj llogari bankare me i ndihmu kto me donacione?
C'i keni kto mer amon...ca lesh persekutimi jeni tu fol? firmat e para te ndertimit u hapen prej ish-oficerave e sigurimsave. Kush i detyron ato mos me mor Klementin si projektus, pushteti e? Pse nuk e punson Kokdhima ket; nuk e le Sala gjasme?

hahaha! 5*

Nuk jane budallej djemt e E Hoxhes me u hap bythesh, ata kane bizneset e tyre ne emer te tjereve te ardhurat i morin vete,nje te tille e kane ne Burrel.

Pastaj si shume po shqetesohen disa peshq per keta qe jetuan ne pararajse,

Mos harroni sa vila, shtepi, fabrika, dyqane e bisnese te ligjeshme u rrembeu regjimi i E Hoxhes, qindra e mijera qytetareve, qe i degdisi internimeve e burgjeve duke i quajtur si klasa te permbysura.Po ju jap vetem nje shembull

 

Eqrem Vlora – ish-ministër dhe i vëllai i Safa Vlora, të bijtë e Syrja Vlorës, ishin ndër personat që u ndëshkuan nga regjimi “Hoxha”. Më 7 korrik 1945, në Vlorë konfiskohen: hotel Tirana (2-katësh), 1 shtëpi me 9 dhoma me 14 rrënjë ullinj+garazh, një shtëpi në skelë, 1 truall. Të tjerat janë në emër të babait e vëllezërve të tij Namik e Ferit, të cilat sigurisht u sekuestruan më vonë.

O KokeKa..., une e di shume mire se kush jam dhe nuk asnje lloj kompleksi ta them. Ti pyte nje here mire tet eme se ndoshta kompleksohesh kot. Ku i dihet mund te jesh pjelle e ndonje fare ndryshe nga ajo qe mundohesh te fshehesh pas pseudonimeve kaq te gjetura.

A jeni serious? Lajm osht ky mer? Hala s'kon shit ene gjak! Pse duhet me na i thon neve keto pune? Le qe me ca te drejte shkruni njehere per hesapet e robve te botes?!?! Tipik thashethem fshatar!

qeveria e peshkut pra moooo, na e ka bo ppu si suplementin e Panorames.

kot se myllin fare tashti per vere

 Eh! sa e mjerushme dhe shume e vertete, eshte gjendja e njeriut kur i iken filli. Si Klemit. Me besoni mua! 

 Ai njeri  katandisi si per te vertetuar  te  thenen smileyi xhanem? Vete Enveri, gjith ai burre shteti, ta kete bere ate fare krushqie ?Pa lidhejn e duhur,  as ne permasa e as ne vete masen.Dikur, kur ishte ne P.Nini,  Paranvera ishte vertete ...Pranvere. Nje vajze e urte, e ndrojteur fillimisht, pa tundjen e shkundjen dhe  nazet  qe kane vajzat.Pa tualetet,   qe sot bejne qysh ne fillore.E beshme,  e bardhellemte,  si kupe farfurie, ecte kokeulur rruges per ne gjimnaz.E pashe per herete pare dhe sepse me dhimti pas koke.Nuk se ishte shume e bukur, sepse do te genjeja, por ishte simpatike dhe veshur me shije te holle.Ato nuk i kishin munguar kurre!Ishte tamem  ne vitin e dyte te  shkolles, kur une lumeziu, pa e ditur se cila ishte,  i preva udhen.U bera ai qe nuk isha ne te vertete.U bera trim, dua t`ju them.

-Urdheroni ! Ça deshironi ?

-Une u preva.Vetem ajo mund ta mbaje mend si isha bere ne tere qenien e dukshme  timen.Mu duk shume e shume me teper simpatike. Dre! Ashtu u duket te rinjve qe e kane per here te pare.Kishte nje buzqeshje feminore, qe nuk arrij ta pershkruaj. Buza e poshtme mu duk si pakez e varur apo ndoshta  ju be nga qe po habitej nga  nje trim qe ju faneps, 300-400 hapa  jashte perimeterit rrethues te "Keshtjelles" te Bllokuar.

 Me vone, shume me vone, kur zura te bashkepunoja me Klemin, ne nja dy projektet, sot e gjithe diten,  akoma te parealizuara(per faje vetem te tij) Kam arritur te beja nje analize tecilien dikur as qe me shkonte nder mendje ta beja.

    Ahere, u mahnita tek sa pashe  ato buze te saj, ishin  si nje kuti serme, gjysem te hapura.Tamam si kapakçelura.Ahere nuk pata  menduar se molla e mire,  sikur takset, per  rracion krimbi. Neise, kja bindje mu ngulit,  me  erdhi si te them,  shume vone.

  Ta vazhdoj ku e lashe.Atje tek  sheshi para MA-PO.....s  

   Zu te buzeqeshte habitshem.Ndoshta u habit. Guxoi ta ndalonte ate   nje... halahul! Mbase nuk ju krijua tamam ajo ndjesi.Apo mos edhe me keq.Nje Zot e di si mendojne vajzat kur u delparparanje djale.Apo mbase dhe ju duk se para saj ne ato momente qendronte  marremendsh, nje  prej atyre  qe populli tiranas perdorte shpesh nofken;  "karallo i mjere". Kurse mua mu duk vehtja  trim e permbi trimat, tek sa syte me ishin ngulur mbi ato buzet te cilat me dukeshin sikur jo hapeshin lehtazi nga buzeqeshja,  por sikur  gati po me leshoheshin.Te merr nga nje here ne qafe  mendimi  i pasakte.Tere qenia ime edhe pse ne  alarm, nisi  stepej  si te ishte e perqendruar ne nje loje te palozur asnjehere.Me dukej e bukur vertete e shkreta vajze !

-Por sa zgjati ?- do me thoni

  Ku ta dija une i mjeri se.. po "lozja" me fatkeqesine time ne ato pake çaste.

Vera kthevi koken nga ana e Dajtit dhe fesht e me iku..Une mbeta duke shikuar linjat e saj  qe sikur lodronin nden shikimin tim.Do me ishin bere gjithe leng, te palotet syte e mi.Por  as  dy minuta nuk zgjati ajo perhumbje.Nje dore e fuqishme me gishtat si dhembe tigri, qe  mi nguli pakez nden qafe, me  tmerroi..Dhe sot qe e sjell nder mendje ate moment  ze e me jap supi i majte, nje therje si prej ramatizme  pasoje e nje igrasie te vjeter...!

- Pa he! Ja more na thuaj, ti trim i madh, qe ndalon vajzat e botes udheve.

-Nuk eshte e botes.Ate... e , e njoh... prej kohesh. arrita te them se pastaj me syte mu veniten prej dhimbjes se supit.

-E njoheka prej vitesh ky, more  Astrit, degjon apo jo more?

-Dre! E qysh ashtu a te q...udhet?Na e njoke tamem more? Po qe kur a naplaç buzen more?"-pyeti ...ne menyre "shume te kulturuar" ai qe  shoku i vet e quajti Astrit. 

Nuk na thua, t`ja mesojme dhe na emrin, qysh e ka se sja dime ?  Mezi po presem te na e thuash ! Dhe erdhi e me futi doren  ne ije,  si te me kishte mberthyer me nje prej atyre  darave te Qato Evqjitit, kur kapte gozhdet e prishura, te   patkonjve te kuajve ne Han te Stavros.Le supi, por dhe zhapa e barkut..zhapa them dhe une i gjithe barku sikur me mori flake!  E gjithe pjesa muskuloze e barkut, mu bene...  sikur te ishin te lagjes.  

He pra he! Si e ka emrin ajo kocia, qe e njoka perj vitesh, surrati yt si kurriz kukubrshke.

-Kot  ju thashe,  nuk ja di pohova.

-Dre! edhe prej vitesh qe  njiheni edhe nuk ja ke mesuar emrin!E shofash ashtu e shofash me uje bore more, mashkull m....i ?

-Me thene te drejten, ne ato momente pas atij llafi  une  ndjeva se çdo gje mund te isha, por mashkull kurre!Me kish kaptuar perbrenda!Doja vetem te liroja supin dhe zhapen e barkut.Pa te behej ç`te behej!

-U afruan kurreshtare.Nga tillet , sa mora une eksperience, paskej raste qe edhe te ndihin me prezencen e tyre,... ne se perbuz turpin nga ata qe mundet te te njohin.Mirepo mendja ime punonte vetem ne sup dhe ne bark.Nuk me dhimbte tjeterkund.

 -E more rrugaç ! More  zagar, more i lopçar( kete llaf nuk ma kishte zene veshi gjer sa isha bere aqe, por e mendova si dhe te tjerat)qe u del vajzave te botes ne mes te tudhes.... dhe ja u lypen shqeto..!-Foli ai i pari  qe nuk ja mesova kurre emrin.

-jazek ! - me fyeui nje grua  tek te gjashtedhjetat.

-Te tillet e kane vendin ne  Sharre tek shkolla e bakaboneve ose ne Karavastra...! Ke moter ti more zylal, ke ? -me pyeste mua ajo sikur  vera te kishte qene e bija.

-E more se i ri eshte -foli nene ze e duke ikur, nje djalosh, qe me vone e bera shok me te.

-Si the ti, si the ?  Pa dale,  dale se qenke shoku i ketij dhe ti -ju ndekrye i paemri. Por djaloshi u dha kembeve.

Mua me moren dhe me shpune ne cep te Blokkut tek nje  vendroje  me dy telefona.Aty "mesova" plot gjera qe nuk i dija.Ata mesuan prej meje te gjithe gjenealogjine familjare.Por ajo qe mesova dhe qe sa nuk me ra te fiket kur ma thane,  ishte se... une kisha ndaluar ne rruge te bijen e Enver Hoxhes.Nja dy muaj shifja endrra  me gjithfare  tmerresh.Vetem nje nate, nje nate te vetme,  pashe  nje enderr sikur  isha bere dhender i Enver Hoxhes. Nga ajo kolibja vendroje e Bllokut une dola  si i rilindur.Me thene te drejten edhe pakez i lagur. Fjala e findit  e atij oficerit  mesobuure, te vendrojes ishte:

-Ike, shiko punen dhe mos u dil me perpara vajzave te botes!

Tunda koken ne shenje pohuese,  por tek sa largohesha i thashe vehtes:Lumezi! edhe te te shtypin  kocet e botes as syte mo u hidh! Se ku  i dihet te kuja jane! Dhe ....... 

Demek si Klemi...Por   i gjate sa vet Pranvera.Mirepo kur u zgjova, isha bere ...Jo! Mos ma  keqkuptoni! Gjithe djerse.

 Ndersa  shume vite pas asaj ngjarjeje,  fati  e pruri te punoja me Klemin.Dhe me Veren por ajo dukej ne studjo shume rralle.Nje dite,  tek sa po bisedonim, ajo sepse mi nguli syte dhe me pyeti.

-Jemi takuar ndonje here bashke? 

-Nuk mbaj mend, nuk e besoj por... edhe mundet-ja ktheva.

Ne fakt,  une kisha takuar nje "Vera tjeter", jo me ate qe kisha para syve.Dhe tamem ate dite une thashe me vehte: Enveri se si i beri disa praksira...! E une budallai pata besuar se Ai kushedi sa e si  do tu kishtelene pasuri femijeve.Kush beson ne te kunderten, le te shikoje si jane sot te pasmit e tij.

   Nuk e bej te mençur,  tek sa shikoj  te  sotmit, qe na udheheqin.

Ama,  ate "eksperiencen time" dua ta mesojne sa me shume te rinj..Larg, sa me larg, prej femrave, prindet e te cilave kane pushtet!Pushteti nuk "ha" vetem  ata qe e kane, qe e perdorin, por dhe  ata  rreth tij, bashke me  te pasmit...Shembull me te mire se tek  Klemi dhe Vera nuk keni per te gjetur...

Po faji? I kujt eshte? Per mua, ..... i pushtetit

 

 

Dale nje minute, grava: i yti eshte ky shkrim me lart? dmth ti je autori?

hm, sec ka ndonjehere ca shprehje mizore fare ky populli yne...

"nuk pata  menduar se molla e mire,  sikur takset, per  rracion krimbi"

Flo, une ne "origjinal" fare e kam pas degjuar nga xhaxhesha ime, ne fakt (paste ndjese), qe thoshte "mollen e mire e ha breshka". E pyeta nje here, po si keshtu? Me tha, po ja, shkojne te gjithe per ta kapur, hidhen e s'e kapin dot, me ne fund bie nga tejpjekia, dhe vjen breshka zdruq zdruq edhe e ha...

PS. Ajo ishte grua nga fis i mire, nga Sevrani (paste ndjese!)

ndersa une kam degjuar nje tjeter

"rreshkat i ha breshka"

makabre

ate xhaxheshen kam pat ndermend kur kam shkrujt kete (qe thote me shume llafe ate qe the ti vetem me tre smiley  )

U rritëm si pemë mëkati,
dështuam lule të qashtra,
duar aguridhësh këputën aguridhet e para,
taninë e kureshtjes
rrudhi grykët,
rrëshirat ngjitën buzët plagëve
në puthje të dhimbshme,
frutat e kuqe mbetën pa vjelë
për metafora folklorike,
pastaj ca u fishkën pa rënë
me saharozën e tharë të tejpjekjes,
ca ranë përtokë dhe u tmerruan
prej javashësisë së muzgut dhe breshkave
që u afruan ngadalë
me skelete hedhur mbi supe,
për ti ngrënë
dinosaurisht,
me nofulla qorre,
kafshime fosilesh.

Ca jane keto perversitete keshtu?  Ca jane keto qurravitje te peshtira pseudoemocionale qe mundohen te ndjellin simpati per aristokratet e kuq sepse ju ka marre shtepine banka se nuk ishin te afte te paguanin kredine? Ca eshte ky trakt i perlevduar qe vetequhet gazete dhe eshte bere tabloidi personal i aristokracise se kuqe duke intervistuar Ramizin, Nexhmijen, Teuten etj etj?  Frytet e fares harbute, te mbjellur per gati 50 vjete me rralle, keto...

Grava; "....

-Jemi takuar ndonje here bashke? 

-Nuk mbaj mend, nuk e besoj por... edhe mundet-ja ktheva.

 ...."

 

Po pse mor derzi nuk i the qe po, jemi takuar, por ishte nje takim i dhimbshem.

 E mo emigrant i imi  eshte shkrimi, pse i kujt thua?Nuk ta mbush mendjen apo po nuk me pe me sy zorr te besoshe. Eeee !Apo ke dyshim,  mos ma ka be ...sekretari.Vete ore vete une mavriu i asaj dite.E kam pare shpesh dhe ate  qe me ngulli thonjte ne qafe.Se nuk harrohet borxhi dhe.... kur ta bejne si ma bene mua.Si te bere nga pas.Me ç`kam hequr ate dite, e si mu dha rasti sot, thashe:..Shpetova,  nuk  do t`ja tregova varrit ate histori.Ja u thashe Juve, te basenit. Une,.... gjene mire qe shkrova aqe...! Po ta dini! Ja kam thene  Klemit.Qeshi shtrember. Ashtu siç qesh vetem ai

   Pjer, ...e ke pare si eshte bere sot? Meshires vete  dhe  i vjen keq.Vetem te "pakapsmit",  meazallah se" i ungjet inati".Nuk e ka ditur  ate proberbin e popullit:  "Rrofshin,  qe ti shikojne te pasmit..!"

    Ke pare qe te gjithe  femijet e udheheqesave keshtu kane perfunduar! Qe nga Stalini, Maoja, Çaushi, Zhivkovi, Gomulka, Titua,... Koffi Anan, ..te taneve e plot .Njeri me budalla se tjetri.Nga qe i ushqenin me "kufeta" mbase.

 

Rrefimi me pelqeu shume, grava. A mund ta perdor si detaj ne dicka qe kam ne dore (gjithashtu nje shkrim); a kam leje?

Po pse mor derzi nuk i the qe po, jemi takuar, por ishte nje takim i dhimbshem.

 

mir e ke zotrote,i nderuar Z.Pjer por,kur ke ne kurriz eksperienca te tilla,te ndryshojne jo vetem jeten,por te duket sikur ke kalu dhe ylberin smiley

O ti grava kishe ndonje gje per te me thene ti mua?  Shprehu qarte he burre, leri keto ironizimet dylekshe me gabime drejtshkrimore.

Riardhja në pushtet e Berishës do të ishte edhe më e rëndë. Projektin e Piramidës do të fitonte një firmë e dyshimtë që pasi hoqi mermerin e ardhur nga Italia e veshi Piramidën me pllaka banjoje, ndërsa sot objekti ka degraduar në mënyrë skandaloze.

Pra,sipas Kocos,Edi do tja jepte ketij po te ishte ne pushtet,si dhender i para ardhesit te tij.

Sa per degradim,Koco,te shohesh rruget qe ben ti pas nje muaji jane gjithe gropa.Te shohesh pastrimin e Tiranes ,te merr frika nga plehrat.

Epo kush qenka Grava, " Kiri" qe i binte kitarres !

kush eshte ky "kiri" qe i bie kitarres?

 I pakapshem, nuk me ke kuptuar.Se nuk e kisha hiç me ironi por thashe  se mu duk tek sa thoshje , nje inat, qe nuk besoj se  ju vjen kot  se koti.Sa per gabimin drejtshkrimor  nuk besoj se perben mekat.Ne nxitim e siper edhe ndodh.Po e ke kuptu ironi tekerkoj ndjes.eshtefaji im qe nuk kam dit me e thene me ndryshe......!

Lumidrin nuk po i pergjigjem, gjer te gjeje "kirin", se xhovalla shikon ngjajshmerine.Lini opre keto se jane vocerrima.... si prej  te atyre  qe e kane per qejf te "kruhen"

 nje inat, qe nuk besoj se  ju vjen kot  se koti

 

Te tille artikuj duhet te ndjellin inat ne te gjithe Shqiptaret qe i lexojne...

Pse?

 Jo, pse inat? Shoqerite e hapura ,lene pas inatet

Grava, shoqeria Shqiptare eshte teper larg te qenit te hapur.  Sistemi sllavokomunist krijoi dosje per cdo qytetar te shtetit.  Kur te hapen keto athere mund te fillojme e te flasim per hapje.  Pastaj vjen demaskimi dhe denimi i gjithe elementeve te aparatit te sigurise te atij sistemi, qe sot e kesaj dite bubrrojne e lulezojne sikur te mos kishin shkaterruar me qindra mijra jete...Kshu Kshu...

@kokekashta

Pse?  Sepse po na serviren ca pseudodrama te peshtira per gjoja vuajtjen e aristokrateve te kuq, qe kur keta jetonin si mbreter populli qe vazhdon te jete vertet i vuajtur, athere ishte teresisht skllavi i ketyre pashallareve.  Te tille artikuj nga te tilla trakte jane ofendim i rende per te gjitha vuajtjet qe ka hequr dhe vazhdon te heqe populli ne pergjithesi.

 ..Emigrant i dashur! Perdore ore si te ta marri mendja.Ate histori ma dine plot veta, shoke te mi.Por harrova nje detaj te vogel, qe me ndodhi pas asaj te pares.

  Qendroja me nja dyshoke atje ke cepi i MAPOS.Peshtetur pas murit   vetem duke pare se per ti gjujtur gocat.... ja o rruanim.Une nje pale pantallona dok Kombinati kisha.Ato laj e thaj, por  isha merakçi. I hekurosja per nate....shtrire  poshte dyshekut.

  Rrija gjithe frike prej atyre dy trimave qe me futen daten.Tek cilado vajze shikoja te bijen e nje udheheqesi.Biseden me ndonje qe kishte nge,  e nisja duke pyetur;Ku te punon babai? po vella te madh ke? ku te punon? ke njeri ne sigurim ?...Si sigurohesha nga ato "te mebrdhira", edhe çoku kolisnim.Por shume shume rralle ahere.Krahesohet me te sotmen? Bah! Sot eshte Zhorra!Kohe o kohe, qe na zure kur  po iknim...! Te hengesha temen, degjove moj kohe!

  E qe  pata llafin,  nje mengjes, si shume prej atyre, qe na iknin kot fare,  kisha dale me heret se shoket.Isha si nepergjume akoma.Kthej koken nga Dajti, se degjova zhurmen e atyre te radhes se qumeshtit.I kishin levizur paqeten "Partizani" nje pensionisti, ndaj plasi sherri.  (merret me mendje bosh, paqeta  por ishte ne radhe dhe  "pronari"  merrte dhe nje shishe tjeter qumesht) Ne vend qe te perqendrohesha tek pensionisti grindavec, mu perplasen syte tek silueta e asaj....Per dreq  po vinte drejt e tek rrija une ajo vete, Vera.Sa mu afrua nja dy çape vajze, une ktheva koken nga Selita.Nga kjo e vogla, se mos e kujtoni....nga e madhja.Ashtu me kishte thene ai i kabines tek porta e Bllokut;"As koken mos kthe me nga ajo..!"

Kur Ajo me cingrisi vete! Me foli ore!

-As nuk po pershendet, pa le me te thuash ndonje fjale si ate dite.................!-dhe iku  buzagaze

  Une  nuk e mblodha veheten.Mu kujtuan taze ata thonjte ne qafe dhe vetem pasi  ajo pat kaptuar cepin e pallatit "L", munda te shqiptoja: Jam i vogel... pa...

Grava, shume falemnderit!

Me mirenjohje!

Cimi

 .Por ajo qe mesova dhe qe sa nuk me ra te fiket kur ma thane,  ishte se... une kisha ndaluar ne rruge te bijen e Enver Hoxhes.

:-D

mos ma merr per te ters, po me kujtove nje skene. Solidaritet 

http://www.youtube.com/watch?v=SEGL1s16zxQ

Grava, po vras mendjen ku ishte ky pallati "L". Ai para librit universitar ka qene "U". Apo vete pallati i librit universitar po thua?

 Jo mo gas emigrant, jo! Jo ai qe thoni Ju! Je larg ke  L.Universitar. Muketu poshte mo, perbadhe ish sadhamerise.Ku shitej qumeshti mo.E mba mend? Sot eshte  EHV-ja.Apo ku arrive ti dhe  pive ti qumesht radhe!

 Ai  padhati, ku qe poshte  ish MAPO,  ku eshte rotonda sot, qe kthehesh dhe merr larte, per ke P.Nini.I lagjes tone je dhe ti mo qerata? Po ao qoshe ka qene(dhe eshte akoma sot ) per çunat, mu si pusia e Shemo Hajdutit.

 Ah moj ameriqi! Na  i bere djemte, te na harojne dhe sokaqet, pa le  "te mirat" e  vendit... qe i percodhi tutje.... !

Lere se e mora vesh ku ka qene. Ke kujtu se je larg dhe po i shpeton syrit vigjilent. Pastaj ti ke synu per shum shum lart. The winner takes it all, imperial flash me i llaf.

Grava, ja versioni paralel i joti ne hemisferen tjeter smiley

http://www.imdb.com/media/rm990813184/tt...

 Te paska ndodhur dhe ty mo hunter ?Se mos eshte gje e veçante per djemte çapkene.Por  e veçanta ishte qe nga ai "guxim" pa e ditur, mua...  mu shojt fare per gati nje vit... Mbase nuk ma besoni, por nuk ishte se me torturuan gati dy ore, por sapo me thane    emrin e babait te asaj qe kisha "guxuar" une,  me beri me hije.Kujtoja se e kisha perdhunuar.........

Mbase nuk ma besoni, por nuk ishte se me torturuan gati dy ore, por sapo me thane    emrin e babait te asaj qe kisha "guxuar" une,  me beri me hije!"

Sic duket edhe sot nuk eshte zhdukur krejtesisht ajo hije! Po so i thone mos vdekte robi pa kujtime!  smiley

Ne fund te fundit me mire qe nuk te eci me ate pune sepse do te ishe ti ai qe do t'i merrej shtepia nga banka sot! smiley

Kur Ajo me cingrisi vete! Me foli ore!"

Kjo forma habitore "Me foli ore!" me pelqen shume! Dhe capital A tek Ajo nuk eshte keq! smiley

Ore, sinqerisht tani, se ku nuk te shkon mendja... tregonte nje here nje qe kish rastisur ne nje darke me zonjen ne fjale, po nje cike si ngushte ne tavoline, edhe ky qellon afer asaj. Me mbeti ne gryke e flamosura, tha, sepse kisha frike se mos padashje, padashje e cikja me kembe, se aq afer ishin, edhe tha, me ngriu kemba, m'u mpi fare... smiley

 

Haha!! Ja qaj hallin atij mikut! Por me mire me kembe te mpira se sa ti ndodhte dhe atij si grava! smiley

Grava per guximin qe ka pat, zene se i ka bo te gjitha. Ajo eshte baraz si me ndal dhe me i "propozu" nja 50 gocave te tjera te Petro Nini (mrena javes po themi).

grava pa frike mund te jete 1 ne 3 milion! Nuk besoj se dikush tjeter ja ka leshur cope asaj dhe kur u martua ajo mund te kete qene akoma ashtu sic thote brad-i! smiley

@grava - ti mund te kesh fituar statusin e secret admirer tek Ajo! smiley

Sporti i volejbollit ka pas qen shume popullor atehere.

Ja gocat e dinamos psh  smiley ... por jo vetem ato smiley

hmm is that a clue? smiley

maybe, maybe... you never know.

ps. Linja ne studio, dmth te Grava smiley

 Jo, s'me ka bere vaki, edhe sepse mbi te gjitha kur ndal njeren ne rruge minimalisht duhet te informohesh pak. Kush eshte e ç'norme risku mund te perballosh smiley Po kuturu kshu?! Jo kurre. Rrezikon te kete tre vellezer hundelesha nga prapa ose me keq, Enverin per baba, si ne rastin tend.

Ate link e vura, se ajo kapja pas qafe me kujtoi kapjen per qafe nga Jap Stam dhe terrorin ne syte e lojtarit tjeter. 

Ore se po na cudisni tani,pse kjo Pranvera "e pa shpume" (me falni per fjalorin po na ka ngel qe na koha e atehershme) ka qene kur u martua me kete Kolanecin?

Brado, po ajo eshte njeri mer, jo zone naftembajtese. Come on now. Se kisha pak muhabet te lezetshem me Graven dhe Koranin.

Vazhdoni,vazhdoni,por po merrni neper goje gocen e huj.

 O Çimi! Te ra ne hater padhati mo?.....Ahere ishte vertete e bukur lanetja.Pastaj miletit i shkuan syte ke mbesa.Se u trash shume  e bija. Ngjavi me Nen Gjylon. Nuk e di si ka beri i shoqi apo dhe "Ai "... qe thone, por pa nje pale shkadhe....  zorr se ka arrire gjer mu ku duhej.. 

  Talluni Juve sot talluni, por te kishit patur ate "fat" , qe pata une dhe fjaloseshim rehat bashke sot.

Thashethemet per jeten e brendshme te bllokut jane nje kapitull qe nuk du me e cik fare per shum arsye, Grava, ama qe ato gocat "e atjeshme" kishin ate hijen qe thu ti, kjo eshte nje e vertete absolute.

Thoni po deshet, sot, vajza e kujt ti dhuron keto emocione smiley, c'ndodhi, dy llafe e nje shikim, vetem. Gjithe bota jone ishte 28.000 km katror.

me 7 breza te gjithe dalim  kusherinj! smiley

dmth. maja e piramides del Skenderbeu smiley

 Brad, po aty te ishte meseleja ? Jo more jo! Puna ishte se cili do te guxonte ta shponte i pari .Si puna e atij mitingut qe vendosen te benin minjte.

   E vedosen qe ta kapnin dhe  t`i varnin nje zile maces.Ta degjonin sapo ajo te leviste dhe te ruheshin.Folen te gjithe te rinjte, ja si dhe thoni ju sot.Nje mi plak nuk po fliste  vetem po thoshte me pake ze: I pari xhanem i pari qe do veje ta zeri, cili do te jete....

 Brad, po ç`neper goje marrim mo ?Une po rrefenj sa kam hequr,  nga nje fjale goje.

Po shaka mo,shaka.

Vallahi, ke qene me fat qe paske kalu me kaq ... nejse, me mire te kesh pas nje store e ta kesh humb, se mos kesh pas fare, dmth qe ke jetu, vivo ...

grava, per sinqeritetin, menyren e çilter te te treguari te ngjarjes, do te te qeras kur te vij aty ne vere.

 Mo ti eja  dhe te na vishe shendoshe e si modha, pa  perte qirasur na takon neve kendeja.O i ruajme ca zakone akoma! Ja, si te cingrisurat e koceve...

 Dhe une te pershendes se me kenaqe ! Mire qofshi te gjithe !

 He c'me kujtove ca skena ndalimesh vajzash, o grave. E llime temen, po hajt po ta tregoj.

Propozim nje katunari nje maturante qytetare duke dal nga shkolla.

Kjo mbeshtet pas murit gjithe siklet e hall. Ky perballe, me njeren dore mbeshtet te muri si per ta bllokuar mos ikte.

- E kam seriozisht, t'du per gru, kam lope, kam toke, t'du per shpi, t'du per katandi. 

- Po, po, - thonte kjo vajza, duke tundur koken.

E qysh ashtu a te q...udhet?Na e njoke tamem more? Po qe kur a naplaç buzen more?"

 

Nga te duken me origjine keta truprojat e Veres?

Me sa lexova perciptazi sot tek Gazeta Shekulli, thuhej se Kolaneci i eshte borxhli te afermve te tij.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).