Vendimi mbi procedurat e shitjes së pronave. 65% e të ardhurave shkojnë në buxhet

Hidhet hapi i parë drejt privatizimit total të pronës shtetërore. Qeveria mori dje vendimin për procedurat e reja të shitjes së aseteve dhe objekteve, të cilat janë në zotërim të shtetit. Vendimi përmban me detaje të gjitha procedurat që duhet të ndjekin institucionet qendrore dhe vendore, si dhe ish-pronarët e truallit, të cilët do të kenë rol të rëndësishëm gjatë zhvillimit të ankandit. Dy janë ministritë që do të mbulojnë procesin: Ministria e Ekonomisë që identifikon asetet dhe Ministria e Financave që kryen shitjen e tyre, pas vlerësimit që duhet të bëjnë komisionet e posaçme. Të ardhurat nga shitja e objekteve do të ndahen në tre drejtime, ku 65% do të shkojnë për buxhetin e shtetit. Qeveria shikon si zgjidhje për gjetjen e financimit të buxhetit pjesën e privatizimeve. Sakaq, dy ministritë, Ekonomia dhe Mbrojtja, i kanë bërë gati listat e shitjes së pronave.

Vendimit të miratuar dje i nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros së ndërmarrjeve, shoqërive tregtare dhe institucioneve, me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat është dhënë miratimi i ministrit përgjegjës për privatizimin, për fillimin e procedurave të privatizimit apo të transformimit në shoqëri tregtare.

Institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore, për pasuritë e tyre që do të shiten, duhet t’i dërgojnë mendimin e tyre për privatizimin e këtyre pasurive Ministrisë së Ekonominë. Ministri përgjegjës për privatizimin nxjerr urdhrin e miratimit për privatizim, pas mendimeve të përmendura më sipër. Institucionet mund të mos japin mendim brenda afatit të caktuar 30 ditë, e në këtë pikë, ministria ngre grupet e vlerësimit të pronës. Ekspertët e vlerësimit të pronave që dalin në shitje do të marrin 2% të vlerës së objektit apo të grup-objekteve të vlerësuara, por jo më pak se 60,000 lekë dhe jo më shumë se 300 mijë lekë.

Vlerësimi i objekteve bëhet nga komisioni i vlerësimit, në përputhje me vlerën reale të tregut, në zbatim të legjislacionit në fuqi, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjësi ligjore për vlerësimin e kryer dhe për dokumentet e hartuara e të nënshkruara prej tij (genplane, situacione, akt-vlerësime). Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, atëherë ekspertët vlerësues përcaktojnë çmimin e shitjes së truallit të objektit, që do të privatizohet.

 

Afatet

Afati i plotësimit të dokumentacionit të vlerësimit për ndërtesat dhe ndërtimet, linjat e prodhimit dhe të shërbimit duhet të jenë jo më shumë se 50 ditë nga data e daljes së urdhrit për ngritjen e komisionit të vlerësimit nga titullari, ndërsa për makineritë, pajisjet, mjetet e transportit etj., afati duhet të jetë jo më shumë se 20 ditë, nga data e daljes së këtij urdhri. Detyrimet debitore dhe kreditore të ndërmarrjeve shtetërore që privatizohen mbyllen në çastin e ndryshimit të pronësisë. Drejtori i ndërmarrjes shtetërore mban përgjegjësi për rritjen e debi-kredive nga data e shpalljes së ndryshimit të pronës shtetërore.

 

Shitja

Për rastet kur konfirmohet se objekti ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, shitja bëhet pa ankand dhe subjektet e shpronësuara të truallit, në zbatim të ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, kanë të drejtën e parablerjes së objektit me vlerën fillestare. Në këtë rast, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, afishon një njoftim në mjediset e saj, për një afat 20–ditor, vetëm për pronarët e truallit, ndërsa dega e shoqërive publike në mjediset e saj dhe në objekt. Në rastet kur konfirmohet se objekti, që privatizohet, nuk ndodhet në truallin e subjekteve të shpronësuara, si dhe për rastet kur AKKP-ja nuk është në gjendje të konfirmojë pronësinë e truallit për objektin që privatizohet, ai i nënshtrohet ankandit, sipas procedurave të këtij vendimi. Gjithashtu, kur sipërfaqja e tokës, pronë e subjektit të shpronësuar, shtrihet në mbi 70% të sipërfaqes së truallit nën objekt, për objektin që privatizohet, e drejta e parablerjes shtrihet në të gjithë objektin, nëse pjesa tjetër nuk ka pronarë.

 

Pagesa

Pjesëmarrësve të tjerë në ankand, përveç fituesit, u kthehet 20% e vlerës fillestare, të ngurtësuar paraprakisht. Pjesëmarrësit në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit të shpallur për shitje, i konfiskohet 20% e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand. Blerësi, brenda 30 ditëve nga data e zhvillimit të ankandit, është i detyruar të bëjë pagesën, vetëm me lekë, për pjesën e mbetur, sipas çmimit të arritur në ankand, për objektin dhe truallin.

8 Komente

Ca i ka ngel shtetit Shqiptar per te shitur me se mesa di une i kane shit te gjitha.... Vetem e pasmja i ka ngel Sales me shoke per te shitur, ne fakt edhe ate e kane shitur por vetem ju mbetet ta deklarojne qe edhe B.Y.T.H.E.N e kane shitur me cmim te arsyeshem....

 dy gjera ka mundesi:

1. ka qene ne plan per te mbushur xhepat e pushtetetareve

2. kriza i detyron per te mbushur arken bosh te shtetit

nje gje eshte fakt, injorimi i radhes qe i behet ish-pronareve...20 vjet pa pare asnje qindarke e me premtime boshe qe do kompensohen dikur...nqs do kishte dicka serioze ketu qeveria me keto ndermarrje mund te kompensonte pronaret...eshte nje borxh qe taksapaguesit shqiptare do e paguajne dikur e pa u zgjidhur nuk ka BE

Qeverite shqiptare kane kohe qe i kane kompesuar pronaret,por nese disa nga keta nuk i duan ofertat qe u afrohen atehere nuk eshte faji i qeverise.

Tek e fundit ish-pronaret jane bere pengese per zhvillimin e vendit me keto pretendime absurde qe kane.Psh dikush qe ka pasur token qe eshte ndertuar Laci sot apo metalurgjiku,nuk leviz nga e tija.Ose e do token sic ka qene ose behet nami.Ku do te shkojne ato qytete qe jane ndertuat apo ato fabrika?Apo te kthehemi perseri para luftes?

Sic duket perseri ish pronaret me mentalitetin e tyre anadollak vazhdojne te minojne Shqiperine per here te dyte.Per here te pare me mentalitetin e tyre anadollak,ne vend qe ti investonin paret,i futen ne qypa ,pastaj ankoheshin perse ja u mori Enver Hoxha.Hajde derdimene hajde!Po perse ore do tja u linte ai juve,matufeve?Me kete mentalitet juve bete qe Enver Hoxha te vinte ne pushtet.Po te kishit investuar paret sic ju keshillonte Zogu dhe  te tjeret,do te kishte me pak te papune me shume klase punetore,me pak fshatare me shume zhvillim dhe juve do ta kishit xhepin plot.Po kujt i them dhe une!Anadollakeve!

Tani per here te dyte ,ne vend qe te pranojne kompesimet e qeverise vazhdoje dhe ankohen duke u bere pengese per vete vendin dhe vegla ne duart e partive politike apo sherbimeve te huaja si Asfalia,sic jane bere niviciotet apo himariotet.

Me vjen keq por nese nuk keni marre deri tani toke,keni genjyer dhe nuk keni patur fare!

here tjeter me mend,mos i futni verdhushtat ne toke por qarkullojini.Vetem ashtu mund te keni shprese qe sido qe te nderrohen qeverite apo sistemet prona do te mbetet.

ajde ajde cbehet

ke te drejte ti o vlla se kene gjet keni bo, si enveri edhe si ju qe me nenoni si ai

sa kaloni lumin edhe sdoni me ja dit masanej

E pastaj thone ku fshihen enveristat? Ja atje ne amerike, vendi i te gjitheve, ..

Ke njefare te drejte. Por do thoja edhe nen krahet e Saliut.

me kto privatizime do isha dakord edhe sikur ne te kishim dhjetefishin e te ardhurave qe kemi sot. pse tja leme keto gkjera shtetit?

 Qe privatizimet do te vazhdojne kjo eshte e llogjikeshme, ashtu siç dhe do te kete me vone shtetezime, (por jo me dhune, si E. H.) , por ajo qe me habit eshte se pse ketyre objekteve nuk iu eshte llogaritur aktiviteti i meparshem, nga ku nxirret fitimet qe kane patur, dhe krahasohet kjo (e ardhur, nga fillimi i aktivitetit deri ne mbylljen e saj) me sasine/teresine e kostos se investimit ne fillim, dhe shihet se si eshte raporti. Nese ne raport/krahasim shihet se fitimet e kane kaluar sasine e investimit ne fillim, kjo diference merret si pakete me vehte per investime apo shperblime.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).