Në shqip kjo shprehje zakonisht përdoret për ata që mund të mos i shohësh më apo që shpreson të mos i shohësh më. Në prag të zëvendësimit tuaj z.Widhers, shumë shqiptarë nuk do të donin që pasardhësi të kishte sadopak ngjashmëri me ju. Sepse ju keni pak ngjashmëri me vendin që përfaqësoni, me ëndrrën që vazhdon të ushqejë ai vend tek shqiptarët.

Z.Widhers, megjithëse përfaqësues diplomat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka folur si prokuror i Shqipërisë, jo rrallëherë. Z.Widhers, megjithëse ambasador, ka folur edhe si gjykatës në Shqipëri. Z.Widhers ka folur edhe si President i shqiptarëve. Z.Widhers ka folur edhe si Kryeministër. Z.Widhers ka folur edhe si gazetar. Ambasadori Widhers ka hyrë aq thellë në jetën shqiptare sa mund të jetë ndjerë pjesë e saj, qoftë edhe e problemeve dhe shqetësimeve të saj. Por nuk ka marrë pasaportë shqiptare. Së shpejti do të largohet. Mund të ketë një kujtim nga Shqipëria, ashtu si edhe nga vende të tjera të kategorisë sonë. Kujtim që mund të vijë duke u zbehur. E, në prag të largimit z.Widhers ndërmori edhe hapin e fundit që i kishte mbetur, foli edhe si deputet dhe si opozitë shqiptare. Po, po. Në seancën kur votohej për gjykatësin e Kushtetueses, opozita nuk ishte e pranishme. Ishte ambasadori që u vu në këtë rol, duke rivalizuar me opozitën e vërtetë dhe legjitime shqiptare, të zgjedhur nga populli shqiptar dhe jo të emëruar nga ndonjë administratë. "Vendim politik" e quajti ambasadori, a thua se në Kuvendin tonë merren vendime sportive-kulturore. "Jo transparent" e quajti ambasadori, a thua se nuk ishte LIVE e gjithë seanca. Vallë nuk e kupton ambasadori se në gjithë botën partitë që hyjnë në zgjedhje kërkojnë shumicën-maxhorancë pikërisht për të marrë vendime që ata i mendojnë si më të përshtatshme?! Apo bën sikur? Vallë nuk e di ambasadori se edhe në vendin e tij me demokracinë më të lartë, rrëzohen dekrete të Presidentit?! Apo edhe ato janë vendime politike dhe jo transparente. Vallë nuk e di ambasadori që nxitoi të flasë se në radhë të parë duhej të shprehej kryetari i vendit, Presidenti Bamir Topi, të cilit edhe iu rrëzua dekreti, më pas të shprehej opozita, e cila ka edhe 64 deputetë të paguar pikërisht për t'u shprehur, dhe në fund dhe jo publikisht, por me anë të kanaleve të quajtura rëndom diplomatike, mund të shprehej edhe ai. Ç'është kjo dëshirë e këtij ambasadori kalimtar për të marrë atribute që nuk i takojnë në një vend sovran, me Kushtetutë 12- vjeçare, me institucione të konsoliduara, dhe anëtar në shumicën e organizmave europiane dhe botërore.

Mos është një rudiment i të shkuarës princërore? Mos ka "detyrë" të dualizojë çdo institucion shqiptar? Mos po i bën "nder" ndokujt dhe shqiptarët nuk e dinë? Le ta bëjë transparencën ambasadori që edhe ne të jemi të qartë dhe ta mirëkuptojmë sa herë ai është shprehur me gjuhën anti-diplomatike.

Shqipëria ka një President legjitim. Ka një Parlament legjitim, me një Kryetare legjitime. Ka një Qeveri legjitime, me një Kryeministër legjitim. Ka një opozitë legjitime, me një kryetar legjitim. Ka dhe prokurori e gjykata, po legjitime. Asnjë institucion shqiptar nuk është i kundërligjshëm. Asnjë institucion shqiptar për vendimet e tij nuk jep llogari askund, përveçse në një institucion tjetër shqiptar. Dhe të gjithë bashkë japin llogari para popullit shqiptar, një herë në katër vjet. Vitin e kaluar zgjedhjet ishin po legjitime. Pse atëherë në një vend me institucione më se legjitime dhe secila në vendin e vet, duhet të replikojë një ambasador për çdo vendim të tyre. Kaq vend çokollatash dhe çamçakëzësh dukemi?! Po, ne ishim një vend përafërsisht anormal, me vetëm gjysmë Parlamenti, por për nëntë muaj rresht nuk u dëgjua ambasadori Widhers.

Kanalet diplomatike të tij mund të kenë punuar, por publikisht ishte shumë i zbehtë. Mos vallë në statusin e tij si ambasador, përfaqësues i përkohshëm i një vendi, ka ndonjë pikë ku shkruhet se ai duhet të japë mendimin e tij për çdo situatë, edhe pa ia kërkuar?

Shumë pikëpyetje ka ngritur z.Widhers te shqiptarët, në prag të largimit të tij. Të paktë janë ata që mund të mendojnë se gjith' çka folur ai në këto vite, janë edhe fjalët e Departamentit të Shtetit. Nëse ai bën transparencën e pohimeve të tij dhe është veçse ambasadori që ka folur, atëherë edhe ne mund të ulim kokën përpara shtetit të madh që i kemi shumë borxhe. Por nëse është e kundërta, atëherë lamtumirë z.Widhers!


 

32 Komente

Eh, Sali, sali... po e 10 dhe me ameriken me keto gazetat pacavure qe bleve duke u dhene universitete qe prodhojne diploma qyl. Beje si Enveri. Na izolo.

Të paktë janë ata që mund të mendojnë se gjith' çka folur ai në këto vite, janë edhe fjalët e Departamentit të Shtetit

ik mer rrot k**i mos harxho kot leter e boje se ndot ambjentin

Do zv ky plera? Sh mire, se na cau k..koken.. duke e pa perdite ne tv, duke bo perdit si prokuror, si gjykates, si president, si kryeminister, duke shku ne Lezh,,, ik o widhers

epo dikush duhet t'i beje ato pune... 

njera pale merret me mbulimin e vjedhjes se votave, pala tjeter me zbulimin e tyre..

Lum si ne!

 

 

Ma do mendja se  ambientin e vendit te punes dhe te Panorames nuk e ndot. Nuk do t'ja dije haleja nga p...dhet - thone .

Keshtu qe le ta vare tek koka  thenien tuaj si frymezimte perditshem smiley

ik mer rrot k**i mos harxho kot leter e boje se ndot ambjentin

Sapo lexova kater rreshtat e para te artikullit te mesiperm te gazetes Panorama, e lashe sepse u kuptua permbajtja komplet. Ai qe e ka shkruar ashtu si e ka shkruar i takon asaj kategorie njerezish qe i krehin bishtin regjimit te Sali Berishes dhe nuk durojne asnje kritike ndaj tij, edhe kur kjo vjen nga nje ambasador qe perfaqeson shtetin me vlerat me te spikatura demokratike ne bote.  

 

 Të paktë janë ata që mund të mendojnë se gjith' çka folur ai në këto vite, janë edhe fjalët e Departamentit të Shtetit.

 

Kam pershtypjen se njeri nga keta te pakte qe mendojne keshtu eshte Ministri  i Jashtem i Shqiperise. smiley

Ndryshe, c'e pengon qeverine shqiptare te therrase Withers ne Ministri te Jashtme dhe t'i beje nje note proteste per nderhyrje ne punet e brendshme dhe per tejkalim te tagrit ambasaduer? smiley

Hajt hajt se e dini juve qe ky nuk flet me koke te vet! Jua ka thone Elezi prej Vashingtoni! Ose Ellioti prej Bronksi! 

Do m'besh, do m'besh kakardhi, i tha Saliu dashit qe vinte verdalle neper ode! smiley

Kur shpesh here perseris se gazetat shqiptare jane trakte, kam parasysh egzaktesisht shkrime si i mesipermi.

Shqipëria ka një President legjitim. Ka një Parlament legjitim, me një Kryetare legjitime. Ka një Qeveri legjitime, me një Kryeministër legjitim. Ka një opozitë legjitime, me një kryetar legjitim. Ka dhe prokurori e gjykata, po legjitime.

Shqiperia ka... pergjithesisht (me perjashtime tek e tuk) vecse ca copa mishi te vonuara qe sigurisht qe kane nevoje per "babysittersa" apo kujdestare si Withersi (dhe ambasadoret e tjere) qe te evitojne cmendurite. Fakti qe kjo klase drejtuese eshte legjitime, perben vecse nje njolle turpi (pervecse nje fatkeqesi) per popullin shqiptar.

Ambasadori amerikan Withers nuk do te kishte kete rol dhe kete protagonizem te madh ne politiken shqiptare (qe sigurisht per te mund te kete qene shpesh here i sikletshem), sikur klasa jone poltike te mos ishte ne keto nivele qesharake jo vetem persa i perket aftesise se te berit politike, por edhe persa i perket vet kapaciteteteve intelektuale.

Por natyrisht, gazetat dhe gazetaret nuk kane as sy, as kurajo dhe as interes (mbi te gjitha) per te folur per kete problem. Qe eshte edhe problemi yne i vertete. Debilizmi dhe meskiniteti i majes se politikes ka zbritur deri ne shtresen me te ulet te piramides.

+1.

S'kam si me e përmbledh më mirë.

Kaq vend çokollatash dhe çamçakëzësh dukemi?!

 

Ncuk, nuk dukemi por jemi!

Po cmereni me ket k.....qe, jo per gjo, por duke e komentuar ai kujton se eshte i rendesishem, madje shume i rendesishem. Lereni budallain ne boten e vet. 

 Fjala jote n'vesh te zotit smiley

Vetem se te marrin per budalla tipat si ky autori qe marrin rrogen nga MPJ & co. (lexo panorama) dhe perpiqen t'ju mbushin mendjen njerezve se cdo gje eshte OK dhe fajin na e ka ambasadori. Ika tani.

Sec me kujtoi "pleshtin" e Driteroit.

Ne mungese te substances; e kam gabim une apo zyshat e gjuhe- letersise te shkulshin veshin po te nisje fjalite pasardhese me "Z.Widhers" ?

 

 E kam thene dhe ne komente te tjera ne tema te ngjashme, se; sikur te ishte ndonje ambasador tjeter, si Rajersoni, Lino, etj, ambasadore amerikane qe kane treguar defiçense mendore ne aktivitetin e tyre, dhe mund te flisje ne ate forme, por/ama kundra ketij ambasadori, i vetmi ambasador i mençur deri me sot, kjo me duket hap i nxituar per te mos thene i papjekur. 

Edmond Arizaj eshte gazetar trap. Ai mund te paragjykoje cdo gje, kjo varet nga niveli i gjykimit te tij, por Harizaj nuk mund te paragjykoj, kujtimin e nje personi te caktuar, do te jete i ndritur apo i zbehur me kalimin e kohes! Ja si shkruan miku Harrizaj:

Së shpejti do të largohet. Mund të ketë një kujtim nga Shqipëria, ashtu si edhe nga vende të tjera të kategorisë sonë. Kujtim që mund të vijë duke u zbehur.

Harrizaj ka shkruar ne nje stil flet-rrufeje te gjitha te metat dhe gabimet qe paska nje ambasador, duke komunikuar jo me ambasadorin personalisht por me publikun, me popullin lexues! A thu se Harrizaj eshte preceptuesi  qe filtron gabimet e amsadoreve.

Ne qoftese eshte gabim ambasadori ( ose ambasadoret) eshte Ministria e Jashtme, ajo qe mund te reagoj per qendrimet e  Withersit .

Une nuk e kuptoj kete lloje "kritike", e ka personale, apo pergjithsisht,ka shkruar me spond ne mbrojtje te mazhorances?!

 A thu Edmond dantesi i Rrushbullit  flet me statusin e Ministrit te Jashtem, z.Meta! 

 

 

"Panorama" ka qene gjithmone pro LSI, por tani qenka bere keq fare smiley

Kryekoqja qe kemi ne krye bashke me ca koqe tokavjedhes bathosarake e me ca koqe te mpira qe i shkojne nga pas, po marrin ne qafe marredheniet e Shqiperise me USA. Sepse koqet si pa tru qe jane kujtojne se me nje fushate ne mediat tip 55 do e impresionojne apo do e detyrojne ambasadorin te mos thote e beje ato qe i gjykon si te drejta.     

Pak rendesi kane epitetet dhe fyerjet qe vijne nga te dyja palet!

E verteta eshte se ambasadori ne rastin e fundit per votimin e anetareve te GJK,i tejkaloi kompetencat.Nuk i takonte fare te nderhynte,le pastaj te na tregonte qe ne vendin e tij kandidaturat per Gjykaten Supreme nuk jane politike!!Nuk e di ambasadori qe ne fushatat presidenciale,kandidatet pervec premtimeve te tjera bejne dhe premtimin qe "te marrin" GJK?Si shpegohet qe presidentet e djathte vendosin kandidatura te djathta dhe te majtet kandidatura te majta?Keto nuk jane kandidatura politike,sipas ambasadorit?

Ambasadori ka nderyre kot kete rradhe sic doli kot ne TOP CH dhe na tragonte perralla apo doli ne mbrojtje te homoseksualitetit te Klodit.Natyrisht qe ka pastur raste qe ka nderhyre dhe per mire.Kjo eshte e vertete si drita e diellit.Nese nuk pranoni dhe kete atehere vertet jeni per tu meshiruar.

 Ambasadori ne fakt ka fol ne forume dhe ka qene i ftuar, dhe te shprehesh ne forume eshte gjeja me e lire ne bote, ambasadori kur ka folur per problemet ne fjale ka paraqit njohurite e tija ne lidhje me temen, dhe kjo nuk ka te bej fare fare me protokollet zyrtare rrejedhmisht komentet e tija nuk perbejne nderhyrje, por thejsht njohuri te zgjeruara dhe eksperience demokratike per injorantet qe nuk i njohin ato vlera!

 Hajt, hajt se kush ka veshe e degjon tupanin e Stetdepartmentit! smiley

http://216.75.13.41/

Keta te Sales, e kane majt shenim mire kete te Withersit. 

Tani nuk kane as bole me thone qe "po, e votuam kundra per ato gjyqet"! Tani po e sperdredhin, po thone se e votuan kundra meqe genjeu! smiley

 

koment per gjithe debilet qe qarkullojne verdalle*. Po mire mer idiot, vertet kujton se ai burri del me koke te vet, ne nje mbledhje me dy ish-presidente, dhe kritikon vendimin e maxhorances qeverisese per nje ceshtje jashtezakonisht shume sensibel sic eshte pavaresia e gjyqesorit. Kaq klluf je sa te vesh ne peshe ne njerin krah zgjedhjen e nje x-gjykatesi ne gjykaten e larte te usa me zgjedhjen e y-gjykatesi ne gjykaten e lodhur dhe te sulmuar kushtetuese shqiptare qe i ka kthyer qeverise per 4 vjet 22 ligje dhe eshte sulmuar sistematikisht nga pd-ja? Ngaqe keni juve keto tru nuk e ka votuar PE sot liberalizimin e vizave.

*kujt i djeg le ta mbaje

Me thene te drejten une bera nje kerkim ne internet dhe pata mundesine te shikoja fytyren e ketij autorit.

Aty i kuptova te gjitha.

Bofsh hajer Olso se me kurseve mundimin me shkrujt. Ky kokcepshi me ngjan me ata qe ne 97 thoshin se Klintoni eshte komunist.

Copa mishi o burre i dheut. Pa dashur te idealizoj ate cfare ndodh jashte vendit, por vetem ne Shqiperi nje numer kaq i madh copash mishi mund te kene kete lloj aksesi neper gazeta. 

Per te mos folur per vete gazetat pastaj... se ky eshte muhabet tjeter.

Vete e bete prift tani perse i ruani mjekren.

Gabimi i tij eshte qe u be prift por per ta bere prift ne e beme. Keshtu qe ne duhet te jemi te fundit qe duhet te diskutojme mjekren e tij

 

 

Mond Arizaj eshte pistoleta e Lir Metes ne shtyp, po e ka qyten e shtrember. Me shume i prish pune sesa i ndreq pronarit.

 Artikull i ulet, i duam ambasadoret kur thone gjera per krahun politik qe mbeshtesim, i shajme kur na kundershtojne. 

 Ajo qe kam vene re eshte se asnje nuk ka denjuar te shkruaj kunder Z.Widhers me perpara, tani qe i mbaron mandati, vu... shkrimet kundra. Sdo mend po bejme si dhelpra dhe rrushte!

"Bravo" Mond "gazetari"... e plotesove deshiren e shefit tuaj pra e shkrove nje artikull me sharje per ambasadorin amerikan. U perpoqe te na mbushje mendjen se Shqiperia paska institucione ,shtet apo parlament e qeveri...por harrove te ne tregoje se si "kujdestaret" qe jane akoma ne Tirane e ndihmojne qeverine e Shqiperine te beje "detyrat e shtepise".

Na shkrove artikullin sikur behej fjale per Francen e Napolon Bonopartit dhe harrove se Shqiperia endet andej ketej me "breke neper kembe"e sdi ku do te shkoje.

Po te pakten bere nje gje te mire."Plotesove deshiren e shefit tuaj".

Se fundi... turp e per faqe te zeze per ato qe i the "mikut amerikan".

Vetem sharje e fyerje, asnje diskutim apo mendim ndryshe. C'beni mo peshq. As vete Widhers nuk dukej kaq i prekur.  

Deklaratë   për   shtyp

 Për dijeni:                                           Zotit   John   Ëithers     Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës                                                                                                                                 Tiranë             Kaloi një javë që shoqata e jonë ju ka dërguar një letër ku parashpreh opinionin e saj lidhur me propozimin e Presidentit të Republikës për emërimin e zotit Vangjel Kosta në gjykatën e lartë, vendim që u hodh poshtë nga parlamenti shqiptar. Megjithatë nga ana juaj deri tani nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. Në vend të saj, ditën e premte datë 28 maj 2010 dëgjuam një prononcim tjetër tuajin ku përsëritnit mendimin e shprehur më datën 24 maj 2010.            Natyrisht është e drejta e juaj të shpreheni si të dëshëroni, por njëkohësisht është edhe e drejta e jonë që të shprehim pikpamjet tona. Pikërisht këtë gjë jemi të detyruar të bëjmë me këtë deklaratë për shtyp.            Nuk jemi dakord me mendimin tuaj se ishte ndërhyrja e partive politike në marrjen e këtij vendimi. Ne nuk marrim përsipër të mbrojmë pikpamjet e asnjë partie, por nuk mund të heshtim kur cënohen të drejtat tona të ligjëshme. Për këtë mjafton t’ju përmendim disa pika të Rezolutës Nr. 1481 (2006) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës miratuar më 25 janar 2006 dhe të firmosur nga të dy krahët e politikës shqiptare, ku ndërmjet të tjerave thuhet:Pika 5.             Rënia e regjimeve komuniste totalitare në Europën qëndrore dhe  lindore nuk u pasua në të gjitha rastet me një hetim ndërkombëtar të krimeve të kryera prej këtyre regjimeve. Ca më tepër, autorët e këtyre krimeve nuk u vunë përpara gjyqit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, siç ishte rasti me krimet e urryera të realizuara nga nacional-socializmi (nazizmi).Pika 8,             Asamblea beson që viktimat e atyre krimeve që u realizuan nga regjimet komuniste totalitare e që janë akoma gjallë, apo familjet e tyre, meritojnë simpati, mirëkuptim dhe mirënjohje për vuajtjet e pësuara.Pika 12.           Asamblea parlamentare dënon fuqimisht dhunimin masiv të të drejtave të njeriut të kryera nga ana e regjimeve komuniste totalitare dhe shpreh simpati, mirëkuptim dhe mirënjohje për viktimat e këtyre krimeve.            Ndërsa në Rezolutën “Për  dënimin  e  krimeve  të  kryera  nga  regjimet  komuniste  në  Shqipëri”, miratuar nga parlamenti shqiptar pa pjesmarrjen e grupit socialist që braktisi sallën në  çastin  e  miratimit, thuhet:Pika 4.             Rënia e regjimit komunist në shqipëri nuk u pasua me një hetim të krimeve të kryera prej tij, aq më tepër që autorët e këtyre krimeve nuk u përballën asnjëherë   seriozisht   me  drejtësinë   dhe nuk u kërkuan falje publike viktimave të genocidit komunist.Pika 6.             Kuvendi i Shqipërisë shpreh bindjen se njohja dhe denoncimi i krimeve të diktaturës komuniste, i shërben shmangies së përsëritjes së krimeve të ngjashme në të ardhmen. Ndëshkimi i krimeve të kryera dhe rivlerësimi real i historisë luan një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj.            Në vitet 1945-1950 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u miratua një ligj që dënonte krimet komuniste dhe i priste rrugën restaurimit të sistemit komunist. Shtetet e Bashkuara nuk e kishin provuar ndonjëherë diktaturën komuniste. Megjithatë miratuan dhe zbatuan një ligj të tillë. Po ne   që e provuam mbi shpatullat tona për gati një gjysëm shekulli, a nuk  kemi  të  drejtë  të  kërkojmë  një  ligj  të  tillë?             Ne deklarojme se emërimi në postet e larta të administratës shtetërore të atyre  që  janë përgjegjës, për vrasjet, dënimet apo internimet politike është një fyerje e rëndë për gjithë shtresën tonë. Kemi të drejte morale ta themi një gjë të tillë pasi deri më sot asnjë prej tyre nuk ka patur,  të  paktën,  kurajo  të  kërkojë falje. Nuk  i  ka  kërkuar  falje  Vangjel    Kosta   Agron Ficos, Kastriot Marës dhe Adnan Ballës, për vendimin Nr. 261 datë 16.11.1989 të Gjykatës së Durrësit që  i  dënonte  përkatësisht   me   pesë,  tre egjysmë dhe   një   vjet   burg për motive politike (tentim arratisje) secilin. Bashkangjitur po  ju dërgojmë edhe kopjen e vendimit të gjyqit të mësipërm. Ne deklarojmë se  sot  në  Shqipëri  ka  një  brez  të  tërë  të shkolluarish, brenda dhe jashtë shtetitt, që kanë fituar tituj dhe grada shkencore nëpër universitetet  më  në zë të botës perëndimore që mund të emërohen fare mirë në poste  të  tilla  të  rëndësishme.  Atëherë  përse nuk veprohet kështu? Përse vazhdohet të përkrahen ende ato figura të përlyera me  sistemin  totalitar?  Nje veprim te tillë ne nuk kemi si ta mbështesim.            Në kohën e diktaturës quheshim  “Armiq  të  popullit”,  në  këto  njëzet  vjet  pluralizëm   quhemi “ish të përndjekur politikë”. Ne nuk duam të quhemi  të  tillë.  Duam  të  jemi  të  barabartë  me  të  gjithë popullin  e vendit tonë.  Por  që  të  bëhemi  të tillë duhet  të  jemi  rehabilituar  plotësisht. Nuk  duam  të quhemi  “plehra”, siç na ka quajtur një ish kryeministër socialist si zoti Pandeli  Majko  apo  shokët e   tij.  Kaluan  njëzet  vjet  dhe  ne  jemi   po   në   atë  gjendje  që  ishim  në  vitin 1991. Deri kur do të vazhdojë kështu?            Këto janë problemet tona që donim  t’ju   shprehnim  juve,  si  përfaqësues  i  një shteti  të  madh, simbol i lirisë dhe demokracisë. Gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi patur pranë vetes tonëdhe kemi besim se kështu do të vazhdojnë të jenë gjithmonë. Presim nga ju që, në emër  të  shtetit tuaj, të na ktheni përgjigje për shqetësimet e mësipërme.            Me respekt!                                                                                                   Reshat    Kripa                                                                                    Kryetar i Shoqatës Antikomuniste                                                                        të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës.  Nr. Rregj. 253                                                                                                                       Nr. Vendimit 261Data rregj. 27.10.1989                                                                                                          Data: 16.11.1989                                                                               VENDIM                                                                NË EMËR TË POPULLIT              Gjykata e rrethit Durrës e përbërë prej:            Vangjel Kosta             Kryetar i seancës gjyqësore            Agim Kalleshi             nd/gjyqtar            Vangjel Kume             nd/gjyqtarAsistuar nga sekretari Xhemal Lamçellari  dhe prokurori  Aristotel  Koti,  në  Durrës  më  15-16.11.1989, shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale nr.253 që i përket:            Të pandehurve:1.       Adnan Balla, i biri i Tasimit dhe Dritës, dt/L 1963, lindur e  banues  Durrës,  pa parti, pa dënuar, pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, beqar me punë në Portin Detar “Enver Hoxha”, i arrestuar (ndaluar) më 25.7.1989                                    2. Kastriot Mara, i biri Halitit dhe Lumes, dt/L  1960,  lindur  e  banues  Durrës,  pa parti, pa dënuar pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, me punë në NI Goma, i arrestuar më 27/7/198)9, mbrojtur nga këshilltarka ligjore Vasilika Sotiri.                                    3. Agron Fico, i biri Avdullajt dhe Meremes, dt. L 1961, lindur e banues Durrës, me origjinë e gjendje puntor, pa dënuar, pa parti, pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, i martuar, një fëmijë, me punë në NIQ Durrës, arrestuar më 16.8.1989, mbrojtur nga këshilltari ligjor Rustem Syziu.            Të akuzuar:                                    * I pandehuri Adnan për moskallzimin e krimit të tradhtisë ndaj atdheut, neni 11/2 K.Penal.                                    * Të pandehurit Kastriot dhe Agron për krimin e tradhtisë ndaj atdheut kryer në bashkëpunim neni 47/gj – 31/b  K.Penal            Gjykata pasi shqyrtoi materialet e denoncuara nga hetuesia, provat e marra gjate zhvillimit të gjykimit dhe prokurorin që kërkoi:            * Të deklarohet fajtor i pandehuri Adnan Balla për veprën penale të moskallzimit të një krimi kundër shtetit dhe sipas nenit 112/2 K.Penal të dënohet me një vit heqje lirie            * Të deklarohet fajtor i pandehuri Kastriot mara për nenin 47/gj, 31/b K.Penal, dhe të dënohet me gjashtë vjet heqje lirie.            * Të deklarohet fajtor i pandehuri Agron Fico për veprën penale të tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes dhe sipas nenit 47/gj, 31/b K.Penal, të dënohet me shtatë vjet heqje lirie.                                                                             VENDOSI              Të deklarojë fajtor dhe të dënojë për veprën penale të tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arrtisjes kryer në bashkëpunim:* Të pandehurin Agron Fico, sipas nenit 47/gj, 31/b, 32 të Kodit penal me 5 (pes&eumlsmiley vjet heqje lirie duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 16.8.1989.* Të pandehurin Kastriot Mara sipas nenit 47/gj, 31/b, 32 të Kodit penal me 3 (tre) vjet e 6 (gjasht&eumlsmiley muaj heqje lirie, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 27.7.1989.* Të pandehurin Adnan Balla për veprën penale të moskallzimit të një krimi kundër shtetit dhe në bazë të nenit 112/2 të K.penal e dënon atë me një vit heqje lirie duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 25.7.1989.Kundër këtij vendimi lejohet ankim dhe protestë brenda pesë ditëve duke filluar afati tre ditë pas shpalljes në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë në TiranëDurrës, më 16.11.1989                                                                                                 Gjyqtari                                                                                         Vangjel    Kosta                                                                                            (Firma, Vula)              Me vendimin Nr. 139 datë 15.12.1989, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është vendosur: ·         Lënia në fuqi e këtij vendimi për të pandehurit Adnan Balla dhe Kastriot Mara. ·         Prishja e këtij vendimi për të pandehurin Agron Fico dhe kthimin e çështjes hetuesisë për plotësim hetimesh.                                                                                                  Kryesekretari                                                                                                 Osman Aliu                                                                                                 (Firma, Vula)

Ju ktheva kesaj teme mbas kaq kohesh se gjeta dicka ne internet:

http://www.thepetitionsite.com/1/ambassa...

as me pak e as me shume por peticion i drejtuar qeverise amerikane. Sikur te mos mjaftoje kjo ky peticion sponzorizohet nga..... Nicolas Mirakaj-Alempijevic. Ta kishin bo ato trushplaret e stanit t'mixhes hajde de, po ketu meverte qe punet po me duken me te thella. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).