Masakra e Tivarit Ramiz Alia i përgjigjet akuzave të BerishësTIRANE- Ish presidenti Ramiz Alia komenton akuzat e kryeministrit Berisha në drejtim të tij, të lidhura me masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarë të pafajshëm.

“Unë kam një të keqe të madhe, që nuk e dëgjoj Berishën. Tivari është në Mal të Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan ” u shpreh ish presidenti.
Deklarata e tij erdhi pas interesimit të gazetarëve gjatë ceremonisë së promovimit të librit të tij “Jeta ime”.
“Sundimtarët berishianë janë një pengesë e vërtetë për vendin tonë. Ajo që është shqetësuese është përpjekja për ti përcarë njerëzit.” vazhdoi më tej Alia.

Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së të hënës të grupit parlamentar te PD-se akuzoi drejpërdrejt ish presidentin Ramiz Alia, se ka pasur dijeni por dhe ka dhënë miratimin për masakrën e Tivarit.
“I vetmi që përkrahu grevën është Ramiz Alia, diktari i fundit dhe ndër më të ligjtë e diktaturës, sepse ky ishte një vrasës tinzar i tyre. Që nga rinia e tij, ky ka ngrënë njëri pas tjetrit me spiunlliqe dhe padira inteligjencën shqiptare, sic është rasti i Dhambi Zeçishtit që e coi para skuadrës së pushkatimit vetëm se tha Mehmet Shehu nuk është vetëvrarë. Për të mos hyrë më pas në kapitullin më të zi të këtij xhelati gjersa nuk zbërthehet për masakrën e Tivarit. Jemi vend që kemi në fuqi ligjin kundër gjenocidit, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit. Është krimi më monstruoz i kryer në gadishullin e Ballkanit gjatë Luftës së dytë Botërore. Është një Katil i dytë dhe është bërë gjithcka me dijeninë dhe miratimin e tij”, - tha kryeministri.

 

 

103 Komente

 sic është rasti i Dhambi Zeçishtit

 

Kishim pi, ishim bo spate!

Na ishte trash dhapa, na ishte bo dhastik.

I futa i' llalle, po s'boni fajde! 

haha! smiley

Dreqi e hongert, sa here e mallkoj berishen sikur lirohem dhe them se do kaloje ca kohe sa te vije hera tjeter. Por nuk eshte e thene. Dje e ndoqa tek VizionPlus tek ai transmetimi i Agim Bajkos. Fytyra e berishes plot zgerdhirje dhe rrudha si nje lecke nga ato qe fshinim kembet tek dera dikur, here fliste per ipadin ose blekberryn me te cilin berisha kishte pas lexuar libra qe para shume vitesh dhe pastaj thirrjen histerike per denimin e Ramizit per masakren e Tivarit. C'ne masakra e Tivarit pikerisht tani? Pse nuk e paska denuar Ramizin ky pleh ne 92 kur i beri gjyqin e kafeve? Kujton ky klloun i pafytyre se mund te shmanget debati i kutive zgjedhore me perralla? Bah cfare haleje.

Per here te pare po krijoj njefare respekti per Ramizin, qeka burre i qute kur thote se "Unë kam një të keqe të madhe, që nuk e dëgjoj Berishën.". Mire e ke o Ramiz, pse te merresh me budallain!!!! Paske dit cin paske si vu pasardhes athere or mejk, po mire bythen tate qe e shpetove, po na more n'qaf t'gjithve or mut muti.

 Them se eshte ajo qe ka thene ramizi. Kur e ka punen keq, Berisha krijon probleme kot me kot ku te kapet. Po ta vesh re, ka filluar prape me akuza idiote. Edhe per festen e 1 qershorit, ne vend te uronte femijet, tha: "PS s'mund t'jua mohoje juve lumturine."

Eshte komplet percares, idiot fare. Ka rreshkit. Ishalla i bie ndonje damlla, te biem rehat.

 “Sundimtarët berishianë janë një pengesë e vërtetë për vendin tonë. Ajo që është shqetësuese është përpjekja për ti përcarë njerëzit

 

Kjo eshte shume e vertete. 

Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan

 

Miu i gjirizit nuk kursen rast pa e shprehur shpirtin dhe kulturen e tij sllave.  Sigurisht more mi gjirizi, kosovaret dhe ata te pergjigjen, sic ishin populli kosovar qe duhej vllazeruar me popuj e jugosllavise gjate qeverisjes se SHP-se nga partia jote vasale e SKJ-se.   Po per faktin qe ata 4000 djem nenash Shqiptare kaluan nepermjet Kukesit Pukes e Shkodres per te arritur ne Tivar me djenine e plote tuajen, kush do pergjigjet?  Po per faktin qe kumandari jot dekoroi Rankovicin, urdheruesin e kesaj masakre, kush do pergjigjet?

Masakra e Tivarit eshte nje masaker qe duhet te jete me shume ne qendren e vemendjes se opinionit shqiptar.

Duhet te dalin me emer dhe mbiemer urdheruesit sllave dhe sherbetoret e tyre shqipfoles.Duhet te dale dhe nese kjo eshte bere me dijenine e KQPPSH.Nese po atehere ata duhet te mbejne nje pergjegjesi te pakten morale dhe jo te tipit:

Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ...

a thua se ata qe u vrane nuk ishin bashkombesit tane por nga Somalia.

Ngjarje te tille duhen diskutuar jo me perkatesi partiake,sepse komunistet e thjeshte apo socialistet nuk jane pergjegjes per ate qe bene eterit e tyre,por jane pergjegjes nese mbrojne veprimet e eterve te tyre.Pra lereni njehere te vetme perketesine partiake dhe teorite e konspiracive dhe diskutoni njehere faktin qe ishte e drejte apo jo te vriteshin 4000 shqiptare?Nse thoni JO atehere automatikisht ata qe jane fajtore duhet te njihen si te tille,dhe kjo nuk i ben dem socialisteve perkudrazi ju rrit respektin.

...C'ne masakra e Tivarit pikerisht tani? ...

Edhe une kete pyetje bej,por them me mire vone se kurre.

Po per faktin qe kumandari jot dekoroi Rankovicin, urdheruesin e kesaj masakre, kush do pergjigjet?

Sigurisht qe duhet te pergjigjet kumandari i Ramizit, pse kush tjeter?

 Edhe per festen e 1 qershorit, ne vend te uronte femijet, tha: "PS s'mund t'jua mohoje juve lumturine.

hahahahahahahahahahahahaha a ke ndonje link se me kenoqe me budallain sali!

Masakra e Tivarit eshte nje nga turpet me te medhaja te ketyre partizaneve dhe clirimtareve te trapit! Duhet te pergjigjen nje me nje per krimet qe kane bere, per pushkatimet qe kane bere neper fshatrat e Veriut, per pushkatimet e intelektualeve, nacionalisteve dhe antikomunisteve, per dorzimin e shqiptareve te Kosoves te serbet, per 4000 shqiptaret qe vrane ne bashkepunim me serbet ne Tivar, kane ftyre edhe botojne liber surretirit e tyre, su ngopen me gjakun shqiptar per 50 vite.

Shikoni si thote shkerdhata "kosovaret". aty t'hupt fara t'hupt

1. ndonje link me me shume info per masakren e Tivarit?

2. ne artikull permendet qe R.A. ka shkruar nje liber. Meqe nuk e kam ne plan ta lexoj he per he, a ka ndonjeri ndonje koment apo ka ndonje informacion me shume per kete liber?

“Unë kam një të keqe të madhe, që nuk e dëgjoj Berishën. Tivari është në Mal të Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. 

Berisha rre te vdekmit dhe jo te gjallet, atij i merret goja dhe i ben lemsh shume gjera qe as ai vete nuk di si ti jap dum, dhe ja myt kot ashtu sikur ngataron Beratin me Gjirokastren!

Ku ka qene Sali Ram Berisha kur u bo kjo masaker?

 

Ku ka qene Sali Ram Berisha kur u bo kjo masaker?

 

Ne djep me ushkure, te stalla e lopeve, teksa e ema milte. 

 

"Sundimtarët berishianë janë një pengesë e vërtetë për vendin tonë. Ajo që është shqetësuese është përpjekja për ti përcarë njerëzit.” vazhdoi më tej Alia.

 

Me pelqeu kjo.

Kujt i intereson percarja e shqipetareve? Kete e di shume mire serbovici Sali!

Une jam i sigurt per "Kujt nuk i intereson". Dmth. neve.

Sdq. me vjen mire qe dikush (qofte ky edhe Alia, pagezuesi i Berishes) thote qarte dicka qe eshte e dukshme nen driten e diellit, por qe cuditerisht nuk thuhet nga askush. Por fundja, kush mund t'a njohi Berishen me mire se vete "krijuesi" i tij.

Nder shume problemet qe ketij vendi i jane shkaktuar nga prania e Berishes ne majen e politikes shqiptare (nga te folurit me ze te cjerre ne televizion, sharja e kundershtareve nga robt e shtepise e deri tek debilizimi i shoqerise nga maja deri tek baza e saj) mendoj se "percarja" eshte nje nga kontributet e tij negative kryesore.

...C'ne masakra e Tivarit pikerisht tani? ...

Edhe une kete pyetje bej,por them me mire vone se kurre.

 

Cuna, ho me, paska ardh qarkorja ta beni ceshtje dite Tivarin, kur ka 20 vjet pa e permendi ai cjapi i Vucidolit, e as ne Kosove nuk po ngrihet si ceshtje dite aktualisht?

Perse tani, psh. qe mos ta kene mendjen njerezit ketu poshte?

 

Vizat, shtyhet votimi për Rezolutën e Shqipërisë

BRUKSEL-Votimi për rezolutën e Shqipërisë që pritej të behej sot është shtyrë për mbledhjen e Komitetit te Politikes se Jashtme që do të mbahet me 25-26 Qershor, njoftoi sot pasdite Parlametni Europian (PE) në faqen e vet zyrtare. Komiteti i Politikës së Jashtme ka shtyrë miratimin e një rezolute që përmban progresin e Shqipërisë për integrimin në BE, ku një nga pikat themelore ishte liberalizimi i vizave. Ndërkohë Komiteti ka votuar sot Rezolutën për Bosnje e Hercegovinen.
Komiteti e arsyeton shtyrjen e votimit duke nxjerre si shkak, krizen politike shqiptare.
“Votimi pritet më 25-26 Qershor në mbledhjen e Kolegjit të Komisionereve të KE pasi tashmë, bisedimet midis shumicës dhe opozitës në parlamentin shqiptar janë në vazhdim e sipër”, citohet në faqen zyrtare të Parlamentit Europian nga Komiteti i Politikës së Jashtme i këtij parlamenti.
Ky njoftim vjen një ditë para mbajtjes së Samitit të Sarajevës (nesër më 2 Qershor), ku Shqipëria pret ti rikonfirmohet perspektiva europiane si dhe e mbështetjes së BE ndaj kësaj perspektive.

PE më pas është fokusuar tek Bosnja Hercegovina për të cilën shprehet se pavaresisht se eshte zhgenjyer nga perparimi i paket, deputetet europiane e kane miratuar rezoluten e progresit bere nga ky vend. “Deputetët europianë janë të pakënaqur në lidhje me një përparim të kufizuar bërë nga Bosnje dhe Herzegovina (BiH), një kandidat i mundshëm për anëtarësimin në BE. Retorika nacionaliste që polarizon shoqërinë është e dëmshme për integrimin në BE”.

Pavarësisht kritikave, Komiteti vlerësoi se Bosnja ka bërë një përparim të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve në planin për një regjim pa viza.
“PE përgëzoi autoritetet e BiH për përpjekjet e tyre në këtë front, dhe kërkon përmbushjen e disa pjesëve të mbetura të legjislacionit lidhur me këtën kriter. Propozimi për të hequr regjimin e vizave për shtetasit e BiH, të paraqitura nga Komisioni Evropian më 27 maj, është i mirëpritur në këtë mënyrë nga deputetët”.

 

Edhe une jam dakort me aline.

Ky po perçan Shqiptaret, ku dihet qe gjysma ishin per vrasjen e kosvareve, gjysma jo.

Ta lejme kete krim, su be nami, sa krime ka bere alia, e se kemi problem, pse me 4.000 kosovare do merremi, tani qe ka ardhe koha te shikojme se mos blejme nje shtepi tek liqeni.

Me çfare merret ky Berisha, po leri ore kriminelat te qete, se shikon qe nuk po te prishin pune, ato kosovare jane te varrosur me kohe, po te shikojme ku ka shesh te ndertojme Shqiperin e Re.

Me i keq se Berisha nuk kam pare ne token Shqiptaret, kerkon te denoje kriminelat.

 Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan ” u shpreh ish presidenti. 

Cfare do me shume ti?.Ngjarja ndodhi ne Mal te Zi dhe ai qe akuzohet ishte ne Bosnje duke luftuar se bashku me shume shqiptare te tjere nga shqiperia dhe kosova.

Po kjo nuk do mend, me i rrezikshem se nje kriminel eshte shpifsi dhe percarsi!!!

Keshtu thane edhe per Azem Hajdarin e vrau Nano por ja qe doli se Azemin e kishin vrare "te vetit nga krahina e tij! ..dhe per kete rast Ramizi e ka fajin?

O Balo te hengert tenja, te keqje e ke brenda! Nuk rron shpifsi pa shpifje, i semuri pa grindje,idjoti pa shere. Urdhero tani, ka 20 vjet qe Berisha dhe zorazhinjte e tij per mendin Ramiz Aline kur nuk dine te zhvillojne vendin.Meren me genjeshtra dhe shpifje, duke harxhuar kohen e shqiptareve qe eshte shume e cmuar.Tani se fundmi thote qe ne na duhet te fluturojme,kur te tjeret ecin shpejt!!Eshte thjesht nje p.dhie ky Berisha!

Cili ishte roli i Miladin Popoviçit dhe përse hesht Ramiz Alia. Historia tragjike e mijëra burrave të tradhëtuar nga Enver Hoxha dhe banda e tij

Masakra e Tivarit, si u vranë 8 mijë shqiptarë

Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t'i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të "Adriatikut" në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar - Dubrovnik - Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni.

Sipas kujtimeve të pleqve, që përjetuan këtë mobilizim të dhunshëm, të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptarë, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t'i marrin në Kroaci e Slloveni! Çarmatosja, atyre iu ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejtë ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptarë dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptarë gjatë muajve të kaluar.

Marrëveshja UNÇ Jugosllave-UNÇ SHqipërisë: Brigada e III dhe e V nga Shqipëria për spastrimin e Kosovës nga çetat që bëjnë rezistencë

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Shtabi Suprem i UNÇJ-së duke i shfrytëzuar rrethanat e krijuara, në fillim të shtatorit të atij viti Shtabin Kryesor të UNÇJ-së për "Kosovë e Metohi" e degradoi në Shtab Operativ dhe më 14 shtator ia nënshtroi Shtabit Kryesor të UNÇJ-së për Serbi. Dhe për çudi, në emër të Shtabit Operativ të "Kosmetit" do të nisin përgatitjet luftarake gjoja për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare a në të vërtetë SHS i UNÇJ-së kishte për synim ripushtimin e tyre. Në vjeshtën e atij viti, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, më pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi... Derisa ushtria gjermane tërhiqej nga shumë fronte të luftës, ideja e Shtabit Suprem të ushtrisë gjermane për forcimin e vijës së frontit në Ballkan, u bë e parealizueshme dhe në këto rrethana armata "E" gjermane, e cila ishte e dislokuar në Greqi, mori urdhërin që të tërhiqet nga ky rajon. Tërheqjen do ta bëjë nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Sangjak, për të kaluar mandej në Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë në drejtim të veriut. Armata "E" për çudi nuk u pengua (përkundër propagandës së bërë nga strategët e UNÇJ-së), por kaloi me shumë pak humbje në veri-perëndim të Jugosllavisë, ndërkohë që luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnë gjoja "kundër forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë. Për të argumentuar këtë qëndrim, po i referohemi letrës së Miladin Popoviçit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë. Në letër ndër të tjera, M.Popoviç shkruan: "Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim - vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhen gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t´i gjykojë menjëherë e fshatarët t´i çarmatosë..." Sipas marrëveshjes, UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës së I-rë të UNÇ të Shqipërisë. Më 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis për Kosovë, ndërkohë që atje (Kosovë) dhe në viset e tjera etnike shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi, i kishin përfunduar përgatitjet për ofensivë, njësitet e Korpusit të 13-të të UNÇJ-së (Divizioni i 22-të, i 24-të, i 25-të dhe i 46-të serb), Divizioni i 41-të maqedon, brigada e 9-të malazeze dhe të gjitha brigadat e UNÇJ-së për "Kosovë e Metohi". Operacionet ushtarake të këtyre forcave, filluan ofensivën pushtuese në tri drejtime: 1.Kurshumli - Përpallac - Podujevë - Prishtinë; 2.Lebanë - Medvegjë - Prishtinë; dhe 3. Bujanoc - Gjilan-Prishtinë.

Vendosja e administrimit ushtarak në Kosovë dhe mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve në mars 1945

Brigadat III dhe V të Korparmatës së I-rë të UNÇ të Shqipërisë ndihmuan vendosjen e administrimit ushtarak jugosllav

Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Për këtë vendim, Titoja më 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviçin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviçin, të cilëve iu foli për rolin që duhet ta luante Administrimi Ushtarak në Kosovë. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. Me këtë rast pasuan ndryshime në tërë strukturën e kuadrove komandues. Në krye të pushtetit ushtarak, përkatësisht të Shtabit të Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatës së I-rë kolonel Savo Dërleviç, duke e zëvendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zëvendës i tij. Shef i Shtabit u emërua nënkolonel Dushan Vukotiç (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviç (i dërguar nga shtabi qendror i Serbisë), ndërsa komisar politik u emërua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1945, kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52 etj. Kjo makineri pushtuese ushtarake në Kosovë, duke i marrë të gjitha masat për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e këndë Kosovës. Veçmas pas vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë, për shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritëse, Shtabi Operativ i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së nisi mobilizimin e shqiptarëve për t'i dërguar në frontin e Trieshtës dhe Istrës (në veriperëndim të Jugosllavisë), ndonëse mobilizimi i shqiptarëve kishte filluar qysh në fund të dhjetorit 1944 (me dërgimin e tyre në frontin e Sremit, në veri të Serbisë). Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një demonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë të djemve, vëllezërve dhe burrave të tyre.

Rrugëtimi i përgjakur i eshaloneve (grupeve)

Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës

Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptarë nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze 6. Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizren-Zhur-Kukës-Pukë-Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit.

Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26-27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës. Me këtë rast u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptarë që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky eshalon arrin në Fushë-Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo-malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27-28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek.

Pas këtyre peripecive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve - në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar. Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyu masën e shqiptarëve që të shtrihen për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth. Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4. 600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë. Ndërkaq, në janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje të Brigadave të "Kosmetit" dhe 5000 të tjerë nga Maqedonia. Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar-prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera etnike, për frontet e ashtuquajtura të "Sremit" e të "Adriatikut".

Mobilizimi i bërësve të krimit për zhdukjen e krimit

Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo-malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacionaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së ½ prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mestë shkëmbinjve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimish u dogjën dhe pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen...!!! Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar, më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh. Kjo ngjarje tragjike për popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit të atëhershëm, ishte e qartë se u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë Aleksandër Rankoviçi me kompani, këtë ngjarje do të përpiqet ta cilësojë si incident të rëndë të shkaktuar me fajin e vet shqiptarëve!

Barbarizmi i UNÇJ-së kundër popullit shqiptar

Gjatë këtyre operacineve të përgjakshme këto forca kryen krimet më të shëmtuara që njeh historia e njerëzimit, ndaj popullatës shqiptare, si dhe konfiskuan, plaçkitën, dogjën e shkatërruan pamëshirshëm pronat e tyre. Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyrat më mizore 47.300 shqiptarë. Kështu, në:

1. Gjilanë janë vrarë 7854 veta,

2. Prishtinë 3.675

3. Drenicë 4.820

4. Mitrovicë 1.970

5. Pejë 3.540,

6. Ferizaj 1.260,

7. Podujevë 1.670,

8. Prizren 1.200,

9. Gjakovë 800,

10. Rahovec 750,

11. Suharekë 420,

12. Dragash 500,

13. Preshevë 690,

14. Shkup 1.450

15. Tetovë 4100,

16. Gostivar 715,

17. Kërcovë 490,

18. Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,

19. Kumanovë 780

20. Tutin 900,

21. Bihor 3820,

22. Plavë e Guci 710,

23. Ulqin 515 dhe

24. Tivarë e Dalmaci 2.600 shqiptarë

Në këtë situatë e tërë pasuria e shqiptarëve të vrarë ishte konfiskuar, asgjësuar ose ishte plaçkitur nga kolonistët serbë, që qenë kthyer sipas direktivave të Byrosë Politike të KQ të PKJ-së.

Rrugëtimi (Prizren - Kukës - Shkodër - Tivar), lehtësia e forcave jugosllave për të kaluar në territorin shqiptar pa u shqetësuar

Rrëfimi i Azem Hajdinit, i mbijetuari i masakrës së Tivarit

Një rrëfim tronditës do të kujtonte Azem Hajdini shumë vite pas masakrës së Tivarit nga ku ai falë fatit i mbijetoi. Ja se si e kujton Hajdini atë marshim që do t'i çonte drejt vdekjes me mijëra shqiptarë.

Kështu të rraskapitur kemi vazhduar rrugën për në Pukë, ku atë ditë kemi arritur rreth orës 19.00 dhe na kanë vendosur në një luginë të rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rrëke. Në këto kushte, në periferi të Pukës e kemi kaluar natën. Të nesërmen shumë veta nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën kurse mbi dhjetëra, mëngjesi i gjeti të vdekur. Kësisoj, radhët tona vazhdimisht zvogëloheshin, sepse një numër i shokëve tanë nuk mund t'i përballonte torturave, helmimit, urisë, veshmbathjes së dobët e sidomos frikës nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i të sëmurëve, njëkohsisht rritej edhe numri i të vdekurve sepse edhe ne, të rraskapitur, nuk ishim në gjendje më t'i mbanim për krahësh, sikurse vepruam një ditë më parë. Prej Puke, në rrethana si ato të deritashmet, vazhduam rrugën kurse kah ora 20.00 arritëm në vendin e ashtuqujtur "Ura e Zogut", te një kanion i thellë nëpër të cilin rridhte ujë fare pak. Meqë urën e kishin shkatërruar fashistët italianë, transportimin tonë në anën tjetër të kanionit përpiqeshin ta organizonin përmes një vigu dhe njëlloj vagonete. Në atë vagonetë me qëllim i ngarkuan mëse 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u këput, kështu që të gjithë ranë në atë greminë të thellë. Disa prej tyre vdiqën kurse disa u lënduan rëndë e lehtë. Tentuam menjëherë t'i ndihmojmë, por na penguan përcjellësit duke na thënë se ata do t'i ndihmojë ushtria, kurse ne duhet të vazhdojmë kalimin nëpër atë vig të improvizuar. Mirëpo, duke e ditur fatin që na priste, refuzuam të vendosemi në atë vagonetë të ndrequr dhe pas shumë bindjesh e rezistencash u detyruan të na dërgojnë këmbë nëpër kanion për të dalë në anën tjetër të tij. Mirëpo, posa kaluam kanionin, sërish na urdhëruan të kthehemi poshtë dhe natën ta kalojmë nën qiellin e hapur. Edhe pse ishim të rraskapitur dhe qullë nga shiu, tërë natën jemi përpjekur t'i ndihmojmë shokët që mbetën gjallë e të lënduar nga rënia prej vigu. Po ashtu kujdeseshim edhe për disa shokë që i kishim bartur tërë ditën në lese të improvizuara, për krahësh apo në supe. Dikur kah mesnata na e kanë kumtuar urdhërin se duhet t'i identifikojmë të gjithë të sëmurët dhe të barten nja 50 metra larg gjoja për t'i dërguar në ndonjë spital të Shqipërisë për shërim. Mirëpo, të udhëhequr nga përvoja e hidhur që e patëm gjatë tërë rrugës, në këtë urdhër të shtabit e refuzuam kategorisht. Në mëngjes vërejtëm se një numër i shokëve që i kishim bartur dhe shumica e atyre që kishin pësuar lëndime pas rënies nga vigu kishin mbetur të vdekur, kurse na u pamundësua bartja edhe të disave që lëngonin nga sëmundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodhën në qerre dhe i çuan në drejtim të panjohur. Ne të tjerët vazhduam rrugën dhe arritëm në një vend afër Shkodrës ku duhej kaluar të ashtuquajturin "Vau i Spasës". Edhe këtu, meqë ura ishte e shkatërruar, filloi transportimi ynë me një anije të improvizuar. Të mësuar nga përvoja me këso improvizimesh refuzuam të hipim në atë anije pa prezencën e ndonjë oficeri dhe të së paku dy-tre ushtarëve që na përcillnin. Shtabi, i cili ende nuk kishte kaluar "Vaun e Spasës", pranoi kërkesat e parashtruara kështu që transportimi u bë pa ndonjë vështirësi të madhe. Mirëpo, edhe këtu në anën tjetër mbetën disa shokë të sëmurë rëndë, për fatin e të cilëve kurrë nuk jemi informuar. Në Shkodër arritëm rreth orës 16.00 më datën 30 mars 1945. Në të dy anët e rrugëve na pritën mijëra njerëz, shumica prej të cilëve duke na përshëndetur qanin, duke pëshpëritur "ku jeni duke shkuar", "me siguri në ndonjë vend pa kthim".!? Shumë prej tyre na ofruan bukë e veçmas ujë dhe këtu për herë të parë shuam etjen. Kjo nuk zgjati shumë pasi që shpejt e shpejt na vendosën në kazerma në një kodër bukur të lartë, emri i të cilës nuk më kujtohet, por e di se aty nuk kishte pasur ujë për pije. Por, për çudi, ne këtu veten e ndjenim pak më të sigurtë. Mirëpo, për fat të keq, këtu nuk na lanë të qëndrojmë gjatë. Dikur pas mesnate u nisëm në drejtim të Ulqinit, duke i lënë të sëmurët në mëshirën e ushtarëve serbë e malazezë. Në rrugë e sipër, jo fort larg Shkodrës, kolona jonë aty kah ora 3 pas mesnatës ka hasur në një eksploziv që shtrihej mjedisit të rrugës, në një gjatsi prej 10 deri 20 metrash. Me të ndezur të eksplozivit mes nesh u krijua një panik shumë i madh, por përnjëherë pasoi urdhëri që të mos lëvizim nga vendi. Mirëpo, nga frika shumë prej nesh u rrokullisën në të dy anët e rrugës e më pastaj filluan të shtënat e ushtarakëve me ç'rast u vranë dhe u plagosën shumë shokë tanë, kurse në mesin e tyre kam njohur Tafil Shabanin nga Kozhica. Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta jonë më nuk është në rrezik, duke thënë se, "kjo që ndodhi është vepër e reaksionarëve apo e diversantëve shqiptarë të Shqipërisë, të cilët hakmerreshin ndaj shqiptarëve kosovarë për masakrat dhe torturat që kinse paska bërë Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuquajtur kosovar". Krejt kjo u bë sigurisht për të fshehur qëllimin e vet dhe për të nxitur urrejtjen vëllavrasëse në mes të shqiptarëve. Pas shumë kërcënimeve për ta heshtur këtë situatë jemi detyruar të nisemi dhe të vazhdojmë rrugën. Pos tre të plagosurve që na lanë t'i bartim, të sëmurët dhe të plagosurit e tjerë nuk lejuan t'i marrim me vete, por i ngarkuan në mjete të ndryshme transportuese dhe i dërguan në drejtim të Tivarit me qëllim që të mos bien në sy. Shokët e plagosur i kemi bartur mbi supe deri në një fshat, emri i të cilit nuk më kujtohet, por ishte me pullaze prej guri dhe me pak tokë të plleshme. Aty fshatrët na kanë dhënë kanata qerresh të punuara prej thuprave për t'i bartur të plagosurit dhe të sëmurët. Nga këto tortura dhe reprezalje që na bëheshin gjatë rrugës, sigurisht më vështirësi e kanë pasur ata që ndodheshin në fund të kolonës. Ata edhe kanë pasur mundësi të numërojnë më saktësisht viktimat e rrugës, por sigurisht se në këto rrethana pak kujt i ka shkuar ndërmend ta bënte këtë, nga se në çdo moment ekzistonte mundësia që edhe vet të bëhej viktimë e përcjellësve të tërbuar. Instinkti i vetekzistencës dhe rreziku që në çdo moment mund të likuidohej, nuk lejonte tjetër të mendohej por vetem si të shpëtohet jeta. Këtë gjendje psiqike e bënte edhe më të tmerrshme hasja gjatë rrugës në kufomat që binin në krye apo nga mesi i kolonës. Në këtë pjesë të rrugës sharjet dhe ofendimet si "viste zarobljeni, vodiqemo vas u llogor na prinudni rad", "shoptarsku vam majku", "osvetiqese crnogorska omladina", etj., ishin "përshëndetjet" më të shpeshta që na i drejtonte masa dhe përcjellësit tanë, duke na provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet. Edhe nëse ndonjeri ishte i gatshëm që nga revolti të reagojë duke ditur se ndoshta do ta paguajë me kokë, këtë nuk e bënte, sepse e dinte se pos tij do të pësojnë edhe shumë të tjerë. Zaten ushtarët serbë e malazezë mezi pritnin reagimin tonë më të vogël për të shtënë mbi ne. Kështu të lodhur e të rraskapitur nga rruga, uria e etja, e më tepër nga pasiguria, në gjendje të tensionit të lartë psiqik, e kaluam rrugën nëpër tërë territorin e Shqipërisë. Me të hyrë në kufirin e Jugosllavisë, afër Ulqinit na kanë urdhëruar që të ndalet kolona gjoja për pushim, kurse të gjithë të sëmurët dhe të plagosurit që ishin me ne, të ndahen në një vend të caktuar, gjoja për të evituar ndonjë epidemi të mundshme. Thanë po ashtu se ata të transportohen në ndonjë spital të Malit të Zi për shërim, por sipas të gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i njëjtë si shokët tanë të mëparshëm, kurse në vazhdim rrugën për në Tivar. Me të arritur në Tivar, dikund në mes të orës 12 - 13.00 në çdo skutë të qytetit diktohej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe popullsisë të cilët me armë në dorë të drejtuar kah ne, na shikonin me përbuzje të madhe. Diktuam qartë komplotin dhe grackën që na ishte përgatitur. Shpirtrat tona virgjëresha u gjetën në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e shkëmbinjtë në kodrat përreth. Fitohej përshtypja se nga kjo bllokadë as zogu s'do të mund të fluturonte gjallë. Në qendër të Tivarit të ri, na kanë urdhëruar të ndalemi dhe të ulemi midis rrugës, gjoja për pushim. Në afërsi të rrugës kishte qenë një krua nga i cili ujë rridhte pa ndërprerë. Pasi që ishim shumë të etur, u morëm vesh që tre shokë tanë të prirë nga Sylë Gllobari të ngriten në këmbë dhe të apelojnë te një oficer që ishte afër çezmës për të na lejuar të pijmë ujë. Mirëpo, me të paraqitur të apelit, përnjëherë diktuam se oficeri u mërdhez dhe filloi piskamën e kërcënimin me fjalë ofenduese "shiptarsku vam majku" etj. Në momentin kur Syla me shokë u përpoq të arsyetojë kërkesën, përnjëherë oficeri ka urdhëruar ushtarët të vërsulen mbi të dhe të shtijnë me armë të zjarrta. Pos vrasjes së tyre, nga plumbat që kishin bredhur anash, u plagosën disa shokë tanë dhe një ushtar malazez. Pas kësaj tragjedie, ne mbetëm të shtangur në mes të rrugës, pa patur guxim të lëvizim apo të bisedojmë dhe me frikë pritnim se çdo të ndodhë me ne, pasi që na ishin drejtuar shumë tyta të armëve dhe bajoneta. Për një çast ushtria u tërhoq nja 50 metra largë nesh dhe zurën pozita më të sigurta - dikush pas shkëmbinjve, dikush pas shtëpive e disa sish edhe brenda tyre. Dhjetë apo pesëmbdhjetë minuta më vonë nga komanda e vendit arritën tre oficirë të lartë dhe shumë oficerë e ushtarë të tjerë. Ardhjen e tyre ne e pritëm me një fije shprese se në mesin e tyre do të gjendet ndonjë revolucionar apo komunist që do t' i jepte fund këtyre torturave tona. Mirëpo, shpresa ishte e kotë, sepse njëri prej tyre zuri pozitë në një lartësi dhe filloi të na sulmoi e kërcënohet me fjalët "shiptarsku vam majku", "sve qemo vas ubiti", "samo minuti su u pitanju" etj. Nuk vonoi shumë dhe përmes altoparlanti na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t'ia grabisë ushtarit të plagosur malazez revolen, andej kjo dhe kërkesa e organizuar për ujë u shërbeu si preteksti për ta kualifikuar si tentim kryengritje, për çka u kërcënuan me masa hakmarrjeje më drastike. Mirëpo, ne të gjithë mirë e dinim se ky është vetëm një trillim si bazë për një masakér me përmasa më të mëdha. Pas disa çastesh të heshtjes së varrit u ngrit në këmbë njëri nga shokët tanë për të cilin më vonë mësuam se ishte një i ri nga fshati Kozhicë, i cili pas konsultimeve me shokë ishte drejtuar kah oficieret me kërkesë dhe apel që t'u japin fund këtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirë, në të u vërsulën ushtarët malazezë dhe me armë dhe bajoneta që i kishin vu në pushkë e copëtuan, por si lakër. Të shtrënguar dhe të tronditur nga kjo skenë e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim më çka të bëjmë, të flasim apo si të veprojmë. Të hutuar e me sy të zgurdulluar, vetëm shikonim para vetes dhe pritnim se çka do të sjellë secili çast e minutë i ardhshëm. Kur më nuk ngrihej askush në këmbë dhe nuk bënte zë, oficierët filluan të kërcënohen se një nga një do të na likuidojnë të gjithëve. Heshtjes sonë të mëtejme filluan t'u përgjigjen me tërbim. Urdhëruan që nga mesi i kolonës të ndahen 80 veta, të cilët i lidhën duart dhe i dërguan pas një ndërtese, e mëpastaj vetëm dëgjuam refallet dhe britmat e klithjet e tyre që u masakruan. Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan në mesin e këtyre 80 vetëve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicës. Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për katër, në gjatësi prej 5-6 kilometrash, e mundësia për shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe trikatëshe, me një sipërfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mure të lartë me rrethojë të hekurt, me maja të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marrë parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10-15 ushtarë në të dy anët e hyrjes të përgatitur me shufra hekuri në dorë. Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri dhe vaj halli për atë që nuk mund t'iu bënte ballë të rënave, sepse akzistonte mundësia çdo herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i shtrirë nga të rënat shkelej pa mëshirë nga turma që kalonte nëpër atë hyrje, pa pasur mundësi askush t'iu ndihmojë. Ishte e pamundur të kaloje nëpër atë hyrje të ngushtë e të mos marrësh goditje. Vetëm gjatë këtij akti, këtu në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe të vdekur. Ashtu të përgjakur dhe të rraskapitur nja 1000 veta që ishim në ballë të kolonës, na futën por si lopët në atë ndërtesë. Pasi që ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlerësimi ngelën mbi 2200-2500, kurse në rrugë të gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra, kanë ngelur të rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo të rreshtuar, por grumbull. Kjo u bë për shkak se në këtë mënyrë bëhej likuidimi më i lehtë i tyre. Me të përfunduar të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun nga fshati Tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre që ka tentuar t'ia marrë revolen oficierit malazez që u plagos ashtu siç përshkruam më herët. Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revoles. Edhe pse e dinim se xhelatët e pashpirtë po përgatitin masakër të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicës së bashku me 7 shokë shkoi te komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte "udari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora i da qemo sve do jednog zaklati...", Për dy qëllime:

a) - të apelojë të ndërpritet masakra e mëtejme, sjelljet brutale, rrahjet në hyrje me shufra hekuri dhe

b) - t'u lejojnë t'u ndihmojnë shokëve të lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërteses nga të rënat që kishin pësuar.

Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhërin e komandantit, në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur në një shkamb për t'a parë më lehtë. Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia kanë pre hundën, veshët, krahët e kanë bërë copa-copa. Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejtë nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, si pushkë, automatik, mortajë dore, revole e çka tjetër jo. Kësisoj, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, nuk mbeti në këmbë, kështu që rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shndërruan në lumë gjaku që i përgjante një kataklizme të vërtetë.

Masakra e Tivarit, komplot i komunistëve shqiptarë për të vrarë forcat e djathta "reaksionare"

Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë individë, por duket se akoma nuk është thënë qëllimi i vërtetë i saj. Komunistët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë heshtën për shumë masakra që i bënë serbo-malazezet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Teza të forta janë ngritur nga historianë të cilët e cilësojnë Masakrën e Tivarit si plan për të vrarë forcat e djathta, komplot ky midis Partisë Komuniste kosovare dhe Partisë Komuniste shqiptare që drejtohej nga Enver Hoxha. Asnjë masakër nuk ka guxuar të kalojë pa u dënuar, e sidomos ajo e Tivarit, e paparë ndonjëherë në historinë njerëzore. Tivari ka qenë tabu-temë në atë kohë. Po përse heshtën krerët komunistë të Kosovës, pse heshti Enver Hoxha me kompaninë e vetë komuniste, këtë nuk mund ta kuptojë logjika e shëndoshë, as sot dhe as kurrë. Rezoluta e Bunjajt (1943-'44) ka pasur për qëllim krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave. Por, në fakt në Bunjaj është aprovuar rezoluta në të cilën është thënë: "…arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës me Shqipërinë…". Kjo rezolutë është e shkruar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë. Kjo rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare si Balli Kombëtar, NDSH etj, për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike. Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt politbyroja e PKJ-së i ka shpallur të pavlefshme këto vendime dhe kështu Kosova ka mbetur me dhunë si pjesë e Jugosllavisë me një autonomi tejet të zbehtë. Në letrën e politbyrosë të PKJ, dërguar Komitetit Krahinor të PK të Kosovës, të cilën e ka nënshkruar Millovan Xhillas, e me të cilën hidhen poshtë vendimet e Bunjajt, është edhe direktiva që orientimi për veprim në Kosovë është diskutimi i Xhavit Nimanit. Kështu, Xhavit Nimani vrante e kthjelltë për 45 vite në Kosovë dhe sot ka njerëz që e adhurojnë siç e adhurojnë edhe Enver Hoxhën, i cili më 1944 i dërgon 2 brigada të ushtrisë shqiptare për të siguruar Kosovën si pjesë të Jugosllavisë. Historiani prof.dr. Zekeria Cana në librat e tij "Ditari i Robërisë" 1998-1999 shkruan se në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim. Vetë kjo të bënë me dije se komunistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës e dinin se po ndodhte kjo masakër. Ata nuk reaguan duke menduar se me këtë akt makabër po vriten vetëm forcat e djathta "reaksionare", me qëllim që pastaj komunistët jugosllavë dhe ata të Shqipërisë të marrin frymë më lehtë.(RD)

zoti bulevard,

A ka mundesi qe te na rekomandosh titujt e librave dhe dokumentave prej te cilave keni sjelle kete shkrim mbi masakren e Tivarit, ju lutem??

Bobo, si qenka puna!  Po kur qenka bere kjo makakra e Tivarit bre? Si ore Ram Alia paska vrare dhe ne nuk dikemi gje?? Na rrofshin topet me gjithe Sali.  U ba peshku saloqe dhe berishoqe. Shalmanaseri III u cante mitren grave shtatzana ne mbreterite e pushtuara, u merrte femijet dhe ushqente qente e gjahut. Ua si qneka puna!  Por kur ne fuqi erdhi Tiglathpilseri, me opingat e sheros qelloi Nabukodonosorin kur ky i fundit po bente dashuri me Sermiramis-in e Babillinise.

Kulla e babilonit! - Kulla e sateme!

Vini re pa kujdes se cfare pergjigje te shpelare jep diktatori R. Alia. Berisha e akuzon se ka pasur dijeni dhe aprovimin e tij (bandes komuniste te tij) per Masakren e Tivarit, ky thote se kam qene ne Bosnje. O skile e vjeter qe te jane thare dhe trute, po per te pasur dijeni dhe per te pase qene dakort per kete masaker nuk ke pasur nevoje te shkosh vete atje ne vendin e krimit, ti moj skile mund te kesh qene kudo ne sherbim te sllavo-komunisteve por kjo nuk te largon nga akuzat qe te behen. Sa here qe ka akuza apo pyetje ndaj tij per kete ngjarje, R. Alia kurre nuk jep sqarime dhe pergjigje te qarta. Pse nuk thote a ka pasur dijeni per kete masaker? Pse nuk tregon per ndihmen qe kane dhene per te shtypur rezistencen ne Kosove? Si ka mundesi qe vellezerit tane kane kaluar neper territorin shqiptar dhe jane maltretuar, vrare gjithe rruges, e te tjera pyetje? Anyway, mesa duket skiles se vjeter po i afrohet dekiku me e fut edhe njehere ne biruce per kete genocid.

 ore keta kane vdekur ne '45....po keta qe vdesin ne 2008 a duhet te kene njerez qe duhet te tregojne nje fare mea culpa? 

po keto krimet e keto shqiptaret qe po vdesin per dite a duhet te kene nje pergjegjes?!

Në veprën e tij të
argumentuar me dokumente arkivore
dhe me referenca të shumta
historike („Kosova në qëndrimet e
Enver Hoxhës“) studiuesi Luan
Dode citon M. Shatrin: „R. Alia, me
porosi të E. Hoxhës, ka pasur mision
organizimin e kësaj masakre“
(f. 108). *Në pranverën e vitit 1945, Islam
Kadesha që ishte shifrant pranë K.Q.
të P. Komuniste Shqiptare, dëshmon:
„Më erdhi një shifër nga komisari
i Divizionit të Veriut, Ramiz
Alia, nga Mali i Zi, në të cilën njoftonte
tekstualisht: „Sot, herët në
mëngjes, një turmë e madhe, disa
mijëra shqiptarë të Kosovës, pasi u
grumbulluan në mes të dy kodrave,
në një luginë, u pushkatuan dhe u
likuiduan të gjithë“. Pasi e deshifrova
telegramin, e çova në zyrën e
Koçi Xoxes. Atje ishte Enver Hoxha.
I jap telegramin e deshifruar dhe
u them se sapo ka ardhur ky njoftim.
Isha tronditur së tepërmi dhe, duke
mos e përmbajtur dot veten, shpreha
edhe mendimet e mia. Enver Hoxha
më tha më një ton të ashpër se
këto janë probleme të Partisë dhe unë
ta mbyllja gojën, se e paguaja me
kokë. Për këtë ngjarje as që u bë
ndonjë telegram për qëndrimin që
do të mbahej. Pra, u hesht. Krim
dhe turp më të madh s’mund të
kishte. Më vonë, në ambiente të
ngushta, u mor vesh për këtë
masakër, por popullit nuk iu dha
asnjë njoftim. Për këtë masakër unë
nuk përjashtoj që Ramiz Alia, me
porosi të Enver Hoxhës, ka pasur
edhe organizimin e kësaj masakre
„(A. Musta, M. Kokalari, „Kush
ishte Enver Hoxha“, f.52-53). *

Jemi vend që kemi në fuqi ligjin kundër gjenocidit, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit.

Prandaj e fute ne burg per kafe? Keshtu pate thene o Sali bajraktari edhe per Nanon e ministrat e tij, qe kishe dosje etj. etj. por tani darkon me ta.

 Sale, mire bo qe interesohesh per keto kosovaret e Tivarit, po per ato 3000 shqiptaret qe u vrane ne 97 kur ti ishe President, a e ke vra ndonjehere menjen mos ke ndonje pergjegjesi edhe ti?

Apo sa kohe qe ua rrasim fajin komunistave te pergjithshem, ju komunistave te pervetshem ju marrin te keqen.

Ore njerzë për ti vrarë i kan vrarë serbët mbasi jan dorëzuar te partizanët shqiptarë.Me urdhër nga tirana u jan dorëzuar serbve dhe jan pushkatuar për tër natën.Disa komandantë e kundërshtuan urdhrin duke thën jan vllezërit tanë si ti dorëzojmë.Për këta ka qën i njëjti fund dhe pse jan shpallur "heronjë" më mbas.Gjyshi ka folur për këtë mbas 90 dhe kur e tregonte qante.

 sincerisht, 

e di ca me shqeteson jashtezakonisht shume. fakti qe per masakren e tivarit thuajse nuk eshte folur asnjehere dhe fakti qe ne vend qe ta ulim koken e te na vije turp prej vetes rrime e e krahasojme me deklaratat e berishes e te ramiz alise. 

asht turp bre njerez. turpi ma i madh per shqiperine masakra e tivarit. eshte turp. 

dje po lexoja ato komentet mbi krimin e israelit dje. dhe aty vura re me keqardhje se ka me shume njerez qe komentojne ne mbeshtetje te krimit dhe duke e justifikuar. cka e justifikon marrjen e nje jete njerezore? 

po marrjen e jeteve me mijera cka e justifikon? se vini re qe po behemi si egersira? qe s'na ben pershtypje? flasim per masakren e Tivarit ku mijera shqiptare u vrane pasi u carmatosen nga shqiptaret e ne toke shqiptare sikur te ishim duke folur per murtajen e pulave ne indonezi. 

turp. 

turp. 

nese berisha nuk ka fole, nese aline nuk dum me e vra, atehere me mire te heshtim. 

 quote 100%

Fatkeqesisht librat e historise as e kane prekur kete ngjarje. Po kshu eshte kur ke per historian Pellumb Xhufi e Paskal Milot.

nese berisha nuk ka fole, nese aline nuk dum me e vra, atehere me mire te heshtim. 

___

Ne se nuk ka fol Berisha kjo tregon se ai nuk ka fakte dhe, Berisha kur nuk ka fakte, e ka me te degjuar ose i kane fryre ne vesh qe te gjithe te zezat e ketij vendi i paskan bere paraardhesit e tij ne pushtet, ky me mire e ka te shpif, se sa te lodhet dhe te gjeje fakte dhe te na ndricoje mendjet.

Nuk ndricohe mendja per te fituar kredi poltike.Heshtja thyhet vetem me fakte.Seshte mire qe te manipulohet me faktet politikisht...ne ate vend eshte shume e veshtire me bo gjyqe, se psh kush do ti bej gjyqet berishjanet qe kane qene vete komunist dhe tani flasin per krime komunistesh.

Me vra njerez nuk zgjidhen krimet, as nuk zbulohen autoret e Tivarit mbi gjysem shekulli me perpara! Cfare mbetet?

Historianet duhet te thone fjalen e tyre, kronikanet e gjyqeve, ne se jane bere, mund te hedhin drite per TIVARIN, por kurre politikanet nuk mund te merren, me  ngjarje te shkuara mbigjysem shekulli dhe te percaktojne se kush ishin autoret e vertete te krimit, kaq e lehete eshte kjo??!!!!

Ata te mocmit kane thane se, me terhek kembezen e shkrepjes asht njisoj si me terehek nje pend qesh me gisht`dors!

 

 

    Kush e ka lexuar Novelen  filozofike te  Volterit;"SHPIRTKULLUARI"(1759) ? Ai, tallet ne menyren me te pameshirmshme, me "optimizma" te tilla prej te djallezuarish dhe teveqelesh, "per te verteten", si kjo qe kerkohet sot: "E verteta e  Masakrs Tivarit."

  Personazhi laibnizian Panaglos, kerkon te verteten  e sistemit  te harmonise se paravendosur, tek sa rrekej te sillte "sprova te reja mbi kuptimin e veprimit njerezor"...

  Sa larg shkon inati..!

Edhe ne shqip kjo veper e Volterit eshte e perkthyer "Candidi" por me siguri sot do kene dale titane te tjere per te perkthyer edhe titullin e Volterit.

 "Ne nje prononcim qe dha mbreme per gazeten "Koha Jone", z. Alia ishte i prere ne pergjigjen e pyetjes se si e komentonte ai akuzen dhe kerkesen e z.Berisha per ta hetuar lidhur me masakren e Tivarit: "Une nuk kam asnje qendrim, sepse une nuk mund te mbaj qendrim per budallalleqe", - ishte komenti i z.Alia."

 

Shoku Ramiz, nuk po te kerkohet te pergjigjesh per budallalleqe, po te kerkohet te pergjigjesh per Masakren e Tivarit. Rruga juaj per ta udhehequr popullin shqiptar drejt komunes primitive kaloi jo vetem nepermjet kesaj masakre por edhe nepermjet kanibalizmit (ne vendin e lavdishem te sovjeteve dhe ne Kine). Po te kishin pasur udheheqes te lavdishem dhe mendjendritur si puna juaj, ku do te shin sot Amerika dhe Anglia? Ish armiqte tuaj te betuar?

 

 "Fjale, shume fjale, z.Berisha ka shume fjale, ai i di te gjitha", - ironizoi ish-Presidenti i Republikes. 

 

 Tamam e ka thene. Vetem fjale kemi pare sot prej Berishes.

Nano eshte mafioz... nano eshte kryeministri me i mire socialist.

Duka eshte mafioz... Duka eshte ne kabinetin tim.

Ilir Meta eshte komunist... Ilir Meta eshte ne kabinetin tim.

Ramiz Alia na udhehoqi kunder veshtiresive... Ramiz Alia eshte kriminel.

Azem Hajdari eshte plehre... Azem Hajdari eshte pishtar i demokracise.

Arben Imami eshte kelysh komunisti... Arben Imami eshte minister te une.

 

Ka ndonje veper per te gjitha keto qe thote ky Berisha, apo jo? E ka zene kriza keq, se i mbaroi afati i europianeve. S'po di c'po flet e s'po di c'po ben me. Po perplaset pas mureve si i plagosuri qe s'di ku te shkoje.

Dava plehre, ai bashke me ata qe ia ferkojne.

5*

 Berisha na paska sekuestruar sot shtepine e Edi Rames dhe te Dashamir Pezes? :o

duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit, tha Berisha

O Berish tani u ngrite nga gjumi, apo si eshte puna. Partise Demokratike, me mire t'ia ndryshojne emrin e t'ia bejne  Partia Duhet se ne cdo 5 fjali 4 ju fillojne me  duhet.

Duhet te pergjigjet, duhet te shkoje para drejtesise, duhet te denohet, duhet te punohet ne kete drejtim duhet te hapen dosjet, duhet .... 

Miire dakort, mor e morem vesh qe DUHET,  po ca po ben ti qe Ramizi te denohet, kete s'kemi per ta marre vesh ndonjehere se jo per gje por po kalojne vite qe jeni ne pushtet. Vallahi ralloheni pak ate duhet se boll i keni lodh njerzit.

 

  Sa partizanë dhe sa dëshmorë? » MASAKRA E TIVARIT 1945 – GJENOCID KUNDËR SHQIPTARËVE (Pjesa e dyte)

Sigurimi: Tirana gisht në masakrën e Tivarit !!!

E frymëzuar nga ndjenjat nacionaliste dhe shoviniste, Qeverija jugosllave ka terrorizuar në mënyrën më barbare pakicat nacionale dhe veçanërisht, popullsinë shqiptare të Kosovës dhe Metohisë të përbërë prej 100 000 shqiptarësh. Kjo popullsi shqiptare është masakruar me metoda shumë më të egra dhe barbare nga ato të përdorura nga kralët e Serbisë dhe Gestapoja hitleriane. Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht në masë si gjatë luftës dhe mbas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë dhe agjenti i Qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë shqiptare, tradhtari Koci Xoxe, i cili me cilësinë e tij si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, në fillimin e vitit 1945, autorizoj oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm.

Pse u manipulua relacioni i Sigurimit.
Lidhur me atë relacion të përpiluar nga Drejtoria e Sigurimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme në 19 janarin e vitit 1950, mund të thuhet se ka vetëm një pjesë të së vërtetës dhe pjesa tjetër është e trilluar. Ajo çka është e pasqyruar me vërtetësi në atë dokument, është pjesa e parë e relacionit të Sigurimit të Shtetit, ku flitet për masakrat dhe gjenocidin e egër që ushtronte regjimi titist i Beogradit ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës pas vitit 1945, gjë që arriti kulmin me Masakrën e Tivarit, e ndodhur në marsin e vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarë të pafajshëm. (Në relacionin e Sigurimit shifra e kosovarëve të ekzekutuar jepet 1000, por nga shumë dëshmi e burime të bëra publike pas viteve ‘90, flitet për rreth 4500 të tjerë të ekzekutuar). Masakra e Tivarit tashmë është një ngjarje e njohur, ku në marsin e vitit 1945 autoritetet e UDB-së jugosllave, me lejen e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës, kaluan nëpërmjet territorit shqiptar (nga Qafa e Morinës në Kukës për në Han të Hotit në Shkodër) një kolonë të gjatë me kosovarë, kryesisht nacionalistë, të cilët i ekzekutuan më pas në rrethinat e qytetit të Tivarit në Mal të Zi. Kjo është më se e vërtetë dhe fakt i njohur, pasi kolona e gjatë e kosovarëve që kaloi nëpërmjet territorit shqiptar e shoqëruar nga forcat e UDB-së, u pa nga sytë e qindra fshatarëve të atyre krahinave të Veriut dhe qytetarëve të Shkodrës. Një pjesë e atyre janë ende gjallë dhe kanë dëshmuar se si vriteshin gjatë rrugës para syve të tyre kosovarët e pafajshëm që ishin të sëmurë, apo ata që nuk mund të ecnin dot me hapin e shokëve të kolonës. Ndërsa pjesa që nuk qëndron në relacionin e përpiluar nga Sigurimi i Shtetit, dhe që është e trilluar krejtësisht, është ajo ku thuhet se ekzekutimi i 1000 kosovarëve nga ana e UDB-së u bë në bashkëpunim me agjentin e qeverisë jugosllave në gjirin e qeverisë shqiptare, ministrin e Brendshëm Koci Xoxe. Kjo gjë nuk qëndron, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ajo ngjarje, pra në marsin e vitit 1945, nuk ka qenë Koci Xoxe në postin e ministrit të Brendshëm, por Haxhi Lleshi.

Enveri ia faturoi krimet Xoxes.
Funksionin e ministrit të Brendshëm, Koci Xoxe e mori pas mbarimit të Gjyqit Special në mesin e muajit prill 1945, të cilin ai e drejtoi si kryetar. Po a mund të quhet një pasaktësi ajo që thuhet në relacionin e Sigurimit të Shtetit në lidhje me atë se cili ka qenë ministër i Brendshëm në atë kohë? Po të shohim me vëmendje rrjedhën e ngjarjeve të asaj kohe, dalim në konkluzionin se ajo nuk ka qenë thjesht një pasaktësi, por është e kundërta: emri i Koci Xoxes është vënë aty qëllimisht dhe i gjithë dokumenti është përpiluar nga ana e Drejtorisë së Sigurimit vetëm për atë gjë. Personat që e kanë përpiluar atë dokument, nuk është se nuk e kanë ditur se cili ka qenë ministër i Brendshëm në marsin e vitit 1945, por ata e kanë bërë atë me qëllim për të implikuar Xoxen në atë ngjarje. Për ta shtjelluar më konkretisht këtë gjë, kujtojmë se dokumenti në fjalë mban datën 19 shtator 1950, pikërisht vetëm disa muaj pas dënimit me vdekje të Koci Xoxes. Pas eliminimit që Enver Hoxha i bëri Xoxes, të cilin e shikonte si rivalin e tij për pushtet, ai dhe njerëzit e tij u kujdesën që të ngrinin një aureolë të zezë për ish-ministrin e Brendshëm, duke ia ngarkuar atij të gjitha krimet që ishin bërë në Shqipëri që nga përfundimi i luftës e deri në fundin e vitit 1948, kur Xoxe u shkarkua nga të gjitha funksionet e tij shtetërore dhe partiake. Në këtë kontekst është dhe relacioni i Sigurimit të Shtetit, i cili është hartuar qëllimisht dhe korrespondon tamam me kohën kur ka qenë edhe kulmi i fushatës për denigrimin e figurës së Koci Xoxes, për t’ia faturuar atij edhe Masakrën e Tivarit. Po të ishte i vërtetë implikimi dhe bashkëpunimi i Koci Xoxes me UDB-në për pushkatimin e mijëra kosovarëve të pafajshëm, ajo gjë do t’i ishte thënë Kocit që në Kongresin e parë, kur ndaj tij u bënë sulme dhe akuza nga më të ndryshmet, dhe nuk kishte pse të lihej ajo gjë kur ai ishte pushkatuar. Por, ashtu si shumë krime të tjera ku Enveri ishte i implikuar direkt, edhe Masakrën e Tivarit ai u kujdes t’ia faturonte Koci Xoxes.

Ish-Kryetari i Presidiumit të Kuvendit dëshmoi në `96:
Haxhi Lleshi: Në atë kohë kam qenë unë ministër i Brendshëm.

Lidhur me ngjarjen për të cilën bëhet fjalë në dokumentin tepër sekret të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë, i cili mban datën 19 janar 1950, pak vjet më parë, më saktë në prillin e vitit 1996, është prononcuar publikisht në një intervistë të gjatë televizive (për autorin e këtij shkrimi) edhe ish-Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë Haxhi Lleshi. Ai ka qenë edhe i pari ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në qeverinë provizore të kryesuar prej gjeneral-kolonel Enver Hoxhës, i zgjedhur në atë post që në 24 maj të vitit 1944 në Kongresin e Përmetit. Veç të tjerash, një nga arsyet që ne po publikojmë në këtë shkrim një pjesë të shkurtër nga ajo intervistë e dhënë nga një person publik që nuk jeton më, është dhe fakti se ajo është bërë publike që në atë kohë, duke u transmetuar e plotë në një prej stacioneve televizive private, natyrisht me lejen dhe pëlqimin e të intervistuarit. Po cili ka qenë prononcimi i Haxhi Lleshit në intervistën e dhënë prej tij, pikërisht vetëm pak muaj para se ai të ndërronte jetë? Në mes të tjerash ai është shprehur: “Në atë kohë që ka ndodhur Masakra e Tivarit, unë kam qenë në postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe menjëherë sapo jam njoftuar për ngjarjen në fjalë, kam lajmëruar Enver Hoxhën, i cili u mërzit shumë nga kjo gjë. Ne nuk është se u dhamë leje jugosllavëve që të bënin atë veprim që bënë, por në atë kohë kufiri në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishte i hapur dhe ne nuk mund t’i ndalonim dot ata që të kalonin nga Kosova nëpërmjet territorit shqiptar për në Tivar. Ne nuk kishim se çfarë të bënim, dhe luftë Serbisë nuk i hapnim dot, por për të protestuar, di se në atë kohë ne kemi protestuar”.

Dokumenti origjinali i Arkivit të Ministrisë së Brëndshme.
Relacioni i Sigurimit të Shtetit Ministria e Punëve të Brendshme.
Drejtoria e Sigurimit të Shtetit.
Dega e Parë. V.F L.P Tiranë 19. I. 1950

Relacion mbi terrorin dhe persekutimet në Kosovë.
Fill mbas çlirimit të Jugosllavisë, populli i minoritetit shqiptar të Kosovës, filloi t’i nënshtrohet terrorit dhe persekutimeve të klikës fashiste të Beogradit. Qysh në këtë kohë filluan të arrestohen Kosovarët dhe të vuajnë tmerrësisht nga torturat nëpër burgjet e Kosovës. Në këtë kohë filluan ndjekjet dhe persekutimet në masë. Kosovarët për t’u shpëtuar ndjekjeve të UDB-së, detyroheshin që të vinin në Shqipëri. Këtu ndiqeshin prej njerëzve të UDB-së ose shoqëroheshin për në Jugosllavi (Kosov&eumlsmiley. Ka pasur raste që gjatë rrugës, me pretekstin se gjoja tentonin t’u iknin, pushkatoheshin pa gjyq (rrugës). Politika fashiste, shoviniste e klikës së Beogradit karshi minoritetit shqiptar të Kosovës, u bë edhe më e egër d.m.th. u shumëfishua qysh nga koha që u shpall rezolucioni i Byrosë Informative mbi gjendjen në PKJ”. Qysh mbas shpalljes së rezolucionit e këndej, për titistët është bërë më e lehtë problemi i persekutimit të masës së popullit kosovar, mbasi shumë lehtë çdo njeriu që e dinë kundërshtar të regjimit titist, i vënë vulën e Inform-Byroistit dhe menjëherë e burgosin. Atje ku UDB-ja ka edhe dyshimin më të vogël, bën arrestime. Kështu ka arritur që të burgosen fshatarë të thjeshtë, punëtorë, “A.P.K.J” funksionarë të pushtetit titist. Kështu ka arritur që sot në burgjet e Kosovës të ketë 2000 e më tepër të burgosur. Në muajin mars 1950 u bënë zgjedhjet e pushtetit titist. Këto u zhvilluan nën një terror dhe nën frikësime të anëtarëve të Partisë. U thuhej që të bëni që të votojnë të tërë për frontin, se përndryshe ai që voton në kutinë bosh e pret burgu. Dhe P.K.J. kështu kanë folur në popull. Një anëtar i K.Q.P.K.J. për Serbinë, në një konferencë me popullin e Kosovës për kundra frontit, ka votuar për Shqipninë. Populli në Kosovë rron gjithnjë nën frikën e arrestimit, survejimit, kërcënimit etj., d.m.th. edhe më keq nga çka jetuar në kohën e okupatorëve Italo-Gjermanë. Një formë e punës së UDB-së, për të mbajtur popullin nën kontrollin e saj, është mos lejimi i çdo qytetari që të shkojë nga pjesë të konsiderueshme të këtyre materialeve, duke shkelur në këtë mënyrë protokollin e lartpërmendur, si dhe parimet më elementare të së drejtës ndërkombëtare. Qeveria Jugosllave mban gjithashtu arbitrarisht edhe materiale të tjera që i takojnë R.P. të Shqipërisë, si p. sh. vapori Borova prej 3500 ton, biga e madhe lundronjëse me një fuqi të madhe peshash prej 80 ton, si dhe shumë materiale të tjera, që janë ndodhur në Jugosllavi, kur Qeveria Shqiptare denoncoi marrëveshjet ekonomike në korrik 1948. Qeveria Jugosllave është duke sabotuar zgjidhjen e proceseve të debi-kredive që rrjedhin nga marrëveshjet ekonomike në të kaluarën, mbasi ka frikë se një analizë e vërtetë dhe e drejtë e këtyre llogarive të prapambetura do të nxjerrë në shesh të vërtetën mbi të ashtuquajturën “ndihmë ekonomike” të Jugosllavisë kundër Shqipërisë, shfrytëzimin kapitalist të popullit shqiptar nga ana e Qeverisë Jugosllave, si dhe detyrimet që i takojnë kësaj kundrejt Qeverisë Shqiptare. E frymëzuar nga ndjenjat nacionaliste e shoviniste, Qeveria Jugosllave ka terrorizuar dhe terrorizon me mënyra barbare pakicat nacionaliste dhe veçanërisht popullsinë shqiptare të Kosovës dhe Metohisë, e përbërë prej rreth 1 000 000 shqiptarësh. Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht në masë nga organet e UDB-së gjatë luftës ashtu edhe mbas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë edhe agjenti i qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë Shqiptare, tradhtari Koçi Xoxe, i cili në cilësinë e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë në fillim të vitit 1945 autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm. Duke qenë se Qeveria jugosllave ka shumë frikë nga patriotizmi dhe shpirti luftarak i popullit shqiptar të Kosovës, ajo ka urdhëruar dhe ka marrë masa për largimin nga Kosova të meshkujve që janë të aftë për të luftuar

uaaa, si qenka puna, bre!

Ne 1945 Ramizi ishte 19 vjec, as e pirdhte njeri ti merrte mendim, aq me pak ushtrija jugosllave.

Kemi nje kryeminister rrk fare ja ca kemi.

"TE PERGJIGJEN VETE KOSVARET",...si nuk ka turp ky plak cinik kur flet keshtu. PO ai arroganti i bllokut ka ngel. Si sala si ky ,jane e njejta fare sllave dhe i njejti brum komunist, i partise se punes. Sales nuk i takon gjithashtu te permendi gjenocide,sepse po ti ishin bind pilotet me e leshu barkun e reaktiveve plot me municion ne 97-ten, do ja kishte kalu gjithkujt per genocid. Edhe ky sikur Ramizi kunder popullit Shqiptar do e bente...Na i leshojne fqinjet , ata qe na sundojne....dhe jemi ne qe vuajme pastaj

"Te pergjigjen vete kosovaret"....nuk kuptoj,cfare ka qe nuk shkon ketu?kush me mire se ata vete e di te verteten?mos eshte fjala "kosovar" problem? ateher duhet hequr nga qarkullimi edhe fjala vlonjat,shkodran,tiranas etj etj ose edhe shprehjet jugor e verior duhen zhdukur....shpresoj vertet qe dikush nga kosova te dal e ti shpjegoj diktatorit qe sundon ne shqiperi,se faren e percarjes qe ka mbjelle ne shqiperi,nuk do te mund dot ta perhap edhe ne kosove apo ne viset e tjera ku banojne shqiptar!!!

O rrota trapi, qe s'dini as me be mbledhje zbritje.

Ramiz Alija, ditelindja Tetor 1925, ne Prill vitin 1945, plot me influencen e tij nderkombetare prej 19 vjecari ka dhene OK qe forcat Jugosllave te kryejne masakren e Tivarit qe nga Bosnja??!!

Nuk keni me shpresa per tu be njerez.

O Pipth.Po per te drejtuar divizionin i kishte aftesite ai 19 vjecari.

Po kaq tru kishin ata qe futen vendin ne vellavrasje

... Dhe e fundit, vdiq   thua o Pipth?

Me te vertet pipth.

Ne vend qe te denojme me burg, enverin, koçin, mehmetin, kadriun, bedriun, tukun, spiron, hysniun, myslimin, haxhiun, beqirin, feçorin, kerkojne te denojne ramizin, politikanin qe solli demokracin.

Kush preket ramiz alin, ka perkit demokracin.

Si politikan qe solli demokracine, Ramizin, e ka quajtur dhe falenderuar vetem Sali Berisha.

Une them Ramizi ka qene adoleshent 19 vjec, ska si ti ket marre "miratimin dhe pelqimin" ne distance Jugosllavia qe ishte fuqi madhore ne lufte ate kohe, per te bere Tivarin ashtu si thote ai rrumpalla qe kemi kryeminister.

Une them qe ai rrumpalla qe del e leshon keshtu shashka koti e dite kete gje, e genjen si derri, po ka hallin te heqi vemendjen nga ato lajmet qe s'i vijne pas qejfit nga Brukseli.

E pe lajmin sot? Bosnjen e kaluan me rezolute, Shqiperine e shtyne per Qershor - ketu e ka hallin rrumpalla, jo te kosovaret e vrare qe nuk i ka kujtuar asnjehere ne 20 vjet.

Berisha quan ramizin kriminel. Ate qe s'e beri ramizi kur iu revoltua populli ne 91-92-shin, e beri Saliu kur iu revoltua populli ne 96-97-en.

Berisha s'ka kapacitetin intelektual as politik qe te konkuroje me z.Alia. Parazitet e kalibrit te Berishes, zoteriut ne fjale vetem i kruajne lehte sensin e humorit.

Berisha s'eshte vetem new money por eshte nje tullumbace e fryre qe plluskon ne mllefet e komunizmit me teper se asnje personazh tjeter i arenes politike te asaj kohe. Po mos te ishte per perqindjen e madhe te injorances ne Shqiperi, Berisha do ishte ende ne Tropoje duke ruajtur dhite.

Berisha mund te jete nji zog gomari po kjo nuk e ben ate tjetrin 'zoteri'. Edhe ai, po t'mos ishte per bythlepimjen qe i ka bo dulles dhe marrjen ne qafe te kushedi sa veteve do e kish barin nja 1 m sot.
Sidoqofte, kjo zhurma e Sales per me denu ket qe ka ose nuk ka 2-3 vjet jete eshte budallalliku i rradhes

Berisha le ta provoje t'i hyje asaj rruge. Pse jo?! Berisha duhet te shohe sa i vlen lekura. smiley

ca dmth? se po kerkoi me arrestu Aline do ngrihet populli me e mbrojt gjasme? po kujt po i rruhet per Ramizin?

Mos futen ne greve urie smiley

Poplli eshte pa buke dhe s'po ngrihet. Sidoqofte, jam e bindur qe Berisha duhet ta provoje. Ta heqe dhe ate merak Birisha i Tropojes.

 

 Larosa.

ja ke haberin se çdo thote drejtesi, apo gjithçka e mendon se behet me deshiren e hyjnive.

Nuk eshte  se i vetmi liber qe ke lexuar , eshte Odisea???

Odisea

Pikerisht. Bibla ime.

La Rosee.Di gjo se cfare shkolle tjeter ka maru Ramizi,pervec shkolles partise dhe asaj te krimeve !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

dajoshi; ".... Mire e ke o Ramiz, pse te merresh me budallain!!!! Paske dit cin paske si vu pasardhes athere or mejk, po mire bythen tate qe e shpetove, po na more n'qaf t'gjithve or mut muti..."

E te marrte e mira te marrte   smiley

Per kete ngjarje, nuk do te ishte keq te behej nje film, jo vetem ne kujtim te te reneve por dhe qe bota te njihej me kete genocid. Artikulli qe solli Bulevardi, nuk do te qe keq te perkthehej ne gjuhet anglisht e frengjisht.

Pipth.

Si thote shoqja me siper, edhe une per aline kam kujtimet me te rralla.

Aty ka viti '89, kohe  dreke, gjindesha ne nje lokal ne Shiroke, kur po kalon nje makine e deges , me dy trupa  tere gjak,  te lidhur me tela me gjemba.

Sa ishim aty, nga pamja qe na u paraqit, mbetem te mahnitur.

Kemi pare ne filma, po origjinal ja arritem vete fale afetsise se ramizit, ketij njeriu qe per popullin bente te pamunduren.

Si thame me lart, ate qe beri alia ne '91 nuk e beri Berisha ne '97.

Ketij kriminelit qe quhet Berisha, i vriten 4 punonjes te shikut, ndersa humani alija, vret kater djem te rij, se jane  thyer kater xhama komitetit partis, po  tek dega e mbrendshme kush guxoi te afrohet.

Eshte nje shprehje vietnameze " KARTTE  NAHAJE RAMALIA", qe do thote jete te gjate.

 

Ore vertet juve kujtoni se masakra e Tivarit nuk ka ndodhur dhe komunistat shqiptare nuk kane ditur gje?Apo beni sikur nuk dini gje?

ëshmia e '45::from zotmedia.tv - internet web show" href="http://www.shekulli.com.al/2010/06/02/masakra%20e%20Tivarit.jpg" rel="lightbox[foto1]">ëshmia e '45" src="http://www.shekulli.com.al/2010/06/02/masakra%20e%20Tivarit.jpg" width="340" rel="lightbox[foto1]" />

Rekrutet shqiptare te ruajtuar nga ushtaret malazeze para masakres se Tivarit

 

Se nga te gjitha dokumentet shqiptare dhe te huaja del qe kjo masaker jo vetem qe ka ndodhur por ka marre OK edhe te komunistave shqiptare.

Per kete i jeni sulur Sales juve?Nese nuk e thote sot kur duhet ta thote apo duhet tju marre doren juve?

OK nese ai nuk ka te drejte ta thote,kush ka te drejte?Perse keta nuk kane dale deri ne sot dhe ta shtjellojne se si ka qene puna dhe sa dinin lideret shqiptare per kete gje?

Perse kjo masaker nuk eshte permendur fare ne tekstet shkollore te kohes se Enverit,kur kishim kohe qe ishim prishur me Jugosllavine?

...Per kete ngjarje, nuk do te ishte keq te behej nje film, jo vetem ne kujtim te te reneve por dhe qe bota te njihej me kete genocid...

Pjer me duket se eshte bere nje film dhe e ka luajtur Ndrek Luca,fatkeqesisht ai vdiq dhe vazhdimin e luajti djali i tij me duket.

 

Gjithe keta urdherat nga Ramiz Alia adoleshent i merrnin?

Po ky adoleshent udhehiqte nje divizion ne ate kohe.

Po, po madje per cdo gje qe bente, Tito pyeste njehere kte adoleshentin.

Ne moshen 17 vjet madje Ramiz Alia dha miratimin te kapitullonte Italia kurse 15 vjec urdheroi Pearl Harbor.

E bete Ramizin supergjeni. Ramiz Aleksandri i Madh Alia. Nxjerr profka nga goja ai rrumpalla juj, e ju duhet te hiqni te zite e ullirit ti mbroni.

Jashtee teme.Je i sigurte qe fotoja i perket rekruteve te masakruar te TIVARIT? 

 Kjo foto nuk ka te beje fare me Masakren e Tivarit. 

Kjo eshte marre ne Beograd, ne perfundim te njeres nga lufrat ballkanike.

 

keshtu eshte nqse i referohesh shekullit...ato mushqetat 2 m te gjata qe duken ne foto duhet te jene te LIB

Ne fakt keshtu e dija edhe une, por sot gazeta Shekulli na e kishte vene kete foto me pershkrimin qe permend Solidarnos me lart.

Cfare budallenjsh. Po edhe pa patur asnje informacion. Thjesht duke pare foton: edhe sot e kesaj dite nuk ka linja trami ne ndonje qytet te Malit te Zi. Per te mos fol per ndertesen ne sfond...

PS: ...stili i uniformave, cilesia e fotografise...

Pse nuk e heton qeveria masakren edhe kush ka pergjegjesi te denohet

vetem kshu akuza ne ajer eshte gjynof per ata qe kan hum jeten aty

 

Me ca  ta hetoje  pas 65 vjetesh e disa regjimesh? Me fjalet e Sales?

Po flasim ne kohen kur ne bote vdiqen 60 milione. 

 

Kento.Po keta gjermanet qe denuan nje ish oficer nazist para nje muaji dhe ai ishte nja 90 e ca vjec.

Thuaja dhe atyre qe kane bere gabim.

Ne bote po kerkohet falje per masakra te ndodhura 200 e 300 vjet perpara, kurse ju mbroni njerez te tille qe kane ushtruar genocid dhe vrasje mbi nje popull te tere dhe jo vetem nuk kane kerkuar falje,por duan te na tregojne te mirat e asaj diktature te eger e te na japin mesime demokracie.

Kete lloj rrace mbroni ju.

 Po mo shoku, po me prova. Jo vetem sepse tha Merkel.

Berisha te gjithe i ka bere kriminele dhe po te gjithe i ka bere pishtare demokracie. Ik tashi mos na hap barkun se ke lene nam sot me postime te cuditshme.

Si shume zuk bajraktar po hiqesh ... smiley

Fute ne tru dhe te gjith rrembythjet spekulante si puna JOTE.

Per arrestimin , dhenien para drejtesise dhe NDESHKIMIN e  Krimineleve per Krime gjate  te Luftes se Dyte Botrore ka :

VENDIM Nderkombetar me perberje:  Komunistet  e Stalinit , dhe Kapitalistet e Amerikaneve e Anglezeve si treshe kryesore.

Ka Lista te hartuara e te miratuara per KRIMINELET e Luftes si edhe per Kriminelet e LII nga etnia Shqiptare .

Prandaj te spekulosh duke i unifikuar krimet e nazisteve me te tjera krime ( qe i vlereson ti me skerbythjet e tu Berishiste ) per ti ndeshkuar ne menyre te barabarte eshte nje kerkese personale dhe e PASTER per Hakmarrje .

Po pa pyete Salen njehere qe e provoi ne 97 Luften Civile qe mbolli se cfare do te theote Lufte , a pati bythe ti qendronte hakmarrjes qe ju nxit ne trune injorant prej vitit 92 nga spekulatore te paster e historiane B...qiresh .

Pergjigje me te mencur dhe ndoshta me kuptimplote nga R.Alia nuk mund te gjendet .

Une nuk merrem me BERISHEN...do te thote nuk merrem me psikopate .

Eshte ceshtje e popullit Kosovar ....do te thote kane shtet dhe organe , kane fakte dhe dokumente dhe mundet ta faktojne plotesisht si sasi numerike e si ngjarje . Mundet sipas Fuqise qe kane sot ta ndertojne si ceshtje Nderkombetare per te kerkuar nje varg te Drejtash por edhe per te provuar GJYQESISHT demshperblimet Morale e Materiale.

Me fakte Solidaresh e foto Bajraktaresh neper gazeta e me tregime prane zjarrit

Nuk behet Historia .

Nuk ngrihet akuza .

Nuk denohen Krimet .

Aq me teper me Salere , krimi ka lulezuar ne Shqiperi dhe do te marre akoma jete njerzish . Saliu me kete thenie e problem qe "hodhi "  po mbjell krim e ndjell gjak edhe midis dy pjeseve te te njejtit popull gje qe po te kishte drejtesi e Proluror ai KOMB , sidomos po te kishte President , ...Saliu do ishte para banges se te akuzuarve per thirrje percarese e shpifje me qellim krimi e hakmarrjee te nje pjese te Popullsise ndaj pjeses tjeter.

Thuaj qe aktualisht Populli i Kosoves e Udheheqja e saj  nuk pjerdh nga vicklat e denglat e psikopatit shqiptar qe per te mbajtur karriken eshte gati te derdhe gjak si uje.

Po ku ka drejtesi ne ate vend ? Ka vetem Lehje nga  kreu i Shtetit e  Lehes nga konet verdalle tij.

Idrizo.Si shume po i mbron keta ish byroistet ti.Ose i ke te afert (ne mos je djalo tyre) ose ke lyer duart me gjak edhe ti.

Po ato qindra mije shqiptare kush i pushkatoi,vari,denoi me burgime politike.

Po ato qindra mije familje ,pleq e plaka,burra e gra,femije te vegjel dhe te porsalindur kush i internoi.

Po ushtria gjermane ne Shqiperi nje fshat vrau (Boroven) dhe me te drejte quhet masaker edhe sot e kesaj dite.

Keta vrane me mijra here me shume shqiptare dhe ti i quan engjej.

Propogande me te paster komuniste dhe mbrojtje me te madhe se kjo qe i ben ti krimeve te komunizmit nuk kam pare e lexuar deri me sot.

www.kosovarimedia.com/albakos/66-dokumente-historike/939-harresa-institucionale-per-masakren-e-tivarit-1945-sokol-bylykbashi.html

Pse ka 20 vjet qe e ka harruar Saliu kete ngjarje? Pervec kesaj legjendes me Ramizin adoleshent, do beje ndonje hap zyrtar e ti presin Serbise e Malit te Zi te kerkojne falje, meqenese i kane komunikimet e hapur, e nuk e ben dot vete Kosova?

Pse nuk i kerkoi Sali Berisha e Ilir Meta te pakten vendosjen e nje lapidari per perkujtim te masakres kur vizitoi edhe Malin e Zi edhe Serbine vetem pak muaj para.

Perse, as neper libra shkolle nuk e ka shtuar kete ngjarje asnje, si thote edhe Bylykbashi te linku lart, nderkohe qe 'periudha e lavdishme e PD' u fut me dhune ne historite e klasave fillore?

Perse nuk ju kujtuan keto masakra Sali Berishes, kur conte naften kontrabande ne Serbi e Mal te Zi ne embargon e viteve 90?

une jam me P'ne lart... sa fuqi ka patur Ramizi ne ate kohe dhe ne ate moshe? Megjithate pipth, eshte pak e cuditshme qe Ramizi nuk pergjigjet keshtu po tregon alibi per Bosnje. Berisha nuk po i thote qe i pushkatove ti me doren tende...

Kjo do ishte nje teme interesante per nje emision te Blendi Fevziut

Gre, Ramizi eshte i datelindjes 1923. Pra ka qene 22 vjec. Aq sa kene qene edhe komandante te tjere brigadash e kompanish. Kete date ta jap te sakte. Justifikimi me adoleshence e papjekuri moshe eshte nje alibi torollake qe mundohen te anashkalojne pergjegjesite.

Une i jap te drejte idese se perse nuk u kerkua ne mbreterimin e pare te Berishes. Gjithashtu me vjen keq qe zoti kryeminister reagon menjehere pas botimit te nje libri autobiografik te cilin cdokush mun ta diktoje si deshiron. Per to ka recensa e opinionet e politikaneve ne pushtet bien menjehere sepse jane ne funksion te mbajtjes ne kembe te degezimeve te pushtetit.

Persa i perket Ramiz Alise ai eshte nder pergjegjesit e gjenocidit kosovar. Eshte sepse brigadat partizane ne Kosove u thirren prej atyre qe formuan PKSH, qe prishen Mukjen, per te nenshtruar reagimin e popullsise kosovare e cila ishte teresisht pro bashkimit kombetar, si ide e hedhur dhe e prekur nen kalimin nazist. Idealizmi i bashkimit dhe armet te cilat ishin te lira prer tu mbajtur neper shtepia si rezultat i marreveshjes se Regjences me komandat gjermane kerkonin nje nderhyrje te forte deri ne eliminim njerzish ne menyre masive, pasi ishte menyra me efikase per rikonolizimin e Kosoves prej Jugosllaveve. Dhe Brigadat partizane jugosllave e shqiptare e kryen me se miri kete detyre. Edhe komandante e komisaret i kishin marre orienntimet dhe konsulentet e Titos ishin ne cdo komande.

Koci Xoxe nuk ka qene minister i brendshem por ka qene numri dy i partise, ne ate kohe. Shefi i pergjithshem organizativ dinte mire se si te vepronte ne koordinim me Titon. Dinte edhe cilet elemente duhet te ishin komandante ne brigadat qe duhet te shkonin ne Jugosllavi dhe lidhjet qe mbante direkt me ta e komanden Jugosllave.

Ramizi per keto duhet te shprehet qartesisht, gje qe mos e prisni kurre ta beje, aq sa ka treguar ne fund te karrieres se tij, per urdherat e vrasjeve ne kufi ne 90-ten.

 

 

Mua me rezulton qe Ramizi ka lindur me 18 Tetor 1925, kjo sipas mbi 10-te site qe une u konsultova. Pra ne vitin 1941 ka qene vetem 16 vjec dhe ne Janar te 1945 vetem vetem 19 vjec e 3 muaj. Kjo vetem sa per saktesim. Sa per te tjerat dhe sidomos ngjarjes ne fjale, jam i predispozuar te lexoj se cfare thone historianet. Sa per Saliun, ai eshte i pjerdhur nga trute, dhe nuk perben shkak per tu marre parasysh.

Kriminaliteti i E. Hoxhës dhe R. Alisë në gjëmën e Tivarit

Nga Kostaq Xoxa

 

Për këtë temë, kryeministri ynë është i mendimit që të bëhet një hetuesi serioze nga Prokuroria për ta zbardhur tërësisht dhe në bazë të fakteve, që tashmë janë bërë të bollshme e të pakundërshtueshme, atë masakër që Jugosllavia e Titos, në bashkëveprim me forcat tona partizane, të frymëzuara nga Enveri dhe të zbatuara nga komisari i forcave tona të Veriut, Ramiz Alia, kishin kryer në Tivar. Për këtë masakër popullit tonë nuk iu dha asnjë njoftim. Në veprën e tij të argumentuar me dokumente arkivore dhe me referenca të shumta historike (“Kosova, në qëndrimet e Enver Hoxhës&rdquosmiley studiuesi Luan Dode citon M. Shatrin: “R. Alia, me porosi të E. Hoxhës, ka pasur mision organizimin e kësaj masakre” (f. 108).
Në pranverën e vitit 1945, Islam Kadesha që ishte shifrant pranë K.Q. të P. Komuniste Shqiptare, dëshmon: “Më erdhi një shifër nga komisari i Divizionit të Veriut, Ramiz Alia, nga Mali i Zi, në të cilën njoftonte tekstualisht: “Sot, herët në mëngjes, një turmë e madhe, disa mijëra shqiptarë të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave, në një luginë, u pushkatuan dhe u likuiduan të gjithë”. Pasi e deshifrova telegramin, e çova në zyrën e Koçi Xoxes. Atje ishte Enver Hoxha. I jap telegramin e deshifruar dhe u them se sapo ka ardhur ky njoftim. Isha tronditur së tepërmi dhe, duke mos e përmbajtur dot veten, shpreha edhe mendimet e mia. Enver Hoxha më tha më një ton të ashpër se këto janë probleme të Partisë dhe unë ta mbyllja gojën, se e paguaja me kokë. Për këtë ngjarje as që u bë ndonjë telegram për qëndrimin që do të mbahej. Pra, u hesht. Krim dhe turp më të madh s’mund të kishte. Më vonë, në ambiente të ngushta, u mor vesh për këtë masakër, por popullit nuk iu dha asnjë njoftim. Për këtë masakër unë nuk përjashtoj që Ramiz Alia, me porosi të Enver Hoxhës, ka pasur edhe organizimin e kësaj masakre “(A. Musta, M. Kokalari, “Kush ishte Enver Hoxha”, f.52-53).
Vonë, shumë vonë, u kujtua E. Hoxha të shkruante në Z.P, më 26 nëntor 1967: “Titoja dhe banda e tij kanë përgjegjësí për vrasjen e mijëra e mijëra të rinjve shqiptarë, në rrugën Prizren - Ulqin“ (në Tivar). Sa për kujtimet e Nexhmijes dhe të Ramizit, ato janë vetëm propagandistike dhe apologjetike. Nuk mund të nxjerrësh asnjë të vërtetë historike. Një vepër tjetër e R. Alisë, promovohet këto ditë. Ndër pasuesit e tij është edhe E. Rama, antikombëtarizmi i të cilit nuk është i vështirë të provohet.
Një libër i argumentuar për këtë krim, është ai i Azem Hajdinit (Xhani), me titullin “Masakra e Tivarit”. Shifrat janë të detajuara: “16 423 të rinj e burra shqiptarë nga Kosova dhe 5 594 nga Maqedonia, të ashtuquajtur ushtarë që “po dërgoheshin në front” udhëtuan, gjatë marsit e prillit të 1945-s, në gjashtë eshalone (njësi të rekrutuarish), të përbëra prej 1200 deri në 4700 vetash, të paarmatosur “për të qenë më të lirshëm nga mundimet e rrugës së gjatë”. Në udhëtim e sipër, ata u keqtrajtuan, u terrorizuan, u masakruan barbarisht dhe u eliminuan në masë prej “shoqëruesve” të armatosur jugosllavë. Prenk Gruda ka shkruar hollësisht dhe me kompetencë mbi këtë ngjarje tragjike. Dode shkruan se më 31 mars 1945, u masakruan me të gjitha format e mundshme barbare 4310 nga të mobilizuarit shqiptarë. “Në atë kasaphanë, organizimi i së cilës i ishte lënë Brgadës X Malazeze, morën pjesë shoqëruesit serbo-malazezë dhe, me një vullnet të çuditshëm, edhe popullsia vendase (sllave)” (Libër i cituar, f. 107).
Shkruam pak më sipër për çka thënë E.H. në vitin 1967, duke ia ngarkuar përgjegjësinë Titos. Por ç’kishte thënë në kohën e ujdive midis tyre, më kurriz të kombit shqiptar? Citojmë: “Te Mareshali i Jugosllavisë Tito, ne kemi një nga miqtë më të mirë dhe më të sinqertë. Jugosllavia është... një nga shtetet që mbron me mish e me shpirt çështjen tonë” (!). (Në raportin e Qeverisë, mbi veprimtarinë e K.Q. të PPSH-së, më 1945, f.33). Kjo pjesë është hequr nga ribotimi i Veprave, v. 3. Dëshmi e falsifikimit të historisë komuniste! Kuptohet se edhe Nexhmija me Ramizin, të tillë falsifikatorë janë, në Kujtimet e tyre. Ka arritur puna të kemi dy histori: Njërën të mjaltit, tjetrën të helmit. Në atë të parën Enveri e zhburrëroi aq shumë veten sa propozoi që skeptrin e Sekretarit të Përgjithshëm të K.Q. të P.K. shqiptare t’ia jepte peshqesh shokut Tito! Gjer në këtë nënshtrim tërësor  ndaj armiqve shekullorë të kombit tonë, as Kuislingu s’kishte arritur!
Nuk është e vështirë, pra, që ky shitës i interesave shqiptare të paditet juridikisht jo vetëm për gjenocid, por edhe për tradhti kombëtare.
Shteti ynë demokratik do të shpëtonte njëherë e mirë nga kjo mendësi enveriste, që ka marrë revan, tashmë, nën kolaboracionizmin e Edvin Ramës. Edhe ky, si ati i tij shpirtëror, për fatkeqësinë e kombit tonë,  na paraqitet, në një pamje të dyfishtë:  njëherë si antikomunist i tërbuar, madje edhe si antienverist i thekur; pastaj, në aktin e dytë të tragjikomedisë, si komunist i apoteozave të diktaturës në Pezë dhe, madje, si enverist i flaktë! Në këtë akt të dytë të veprimtarisë së tij si “vizionar” - se si politikan e ka përjashtuar veten, - po bën çmos që të paraqesë,  të gjithë përkushtimin e qeverisë, zi e më zi. Me vështrimin pseudovizionar të një nihilisti patologjik.
Por pika e takimit me atë personazhin e tij të atij aktit të parë, qëndron në sindromën e përbashkët: pushteti vetjak mbi gjithçka!

 Eshte i datelindjes 1925.

Seriozisht, jeni shume patetike. Jeni copa mishi me kuptimin e plote te fjales.

Berisha me i ndershmi i Shqiptarve me i drjeti me i miri dhe me Kombetari ne gjithcka, si ka mundesi qe nuk i futi ne burg ata qe krjuan gjith 97-ten dhe pastaj gjith te korruptuarit e partise socjaliste Fatos Nanon apo Duken e Kirmit qe shqiptaret sot nuk dine ku jane. Berisha erdhi ne pushtet duke premtuar qe do fuse ne burg keto figura te korrupsionit apo mos valle duhet te gjykohen ne prag e te vdekjes dhe keto si Ramiz Alia. Si ka mundesi qe Berisha nje Komunist i perbetum per 25 vitet me te mira te jetes ta kete me seriozisht kundra Rmizit se sa kundra Fatosit qe e beri Korrupsionin sistem apo Fatosi duhet te falenderohet per kete sistem qe sot po i sherben Berishes.Si nuk u ngopen Shqiptaret me genjeshtra nga Berisha ose si nuk u ngop Berisha duke i thene keto genjeshtra, nuk po them genjeshter faktin eshte apo jo R.Alia fajtor por genjeshter sepse Berisha  nuk e ka seriozisht kete pune .Ai vetem vuan nga komplekset e te qenit komunist 25 vjet dhe tani eshte ne fund te 25 vjetorit te tij si me demokrati ne shqiperi dhe me keto akuza don gjithsesi ti mbushi mendjen shqiptarve se vertete nuk eshte akoma komunist.Perfundimisht i lumte ai e kupton se Shqiptaret e hane cdo genjeshter te tijen mahnitem me aftesine e tij per te mbushur menjden e shqiptarve me fjale .

Nga Frank Shkreli

Ditet e fundit Kryeministri i Shqiperise, Zoti Sali Berisha i kerkoi ish-presidentit dhe diktatorit te fundit te komunizmit ne Shqiperi, Zotit Ramiz Alia qe te  “pergjigjet per masakren e (shqiptareve) ne Tivar”, dhe beri thirrje gjthashtu qe “parlamenti te qendroje per masakren e Tivarit.”  Kryeministri Berisha tha gjtihashtu se e gjithe kjeo masaker “eshte bere me dijenine dhe miratimin e tij (Alise).  Zoti Alia, nga ana e tij, pasi ironizoi Kryeminsitrin Berisha, ne vend qe te shprehte keqardhjen e tij te thelle per kete tragjedi kombetare, sic do te bente cdo njeri i dhimbshem me nje rast te tille, tha duke iu pergjigjur Zotit Berisha se  “kejo ishte nje ngjarje e rende per kosovaret dhe le te pergjigjen vete ata ose me mire serbet qe e organizuan.”  Te pergjigjen vete “kosovaret” thote Zoti Alia, sikur ata e kryen masakren e Tivarit.  Cfar pa-pergjegjesie, personale, morale dhe kombetare.   E pershendes Kryeministrin Berisha qe e ngriti kete ceshtje ne kete kohe, pasi te paken kejo tragjedi tani sillet rishtas ne kujtesen tone dhe shpresojme qe debati te coje ne hulumtime nga historiane te te gjitha trevave shqiptare, per te zbuluar te verteten dhe per te hedhur poshte pretendimet e historiografise komuniste per kete dhe tragjedi te tjera te kombit tone, te kryera dhe te fshehura nga komuniste shqiptare dhe bashkpuntoret e tyre serbo-malazeze.

Masakra e mijera shqiptareve te pafajshem ne Tivar ne vitin 1945, mund te jete nje nder krimet me te medha te Luftes se Dyte Boterore jo vetem ne Balkan, por edhe ne Evrope — por per shqiptaret kejo masaker mund te klasifikohet si nje nder katastrofat me te medha kombetare. Megjithese hollesite e kesaj masakre mbeten qellimisht ende sekrete, nje gje eshte e sigurt: se mijera shqiptare te pafajshem u tradhetuan, u vrane e u masakruan nga kriminele te partise komuniste serbo-malezeze me dijenine dhe bashkpunimin e shokeve te tyre te partise komuniste shqiptare.

Per shqiptaret, masakra e Tivarit proporcionalisht eshte e njejte me masakren e mijera polakeve nga policia dhe forcat sovjetike te Stalinit me 1940. Qellimet e erreta djallezore   te komunisteve staliniste sovjetike ishin te njejta me ato te komunisteve shqiptare e serbo-malazeze — d.m.th qe te eliminohej cdo rezistence ndaj komunizmit, duke bashkrenduar aktivitetet e tyre deri edhe ne eliminimin ne mase te atyre qe kundershtonin planet serbe per shfarosjen e popullit shqiptar nga trojet e tyre. Edhe sovjetiket deri ne renjen e komunzimit, ngulnin kembe rrejshem se oficeret polake ishin vrare nga forcat naziste, duke ia hedhur fajin dikujt tjeter, tamam si ben sot Ramiz Alia dhe historiografia shqiptare ne lidhje me masakren e heronjve shqiptare ne Tivar. Por besoj se ketu mbarojne te ngjashmet midis ketyre dy masakrave, pasi polaket ndryshe nga shqiptaret, nuk kane pushuar kurre, gjate komunizmit, por sidomos ne periudhes pas komunizmit, per te zbuluar te verteten dhe per te nderuar ne menyre te denje herojte e tyre te vrare nga forcat sovjetike.

Qellimi i ketyre rrjeshtave nuk eshte qe te futem ne histori per te zbuluar hollesite e masakres se Tivarit, pasi nuk jam kompetent per nje gje te tille dhe nuk kam burimet e nevojshme. Por, ajo qe do te deshiroja eshte t’i beje thirrje opinionit publik shqiptar, qe te ushtroje presion ndaj organeve kompetente, si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, qe masakra e Tivarit, si edhe masakrat e tjera gjate regjimit enverist ne Shqiperi dhe ato te serbeve ne Kosove  e trojet tjera shqiptare ne ish-Jugoslavi, mos te trajtohen me si nje tabu per te cilat nuk duhet folur.

Qe media shqiptare, organet shteterore dhe akademite ne trojet tona ne Balkan, te mos e trajtojne me masakren e Tivarit si edhe masakrat ne Cameri dhe ato te periudhes komuniste ne Shqiperi si ceshtje te ndaluara. Neqoftse behet thirrje per hapjen e kutive, une beje thirrje per zbulimin dhe hapjen e varrezave ne mase ne te gjithe trojet shqiptare, duke perfshire edhe Tivarin.  Megjithese historiografia komuniste dhe disa nga pjesmarresit ende te gjalle, e shlyen nga historia zyrtare per 50 vjete, masakra e Tivarit nuk eshte zhdukur dhe nuk do te zhduket nga kujtesa historike e kombit shqiptar.

Si rrjedhim, eshte e nevojshme qe te mesojme nga menyra se si polaket vete dhe me vone se bashku me ruset e trajtuan masakren e Kathyn-it.  Ne periudhen e Glasnost-it, u be e mundur qe qeveria polake e Gjeneral Jaruzelskit te nenshkruante nje marreveshje me ruset per formimin e nje komisioni te perbashket historik per te bere hetime ne lidhje me subjektet dhe ngjarjet e cenzuruara nga historia plote turbullira midis dy vendeve. Presisonet ndaj qeverise sovjetike, ne ate kohe, u shtuan edhe me shume kur nje grup intelektualesh te dalluar polake i shkruan nje leter kolegeve te tyre sovjetike duke u kerkuar atyre mundesine ose te drejten per te hyre ne arkivat zyrtare sovjetike. Me vone ndodhen demonstrata ne rruget e Varshaves duke ngule kembe per nje hetim zyrtar rreth masakres ne Katyn. Nje ngjarje coi tek tjetera dhe sic dihet sot, me ne fund masakra e Katynit njihet jo vetem nga ruset e polaket, por nga e gjithe bota si nje nder tragjedite e medha te Luftes se Dyte Boterore, dhe ne te vertete kejo zbardhje coi ne permiresimin e marredhenjeve midis dy vendeve.

Prandaj nuk duhet te kemi frike nga transparenca dhe zbardhja e ketyre krimeve. Serbo-Malalzezet dhe bashkpuntoret e tyre komuniste shqiptare nuk mund te shikojne masakren e Tivarit pa pare veten e tyre ne pasqyre. Keto krime nga pesha nuk jane aspak me te lehta se gjenocidi i kryer nga forcat hitleriane ane e mbane Evropes.  Per derisa shqiptaret nuk arrinje njefare mirekuptimi te perbashket rreth historise se tyre te veshtire nen komunizem, masakra e Tivarit dhe varrezat masive me eshtrat e kundershtareve te regjimit komunist ane e mbane torjeve tona ne Balkan do vazhdojne te hedhin nje hije te zeze mbi te ardhmen e kombit. Vrasjet ne mase, jane nje njolle e zeze dhe tragjike ne historine tone te pas luftes, qofshin ato te kryera nga shqiptari kunder shqiptarit ose nga serbi ase greku kunder shqiptareve.

Nje zbardhje e plote dhe e besueshme e krimeve komuniste kunder shqiptareve ne Balkan do te conte ne forcimin e marredhenjeve midis popujve te rajonit dhe ne forcimin e shpreses ne radhet e brezit to sotem dhe brezave te ardheshem te shqiptareve per nje jete me te mire e me shpresedhense per veten dhe per nje jete me miqesore me popujt qe fati na i ka qitur kojshi.

Perulemi para atyre qe humben jeten ne masakren e Tivarit. I perjetshem qofte kujtimi i tyre.

Frank Shkreli

 Kush eshte ky copa? Frank Shkreli? Ca emri. Nga i gjeni keta?

Ti nuk besoj se je qorr,

Ai ka vene edhe foton e tij, dhe nuk eshte paraqit me pseudonim.

 

Sikur te kishte nje perfytyrim te n/toger Dubit ky do ishte kandidati nr 1.  Shkreli .... ne romanin e tij do jemi personazhe negativ smiley

Po gjej ndonje tjeter ore te pakten te kete mustake dhe te dije te kutptoje kur shkruan se per cfare shkruan.

"Kent" me sa duket copa je ti, e nuk ka kuptim ta perserisesh mbas cdo medimi te tjeterkendi.

Llogjikimi kerkon qetesi, e mos e humb durimin. Njerezit jane vrare si bagetia dhe eshte bere ne bashkepunim. Per te qetesuar shpirtin tend te trazuar duhet te pranosh krimin, e para, e pastaj kriminelin e gjejne kollaj. Eshte Ramizi bashkepunetor nuk ka rendesi. Qe ka qene ne tave eshte e dokumentuar. Pastaj sa rol ka luajtur e gjejne kollaj edhe me pak vullnet.

 

Keiendi, une nuk humbas durimin, thjesht i pergjigjem menyres jashtezakonisht te ulet te te arsyetuarit, menyre prej kalamajsh e pleqsh qe luajne domino (nese s'jeni te tille) per te mbrojtur me cdo kusht psikopatine e nje personi qe kerkon te terheqe vemendjen nga fakti qe vizat ia miratuan Bosnjes dhe neve jo. Krimet jane bere, te hetohen, te gjenden fajtoret.

Jo te dale nje kryeminister e te thote "qe bere me dijeni te Ramiz Alise" nje 19 vjecari ne ate kohe dhe ju te hidheni perpjete si copa mishi me kuptimin e plote te fjales. Njeri me i mete se tjetri. Si shpjegohet qe perkrahesit me te flakte te sales (jo ata me logjike argumentuese) jane gjithnje njerezit me karakterin me te trashe, me te ulet e me te ndyre?

O Sadik ti vazhdo ta diskretitosh Berishen sa te duash, se ai eshte i diskretituar me kohe e me vaft por diskretitimi i tij nuk perkthehet ne diskretitimin e masakres dhe pergjegjesine qe mbajne sllavo-komunistet Shqiptare me gjithe Ramiz Aline.

"Kent", durimin tend ti e humb ne menyren sinjifikative te te mos argumentuarit dhe fyerjes se tjetrit. Nese une do te quaja ty cope m...i sepse je psh. kelysh komunisti ose krimineli, nuk do te nxirrja asgje vecse do kisha mangesine e argumentit.

Perseri ti insiston ne moshen e ish komisarit te brigadave duke shkruajtur "...nje 19 vjecari ne ate kohe....". Tani ne mos e kupton qe eshte alibi foshnjerake nuk humbitet kohe me ty. Nese kerkon te merresh me historine do ta shikosh qe 19 vjecaret " ne ate kohe" kane bere trimeri ose kane bere gjema(masakra).

Po te shtyhesh ne kohe do te shikosh qe nuk arsyeton dot per moshen e gjeneraleve te epokes romane ose te bizantit sepse eshte tjeter raport mosha dhe aktiviteti.

Ramiz Alia eshte pjese e krimit dhe per kete nuk ka diskutime. Ai eshte pjese krimit ne ate kohe kur ceshtja kombetare po shitej per intersa vetiake dhe karrieriste te ndyra. Ai eshte pjese e krimit ne viete e sundimit te plote te Hoxhes. Ai ka qene pjese dhe drejtues korrekt i krimit ne vitet kur bashkeqeverisi me vejushen e kriminelit Hoxha. Dhe kjo behej nga llumi i asaj pjese te shqipetareve qe jane shitur sepse nuk kane patur asgje se cfare te humbin. Emra familjesh ose personalitete te ngritura me mund nuk kishin si te firmosnin mbi gjak.

Berisha eshte pjese e partise se Ramizit. Lufta ose akuza ndermjet tyre nuk lehteson askend. Ata jane diskretitues te dy grupeve qe morren ne qafe kete vend dhe pasqyre e asaj qe shkruajta me lart. Historia i ka vendosur ne kohe te ndryshme.

 

Po te qe Berisha kaq i interesum, perse nuk e sqaroi me Serbet e Malazezet si ceshtje, para se tju conte nafte kontrabande duke thyer embargon, apo para se Meta te behej ministri i pare shqiptar qe shkelte ne Beograd zyrtarisht?

Persa i perket Ramiz Alise ai eshte nder pergjegjesit e gjenocidit kosovar. Eshte sepse brigadat partizane ne Kosove u thirren prej atyre qe formuan PKSH, qe prishen Mukjen, per te nenshtruar reagimin e popullsise kosovare e cila ishte teresisht pro bashkimit kombetar, si ide e hedhur dhe e prekur nen kalimin nazist. Idealizmi i bashkimit dhe armet te cilat ishin te lira prer tu mbajtur neper shtepia si rezultat i marreveshjes se Regjences me komandat gjermane kerkonin nje nderhyrje te forte deri ne eliminim njerzish ne menyre masive, pasi ishte menyra me efikase per rikonolizimin e Kosoves prej Jugosllaveve. Dhe Brigadat partizane jugosllave e shqiptare e kryen me se miri kete detyre. Edhe komandante e komisaret i kishin marre orienntimet dhe konsulentet e Titos ishin ne cdo komande.

 

Sakte kei.  Enveri ne Kosove ne 1944 ka cuar dy brigada per ta siguruar Kosoven per Jugosllavine, njera keto e komanduar prej Shefqet Pecit, te cilet bashke padrone e tyre sllave vrane me qindra mijra Shqiptare qe konsideroheshin si nacionaliste e reaksionare te cilet ishin te pergatitur te benin nje rezistence te furishme kunder sllaveve qe ne ate kohe nuk zoteronin asnje nje cantim te territorit kosovar.  Midis ketyre u vrane dhe patriote dhe antare te shquar te lidhjes se dyti te Prizerenit si Aqif Blata, Musa Shehu, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj.

cuditerisht, Ramizin vetem ne Kosove e mirepresin me te gjitha nderet

Po normal ka funderrina nostalgjike komuniste pasues te Fadil Berishes me shoke dhe nga ato ane, ama te pyesesh kosovarin e rradhes ta thote qartazi qe Enveri, Ramizi dhe shpurra e tyre sllavokomuniste i beri dhurate ne pjate te argjende te gjithe Shqiptaret e Kosoves tek serbet, kur keta ishin te pergatitur materialisht e shpirterisht te luftonin me gjithe forcen e tyre per t'iu bashkuar shtetit ame.

Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ...

O  vllazer shqiptar, Masakra e tivarit, Camris nuk edhte vetem e Kosovarve por eshte e gjith popullit shqiptar.  Ramiz Ali edhe te gjithe deshmitare duhet te dalim edhe te deshmojm per te gjitha Masakrat qe ju kan ber popullit shqiptar, Boll me me ndarje krahinash jemi nje edhe duhet te jemi nje ne qofte se dojm te jemi te bashkuar edhe te Forte ne Ballkan.

 

Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyrat më mizore 47.300 shqiptarë. Kështu në:

1. Gjilanë janë vararë…..7854 veta,
2. Prishtinë ……………..….3.675
3. Drenicë …………………4.820
4. Mitrovicë …………........1.970
5. Pejë ……………………..3.540,
6. Ferizaj …………………...1.260,
7. Podujevë ……………….1.670
8. Prizren ………………...…1.200,
9. Gjakove…………………..800,
10. Rahovec ………………...750,
11. Suharekë ……………..…420,
12. Dragash ……………….... 500,
13. Preshevë …………….…. 690,
14. Shkup …………….…... 1.450
15. Kumanovë …………..…780,
16. Tetovë ……………...… 4.100,
17. Gostivar ……………....…715,
18. Kërcovë ………………..490,
19. Sangjak (Jeni Pazar)..1.410
20. Tutin …………………….900,
21. Bihor …………………..3.820,
22. Plavë e Guci ………….710,
23. Ulqin…………………….515 dhe
24. Tivar e Dalmaci….…. 2.600 shqiptarë.
 

Tivar

Nëpër fusha malet tona
Ka po shkojnë k'ta batalona
Kah po shkojnë k'ta burra t'ri
Kan lanë nuset me duar n'gji
Kah po shkojnë k'ta burra t'ri
Kan lanë nuset me duar n'gji

Oo a kan derdhur lotë e gjak
Si n'Drenicë e n'Karadak
Ku i lanë të shkretat votra
Veç me gra, me thmi e motra
oo veç me gra, me thmi e motra

I shiqoj njëherë moj nanë
Se ku mbetën se ku ranë
A kan pas pak uj me pi
Bregut t'detit n'mal të zi
A kan pas pak uj me pi
Bregut t'detit n'mal të zi

Oo se nga pritat e tradhtive
Krisen pushkët e shakalive
Se çu zbardh çu s'kuq Tivari
Plot me plisa me gjak shqiptari
Oo plot me plisa me gjak shqiptari

Oo plot me plisa me gjak shqiptari

 

Interviste me Diteroin..

.....

Një tjetër ngjarje shumë e rëndësishme nuk mund të qëndrojë larg vëmendjes së shkrimtarit të madh, bëhet fjalë për ngritjen e Komisionit Parlamentar për masakrën e Tivarit, për të cilën ai vlerëson se ngritja e kësaj ngjarjeje nga mazhoranca shqiptare, është teatër politik, antikombëtar, përçarës dhe një çështje që nuk i përket aspak vendit tonëe.

"Unë mendoj që kjo është thjeshtësisht një teatër politik, e ngre mazhoranca këtë

 

problem për t'ia paraqitur popullit që këta janë pasardhësit e komunisteve që kanë

 

bërë masakra të mëdha, i takon që ta gjykojë Kosova dhe Serbia, se atje ka ndodhur

 

kjo gjë", theksoi Dritëro Agolli. Sipas tij, këtë çështje duhet ta zgjidhin serbët dhe

 

Kosova që tashme është shtet dhe Shqipërinë nuk i përket kjo çështje.

______

Mirepo kush ka mend te gjykoje te verteten, berishovicet , qe spo u del koha per vjedhur ?

 

 

 

 

 

ai vlerëson se ngritja e kësaj ngjarjeje nga mazhoranca shqiptare, është teatër politik, antikombëtar, përçarës dhe një çështje që nuk i përket aspak vendit tonë.

 

Ky Driteroi ka rrjedhur.Thote qe eshte teater "antikombetar"  dhe pastaj nuk i perket vendit tone.Po ky kombin shqiptar e di vetem ne Shqiperi !!!!!

Kot nuk ka qene shkrimtari pishtar i socrealizmit ky.  E deshmon qarte dashurine e tij gati gati gjenetike per sllavet dhe urrejtjen ndaj nje nga pjeseve thelbesore te kombit Shqiptar.  Kot nuk e fitoi luften civile partizani komunist, jo vetem per ti siguruar te ardhmen vetvetes gjate jetes se tij natyrale, por edhe per ti siguruar te ardhmen edhe birit te tij i cili do behej figure publike me emer dhe do mbronte veprimet e te jatit te tij te pakten gjate jetes se tij natyrale ne mos per nje kohe akoma me te gjate duke vjellur pacavurre te tilla qe fatekeqesisht do mbetet te regjistruara.

Jemi vend që kemi në fuqi ligjin kundër gjenocidit, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit.

E kush na flet per genocid, Sali beu, qe ne 1997-ten organizoje "ushtri" me 5 mije lekesha nga veriu per te vrare shqipetaret e jugut. E kur e pa qe ata (ushtaret e tij) na u vrane se nuk dinin te perdornin as armet, akuzoi popullin e sulmuar se ishin komunist. Ptu race e keqe qe duhet te shuhesh pergjithmone.

Po ske faj ti jo o kokra e kriminelit. Fajin e ka Fatos Nano qe nuk te kastroi ne 1997, qe fara jote te mos perhapej me ne kete vend.

Jam plotesisht dakort me berishistet ne kete teme. Ja c'ka thene Berishovici per njesite partizane te Ramiz Alise.

 

http://www.youtube.com/watch?v=WOpEaSF6yXk

 

 

Sali Berisha " Ne kete mes, mirenjohja jone e madhe padyshim shkon separi tek presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili po me ate mencuri dhe guxim qe udhehoqi njesit e medha te ushtrise sone ne betejat clirimtare, udhehoqi vendin tone ne betejat e reja te demokratizimit te Shqiperise"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).