Jam patriot, por e pështyj këtë tokë. Jam patriot, por hedh plehrat ku më do qejfi. Jam patriot, por jam bërë i pasur duke trafikuar vajza shqiptare. Jam patriot, por kam vënë lekë duke bërë tendera të pandershëm. Jam patriot, por bëj pazare me ilaçet e spitaleve. Jam patriot, por blej një kostum sa rroga e 4 muajve e një mësuese filloreje. Jam patriot, por nuk paguaj taksa. Jam patriot, por mbështeta kryeministrin në fushatë dhe ai më bën favore. Jam patriot, po vjedh punën e tjetrit. Jam patriot, por punët për ristrukturimin e shkollës i bëra me materiale skarco. Jam patriot, por u bëra i pasur duke fryrë kostot e ndërtimit të rrugëve shqiptare. Jam patriot, por trafikoj çdo gjë. Jam patriot, por materialet e fabrikës time i hedh te lumi i Ishmit. Jam patriot, por nuk e kam problem t’u jap çfarë të kërkojnë grekërit. Jam patriot, por nuk më intereson se çfarë ndodh jashtë shtëpisë time. Shqipëria është apartamenti im 200 metra katrorë në këtë shumëkatëshin në qendër të Tiranës.

Patriotë të çuditshëm ne shqiptarët, të edukuar me një shije të mbrapshtë e një admirim të çka na dëmton. Shumë punë i kemi bërë keq të gjithë e pa na u dridhur syri të parët ngrihemi e flasim për patriotizëm, ne, vendi me natyrë kaq të bukur në Evropë, e kaq i keqtrajtuar. Do të jemi vërtetë patriotë kur të mos kemi nevojë ta themi, por ta tregojmë me punën tonë.

16 Komente

Hartim shume i dobet. 2

ky eshte reflektim pa figura letrare mat po kjo pak rendesi ka. Si thu ti, a ka te drejte apo jo? se personalisht, nuk shof te kete rrejt

edhe ti gjete se ke me pyt!   smiley

Jo ne Londer po edhe ne Honolulu me e cu, ai menjen tek dhia do ta kete. "dhi e zgjebosur e bishtin perpjete".

 Autorja e ka mire, veçse ne Shqiperi nuk zbatohet ligji, se po te zbatohet ligji njesoj per te gjithe, athere nuk flet njeri per patriotizmin dhe nuk ka ca te njerkes e ca te memes. 

Mua me pelqeu se u jep pergjigje shume shkrimeve ketu.

Nga ia Shpetimit Cam per regjistrimin e pronave, tek Katudnarizmi, tek Perse pefunduam tek Krokodili dhe Qendrimi i Trianes ndaj Kosoves dhe celsi i zgjidhjes. E shume e shume shune te tjera

Te gjitha i keni ketu tek keto pak reshta te Albes.

FLMN admin qe e futet ketu . Flmn Alba perkontributin tend

I vetmi gabim i Albes eshte se ka shkuar ne veten e pare numri shumes.!!! Ka perzier veten me "patriotet"!..kur dihet qe "patriotet" gjenden larte, ne ball te kombit ne qeveri ne pushtet, keshtu qe Alba nuk ka perse te merzitet.,dhe te ndihet fajtore per patriotizmin e deshtuar..!!

artian,

mendoj se Alba e ka bere kete me qellim ( vetes ne numurin shumes) Ata "patriotet" lart jane pjese e tere neve patrioteve ketu poshte qe i kemi lindur, ritur , zgjedhur dhe i ushqejme me "patritizmin"  tone.

Do të jemi vërtetë patriotë kur të mos kemi nevojë ta themi, por ta tregojmë me punën tonë.

Yes, its true, po a e di gjeli qe une nuk jam koker misri!

Shkrim me vend, dhe qe kumbon teper i vertete.

Bashkohem me Pjer per zbatimin e ligjit.

"Patriotizmi" ka mbet ne duer te deshirave/ndjeniave/romantizmave. Pa ligj, pa denim, s'ka mbrojtje, s'ka interes te pergjitheshem, por vetem hobi klanike interesash private.

Cifutet thone

"You are how you act. Not just how you believe".

C'jane keto pislliqe aman?

Sipas kesaj llogjikes ketu, i bie qe po te dali nje psikopat qe vret njerez e te thote "une jam i zgjuar", ne duhet te linçojme te gjithe te zgjuarit, biles zgjuarsine vete!!!! Apo te ndalojme fete se disa vriten me njeri-tjetrin ne emer te fese.

Kjo mania idiote per t'ia vene fajin patriotizmit se disa abuzojne me te, eshte identike me ate anti-patriotizmin qe "lulezoi" ne fillim te viteve 90, vetem se monizmi kishte abuzu per 50 vjet ne mer te patriotizmit.

Toko, gjej rastin te te pershendes dhe te te uroj nje BASHKIM sa me te shpejte te Shqiperise e Kosoves!

Toko i lexova te gjitha c´fare shkruan (zonja ose zonjusha), dhe nuk e gjeta veten askerkund. Fatkeqsisht te gjeta ty ketu, dhe nga qe nuk te njoh nga afer kushedi se ne dic tjeter mund te jesh perseri smiley

"JAM PATRIOT, POR NUK KAM PROBLEM TU JAP C´FARE TE KERKOJNE GREKERIT. JAM PATRIOT, POR NUK ME INTERESON SE C´FARE NDODH JASHTE SHTEPISE TIME. SHQIPERIA ESHTE PARATAMENTI IM 200 M KATROR NE KETE SHUMEKATESHIN NE QENDER TE TIRANES"

Sa per patriotizmin tim, dhe dashurine qe kam per vendin tim, nuk ma venit dhe nuk me ben pesimist asgje, qe njerzit abuziv ja hedhin mbi shpine ketij vendi te shejnte per mua. Sidoqe te jete,ai eshte vendi im dhe do ta dua. Kete e pohoj ne c´do bisede ,pa pike kompleksi edhe kur perballem me te huaj. Kudo ka horra dhe te poshter, por jo kudo ka vend me bukuri si vendi jone

Siç e thu shume mire, ti nuk e njeh fare Tokon. Asnje lidhje nuk ka me ato ku "e sheh" ti. Me mire shuaje ose redaktoje ate koment se e ke gabim. Me Tokon, ka vend per debat idesh sa te dush, po ta akuzosh se po i jep gje grekut apo se nuk po ja ndien se ç'behet jashte shpise se tij (sa per info Ko=Korça), kjo eshte pa lidhje.

O Shqiperi Etnike A e ke lexua artikullin?  Dmth lexuar me mend ne koke se per ta lexuat diagonal e shikoj qe e ke lexuar

Lizandro Nuk besoj se autorja i ka vene fajin patriotizmin ajo thote se nuk mund te quhesh patriort nese vjedh, vret, ben kontrabande , i jep grekut prona etj etj pavarsisht se per patriotizem mund te flasesh tere diten e naten. Pak a shume sic thone cifutet Jane sjellet qe te tregojen se kush je jo ajo qe thua apo beson.

O Toko, po pse humbet kohe per ta shpjeguar. Me qarte nuk mund te shkruhet. Por sic duket per disa patriot do te thote cub, hajdut, kriminel, kondrabandist, duke i shtuar nje mbiemer "shqipetar". Ptuuu fare e keqe, pjelle laboratori e regjimit te kaluar diktatorial.

Toko,

Ne artikull me shqeteson fakti qe pislliqet e politikaneve dhe abuzimi i tyre me patriotizmin, miksohet me mungesen e civilizimit te disave, dhe mafiozllikut e disa te tjerve.

Nqs te paret e dine shume mire se ç'eshte patriotizmi dhe kerkojne te fitojne pike duke folur per te, kur vjedhin ne emer te tij, ky eshte dopio-krim. Kurse keta te tjeret, ose nuk e kuptojne ose bejne sikur s'e kuptojne se ç'dem i sjellin vendit me sjelljen e tyre qe nuk ka lidhje fare me faktin se deklarojne apo jo se jane patriote. Plehrat, vend e pa vend, mund t'i hedhi edhe nje "patriot" dhe nje anti-patriot. Droge mund te shesi edhe nje "patriot" edhe nje kosmopolitan.

Personalisht, mendoj se patriotizmi, po t'u shpjegohet si duhet ketyre njerzve qe e heqin veten si patriote (se eshte bere cool-erllik) por qe sillen komplet ndryshe, mund te sherbeje edhe per t'i bere me pergjegjes per ate qe bejne. (flas ne rastin e atyre qe nuk e kuptojne demin qe i sjellin imazhit te Shqiperise me sjelljen e tyre).

Pra e keqja jone eshte se shumica derrmuese nuk e dine se c'do te thote patriotizem dhe jo se flasin apo nuk flasin, hiqen apo nuk hiqen njerzit si patriote.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).