Dikur mbaj mend të kem lexuar një shkrim të Fatos Lubonjës mbi debilizimin e njeriut shqiptar. Ndërsa vetë jam e mendimit se kemi të bëjmë më shumë me dukurinë e servilizimit të njeriut shqiptar, që ndryshe do të përkthehej në debilizim të racionalizuar, ajo që përjetova sot më bëri të mendoj se Lubonja ka tërësisht të drejtë. Duke shpresuar se do të kini durimin të më lexoni deri në fund, dua të tregoj dhe shfrej njëkohësisht se çfarë më bën ta përkrah gjithnjë e më shumë tezën e debilizimit.

Para vetëm pak ditësh u ktheva në Shqipëri për të qëndruar pak kohë pranë familjes, pas një viti të lodhshëm studimi/kërkimi. Por Shqipëria është një vend që të nxit të kërkosh, edhe kur këtë nuk e ke aspak ndërmend. Paradite më qëlloi të kaloja në qendër dhe ishte e pamundur të mos shihja një poster të madh sa vetë Pallati i Kulturës, ku thuhej se kryeministri i shqiptarëve të Shqipërisë e kishte shpallur 2010-tën vitin e Nënë Terezës. Ndërsa kisha kohë që ndiqja online se kthimi i Nënë Terezës në mit kombëtar dhe shenjtore të kombit nuk është kaluar pa reagime nga disa grupe njerëzish dhe disa intelektualë, mes të cilëve edhe Fatos Lubonja e Rexhep Qosja, asnjëherë nuk kisha pasur rastin të shoh apo përjetoj drejtpërdrejtë rituale të shenjtërimit kombëtarist, apo më mirë të them, mënyrën sesi ndërtohet një mit (pasi shumica e miteve kombëtare tonat janë trashëguar nga shekulli i 19të).

Prandaj kur pashë njerëz të mbledhur para Teatrit të Operas dhe Baletit, mendova se kjo mund të kishte lidhje me posterin e stërmadh. Aty për aty vendosa të pyesja dhe të ndryshoja destinacionin e vendit për ku isha nisur.
Intuita nuk më kishte gënjyer. Në orën dhjetë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, organizonte një konferencë përkujtimore për Nënë Terezën. Gjatë fjalës së hapjes mora vesh se me këtë veprimtari hapej cikli i veprimtarive kulturore – përkujtimore për rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj. Ora po afronte dhe njerëzit po futeshin në sallë. Meqenëse kërkush nuk po kontrollonte për ftesa, përfitova nga rasti të futesha edhe unë për të parë e dëgjuar personalisht se si veprohej në kësi rastesh. Në të vërtetë po e mendoja një rast të tillë si një temë të mundshme për tezën e masterit që do të ngjallte shumë interes. Epo, Carpe Diem!

Në hyrje të Teatrit të Operas, një vajzë e bukur dhe e veshur si për festë mbante në dorë një shportë duke i buzëqeshur njerëzve. Për një çast mendova se organizatorët e Ministrisë së Kulturës, duke qenë se brenda vetes kanë edhe sektorin e Trashëgimisë Kulturore dhe i njohin mirë traditat popullore (shqiptare - sigurisht), e kishin vënë vajzën të qeraste të ftuarit me karamele tek porta, siç e donte adeti, e menjëherë më shkoi syri duke kërkuar edhe djalin me duhan – pse jo? Jo djalë me duhan që nuk pashë, po edhe karamelja më doli false. Ajo ishte në të vërtetë një stemë me fytyrën e Nënë Terezës, që zbukurohej nga dy fjongëza të vogla, njëra e bardhe e tjetra blu. Blu si ngjyra e bordurave të veshjes së nënë Terezës. Blu si partia e kryeministrit.

Bingo, thashë me vete, material me thasë po gjej më duket për temën. Bekuar qoftë muza që më bëri të kthej kokën nga posteri i stërmadh. Çfarë masteri, kjo del doktoraturë! Shumë e kënaqur për materialin e bollshëm që shpresoja të gjeja, zura vend diku nga fundi i sallës, pranë një vajze që nuk dukej dhe aq e kënaqur sa unë. Në skenën e teatrit ishin vendosur pesë kolltukë. Dhe ja, dritat e sallës u errën pakëz, ndërsa projektorët u përqendruan më shumë mbi dy persona që po ngjiteshin në skenë. Një burrë dhe një grua. Të dy elegantë, të veshur me klas, diku rreth të dyzetave. Epo, duhet të jenë prezantuesit, mendova, edhe pse ata ngjanin më shumë si prezantues spektakli sesa si moderator konference. Asnjë prej tyre nuk u ul. Në duar mbanin nga një dosje prezantimi blu, me fleta të bardha.

Blu si ngjyra e bordurave të veshjes së nënë Terezës. Blu si partia e kryeministrit.

Dhe patjetër që, në kostumet e tyre elegante, nuk mungonte stema. Kur, gruan e njoha që pa hapur gojë, ishte aktorja Ema Andrea. Po burri, cili aktor të ishte vallë? Ndaj pyeta vajzën e bezdisur pranë meje nëse e njihte ketë aktorin, se mua për shkak të qëndrimit jashtë, sikur nuk po më shëmbëllente ta njihja. Ç‘farë aktori thua? – shqeu vajza sytë nga habia – ai është Ardjan Marashi, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike. Këtë radhë habia e pamasë më kishte pushtuar mua. Çfarë? Drejtori i qendrës studimore më prestigjoze në Shqipëri një prezantues? Dhe jo prezantues do si do, por i një ceremoniali ideologjik dhe ideologji bërës? Sepse të krijosh ditën për diell mite e t’i shenjtërosh ato, në emër të fesë e për fenë, në emër të kombit e për kombin, do të thotë të krijosh shtyllat mbështetëse të një ideologjie. Sapo u bëra gati të pyesja sërish, vajza më dha ftesën që ta lexoja, e të mos bënim zhurmë. Në të shkruhej se konferenca përkujtimore për nënë Terezën organizohej mes të tjerash edhe nga QSA. Pra qenia e Ardjan Marashit si prezantues, nuk ishte as e rastësishme e as personale, por zyrtare, si drejtor i QSA.

Ftesa kishte sfond të bardhë me bordura blu.
Blu si ngjyra e bordurave të veshjes së nënë Terezës. Blu si partia e kryeministrit.
Menjëherë më erdhën nëpër mend debatet e para disa viteve në lidhje me reformimin e Akademisë së Shkencave. Të them të drejtën ka qenë një nga reformat që e kam përkrahur me gjithë zemër. Më kujtohet të kem lexuar edhe një shkrim të Artan Fugës, se ishte shumë i zhgënjyer që shqetësimi i vetëm akademikëve kishte qenë se sa i madh do të ishte pensioni i tyre. Fuga thoshte atëherë se synimi i reformës ishte cilësor, që shkenca shqiptare më në fund të bënte kërkime tamam shkencore dhe jo ideologjike, se vazhdimësia në krye të institucioneve shkencore e të njëjtëve persona që kishin bërë propagandë për Partinë e Punës, në vend të studimeve shkencore serioze, kishte bërë që të prodhoheshin artikuj pa vlerë, të krijohej izolim nga arritjet nëpër botë, etj. Dhe kisha presupozuar se me reformën, gjërat duhet të ishin përmirësuar dukshëm, duke pasur shpresën se pas kryerjes së doktoratës, do e gjeja edhe unë veten në një mjedis shkencor shqiptar të reformuar tashmë.

“Se ajo është nëna e të gjithëve, nëna jonë Terezë” – ishin këto fjalë të Marashit, shoqëruar me një pamje tepër dramatike të fytyrës së tij, që më nxorën nga mendimet për reformën. Produkti i reformës, drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, ishte duke i thënë njerëzve në sallë dhe shqiptarëve në përgjithësi, se të gjithë e kanë një nënë, por se nëna jonë e përbashkët ishte ajo, Tereza. (Sa më përngjau me thënien e Fatos Nanos së para disa viteve se të gjithë e kishin një babë, e se baba i shqiptarëve, i mirë a i keq, ishte Enver Hoxha – por ama Fatosi nuk kish dalë në rolin e një akademiku kur e deklaroi këtë, e për më tepër takimi ku ajo deklaratë u bë, ishte me simpatizantë të diasporës, e nuk kishte për qëllim mediatizimin dhe reklamën).
Duke mos arritur ende të besoja se ai që po fliste nuk ishte as prift e as aktor, por drejtuesi i të vetmes qendër kërkimore shtetërore, dhe se nuk ndodhesha në një kishë, por në një konferencë, ku Ministria shtetërore e Kulturës dhe Qendra shtetërore Studimore e Albanologjisë ishin organizatorët, u përqendrova fort në ato që po thuheshin:

“E kemi shumëfishuar atë kudo, në sheshe e aeroporte, nëpër institucione të ndryshme, por ai nuk është vetëm se një imazh, vetëm një qasje e jashtme ndaj saj. Por imazhi është vetëm shfaqje e jashtme, e ne duhet t’i qasemi asaj nga brenda, duhet të kuptojmë thelbin e mesazhit të saj. Kjo konferencë kërkon që të shkojmë përtej imazhit, për të arritur në brendi të saj, për të kuptuar e zbatuar atë që ajo, nëna jonë e dashur, na la trashëgimi...”

Mes të tjerash, ky ishte kulminacioni i fjalimit plot pathos të Drejtorit të QSA. Një kryevepër letrare në fakt. Një diskurs prekës, saqë unë mendova se edhe pak e njerëzit do të kapnin shamitë nga tronditja. Përdëllimi ia kish kaluar edhe një predikimi të zakonshëm të një meshe të së dielës. Sepse mesazhi i Terezës ka qenë gjithnjë fetar, dhe t’i kërkosh një komuniteti studiuesish, por edhe më gjerë, se nuk mjaftonin monumentet, por se duhej punuar në drejtim të kuptimit të mesazhit të vërtetë të saj, në mënyrë që edhe ta zbatojnë atë, do të thotë që hapur të pranosh së tashmë institucioni kërkimor më i madh e rëndësishëm i vendit, e ka braktisur  laicitetin në favor të një feje të caktuar në vend, katolicizmit dhe se detyrë e studiuesve është tashmë që të përplotësojnë të kuptuarit e filozofisë fetare aty ku priftërinjtë e lënë atë mangët. Megjithatë nuk është e qartë e nuk u tha në asnjë moment se si mund të bëhej kjo, se çfarë mund të thoshin studiuesit, që teologët të mos e dinin.

Duke e deklaruar konferencën të hapur, aktorja Andrea sqaroi spektatorët e sallës se pas përshëndetjeve, fjalën do ta merrte studiuesi i mirënjohur, Anton Nik Berisha, ndërsa aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti do të pasonte kumtesën shkencore të Berishës duke recituar disa poezi të nënës Terezë. Më pas do të vinte pushimi, ku njerëzit mund të zgjidhnin: kush të dëshironte, mund të rrinte në sallë dhe të shihte dokumentarin me shkrime e citime nga Nënë Tereza, të përgatitur nga Anton Nik Berisha dhe Ardjan Marashi, ndërsa ata që do të donin të pinin një kafe, do të kishin njëkohësisht mundësinë të shihnin ekspozitën me fotografi dhe sende personale të Nënë Terezës, të përgatitur enkas për këtë rast. Tepër kurioze jam të di se cili është roli i QSA në përgatitjen e kësaj ekspozite dhe cili është ai i MTKRS. Më pas konferenca do të vazhdonte me leximin e katër ose pesë kumtesave shkencore për Nënë Terezën, ndërsa Kori Pax Day, i udhëhequr nga Zëvendësministrja e MTKRS Suzana Turku, do ta mbyllte konferencën përkujtimore dhe shkencore, me himne fetare, të cilat i ka edhe si specialitet në fakt.

Nëse organizatore e një evenimenti të tillë do të kishte qenë Kisha Katolike, e cila për ta nxjerrë sa më të plotë e të suksesshme veprimtarinë do të kishte kërkuar ndihmën e Ministrisë së Kulturës, dhe të kishte kontaktuar QSA nëse ndonjë nga studiuesit e saj kishte bërë kërkim shkencor për këtë figurë të shquar të kishës, për asnjë moment nuk do të më kishte bërë përshtypje ajo që pashë, dëgjova e përjetova. Por Kisha Katolike në këtë ngjarje ishte thjeshtë e ftuar, njësoj sikurse Kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale, Janullatosi, si Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça dhe si Kryegjyshi i Bekashinjve Haxhi Dedej Reshat Bardhi.

Pas përshëndetjes së ministrit Xhaferri, fjalë e cila as që ia vlen të zihet në gojë për nga niveli, fjalën e merr përfaqësuesi i ipeshkvnisë. Meqenëse kjo ishte një veprimtari e organizuar nga shteti dhe jo nga kisha, ai nuk harroi t’i tërhiqte vëmendjen qeveritarëve se varfëria në peshkopatën e tij rritej dita ditës, se mesazhi kryesor i Nënë  Terezës ishte pikërisht luftimi i varfërisë, dhe se nëse shteti synonte vetëm të mburrej me figurën e saj dhe aspak të zbatonte mesazhin e saj, mburrja i vlente vetëm përgjysmë. E në fakt Marashi sapo na kishte thënë se çfarë është bërë deri tani në drejtim të përkujtimit, nuk ishte vetëm se dukje (mburrje në fjalët e priftit) dhe se me këtë konferencë synohej kuptimi dhe zbatimi i thelbit të mesazhit të saj (përpjekja që mburrja të mos mbetej gjysmake – në fjalët e priftit). Synimi është i qartë: prifti (monsinjori) dhe shteti (drejtori i QSA) ishin në unison – si predikimet fetare, ashtu edhe kërkimet shkencore, duhet të ndihmojnë një qëllim suprem, zbatimin e trashëgimisë tereziane.

NDOSHTA MË NË FUND KA ARDHUR KOHA EDHE PËR SHQIPTARËT TË KENË NJË SHTET, NJË IDEOLOGJI, NJË FE. Nacional-komunizmi dështoi në këtë drejtim. Nacional-katolicizmi është zgjidhja tjetër vallë?
Për të mos i mbetur hatëri ortodoksëve, meqë ata janë të krishterë, por jo katolikë, i ftuar për të përshëndetur konferencën ishte edhe hirësia e tij, Janullatosi. Me atë anglishten e tij të këndëshme me theks grek, që më kujtoi kohë të bukura të kaluara me miq grekë në universitet, si e përqëndroi fjalën e tij vetëm tek marrëdhënia e nënë Terezës me Zotin, Janullatosi mënjanoi me elegancë lidhjen e saj me Shqipërinë, duke përfunduar se kontributi i saj i takon në fakt, botës.

Pas tij, në skenë doli sërish Marashi, i cili me përvujtninë më të madhe dhe me një gjysmë-buzëqeshje gjithë mëshirë, iu drejtua sallës:
“Të dashur muslimanë që ndodheni në këtë sallë. Nëna jonë Terezë ju ka dashur shumë, dhe është lutur në vazhdimësi që ju të shtoheni. Ajo ka shkruar edhe poezi për ju, të cilën do ta dëgjoni të recituar nga Ema Andrea.”

A duhet më të komentoj këtë?

Ndërkohë që Ema Andrea recitonte, e në vazhdim, kur kryetari i komunitetit musliman zoti Muça e quante konferencën simpatike dhe të domosdoshme për të përjetësuar figura të ndritura të kombit shqiptar, e më tej akoma, kur përfaqësuesi i bektashinjve mburrej se nënë Tereza e kishte vizituar në kryegjyshatë dhe se personazhi i saj ishte shumë i ngjashëm me Haxhi Bektashin, kur studiuesi i arteve Stefan Capaliku i bënte thirrje studiuesve dhe poetëve të studionin errësirën, vuajtjen, se kjo të bënte sipas nënë Terezës bashkëkohor, dhe pasi i siguroi shqiptarët se kombi i tyre nuk do të zhdukej, për sa kohë e kishte nanën e vet të lumtunume, pasuar nga kumtesa tmerrësisht e gjatë e Anton Nik Berishës për jetën, veprën dhe mendimet filozofike të saj, dhe nga poezitë për madhështinë e Jezusit dhe dashurinë gati xheloze që Nënë Tereza kishte për të, deri kur mbaroi pjesa e parë, ndërkohë pra, njerëzit në sallë reagonin në një mënyrë a në një tjetër. Dikush shfrynte, dikush tjetër qeshte me tallje, të tjerë akoma talljen e shoqëronin përmes komenteve. Megjithëse gjatë gjithë kohës kisha ndjerë një dhunë verbale, sepse shteti kishte shkelur çdo parim laiciteti dhe sepse përjetova live përpjekjen për t’ia nënshtruar edhe njëherë shkencën ideologjisë, nuk arrija të kuptoja këtë qëndrim të njerëzve. Nëse e dinin se do të bezdiseshin e do të mërziteshin, pse kishin ardhur? Sepse, m’u përgjigj ajo vajza e ftesës, në QSA i kishin thënë se pjesëmarrja është e detyrueshme. Dhe sepse, në pushim, dëgjova punonjës të MTKRS se pavarësisht nga dëshira, nuk mund të largoheshin, pasi drejtorët e tyre ishin shumë të vëmendshëm.

Gjithçka në atë sallë ishte dhunë dhe shëmti diktatoriale. Dhe kishin zgjedhur pikërisht figurën e Nënë Terezës për ta bërë këtë. Kur e mendova se kisha bërë niet të regjistrohesha në programin e Brain Gainit për t’u kthyer në Shqipëri pasi të kryeja edhe doktoraturën, u gëzova që ende nuk e kisha bërë këtë.
Me anë të këtyre strategjive, njeriu shqiptar po debilizohet gjithnjë e më shumë, dhe kur them debilizohet, nuk kam për qëllim budallallëkun, por dobësimin. Këto politika, dhe të tjera të dhunshme si këto, e kanë dobësuar në atë masë njeriun shqiptar, saqë e kanë bërë të nënshtrohet ndaj çdo të keqeje. Ky dobësim, debilizim, çon vetvetiu edhe ne dukuri të budallallëpsjes kolektive. Kuptohet se ishte e papranueshme për inteligjencën time të vazhdoja të ndiqja konferencën, edhe pse ndoshta do të kisha mbledhur materiale me shumicë.

I bëj thirrje Drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike që urgjentisht të japë dorëheqjen, pasi me këtë që ka bërë, ia ka nënshtruar drejtpërdrejtë shkencën shqiptare ideologjisë, në të njëjtën mënyrë të shëmtuar si u bë kjo gjatë periudhës së komunizmit. Dhe dorëheqja duhet të jetë e shoqëruar me një ndjesë ndaj komunitetit intelektual, të cilit ai po i dhunon në këtë mënyrë lirinë dhe inteligjencën.

Përndryshe, shteti me sinqeritet duhet të pranojë se është duke punuar që katolicizmin ta kthejë në fe zyrtare, duke i dhunuar natyrën laike pikërisht atij institucioni që e ka atë në thelb, kërkimit shkencor.

28 Komente

Para vetëm pak ditësh u ktheva në Shqipëri për të qëndruar pak kohë pranë familjes, pas një viti të lodhshëm studimi/kërkimi

Meqe eshte stine thashethemesh te ppu: Cfare studimesh ben zonja? (sa e ka rrogen mund dhe te mos e thoni)

Sa do te ndihesha krenar sikur ta kisha shkruar vet, ime bije apo im bir kete shkrim! Me bukur, zor se mund te shkruhet.

Ju lumte, Mirela!

Para pak vjetesh m'u desh t'i qendroja te koka kunatit tim ne nje nga pavionit e Qendres Spitalore Univesitare. Aty m'u dha rasti te njoh nje infermiere te shkelqyer, e cila jo vetem qe nuk shikonte nga duart e te semurit apo te te afermit te tij, por tregohej teper e perkushtuar mbas te semurit. Dhe jo vetem ndaj kunatit tim, por ndaj te gjithe te semureve. Ishte model i edukates dhe i kultures. Prej saj detyroheshin te silleshin mire edhe mjeket. Teksa e pashe te tille, mendova: Ja ku jane Nene Terezat tona, Nene Terezat qe kalohen me indiference nga komuniteti dhe shteti. Dhe jane Nene Terezat e diteve tona, qe kontributin e japin ketu, ne mes te Tiranes, per tere shqiptaret; nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia.

Sa keq qe nuk ia mbajta mend emrin asaj Nene Tereze te atij pavioni te Spitalit tone!

"Përndryshe, shteti me sinqeritet duhet të pranojë se është duke punuar që katolicizmin ta kthejë në fe zyrtare, duke i dhunuar natyrën laike pikërisht atij institucioni që e ka atë në thelb, kërkimit shkencor."

- Nuk e kuptoj sesi qendron kjo teze ne nje kohe kur kjo qeveri nuk ka asnje Katolik ne kabinetin e saj, e para here qe kjo ndodh qe nga koha e komunizmit. Aq me teper kur kete viti shqiperia ka vendosur qe te jete pjesmarrese ne Organizaten Islamike ne nivel Ministrash. Di gje autorja ne fjale per keto te dhena, apo thjeshte perzgjedh ato te dhena qe sjelle ketu per te mbeshtetur argumentin e saj?

Me duket vertete e ulet hipoteza qe jep ajo per ngjyren blu. Ne veshjet e Nene Terezes kane qene dy ngjyra; blue dhe e bardhe. Te thuash se ngjyra blu ne kete rast qenka per te identifikuar Nene Terezen dhe PD-ne me duket nje hamendesim arbitrat i nje niveli shume te ulet. Me ben te pyes nese kjo eshte akoma e lodhur nga studimet dhe ka arritur te jete e kthjellet ne ate qe mendon. Se mos po na tregon ne ndonje postim tjeter se flamuri i BE-se qenka me PD-ne gjithashtu sepse eshte blu.

Megjithate pajtohem me te qe shteti nuk di te ruaje balancen e tij persa i perket laicitetit. Ne shqiperi njihen 4 fe zyrtare dhe te gjitha kane dite pushim festat e tyre fetare dhe vizitohen nga kreret e shtetit. Pas viteve 1990 besimet ne shqiperi jane shtaur dhe pse te mos tregohet barazi ndaj besimeve te tjera? 

Edhe me Nene Terezen na doli pune?

Po thuaje zonja/zonjusha Mirela , si do ishte me mire te kujtoje Nene Terezen.

Fjale, fjale fjale pa lidhje, te sjella nga nje qe per nje vit qenkerka lodhur se ''studjuari'' shume. Nene Tereza moj zonjushe eshte qe figure qe i tejkaloi fete, pra eshte mbi to. India, ky vend ku edhe sot hindute e myslymanet vriten me njeri-tjetrin, e nderon per fisnikerine e saj, pa e shqetesuar aspak feja e saj. Pse te shqeteson katolicizmi i Nene Terezes, moj zonjushe? Pse do ta kanalizosh si shume te tjere vetem si katolike qe nuk ka asgje shqiptare? Na dashkerke dhe karamele, pale! Pse te shqeteson stema e saj ne nje simpozium per te? C'te keqe ka ketu? Nene Terezen e kane respektuar shtete te tere, spaska te drejte Shqiperia si shtet ta respektoje? Kete do te na thuash? Seshte e rastit qe kjo figure ka jo vetem gjak shqiptar po eshte e formuar deri ne moshen 18 vjec ne nje familje shqiptare. Fisnikeria e femrave shqiptare eshte e njohur. Fisnikeria e gjysheve dhe stergjysheve tona qe sakrifikonin veten per te tjeret. Toleranca fetare qe i dallon shqiptaret. Por Nene Tereza, ne kushtet qe ju krijuan i theu kufijte gjeografike. Te paskerka pelqyer Janullatosi sepse e kanalizoi vetem si fetare! Po Indine ku ta cojme moj zonjush?

Sot, botes shqiptare te turullosur nga shume e shume faktore, i nevojitet mesaxhi afetar i nene Terezes. Te duam njeri-tjetrin pa dallim, te ndihmojme te vobektet, te duam prinderit qe shume e shume i kane braktisur. Te hapim zemrat qe per dite po na zvoglohen.

 

 

 

 

Ca do me thene mevlud me?

temenara ditelindjesh, e ne kete rast tip oxymoron (i qellimshem) per shenjtoren katolike smiley.

po temena?

smiley  po mejtohesha per ate fjale kur e shkruajta.

festim ditelindje e profetit (shkurt) smiley.

Oh, ok, flm, une po e ngatarroja me 'temina' qe me cmbaj mend me duket se jane ato zbukurimet vezulluese te veshjeve tradicionale.

Oho Vazhdojne kelyshet e kuq qe te shkruajne dhe te japin mend.Ne fillim Lubonja dhe tani Baxhaku!Ju kujtohet ky mbiemer?Ka qene anatar i KQPPSH.

Nuk ke vendosur te kthehesh ne Shqiperi se njerezit qenkan debila.Pune per ty!Shko dhe rri me debilat atje ku je, qe pine nje grusht me qetesuesa cdo dite dhe nje here ne jave shkojne tek psikologu.Por te pakten mos na ofendo si popull!Cdo popull do ta kishte per nder te kishte Nene Terezen nga gjiri i vet,shikoni indianet,maqedonasit,greket apo kushdo mundohet qe te thote qe nene Tereza eshte nga ata vete ndersa ne qe e rritem dhe e beme 18 vjec i dhame dhe edukaten e hershme,nuk duhet te mburremi apo ta perkujtojme!!!Ndersa ty te ra autoriteti se pe qe  po i festohet ditelindja.Fare e keqe!Kush jane keto gazeta shtazarake dhe anti shqi[ptare qe botojne shkrime te tilla anti shqiptare pacavure?

Nuk doni Nene terezen pune per juve!Shqipteret,dhe gjithe pjesa tjeter e botes e do dhe e respekton,bile dhe i ka dhene cmimin Nobel.Sa per juve funderrinat komunisto-islamike shkoni ne ferr!

Shqetesimi i M. Baxhakut eshte i drejte. Shteti ne kundershtim me frymen kushtetuese po merr persiper qe te mbivendose nje fe ndaj te tjerave. Po te organizonte dicka te ngjashme Kisha Katolike une nuk kam pse shqetesohem, por kur behet nga institucione shteterore duke ju imponuar publikut, kjo eshte shqetesuese ne nje shtet ku eshte i te gjitheve. Nene Tereza e Kalkutes eshte nje murgeshe katolike, i ka sherbyer deri ne fund te jetes Kishes Katolike apo Krishtit sic e ka deklaruar vete, ndaj eshte jashte normales ne nje shtet laik, me nje perzierje fetare te popullsise qe kjo figure fetare te mitizohet dhe permes saj edhe feja qe kjo ka perfaqesur te beje sulm ideologjik ndaj shqiptareve te te gjithave feve apo pa fe fare.

Ke te drejte Haxhi Qamil efendi!

haxhi qamili i ....

islamo ik futi noj tas ashure anej ka xhamia se sjane tema per ty keto

Ashuret hahen te teqeja diten e ashures

Mirela Baxhaku ka frike se po e kthen Shqipnia katolicizmin ne fé zyrtare ?! Me falni, por kjo âsht me dek gazit.

A me duket apo Shqipnia âsht prap sot pjesetare e Konferences Islamike ? Po ku i çon Mirela ato mjekerroshat dhe ato xhybet e perçet qe kena neper Shqipni ?!!!

Zoti e ruejte Mirelen qe paska harxhue tan kyt energji per me na skjaru mbi pikesynimet e qeverise! Urime !

Ky eshte nje artikull i shkelqyer. Nje bravo e madhe autores per guximin qytetar dhe intelektual, sepse ne Shqiperi ka ardhur puna qe perseri duhet te kesh guxim...ketu kemi perfunduar.

Kur lexoj materiale te tilla me perforcohet bindja se ne shqiptaret jemi te destinuar per ti shtjellu ceshtjet deri ne ekstrem , te pakten ne teori se ne praktik nuk jemi askerkund aq rigoroz . Bash si ata njerezit qe tuj dasht me ndejk moden dhe  qe nuk e koptojn  shum , harrojn disa elementa te saj  dhe perfundojn ne shemti.

A nuk vepruan keshtu edhe prinderit tane ?! Qe e shpallen veten njerezit me revolucionar ne bote!!! Ne kohe te tyre cdo debat per idete Marksiste-Lenininste ishte i pamundur , madje me pasoje per debatuesin qe mund te shprehte noj paqartesi , se prite zot noj kundershtim !

Ajo ca ma injoranti mundet me konstatue sot ne perendim eshte ndarja e shtetit me fene qe per te huajt entuziast drejt modernizimit duket shum e thjesht per tu realizuar . Por per vendasit ,  ky qytetnim qe shohim ne sot ka marre gjenerata per tu kosolidu dhe nuk ka qene kaq e thjeshte ...!

Se bota demokratike e pret me nerime Dalai Lama apo i referohen Ghandit si pacifisti me i madh  nuk do te thote se ata e perziejne politiken me fene budiste , megjithse qe te dy pervcse lider politik  ishin edhe lider kryesore te fese budiste. Edhe jane jo pak simpoziumet shkencore dhe perkujtimore qe organizohen per Ghandin qe nuk jeton me, apo pritjet dhe referencat superlative per Dalai Lama i cili ala jeton .

Per t'iu kthye problemit tone, atyne njerzve qe bezsdisen kur shteti apo institucione kerkimore sic eshte Qendra e Kerkimeve Albanogjike organizojne nje veprimtari perkujtimore per nje bamirese si Nene Tereza qe c'do komb ne Evrope do ta kishte per nder ta kishte te veten .

Si ndjehen keta njerez kur permendet Pal Engjulli prift katolik dhe si per ironi te fatit dokumenti me i vjeter i shkruar ne shqip i zbulum deri me sot eshte fomula e pagezimit dhe mban autoresine  e tij ?!

Po per Budin , Bogdanin , Fishten , Mjeden , Gjecovin etj.. te gjithe prifterinj katolik ca duhet te behet me ta ne historigrafine shqiptare , per hir te gjoja laicizmit nuk duhet te permenden hic !?

Hipokrizia me e madhe eshte sic e cek edhe Viksland me siper se Shteti Shqiptar pa konsensusin e nje pjese te madhe te shtetasve te vet ka aderuar ne nje organizem komplet me karakter fetar sic eshte Konferenca e Vendeve Islamike ku cenohen rende interresat e shqiptarve dhe kompromentohet komplet laiciteti i Shtetit Shqiptar .

Pse nuk e con kush zanin per kte fakt ?

Neper Shqipri ka me qindra emra rrugesh dhe permendore te pushtuesve Osmane  qe me dhune e mbajten ate vend ne injorance per 500 vjet dhe me dhune iu imponuen shum shqiptarve fene e pushtuesit

 

Me keto budallalleqe qe po degjoj nga Baxhaku,Lubonja apo Puto,nuk eshte cudi qe neser shteti te akuzohet per perkrahje te feve,nese  perkujton ditelindjet e ajkes se patrioteve shqiptare qe qelluan te jene klerike,si Fan Nolin,Gjergj Fishten,Hafiz Sabri Korcen apo Baba Fajen dhe Babe Dude Karbonaren.

Hajde ku ka katandisur shtypi shqiptar qe boton pacavure te tilla!

Dil mor zoteri ne mejdan te te shoh kush je, mos ki frike qe fshihesh prapa ferres, pas ketij pseudonimit te bukur qe me paske vene. Debati behet me bukur me emra dhe jo me pseudonime. Pseudonimet i merrnin njerezit ne qafe nje here e nje kohe...  

C'jane keto kerkesa mejdani ore z. puto? Nuk i shpiken shqiptaret pseudonimet ne internet. Zotrote ke zgjedhur emrin e vertete, sipas deshires tende . Tani, si te te drejtohemi qe mos na tregosh mejdanin. 

C'guxim qytetar eshte ti qepesh figures se nene terezes, qe e fitoi cmimin nobel jo si katolike po si humaniste? C'guxim qytetar eshte te kundershtosh nje simpozium  apo c'ta quaj qe ben shteti shqiptar per te nderuar kete figure? 

C'guxim zeza eshte ky?

Qe ta kuptosh se ku e kam hallin une mor zoteri/ apo zonje (se ky eshte problemi i pseudonimeve) dhe se ku e ka hallin autoria e shkrimit, po te rekomandoj shume modestisht nje shkrim te Konices "C'eshte liria!", shkruar 120 vite me pare...

Jo mo z. puto, ku te kuptoj dot ty une dhe bashke me ty baxhakun! Jeni aq te thelle sa hallet tuaja te thella,me nene terezen. Sa luhet me kete fjalen liri ore puto, sa s'ta merr mendja. Edhe konica vete, e shiste lirine e tij per ca para dhe kenaqesi te tjera. Megjithate mbetet i madh....se mos na fillosh me konica perseri...

 

p.s. pastaj ti liri madhi, pse s'te pelqen liria e te tjereve te kene pseudonime? C'te shqeteson z. puto? Posti i drejtorit qe i referohet mirela? gjeni subjekt tjeter per ta luftuar.... Jeni ne  objekt te gabuar. Nene tereza s'mund te jete tabel qitje per te luftuar nje fare drejtori...

Zoti Puto!

Pseudonimin kam nja 2 vjet qe e kam vene dhe nuk mund ta heq sot,por kjo ska rendesi fare,pasi rendesi kane idete qe ngrihen ne kete shkrim.Vendosja e pseudonimit ishte kerkese ne PPU dhe e vendosa kete qe kam dhe nuk mund ta nderroj tani,jo se kam frike por sepse eshte mungese serioziteti.Nese deshiton me nis mesazh privat dhe fole me mua personalisht.Nuk ka problem fare.Por ketu ne kete shkrim autorja pasi na shet mend qe po ben nje shkolle jashte shtetit (ku gjysma e shqiptareve po bejne te njejten gje dhe nuk i jep te drejten e gjykatesit te mencur) na thote qe jemi popull debil.

Nese kjo quhet guxim qytetar per ty per mua eshte nje ofendim i nje populli te tere.

Mund te shprehesh mendime per organizimin e aktivitetit dhe te japesh mendime se si mund te behet me mire,por ne qenkemi popull debil se po perkujtojme Nene Terezen????Tani qe e bete c'mitizimin e Skenderbeut do te beni te njejten gje per Nene Terezen?

Se dyti me llogjiken e kesaj atyehere i bie qe shteti NUK duhet te organizoje aktivitete per  Fan Nolin,Gjergj Fishten,Hafiz Sabri Korcen,Baba Fajen ,Babe Dude Karbonaren,Ndre Mjeden etj me pretekstin se keta jane klerike.Me fal ore zoteri por kjo eshte te flasesh kodra pas bregut.

Greket,indianet( qe bene namin ne politiken nderkombatare kur Shqiperia guxoi tju kerkonte eshtrat e Nene Terezes),maqedonsait serbet etj po bejne namin qe Nene Terezen ta quajne te tyren dhe shpikin lloj lloj gjerash per kete,ndersa ne qe e rritem dhe i dhame edukaten e hershme,nuk paskemi te drejte se u prishka laiciteti i shtetit?

Sa per indinjaten time per baballaret tuaj,mendoj se pasi ta quash nje popull debil mos prit qe i ofenduari te te falenderoje.

Thjesht me duket shume gje e pamoralshme qe bijte e Baxhakeve,Lubonjave Putove,Gjoneve,Kolekave,Bushateve etj ,baballaret e te cileve dhane kontributin kryesor ne shplarjen e trurit shqiptar,te na japin mend per figurat e ndritura te shqiptareve apo te na ofendojne me keq se baballaret.

Rrini nja 20-30 vjet ne heshtje se nuk ju ngacmon njeri,por mos beni te diturin kur dihet qe dituria e baballareve tuaj na coi buze gremines.Keshtu i beni nder edhe vetes tuaj dhe familjes tuaj dhe Shqiperise.

"Debati" yt mor zoteri eshte i gjithi nje nonsens. Se pari shfrytezon pseudonimin per te ofenduar te tjeret. Eshte fare e natyrshme qe cdo njeri te perdore pseudonim, por kur ky perdoret per te qelluar ne menyre te ulet prapa ferre, aty fillon problemi. Nese nuk te ben pershtypje gjuha qe perdor, ky eshte perseri problemi yt, jo imi. Dhe me e bukura eshte se i quan edhe ide. Se dyti, kjo eshte fatkeqesia ne kete vend, qe Nene Terezen ne e duam si mit, e duam si medalje, nuk e duam si fryme mirekuptimi dhe tolerance, ashtu si ishte ajo. Dhe kthehet e gjitha pastaj ne teater. Shembulli me i qarte eshte perseri gjuha jote, se cfare gjuhe perdor per te "mbrojtur" Nene Terezen...Dhe se fundi diskutimi yt per baballaret eshte thjesht mjeran, tipik i atyre koheve qe zotrote pretendon se i "lufton", kur nuk i njeh njerezit eshte me etike te heshtesh...

"mjeran" ishin baballaret qe ndrruen fene, po leni shqyrtimet e spiegimet kot, mas pilafit! Ju a perplase e tan bota ne ftyre per dite, e s'keni çka t'i thoni !

po ta  kish  dashur  e  njohur  enveri  Nene  Terezen...  me  siguri   edhe Mirela   do  te  kish  shkuar ndryshe.

Pa enverin   ndihen  arab  gjysma e  shqiperise, madje  luten  ne  arabisht..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).