image

Poeti Ndoc Gjetja ndërroi jetë sot në moshën 66 vjecare nga një sëmundje e rëndë. Autor i disa vëllimeve poetike, Ndoc Gjetja u lind më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës.

Kur ishte shtatë vjec, prindërit e tij u vendosën me banim në Lezhë, ku jetoi derisa humbi jetën nga sëmundja e rëndë. Në vitin 1970, filloi të botojë poezitë e para dhe nuk ndërroi zhanër. Eshtë autor i disa vëllimeve poetike, ku poezitë që kanë bërë emër janë, “Epitaf për veten”, “Herakliti”, “Ëndërr”, “Lutje”. Poezitë e Gjetjas janë dhe në tekstet letrare shkollore, Studiuesit dhe kritikët e letërsisë e kanë cilësuar Ndoc Gjetjan, si “Poeti me fytyrë Krishti”.

24 Komente

t'lehte e paste dheun permbi.

Epitaf Per Veten

Nga Ndoc Gjetja

 

Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke

Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce
kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.

Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
...Pastaj e percollen ne banesen e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.

Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi ne balle dhe thirri "Nene"
Mos kerkoni te dini per te me teper
se iku sikur te mos kishte qene.

Ngushelime familjes, ai ishte mjeshter i fjales poetike.

 

 

Ndoc Gjetja një poet me profil të veçantë poetik apo një poet mes dy rymave

 Fatmir TerziuVëllimi poetik “Çaste” i poetit shqiptar, Ndoc Gjetja, redaktuar nga Iskra Thoma, ka një lidhje të ngjeshur të filozofisë së fjalës me hapësirën. Kapitulli i këtij vëllimi “Zërat e hapësirës” edhe pse i shkruar vite më parë e botuar në vitin 1984 është një fakt që zbulon se ky poet ka një ndjeshmëri të fuqishme të forcës së fjalës në lidhje me vetë hapësirën si filozofi. Kjo e bën këtë poet në mënyrë të padiskutueshme një nga poetët më të veçantë në krijimtarinë poetike shqiptare. Është ajo që Agim Vinca pikas në një nga analizat e tij "Ndoc Gjetja është një poet me profil të veçantë poetik”. Por e veçanta e këtij poeti në këtë lidhje filozofike me vetë hapësirën është një udhëtim imagjinar në morinë e muajve që shihet tek poezia “Marsi”, në hapësirën e stinëve që lexohet tek poezia “Pranvera”, në vetë hapësirën që vjen e përmbushet nga zërat, si një aspekt i lidhjeve me njeriun dhe ambientin, në një sfond burokratik zyrash tek poezia “Zërat e natës” apo edhe më tej në një sinkronizim të atmosferës që prodhon festimi i një gjashtëmbëdhjetë vjeçareje si Lida tek poezia “Diçka ka ndodhur…”. Kjo është një e veçantë që vjen nga stili dhe përvoja e tij më e ngjeshur poetike, nga njohja e poetëve dhe poezisë. Sipas Vincës ai ka mësuar nga përvoja e poezisë së poetëve të njohur përparimtarë botërorë dhe shqiptarë që nga Brehti deri te Agolli, por që këtë përvojë e përvetëson plotësisht në laboratorin e vet krijues'. Pra sipas Vincës ai është një poet që ka të veçantën dhe tipiken “në punë të mjeshtërisë poetike”. Ndoc Gjetja lindi më 9 mars 1944 në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Kur ishte shtatë vjeç, prindërit e tij u vendosën me banim në Lezhë, ku jeton edhe sot. Në vitin 1970, filloi të botojë poezitë e para. Merret vetëm me poezi. Eshtë autor i disa vëllimeve poetike. Një studiues i njohur e ka cilësuar Ndocin poet që di me çdo varg t'i bjerë bukur tastierës së humanizmit. Kjo e fundit e thënë për këtë poet ka një lidhje të detajuar me atë ç’ka forcon tipiken e tij. Dhe tipikja e tij nuk është thjesht një anë e filozofisë në vetvete, as edhe një nocion i thjeshtë filozofik, por një hapësirë ku gjendet tërë fuqia e fjalës për të paraqitur vetminë që shihet qartë tek poezia “Po të isha vetëm”, ku autori në vargje e prezanton këtë anë hapësirë me fjalë të goditura: “më është bërë zakon dhe s’mund të rri një ditë/pa e bërë një shëtitje atje te sheshi në qendër,/që të shoh fytyrat e shokëve e miqve të mi/dhe fytyrat e njerëzve që s’ua di emrin”. (Faqe; 5) Tipikja e këtij poeti që i takon atij brezi poetësh, që bënë përpjekjet në heshtje për ta nxjerrë poezinë nga faza e retorikës dhe e notave deklamative e himnizuese, për ta bërë më të larmishme në tematikë dhe më me kolorit në lidhje me hapësirën si filozofi më vete, gjendet edhe në ditërrjedhën e natyrshme, ku enkas mëngjesi merr formën e vetë hapësirës, apo edhe kur shtatë ditët e javës ngjeshen në këtë hapësirë si një ridimensionim kujtese, malli, vrulli dhe heshtjeje deri në pafolshmëri me shoku-shokun. Këto parë në poezitë e tij “Mëngjes” dhe “Shtatë ditë” nga kapitulli “Bijtë e njerëzve të mirë” janë aspekte filozofike që ushqejnë diskursin e hapësirës si një aspekt formëplotësues në logjikën dhe timbrin logjik të fjalës dhe vargut, duke e prurë këtë poezi bashkëkohëse edhe në ditët me larmi në bashkëkohësinë e mendimit poetik. Është një lidhje me atë që Rugova gjen në studimin e tij “Poezia e Rilindjes dhe poezia bashkëkohëse” (Libri: “Kah teoria”, Prishtinë 1978). Rugova shprehet: “kjo do të thotë duke kërkuar vazhdimësinë dhe bazat në korrelacione më të gjera të transformimit si proces poetik” (Rugova 1978). Sipas Rugovës kjo shihet në induksionin dhe deduksionin poetik të poezisë. Ndërsa sipas Mehmet Krajës kjo shihet tek narracioni pasi ai “i dedikohet fiksimit të imazheve”(Kraja, 1979). Dhe të gjitha këto në hapësirën poetike janë një kënd i ndryshueshëm dhe i vëzhgueshëm, janë një hapësirë e veçantë filozofike në poezinë e Ndoc Gjetjas. <!--[if !supportEmptyParas]--> <!--[endif]-->Në fakt kur ndërmora kërkimin në poezinë e këtij poeti, jo më kot seleksionova vëllimin poetik në fjalë. E para se deri në këtë kohë asnjë fjalë e prerë nuk është thënë nga Kritika, së paku kur është fjala për rrugën krijuese të gjatë e të vrullshme të këtij poeti, dhe së dyti se vlerat e poezisë së këtij poeti shpeshherë janë ngatërruar me ‘të veçantën’ dhe me ‘humanizmin’ në poezinë e tij. Duke u ndikuar nga pakësimi i termave të studiuesit Vinca, në një sferë më funksionale një përqëndrim tek poezia e Ndoc Gjetjas është një arsye e domosdoshme për të stacionuar një përkujdesje dhe një vëzhgim apriori. Qëllimi i poetit është që të gjej fjalën në hapësirën e tij metafizike dhe të prodhojë hapësirën filozofike në dobi të mesazhit dhe fjalës, ndërsa ajo e studiuesit është që të pikasë diferencën që vjen ndryshe si një kod për lexuesin dhe studentët e kësaj fushe, pse jo edhe për hierarkinë poetike në vend. Latif Berisha, na vjen në ndihmë në një nga studimet e tij kur dikton “vetvetiu del se fjala poetike, si mjet i realitetit të jashtëm, të harmonizuar me jetën e brendshme të njeriut, pra të humanizuar, përbën njërën nga veçoritë esenciale e specifike të kritikës letrare” (Berisha, 1976-6). Kështu duke parë esencën e specifikën e kritikës letrare në këtë analizë, por duke riskuar paksa me mënjanimin e një kapitulli që vjen nën një amalgamë tipike fjalësh për atë kohë në të cilën autori e botoi, kapitullin “Politika e tundjes së brirëve’ në një limit tjetër poezia e këtij poeti ka një ndjeshmëri tipike edhe sot. Kapitulli “Aty ku hyni ju” është një sfidë më vete. Të njëmbëdhjetë poezitë e tij kanë një rrjedhë leximi të ngeshme që përforcohen me anë të perceptimit dhe kognicionit të hapësirës. Poezia “Lexuesit” është si një ese përmbyllje në këtë libër, por edhe një diagonale metrike në tërë gjuhën dhe strukturën poetike të këtij poeti. Ai shkruan: “Shkrova këto poezi,/krijova ca zogj të bukur fjale,/të cilat i hodha në ajër për ty,/duke menduar se kështu/do t’i ndihmoja pranverës/dhe gëzimeve të ditës./Po nuk të cicëruan në zemër/i hëngërt macja e kritikës!”. Në aspektin njohës të poezisë së Ndoc Gjetjas, vetë konteksti poezi dhe njohje, si formë e kognicionit (njohje poetike) ka drejtuar vëmendjen kritike në poezi të tilla si “Shoh këtë grua” apo “Aty ku hyni ju”. Pak ambicioz ndoshta në këtë aspekt të komunikimit kritik bashkëkohor, për këtë lidhje si aspekt i kognicionit në poezi, edhe pse kjo është diçka interesante për ta parë dhe vëzhguar në një front të ri, në zhvillim e në mes të ideve poststrukturale si pasojë, edhe ato gjuhësore dhe njohëse që vijnë nga vetë idetë e gjuhës që dikur është trajtuar ‘si një mbeturinë evolucionare e taktikave të mbijetesës bazë’ (Xhaxhiu, 1981:99). Kështu kjo ‘ndryshe’ sugjeron një lidhje në mes të të shkruarit, dhe zhvillimit gradual e atij të qënit i drejtë, ndoshta për të lejuar më shumë frymëmarje në poezi, dhe natyrisht pastaj duke gjetur lidhjet në këtë ngjizje.Por kjo nuk nuk do të thotë se është një poezi dekonstruktioniste në të vërtetë, e cila zakonisht siç e dimë mirë vjen si një lidhje në një aspekt të reduktuar nga teoria filozofike e Derridas, Lakan dhe Kristeva. Por jo aq poshtë me një koncept të vetëm në mënyrën se si Gjetja i ka krijuar këto poezi (ende si një krijimtari që vjen mbetet bindshëm, por në një farë mënyrë edhe zvogëluese në konceptin kohor të hapësirës). Kjo s’ka të bëjë madje as edhe me poststrukturalizmin. Poststrukturalizmi, siç sugjeron vetë emri i tij, ishte një lëvizje që varej nga konteksti i projektuar për të minuar ‘kapjet për fyti të strukturalizmit’, po të huazonim fjalë për fjalë këtë nga një burim në frëngjisht dhe përfundimisht kjo teori synoi që të gatuhej si një ‘akademi botërore’ në këtë krijimtari. Sigurisht është një shenjë që sjell paksa dyshim, në kushtet e përdorimeve gjuhësore, një koncept disi i lodhur. Pra, një gjë që vetëm gjuhëtarët e shohin më në thelb, kritikët, studiuesit dhe filozofët nuk e konsiderojnë si një lidhje që e çon poezinë në një drejtim pa krye, as edhe të ndikimit nga psikoanaliza e Frojdit por këto lidhje në tërë poezinë e Ndoc Gjetjas janë ende gërmime masive që kanë buruar nga struktura e rëndësishme kulturore që ai megjithatë përjetësoi nën një epërsi shpirtërore për të diktuar e krijuar me frymën e tij ndryshe. Ndoc Gjetja përpos kësaj analize dhe këtyre fakteve që ngjizen me teorinë e hapësirë dhe kognicionit mbetet jo vetëm një poet me profil të veçantë poetik por edhe një poet i qëndrueshëm mes dy rymave, një poet me një poezi të shëndoshë e tipike bashkëkohore.

jane duke perenduar gjithe artistet nje nga nje, sa gjynah smiley

u prehte ne paqe

Ç'lajm i hidhur...

i lehte i qofte dheu. poet i jashtzakonshem. zemer e madhe.

U prehte ne paqe ...

Autoportret

Vendbanimi:
Ne lezhe me trup dhe mendjen emigrante ne yje.
Profesioni:
Thures enderrash dhe mbrojtes besnik i tyre.
Gjendja civile:
Mbetje teknologjike e administrates shteterore
se nuk diti t'u jape perkuljet e duhura eproreve.
Gjatesia:
E majftueshme per te arritur nje dite mollen e ndaluar.
Pesha:
Sa vetja,sa ndjenja,sa fjala e thene dhe e shkruar.
Shenja te vecanta:
Nje pentagram rrudhash me nota trishtimimi ne balle
dhe nje mjeker e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.
Syte:
Kafe me nuanca te turbullta pasionesh te djegura.
Ngjyra:
E erret per fshehjene skuqjes nga faje te lehta.
Titujt:
I dekoruar Njeri qysh ne diten e lindjes nga Nena.
Bindjet:
Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem njeriu.
Antipatite:
Burrat me grada,grate me shume tule dhe miu.
Simpatite:
Jezusi nga Nazareti,Don Kishoti i Mances dhe Buda.
Frikerat:
Shendoshja e trurit,uji,zjarri dhe turma.
Besimi:
Ne kryqin e tij qe e mban perdite ne shpine.
Pasuria:
Drita e mendjes me te cilen fitoj varferine.

 Respekt te madh per poetin Ndoc Gjeta.

Qofte i paharuar!

I paharruar qofte poeti.

Lexuesve te mi.

Tridhjete vjet e shtrydha talentin

ne njeren nga zyrat e shtetit monist

me kepuce te vjetra e pershkoja qytetin

dhe gjithe njerezit i doja si Krisht.

 

Dhe kam shkruar vjersha dhe ju e dini

sa e kam cmuar ne vargje njeriun

meqenese lote s'lejonte atehere regjimi

psheretija ne heshtje per fatziun.

 

Ne diten kur erdhi demokracia e dashur

ne palcen e gezimit nje pamje me theri;

nje ish spiuni im mori tesen te kalter

dhe fliste nga tribuna si Robespieri.

 

O kohe tranzicioni, kohe bishtdhelpre!

Si te rane brakushet keshtu poshte kembeve!

Une po shkoj te mbyllem ne Manastirin e Vetes

derisa te kryesh jashteqitjen tende.

 nje ish spiuni im mori tesen te kalter

dhe fliste nga tribuna si Robespieri.

O kohe tranzicioni, kohe bishtdhelpre!

Si te rane brakushet keshtu poshte kembeve!

Une po shkoj te mbyllem ne Manastirin e Vetes

derisa te kryesh jashteqitjen tende.

 

.. shume domethenes keto vargje te Gjetes.

Shpresoj ta kete lexuar Robespieri

___

Flm per sjelljen e kesaj poezie ketlina!. sh.e bukur!

Njoftim
Njoftohen te gjithe banoret e Qarkut te Lezhes, se pas nje semundjeje te rende vdiq Poeti Ndoc Gjetja, " Qytetar Nderi " i qytetit te Lezhes.

Ndoc Gjetja lindi me 9 mars te vitit 1944 ne Berdice te Shkodres. Ne moshen 7-vjecare, prinderit e tij erdhen me banim ne Lezhe.
Gjate gjithe jetes u shqua per thjeshtesine e tij, vlerat intelektuale dhe krijuese. Ndoc Gjetja qe ne moshe te re eshte dalluar ne sferat e krijimtarise poetike si nje nder poetet me te shquar te letersise se sotme shqipe. Ai u be shembull dhe modeli me i mire i krijuesve te rinj lezhjane, me ngritjen dhe drejtimin nga ana e tij te " Sofres Poetike Lezhjane ". Per meritat e tij ne krijimtarine poetike, vlerat intelektuale dhe njerezore, si nje prind dhe banor e vecante i ketij qyteti, Keshilli i Bashkise Lezhe e ka nderuar me titullin e larte " Qytetar Nderi " i qytetit te Lezhes.
 Ne nderim te jetes dhe vepres se tij, Bashkia Lezhe ka ngritur nje Komision te Posacem per organizimin e ceremonise se varrimit.

Njoftohen gjithe banoret e Qarkut te Lezhes e me gjere, drejtues te institucioneve publike, intelektuale dhe krijues, se ne mjediset e bibliotekes se qytetit, neser, me dt 08.02.2010, nga ora 12:00-15:00 kryhen homazhe ne nderim te figures se tij.
Ceremonia e varrimit zhvillohet ne varrezat publike te qytetit, ora 16:00

Kryetari
Viktor Tushaj

U prehte ne paqe!

me mallengjen me shume forca e fjales se ketij gjeniu,se "vdekja"e tij.

flm te gjitheve per prurjet!

Nje pentagram rrudhash me nota trishtimimi ne balle.

Mjaftojne pak fjale per te thene gjithçka.

Bravo Ndoc.

Per kenaqesine time dhe tuajen smiley (keto poezi poeti ja kushton te dashures se tij ne kohen kur jetonte dhe punonte ne Tirane)

DASHURISE

O perendeshe e gjithpushtetshme

e universit mashkull-femer!

Bej c'te duash me veten tim

jam instrument yt i verber.

 

Ne jete me solle kaq shume dhimbje

dhe shqetesime pa mbarim

po s'jam ankuar kunder teje

as me goje as me shkrim.

 

Te jam nenshtruar e te nenshtrohem

gjersa ne bote te jem i gjalle

nden pushtetin tend te perbotshem

me pelqen te jem nje skllav.

 

Ma ktheve gjuhen ne percartje

me bere plak me shpirt femije

here me hodhe qefinin kraheve

here me ngrite gjer ne yje.

 

Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!

Me hidh ne balte, me hidh ne hon!

Vec te lutem mos me ler

ne ate vend ku ti mungon.

 

ISHTE SHKRUAR NE LIBRIN E FATIT

Ishte shkruar ne librin e pluhurosur te fatit

ditendezja e dashurise se pare tek ti dhe une

ardhja jote e befte, shikimet e tua, hedhja e krahut

puthjet, enderrat, gjithe netet pa gjume.

 

Ishte shkruar me shkronja te medha, te verdha

xhelozia e ndezur si flakez e holle prej kashte

pastaj renia ne preherin e joshjeve te reja

dhe marramendjet tona njerezisht te falshme.

 

Ishte shkruar per ne me germa te lashta etruske

marrezia e madhe e nje dashurie te thelle

e cila na hodhi nga flaka e shenjte perveluese

te ftohtesia qe erdhi tinezisht pa u ndjere.

 

Ishte shkruar ne librin e pluhurosur te fatit

harresa e vetes sime dyqind dite e nete pas teje

dhe ky ferr tani i durimit mes vetmise e mallit

me fantazma kujtimesh qe me shfaqen neteve.

 

YLLI IM NUK NDIZET ME

 

O vajze qe te njoha ne jete kaq vone!

Ti gjithe qenien time e bere lemsh

ti me ktheve shume prapa ne kohe

ti me zbrite nje tridhjetevjetesh.

 

Ne vitin kur ti ke ardhur ne jete

ne boten time sapo hynte femra.

E sheh c'hon kohe kemi ndermjet

vogelushja ime e madhe sa enderra?

 

Me kot shpenzova pas nje Dulqinje

gjithe jeten time si Don Kishoti

dhe tash me shfaqesh krejt papritur

si nje tallje nga vete Zoti.

 

Sa here ta ndjej frymemarrjen afer

humbas ne qiellin magjik te syve

dhe befas permendem e bie ashper

tek rendomsite e jetes sime.

 

Ti vjen dhe iken dhe mbetesh enderr

se ylli im nuk ndizet me

me muzgun e moshes jam mbeshtjellur

dhe ndihem i lodhur e dua të flë...

Ngushellime familjes. Rahmet paste.

Mire e tha Ruzhdija, po na ikin artistet smiley

Nuk ka kuptim, 
Në lagjen tonë, 
Që askush se njohi si lagjja e jote a e imja,
Askush nuk të njeh, 
Në qytetin tonë,
Që s’është as i imi as i yti
Të kanë bërë qytetar nderi,

Dhimbje në sytë e tu,
Në rrudhat e tua dhimbje,
Në zemrën tënde dhimbje
Shumë dhimbje edhe për një burrë!

Rrugëve të lagjes nuk do tu mungojë hapi yt,
Më shumë do të mungojë zëri i gabelëve 
Të përzënë nga policia bashkiake
Do tu mungojnë më shumë 
Derrat e përzënë për dekor
Kuajt që s’kanë më ku kullosin,
Dallëndyshet, rosat në Dri, bilbilat në pemë,

Mbrëmë,
Ndenja zgjaur deri vonë
Të dëgjoja një vajtim për ty,
Por vetëm kori i bretkocave të lumtura ndihej
Në lagjen skenderbeg,
Ndihej makina e firmës pastruese
Dhe tek tuk manjetofoni i ndonjë gabeli. 

Në zërin tënd dhimbje,
Dhimbje në shikimin tënd
Në zemrën tëndë dhimbje
Shumë dhimbje edhe për një poet!

Sot,
E kollarisur me kujdes
E gjithë “elita” e qytetit
Do të marshojë para tabutit tënd
Për të marrë sadopak nga lavdia jote,
Në heshtje të shtirë njëminutëshë
Po poetët nuk përcillen në heshtje;
Poetët janë llafazanë,
Kanë nevojë të flasin e të dëgjojnë e të dëgjohen
Poetët kanë nevojë ti kuptojnë
Kanë nevojë të rrinë me njerëz
Kanë nevojë për këngë,
Për valle,
Por tremben poetët. 
Askush si kupton asnjëherë dhe i lënë të vdesin
Të pakuptuar,
Mbyllur në vetminë e tyre,
Dhe i nderojnë pas vdekjes. 

Mbrëmë të kam vajtuar ashtu si dita
Edhe pse vajtojca su dëgjua,
As vaje e kujë,
Nga pallati i kulturës nuk u lëshuan himne funebër e as
Këngë gëzimi

Lamtumirë komshi,
Lamtumirë shok,
Lamtumirë poet. 
 

smiley

"Sot,
E kollarisur me kujdes
E gjithë “elita” e qytetit
Do të marshojë para tabutit tënd"

smileysmiley

Askush si kupton asnjëherë dhe i lënë të vdesin
Të pakuptuar,
Mbyllur në vetminë e tyre,

 e si gjithmone, edhe sot ne faqe te pare te gazetave qene politikanet smiley

te pakten per nje dite, vetem per nje dite, mund te rrinin pa ia vjedhur podiumin atyre qe e meritojne vertet ate

 

 Nuk i kerkohet politikaneve dhe zyrtareve qe te qajne me sinqeritet per vdekjen e poeteve. Madje nje gje te tille as poetet e vertete nuk e duan. 

Ka poete qe behen burim frymezimi ne nje periudhe te caktuar historike, e qe shnderrohen ne simbol te lirise si p.sh rasti i Viktor Hygoit, dhe vdekja e tyre kthehet ne nje manifestim mbarekombetar, ashtu sic ka dhe poete qe joshin nje brez te tere me ndjeshmerine e tyre, sic eshte rasti i Eseninit, dhe vdejka e tyre tragjike, kthehet ne nje dhimbje masive. Ka dhe poete "te heshtur" (qe jane shumica) e qe vdekja e tyre prek po ne heshtje admiruesit. Ka dhe poete qe vihen ne sherbim te nje ideologjie, dhe vdekja e tyre behet zyrtare, me te gjitha tralalate qe kupton ajo (fjalime, dekorata, etj). Ne te shumten e rasteve, keta te fundit vdesin pergjithemone sapo permbysen sistemet. 

Prandaj, Poetet qe nuk duan hipokrizira, duhet te lene me shenim qe ne gjallje te tyre se duan te varrosen ne intimitet.

cfare portreti interesant paska pasur, nje Robinson Kruzo i vargjeve.

U prehte ne paqe!

 

Nje Njeri qe s'e msoj dot notin per te notu ne detin e maskarallekut te metropolit.Ne kohen kur te gjithe,nga te gjitha anet ,kishin ngarkuar plaqkat ne shpine dhe msynin kryeqytetin,Ai kthehet ne lezhe.Nje Njeri si ai, per qenjet qe funksionojne sipas principeve te zorres se trashe ishte i pakuptimte,pasi ai funksionte sipas te tjerave principeve

  Kur lexon poezite e ktij Njeriu, regjimi i kalum te vjen i neveritshem dhe per faktin e "Elites se Dekretume" te asj kohe,Diritero,Ismail,Fatos dhe qe smund te zevendesoheshin nga Ndoc, Xhevahir apo ndonje tjeter

Ngushllimet e mia te gjith atyre qe dashurojne poezine...

Pemë dekorative

 

Këto pemë dekorative përpara dikasterit të shtetit

burokracia do t’i ketë mbjellë me dorën e saj patjetër,

i ka vënë të gjitha në një kolonë të drejtë për një,

të barazarguara me një saktësi të tmerrshme.

 

Dhe kurorat e gjelbërta ua kanë qethur me gërshërë

(si kokat e ushtarëve në ditën e rekrutimit)

që të mos harlisen degët kur të vijë pranvera

e t’u parandalohet prirja për të çelur gjethe.

 

Të gjorat peme ! Të qethura ! Pa zogj. Të ngrira.

drithërohen nga malli për krehërin e erës.

Sot shkova dhe pash asfaltin e zi poshtë tyre,

kish filluar të cahej nga protesta e rrënjëve.

Ndoc  Gjetja ishte  njani  nder ne,por  jo njani  prej nesh!

 

 

 Përshëndetje mace. Proza poetike për Gjetjen merr nota të tjera pas ikjes së tij...Po të lemë mënjanë ca patetizëm të tepërt (vende-vende) është shkrim i ndjerë...Duhet të ulesh të shkruash ca më shumë se u bë kohë që nuk kemi lexuar gjë nga ty. 

me të mira...

p.s.

ajo që ke postuar më poshtë u hodh nga dikush tjetër këtu para disa ditësh. Ke një temë më vete për të. Thjesht për informacion kjo. E ke këtu:

http://www.peshkupauje.com/2010/06/blogosfera/perendia-e-pikellimit-quhet-ndo

 

 

 .e fshiva  mirazh....e  kisha postu para  se me  lexu shenimin  tand, dmth para se me marr vesh  se  ish postu. Sorry. Thanks...pervec ca patetizem  i tepruar  vende  vende- ne  fakt  tash  qe ka vdekur  e mbyt  patetizmi,  jo vetem ate (prozen  poetike, qe i thua ti)....tung, 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).