William Butler Yeats, (lindur më 13 qershor të vitit 1865 dhe vdekur më 28 Januar 1939) është një poet i njohur irlandez, dramaturg dhe një nga figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të 20-të. Konsiderohet si një nga shtyllat letrare, ku do të mbështetej më vonë letërsia irlandeze dhe njëkohësisht edhe ajo britanike. Ka një jetë të gjerë dhe përgjatë saj, arriti të shërbejë edhe si senator i Irlandës në dy mandate. Kritika e vlerëson si një figurë, e cila u bë një forcë e vërtetë orientimi për artistët fill pas Rilindjes Letrare të Irlandës.

Sëbashku me Lady Gregory dhe Edward Martyn, kjo treshe e cila është konsideruar si e jashtëzakonshme për kohën, themeloi teatrin e famshëm Abbey. Ai, vetë, madje e drejtoi teatrin në vitet e hershme . Më 1923, atij iu akordua çmimi Nobel në letërsi me motivacionin:”poezi e inspiruar, e cila në format më të larta artistike të saj jep shprehjen e një kombi të tërë”. Ai ishte irlandezi i parë, që e meritonte këtë çmim por mbi të gjitha një njeri (konsiderohet si pak të tjerë), veprat e të cilëve u kompletuan përfundimisht vetëm pas marrjes së Çmimit Nobel. Punët më të njohura të tij përfshijnë The Tower (1928) dhe The Winding Stair and Other Poems (1929).

Yeats lindi dhe u arsimua në Dublin, ndërsa fëmijërinë e kaloi në County Sligo. E studioi poezinë që fëmijë, por duhet thënë se kur ishte i mitur mrekullohej nga legjendat irlandeze dhe gjërat okulte. Botoi për herë të parë më 1889 dhe pak nga pak kaloi në një stad tjetër, ku duhet thënë se poezitë e tij lirike tregonin realisht ndikimin e Edmund Spenser dhe Percy Bysshe Shelley, po aq sa edhe lirika e poetëve të ashtuquajtur Para-Raphaelite. Që nga 1900 poezia e tij u bë më fizike dhe realiste.

Ai shpalli gjerësisht besimin transcendental të rinisë së tij, megjithëse mbeti i preokupuar me maskat fizike dhe shpirtërore po aqsa edhe teoritë ciklike të jetës. Në vitet që kaluan, Yeats u përshtat edhe me shumë pozicione të ndryshme ideologjike, ku duke iu referuar fjalëve të kritikut Michael Valdez Moses, “edhe të atyre të nacionalistëve radikalë, liberalëve klasikë, konservatorëve reaksionarë dhe nihilistëve milenistë “.

Lundrim drejt Byzantium
Përtej s’është më trualli për të moçmit. Rioshë,
Veç, në krahët e njëri-tjetrit, si zogjtë ndër pemë
-T’dikurshmëve breza të vdekur-q’ikin në t’tyre këngë
Në vjeshtën e zbehtë, skumbritë-në togje mbi detë
Peshq, mish apo shpezë lëvduar për gjithë verën e gjat’
Çfarëdo që ngjau, si lindi dhe shuhet
Mbërthyer në at’ muzikë të ndjeshme lënë menjanë
Monumentet e atij intelekti të pakohë

Një burrë në moshë, thjesht një gjë e mjerë
Me një copë rreckë mbi shkopin pasdore
E nëse shpirti do t’ia përplasë duart e t’i këndojë dhe fort t’i bjerë
E çdo reckë mbathur n’ at’ veshjen e tij mortore
S’do i gjendet më atje diç mësim kënge për të studiuar
As vetë monumentet e madhështisë së tij
Ndaj kështu, lundrova deteve dhe mbërrita
Në qytetin e shenjtë të Byzantium.

Oh, urtësi- prurë prej zjarrit të shenjtë të Zotit
Njaj si n’at mozaikun e artë të muranës
Bartur prej zjarrit të shenjtë, vërtitur tejet
Ti, pra bëhu mjeshtër i këngës së shpirtit tim.
Ma shuaj të gjithë zemrën; ligun me dëshirën
Dhe ngucu drejt kësaj kafshe të vdekur
Nuk dihet çfarë është; mblidhmuni afër
Drejt zejes së përjetësisë.

Sërish jashtë natyrës, kurrë s’do ta barabisë Formën e trupit tim nga ndonjë gjë natyrore
Por një e tillë formë bërë prej artarëve të Greqisë
E asaj mase t’floriri dhe e arit aq të lbyrë
Duhet për të mbajtur t’përgjumërën Perandori zgjuar
Apo mbase vendosur mbi një degëz ari për të kënduar
Për zotërit dhe zonjat e Byzantium
Pra, bash asaj t’shkuare, apo t’ kaluare, që duhet t’na vijë


Byzantium
Imazhet e pashlyera të ditës shuhen;
Armata e stërpirë e Perandorit dergjet në shtrat;
Kumtimi i natës largohet, tej këngës së vetmitarit
E pas gongut të madh prej katedrales;
Kubeja me spërkitjen e yjeve dhe Hënës i përbuz
Të gjitha, ato që ky njeri është,
Të gjitha, e krejt pështjellat,
Egërsinë dhe batakun e gjendjeve njerëzore.

Para meje rrjedh një imazh, njeri apo hije,
Hije më shumë se njeri, më shumë imazh sesa hije
Për at’vorbullën e Hadesit pështjell në at’cohën e mumies
A mund vallë ta shpështjell këtë udhë të erës;
Një gojë që s’ka lagështirë dhe asfare frymë
Kështu gojët e pafryma mund të mblidhen
E unë të lartoj superqënien;
Ta thërras atë vdekje në jetë dhe jetë në vdekje.


Mrekulli, zog apo vetë ti punë prej dorës së artë
Më shumë mrekulli sesa zogu apo puna e dorës
Mbjellë mbi at’degë të artë të dritë-yllit
A mundet vallë sak si gjelat që këndojnë në Hades
Ose nga Hëna e hidhëruar, që neverit prej lartë
Në lavd’ të metalit të pandryshimtë
Zogut të përbashkët apo metalit
Bashkë t’jen gjithë batërditë e batakut apo gjakut

E në mesnatë mbi çapitjen në kalldrëmin e perandorit
Flakët që nuk ushqejnë dot vandakët, apo çelikun s’e lëbyrin
E as edhe stuhia s’i shqetëson, flakët të sjellë prej zjarrit
Ku shpirtrat e gjak-sjelljes vinë-ikin
Dhe gjithë pështjellimet e zemërimit largohen
Shuar në një vallëzim
Në një agoni në ekstazë
Një agoni flake që s’mund të përzhisë mbështjellën

E pos kaluar në të mbeturat dhe gjakun e delfinëve
Shpirt pas shpirti! Farkëtarët thyejnë rrjedhën,
Farkëtarët e artë të Perandorisë!
Mbi mermerët e truallit të kërcimit
Furitë e thyera hidhur të kompleksitetit
Ato imazhe që ende
Pamje t’ freskëta na sjellin
Si mbi a’të delfin të shqyer, që sak i munduar po humbet në det


Përktheu nga origjinali: Ben Andoni 

Marre nga "Milosao"

 

3 Komente

Mr. Andoni pasi e beri corap Mesha Selimovicin dhe Dervishin e tij, tani i eshte kthyer te beje corap W.B.Yeats.

When you are old and grey and full of sleep,
And nodding by the fire, take down this book,
And slowly read, and dream of the soft look
Your eyes had once, and of their shadows deep;

How many loved your moments of glad grace,
And loved your beauty with love false or true,
But one man loved the pilgrim Soul in you,
And loved the sorrows of your changing face;

And bending down beside the glowing bars,
Murmur, a little sadly, how Love fled
And paced upon the mountains overhead
And hid his face amid a crowd of stars.

Poezia ime e preferuar nga W.B Yeats - a ka ndonje qe t'a perktheje si duhet se nuk dua t'a masakroj!

 

Kurre mos e jep te gjithe zemren

Never give all the Heart
W.B. Yeats

Never give all the heart, for love
Will hardly seem worth thinking of
To passionate women if it seem
Certain, and they never dream
That it fades out from kiss to kiss;
For everything that's lovely is
But a brief, dreamy, kind delight.
O never give the heart outright,
For they, for all smooth lips can say,
Have given their hearts up to the play.
And who could play it well enough
If deaf and dumb and blind with love?
He that made this knows all the cost,
For he gave all his heart and lost.

 

Faleminderit to Maude Gonne qe nuk e pranoi dashurine e autorit dhe t'a bente ate te lumtur, se kjo perla ketu me siper nuk do ishte shkruar kurre pastaj smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).