“Himni ynë, trashanik dhe shovinist, e duam revolucionar”
 
   Projekti i pazbatuar i vitit 1954

Studentët shqiptarë në Bullgari, letër Komitetit Qendror të PPSH-së më 1951


Partia e Punës kishte ndër mend të miratonte për Shqipërinë një himn proletar. Pikërisht në 10-vjetorin e ardhjes në pushtet të komunistëve, në vitin 1954, në kohën kur udhëheqja komuniste e Tiranës në kulmin e marrëdhënieve të mira me Moskën ka kërkuar zëvendësimin e Himnit Kombëtar me një himn siç ishte praktikuar edhe në vendet e tjera komuniste. Pikënisje për një ndryshim të tillë ka qenë “lëvizja nga poshtë” dhe në një rast që paraqesim sot, është ai i studentëve shqiptarë në Sofje, të cilët i kanë dërguar udhëheqjes letrën e tyre me shqetësimin që i vlon përbrenda për Himnin Kombëtar.

Për komunistët, të cilët kërkuan këtë ndryshim, atdheu nuk është fort i rëndësishëm. Po ashtu edhe kombi. Kjo, sepse revolucioni proletar është ai që vlerësohet më së shumti si rruga e sigurt drejt krijimit të një shtetit socialist. Në këtë pikë, edhe një himn mund të ishte problematik për formimin e njeriut të ri. Letra e studentëve shqiptarë, midis të cilëve edhe ministra të ardhshëm të qeverive komuniste, daton në vitin 1951. Pas saj ka nisur një proces i vërtetë propozimesh për himnin e ri në Komitetin Qendror të PPSH-së.

Partia e Punës kishte ndër mend të pajiste Shqipërinë me një himn proletar. Janë disa propozime për të vendosur një himn të ri, ku Rusia do të ishte shembulli që do të kishin synim shqiptarët. Të gjitha këto provohen nga materialet arkivore të Partisë së Punës (sot pjesë e AQSH-së). Ka qenë një punë përgatitore nën kujdesin e bashkëshortes së udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Nexhmijes, dhe e formalizuar me firmën e sekretares së PPSH-së, Liri Belishova.

Pas letrës shqetësuese të studentëve, ka qenë pikërisht Nexhmije Hoxha që ka kryesuar punën e komisionit për himnin e ri.

E imagjinoni se si do të këndohej në Shqipëri nëpër shkolla, kopshte, qendra puna, institucione të tjera, një himn që do të kishte brenda tij fjalët “Moskë”, “Kremlin”, “Stalin”, “Lenin”, “lavdi sovjetike” etj.? Megjithëse kjo marrëzi nuk u zbatua, por ngeli në letër, na dëshmon më së mirë se deri ku arrinin përkushtimet e udhëheqjes komuniste të Shqipërisë dhe sa lehtë ishte të hiqej nga teksti fjala “atdhe”, se për fjalën “komb” as që bëhej fjalë.



Letra e studentëve nga Shqipëria në Bullgari

Komitetit Qendror të PPSH-së

Shpeshherë ndërmjet shokëve kemi biseduar çështjen e “Himnit të Flamurit”. Në “Himnin e flamurit”, që është himni zyrtar i RPSH-së, nuk pasqyrohet aspak realiteti ynë. “Himni i flamurit” është shumë i dobët për të pasqyruar jetën tonë të re. Në vargjet e tij shprehet vetëm një patriotizëm idealist dhe i përgjithshëm, jokonkret:

“Rreth flamurit të përbashkuar

me një dëshirë me një qëllim,

të gjithë atje duke u betuar

të lidhim besën për shpëtim.”



Për çfarë dëshire, qëllimi dhe shpëtimi flitet këtu? Por më tutje ka vargje edhe më të padurueshme, vargje shoviniste dhe trashanike:



“Se Zoti vetë tha me gojë

dhe kombet shuhen përmbi dhe,

po Shqipëria do të rrojë...”

Edhe muzika e himnit tonë, përveç që nuk është origjinale dhe nuk ka karakter kombëtar, nuk është edhe e përshtatshme për RPSH. Me sa dimë ne, muzika e “Himnit të flamurit” është marrë nga një këngë rumune e kohës së mbretit, këngë për një princeshë, e cila sot nuk këndohet më, sepse quhet reaksionare.

Neve na vjen keq që himni i Republikës sonë Popullore nuk është një himn në të cilin të këndohet për luftën tonë heroike, për miqësinë e pathyeshme dhe të përjetshme me Bashkimin Sovjetik. Himni i RPSH duhet të pasqyrojë gjithashtu njësinë politike dhe gatishmërinë e popullit tonë, që ta mbrojë republikën e tij popullore nga çdo armik i jashtëm dhe i brendshëm.

Prandaj ne propozojmë të shpallet një konkurs për tekstin dhe muzikën e një himni të ri të RPSH. Ne mendojmë se do të ishte mirë që “Himni i flamurit” të hiqej sa më shpejt dhe për aq kohë sa të pranohet një himn i ri, të këndohet “Shqipëria e re” me fjalë të Shefqet Musarajt dhe muzikë të Kristo Konos. Kjo këngë, megjithëse nuk i përgjigjet të gjitha kushteve të një himni të RPSH, ka frymë revolucionare dhe mund të përfaqësojë përkohësisht më mirë sesa “Himni i flamurit” Republikës sonë Popullore.

Me nderime

Studentët shqiptarë në Sofje.




Një himn sovjetik për Shqipërinë

Relacioni mbi tekstin e himnit të Republikës Popullore të Shqipërisë

Partia e Punës e Shqipërisë

Byroja Politike e KQ

Drejtoria e Agit-propit

Tiranë, më 13 janar 1954

Juria e caktuar për të shqyrtuar poezitë e paraqitura në konkursin për himnin e Republikës Popullore të Shqipërisë kaloi nëpër dorë lart nga 80 poezi autorësh të ndryshëm. Me seleksionimin e parë mbetën 15 poezi, që kishin pak a shumë të dhënat, si brendi e si formë, për një tekst himni. Në shqyrtimin e hollësishëm të tyre, juria doli me përfundimin se asnjëra nga të 15 poezitë nuk i kish plotësisht cilësitë e një himni si ide dhe si formë poetike, dhe se duhej zgjatur akoma afati, me qëllim që të merrnin pjesë edhe njerëz të tjerë në konkurs dhe që të paraqiteshin me variante të reja autorët që kishin marrë pjesë në konkurs.

Nga poezitë e reja (gjithsej 9), pas zgjatjes së afatit, dy ishin sipas mendimit të jurisë poezitë që mund të mbeteshin si konkurrente të forta për tekstin definitiv të himnit: ajo e autorit Andrea Varfi dhe ajo e autorëve Llazar Siliqi-Fatmir Gjata-Vandush Vinçani. Juria i shqyrtoi dy-tri herë me radhë poezitë, duke u bërë çdo herë autorëve vërejtje dhe sugjerime dhe vërejtje konkrete për të përmbushur poezitë e tyre si nga përmbajtja, ashtu edhe nga forma artistike. Nga një punë e tillë poezitë u përmirësuan mjaft. Në mbledhjen e fundit juria vendosi:

a. Të dy poezitë janë të mira për himn.

b. Poezia e shkruar nga Andrea Varfi është më e i mirë si mendime dhe si shprehje e këtyre mendimeve në formë artistike, ndërsa poezia e shkruar nga treshja Siliqi-Gjata-Vinçani, megjithëse ka mendime të drejta, njëlloj si ajo e Andrea Varfit, është mjaft e thatë nga ana poetike. Prandaj juria rekomandoi si poezi fituese në konkurs poezinë e Andrea Varfit. Drejtoria e Agit-propit organizoi një mbledhje të gjerë me poetë e kompozitorë ku u bënë vërejtje të ndryshme rreth frymave. Edhe mbledhja pëlqeu me tepër për himn poezinë e Andrea Varfit. Vërejtjet që bënë poetët e kompozitorët, me të cilat edhe ne ishim dakord, ishin këto:

A) Për poezinë e Andrea Varfit:

Në vargun e parë të strofës së parë, fjala “Atdhe” nuk tingëllon mirë nga ana artistike në fund të vargut, duket si e shkëputur.

Në vargun e dytë fjala “Kremlini” të zëvendësohet me fjalën “Moska” ose “Tetori i madh”, se logjikisht është më e drejtë.

Në vargun e tretë fjala “si grusht” është një imazh i zvogëluar në krahasim me fjalën “shtrëngata” të vargut të dytë. Në fjalën “si grusht”, sikur nuk del forca e partisë ashtu siç duhet, sikur është zvogëluar roli i saj.

Në strofën e dytë vargu i fundit “dhe ja, socializmi të lumtur na pret”, duhet ndryshuar se lë përshtypjen sikur nuk e ndërtojmë socializmin, por ai na pret. Edhe fjalët “dhe ja” të këtij vargu nuk janë poetike dhe të përshtatshme për himn.

Në strofën e tretë vargu i fundit: “Na prij, i lavdishëm Bashkim Sovjetik!” të mos jetë në formë thirrjeje, por të shprehet udhëheqja e Bashkimit Sovjetik drejtpërdrejt e më thjeshtë. Po në këtë strofë duhet të rregullohet edhe rima “Adriatik-Bashkim Sovjetik”, se vështirëson kompozitorin mbasi thekset nuk janë në rregull.

Refreni nuk u gjet i fortë e mobilizues. Vargjet e treta e të katërta të refrenit janë pak abstrakte. Ritmet e refrenit janë të ndryshme, gjë që vështirëson punën e kompozitorit, prandaj u kërkua që metri i refrenit të jetë i njëllojtë me strofat e tjera.

U kërkua që të dalë më e qartë ideja e mbrojtjes së kufijve të atdheut, të përmenden fjalët “ushtri”, “popull”, “kufi”. U kërkua që himni të jetë më i thjeshtë e më me pak retorizma.

B) Vërejtje për poezinë e Siliqit-Gjatës-Vinçanit:

a. Të ngrihet më tepër nga ana artistike.

b. Të dalë më qartë ideja e aleancës së klasës punëtore me fshatarësinë, ideja e internacionalizmit proletar dhe ideja e çlirimit socialist të popullit,

në mënyrë që himni i republikës të jetë sa më i mirë, dhe këtë forcat poetike janë në gjendje ta bëjnë. Propozojmë:

1) Himnet të ripunohen edhe një herë prej autorëve, duke pasur parasysh vërejtjet e Byrosë Politike të KQ dhe vërejtjet që u bënë nga njerëzit e artit në mbledhjen e organizuar nga drejtoria e Agit-propit. Të ftohen poetët më të mirë, që të shkruajnë edhe ata poezi për himnin ose të ripunojnë himnet që kanë bërë.

2) Pasi të ripunohen, himnet më të mira të botohen në gazetën “Zëri i Popullit” si projekthimne, dhe gazeta të bëjë një anketë duke kërkuar vërejtjet mbi himnet nga masat punonjëse.

3) Të shtyhet afati i konkursit dhe çështja e himnit të mos lidhet me 10-vjetorin e çlirimit.

Bashkëngjitur paraqitet poezia e autorit Andrea Varfri dhe ajo e autorëve të përbashkët Siliqi-Gjata-Vinçani, si dhe përkthimi në shqip i himneve të BRSS, RP të Bullgarisë, dhe RP të Rumanisë si materiale ndihmëse.

Drejtore e Drejtorisë Agit-propit

Nexhmije Hoxha.

Sekretare e Komitetit Qendror PPSH

Liri Belishova.




Poezia e Andrea Varfit

Himni i Republikës

Shqiponja qëndruem në shekuj, atdhe.

Për ty në shtrëngata Kremlini na ndriti.

Si grusht në beteja Partia na ngriti

dhe diell’ i fitores shkëlqeu mbi ne.

Valoni, o flamuj kreshnikë,

mbi tokën shqiptare në paq’ e liri.

Në fushat e nderit për ty, Republikë,

gjithmonë do korrim lavdi!

Në frontin e punës sirena thërret,

puntor’ e fshatarë se bashku sulmojnë,

për vete në jetën e re po ndërtojmë

Dhe ja: socializmi të lumtur na pret!

Valoni, o flamuj kreshnikë...

Shkëmb paqe ne jemi në Adriatik!

Fitoret i mbrojmë me gjakun e dlirë.

Përpara marshojmë me popujt e lirë.

Na prij, i lavdishëm Bashkim Sovjetik!

Valoni, o flamuj kreshnikë...




Poezia e treshes Siliqi-Gjata-Vinçani

Himni i RP të Shqipërisë

Ne kurrë s’na përulën furtunat e vjetra,

një ditë partia kushtrimin lëshoi,

në luft’ udhëhoqi Bashkimi Sovjetik

dhe populli ynë lirinë fitoi!

Ushtoni krenarë, o male kreshnike!

Gjithmonë përpara marsho, Shqipëri!

Lavdi ty, o popull, ndër shekuj lavdi!

E lirë, në paqe sot rron Shqipëria,

Në pun’ e fitore Partia na prin.

Nga drita e Moskës na vjen lumturia,

në rrugën e s’ardhmes si diell ajo ndrin!

Ushtoni... etj.

Ne drejt socializmit të sigurt po shkojmë,

ne paqen e mbrojmë dhe jetën e re,

armiqtë e pabesë kudo i dërmojmë,

qëndro i pathyeshëm, i shtrenjti atdhe!

Ushtoni etj.



Himni i Bashkimit Sovjetik

Bashkimin e pathyeshëm të republikave të lira

e çelikosi për jetë Rusia e madhe.

Rroftë i krijuari me vullnetin e popullit,

i bashkuari, i fuqishëm Bashkimi Sovjetik!

Lavdi Atdhe i ynë i lirë!

Garanci e sigurt e miqësisë së popujve,

flamur sovjetik, flamuri popullor,

le të valojë nga fitorja në fitore!

Përmes stuhisë na ndriti dielli i lirisë,

dhe Lenini i madh ne rrugën na ndriçoi.

Ne na rriti Stalini që të jemi besnikë ndaj popullit,

ai na frymëzoi për punë e për heroizma.

Lavdi Atdheu i ynë i lirë…

Ne ushtrinë tonë e rritëm në beteja,

armiqtë e urryer do t’i shfarosim!

Ne në luftime vendosim fatin e brezave,

ne drejt lavdisë Atdheun e shpiem.

Lavdi Atdhe i ynë i lirë!



Himni i Republikës Popullore të Rumanisë

Fjalët: Eugen Fruza, Dan Deshliu

Muzika: Matii Socor.

Lavdi ty, Rumani, tokë atnore!

Nën qiellin tënd paqësor blerojnë fusha pjellore.

Shkatërruam skllavërinë e mallkuar të së kaluarës,

nuk luftuam më kot paraardhësit tanë heroikë:

sot ne realizuam ëndrrën e tyre të mrekullueshme.

E fuqishme, e lirë,

me fatet në duart e saj,

rroftë Republika

Popullore Rumune!

Populli ynë do të rrojë për jetë i vëllazëruar

me popullin sovjetik, që na çliroi.

Leninizmin e kemi fener, na jep forcë dhe vrull, në ndjekim me besnikëri Partinë e pamposhtur,

ndërtojmë Socializmin në tokën e atdheut tonë.

E fuqishme, e lirë, etj.

Ne ndërtojmë uzina, shtojmë begatinë e arave.

Duam të rrojmë në paqe me çdo popull,

por në qoftë se armiqtë do na shkelin kufirin,

do t’i shkatërrojmë në emër të çdo gjëje që është

më e shenjtë për ne.

Do të ngremë lart drejt lavdisë flamurin e Atdheut.



Himni i Republikës Popullore të Bullgarisë

1. Bullgari e dashur, tokë e heronjve,

e pandalur dhe e fortë është ngritja jote.

U forcoftë për jetë lidhja luftarake

me popullin vëlla e të fortëve sovjetik!

Lavdi Republikës sonë të lirë!

Rojë e paqes pa përkulur ji!

Armiku do ta mësyjë tokën e mëmëdheut,

në luftë gjer në fitore me guxim na udhëheq.

2. Dielli i madh i Leninit e i Stalinit

me rrezet e tij rrugën tonë ndriçoi.

Dimitrovi për heroizëm zemrat na i ndezi

në luftë edhe në punën paqësore na bashkoi.

Lavdi Republikës sonë të lirë!



3. Ndërtojmë ne uzina, zbulojmë miniera,

arat e gjera bashkërisht i lërojmë.

Për atdheun tonë të shtrenjtë e të bukur

jemi gati të japim djersën dhe jetën.

Lavdi Republikës sonë të lirë!...






Protokoll, datë 8 shtator 1954, i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së

Shoku Rita Marko: Me qenë se ky është himn i republikës, nuk e di nëse shkon të thuhen në tekstin e Andrea Varfit “...na prin Bashkim Sovjetik” ose shprehja “...në shtrëngata...”, duke marrë parasysh dhe situatën. Në vend të fjalës “Kremlin”, në strofën e parë ndoshta mund të thuhej populli ose atdheu.

Shoku Enver Hoxha: Unë mendoj të diskutojmë rreth propozimeve të Drejtorisë së Agit-propit dhe t’i japim asaj disa ide për këtë çështje.

Shoqja Liri Belishova: Ne edhe këto dy tekste na duken të papërshtatshme për të qenë himne republike, po me qenë se juria i gjykoi të përshtatshme dhe kjo juri është aprovuar nga Byroja Politike, ne e sollëm çështjen gjer këtu.

Shoku Mehmet Shehu: Unë jam dakord të shtyhet kjo çështje dhe të mos lidhet me 10-vjeçarin. Vlerësimi i jurisë dhe i Drejtorisë së Agit-propit për këto dy himne nuk është i drejtë. Unë mendoj se himni i përpiluar nga Siliqi-Gjata-Vinçani është i përshtatshëm si nga ana e përmbajtjes, ashtu edhe e metrikës. Teksti i Andrea Varfit, sidomos nga ana e metrikës, nuk është i mirë. Unë jam dakord me propozimin që këto të ripunohen edhe duhet t’i shohim dhe të bëjmë vërejtje nga ana parimore.

Enver Hoxha: Ja, në himnin rumun shprehet mendimi që ndërtojmë uzina, punojmë në ara etj.

Shoku Manush Myftiu: Edhe unë kështu mendoj, që iderat himni i treshit Siliqi-Siliqi-Gjata i ka më të mira, vetëm duhen theksuar më mirë disa gjëra. Për shembull, rreshti i parë duhet të bëhet më i qartë.

Shoku Spiro Koleka: Edhe unë i një mendimi me Mehmetin jam për tekstin e dytë, megjithëse asnjëri nuk e ka metrikën e poezive të popullit tonë. Prandaj edhe unë jam dakord që kjo çështje të shtyhet që të ripunohet.

Shoku Manush Myftiu: Zakonisht himnet këndohen nga të gjithë, nga të mëdhenj e nxënës, prandaj gjuha e përdorur duhet të jetë e qartë dhe e kuptueshme.

Shoku Gogo Nushi: Edhe unë jam dakord me shokët.

______________

Pas këtyre diskutimeve u mor vendimi për shtyrjen e mbledhjes, e cila nuk u rithirr më, duke lënë në fuqi himnin të cilin edhe sot e këndojmë.
    
    
        
   
 

23 Komente

 Shoku Enver Hoxha: Unë mendoj të diskutojmë rreth propozimeve të Drejtorisë së Agit-propit dhe t’i japim asaj disa ide për këtë çështje.

Shoqja Liri Belishova: Ne edhe këto dy tekste na duken të papërshtatshme për të qenë himne republike, po me qenë se juria i gjykoi të përshtatshme dhe kjo juri është aprovuar nga Byroja Politike, ne e sollëm çështjen gjer këtu.

Shoku Mehmet Shehu: Unë jam dakord të shtyhet kjo çështje dhe të mos lidhet me 10-vjeçarin. Vlerësimi i jurisë dhe i Drejtorisë së Agit-propit për këto dy himne nuk është i drejtë. Unë mendoj se himni i përpiluar nga Siliqi-Gjata-Vinçani është i përshtatshëm si nga ana e përmbajtjes, ashtu edhe e metrikës. Teksti i Andrea Varfit, sidomos nga ana e metrikës, nuk është i mirë. Unë jam dakord me propozimin që këto të ripunohen edhe duhet t’i shohim dhe të bëjmë vërejtje nga ana parimore.

Enver Hoxha: Ja, në himnin rumun shprehet mendimi që ndërtojmë uzina, punojmë në ara etj.

 

 

 

 

 

 

 

Ne msn e kane bere kete dialog keta? Si shume pa vlere me duket materiali.

:O

Sa absurde tingellojne te gjitha keto biseda sot! Pale poezite per kandidat per himn, te llahtarshme!

Mua me pelqen himni yne, teksti eshte i gjithekohshem, packa se i cunguar. Vargjet

“Se Zoti vetë tha me gojë

dhe kombet shuhen përmbi dhe,

po Shqipëria do të rrojë...”

nuk i kemi pas mesuar dikur ne shkolle. Shume, shume vone kane dale ne drite.

Tani perfytyroj nje mbledhje te re ( ose vazhdimin e mbledhjes qe s'u be kurre ne 54,)  por tash me salen,  e ku do diskutohen teksti me vargje tip: "fitorja e demokracise" "lufta ndaj korrupsionit" "kutite nuk hapen"... smiley

Po lereni me, ca himni te ri. Cereku i Shqiptareve akoma sdi himnin e vjeter, dashkeni ta komplikoni me shume punen me kte e riun.

Ka ceshtje me te rendesishme per tu zgjidhur, sesa ndryshimi i himnit.

 

Kjo pjesa e hymnit bullgar qenka top fare: smiley

"3. Ndërtojmë ne uzina, zbulojmë miniera,
arat e gjera bashkërisht i lërojmë.
Për atdheun tonë të shtrenjtë e të bukur
jemi gati të japim djersën dhe jetën.
Lavdi Republikës sonë të lirë!...
"

Me tingellon si kjo:

Rrime ne lendina
Kapim peshq me dore
Marrim dhjeta ne mesime
Babi im eshte minator! 

smiley

Varianti me i plote eshte si vijon:

 

Ne me ares kam qendruar

Me nje peshk te madh ne duar

Babi im eshte minator

Nenta, dhjeta marrim ne shkolle

Edhe une si babi do behem

Kufitar shembullor....!

 

Sidoqofte, per nga cilesia, kjo me poshte eshte nje nga me emocionalet per mua...

Minator, minator

E ke gjoksin plot me lesh

Po edhe pa lesh po ta kesh

Prape, minator do jesh..
 

Te fala

Nevrua

 

 

 

E kam gjoksin me lesh

po edhe pa lesh po ta kesh

prape,minator do jesh

smiley

Mu me pelqen shoku Gogo Nushi me teper. Duket sikur ka thone, a s'keni naj muhabet me te omel me bo, pash Zotin dhe ju...

Ne elipset e shtergjeve

dhe ne himnin e Bullgarise

sa here kam vdekur...

Perfundimisht komunistet jane race gabeli pa din e iman fis e komb. Ky soj i keq ka dashur te beje gjithcka zero dhe historia e Shqiperise te filloje mundesisht edhe te perfundoje me ta. Ptuuu...

.....fare e keqe....

 :O

Ptuuuuu...

Cfare gjetjeje perle. Rrofsh spiritus.

 Dokumentat e viteve te para jane xhevahire! 

Kryet e shtetit komplet pa eksperience, servilizmi i shfrenume! smiley

 

Shoku Gogo Nushi: Edhe unë jam dakord me shokët."

smiley

Po kush ishin ata njerez kaq patriote sa ti dilnin para gabeleve komuniste dhe te shpetonin hymnin tone te dashur kombetar.   Respekt, respekt te pakufishem per ata vigane qe shpetuan hymnin e Shqiperise por qe sot nuk i njohim. Lavdi heronjeve qe mbrojten identitetin e te vetmit komb qe Zoti la mbi kete dhe sic e thote dhe  Hymni yne.

O zot c´fare karragjoz njerez na kane drejtu gjithmone smiley

Me fat qer himini nuk u ndryshua. Por si ide nuk eshte aspak ndryshe nga debatet qe behen sot per Skenderbeun apo figurat e tjera kombetare.

Brezi komunist i saj kohe ishte ne te njeten moshe me brezin e sotem qe kerkojne revizionim e historise dhe figurave patriotike te shqiperise. Keta sot nuk jane ne fuqi por po ti shikosh ne fuqi patjeter si komunistet do te veprojne.

Cdo brez i kesaj moshe ka ide, idelale, idealistike jo realiste. Keshtu qe boll i shate kaq shume komunistet. Me me rendesi eshte te njihen keto faktore dhe te mos meren kaq seiorisht idete e tyre qofshin keto komuniste te viteve 1950 apo moderniste te viteve 2000.

Pastaj lexoni dhe Katundarismi ketu tek peshku te kupotni dhe ca me shume

 Mire mir e thoni.Ore toko,  e thua aqi bukur sa nuk ka ku me shkue ma.

Lexojme katundarizmin kete hena dhe shullehemi ne diell.Ku ka me mire..!Katundarizem me gjithfarsojsh flamuj, qe valviten kaqe mrekullisht! Ku ka ore ma mire...? Tash  kena noj fije rezerve sep po na duket i gja si pune karshilliku: Ja ta  menoji dhe vet  seicili.A nuk po duket sikur  jani disa tuj na thone: "Keni pa  si u shkolluem pa bo asi fije shkolle..? Ja pra sa larg duhej me shku, dhe me msu.... per t`i then komes ...dore! Rrini ju rrini, per te msu si lozin dy dhe çmenen dy milione...

Eh sa ka zanoti..! 

Perfundimisht komunistet jane race gabeli pa din e iman fis e komb.

 

Mos i fyej gabelet keshtu, se edhe ata e kane nje koncept farefisnor gjaku e kane nje identitet biologjik e kulturor e nuk i shesin keto gjera kaq kollaj per nje palo ideologji.  Keta komunistat tane jane nje rrace minj halesh qe kane perborxh te futen e te lepijne cdo pusete per te mbajtur pushtetin.  Njehere e nje kohe **thelepirja e tyre ndaj BS-se gati sa nuk arriti te konkretizohej ne himn kombetar; sot e kesaj dite ajo shfaqet ne lavded qe i thurren BS-se se re (BE-se) lart e poshte.   Eshte ceshtje mendesie mesa duket, jo ideologjie e politikanet tane te sotcem e paskan trasheguar gati gati gjenetikisht kete mendesi.

Historiku i përpjekjeve për himne të tjera kombëtare
Na duhet të themi se mbas pëlqimit të përgjithshëm të “Rreth flamurit të përbashkuar” si himn kombëtar (1912), në mënyrë të vazhdueshme janë shkruar këngë apo qoftë edhe vetëm poezi për himn kombëtar. Poezi për himn kombëtar kanë shkruar At Gjergj Fishta më 1913, Ernest Koliqi më 1921 si fitues i vendit të parë në konkursin për himn kombëtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli më 14 nëntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”, Mihal Grameno me titull “Kënga Kombëtare”, Hil Mosi “Himn i Bandës së Lirisë”. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci më 1933, të botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E përbashkëta e gjithë këtyre poezive është fakti se që të gjitha pothuajse i referohen përsëri simbolit të flamurit, gjë që është edhe në thelb të poezisë së Asdrenit.
Mbi njatë flamur Perëndia
me dorë t’vet Ai ka shkrue:
Për shqiptarët do t’jet Shqupnia.
(At. Gjergj Fishta)

O vend e vatër,
O nëne e babë.
(Fan Stilian Noli)

Qysh në vitin e parë të vendosjes së mbretërisë nga Ahmet Zogu, Shqipëria u bë edhe me himnin e mbretërisë. Në ndyshim nga himni “Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretërisë i kushtohej tërësisht figurës së mbretit, një traditë e njohur kjo për të gjitha himnet e mbretërive, me muzikë të Thoma Nasit dhe me fjalë të Kristo Floqit. Një tjetër përpjhekje për himn mbretëror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti të njihej si i tillë. Një variant i himnit të mbretërisë është interpretuar dhe regjistruar në disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut në vitet ’20.

Në vitin 1922, Këshilli i Ministrave shpall konkursin për bërjen e “Himnit zyrtar kombëtar”. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndër të tjera u përcaktua edhe masa e shpërblimit prej 1000 franga ari për vjershëtarin e himni dhe 3000 franga ari për kompozitorin e tij. Më tej, në vitin 1937, në përvjetorin e 25 pavarësisë, u organizua një konkurs, me qëllim bërjen e një himni tjetër kombëtar. Sipas arsyetimeve të Komisionit të ngritur për kremtimet e 25 vjetorit të vetqeverimit, “… hymni i sotëm i flamurit kombëtar asht fjalë për fjalë përkëthimi i një marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotë i muzikës rumune”.

Duke e konsideruar ekzistencën e këtij himni “… si një cen për ndërgjegjen kombëtare dhe për sedrën t`onë atdhetare”, komisioni i përbërë nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali në mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosën hartimin e një himni tjetër me frymë thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe një komison-juri, e cila do të vendoste për caktimin e krijimit artistik i cili do të ishte himni i ri kombëtar. Komisioni përbëhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashëri dhe Konstantin Cipo. Për hir të së vërtetës, Mid`hat Frashëri bën dorëheqjen nga kjo Juri, dorëheqje e bërë e ditur publikisht me letrën e tij të dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qëndror të kremtimeve të vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e përbërë nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallën fitues himnin e krijuar nga Beqir Çela[16]., i cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”.

O Flamur, yll i lirisë,
Valëvit me plot shkëlqim;
E prej qiellit t`Shqipërisë
Të dëgjohet në amëshim

Fakt është se ky konkurs për poezinë e himnit nuk u pasua edhe nga një tjetër konkurs i cili do t`i kushtohej muzikës së tij. Për këtë arsye, duke mbetur vetëm një tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillë u fshi nga qarkullimi, megjithëse pjesëmarrësit dhe krijimet e këtij konkursi u botuan në shtypin e kohës. Për variacion të temës së njohur të flamurit, edhe konkursi në fjalë u quajt “Tekstet për konkursin e Hymnit të Flamurit”. Më pas kemi edhe një konkurs për melodinë e himnit kombëtar. Në konkurs u shpall fitues një kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe për këtë nuk pati një vendim zyrtar të metëjshëm për ta zyrtarizuar si himnin tonë kombëtar. Krijime artistike mbi këtë temë, të konsideruara në vetvete të pavaruara (por me titullin “Hymni Mbretnor&rdquosmiley, kemi të realizuar me vargje të Loni Logorecit dhe “muzikuar si e këndon Spiridon T. Ilo” në tonalitetin Fa +. Ky variant është botuar edhe me nota (facsimile e partiturës) dhe hapet me strofën:

Ardhi koha e bekuar
Për Shqipëri të lëftojmë
Mbretin tonë ta nderojmë
Dhe të vdesim të gëzuar

Në kopertinë të këtij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejmë edhe foton e tenorit të shquar arbëresh Giuseppe Mauro dhe shënimin “… kënduar prej të dëgjuarit tenorit shqipëtar Zotit Giuseppe Mauro”.

Në këtë kohë, një përpjekje tjetër për të ndryshuar himnin ekzistues të flaumurit, u bë edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Në ndryshim nga sa më sipër, këta dy autorë e ruajtën të paprekur linjën melodike të “Himnit të Flamurit”, por synuan ndryshimin e vargjeve të tij. Me këtë rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi të parin klavir të himnit tonë kombëtar së bashku me harmonizimin përkatës

  Pas çlirimit të vendit më 29 Nëndor 1944, rreth fundit të vitit 1945-fillimit të 1946, u organizua konkursi i parë shtetëror për himn kombëtar. Krahas shumë krijimeve të paraqitura, si krijimi më i mirë u shpall “Himni i Shqipërisë së re”, me poezi të Skënder Luarasit dhe muzikë të Kristo Konos, rezultat që u bë i ditur me shpalljen e Shqipërisë republikë më 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua që të zëvendësonte himnin ekzistues për arsye nga më të ndryshmet, megjithëse “Himni i Shqipërisë së re” (në ndonjë rast edhe me fjelë të tjera), pati interpretime të ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisë.

Pas kësaj, përpjekjen tjetër serioze për të shkruar një himn, e kemi në fillim të viteve ’70. Nga Këshilli i ministrave të asaj kohe, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe kulturës si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë u shpall një konkurs për “Himnin e Republikës”. Në këtë konkurs morën pjesë ajka e krijuesve tanë, ndër ta Çesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj.  Pas seleksionimit u arrit në dy variante. Në himnin e krijuar nga Çesk Zadeja dhe në atë të Nikolla Zoraqit me poezi të Fatos Arapit të titulluar “E lirë u ngrit toka jonë”. Pati mendime që të njihej si himn edhe kënga e Pjetër Gacit “Për ty atdhe”.

Historia e himneve vazhdon edhe më tej, por gjithësesi pa sjellë ndonjë rezultat i cili të ndikonte në ndryshimin e himnit tonë kombëtar. Në të gjithë këtë histori të himneve të tjera, ajo ç’ka duhet thënë është e lidhur me faktin se asnjë vendim nga cilido forum artistik apo shtetëror, nuk ka ndikuar në zëvendësimin apo ndryshimin e himnit ekzistues të flamurit, për arsyen e thjeshtë, se himni është ngulitur thellë me rëndësinë, peshën dhe domethënien e tij në memorien kolektive të shqiptarëve.
Së fundi
Ajo që duhet ritheksuar është fakti se ndryshe dhe si në asnjë himn tjetër të botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë kombëtar. Ky binom shprehet që në titullin e poezisë së himnit “Betimi mi flamur”, që siç e përsëritëm është një akt e fakt etnikërisht shqiptar. Nisur nga ky vështrim, himni është edhe kënga e flamurit dhe njëkohësisht edhe kënga jonë zyrtare. Për veçoritë e popullit tonë, popull i ndarë në katër shtete, faktor i bashkimit kombëtar, faktor i “prishjes” së kufijve artificialë, faktor i unifikimit etj, ka qënë edhe flamuri dhe himni ynë i njëjtë. Për sa më sipër, e udhës do të ishte që të presim kohë më të qeta, kohë gjakftohta të cilat do të na ndihmojnë që të rishikojmë të gjithë së bashku, me qetësinë dhe maturinë e duhur gjërat të cilat mund të ishin bërë ndryshe, ku një ndër gjërat mbase do të ishte edhe himni.

Deri atëhere, himni i vërtetë i shqiptarëve apo “Avazi ynë kombëtar”, siç shprehet Konica do të jetë ai që do të njihet, do të këndohet dhe do të respektohet nga të gjithë shqiptarët, ashtu siç është shkruar në nenin 14, pika 4 të Kushtetutës: Himni Kombëtar është “Rreth flamurit të përbashkuar”.

__________________

Sipas muzikologut, prof. Ramadan Sokoli:

Himni shqiptar është himni rumun i adaptuar nga Hil Mosi. Ai e mori kur kalonte nëpër Rumani dhe e çoi në Korçë në vitin 1908. Ishte kompozuar nga Ciprion Porumbesku nga Moldavia dhe teksti u përshtat në shqip nga Asdreni. Duhet të kemi parasysh që në atë kohë në Shqipëri s'kishim kompozitorë.

Por, megjithatë, përpjekje për të shkruar një himn shqiptar ka patur shumë. Poetë dhe muzikantë patriotë janë munduar që të bëjnë një himn për Shqipërinë, pasi ai është një nga simbolet e shtetit. Kështu, në atë kohë kishte 5 himne të ndryshme, por u vendos që himni kombëtar të mbetej ky. Por ai ishte i huaj si në tekst ashtu edhe në këngë. Kështu, gjatë historisë së himnit ka patur vazhdimisht ide dhe mendime të intelektualëve që, për hir të krenarisë kombëtare, kanë shfaqur vazhdimisht ide për ta patur himnin tonë origjinal, me ngjyra kombëtare dhe mbështetur në motivet e traditës sonë kombëtare me tekst dhe muzikë. Kjo gjë bëri që herë pas here të zhvilloheshin konkurse, të cilat sillnin poezi dhe kompozime me qëllimin për ta zëvendësuar.
Sa konkurse janë bërë për ta zëvendësuar këtë himn?
Konkurset kanë qenë të shumta në kohë të ndryshme. Për shembull, një konkurs është bërë për 25-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në vitin 1937, Zogu hapi një konkurs. Për këtë arsye u ngrit një juri, e cila, pasi shqyrtoi vjershat e 76 pjesëmarrësve, zgjodhi vetëm dy prej tyre, të cilat ia paraqiti Komisionit Qendror. Anëtarët e këtij komisioni u zunë ngushtë, sepse nuk po dinin për cilën nga ato dy poezi të vendosnin. Atëherë vendosën për t'i dhënë çmimin për tekstin Beqir çelës. Por tashmë duhet të ndryshohej edhe muzika e himnit. Kështu pritej të vinte enkas nga Italia një kompozitor mjaft i njohur i asaj kohe, Xhovani Gaeto. Por sërish u hodh problemi se ai ishte i huaj, dhe kështu muzika do kompozohej nga një i huaj. Një konkurs internacional, ku të merrnin pjesë edhe kompozitorë shqiptarë, ishte një zgjidhje më e përshtatshme. Por siç ishte parashikuar, konkursin e fitoi italiani, megjithatë ai konkurs dështoi. Himni nuk u ndryshua dhe vazhdoi të këndohej si më parë. Më pas, në regjimin e Enver Hoxhës, u bënë katër konkurse të tjera. Kam marrë pjesë edhe në komisionet e ngritura.

Informacioni (Nje projekt per ndryshimin e Himnit Kombetar) sikurse vihet re, eshte material arkivor dhe jo shkrim/artikull.

E solla enkas sepse me bene pershtypje disa gjera:

1.Servilizmi i peshtire, i neveritshem i kupoles komuniste per B.S "Atdheun e komunizmit". Per te demo(n)struar kete servilizem dhe perulesi idiote, ishin gati te sakrifikonin edhe nje simbol perbashkues, thellesisht kombetar, sikurse eshte Hymni.

2.Internacionalizmi proletar per komunistet ishte siperor ne raport me atdhetarine. Fjala "Atdhe", sic del nga diskutimet e B.P, ju dukej e tepert dhe stononte me kete parim.Duket preokupimi per te evidentuar Mosken, Tetorin, Stalinin, B.Sovjetik sipas modeleve te Rumanise dhe Bullgarise.

3.Ne relacionin shoqerues thuhet : Në “Himnin e flamurit”, që është himni zyrtar i RPSH-së, nuk pasqyrohet aspak realiteti ynë. “Himni i flamurit” është shumë i dobët për të pasqyruar jetën tonë të re.

I vetmi sugjerim i E.H eshte te pasqyrohet "Jeta e re " e ndricuar nga Dielli Komunizmit ( ngrihen uzina dhe punohet ne ara !) Ndoshta enderronte (por mbase ishte heret per t`u shprehur ) qe emri i tij te fiksohej ne Himn. Pse jo, bullgaret e kishin bere per Dimitrovin!

4.Skandaloze jane poezite pacavure, vargezime  qe mund ti shkruaj nje femije i tete vjecares. Keto pacavure keta derdimene donin ti kthenin ne Himn Kombetar

5.Ideja per ndryshimin e Himnit ka qene  e hershme .Si sebep gjithmone ka qene fakti se teksti dhe melodia e Himnit kane  qene te huazuar.Por ne fakt, meraku i  vertete ne cdo orvajtje ka qene qepja e nje himni sipas shijes se   sundimtarit  te radhes .

Une kam degjuar se ca komuniste te poshter, kur diskutonin per figuren madheshtore te Skenderbeun, leshonin gazra ne formen e pordhes se pazeshme,  kurse Enver Hoxha i leshonte gazrat me ze dhe ne menyre tendencioze.  Ky i fundit bile deshi te hidhte poshte te gjitha figurat e Rilindjes Kombetare deri aty sa deshi ta shiste Shqiperine tek Jugosllavia dhe Greqia por ato nuk pranuan se ky vend ishte i mallkuar dhe mbushur me njerez te skerderrosur ne kodin gjenetik te mbipopulluar me Zombat e krimineleve fashiste. ju dhjefsha artikujt, copa krimbash dhe injorantesh.

amanet per hymnat e ardhtçëm t'mia shtoni dy vargjet e tifozerisë latschiane (jane thelbi i muhabetit t'gjithkahershëm):

Industrial, Industrial

o fitore, o skandal.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).