Përgjigjet e fundit të Ministrit alternativ grek të Punëve të Jashtme, Drutsas , mbi inventarizimin e pronave të minoritetit grek, me financimin e Qeverisë greke dhe mbështetjen e OSBE-së, ishin tronditëse. Edhe përgjigja tjetër në lidhje me kënaqësinë e madhe greke, për regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë me bazë etnike dhe fetare, gjithashtu ngjallte shumë dyshime.

Po e nis me çështjen e parë. Si ka mundësi që OSBE-ja përfshihet në projekte të tilla sekrete, të panjohura për publikun? Një agjenci greke lajmesh njoftonte se Drutsas bënte fjalë për pronat e minoritetit grek në bregdet. Ai i përgjigjej gjoja ankesave për problemet me pronat të minoritetit grek në zonën e bregdetit, pyetje të deputetëve të një partie nacionaliste greke si LAOS, një parti që kohët e fundit ka bërë interpelancë dhe për rolin e partisë sonë për Drejtësi dhe Unitet, PDU-së. Ajo që të bie në sy menjëherë është se për cilin minoritet bëhet fjalë. Unë nuk di, Shqipëria zyrtarisht nuk njeh ndonjë minoritet grek në bregdet. Kështu që më duket e çuditshme sesi zoti Drutsas flet për realitete që nuk pranohen zyrtarisht nga pala shqiptare. Ajo që më trondit gjithashtu është se në këtë projekt nuk bëhej fjalë për ndonjë rol të Qeverisë shqiptare, e cila në instancë të fundit ka adoptuar një kuadër ligjor që i ka trajtuar minoritarët si të gjithë shtetasit shqiptarë pa i diskriminuar, madje duke i shpërndarë atyre prona që nuk i takonin. Qeveria shqiptare duhet të na japë sqarime për rolin e vet në një iniciativë si kjo.

Duke kuptuar se kjo ishte çështje mjaft e ndjeshme për opinionin publik shqiptar, Prezenca e OSBE-së dha disa sqarime në lidhje me këtë projekt që, sipas saj, financohej vetëm 6% nga para greke, krahas financimit amerikan, çek, dhe se ky projekt mbështetej prej Bashkimit Europian. U dhanë dhe disa sqarime të tjera, si përshembull se projekti merrte përsipër inventarizimin e pronave në bregdet dhe dorëzimin e këtij inventari zyrave të kadastrave që pastaj do të detyroheshin të jepnin tituj pronësie. Po ashtu ky projekt do të merrej me tabelat emërtuese në zonat bregdetare, dhe të gjitha këto sqarime ishin të tilla që shtonin më shumë paqartësitë. Duke e bërë më të domosdoshme transparencën në një projekt të tillë. Për më shumë që Shqipëria është anëtare e OSBE-së, me të drejta të plota si gjithë anëtarët e tjerë të mëdhenj të saj. Ja pyetjet tona:

Cili është roli i palës greke? Financim i një pjese të caktuar të projektit, një pjesë që ka objektiva të caktuar, apo çfarë? Ta zemë, ai mbi vendosjen e tabelave emërtuese, një çështje për të cilën në Gjykatën e Vlorës ka një proces në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Bollano? Edhe sikur të mos jetë kjo fusha e angazhimit të parave greke, duket shqetësuese sesi Greqia në territorin tonë kërkon realizimin e objektivave siç është inventarizimi i pasurive të patundshme shqiptare dhe ne s’dimë asgjë, dhe për pasojë nuk reagojmë.

Një pyetje tjetër: për të cilën ne duam transparencë: si janë konsideruar zonat bregdetare të Shqipërisë? Zona minoritare, siç është pretendimi grek që i konsideron banorët e të gjithë këtyre qyteteve dhe fshatrave si grekë?

Dhe në fund: si është e mundur që OSBE-ja të marrë përsipër iniciativa të tilla në territorin tonë dhe pse për shembull nuk merr përsipër ta bëjë këtë në territorin grek, për pronat e shqiptarëve në veçanti të komunitetit çam, që u largua si pasojë e genocidit grek nga trojet e veta amtare? OSBE-ja duhet t’i trajtojë në mënyrë të njëjtë anëtarët e vet që janë me të drejta të barabarta.
Kjo iniciativë do të ketë reagim maksimal prej nesh dhe në ditët që pasojnë, opinioni publik do të shikojë se ç’do të bëjmë për të bllokuar iniciativa të tilla. Ne do t’i kërkojmë në fund të fundit dhe Qeverisë shqiptare të reagojë dhe të kërkojë reciprocitet ndaj iniciativave greke në lidhje me pronat. Që prej shumë kohësh çështja çame, çështja e pasurive shqiptare në Greqi, pa dallim, është hequr nga axhenda e bisedimeve diplomatike. Diçka që duhet të ndryshojë patjetër.

Ndërkohë Partia për Drejtësi dhe Unitet po punon së bashku me një studio prestigjioze britanike për zgjidhjen e çështjes çame në institucionet ndërkombëtare. Kjo zgjidhje ka shumë implikime: do të punohet për rikthimin në trojet e të parëve, shfajësimin ligjor të këtij komuniteti, si dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit të pasurive shqiptare në Greqi, ku pronat çame zënë një peshë të konsiderueshme. Unë bëj pjesë në delegacionin parlamentar të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe jam anëtar i një grupi të madh parlamentar europian si ALDE, grupi i liberalëve dhe demokratëve. Ne do të krijojmë dhe realizojmë iniciativa që do të kenë efekt të madh sensibilizues dhe do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit çam. Sot Shqipëria nuk mund të nëpërkëmbet si dikur, askush s’duhet të mendojë këtë.

Edhe për çështjen e regjistrimit të popullsisë ne jemi vërtet të habitur sesi ministri i një vendi fqinj bën komente në lidhje me një proces për të cilin duhet të tregojë një lloj sensi mase, apo rezervimi. Ky paternalizëm i tij krijon dyshime mbi procesin, sakohë që regjistrimi më i fundit i vitit 2000, i financuar dhe nga vetë Qeveria greke, ishte plotësisht i rregullt dhe nuk ka arsye pse të bëhen dy regjistrime brenda një kohe kaq të shkurtër. Siç u bë e ditur dhe nga mediat, ministri alternativ i jashtëm grek, Drutsas, nuk pati asnjë problem që ta konsideronte këtë regjistrim si diçka që ata zyrtarisht e mbështesin dhe që është në interes të Greqisë. Ne nuk mund ta pranojmë një iniciativë të tillë, në kushte si këto që po kalon vendi, për më shumë na shqetëson paternalizmi grek në lidhje me këtë çështje. Do ta mirëkuptonim këtë paternalizëm, sikur pala greke t’i krijonte mundësinë të deklaronin përkatësinë e tyre etnike dhe 100 mijë çamët ortodoksë që popullojnë Greqinë, sipas studiuesit të njohur Nikos Stillos.

Ne do të kërkojmë interpelancë me zotin Pollo, për t’u informuar më shumë mbi këtë iniciativë dhe do të luftojmë vazhdimisht që asgjë në këtë vend të mos bëhet si pasojë e presioneve të fqinjëve, dhe nëse do të ketë presione të tilla, ne duhet të reagojmë mbështetur në parimin e reciprocitetit. Si mundet një vend që nuk pranon ekzistencën e minoriteteve fetare dhe etnike në vendin e vet, të kërkojë regjistrim me parametra të tilla në një vend tjetër?
Ja këto ishin një sërë argumentesh pse përgjigjet e fundit të zotit Drutsas ishin shqetësuese. Dhe se ne do të reagojmë ndaj tyre.

19 Komente

prit gomar te mbije bare.

Tani ti po flet si minoritet Cam apo si deputet i kuvendit te Shqiperise? Nese flet si deputet, turp qe te kane zgjedhur (jo populli por PS-ja). Nese flet si Cam i thjeshte, prape je gabim, se vendi yt i origjines eshte ne greqi dhe ketu tek ne je mysafire nga halli. 

pse m`vjen me vjell sa here te lexoj une ty kallash?

Eshte pune stomaku or ti brrrr, nuk je mesuar te gelltitesh pije te forta alkolike.

ok, se fillimisht mendova se mos e kisha prej budallallikut te atyre qe lexoja

o ti idrizi, nje pyetje kam une

mire qe mbahesh anti grek (ne tenjjeten kohe kur ishe drejtor i pergjithshem i doganave, per koincidence, skishte produkte greke - perfshi ato buqjesore, drogen, prostitutat, nejse mo - qe tatoheshin ne kufi, po nejse mo)

kur u votua ligji per varrezat, pse su largove nga salla? po te mos ishe ti mo xhan dhe dashi jot ne salle, kuvendi mbette me 69 deputete (tre mungonin ate dite), pra ligji nuk hynte dot ne votim fare. ti se pengove, bere vetem propagande

ky njeri me duket i shume i semure mua...

sa here qe del nje teme qe nuk ka lidhje me camerine, ky ve kaseten e camerise....

me duket si cmirezi sepse meqe nuk i ka marre ai pronat ne cameri, e gjithe bota nuk duhet te kerkoje e te marri pronat....

pra i gjithe artikulli eshte thjesht nje shfryrje mllefi......esenca eshte te regjistrimi kadastral i pasurise se paluajtshme....

Ky Shpetimi me cilen parti do kandidoje zgjedhjet e ardhshme?

 Qeveria shqiptare duhet të na japë sqarime për rolin e vet në një iniciativë si kjo.

Nuk vazhdova me tutje...nuk e kuptoj kujt i kerkon llogari ky? vetes? a nuk eshte edhe ky paterice e qeverise se varrezave,marveshjes detare e inventarizimit te pronave të minoritetit grek??

1. ktij bravo i qofte qe i thote ato qe thote sepse askush nuk e ngre zonin. E drejte apo gabim, te pakten ne parim ky eshte 100% m`rregull:
ky kerkon qe kur diskutohen te drejtat e minoritetit, te perfshihen dhe ato te camve; ku eshte problemi ktu?

2. kaq shume rendesi ka qe ky iku nga partia meme sa tì vejme vizen cdo gjeje qe ky thote? E them ket se vej re se shume syresh ngelin tifoza partish dhe flasin nga llogoret ku kane hy. Dakort, ktij nuk i zejm bese se ky doli `tradhtar`; po ato qe kane ngel besnike, pse nuk dalin me fol po rrin si pula te lagme?

O kallasho berberi, vendi jot i origjines ku eshte?

Harroji per nje cast dasite e sherret politike te shumta qe behen ne kete pellg te thare ne mbrojtje stoike te njerit apo tjetrit kryetar partie. Megjithate, kur shumica (deri tani) e sardeleve dalin kundra te drejtes, qofte kjo kombetare, etike apo ligjore, me ben te behem pishmane pse e harxhoj kohen duke u kthyer edhe une ne sardele, dhe me vjen e njejta ndjesi qe ka bredharaku.

O ju kallashet e grekut, ju prish qetsine Shpetim idrizi? Mos duhet qe edhe ai te jete ne frontin e grekut me te felliqur ne Shqiperi genc pollos? Apo te jete ne gare ksuh e kap i pari kryqin e jonullatosit,kur e hedh ne det. Mire qe nuk jemi aq budallenj te mos e kuptojme kur e hedh ne gremine. Nese ne gare per kete kryq,jane vene berisha meta apo nano, nga ne te tjeret,gjitcka do ta ket nje cak durimi,dhe drutasve do tu japim plumbin e kallashit ballit. Dita po afron. SHQIPERI ETNIKE, NGA NISHI NE PREVEZE

 

O ti Shqiperi Etnike. Shpetimi na prish qetesine kur ai vepron ne parlament si front i grekut dhe shkruan si anti front. Kjo na shqetoson e prish qetesine.

Shpetimi na prish qetesine kur vjedh pasurine e kombit me ndihmen e grekeve dhe pastaj behet antigrek ne shkrime si ky.

Asnje nuk ka ndonje kritike ndaj shkrimit por ndaj atij qe i thot eketo fjale

PS. Dhe boll na ulurite ketu per shqiperi etnike se nuk je ne mitingje patriotike. Ky eshte nje blok dikutimesh dhe jo miting etnicitieti.  

Toko, nuk jam nga ata qe shkoj me autobuza ne fushata partish ne kembim te 500 lekshit te ri smiley.  A mos pret te luj rolin e publicistit per koncertet e bregorevicit,meqe mitingu patriotik te sillka siklet?A e arrestove Albin Kurtin ti.....smiley. Mlladici ja hodhi edhe kesaj rradhe ,se po behet marrveshje me e paraqit si te vdekursmiley. Idrizi mund te jete ashtu sic thua ti, por eshte shume me mire se ata qe sundojne e vjedhin 20 vjet Shqiperine, dhe qe perkunder kesaj akoma me te eger behen ne kurriz te Shqiperise, duke e demtu edhe ne aspektin kombetar. Te pakten Idrizi, po e ben nje pune te mire. SHQIPERI ETNIKE NGA NISHI NE PREVEZE

Shqiperi etnike lexo me poshte te kuptosh ku je ti, une, ne te tere, perfshi edhe tere keta "patriotet" shqiptare ne te dy anet e kufirit shqiptar

Më pak patriotëNGA: ALBA MALLTEZI

Më pak patriotë Jam patriot, por e pështyj këtë tokë. Jam patriot, por hedh plehrat ku më do qejfi. Jam patriot, por jam bërë i pasur duke trafikuar vajza shqiptare. Jam patriot, por kam vënë lekë duke bërë tendera të pandershëm. Jam patriot, por bëj pazare me ilaçet e spitaleve. Jam patriot, por blej një kostum sa rroga e 4 muajve e një mësuese filloreje. Jam patriot, por nuk paguaj taksa. Jam patriot, por mbështeta kryeministrin në fushatë dhe ai më bën favore. Jam patriot, po vjedh punën e tjetrit. Jam patriot, por punët për ristrukturimin e shkollës i bëra me materiale skarco. Jam patriot, por u bëra i pasur duke fryrë kostot e ndërtimit të rrugëve shqiptare. Jam patriot, por trafikoj çdo gjë. Jam patriot, por materialet e fabrikës time i hedh te lumi i Ishmit. Jam patriot, por nuk e kam problem t’u jap çfarë të kërkojnë grekërit. Jam patriot, por nuk më intereson se çfarë ndodh jashtë shtëpisë time. Shqipëria është apartamenti im 200 metra katrorë në këtë shumëkatëshin në qendër të Tiranës.
Patriotë të çuditshëm ne shqiptarët, të edukuar me një shije të mbrapshtë e një admirim të çka na dëmton. Shumë punë i kemi bërë keq të gjithë e pa na u dridhur syri të parët ngrihemi e flasim për patriotizëm, ne, vendi me natyrë kaq të bukur në Evropë, e kaq i keqtrajtuar. Do të jemi vërtetë patriotë kur të mos kemi nevojë ta themi, por ta tregojmë me punën tonë.

Faleminderit Toko. Nuk me mbetet gje tjeter, vetem te bej nje URRRRAAAA; PER INTERNACIONAL-GLOBALIZMIN SHQIPTAR: Si e pasj e juaj vuajme te gjitha keto qe citove. Prandaj kemi dhe kete nivel inferioritettismiley. Jam per bashkim,dhe nuk te urrej Toko

Nuk e di ku e pe ti INTERNACIONAL-GLOBALIZMIN SHQIPTAR tek shkrimi apo koemtni im i meparshem Mbase tek fajti qe Alba thote

Do të jemi vërtetë patriotë kur të mos kemi nevojë ta themi, por ta tregojmë me punën tonë

Mbase prandaj "ne vuajme" kaq shume se dikush si Alba kerkon qe te punojme ta tregojme patriotizmin tone jo te shkaterojme patotimizn me veprimet tona dhe neser ne leter te shkruajme per patiotizmin.

Jam per bashkim,dhe nuk te urrej Toko

As une  i dashur nuk  te urrej . Por urrej katundarzmin tend. (Shih shkrimin tjeter tek peshku) te shkon shume per shtat, dhe se vendi yt si katundar eshte te rish atje ku je te ulesh koken te punosh dhe keto debati tju a leshosh atyre qe nuk jane katundare. Urej se me katundarizmin tend, me  insijativen per tu perfshiere ne debate te tilla dhe me slloganet tuaja per patiortizem e keni kantandizur patriotizmin shqiptar ne hale ku kushdo mund te shkoj e 10se

idrizi ne parlamentin shqiptare ne dhjetor te 2007 nuk votoi per kthimin e pronave per ish pronaret......

une jam nje nga ato familje qe na e kane marre token me dhune pas 45-es..

dhe idrizi sot kerkon mbeshtetje per tokat came.....une te pakten nuk kam per ta mbrojtur kurre....yyyyysht...

idrizi nuk e ka degjuar akoma shprehjen ....(bej mire qe te perkrahin).aq me teper kur behet fjale per te njejten situate....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).