E ardhmja europiane e vendit tonë dhe lëvizja e lirë e shqiptarëve në vendet e shengenit bëhet edhe më e paqartë. Ajo që ishte paralajmëruar u zyrtarizua dje nga Brukseli zyrtar, i cili i ka dhënë një mesazh të fortë politikës shqiptare për të zgjidhur sa më parë krizën politike, pasi në të kundërt heqja e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë dhe ecuria e procesit integrues do të bëhet e pamundur edhe për disa kohë.

 


Bëhet fjalë për vendimin e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili nuk ka pranuar të votojë rezolutën mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europianë, ku natyrisht bëhej fjalë edhe për heqjen e vizave për qytetarët shqiptar. Kështu Komiteti i Jashtëm Europarlamentar, ndërsa votoi raportin mbi Bosnje-Hercegovinën, shtyu për në datën 25-26 qershor miratimin e rezolutës mbi integrimin europian të Shqipërisë.


Sipas faqes zyrtare të Parlamentit Europian, shkak për këtë vendim është bërë pikërisht kriza politike që po vuan Shqipëria. "Votimi pritet më 22 Qershor në mbledhjen e Kolegjit të Komisionerëve të KE, pasi, tashmë, bisedimet midis shumicës dhe opozitës në parlamentin shqiptar janë në vazhdim e sipër", - citohet në faqen zyrtare të Parlamentit Europian.
Kjo shtyrje u propozua nga eurodeputeti liberal, Jelko Kacin, i cili i bëri apel partive politike në vend që të lënë mënjanë dallimet e të vijojnë dialogun për t'i treguar popullit dhe partnerëve europianë se demokracia e re shqiptare është e aftë t'i zgjidhë vet krizat.


Por, ajo që vihet re në deklarimin e tij është fakti se për shkak të kësaj situate politike, ai shprehet skeptik se procesi i heqjes së vizave për shqiptarë do mund të ndodh brenda këtij viti. "Shoqëria shqiptare meriton një përshtypje, imazh dhe raportim më të mirë, për këtë arsye në shpresojmë se në pak javë do të jemi në gjendje që të propozojmë një rezolutë me pozitive e premtuese. Së pari, dua të përmend liberalizimin e vizave. Siç duket deri tani, çfarëdolloj gjëje që të thotë Komisioni, ky vit ka humbur. Por, nëse duam të krijojmë kushte më të mira, duhen mesazhe më pozitive nga Shqipëria, për t'iu dhënë shansin qytetarëve shqiptare për të lëvizur lirshëm nga fundi i këtij viti.


Por, kjo gjë është jashtë këtij realiteti siç duket deri tani", - tha eurodeputeti, Jelko Kacin. Ndërkohë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nicholaos Chountis, i cili është edhe hartuesi i këtij raporti deklaroi se një vendim i tillë u morë për t'i dhënë mundësinë forcave politike shqiptare që të tregojnë pjekuri dhe të zgjidhin krizën. "Për t'i dhënë shansin forcave politike shqiptare që përmes dialogut, diskutimit të arrijnë një marrëveshje për të kapërcyer krizën në vend, kjo ishte arsyeja pse të gjithë ne ramë dakord që ta shtynim këtë votim", - deklaroi Nicholaos Chountis - Raportues për Shqipërinë në PE.


Ndërkohë, Komiteti i Politikës së Jashtme në PE ka miratuar rezolutën për integrimin e Bosnje-Hercegovinës pavarësisht se edhe për këtë vend europarlamentarët kanë parë shumë mangësi në plotësimin e kritereve. Kjo tregon se kriza politike që ekziston në vendin tonë përbënë për parlamentin Europian një shqetësim më të madh edhe se fenomenet negative të korrupsionit, kriminalitetit etj. Para se të paraqesë sërish për votim rezolutën për Shqipërinë, tashmë komiteti i politikës së jashtme pret edhe vlerësimet më të fundit nga të dërguarit e vet në vendin tonë lidhur me situatën politike. Ndërkohë, raporteri për Shqipërinë Chountis u shpreh se shqetësimet e evidentuara në draftin e diskutuar një muaj më parë, për ekonominë, korrupsionin, gjyqësorin e median përsëriten edhe tek raporti i fundit që tashmë do të votohet në 22 qershor.

____________________


Kukan: Zgjidhni krizën politike, nuk ka viza dhe anëtarësim në BE

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka përforcuar presionin e tij ndaj klasës politike shqiptare, se pa zgjidhur krizën politike, Shqipëria nuk do të përfitojë nga liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Ky apel erdhi dje nga kreu i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan. Kukan, i cili ishte edhe pjesë e darkës së Strasburgut me liderët shqiptarë, specifikoi se Parlamenti Evropian nuk do të japë aprovimin e tij për heqjen e vizave me Shqipërinë nëse europarlamentarët nuk do të kenë në tavolinën e tyre një marrëveshje të ardhur nga liderët politikë shqiptarë për zgjidhjen e krizës politike. Duke iu referuar faktit që Parlamenti Evropian do të marrë në vetvete një vendim politik për procesin e liberalizimit të vizave, Kukan vuri në dukje se nëse do të vazhdojë ende kjo situatë politike, atëherë kjo do të ndikonte negativisht tek vendimi i eurodeputetëve për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Por nuk është vetëm procesi i heqjes së vizave ai që rrezikohet nga kriza politike, por edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një kohë kur Shqipëria ka dorëzuar Pyetësorin pranë Komisionit Evropian dhe kur pritet të dorëzojë më 10 qershor përgjigjet e 900 pyetjeve të reja, Kukan nënvizoi se hartimi i opinionit nga ana e Komisionit Evropian për marrjen e statusit kanidat nuk mund të quhet i përfunduar pa u plotësuar kriteri politik. "Pas udhëtimit të dy liderëve në Strasburg kuptohet që opozita po merr pjesë në Parlament. Por, rezultati i vlerësimit të Komisionit Evropian mbi procesin anëtarësues pa llogaritur seriozisht situatën reale politike në Shqipëri nuk mund të quhet i përfunduar. Nëse nuk ka marrëveshje, kjo do t'i bënte dëm vendit. Ky mendoj unë se është edhe mesazhi i qartë nga Parlamenti Evropian, pasi pa këtë lloj marrëveshjeje gjërat nuk do të ecin përpara. Nuk mund të parashikoj sesi do të votojë Parlamenti Evropian nëse propozimi legjislativ i Komisionit për vizat mbërrin ndërkohë që nuk kemi ende një marrëveshje politike në Shqipëri. Por mendimi im është se një gjë e tillë do të ndikonte negativisht tek shumë eurodeputetë nëse nuk do të kishte marrëveshje politike ndërkohë',- tha dje Kukan në një intervistë për Top Channel.

Kukan theksoi gjithashtu se faktori ndërkombëtar e ka dhënë ndihmesën e tij, dhe kriza politike duhet të zgjidhet nga liderët politikë, Rama e Berisha. Ndërprerja e grevës së urisë nga ana e opozitës, sipas kreut të delegacionit për Ballkanit në PE, ishte një sinjal pozitiv për të arritur tek dialogu për ta kthyer vendin në normalitet. Sipas Kukan-it kjo tashmë duhet të arrihet nga krerët e forcave politike shqiptare. "Vendimi u takon atyre të dyve. Ne u kemi thënë gjithçka mendomin për atë çështje që diskutohet. Ndërprerja e grevës së urisë ishte një sinjal pozitiv nga opozita si provë që ajo ka vullnet për të biseduar e për të pasur dialog duke shpresuar një marrëveshje që mund ta kthente vendin në normalitet",- u shpreh ai.

Më tej Eduard Kukan nënvizoi se Bashkimi Evropian po pret zgjidhjen e krizës politike nga aktorët politikë shqiptarë, pasi sipas tij, shumë çështje kanë ngrirë. Ai tha se iniciativa e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian për uljen në tryezën e Strasburgut të Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama, që u pasua edhe me dërgimin e ekspertëve të Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje të situatës politike nuk mund të dështojë. Por, nëse ndodh e kundërta, sipas Kukan-it, nuk mund të merret me mend se çfarë do të ndodhte me Shqipërinë. "Marrëveshja është një dokument që firmoset nga dy apo më shumë palë dhe në këtë sens them se po presim për të reja nga Tirana. Shpresojmë sinqerisht se do të kemi ndonjë lajm që marrëveshja u arrit sepse shumë çështje kanë ngrirë. Fakti që Xhozef Dual dhe Martin Shulz përfshinë prestigjin e tyre personal duke u angazhuar plotësisht me tentativën për gjetjen e një marrëveshjeje, unë mendoj se këto janë prova fort të rënda. Në fakt nuk mund të imagjinoj që kjo iniciativë mund të dështojë. Më pas do të ishte shumë e vështirë të imagjinoje se çfarë mund të vijonte",- nënvizoi Kukan.

Ai shtoi se periudha e reflektimit nga ana e mazhorancës dhe opozitës shqiptare, që nga darka e Strasburgut, është deri në dy-tre javë, prandaj nuk mund të përcaktohet akoma se kur do të mbahet një takim i dytë midis Ramës dhe Berishës, që mund të shoqërohej edhe nga nënshkrimi i një marrëveshjeje për zgidhjen e krizës politike.

 

Zgjedhjet e lira e të ndershme të qershorit janë sipas kreut të qeverisë, Sali Berisha arsyeja themelore e propozimit të KE-së për heqjen e vizave me Shqipërinë.


Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, Berisha ka folur me nota euforike për punën e bërë nga qeveria dhe administrata për shembjen e murit të korrupsionit, kontrollin e kufijve dhe luftën me tolerancë zero ndaj krimit.


"Por të gjitha këto nuk do mjaftonin kurrë, më themelore në këtë proces kanë qenë zgjedhjet e 28 qershorit, pasi u treguam vendeve të BE dhe NATO se ne kemi vullnet të hekurt të respektojmë vullnetin e lirë të shqiptarëve dhe zhvilluam zgjedhje të lira e të ndershme, ku nuk pati asnjë provë për manipulim rezultati apo numërim të parregullt. Ky është vlerësimi më absolut që i bëhet një procesi zgjedhor, ai ishte autostradë e këtij suksesi historik për cdo shqiptar"- tha Berisha.

 

Vizat, Cercone: Plotësoni kushtet, monitorim të rreptë këtë verë nga BE
Michele Cercone, shef i kabinetit të Komisioneres së BE, Sesilia Malstrom deklaron se Shqipëria duhet të përmbushë kriteret e lëna nga ndërkombëtarët në mënyrë që të vlerësohet pozitivisht për heqjen e vizave. Gjatë një interviste për Deutsche Wellen ai thotë se nëse një gjë e tillë ndodh dhe ekspert që do të bëjnë monitorimin do të binden ka shpresa për një vendim pozitiv në vjeshtë.

9 Komente

Vlejne per tu vertetuar keto artikujt e shekullit. me e bukura eshte se ketu nuk ke nga kthen koken, se nga nje ane do gjesh mbeshtetes te qeverise, nga ana tjeter mbeshtetes te opozites.

Me thoni cfare te lexoj dhe se si te informohem ne menyre te drejte e te paanshme...

i cili nuk ka pranuar të votojë rezolutën mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europianë, ku natyrisht bëhej fjalë edhe për heqjen e vizave për qytetarët shqiptar

Sa mashtron ky Shekulli.Po sot u deklarua ne Sarajeve qe KE dha miratimin per liberalizimin e vizave ,parlamenti europian voton ne shtator dhe me pas ministrat e brendshem.

Cjane keto media antishqiptare keshtu.

 lol

 qenke tip i cuditshem

 Sipas Rames procesi ishte vetem teknik dhe greva nuk e ndalonte procesin apo jo????

   Mire evropianet se ata kane  formimin e tyre dhe idete e gjykimin e tyre, por neve, shqiptareve, na duket e mire kjo gjendje, ky sherr, kejo menyre justifikimi, per te pare  ç`ka ndodhur, per transparence, kjo menyre  qeverisjeje, per tek e dukshmja, tek e verteta?

Po!

 Te ndare..Ne dy gjysma, ku seicila shan gjysmen tjeter.

Perfundimi ?

 E gjitha,   tersia,  e share sa nuk ka ku vete me.Ky po, mund te quhet "perfitim."

Me cilen ane do jeni ju, Zotni... nderkombetar?

Kocua Kokedhima ka ngel pa kokerr leku.

Dduhej perballuar gjithe ajo greve "urie".

Ishin 200 fryme per tu ushqyer per 19 dite,pa lloagritur pagat e minatoreve ....

Vizat, dyshime për kushtet
03/06/2010 19:50

Vizat, dyshime për kushtet27 ministrat e Brendshëm europianë kanë diskutuar në mesditë mbi cështjen e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen.

“Mbi propozimin për kushtëzimin e vendimit për liberalizimin e vizave me Shqipërinë e Bosnjen që prezantova, patëm diskutime mjaft të mira dhe natyrisht që Këshilli do t'i kthehet kësaj cështjeje sapo ne t'i kemi dërguar grupet përfundimtare të ekspertëve e ta kemi përpiluar vlerësimin tonë pas verës”, ka deklaruar Cecilia Malmstrom, komisionere për Cështjet e Brendshme.

Ndërsa Alfredo Perez Rubalcaba, minister i Brendshëm i Spanjës, është shprehur: “Këtë mëngjes nuk dëgjova ndonjë rezervë politike, të gjithë ishin pro liberalizimit, megjithëse disa vende anëtare u shprehën se shpresonin që këto dy shtete kishin kohë mjaftueshëm për të përmbushur kushtet. Komisionerja na raportoi për situatën. Presidenca e Komisioni ndan të njëjtin mendim se Shqipëria e Bosnja kanë bërë përpjekje e kanë ende një copë rrugë për të bërë. Por ne shpresojmë se ata do t'i përmbushin të gjitha kushtet nga vjeshta, në mënyrë që të konkludohet kënaqshëm me liberalizimin e vizave në momentin e duhur”.

Ministrat e Brendshëm europianë duket se nuk kanë rënë dakort me propozimin e Sllovenisë, që vendimi për heqjen e vizave të kalojë në shtator në Këshillin e parë Europian që eshte ai i ministrave të Bujqësise si Pike A, që do të thotë pa diskutime të mëtejshme nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm europianë.

“Të gjithë janë për liberalizimin e vizave, por disa vende anëtare janë më mosbesuese sepse dyshojnë që këto dy vende kanë kohë të mjaftueshme për t'i përmbushur objektivat që u kemi vënë në afatin e përcaktuar. Ne u kemi kërkuar atyre që të bëjnë përpjekje të mëdha për përmbushjen e kritereve në vjeshtë, e Komisioni dhe ne, këtë cështje do ta vëzhgojmë nga afër”, ka shtuar ministri Rubalcaba.

Një prej vendeve kryesore skeptike për liberalizimin e shpejtë të vizave më Shqipërinë e Bosnjen është Belgjika, vendi që përcakton axhenden e BE pas dates 1 korrik sepse merr presidencën e radhës për 6-mujorin e dytë të këtij viti.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Çavushoglu ka deklaruar sot bojkoti i gjatë i opozitës shqiptare ishte një papjekuri e rrallë politike e lidershipit të saj. Gjatë një prononcimi për mediat shqiptare zyrtari i lartë i Këshillit të Evropës vlerësoi liberalizimin e vizave Shqipëri-BE si një proces i merituar për shqiptarët.

“I Kërkuam disa herë PS-së që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kerkojë opinionin e Komisionit te Venecias. Në atë kohë opozita nuk e bëri këtë gjë, por na premtoi për zgjidhje. Ajo ende ka pikëpamje te ndryshme për këtë çështje, por bojkoti ishte një papjekuri politike”

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).