ATHINË- Gazetarët grekë dhe punëtorët e transportit publik, sot po mbajnë protestë 24 orëshe kundër planit për kursim të qeverisë, sipas të cilit ulen pensionet dhe rrogat e shërbyesve civilë.


Në radio dhe televizionin grek nuk do të ketë program, duke e lënë vendin për kohën e protestës në terr informativ. Ndërkohë që në Athinë nuk do të funksionojë transporti publik.


Kjo grevë vjen në vazhdim të reagimit të sindikatave për planin e masave të qeverisë që përmes kursimit synon nxjerrjen e Greqisë nga kriza e borxheve.

5 Komente

Në radio dhe televizionin grek nuk do të ketë program, duke e lënë vendin për kohën e protestës në terr informativ.

Hahahahahahahaha.....ku i gjejne keta keto gjera mor amani.

Po neve kur do te na bejne nder keta dhe te na lejne ca ne terr informativ?

Kjo dihej, nuk dihej vetem se kur do fillonte dhe ne c'fare forme.

Interesant, a u ankuan sindikatat se antaret e tyre po kishin shume pushime dhe pensione me te majme se sa duhet gjate gjithe ketyre viteve kur binin parate nga qielli?

Eh moj moter, si thote populli yne i mencur "prit gomar te mbije bar". smiley Apo si eshte ajo shprehja ketej nga Amerika e Veriut, "they want to have their cake and eat it too".

Si ka mundesi qe po priskan rrogat? Greket kane aq shume para sa te financojne edhe regjistrimin e pronave ne Shqiperi.

 E dini proverbin e.. Urdherit te Luanit ...per  ndarjen e ushqimit kafsheve te mebeteshin te gjitha te kenaqura ? Neise po ja u them:

U kap nje kaproll dhe Luani,  urdheroi ujkun te bente ndarjen.Dhe ujku ja filloi:

Ja nje pjese per zotri Luanin.

Ja dhe nje pjese per orziun mua

ja dhe nje per xhaxha Tigrin

ja dhe nje per barktharin mua.

Ja dhe nje per zonjen dhelper

Ja dhe nje per.....

-Te sateme-ja preu Luani dhe e shqeu fet e fet.Ngrine kafshet.

-Kush do ta ndaje ?-pyeti  Luani.Asnje nuk piptiu.U kishte ikur barku por u iku dhe uria.

-Ndaje ti, zonja dhelper!- urdheroi

-Eh! Them se nuk eshte e veshtire kjo ndarje, me sa me pane syte.-gjegji 

-Ja nje pjese per zotri Luanin !

-ja dhe nje per xhaxha tigrin!

-Ja nje per Zotri Luanin, qe perendia i shtofte ymrin!

-Ja dhe nje per mua fakiren !

-Ja prape per baba Luanin!..............

   -E kush te mesoi keshtu ty, zonja dhelper ? -e pyeti Luani

-Mesova nga  fati i te ziut vella, "grivol ujkut", qe siç po e shikojme te gjithe, po  tund kembet-i tha

   Mirepo  une  sa shikoj, neve nuk kemi   Luan(tonin) i cili.... te na beje, jo vetem  te shikojme fatin e te "ziut vella" qe tund kembet,  por te tunde  cilendo kembe qe vertitet kot se koti ketij  vendi, duke tundur ....ATO

Nuk paska as ne Evrpoe kur paskane qene kaqe kaqoler sa u bejne jehone  fjaleve te kryeministrit, per kalim te rriskut, per  "bum " ekonomik e vend te pare tonin ne Evrope.....! 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).