“Unë u kam thënë kryeministrave me të cilët kam bashkëpunuar dhe të tjerëve, se për mendimin tim, unë mund të jem i gabuar nuk e di, por këtë mendim e kam, që si organizator, si drejtues, qeveritar, unë nuk e di kur do t’i vijë një figurë e tillë...”. Kështu thotë më 28 prill 2010 në një intervistë Alfred Moisiu, ish-president për ish-shefin e tij, ish-kryeministrin Mehmet Shehu, duke sjellë nostalgjinë e tij të kultit të eprorit, shefi ekzekutiv në diktaturën e gjatë.

E çuditshme, një ish-president i demokracisë ka më shumë nostalgji për Mehmet Shehun sesa djali i tij, Bashkimi, i cili e quan diktator në një libër të botuar pas përmbysjes së komunizmit! Zoti Moisiu, apo shoku Moisiu siç besoj se të kanë thirrur vartës e të tjerë deri në vitin 1982, kur u shkarkuat si ish-zëvendësministër Mbrojtjeje, nga ku ju buron dhe nostalgjia emocionale për Mehmet Shehun në arkivin e të cilit garohet me Enver Hoxhën për vrasje. Larg qoftë të kesh të drejtë, nuk është Mehmet Shehu Kryeministri më i mirë që kemi pasur. Mjafton kjo ethe deklaratë që deputetë të mazhorancës të marrin një nismë të propozojnë t’i hiqet statusi ish-president, një ish-presidenti që vajton Mehmetin apo nesër ashtu si e ka nisur, edhe Enverin. Kjo është fyerje për votën që një pjesë e madhe e tyre kanë dhënë e asnjëri besoj, së paku nga deputetë të PD-së, nuk do të ishte dakord të votonte për Mehmet Shehun e Enver Hoxhën, ashtu si përzgjedh ish-presidenti Alfred Moisiu me një karshillëk arrogant ndaj të djathtëve e të persekutuarve, familjet e të cilëve kanë dhimbje jo të vogla nga “dashuria” politike e Moisiut. Mirë do ishte për deputetë demokratë që përfaqësojnë edhe viktimat e Mehmetit të reagonin ndaj ish-shokut President, ndoshta dhe më një nismë parlamentare. Sepse shikohet pastër se ish-kreu i shtetit ka gjetur veten në Partinë Socialiste dhe vazhdon tryezat sa herë ata ia kërkojnë duke përcaktuar edhe temat, objektet, e shndërruar në takime të tipit “V. Kosta1”, “V. Kosta 2” e ndoshta në të ardhmen një ftesë tjetër me ndonjë shkëlqesi ambasador që dëshiron patjetër “t’i bëjnë nder drejtësisë” me deklaratat e tij të shpeshta, por gjithnjë e më shumë të çuditshme.

Le të shkojmë pak më gjatë në tryezën në forumin e organizuar nga shoqata që përfaqësojnë ish-presidentët. Duke parë ish-presidentin Alfred Moisiu, ish-presidentin Rexhep Mediani, ish-prokurorin e Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, dhe Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin Amerikan në një forum për drejtësinë ku u fol më tepër për politikën për hallet e Partisë Socialiste, më ra ndër mend prania e ish-presidentit Moisiu në media gjithnjë e më shpesh me dhe pa sebep me të vetmin synim për të përcjellë atë që ka ndërmend opozita. Përse vijmë në këtë gjykim që nuk është aspak pa përmbajtje dhe i nxituar?

Dy ish-kryetarë të KLD, si dy ish-presidentë, njëri drejtues në PS, e tjetri përkrahës i shumtë në nisma të PS, një ish-kryetar i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, dikur ministër Drejtësie i qeverisë së PS-së, një ish-prokuror i Përgjithshëm. Theodhori Sollaku, shkarkuar nga mazhoranca dhe fortmbrojtur nga PS dhe ish-presidenti Moisiu që nuk firmoste shkarkimin e tij, kishin ftuar dhe dy-tre ambasadorë që të dëgjonin për hallin e zotit “V. Kosta”, një kandidat i rrëzuar nga Parlamenti për pjesëmarrje në procese të kohës së shkuar të diktaturës. Ky format kishte padyshim dhe shkëlqesinë e tij, zotin John Withers, ambasadorin amerikan që foli aq gjatë sa shkurt foli Moisiu me të tjerët, duke të bërë të mendosh se ishte një konferencë e organizuar vetëm për të folur shumë gjatë shkëlqesia e tij, të cilit çdo vendim i mazhorancës që nuk miratohet nga opozita i duket i çuditshëm. Janë këta personazhe të kësaj tryeze, të këtij forumi me firmat e tyre kur kanë qenë në detyrë, kryetarë të KLD-së, apo anëtarë të këtij institucioni të rëndësishëm, drejtues konferencash gjyqësore, drejtues prokurorie që kanë emëruar apo shkarkuar pothuaj gjithë Qeverinë e Drejtësisë. Kanë qenë firmat dhe propozimet e tyre që kanë prodhuar drejtuesit, juristë me kujtesë nga e kaluara. E kështu këtë herë të mbetur jashtë ndikimit për emrat e tyre të preferuar, apo duke parë se mund të mos jenë pjesë e të shkuarës që ata sjellin, vijnë me reagime gjoja për hatër të “V. Kostës”. Mos kanë merakun e miqve të tyre në këto institucione që ka nisur t’u bjerë ndikimi dominues gjithnjë i së shkuarës? Tjetër gjë që ra në sy në tryezën ku merrte pjesë edhe shkëlqesia Ambasador, ishte fakti që asnjëri nuk përmendi se dy emrat e tjerë të votuar ishin në kuadër te standardeve të kërkuara dhe meritonin një përshëndetje cilësore. Po si nuk u kujtua asnjë nga Presidentët të thoshte të paktën nëse “mazhoranca bëri mirë apo jo që votoi dy kandidaturat e tjera për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese?!”.

Në këtë kulm meraku për drejtësinë do të ishte me shumë vend për anëtarët e nderuar të tryezës që të linin mënjanë politikën ca sekonda e të rikërkonin për të mbështetur nismën e mazhorancës për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, sepse dhe prokurorja Ina Rama, e cila gëzon një “mbështetje të admirueshme” nga Shkëlqesia Withers, ka pohuar se kjo po shërben si një pengesë për të luftuar korrupsionin?! Mazhoranca ka votuar heqjen e imunitetit të dy deputetëve ish-ministra, duke ia vënë në dispozicion drejtësisë. Po si nuk u kujtuan këta ish-burra shteti të thoshin se opozita duhet të votojë sa më shpejt ligjin për Gjykatën Administrative, të votojë për heqjen e imunitetit të deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve. Pse është gjithë ky korrupsion në gjykata e prokurori? Kush është përgjegjës dhe si mund të dalim nga kjo situatë?! Nëse do të trajtoheshin këto çështje, natyrisht nuk do të kisha arsyeje të vija në dyshim asnjërin nga pjesëmarrësit aq më tepër “Tryezën e V. Kosta”!

Pas këtyre argumenteve, unë kam të drejtë të them se kjo tryezë nuk ishte një lobing i njerëzve dikur shumë të pushtetshëm që kishin për qëllim të kundërshtonin vendimet e mazhorancës dhe vetëm të mazhorancës! Të habit fakti se më shumë mërzitet Alfred Moisiu dhe Shkëlqesia Withers për V. Kostën sesa Presidenti Topi që e ka propozuar atë. Kjo për faktin se nuk kemi dëgjuar asnjë reagim nga Presidenti Topi.

Unë nuk dua të paragjykoj, por një miku im që aktualisht është anëtar i KLD-së, më thoshte: “A i pe të pranishmit e tryezës, nuk kishte asnjë që nuk është “konfliktuar” me mazhorancën, e kryesisht ish-ët, që në të gjithë pushtetin e paspushtetin e tyre janë përkrahur ose emëruar, e më pas shumëvotuar nga Partia Socialiste, që më sa duket tani u kërkon atyre këtë nder për të tensionuar ngërçin politik?”. Madje të binte në sy se ndonjë diplomat që ishte i pranishmëve ka replikuar në distancë me aksione të mazhorancës, duke ofruar mbështetje për partinë e Edi Ramës. Kjo përsëritje për hatër të drejtësisë, ashtu si nuk ndodhi për çadrat e grevës së urisë në shesh, sepse edhe të nderuarit janë përdorues të pasurisë publike, ka të bëjë me një mbledhje tjetër që unë shoh në sfond. Besoj se do ketë një tryezë “V. Kosta 3” dhe përse. Në votimet e bëra në Parlament për kandidatët e dekretuar nga Presidentit Topi kemi dhe një devijim të selektimit. Kreu i shtetit, Bamir Topi, në pohimet e tij premtoi se nuk do të bënte përzgjedhje kandidaturash politike, por me sa u pa nuk ndodhi aspak kështu me emrin e të nderuarit, gjyqtarit Vangjel Kosta. Mazhoranca kishte vënë në dijeni Presidentin për të dhënat që nuk ishin në favor të zotit Kosta, por sërish firma presidenciale kishte rënë mbi një kandidaturë politike e cila më pas u rrëzua. Mund të jenë aktualisht kandidatura të tjera të përzgjedhura që kanë në sfond të shkuarën e tyre jo vetëm profesionalizëm, por dhe angazhime e përzgjedhje të dukshme politike apo edhe me hije të ligjit të lustracionit që nuk mund të injorohen.

Kjo është një sinjal i ri se nuk është treguar kujdesi i duhur dhe mund të gjendemi përsëri para faktit të rrëzimit të kandidaturave me të drejtë nga Parlamenti. E kështu sërish do të kemi ndoshta një tryezë të ish-presidentëve e ish-drejtuesve të “qeverisjes së drejtësisë” që do të thërrasin diplomatët për tryezën “V. Kosta 3”, me dallim që këtë herë do të kemi një emër tjetër që mund të lakohet.

Do të sugjeroja për ish-presidentin e moshuar Moisiu dhe shkëlqesinë ambasadorë të shumëmerakosur si z. Withers, të organizojnë sa më shpejt një tryezë për të parë nëse 3 kandidaturat që do të paraqiten në Parlament i kanë shërbyer politikës në të kaluarën? Kjo, për faktin se nëse Kuvendi rrëzon ndonjë kandidaturë të propozuar nga Presidenti Topi, të mos shohim ditën pasardhëse një tavolinë “politike e gjyqësore” me praninë e Shkëlqesisë Withers, të thirrur prapë nga ish-presidenti Moisiu. Kjo edhe për arsyen tjetër se në “tryezën-bufe-takim” të javës së shkuar u hodh meraku që Parlamenti vetëm duhet të votojë formalisht të përzgjedhurit nga Presidenti. Pra nuk qenka për asnjë nga ish-ët dhe aktualët halli i “V. Kostës”, por i atyre kandidaturave që kanë “telashe me të kaluarën” e duan ndihmë për t’u votuar!

Duke iu rikthyer fillimit të shkrimit, do të thosha se nëse nuk propozohet heqja e statusit të ish-Presidentit Moisiu, nuk duhet të habitemi se siç e ka filluar, nesër mund të kemi një tryezë të organizuar nga ish-Presidenti ku të flitet për rolin e madh të Mehmet Shehut, e pas kësaj të na thuhet sikur të kemi “një Kryeministër si Mehmet Shehu”, atëherë do të “rregullohet drejtësia”?! 

28 Komente

i nxori jashtqitjet Berisha ti bejne shantazh Mojsiut. Ky Berisha eshte rezik per demokracin dhe si i tille duhet eleminuar nje ore e me pare, nje ore e me pare.

po nuk mban pergjegjsi berisha mer shkenctar se del dikush dhe shkruan nji palo artikull...une vej re nji paaftesi te theksume gjykimi te shume ketu. Sa here nuk u pelqen dicka, e kane pergjigjen gati: ah ky berisha...ky legeni!
 

Tani, sa per artikullin, Moisiu nuk shquhej per naj oratori ose perpunim te mendimit. Ato superlativat per M. Shehun jane me teper si pasoje e konfliktit me Berishen po mund te jene edhe si pasoje e faktit qe si ushtarak i bente pershtypje te mire kur gjerat beheshin me urdher, dmth kur urdhrat e k/m zbatoheshin si ne ushtri. Kjo tregon edhe sa i ceket eshte ne arsyetim, se sa pak e njef efektivitetin e nji qeverisje te mirfillte dhe jo te nji diktati ku i forti ben ligjin. Ajo qe eshte me e keqe eshte se ne akoma vuajme ket mendsi pune; qe ai qe eshte punesu si kryeminister, minister, drejtor drejtorie ose pastrues zyrash qeveritare paguhet prej atyne qe paguajne taksa dhe duhet me dhone llogari se sa i ka meritu kto pare. Poplli-bageti si Moisiu & co. vlersojne tipa si M. Shehu me te cilet "nuk beje dot shaka" qe dinin te jepnin urdhra (ne shumicen e heres sepse ashtu donin ata dhe llogari nuk i jepnin askujt). Edhe Berisha nga ky model ka mesuar.

blendo, me ke borxh 90 sekonda, mi kthe kur ti kesh po te pakten brenda qershorit

smileysmiley

I dashke edhe me ultimatum, pa le smiley

 Mehmet Shehu, siç shkruan edhe i biri, ka qene i gabuar si politikan por si ate e don dhe e nderon. Dhe Mehmeti e meriton dashurine e te bijve sepse ka qene nje burre zotni gjithe jeten e vet: ka studjuar qysh femije, ka punuar çdo dite te jetes se tij duke terhequr nje qerre te vene perpara buajve, ka qene burre trim, i zgjuar, nuk ishte dredharak, nuk thoshte genjeshtra, kurre, fjala e tij ishte pa pislleqe mbrapa...Njerezit me probleme ne biografi e dinin qe njeriu i duhur per tju drejtuar ishte Shehu. Mehmeti ishte nga te paktit e bandes - sebashku me Nakon e, deri diku Hysniu (ky i fundit me shume per nga zgjuarsia dhe maturia se sa nga kompetencat) - qe do te mund te ishin njerez te rendesishem edhe ne nje Shqiperi te lire dhe demokratike. Po te ishte ne doren e Shehut Shqiperia do te dilte nga lufta ne krahun e Anglo-Amerikaneve. M.Shehu do te kishte qene njeriu i vetem qe - me autoritetin, respektin qe gezonte ne popull dhe parti si dhe me vendosmerine personale - do te bente te mundur transicionin me optimal nga skllaveria ne boten e lire. Dhe jam i sigurte qe ai do ta kishte bere. Dhe ne sot do te ishim ne shtepine tone dhe jo rrugeve te botes. 

Mehmeti nuk do te kishte ngritur kurre dore ndaj familjes se shokut Enver, por si njeri qe e njhte mire situaten nuk do te ngrinte kurre doren kuder Shqiperise qe ai e donte me zjarr. Mendoj qe (vete)vrasja e Mehmetit ishte nje nga vendimet e gabuara te shokut Enver parashikimet e te cilit ishin gjeniale pikerisht sepse u dilte krejt e kunderta, duke prodhuar sistematikisht "pasoja te padesherueshme". 

Deshmitaret thone qe njehere ne lufte, shoku Mehmet pro-Amerikan e i paster i cau gjoksin me thike nje ushtari Italian, ja nxorri zemren e kafshoi ne sy te partizaneve te tjere.

ide e mire

une them te heqim edhe Berishen sepse ka levduar Zogun.

Edhe ai ka vrare e ka prere dhe ka vjedhur floririn e popullit.

Nga gjithe mbreterit e larguar ne bote, ai ka ikur me sasine me te madhe te floririt te popullit. Me shume se mbreterit e suedise e italise e popujve te tjere te medhenj. saliu i beri bust

bukur, te heqim saliun

lol

Nga gjithe mbreterit e larguar ne bote, ai ka ikur me sasine me te madhe te floririt te popullit. Me shume se mbreterit e suedise e italise e popujve te tjere te medhenj. saliu i beri bust

Me fal po, nga i nxorre keto statistikat? E kerkova ne uikipidia po s'me nxorri gje.

 Vetem se, ne rrugen drejt Komunes Primitive, Shoku Enver e shfuqizoi kodin civil te Zogut, mbylli dyqanet, i ktheu njerezit ne skllever, u perlau njerezve luget, pirunjte, karriget, librat, vrau shoket, armiqte, femijet e tyre (qe u kishte vene emrat vete), miqte e vet dhe te tyret, familjaret...dhe e gjitha kjo per çfare? Per ta lene Shqiperine germadhe...

 E drejte. Prandaj them, kush lavderon enverin e zogun, te pirdhet.

S'je dakord?

 Budalla i pademshem.

Kodi civili dhe ai penal i Zogut ishte apo jo me i perparuar se kodet e shokut Enver? Zogu a i ktheu shqiptaret ne skllever, a u perlau luget, pirunjte, shtepite, librat, tokat, dyqanet...a i vrau miqte, armiqte (Zogu i pagoi Ali Kelmendit shpenzimet mjekesore...sa komuniste burgosi Zogu? ca kokrra?),femijet e miqve, familjaret...a e la Shqiperine me keq se çe gjeti? Si ishin te drejtat e njeriut ne kohen e Zogut? Zogu ishte burre trim, nxorri koburen dhe luftoi ne mes te Vjenes per jeten e tij. E çoi Shqiperine drejt Europes apo drejt Komunes Primitive? Kur i ra te fiket regjimit te shokut Ramiz (çfare do te ishte shoku Ramiz ne Angli, Suedi etj ose edhe ne Shqiperi po te mos kishte krijuar Miladini Partine Komuniste te Shqiperise per ti garantuar Kosoven Titos, siç krijoi Stalini P.K. te Kines per te mbajtur Mongoline e Jashtme per vete?) sa ndertesa mbeten ne Shqiperi? Ato qe ishin ndertuar ne kohen e Zogut?

 

 

 

 Zogu a i ktheu shqiptaret ne skllever, a u perlau luget, pirunjte, shtepite, librat, tokat, dyqanet...a i vrau miqte, armiqte

 

Po. E mbushi Shqiperine me kapterre maloke qe dilnin me naxhake ne brez. Pse kujton ti se pesoi me shume atentate se te gjithe Zogu? Kot per qef? Trimi i madh, atje ne afriken e jugut me bisht ndershale e me buken e popullit. Zogu ishte nje nga njerezit me te ndyre te historise, ne nje nivel me enverin. Pasuroi racen e vet e te tjeret i zhyti ne varferi, njesoj si Berisha. Prandaj dhe populli e pa si zgjidhje komunizmin, qe te shpetonin nga varferia e zogut. Katil per katil, zgjodhen enverin. 

O sadik me thuaj nje gje? Sa ke lexuar per Zogun dhe kohen e qeverisjes se Zogut ti?

 Dhe Berishes i takon te lavderoje Zogun e ta marre me arme ne dore per te hyre ne kryeministri, vetem se Enveri sipas mendimit tend qe pak me i keq se Zogu. (mua me duken njesoj.)

 ti kent i leshit

 

Ke nje brisk aty per kollaj e te vish t'i japesh nje tegel?

 Kent, Po te perdoren kriteret e gjykimit te botes se perparuar Shqiperia e Zogut ishte -vetem 15 vjet e pavarur- me standarde njerezore, shteterore dhe kostitucionale te shkelqyera. Ndersa Shqiperia e shukut Enver ishte ku e ku me mbrapa - gjithnje me objektiv Komunen Primitive - ma mbrapa se Turqia e Sulltan Mehmetit II (Ptriarku i Kishes Greke gezonte perkrahjen e shtetit), apo te kohes se Romes se vjeter kur sklleverit kishin te drejte te mbanin pula ne oborr...

Me standardet e blogjeve eshte gje tjeter dhe ne per fat te keq apo te mire (per ata qe skane pune tjeter) jetojme ne kohet qe taxisti me celular be reporterin, blogisti ben analistin dhe turma ben qeverine...

Duhet ta mbyll, se nje administrator me ka cilesuar si abuzivist...

 

 

Ore a e ka nigju njeri ca ka thon Moisiu, apo vari lesht nxirrni konkluzione bazuar me kete qe thote ky tyçi?

Ky tyci o Ronsi, vetem sa ja ka ngritur vlerat Moisiut. Per mua Moisiu do ta kishte per nder qe tia hiqnin "titullin" President. Keshtu edhe ketij tycit do ti behej qejfi, por edhe Moisiu do te shpetonte nga te qenit president tyc si Bomi, Sula apo Xhepi. 

 Te me ndjeje shtypi i lire dhe shume i lire, por gazeta Standart eshte nje version light i gazetes 55 te Fahri Halese. 

Po "gazetaria" qe ben ish-zedhenesi i Ben Imamit Lorenc Vangjeli ku klasifikohet, si ramiste nuk diskutohet por light apo heavy ramiste?

Hem, Lorenci klasifikohet tek perimet djegeze (spec djegs) dhe po ta lexosh shume do te te djege bitha kur te kryhesh jashteqitjen e radhes. Prandaj ben mire te mos kruhesh me te.

nuk jam aq budalla sa te lexoj zedhenesin Vangjeli. Te lexosh Lorenc Vangjelin do te thote te mos kesh respekt per veten. Po ca te bej kur krijon ndotje akustike me ato qe thote ne studijo televizive?! Tani, qe te mos i hame hakun, Lorenci si spec eshte ne pamje por jo ne permbajtje. Po te jete zedhenesi Vangjeli spec djegs Fahriu Balliu eshte vullkan fare qe percellon cdo gje.

lol, per fahrijen pyet Koth-in se ai e njeh mire. Sidoqofte nese nuk e lexon Vangjelin ben mire se vetem keshtu mund te kesh respekt per vehten. Puna eshte po te tjeret  a kane respekt per ty?

e njeh edhe zedhenesi Vangjeli Fahriun. Sa here qe ka perballe Fahriun i shkreti Vangjel skuqet si ta kene rrahur me hidhra. Ne momentin qe une do te lexoj zedhenesin Vangjeli, une e kam hedhur poshte gjithe inteligjencen time dhe pas kesaj s'besoj qe mund te me respektoje njeri. Gje qe s'ka gjasa te ndodhe.

Me te vertete qenke intiligjent. Ore kot me te pyt, ca do me thone "me qene intelegjent"?

definicion i shkurter pa hequr filxhanin e kafese nga dora: mos me te bo budalle Lorenc Vangjeli. Nese arrin kjo dite per ndonjerin ketu, te shkoje me kembet e tij ne psikiatri dhe t'i ngryse ditet atje se nuk i vlen askujt me.

definition of inteligent:

In`tel´li`gence

 

n. very smart

Antonyms: foolish, idiotic, imbecile, stupid, kallash

Lereni Moisiun e shkrete se pershesh me kos po ha.

Nga Mehmeti,te vetvrasja e dominoja nuk ke se cfare ti zgjedhesh te mjerit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).