TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se nga data 1 korrik do të bëhet rritja e pagave dhe pensioneve e paralelisht me këtë edhe shkurtimi i buxhetit të institucioneve. Rritja, sipas tij do të jetë me e madhja e bërë ndonjëherë. Deklarata është bërë në mbledhjen e qeverisë, ku Berisha ka theksuar se një hap i tillë është kundër rrymës, pasi bota vuan pasojat e krizës ekonomike.


"Kjo rritje e pagave dhe pensioneve, vjen në kundra rrymë me të gjithë trendin e qëndrimeve të qeverive të vendeve të Evropës, por në tërësi edhe të botës"- tha Berisha, duke shtuar se përfitues do të jenë 820 mijë qytetarë shqiptarë.


Berisha theksoi se këtë vit shkohet në Parlament me qëllimin për të shkurtuar shpenzimet e institucioneve. "Në qoftë se vendosim të rrisim rrogat dhe pensionet, ne do t'i qëndrojmë asaj që kemi deklaruar për shkurtimin me 20 për qind të buxhetit të të gjitha institucioneve"- tha ai.


Më tej, Berisha ka folur me tone entuziaste për rritjen e "paprecedentë të eksporteve "Made in Albania". Sipas tij rritja me 14 për qind e depozitave bankare dhe rritja me 28 për qind e regjistrimit të bizneseve të reja në 5 muajt e parë të këtij viti, "janë tregues të cilët përgënjeshtrojnë në mënyrën më bindëse të gjithë propagandën e zisë dhe ndjellakeqe që bëhet sot rreth situatës së ekonomisë shqiptare dhe shtyjnë qeverine shqiptare të ë vendoset në kundra rrymë për rritjen e rrogave dhe pensioneve, siç ishte parash

 

Une jetoj ne Kine dhe qe te shprehet qeveria keshtu  eshte mese normale ( por rezultatet ketu jane shume me te prekshme ) shoh qe edhe ne Shqiperi po perdoret e njejta gjuhe, prandaj doja te dija po ne Evrope e Amerike ose ne vende te tjera ??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).