Shumë herë me ka ndodhur që kur shkoj në Shqipëri për pushime, të dëgjoj miq, shokë, të afërm, por edhe në stacione televizive, të shprehen se “ja erdhën refugjatët”. Ndoshta cilësia e shqipes sime nuk ështe në lartësine e duhur, por në qoftë se do u referohesha gjuhëve të tjera, kjo fjale më duket e papërshtatshme për t’u përdorur kur bëhet fjalë për gjithë ata shqiptarë të cilët emigruan në vende të ndryshme të globit. Egziston një ndryshim i madh midis përdorimit të këtyre dy fjalëve, të paktën në vendet e tjera të botës.

Ajo që kuptoj unë është se fjala refugjat duhet përdorur kur bëhet fjalë për ato persona që u larguan në mënyre demonstrative, siç mund të konsiderohet ikja nëpërmjet ambasadave në 1990, por edhe ikja me anije gjatë eksodeve. Por a duhet akoma t’i quajmë këta persona refugjatë?

Unë mendoj se përderisa këta persona e kanë mundësinë të kthehen në Shqiperi, meqë askush nuk i ndalon ta bëjnë këtë gjë, atëhere kjo fjalë apo ky epitet nuk duhen përdorur më. Refugjat mund të quhen ata persona që nuk e kanë mundësinë të kthehen në vendin e tyre sepse vendi i tyre nuk u siguron mundësitë minimale të jetesës. Për këtë arsye gjithashtu mendoj se ky epitet nuk duhet përdorur për ata persona që nuk shkojnë dot në Shqiperi sepse nuk kanë dokumente qëndrimi në vendet ku jetojnë.

Një mendim tjetër më bën të mendoj mospërdorimin e këtij termi mbi këtë grupim njerëzish. A mund të quhen refugjatë, apo edhe emigrantë, ata persona që shumicën apo më tepër se gjysmën e jetes së tyre e kanë kaluar në një vend tjetër dhe jo në Shqipëri? Një person që ka lindur në 1971 dhe që nga viti 1990 jeton në një vend tjetër në të cilin është bërë edhe qytetar i atij vendi, përse vallë duhet quajtur emigrant?

Kur kthehemi në Shqipëri nuk kërkojmë të na presin me buqeta lulesh apo të na nderojnë si heroj meqë sa herë që shkojmë sjellim një sasi valute që sadopak i shërben ekonomisë të ketij vendi. E vetmja gjë që kërkoj është që të mos na ofendojnë, sepse fundja fundit ishte ky vend që na detyroi të merrnim rrugët e botës për një jetë më të mirë dhe për një mundësi më të madhe.

308 Komente

I dashur Erion,

Sic edhe mund ta dishe,  ka shume shqipetar qe edhe mbas eksodeve te 1990 apo 1991, vazhduan te mernin statusin e refugjatit ne vendet perendimore sepse deklaronin dhe dokumentonin deshmi te reme per gjoja persekutimet e tyre. Si dhe ka shume te tjere qe jane larguar nen statusin e emigrantit ekonomik. Nese ju nuk beni pjese tek kategoria e pare, me siguri jeni tek e dyta. Megjithate, ne ketu juve atje ju quajme emigrant. Per ata qe kthehen pergjithemone ne ju themi "u kthyhen nga emigracioni". Ndersa per ata qe tashme gezojne shtetsite perendimore, si ate Italiane, Greke, Gjermane etj. ne ju themi "shtetas italian, apo gjermane, apo greke me kombesi shqipetare".

Mos u merzit Erjon,tjetri me pasaporte diplomatike,8-9 vjet funksionar ambasade futet ne kafe ne Ali Dem,dhe : Po hajde mor rrefugjat na jep noj birre se na u tha gurrmazi.

Nuke kane me te keq kupton? vetem se te gjitha i kane permbledhur ne nje fjale qe kushedi eshte me e thjeshte per tu shqiptuar,rrefugjat.

vdesin robt per icik status..

Nuk besoj se fjala emigrant/refugjat perdoret gjeresisht ne kuptimin negativ ne Shqiperi ( mund te kete raste te rralla)!

Emigracioni eshte nje fenomen relativisht i ri ne Shqiperi (flasim pas 1990) dhe natyrisht qendrimi ndaj emigracionit eshte i mbushur me kompleksitete negative/pozitive. Nje brez i tere u edukua ta shikoje emigracionin si nje fenomen te keq, te zi, qe te shkaterron jeten, qe te ndan nga njerezit, nuk lihet atdheu per leke etj etj ... you name it!

Por a eshte emigracioni kaq i keq/i zi etj? Nga pervoja ime personale si emigrant/refugjat i hershem i viteve 90-te mund te them qe une nuk mund ta imagjinoj veteveten si mund te jetoja pa keto eksperienca (te mira dhe te keqija) qe kam pare e jetuar per gjithe keto vite! Une ndihem qe jeta ime eshte me e plote dhe me e pasur nga ana shpirterore (materiale po e po!).

Ne bote emigracioni eshte pjese e jetes dhe nuk shihet domosdoshmerisht si fenomen negativ. Njerezit gjithmone emigrojne per nje jete me te mire, per nje pune me te mire, per te kaluar pensionin ne nje vend me te mire etj etj. Nje fakt: Ka me shume angleze qe jetojne ne Indi se sa angleze qe jetojne ne Angli!!

Refugjat mund të quhen ata persona që nuk e kanë mundësinë të kthehen në vendin e tyre sepse vendi i tyre nuk u siguron mundësitë minimale të jetesës.

Njerzit ne shqiperi kane te drejte: Refugjat jemi!!

hihhi e njejta gje qe me erdhi ne mendje smiley

Heme se edhe ju refugjatet shume pordhe keni smiley

- Vini ju ne Shqiperi veres dhe aksidentoni e sakatoni qindra njerez ne rruge. E di njeri si ecin refugjatet me makinen rrugeve te Shqiperise? Me keq se psikopatat, jo te gjith, po nje pjese e konsiderushme.

- Vin refugjatet shesin edhe i cik pordh, helbete kush jemi lol, sikur punoni presidenta firmash andej.

- Paret i sjellni po i sillni per familjet tuaja, familjet tuaja duhet t'ju majne ne pellemb te dores. po nga ne te tjeret qe sju kemi gje (dhe sna keni dhene lek smiley) mos prisni shum.

ahahha te njejtat budalliqe qe degjoj nga fisi im kur kthehem. Se shqipet e sh rregullat rrugore i vdesin fare (eshte cik si puna e tiransave (ata me targa tr dmth) ne vl, i shef qe rregullat se dine se ca jane)...

Sa qejf qe kemi ne shqipet qe te shajme nje cik (nga sa me larg te vish aq me shume te shtohet doza) smiley

Bo sa i hidhur ky kepi. Meqe jemi te tema 'refugjatllikut' bejme icik gallate tani. Cilet refugjat shqiptar jane me te lodhmit? Kam menduar gjithmone se ata te greqise, por kam degjuar ne tirane te thuhet se 'refugjatet e amerikes jane me te lodhmit, me te lodh se edhe te greqise bile. Ncuq ncuq. Se di nga ka dal ky mendim por kam degju nje tip bejte shume te 10me qe te kap gazi sa here e thua, ka shume versione por shkon pak a shume keshtu: nga katuni u shkule/shkove n'amerik/me qafem e skuqme/na bo dhe tangerllik. Hihihihi

ahahahaaaa.... i modh fare!

emo, fundjaven e memorjes merrnin robte ne telefon ne radio dhe ankoheshin:

njuxherzianet:

-nju jorkezet nuk i dum te vijne ne Jersey Shore, na flliqin pllazhen, flasin me ze te nolt, trafik shume, s'ka ven per qerret tona

-Dhe me e rendesishmja s'dine me anglishtu "Newark": i thone Njuerk a jo Nuuak.

Halle halle kjo dynja mer emo, halli hallit nuk i ngja smiley.

ene Bostoni na e ka me hile, por "ne" do rezistojm. smiley

 

po me Bostonin c'patet?! smiley

tna merrni te keqen ju njujorkaret neve moret vesh smiley, se vini deri ne njuxhersi te mbushni makinen me gas dhe te blini paketat e cigareve smiley

Romak kjo puna e te lodhmit ju ka dale nga Rinasi. Kur arrini aty mbas 9 orë avion, në mes të verës jeni si pras i këput n'dysh e ju duhet 1 javë me kap veten smiley

Na e qiti kallajin fare borizani. Ej mos mer ti se une flej i nate me para ne Rome qe tme iki e skuqmja nga qafa....haaaa

Hahaha e paske gjet mirë planin. Një natë në Romë është si stacion tranizicioni që të ndihmon me fillu përshtatjen sociale me ambientin e destinacionit final smiley

Romak, se di ne te ka rastisur te heqesh skuqmjen tek terminali i shqiptarve ne Milano. Aty po qe procesi i heqjes t'skuqmes merr perkufizim tjeter. smiley

o romak eshte e vertete qe ekziston mendimi qe "refugjatet" qe vijne nga Amerika jan me te lodhurit, jo fizikisht kur zbret nga avioni lol, po te lodhur menderisht, te stresuar, te renduar. un kam nja dy raste te njohurish qe vane ne Amerike tamom dhe kur erdhen kishin ndryshuar fare si tipa, folshin kot, qeshnin kot, nuk u njifshin mo, te lodhur me nje fjale. Po jo vetem me keta te njohurit e mi, po edhe raste qe u kane ndodhur te tjereve, kjo "qeshin kot, palidhje" ishte sindrome e pergjithshme e refugjateve ameriqane. Shpresoj te te mos kete kapur edhe ty smiley, po ndoshta je me familje aty dhe e ke kaluar lehte, se vallai keta qe vene vetem coc shkasin pak. Ne Amerike shkarja eshte me e modhe lol se atje punohet vence, si kal karroce, kapitalizem i gjalle, ndersa Europa eshte dicka me sociale e me e lehte.

Po emigrantet me vari lesht jane keta te Greqise, ndoshta ngaqe jan te shumte ne numer dhe bien me shume ne sy. Tipari nr nji i tyre (nje pjese, qe te mos i sterotipizojme) eshte hapja by,thesh kur i thone, sikur vijne nga australia e jo nga Greqia e leshit. Ne vazhdimesi te asaj by,the hapjes keta gjoja kane harruar edhe shqipen, flasin greqisht, qeshin greqisht, shajne greqisht... U kan vene edhe nje emer andej nga jugu "erdhen jorgot"lol. Gjithashtu kontigjenti grek eshte edhe kontigjenti me i tmerrshem ne ngarjen e makines, ktyre duhet tu hapesh rruge se o te bejne cop makinen o te len sakat per jete. Ja erdhi vera tani prap, do ta stresojn prap popullin maqine-ngares me ecjen e tyre katastrofale. Pas grekeve, si ngares psikopatik renditen britaniket, apo si kane timonat majtas keta.

kjo "qeshin kot, palidhje" ishte sindrome e pergjithshme e refugjateve ameriqane.

Ty ndoshta te duket pa lidhje o Kep keshtu ne siperfaqe por ndoshta qeshin me formen ne te cilen ti ha, kruan hunden, mban celularin mbi tavoline perkrah Karelia Slims,... smiley

lene mo se na bone me 1 kile komplekse me kto qe ke shkrujt per mu lol, ma mylle gojen, skam ca them me lol. U munove noj cik apo te erdhi per smrenshmi? Mos ke qen gjo mer perpara refugjate ne Amerike? smiley

Ahhhh, qe me preke ne seder me ato komplekset. smiley Burimin e frymezimit e kisha te mire ndaj me erdhi fapppp, komplet natyrshem. smiley

Tashi ti ç'kishe per t'kundershtu? S'pi Slims gje? smiley

 

s'pi fare duhan, kshu qe qellove si kalama o Mane lol.

Hik mer! C'mashkull qenke! smiley

mos ja ver veshin robve ne shqiperi o burre se ashtu jane, gjithe opinione per gjithcka. Ti ne Evrope je social, ti ne Amerike je i lodh. Ti ne New Jersey je mire, ti ne NY je keq, ndersa ti ne kenerik je i pasur..hahaha, nga rob qe s'kan shkel ndonjehere ne amerik...ja kam kushon mu aty ne Brooklyn lol Kur iken ne shqiperi, mbyll veshet, hap syte, dhe vari trap1n ....

ka prej atyne qe, kur bo muhabet, te japin mend qe nga shqipria se ca duhet me bo n'Amerike...dmth, naj tip biznesi etj. Kto shqiptaret e msojn cdo gjo ul ne stolat e kafes. Kshu edhe puna e kepit

Refugjatet e  Amerikes vertet qe se si duken kur vijne ketej, si te humbur.
Te krijohet pershtypja sikur andej jetojne vetem me kompjuterin. Dhe ata te Ameriks dallohen direkt. E para:

1. Ulesh ne nje lokal lagjeje, nga ato me karrige plastike te vjetra, nga ato qe gjithe jeten kane ofruar per klientet vetem kafe, raki, konjak, birre me krikell, uje me gaz, pije me gaz me limon ose me portokall, dhe mjedisin brenda e kane pa asgje te vecante. Emigrantet\refugjatet e Amerikes, pothuajse te gjithe, sapo ulen, pasi e shohin kamerierin nga koka te kembet, sikur prisnin ndonje garson francez me papjon, te zhgnjyer i thone cunit te nurijes qe po punon kamerier te lokali i dajes vetem per kete vere, sa te filloje shkolla:
-Me jep nje meny, te lutem.
Kamerieri zgurdullon syte, dhe pasi sheh qe ka veshur nje T-shirt si nga ato qe te gabi i gjen me 500 leke te vjetra, pantallona te shkurtra 500 lekshe e kepuce\sandale nga ato qe shqiptaret i veshin vetem po t'ia falin e po te mos kene c'te hane, menjehere kupton qe ky tipi paska ardhur nga Amerika, dhe i thote shkurt:
-Jemi bar... kemi vetem pije te nxehta ekspresi, pije alkoolike e pije te ftohta jo alkoolike. 
Refugjati amerikan psheretin i deshperuar e tund koken ne pike te hallit, sikur s'ka ardhur per te pire nje gje cfaredo e te beje dy pare muhabet, por sikur po porosit pjaten e fundit para ekzekutimit me vdekje. Kamerieri e sheh me padurim, se s'ia ka ngene. Zakonisht shoqeruesi shqiptar i amerikanit, perpiqet ta zgjidhe situaten duke thene: "Cuno, sillme nje kafe mua... (pastaj i kthehet amerikanit te humbur ne mendime) merr ndonje birre... fanta me limon, portokall... Refugjati amerikan kembengul nga kamerieri:
-Cfare llojesh birrash keni?
-Tirona, Korca, Amstel, Stela.... 

Amerikani s'eshte i kenaqur dhe se nga gjen nje emer birre qe s'e njeh njeri:
-Po birre "gfgdffdfdfdfdfdf" nuk keni?
-Jo, vetem keto kemi. - thote kamerieri dhe ben nje hap gati per te ikur.
Amerikani pyet per llojet e pijeve freskuese, per marken, pyet per llojet e pijeve te nxehta (vetem kafe jo) pyet se si i bejne dhe ne fund leshon nje:
-Po gatime, embelsira... 
-Jo. - i thote prere kamerieri, mbase gati per t'i rene me tabaka kokes. 
Ne fund, refugjati amerikan, tund koken sikur "jo, ky vend s'behet me" dhe thote i lodhur:

-Me sill nje c'te duash. - dhe e leviz doren sikur s'ka piken e rendesise pija, edhe pse sapo beri inventarin e lokalit me imtesi. Kamerieri i bezdisur sugjeron nje pije freskuese me limon, fanta me limon, bie fjala.  Amerikanit i shpeton nje "whatever" qe shoqerohet me nje tundje koke e tipit "vari lesht." Kamerieri, cuni i nurijes, ia sjell dhe nga inati as ia hap tapen, i sjell ndonje gote te shemtuar e ia plas aty. Para se te filloje biseden, amerikani merr shishen e pijes freskuese, shikon etiketen, shikon tapen, shikon bythen e shishes, e peshon nje here ne dore shishen dhe pastaj porosit akull, tejet i ofenduar qe s'kishte akull. Pasi vjen akulli, e pi me dyshim, sikur s'ka porositur nje pije per te bere muhabet ne tavoline, por sikur sapo ka investuar gjithe pasurine te nje firme. Pastaj shpjegon, mundesisht me ze te larte, qe ta degjojne dhe te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai... (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe. 

2.

Kur ecin rrugeve e cojne koken sa majtas-djathtas, sa lart-poshte si Liza ne Boten e Cudirave, dhe ne kryqezime shohin shqiptaret kembesore qe kalojne trotuarin me semafor te kuq duke tundur koken me "ky vend s'behet me" dhe pret aty ne trotuar, edhe pse s'ka kokerr makine rrotull. Shoqeruesi shqiptar e kupton qe ai ka te drejte per kete, sepse rregulli eshte rregull, megjithate  i hane kembet te kaloje, kur sheh gjithe njerezit e tjere ne trotuarin matane tashme. Refugjati amerikan nuk harron te ankohet, a thua se para se te ikte ne Amerike, shqiperia mbahej si vendi qe kishte shpikur semaforet dhe rregulloren e qarkullimit ne bote. Por me bukur eshte kur futen te kalojne kur semafori i kembesoreve eshte jeshil, por papritur behet i kuq dhe i kap ne mes te rruges. Semafori i kuq sikur u leshon nje komande ne koke me bluetooth, qe i paralizon ne mes te rruges. Ndalojne te tromaksur, shqyejne syte nga makinat majtas e djathtas, gati per t'u nisur, dhe hapin krahet si ata akrobatet e cirkut qe ecin mbi litar. Shoqeruesi shqiptar ne keto raste eshte shume i dobishem, pasi e kap prej krahu dhe e con shendoshe e mire ne trotuarin matane, ku refugjati amerikan duket sikur eshte gati te ulet ne gjunje e te puthe trotuarin si odiseja kur zbriti ne toke. Ketu, refugjati amerikan nuk harron te thote, duke ngritur zerin qe te shkoje informacioni dhe te te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe.

3.

Kalon ne nje dyqan kepucesh andej nga medreseja, ku shitesi mund te jete nje tip qe pellet "hajde kepuce te mira te lira" dhe ne sfond mund te degjosh ndonje gabele  "hajdeni zonja, breke e sytjena ketu, erdhi malli ri, u hap thesi... urdheroni."
Refugjati amerikan merr nje atlete, dhe s'di pse kthehet nga shoqeruesi shqiptar dhe e pyet sikur shitesi te jete manekin: "sa mund te jene keto?" Shitesi, si duket nga frika se mos e marrin vertet per manekin, pergjigjet para shoqeruesit "12 mije leke, shoku... merri provoji. Jane mall i forte, mall i ri, sa kane ardhur."
Refugjati amerikan i shqyrton me kujdes deri perbrenda, dhe me nje fytyre qe besoj se e ka perdorur edhe ai qe thirri i pari "Eureka," thote me bindje: "Jo, jo, jo... keto nuk jane origjinale" dhe pastaj i tund ne dore atletet...
Shitesi dhe shoqeruesi e shohin si per t'i thene: "Po normale qe s'jane origjinale. Origjinaleve 12 mije leke (12 dollare) s'u bejne as lidheset." Shitesi e kupton qe ky pale se nga vjen, dhe i duket e udhes t'ia fuse sa krahu, ndaj merr nje atlete tjeter, nga ato me shkronja kineze, dhe i thote: "Shiko, keto jane origjinale. 50 mije leke, t'i marresh."
Edhe ketu, shoqeruesi shqiptar eshte shume i dobishem dhe e terheq prej krahu duke e larguar qe aty. Refugjati amerikan nuk harron te thote, duke ngritur zerin qe te shkoje informacioni dhe te te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe.

 

Me ata te Italise ke qejf te besh muhabet.

Ata te Greqise zakonisht duken te rraskapitur e duket sikur me mire hane ketej se andej. Keta te Greqise kane nje gje... ecin jashtezakonisht keq ne rruge. Shumicen e aksidenteve keta e bejne. Vjet vdiqen gati 40 vete per 2 muaj nga aksidentet, dhe shumica e shkaktareve te aksidentit ishin me targa greke.

 

 smiley 

i madh!

 

smiley

hihihihi

paske dell per te shkrujt nai pjese teatri per zotin

oh sa kam qesh. rrofsh rrofsh

looool

5*!

Shume pershkrim interesant Dejavu, kjo sidomos " qe ta degjojne dhe te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai... (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe", eshte mese e reale.

 smileysmiley

 vdes poplli jon per histori ku 'shatari i mencur ja fut qytetarit mendjemadh haha

shif si thot ky 'pasi i beri inventarin lokalit' - dmth, ti si myshteri, s'ke te drejte te dish ca ka, po do marresh ca ti doje trap1 atij te lokalit apo cunit te nurijes qe me nje dore kruan sumen e me tjetren te sjell kafen. sigurisht, gabimi eshte i 'refugjatit' qe u fut ne 'mihone ne radhe ne pare

po pse, kur ti doje trap1 semaforit do kalojme rrugen ne shqiptaret? jo po kalo, jo po mos kalo..ik mer se un kaloj kur e ku te du. kuptohet, ky debat behet vetem tek ato dy semaforat qe punojne, se ne ato te tjerat eshte kshu mo...futu or burr se nuk te shtyp ai

masnej kur vjen muhabeti per rroba, o bobo....qe egzistenca e gabit njeher ..dhe robve qe blejn rroba ne treg, eshte matesi me i mire i nivelit. nderkohe, ne ato butiket, kto e hane sa krahu kur blejn nai gjo nga 'amerika'. o e hani sapunin per djath juve atje o nuk ka. megjithate, biznes i mire. blen nai rraqe ktu per 10 dollar, shite atje per 90 dollar me skonto smiley me gjynaf jan femrat ne shqiperi, se vishen shume rremuj, me mode te 5 vjeteve me pare lol 

hec mo, ne fund te fundit, gjeja me per te qesh eshte qe te cajne trap1n, hajde se ne shqiperi jemi shume mire. po mer,  kopsht me tulla jeni

hahaha. e forte, shume teatrale. Kurveleshas me edukat anglosaksone. LOL

" qe ta degjojne dhe te tjeret, qe ne Amerike, ku eshte ai... (e thekson kete) gjerat funksionojne ndryshe... smiley

Refren i cilesise se larte.Vetem se ka qe e kane zerin e ulet po ne thelb po ate thone smiley

E mrekullueshme .

 Ha ha, shume funny, por sa per menu, ju qe ju duket term abstrakt dhe per te qeshur duhet ta kuptoni qe ne perendim (amerke, uk etj), ku ti nuk do me ja dite se kush eshte Nurija apo cuni i saje kamarier menu eshte kontrata mes teje dhe lokalit per cmimet kualitetin premiumin etj. Kur shkon ne nje restorant ne dajt me dy shoke dhe pronari (kamarieri) nuk ka menu por te siguron qe do mbeteni te kenaqur dhe mbas 1 ore e gjyse ta mbush tavolinen sa per nje skuader futbolli dhe fatura eshte sa gjiro e tije ditore atehere do e kuptoni pse duhet kembengulur per menu, nuk eshte kaprico ose shitje pordhe vec konfirmim i te drejtave te klientit qe ne shqiperi jane zero. 

e mo mire qetesohuni, ju megjithe menune e lokalit te nurijes smiley

Se tani qe eshte keq arka e shtetit, i ka lshu Ridvani tatimoret me ju shtrydh kockat naten dhe diten dhe gjithe bizneseve te vogla.

E kshu menuja do jete e detyrueshme ( jo se ska qene me perpara xhanem, por shkelej nje sy) sepse perndryshe kerrcet gjoba treqinepesdhjetmilekshe per mosafishim cmimesh smiley

Bile bile po qarkullojne barcaleta, qe duhet me i afishu cmimet/per_seance dhe kurvat e atashuara prane ndonje lokali lagjeje.

Ah shtet ta hongsha bithen tha....smiley

 

Dejavu,

E pashe vone kete perlen tende dhe nuk po ndaloj dot se qeshuri. Je i modh, ky shkrim duhet mbajtur ne faqe te pare te peshkut per ndonja 5 vjet. Ohh, c'kom qesh me lot.

Rrofsh. smileysmileysmiley

 

 

 

  Tip i lezetshem ai amerikoni refugjat,por jo tipike!

Vertet per te qesh eshte ky rasti!

  Sigurisht qe nuk eshte tipike. Pergjithesimi eshte gje e keqe, dhe shume shqiptare pergjithesojne e gjykojne, (jo te gjithe, s'po pergjithesoj smiley) si ata ketu, si ata andej. Per kete jane njesoj.

Ama, ka nga ata qe sillen si refugjate, pa thirren "refugjate" ne kuptimin negativ.
Dhe kjo nis qe te fakti qe permendin sjelljen e te ardhurave, sic e ka thene autori, si dicka per te cilen kerkojne respekt. Sic e ka thene dhe Kepi me lart, parate ua sjellin familjeve te veta. Familjeve u japim para edhe ne qe jemi ketu, por s'e permendim ore e minute. 

Ligjerisht, refugjat eshte nje azil-kerkues qe ka marre statusin si i tille ne vendin ku ka shkuar te kerkoje mbrojtje. Shume te tille ka ne Angli, se ajo operon gjerezisht me sistemin e azil-kerkimit.

Pra nuk eshte ashtu sic e pershkruan teme-derguesi: Refugjat mund të quhen ata persona që nuk e kanë mundësinë të kthehen në vendin e tyre sepse vendi i tyre nuk u siguron mundësitë minimale të jetesës.

Jo shoku emigrant. Sigurimi i kushteve minimale te jeteses nuk ka te beje hic, po fare me refugjatllekun. Emigrimi po, ka lidhje me ekonomine. Refugjati eshte i tille vetem me status, dhe e merr kete pasi ka kerkuar azil ne nje shtet per shkak te persekutimit te vazhdueshem nga shteti ose organizata te varura prej tij per 5 arsye; etnike, fetare, kombesie, mendimi politik dhe perkitja ne nje grup te diskriminuar shoqeror. 

Per me teper, lexo konventen e Gjeneves 1951 per refugjatet,  se eshte pak e gjate per te ta sjelle shqip ketu.

http://www.unhcr.org/pages/49da0e466.html

E paske perkthy mire ti mer faqen e Migrationsvärket !

 Ha ha ha

Po sjell dhe une nje fragment nga tregimi "Shqipja me dy koka" qe e kam sjelle njehere ketu tek Peshku para ca vjetesh.

 

Kur stjuardesa tha me atë zerin tipik të femrave që janë trajnuar për të komunikuar me njerëzit, se tani po fillonim uljen për në aeroportin e Rinasit, unë u ktheva instinktivisht nga dritarja për të parë poshtë tokën që se kisha parë prej gjashtë vitesh. Tamam në atë cast avioni po bënte një kthesë në manovrimin për ulje dhe ajo që munda të shihja nga dritarja e vogël vezake e avionit që me atë mbulesën plastike paksa të ulur dukej mu si një sy me qepallë, ishte një sipërfaqe e madhe deti që shndriste si një fletë e madhe argjendi nën diellin e pasdites dhe një rrip i ngushtë toke, të dyja të vendosura në një pozicion të pazakontë për shkak të zbritjes, por që prapë të afronin një pamje mahnitëse. Po vetëm brënda pak sekondave, avioni u kthye përsëri në pozicionin horizontal dhe kur pashë shtëpitë e para që vraponin nën krahun e avionit ndjeva një shtrëngim në zemër.

“Eh c’ka për t’ia rras ndonje catie ky me këte kacatorr, se njerëzve poshtë po iu duken edhe kokërdhokët e syve, kurse pista akoma nuk po duket”- thashë me vehte.

Nuk di nëse e keni vëne re se si zvogëlohen avionët dhe shërbimet kur kthehesh për në Shqiperi që nga Amerika. Në fillim fluturon me një avion Boeing 767 që është i madh si një moll dhe ku cdo gjë është perfekte, e largët e “jo personale”. Pas tij, në një nga aeroportet e Europës ndërron në avionin më të vogël Boeing 717 që ngjan si rrugë me dy korsi kalimi, në të cilin pavaresisht se ti shkon në korsinë tënde, duhet të mbash një sy hapur për atë që vjen nga korsia tjetër. Pastaj, diku në Athinë a Romë merr atë aeroplanin shqiptar Bingo 17 a ku di unë cfarë, ku gjërat bëhen fare personale, si në nje dyqan qosheje në Shqipëri, e ku stjuardesa që shpërndan korasanët ndalon mu përpara rreshtit tënd dhe kërkon të falur që ato sapo mbaruan, por sidoqoftë thotë se i kanë mbetur disa pako me biskota për ndonjë që mendon se po e bëjne kastile për të kursyer ndonjë lek.

Ndërkohë avioni pasi kërceu dy herë si një kec i vogël në pistën që u shfaq befas si një kamzhik nën rrotat e avionit, filloi të ngadalësonte shpejtësinë nën duartrokitjet përherë të pamungueshme e po aq të pakuptueshme të udhëtarëve . Në të djathtë u shfaq aeroporti i vjetër që m’u duk sikur ishte zvogëluar edhe më shumë, me arkitekturën e vjetër socialiste dhe me ato pemët e palmave që e bënin të gjasonte me një aeroport kubanez. Pasagjerët qe tashma ishin ngritur ne kembe pa pritur as qe avionic te ndalonte kishin filluar të nxirrnin bagazhet e të ndiznin celularët për të bërë telefonatat e para, ndërsa që avioni po afrohej ngadalë drejt ndërtesës.

Dhe tamam atëhere më mbuloi vala e mallit.

I përfytyroja pleqtë që do ishin plakur edhe më shumë, e që tani me siguri s’po i zinte vendi vend pasi panë avionin të ulej, vëllain e madh që me optimizmin dhe humorin e tij dilte nga cdo situatë dhe që gjithmone kishte qënë një lloj mburoje për budallalleqet e mia, dhe motrën që ishte mbase nga shqiptarët e paktë që akoma nuk kishte dalë ndonjëherë jashtë shtetit se “ja ashtu, për momentin nuk i kishin punët edhe aq mirë, por hë se do rregullohen.” E befas mu duk sikur kisha një jetë të tërë që nuk i kisha parë.

Ndryshimin e statusit tim e ndjeva që me rradhën e pashaportave. Shqiptarët në të djathtë, tradhëtaret në të majtë. Po më dukej vetja si Reshat Arbana tek “Fije që priten”. Për fat rradha ishte e shkurtër dhe polici i doganës pasi i hodhi një sy pashaportës sime dhe fotografisë, pa më bere asnjë pyetje i vuri vulën dhe më tha shqip: “Mirserdhe!”

Ndërkohë valixhet po futeshin njëra pas tjetrës nga një vrimë në mur, dhe pas nja dy tre rrotullimesh, ja tek u shfaqën dhe te miat. I rrëmbeva me padurimin që po më rritej gjithnjë e më shumë dhe bëra për nga dera. Sapo arrita tek korridori i vogël para derës prej xhami, pashë të dy pleqtë me gjithë vëllain që piqeshin në diellin e nxehtë të Rinasit, duke qëmtuar me sy si kokrrat e orizit ne tepsi, të gjithë njerëzit që dilnin nga dera. Mua s’më kishin parë akoma se isha në errësirën e korridorit. Përfitova nga kjo dhe ndenja një minutë t’i sodisja ashtu pa më parë. Mamaja dukej sikur kishte mbetur po ajo, por babai dukej goxha më i plakur. Mbështetur në krahun e Mondit, pasi mesa dukej nuk kishte dashur të merrte shkopin, zgjatej herë pas here që të shikonte se mos po dilja nga dera. Motra s’kishte ardhur. Me siguri qe ajo usdhëhiqte pritjen në shtëpi. Unë bëra përpara drejt deres.

Të parët që m’u hodhën në krahë ishin shoferët e taksive, hamejtë që donin të më shqitnin valixhet nga duart, e ndërsa me një dorë u bëja shenjë të mijve që kisha arritur, me dorën tjetër mbaja valixhet mu si Beni ecen vetë kur për pak po i hiqnin brekët në lumin e fshatit.

Ndërkohë mamaja me nje levizje te stervitur pjesëmarrëseje demostratash e shtyu policin që po mbante rradhën dhe nxitoi drejt meje. Mondi nga ana tjetër, ishte treguar më i shkathët. Se nga ishte futur anash njerezve, e vec kur befas kerceu në krah tim mbi shkallët që vinin pas derës, e ndërsa më dha një përqafim të shpejtë e një rrahje shpatullash, përzuri me të shtyra evgjitët që më rrethonin dhe mori tre-katër valixhe e canta ndërsa ma bëri me kokë për të më treguar drejtimin e makinës. Nga ana tjetër, sapo arriti mamaja dhe unë lëshova valixhet e u përkula ta përqafoja. E mbaja shtrënguar mes krahëve ndërsa ajo qante nën emocionet e para të takimit, dhe mushkërite mu mbushën menjëherë deri në zgrip me erën e guzhines, rrobave të lara e të thara në diell, divanit ku uleshim për të parë televizor e dhjetra aroma të tjera aq familjare te cilat as ai parfumi i përhershëm me erë lule maji që e mbaja mend qëkur isha femijë dhe që ajo e hidhte gjithmonë per raste festash, nuk ja hiqte që nuk ja hiqte dot.

Makinës së vëllait i ishte prishur kondicioneri, ndaj kur hypëm në makinë na pyeti:

- Meqë kondicioneri nuk punon, doni të lemë xhamat hapur që të merrni edhe djersën edhe pluhurin, apo ti mbyllim e të keni vetëm djersën?”

- Mondi, ti e di atë punë – i thashë. Ti je vendaliu, unë jam turist trapi.”

Mondi qeshi dhe mbylli dritaret.

- Nisemi njëherë me dritare të mbyllura, e po qe se ju zihet fryma i hapim prapë. Cfarë pluhuri të kursejmë qar e kemi”. Dhe kishte të drejtë si gjithmonë.

Akoma s’kishim arritur në Vorë dhe ndjeva se si dalëngadalë po më mbulonin djersët. Pleqtë pas emocioneve të para të takimit pas kaq kohësh, tanimë ishin qetësuar. Babai rrinte në sediljen përpara i mbështetur pas shkopit që e kishte vënë mes këmbëve, e herë pas here kthente kokën të na shihte mua me nënën që ishim ulur në sediljen e pasme dhe vinte buzën në gaz i kënaqur e dukej sikur i thoshte sime mëje: “Hë, të thashe që do vijë? Ja ku erdhi!”

Mamaja ishte ulur në sediljen pranë meje dhe nuk më pyeste më si isha e c’kisha bërë, por rrinte ngjeshur pas meje dhe më shikonte duart që i kisha vënë mbi gjunjë. Dy – tre herë zgjati dorën dhe m’i fërkoi për pak caste, por si duket nuk donte të më bezdiste ndaj tërhiqej. Unë ngrita dorën e djathtë, ja hodha mbi supe dhe ajo befas u lumturua. U ngjesh e tëra prane meje e nuk fliste më, ndërsa më mbante me të dy duart pëllemben e dorës që i kisha hedhur në qafë.

Rruga nga Vora në Tiranë dukej sikur kishte dalë nga kronikat e CNN për luftën kundër terrorizmit. Pluhuri ngrihej duman nga makinat që ecnin me shpejtësi në të katër korsitë e rrugës. Aty ku nuk kishte pluhur, mund të shihje tymin e zi që linin nga pas thuajse të gjitha makinat që na parakalonin, ndërtesat një e dy katëshe buzë autostradës, të zverdhura nga pluhuri i rrugës e të rrethuara me kangjella e me polic privat te dera, mu sikur prodhonin breza eksplozivësh. E mbi të gjitha këto, dielli që digjte si sac e që ta cimentonte pluhurin me djersën pas kurrizit.

Befas një makine SUV e madhe, e zeze dhe e shkëlqyeshme më bllokoi krejt anën time, ndërsa po përpiqej të parakalonte mes makinave që dukej sikur ecnin të zëna dorëpërdore me njëra tjetrën. Më dukej shumë familiare, por nuk po e kuptoja dot se c’ishte. Por s’kaluan vec pak sekonda dhe hija e madhe e zezë kërceu përpara tek një e carë që u hap mes qilimit të makinave. O Zot. Nje Kadillak Escalade po ecte përpara meje e dukej mu si një struc mes pulave.

- Ore Mondi! Cfarë është ajo makina që na parakaloi mor vlla?

- është Kadillak. E ka njëri. Ehu sa do shikosh këtu!

E kisha në gojë pyetjen tjetër, se me se e mban Kadillakun ai “njëri” këtu, por e ndalova veten në kohë. Unë kisha ardhur të takoja pleqtë, të cmallesha me miqtë e të afermit, të harxhoja ca lekë për pushime dhe të ikja prapë. Mendtë bëja mirë ti merrja me vehte për aty ku rrija, se do më duheshin. Njerëzit këtu kishin e u tepronin mëndtë e tyre.

Dalëngadale pamjet po ndryshonin. Filluan të duken pallatet e para me ngjyra që ishin bërë simboli i ri i Tiranes në gazetat e huaj dhe ëeb-sitet shqiptare. Zogu i Zi ishte shndërruar në një Papagall me Ngjyra, por prapë nuk dukeshin keq ashtu nga larg. Me moshë të gjithe e duam nga pak make-up. Nuk jane më ato pallate qe ishin kur ti ishe cun i vogel mor lal. E megjithëse gjithshka më dukej sikur ishte zvogëluar e futur në ujë, Tirana përsëri edhe pas kaq vitesh më krijonte një ndjenjë që nuk ma krijonte asnjë vend tjetër në botë. Mall në kuptimin më metafizik të fjalës. Dhe pas kësaj, mendimi i ndyrë dhe dëshpërues se ti kurrë nuk do të jesh pjesë e asaj që të bën të përmallohesh. Jo në vend, por në kohë. Dhe kjo është më e dhimbshmja.

Njerëzit që nuk e kanë lënë kurrë vendin e tyre nuk mund ta kuptojnë këtë. Ato nuk kanë fraktura në hapesirë dhe e refuzojnë kohën, pasi iu duket sikur kanë mundësi të rikthehen në cdo pjesë te jetës së tyre vetëm duke ecur në një rrugë apo duke kaluar e i hedhur një sy vendit ku kanë bëre shkollën fillore, ndërkohë që po shkojnë të marrin pensionin tek kioska e bankës. Për sa kohë që objektet janë akoma aty, duket sikur asgjë s’ka ndryshuar dhe koha nuk ekziston. Por ne që kemi ikur e dimë, dhe përpiqemi ta harrojmë.

RROFSH!

Pf, e mrekullueshme kjo qe risolle.

Kishte edhe dikca tjeter arkivave te peshkut; dhe duket qe kjo eshte teme qe mban mire diskutim : )

______

…Kontaktin me Shqipërinë e ruajta të përditshëm nëpërmjet ekraneve satelitorë, telefonatave të shpeshta, e-maileve të dendur, idealizimit mallor.Asgjë nuk më kishte përgatitur për atë që gjeta (apo rigjeta)? Një ndalesë informale në Rinas më sfiliti në luftën që bëja për të bindur veten se është e pamundur përulja aq e lakuriqtë për të kërkuar parà. Uniforma për mua vazhdonte të paraqiste personalitet dhe mbrojtje…jo zvarritje dhe fryrje burokracie në xhupa prej meshini pas xhamash servilë.Shije e hidhur në pragun e shtëpisë. Makina që më përcolli për në Tiranë u trondit disa herë në gropat që ju kisha harruar efektin. Me stomakun përzier prej tyre, gjeta pak vend në trurin e mbingarkuar ta pyesja për ata që pothuajse përditë kalojnë kësaj rruge para se të shkojnë të bëjnë paraqitjen në Europë (apo dyqanet e s aj) dhe po prej aty kthehen të uzurpojnë ekranet për të shitur rërë tek arabët. Dhe tregu është goxha i suksesshëm, përderisa edhe pas katër vjetësh, gjeta po ato madhësi gropash, hendekë, ç’vijëzime, anarki, rrëmet të shpërndarë epidemi nga njëra rrugë në tjetrën.

Ftohtë! Provova të ftohtë të ethshëm sapo hyra në shtëpinë e shtrenjtë mbi kapacitetin e saj në rrugën që klasifikohet mes të parave. Kontakt tjetër me anarshinë! Gjendja e saj nuk ishte ajo që kisha “blerë” nga lajmërimi online. Kondicioneri ngeli ndezur kur energjia e la përgjysmë testimin e tij. Bashkë me të, u përgjysmua edhe shpresa ime për të kaluar një rikthim pa “zhurmë mendore”. Trotuareve të rrugës sime, që e kisha idealizuar më shumë sesa e mbaja mend, pikëlohem në pantallona dhe shihem më sy të shpërndarë, të pasjellshëm, kureshtarë pa nxitje. Butikët e veckël, të mbingarkuar, me veshje xhami dhe reklamime po aq efektive sa vërtetësia e tyre, duket se presin dështimin e derës ngjitur, më shumë se sa suksesin e vitrinave të tyre të fryra. Emra të ngatërruar, të huaj, jo të qetë mbi secilin qepen…askund nuk shoh hallka, bashkëpunim, zinxhir që të funksionojë për të njëjtin interes.Takoj të parët njerëz që me ekzaltim i lajmëroj për ardhjen time. Mësoj të harruarën me dashje mënyrë  takimi, të vetmen në llojin e saj.Pronarët e bareve dhe të kafeneve do të ishin konsiderueshëm të suksesshëm nëse nuk do të kishte të tilla ndërtesa po aq sa ka edhe banorë në Tiranë. Dita ulet këmbëkryq aty!

I çuditshëm gjumi i rëndë i rikthimit. Asnjë shqetësim mbingarkues. Dyshoj për fushën elektromagnetike që me mbërritjen në Rinas. Thith ajrin e çliruar prej çudibërësve që asgjë nuk kanë në vijë dhe çdo gjë iu duket e përkryer.Me mallin në sytë e mendjes dhe çoroditjen në përballjen e çdo minute, personi, ngjarjeje dhe grimce, udhëtoj për në Veri. Në rrugën e “rikonstruktuar”shoh çdo metër manovrimet e shoferit për t’i shpëtuar rrëshqitjes në lumë. Asgjë nuk e pengon. Fosforishentet janë në largësi për t’i pasur zili edhe malli im. Muret mbrojtëse ngelën nostalgji e vrarë. Dheu kërcënon të rrëshqasë dhe bie pothusje pingul në zgjerimin që është bërë në nxitim e sipër. Gurët rrokullisen në pjerrësinë e vrazhdë, kalojnë nëpër xhade dhe vërtiten në lumë para se unë ta kuptoj si dhe nga u shkëputën.

Ndal për të blerë pak gjëra për të respektuar traditën. Shitësja e ngazëllyer nga klientja e papritur, mundohet të shesë duhanin për flori me rekomandim grotesk, bazuar në njohuritë “e mëdha personale” për zonën dhe zanatin.Përshëndetjeve të para dhe lotëve të ritakimit, jua zënë shpejt vendin vëzhgimet dhimbëse, sytë lutës, sytë refuzues, mirësia e fshehur, mirësia e shpërndarë, e pathirrur, e patrajtuar…mirësia që ishte…që duhej të ishte….Secili më vete dhe të gjithë bashkë kërkojnë dritën në fund të tunelit. Unë jam fundi i tij…nuk ndjej dritë të mjaftueshme në ardhjen, prurjen, ikjen time.Ndjej të më ikin duarsh studimet e rënduara për psikologji. Un-i me taban nuk e njihte të trokiturën time. Nuk munda të përcjell!

Hov-prerë kthehem për një ndalesë të shkurtër në Tiranë. Mjaftueshëm për të shkruar një gazetë, detyrohem të pres ndalesat qesharake dhe të pa kuptimta të autobuzit të unazës, me të cilin pretendoj të udhëtoj. Tërmet të kishte rënë, më me estetike mund ta kishte rrënuar pamjen e një kryqëzimi që të ngjall urgjencën për t’u larguar prej tij dhe më tej.Përtej xhamit lexoj pa fund “Mobileri” në tre variante të shqipes, sipas dëshirës dhe kapacitetit gjuhësor të “pronarëve”(ngjitur njëra pas tjerë, Mobileri, Mobiljeri, Mobilieri);  klinika dentare të shtuara si kioskat e dikurshme (kaq shumë vuajmë prej dhëmbëve?!). Të gjithë duhet të jemi kapur nga sindroma(si shumë të tjera) e perdeve dhe mbulesave. Dyqanet edhe për to janë 400 fishuar që nga vizita ime e fundit.(perde gjeta dhe lashë të nevojshmet).”Siguria” vura re të ishte fryrë në treg. Edhe nëpër kioska lulëzonte skema e paqartë e saj. Kujdesi për veten dhe himni i prezantimit të papunësisë bucet në çdo cep pallati, ku të pret një parukeri, permanent, sallon bukurie, estetike, kozmetike, floktore….(”zili” e kam shqipen e “mbi-pasuruar&rdquosmiley…tek të cilat radha është përditë, në çdo moment të ditës, e gjatë. Nëse gjithkush do të ishte në punë, dyshoj nëse do të kishte kaq shumë kohë dhe vëmendje për pedikyrin.

Me një dozë të mirë pluhuri sa herë që hap mushkëritë e rënduara (megjithëse është dimër), udhëtoj për në jug. Ndjej mall edhe për rrugën që më çon në qytetin tim.  Në rrethin final të “autostradës”, një lopë kullot e qetë në mes të bordurave ndarëse, brenda të cilave ka çelur pak bar. I zoti numëron makinat besoj, në atë episod  ideal për “you’ve been framed”. Si ka mundur të depërtojë deri aty brenda mes shpejtësive të denja për pilotim?! As kokën nuk e ngre!

Pak para se të mbërrij në Urën e Mifolit zgjatem në dritare për të kuptuar prejardhjen e “liqenit” të formuar rishtas, në të cilin “notojnë”deri poshtë dritareve me dhjetëra shtëpi. Pa përtypur akoma habinë, në xhamat e makinës ndjej vrullin e ujit të pistë të Vjosës, që ka dalë mbi urën e trenit dhe kërcënon me egërsi edhe atë të makinave.Kam kaluar shpesh mbi Vjosë. Është e vetmja rrugë që më ka nxjerrë dhe lejuar në qytetin tim. Asnjëherë nuk mbaj mend një rebelim të tillë të saj. Vërshimi më furi nga të gjitha anët që ka gjetur të gërryera, aty ku është marrë lënda për të ndërtuar shtëpitë që ajo vetë do t’i shkatërronte, e ka çuar “liqenin” e turbullt dhe rrjedhës me metra të tërë larg. A do të mund të kthehem në Tiranë? Varet nga shiu, nga gërryerjet pa fre në breg  dhe nga Vjosa…e detyruar të ngrejë krye.

Posterat elektoralë jane ende aty, të dalë boje pas çdo shtylle në Vlorë, së bashku me premtimet për shndërrim të qytetit në qendër turizmi. As rruga që të çon në Vlorë nuk e beson këtë, teksa detyron ardhësit të mendohen mirë për kilometrazhin dhe shëndetin e llamarinave.Disa ndërtesa janë lyer me bojë të lirë (keq, por të paktën nuk ka imazhe sulmi nga Robin Hood). Të tjerat janë gri…të trishta…më të trishta se thirrja dhe shpresa e vdekur për mirëmbajtje. Edhe këtu ka kafene, mobileri, dentistë, parukeri dhe agjenci sigurimesh në masë (akoma nuk jam e qartë nëse kafja, kolltukët, flokët, dhëmbët dhe makinat janë thelbi i merituar i jetës tek ne).

Ritakimi i harresës nuk u mundua të sillte shumë mbi pritjet e mia. Çudisë për shqetësimin e pa-faktë, mbylljes brenda guaskës dhe frikës së kotë për të tentuar jashtë saj, i shtohet vështirësia për të trumpetuar shumëllojshmërinë jashtë pragut. Siguria është mbjellë aty, është rritur artificialisht shumë dhe nuk ka lënë hapësirë për të parë përtej saj.Dy ditë janë pak; tre më rezultuan shumë për të njëjtësuar predikimet me prakticitetin. Gjithçka funksionon…..nëse gjendet rruga dhe mënyra e duhur.

Lë pas mërzinë e fshehur, shqetësimin e pa-luftuar, paqartësinë e sjellë…dhe ritakoj Vjosën e fryrë. Më la të kaloja! Por kërcënonte egër poshtë këmbëve.”Mos më zini rrugën”!

Akoma pa mbërritur mirë në kryeqytet, bëj devijimin e fudnit të ritakimit tim me Shqipërinë. Sapo kalova Qafë Thanën, bllokimi i valëve të celularit më dha shenjën e parë të pa-rehatisë në pjesën tonë Jug-Lindore. Dyzimi human dhe kufitar duket se ka ndikuar në karakterin e vendasve, që dukeshin të preokupuar me tepricë të nxirrnin në pah vlera të sajuara. Korani kishte shijen e asgjësë, gatuar me synimin absolut të së kundërtës. Zhurmat e parenditura mbulonin qetësinë letargjike të ambicieve, qoftë edhe për një ditë më vonë. Ditët e mia po treteshin me vështrim në Rinas, Adriatik dhe Ohër!

Pushimet mbaruan! 

Filloj të këmbëngul në gjetjen e udhës sime profesionale. Shënimet, takimet dhe zyrat më kanë ngelur pas. Londra qesëndis në tëmthin tim, teksa kërkoj “tete a tete” të konkretizuar në Tiranë.Reduktoj në mënyrë konstante  stërlinat e banalizuara në tregun që lulëzon bash para derës së selisë së duarve të pastra. Një grup policësh ndal makinën për të ditur kursin e Euros. Frika ime rezultoi e përdalë! Çohem herët për të finalizuar biseda, ide, projekte. Takimet shtyhen për pasdite, për nesër, për më vonë…

Konflikti i interesave që “anashkalohet” me zë të lartë, më kthen sërish tek shtëpia ime e ftohtë. Në çdo shtëpi shqiptare e ngrohtë është vetëm kuzhina. Nuk kam nevojë për të. Tjetër ushqim kërkon vetja skalitur në zymtësinë kërkuese dhe rezultative  9.00 -17.00 të Greenwich-it.

Por ka diçka që më mban këtu. Trokitja e gotës me kaq shumë miq, shkëmbimi i ideve me njerëz që gjithmonë i kam respektuar, afërsia familjare që ngroh edhe me ngushtësinë e saj, Tirana e gërvishtur, e vogël, e madhe, e mbyllur dhe konfliktuale, me fton në sfidë që nuk më jep mundësinë ku ta kap. Edhe ajo është zhytur mes  malesh! Male që vështrojnë ngrysur dhe unikalë një popull që ka vështirësi t”ju gjejë anën dhe t’i shohë si maja për t’u ngjitur, jo fajtorë që përzënë frymorë.Udhëtova për pak ditë, u lëndova për shumë vjet.Më lëndove, Shqipëri…dhe nuk e harrove shpalljen, as të risjellësh dëshirën për sfidë, përkushtim dhe dhënie.Sado i vogël të jetë hapi i secilit, paska vend për të gjitha dhe për të gjithë.

10 yje nga 5!

 Tani pata mundesine ta lexoj. Shume i bukur pershkrimi dhe real. Fatmiresisht, aeroporti eshte rregulluar dhe ka kushte te mira. Edhe rruga per ne aeroport eshte shtruar. Per taksi mund te prenotosh qe kur je jashte shtetit, por atyre qe do te te versulen ashtu s'ke c'u ben. Vazhdojne versulen. Kam pritur disa here njerez ne aeroport dhe kam pare plot skena te tilla prekese. Nja dy here kam pritur edhe te policia, ku kalojne ata qe jane kapur pa dokumenta andej, qe cuditerisht, familjaret i presin me nje Kadillak qe ua ka sjelle i biri nga Amerika... dhe nenat qe ankohen duke pritur se pse policia andej ua kap djalin e ndershem qe ka paguar 40 mije dollare avokatin per te mos u kthyer, dhe le rrugeve kriminelet e rrezikshem, nderkohe qe nipi i ketij qe po hetohej te policia, me tregoi edhe makinat e tjera qe kishte  sjelle daja nga Amerika. Sic duket, daja s'i mbante dot parate ne banke andej, dhe i bente makina te shtrenjta dhe i sillte ne Shqiperi. Kjo me shume per t'i dhene pergjigje habise tende per Kadillaket ne Shqiperi... Ai njeri qe andej nga ju vjen, refugjatet i sjellin ato makina. As une s'di si i blejne. 

 Ti pak me perpara i katerizove emigrantet, se nuk jane te gjithe njesoj,tani ngatron emigrantin me trafikantin!Nuk jane te gjithe emigrante ata qe hyjne ne aeroportin tone!Prandaj eshte dhe policia!

Sigurisht, por iu pergjigja habise se PF qe ka nuanca kategorizuese. Personi qe prisja une te policia hidraulik ishte andej, dhe e mbajten me ore se ishte pa letra. Kete dajen me makina te mira e nxoren shume shpejt policet. smiley Nje tjeter pike qe njesoj jane shqiptaret andej me ata ketej, ca te mire, ca te ndotin emrin e vendit.

E mbarove "Shqipen me dy koka" apo jo?

Se me ka mbetur peng te di fundin?

Bravo PF, nuk e mbarova dot se diku nga dalja nga aeroporti mu mbushen syte me lot. Teper realist.

është Kadillak. E ka njëri.

priceless! 10 volume me nja 4-5 fjale. Me gerryen lukthin ti mu me "Shqipen".

 

 Ne jemi shqipetare siç kemi qene edhe para 1991. Theksi im behet gjithnje e me i rende sa me shume qe ndjehem i lire te jem ai qe jam, dhe jam shqiptar me te gjitha gomarlleqet qe na karaterizojne ne shqipove. 

Kur linden femijet tane ndryshoi vetem nje gje: Adriatiku u kthye ne liqen.

Ne jemi shqipetare, une e kam shtepine ne lagjen ku e kam pasur gjithmone dhe Shqiperia vazhdon te me jape nder, te me jape ate emrin shume te dashur shqipetar.

Dhe une rrugeve te botes vazhdoj te mburrem, me keq se Papa Klementi mbas 200 vjetesh ne Itali: e se ne shqipot keshtu, e se ne shqipot ashtu, e se fjala e dhene, e se besa e blla, blla, blla...ala shqipetarçe. 

 

 

 Skica e Dejavuse eshte shume me qesh, megjithese jo-perfaqesuese, mendoj une. 

Ja vlen me e nxjerr me vehte ketu ne Peshk me pa reagimet e robve nga Amerika dhe gjetke! 

Pa u bo "defensive", du me shtu, qe heret e fundit qe kam qene ne Shqipni, kam nni nje si ndjenje "resentment -ndihme per ekuivalentin shqip k'tu) per emigrantet, sidomos neve te SHBA-ve! 

Noi mennim?

Arsyeja qe disa shqiptare ne shqiperi i shohin emigrantet e amerikes ndryshe nga emigrantet e tjere, eshte sepse ata te Amerikes  jane larg dhe vijne shume rralle. Kjo kohe ndikon qe ata te shkeputen me shume nga Shqiperia se emigrantet e vendeve te tjera dhe te duken ndryshe. Dhe jo vetem kaq, por kjo kohe ndikon qe per sa i perket Shqiperise, te kene nje opinion qe eshte i sakte per kohen kur kane ikur nga ky vend. Por ky vend ka ndryshuar, edhe pse pak, dhe krahasimi me ate kohe shqiptaret ketu i fyen dhe i lendon. Normalisht, kur dikush te lendon, do t'i nxjerresh dhe atij te keqijat qe ka. Prandaj ndihet nje fare "resentment" qe shqip do te ishte "percmim" dhe pse percmim eshte fjale e madhe. Le te themi qe "nuk shihen me admirim."

 

Per shembull, noshka me duket shembulli tipik i atij qe eshte shkeputur fare nga Shqiperia, qe kur thote "rroba amerikane." Ketu fjala "rroba" dhe "Amerikane" gjenden bashke vetem ne fjali qe ka edhe fjalen "qesharake" brenda. Ketu nuk ka rroba amerikane. Me thoni nje dyqan te vetem, e te shkoj ta shoh se s'dija qe ekzistonin te tille. Ketu ka vetem butik italiane, dhe moda qe ndiqet eshte ajo italiane  (me rroba qe i imitojne, se firmato s'i blen dot) qe mendohet se ben ligjin ne bote dhe qe ne Amerike thuhet se e veshin te pasurit e kulturuar dhe jo shtresa e ulet ku zakonisht ben pjese shumica e emigranteve, te pakten sipas filmave amerikane (qe kane mediat me te pavarura, thone), ku latinet, zezaket, indianet, aziatiket dhe europiano-lindoret paraqiten si shtrese e pakulturuar qe e ben krime. Ti Noshka p,sh, e ke quajtur "qytetar mendjemadh" nje person vetem sepse ka ardhur nga Amerika. Nderkohe, statistikat tregojne qarte qe guximin per te ndermarre aventuren e emigrimit e per te lene familjen, (hap shume i madh) kryesisht e kane njerezit ne varferi te skajshme qe s'kane pasur mundesi te kulturohen gjekundi, ose qe kane pasur probleme reputacioni ne vendin e tyre. Kjo eshte arsyeja qe emigrantet neper bote perfshihen shume ne krime, sic lexojme pa fund per shqiptaret neper lajmet boterore. Prej kesaj paragjykohen dhe behen pre e racizmit, edhe ata pak te kulturuarit qe kane ikur.

Pra problemi me shqiptaret eshte se kane emigruar edhe njerez te kulturuar, per shkak te kushteve te keqija, por kane emigruar ne kohen kur Amerika ishte dicka qe te bente te te leshonte goja leng. Dhe kujtojne se ky mendim vazhdon te jete i tille ne Shqiperi, prandaj dhe kur vijne ketu perfitojne nga cdo rast qe te vene ne dukje se kane ardhur nga Amerika, me shpresen qe te fitojne nje fare statusi te vecante e mbi te tjeret (ata qe kane nevoje per status). Ketu ka shume qe s'duan te ikin ne Amerike, as qe aplikojne, dhe ka nga ata qe kur aplikojne per loto, fitojne dhe kthehen prape. Dikur ky fenomen s'ekzistonte.

Ajo qe eshte per te ardhur keq, eshte se varferia dhe prapambetja ne Shqiperi nuk eshte dicka e re. Eshte dicka qe ka qene dhe po permiresohet ngadale. Eshte shume per te ardhur keq qe disa nga juve andej e shkepusin krejtesisht veten nga ky realitet, vetem sepse lane familjen e shkuan ne nje vend qe e kishte demokracine, nivelin financiar dhe qytetarine gati. Nuk e bete ju ameriken demokrate e te qyteteruar. E gjetet ashtu, dhe u bete si Amerika (te pakten disa, se shume rrine vetem me shqiptare e s'integrohen. )
Keto gjera i moren gati atje, dhe nuk linden me nivel, sic thote noshka qe permend nivelin e qytetarine. Jo vetem te Noshka, por edhe te ky tipi  qe ka shkruar temen, qe thote "ju na bete qe te ikim." Pse o vlla, ne qe ndenjem ketu, s'ishim po aq keq sa ishe zotrote? Pse "ju" dhe "ne" ketu? Ne e beme te gjithe bashke kete vend keq. Ju vendoset te ikni, ne vendosem te rrime, edhe pse keq.

Kjo lloj sjelljeje, duke vene ore e minute ne dukje gjerat negative kur vini ne Shqiperi, pervecse i lendon shqiptaret, duket edhe si tangerllik, dhe eshte tangerllik. 100% tangerllik eshte, nuk duket sikur eshte.

Dhe zakonisht kete tangerllik e ka ajo shtresa e paqyteteruar e shqiptareve qe ikin dhe kur vijne mezi presin te tregojne qe jane ndryshe. Ata qe kane qene te hajrit qe para se te iknin, ata nuk perpiqen te tregojne me cdo kusht qe jane ndryshe nga ata qe jane ketu, dhe te tregojne me cdo kusht qe vijne nga Amerika. Fatkeqesisht jane pak.

Ne fakt, termi "rroba amerikane" s'ka shume lidhje me realitetin, se rrobat ne Amerike s'jane amerikane. Jane kineze, indoneziane, vietnameze, madje edhe shqiptare (para ca kohesh bleva nje bluze "made in Albania" ne nje dyqan ne Toronto, qe eshte ne Kanada, po dhe aq larg Amerikes nuk eshte). Amerikane, shume pak gjera jane. 

Per mua, shqiptaret e Amerikes kane kombinuar idhullimin qe kane pasur per Amerikën para se te niseshin, me krenarine tipike shqiptare.  Per ta, eshte si nje dhe nje bejne dy. Amerika eshte Amerikë, vendi më i mirë në botë (edhe kur je marangoz) dhe kur nje syresh kthehet në Shqipëri, këtë krenari s'e lë dot pa treguar. 

Sigurisht qe kjo eshte pergjithesim. Ka shqiptare qe kthehen dhe qe s'ndihen (as per mire as per keq). Fatkeqesisht, keta s'i kap radari, aq sa kap ata qe pershkruhen me siper. 

Sidoqofte, komentet me siper me kenaqen. Flm!

hej, te shofesh sa kanadez ka ktu ne ny do fillosh te pysesh veten se mos ke bo nai gjo gabim qe ke ngel ne kanada lol....masnej, mos me trego toronton se nje qytet pa karakter eshte, kam qene nja 4-5 here dhe kot fare mer....

tashti, kur vjen tek rrobat amerikane - rrobat qe shiten neper dyqane amerikane pra, apo doni me patjeter me made-in-usa. ktu te mbysin turistat evropian qe te marrin perpara sa do me shku ne dyqan rrobash. le mo shqiptaret, qe bejne tregti me valixhe me rroba qe i blejne ketu lol

p.s. mu me knoqi ky dezhi, butike italiane...me rroba fallco hahahha

Dejavu; "....Pasi vjen akulli, e pi me dyshim, sikur s'ka porositur nje pije per te bere muhabet ne tavoline, por sikur sapo ka investuar gjithe pasurine te nje firme..." 

O ç'me 10-ve tu qesh ti mu  smiley 

Dejavu,

Dukeni qe keni dije per te dhene mend per "refugjatet", se si sillen ato kur kthehen ne Shqiperi, per tangerllikun qe kane dhe nevojen per status. Ne mos gabohem, autori i kesaj teme po kerkon te shprehe se si ndihen shqiptaret kur kthehen ne token e tyre dhe quhen "refugjate". Ne shqipetaret e kemi shume te thjeshte te gjykojme njerezit sepse jemi rritur me ate mentalitet se cfare ben njeri e cfare ben tjetri e nuk shohim punet tona se si jemi ne ne vetvete. Nje person qe nuk e ka provuar "emigracionin" nuk mund te japi mend se si sillen apo ndihen "emigrantet". Ne fund te fundit te gjithe shqipetaret jane njelloj. Jemi rritur nga prinder qe kane punuar gjithe jeten e tyre per te na siguruar nje cope buke apo nje diplome, por asgje me teper. Ne shiptaret nuk kemi te trasheguar prona e biznese nga prinderit tane (gje qe e kane shume femije amerikane apo evropiane), por duhet me forcat tona te perballojme jeten e te ndihmojme edhe prinderit qe kaluan gjithe jeten e tyre duke punuar me ndershmeri e nuk ishin te zotet te kursenin asnje gje per te ardhmen e femijeve te tyre. Kush e ka fajin???

Kjo eshte nje e vecante shume shume e madhe qe na dallon ne shqiptaret nga popujt e tjere, por qe amerikanet apo evropianet nuk do e kuptojne kurre nje gje te tille.

 

 Ne fund te fundit te gjithe shqipetaret jane njelloj. Jemi rritur nga prinder qe kane punuar gjithe jeten e tyre per te na siguruar nje cope buke apo nje diplome, por asgje me teper.

 

Edhe une kete po them. S'ka pse te kete njeri tangerllik se ka ikur apo status se ka ardhur.
Me pelqejne ata pa tangerllik, sepse s'kane nevoje per status.

ky eshte budallalliku mo i modh qe kam degju najher; qe robi te duket tangerlliks sepse vjen nga Amerika...me shume sesa tangerllik i mirfillte kam pershtypjen se eshte nji ndjenje idiote zilie e perzjere me nji spruco instinktive mendjemadhsie e dejavu-se dhe te tjereve si ai qe skanojne nji te sapoardh konfuz dhe direkt shpalosin diagnozen: ky ka mbaru - sa mire ne qe nuk ikem se do kishim perfundu kshu si ky!
 

 

Po keqkuptohesh. Nuk duket tangerlliks se vjen nga Amerika. Nuk kam absolutisht asgje me ata qe s'jane tangerlliksa. Njoh dhe te tille. Tangerlliks duket ai qe ben si tangerlliks duke permendur ore e cast se nga vjen e se sa gabime kemi... per gjera qe dihen, se hajt me se po na ben me dije gabimet qe s'i veme re, per mire.
 

Mos tu vij keq juve amerikaneve... harroheni andej, beni 7 milion pune dhe harroni prinder e katandi. diten perapara se te vini blini atlete dhe xhinse te reja dhe ketej beni sikur armani e versace punon per ju ne amerike. merrni me vete nga shqiperia grosh e presh. Nuk i merrni per shije sa i merrni se kushtojne shtrejte atje.

Ato qe ka shkruar Dejavu duhet tu bejne te reflektoni se edhe keta fakirat ketej qe vishen te gabi kane dinjitet e personalitet dhe skane ngelur per tju sjell ju dhurata te blera tek "dollar tree".

merrni me vete nga shqiperia grosh e presh. Nuk i merrni per shije sa i merrni se kushtojne shtrejte atje.

Per shije mer i morim

Ah se harrova... ju e doni shume memedheun sa edhe nuset i doni shqiptare dhe te virgjera.se me shqipetaret behet jeta se te huajat sjane per shtepi.

Ju qe as kur ju vdesin prinderit nuk vini dot ne funeral se kushton shume shtrejt bileta. 

Ju qe as kur ju vdesin prinderit nuk vini dot ne funeral se kushton shume shtrejt bileta."

moj ti gruaja e atij .... - ne shqiptaret jemi histori e gjalle! Sipas rastit/rrethanave - dikush nga Amerika nuk vjen dot ne funeralet e te aferme per shkak te largesise, dikush eshte ne Shqiperi e ka vellane/babane ne sy per dite por i ngrihet mendja nje dite e vret per hic mos gje ... dhe me ne fund ngrihet dikush tjeter qan hallin atij/asaj qe nuk vjen dot ne funerale/gezime ... dhe fatkeqesisht tingellon qe ketij dikushit te fundit edhe i behet qejfi se disa nuk arrijne/marrin pjese dot ne funeralet e te aferme!  smiley

Gjeja me e mire eshte secili te shikoje punen e vet! "Good fences make good neighbours!" smiley

 ore ti i asaj... mire e ke ti qe i thur lavde komshiut se ai e degjon eren e qelbjes se babait te vdekur prej ditesh. 

NEse do te flasesh per te semure mendor djale ke ngaterru seminar... ate problem shtroje ke QEVERIU qe ka mbyll cmendinat.

Cfare pate qe u nxehe moj! A e kupton qe ja ka futur si kau peles kur tallesh me ata njerez/shqiptare qe jetojne ne Amerike qe nuk mund te vijne ne Shqiperi kur u vdesin te afermit per arsey me te vertete serioze  qe nuk varen nga ata! Largesia nuk mendoj se i ndalon ata per te marre pjese ne funerale por ka plot arsye te tjera qe me sa duket ju nuk arrini ti kuptoni ose nuk doni ti kuptoni!

C'hyn ne pune qeveriu ketu! E kishim fjalen per fodullet dhe jam dakord me ate! Megjithate me duket se po harxhoj kohen kot! Zoti te ndihmofte ...

 o njeri i mire... hallet e jeta eshte e veshtire. por kjo nuk justifikon njerzillikun. Kohet e fundit kam udhetuar disa here USA- SHQIPERI dhe ndihem e ofenduar kur shoh njerez over 70 vjec qe terheqin canta te renda aeroporteve se femija nuk paguan dot 100 dollar extra qe valixhia ti shkoj ne destinacionin perfundimtar. Dhe e di cila ka qene detyra e ketyre njerzve? te vijne te mbajne nipin ose mbesen qe femija te shkoj ne pune.  Por harroni e keta njerez kane punuar si skllever nje jete te tere per ti rritur e shkolluar femijet e tyre. dhe sot qe kane diten per te pushuar duhet te rropaten rrugeve per te sakrifikuar edhe per nipat e tyre.

 Une keta persona nuk i justifikoj dot per cilen do arsye!! 

 

ps. qeveriu ka detyren te ndertoj spitale dhe ambjente per kurimin e depresionit dhe te semundjeve mendore. Se vella vrasjet kane ekzistu qe nga fillimi i historise nuk e shpiken shqiperet e shekullin XX!

Po dakord, pyll pa derra nuk ka! Ne anen tjeter une jam plotesisht i bindur qe shumica e emigrantve te Amerikes (ose kudo qofshin) nuk i meritojne keto fjale qe po fliten ketu! 

Kalofsh mire! smiley

 Edhe ti smiley

Ju qe as kur ju vdesin prinderit nuk vini dot ne funeral se kushton shume shtrejt bileta.

ti bushtre ke nji sens humori te perkrym...per nji bushter dmth.

Desha me te thone zog gomarit...po ndoshta i ke robt e mire e po me vje keq me ti sha!

Mos e teproni ju lutemi shume smiley.

Personalisht po e lexoj kete teme duke qeshur me shpotitjet e steriotipet.  Mundesisht mos e kaloni kufirin e "humorit".  

Flm paraprakisht.

 Monda, 

personalisht nuk po tregoj individ te caktuar...por qe shumica  jane te tille jane. Ska pse te vjen keq ty dhe as mua kur keta katunaret pa toke qe jane ketu e qelbin muhabetin fare.

une kam respekt per ate emigrant apo refugjat qe tregon qe punon atje dhe e shpenzon lekun me karar edhe ketej...por nuk duroj dot ato shqipetar qe na lavderojne ameriken dhe nuk i presin floket se do vijne ti presin ne tirane se ben 200 lek. 

Mua kjo s'do me interesonte fare grujaqenit, ku do i harxhojne leket njerezit, nqs do isha atje.  Ose ose, do mjaftohesha qe per cfaredo lloj arsyeje, mjafton qe i harxhojne ne Shqiperi, dhe me aq sa kane mundesi ne nje far menyre kontribojne ne ekonomine shqiptare.  

Po e riperseris, kane humor bisedat me steriotipe, dhe per sa kohe qe mbeten te tilla jane te pademshme.  Por kur ndasia merr permasa te tilla me thellime hendiku ju vs. ne, une nuk e di se c'te mira sjell pervec se te lendon kur i lexon.

 ju vs ne krijohet nga ata qe vijne dhe nuk e pranojne statusin e tyre. Nga ata qe ju vjen turp nga puna qe bejne. nga ata qe nuk respektojne keta "budallenjet" qe skane pare bote me sy.

aman eee ti hane vete ata lek, qyqaret. se u robetuan e u copetuan! se keta fakiret e knejshem leket e atyne makina e motora i bojne.

 

ps. une nuk mas dozen e interesimit te dikujt...por po mos te na interesonte do ishim tu pi ndonje kafe me llafe smiley

Dejavu e ka shkoqit ne menyre te shkelqyer ceshtjen, fije fije kur i thone. Edhe mos u munoni me u kap me fjale koti, te tangerlliku psh, nuk po thote njeri qe te gjith emigrantet qe vijne nga Amerika jane tangerlliksa (me pordh shqip fare) po nje pjese e mir bojn si tangerlliksa kur vijne, ata qe andej jane gati nje hic dhe mundohen ta kompensojne inferioritetin ne Amerike me superioritet ndaj shqipove vendas, gjoja "shiko ti daku, kadal se un jom shtetas Amerikon, rru ne Amerike un, atje kshu atje ashtu, ktu keni ket difekt, ktu njerezit rrin shum ne kafe, atje vetem pune etj...". Kto gjona i dime vete s'ka nevoj te na i thot refugjati tangerlliks, qe co zonin sa here qe permenet Amerika muncisht ta nigjojn edhe robt rreth e rrotull jo vetem ti.

Po nje pjese jane kshu, se ka dhe te tjere qe sillen normalisht e pa pordh te modhe. Po te keta nga Amerika bin me shume ne sy se vijn me rralle ne Shqiperi e rrjedhimisht sikur "trapizohen" paksa lol, sidomos ato qe jetojn vetem anej.

 

 

Mire mire, me c'duken bathet, shqiptaret e Amerikes do vijne me canta me flamur kanadez, sic "bejne" amerikanet kur bredhin neper bote qe mos t'i gjujne.  Me ket "anekdote" e mbylla per kete teme.  Ndjese per nderhyrjen, bisedim te mbare.

smiley.

edhe un desha nji pasosh amerikon, po si me ja bo

smiley Vallahi ndonjehere kam pershtypjen qe per shqiptaret çdo arsye eshte e mire per sherr.

 ka nje ndryshim statusi,refugjat dhe emigrant, ne fakt.

Nuk duhet me i ngatru!eshte nje ndryshim i madh.,pranaj gjejeni fjalem me mire, me qe ra fjala!

 refugjat ka mbetur prej viteve 90, s'eshte se e thote njeri me qellim tjeter pervecse "nje person qe jeton jashte vendit te tij."

 Dezhavuje, edhe mua me pelqeu pershkrimi jot, sadoqe pak kategorizues. Sidoqofte e shof qe e paske marre shume per zemer mbrojtjen e shqiptareve te padale e paperlyem, dhe po qellon nga te dy anet. Njehere thua qe emigrantet e Amerikes nuk vijne per funeralet e prinderve se kursejne leket, pastaj thua qe sjellin Kadillaqe, njehere thua qe punojne red-neck, pastaj thua se jane bossa te Mafie. Une them me mire mbau njeres linje. O punetore fukaresnj, o bossa mafioze, se pastaj fillon e ngaterrohesh, e per me shume na ngaterron edhe ne qe nuk hyjme as tek njera pale as tek tjetra. smiley

 Njehere thua qe emigrantet e Amerikes nuk vijne per funeralet e prinderve se kursejne leket, njehere thua qe punojne red-neck

 

Kur e thashe kete? Ca domethene te punosh red-neck?

 

 

 Nejse, PF, pak rendesi ka nese ti i pergjitheson pergjigjet e personave te ndryshem me flamur te kuq ne nje te vetme... 

Ajo qe po bej une, eshte pikerisht kundershtimi i ketij lloji te pergjithesimit. Po qelloj vertet nga te dy anet, me te dyja duart, sepse te dy anet jane per t'u qelluar.

S'kam pse t'i quaj refugjatet ose vetem ata qe punojne, ose vetem ata qe merren me trafiqe. Do te ishte pergjithesim.

Tani, nje gje s'kuptova. Pse ty te ben pershtypje kur une ia adresoj refugjateve kadillaket, ndersa mua s'duhet te me beje pershtypje kur ti ia adreson shqiptareve ketu kadillaket? Pse une quhem se mbroj, ti thua realitetin?
Dmth, ti pyete se me se i mbajne. Une pyeta se si ua sjellin.
C'ka ketu qe sheh si sulm?

  "nje person qe jeton jashte vendit te tij."

 ...nuk duhet te quhet sot ne 2010 refugjat nje person qe jeton jashte shtetit, aq me teper, per ata te 90! Si duket ne shqiperi kane evoluar shume gjera, por vetem fjala refugjat paska ngel ne vend si term.

 

Refugjate e perdorin moshat e medha, qe s'e dine qe e ka kuptimin nga "refuge"= "strehim."

Moshat e tjera perdorin fjalen emigrant. Shumica perdorin fjalen emigrant.

Provinca perdor "refugjat" por fare me kuptim negativ. Te them te drejten me duket ankese e kote, por me shume autori duket se te fjalia "ja, erdhen refugjatet" ankohet per pjesen "ja, erdhen..." sesa te fjala "Refugjat." Sepse do te ishte budallallek ta kishte ofenduar vetem pikepamja leksikologjike.

Me duket me shume deshire patetike per vemendje... ose i pakenaqur me menyren si e kane pritur. S'ka te beje fare fjala. Ne edhe "kaurr" e themi pa te keq e te krishteret s'ofendohen.

"Me duket me shume deshire patetike per vemendje... ose i pakenaqur me menyren si e kane pritur."

 

Dejavu, une ua thashe edhe njehere, por me lejoni ta perseris veten. Nje njeri qe nuk e ka provuar emigracionin, nuk mund ta kuptoje kurre se si ndihemi ne shqiptaret kur pritemi me "ja erdhen refugjatet". Nuk ka te beje fare me deshire "patetike per vemendje".

 Ok, tashi po me habisni qe po mbroheni kaq shume. Autorin  duket se e kane pritur keq, prandaj e ka shkruar kete. Une s'di t'i kete pritur njeri keq ketu emigrantet. Juve te tjereve ju kane pritur gje keq? Nese po, jepni shembuj. "Deshire patetike" e kam per autorin. Cfare nenkuptoni ju kur ju thone "refugjate?" Im ate perdor fjalen "refugjat," se ate ka mesuar te paren, une perdor "emigrant" se ate kam mesuar te paren? Cfare ju fyen? Kur ju kane pritur keq ne Shqiperi? Cfare kane bere me saktesi?

Dejavu,me kenaqe,jo pse shave "amerikont" dhe ne "taljonve" na paske qef,por ishin shume te gjalla pershkrimet e te gjores memedhimbje,qe per disa nuk eshte e tille,u shumofshin njerezit e tille dhe mundesisht pa tangerllik vendas!

tashti njeriu eshte produkt i ambientit,por per ne qe s'kemi hikur çilimij nga atdheu,mendoj se duhet ti veme vetes nje "maske", te shkrihemi atje,te qeshim me nje komshi qe ndoshta s'ja var njeri,te takojme ate me plaken e rrugices ne eshte akoma gjalle,mos harrojme se me gjith'lodhjen qe kemi,ne, ne fund te fundit jemi(mendoj une) pak me te privilegjuar nga masa e madhe me problemet e shumta qe atje ka.

Psmiley .PF i ke ca borxhe peshkut me duket ,se na e le pergjys"shqipe me dy koka" smiley

.

Une ve bast se ish/buri i gruajaeqenit eshte emigrant

 amanet fli gjume sonte se une burrin e kam te shtepia cdo nate e dite. po knaqemi tu u knaq.

Ps. O zot me ruaj prej te mencurit se prej budallait ruhem vete.

Cilesimin "refugjat" ka kohe qe nuk e kam degjuar. Eshte perdorur me teper ne vitet e para te tranzicionit, por me pas eshte perdorur gjeresisht fjala "emigrant".

Une nuk besoj se eshte e mire qe te merremi me pergjithesime persa i perket emigranteve shqiptare ne Amerike. Eshte e vertete qe nga te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte vendit, keta jane me te alienuarit kur kthehen ne Shqiperi, por kjo eshte mese e kuptueshme. Stili i jeteses amerikane dhe shqiptare jane te ndryshme si dita me naten, dhe kjo nuk varet vetem nga niveli ekonomik, por edhe thjesht per faktin se jane dy vende te ndryshme.

Edhe emigrantet e Amerikes nuk kane pse te fokusohen vetem tek aspektet negative se fundja vete zgjodhen qe te iknin, ne vend qe te jepnin kontributin e tyre ketu, por edhe shqiptaret e Shqiperise nuk kane pse te sillen si dhi te zgjebosura me bishtin perpjete. Dmth, qe jemi dhi te zgjebosura, kjo eshte mese e qarte, por bishtin edhe mund ta mbajme ulur, se s'ka lezet. smiley

 Une desha te theksoj dicka, pa i vene emra, por le te themi per palen me flamur te kuq. 

Mentalitetet e atyre qe kane ikur nga Shqiperia prej te pakten 10 vjetesh kane ndryshuar ne menyre te ndjeshme nga tabonlliku shqiptar. Me ose padashje ato i jane pershtatur vendit ku jetojne. Dhe meqe mentaliteti amerikan eshte me larg mentalitetit shqiptar, ai duket edhe me i cuditshem. 

Gabimi ne krahasim behet sepse tregohet epersia e instikteve te mbijeteses se perditeshme te vendasit me te ikurin. Kjo padyshim qe eshte normale, se une qe kam dhjete vjet qe kam ikur, mbase nuk di me as te orientohem gjeografikisht ne Tirane. Por po te tregoj une qyfyret e albanezeve qe vijne ketu per vizite, dhe ti krahasoj me pershtatjen e emigrantit, ju do dhiheshit gazit, por prape nuk eshte e ndershme.

Ja te kap nji lala. Te qeshmen "pa kuptim".

Ajo e qeshmja "pa kuptim" ne Shqiperi, eshte plot kuptim ne Kanada, ku njerezit gjithe kohen i buzeqeshin njeri tjetrit. Kanadaja mbase eshte i vetmi vend ne bote qe kur dy veta perplasen me njeri-tjetrin, te dyja palet thone me fal dhe shofin se mos u vra tjetri. Ketu po i pate turinjte e varur, nuk kap dot asnje vend pune se te thone qe ky nuk ka PR.

Pra buzeqeshja kudo dhe kurdo eshte forme e mbijetese dhe e pershtatjes. Kurse ne Shqiperi eshte e kunderta. Ne Shqiperi duhet ti shofesh te gjithe si i forte, per konfliktin me te vogel ne rruge te besh ose sikur nuk po e vret tjetrin ne rruge ate moment se po te mban gruaja, ose se nuk do te ndysh duart vete por sonte ne tre te nates do t'i dergosh njonin qe do ta masakroje, keshtuqe me mire fillo te pergatitesh qe tani per vdekjen e afert...

Etj..etj... por keto jane thjesht muhabete gallate dhe pjese e nje mentaliteti qe ne emigrantet qe kemi jetuar ne Shqiperi dhe mund ta kuptojme, kurse qe ta kuptosh mentalitetin e te emigruarit ne Amerike, duhet t'i kesh bere edhe ti ca vite emigracion atje.

PF, nje shembull ndoshta banal por shih festivalet shqiptare te kohes te komunizmit; njerezit tere turinj. Me pare biles pyesja se pse rrine me turinj ato, se mos dhe kenga ka qene diçka qe iu eshte imponuar por me vone kuptova qe ato karajfilat ndershmerine e tregonin duke mbajtur turinj. Tmerr te jetosh ne nje shoqeri te tille.

Poashtu shembuj te tjere ne Shqiperi: isha me pushime atje dhe ne bisede me njerez vendas une ate buzeqeshjen aprovuese e perdor per te vajisur rrjedheshmerine e muhabetit. Mirepo hajde e merre vesh ti qe atje t'ju buzeqeshesh qenka ekuivalenti i t'lypmes. Shoh kodoshin qe me krekoset. C'me gjeti belaja-them me vete.smiley

Shoh kodoshin qe me krekoset. C'me gjeti belaja-them me vete.!

Shyqyr qe paske shpetuar! smiley

Po tallesh me innocent and defenseless people ti keshtu? smiley

He he tallet ai tallet po sa eshte tallur ai kodoshi me ty

Si thote gruajaeqenit

..e doni shume memedheun sa edhe nuset i doni shqiptare dhe te virgjera.se me shqipetaret behet jeta se te huajat sjane per shtepi.

Ndersa ai kodoshi me mendjen e gruas se qenit thote

....edhe meshkujt i duan shqiptare se te huajt nuk ju afrohen...

smiley

Jo jo e kam seriozisht!

Ja c'me ndodhi mua atje para nje muaji! Duke ecur ne Tirane ne fund te shkalleve te gjata perpara ish-pallatit te Kultures dhe perballe 15-kateshit me del nje djale rreth 20-tave dhe me thote: Kam stilolapsa me shqiponje!
- Une i thashe falemniderit jane shume te bukur, por nuk kam kohe tani"
- Djali: Ore po ble ca o derezi sepse nuk kam shitur fare sot. Ja nje mije leke eshte nje!
- I thashe: Te lutem nuk kam kohe per te blere tani. Po nxitoj per diku tjeter!
- Djali duke me terhequr per krahu: Une e kuptoj ti nuk jeton ne Shqiperi sepse ti e ke humbur theksin e shqipes! Hajde blej ca! Me hipen nervat sepse nuk po me ndahej dhe i thashe ashtu alla-shqiptarce: Ore cun do te me lesh rehat se po me can by... si shume!

Kaq u desh dhe ai u largua me vrap! smiley

 sa sensitiv dhe ti o burr...po nuk je tek canary wharf tashti smiley

jo,  jam ne Square Mile! smiley

Keshtu sillen edhe shume njerez me ngjyre te varfer qe shesin kinkalerira ne Milano.

Mos e bej kaq tragjike. Iu duke tip me leke edhe t'u ngjit. Eshte vend tejet i varfer Shqiperia. Me ato stilolapsat qe shet aty tek Pallati i Kultures mban familjen me buke ai djali.

Nuk e kam aspak me punen apo shitjet qe ben ai. Dhe sinqerisht me erdhi keq se dhe nga pamja ai dukej i lodhur dhe jo i shendetshem! Ju mbase e keni pare per shkak te pozicionit/pikes e njohur ku shet ai! Fjalen e kisha tek veprimi agresiv. Ai po te ishte treguar pak me i bute nuk do te kishte dale pa hic! smiley

Ne Ameriken latine, te varferit rrembejne njerez ne kembim te parave. Rrembyesit i dergojne familjeve te te rrembyerit veshin e majte, pastaj te djathtin e keshtu me radhe pjeset e ndryshme jo-jetesore derisa ata (te familjes) binden te paguajne parate.

Cfare dua te them me kete? E kuptoj shume mire ate qe te ka ndodhur, por mos prit nga nje person qe gjendet ne skamje qe te kete edhe nje etike te caktuar ne komunikim.

Nuk eshte shites. Eshte lypes. Ke plot nga keta te shperndare ne te gjithe Tiranen. Ne kembe apo te ulur. Te rinj apo te moshuar. E perbashketa e tyre eshte se e kane stomakun bosh dhe jane te pashprese.

Fale Zotit ne s'kemi arrit deri ne ate pike ku eshte Amerika Latine, megjithese drejt asaj po shkojme.

Ai njeriu me ngjyre ne Milano, me thote "Ciao fratello", por ai njeriu me ngjyre atje ne Milano e ka nje vend per te fjet dhe nje pjate e ngrohte ne dite nuk i mungon.

Ne Shqiperi ka shume te varfer (ekstremisht te varfer) dhe nje klase te pasur qe as i rruhet (me fal per shprehjen) qe keta egzistojne.

Kur ketyre t'iu vij veshi apo hunda e cunit/goces me pako postare, kushedi mbase do te fillojne t'i kaloje ndonje ndjenje pergjegjshmerie sociale nga ndonje cep i trurit.

 Ols, ke kap nje nga pikat qe me ka shtyre ne emigracion. 

Beja muhabet me nje qe punonte per UN dhe kishte goxha eksperience me varferine ne bote. Problemi me i madh qe keni ju - me thote- nuk eshte as ekonomia e pazhvilluar, as rruget, as investimet e huaja. Problemi me i madh eshte marxhinalizinim i fukarenjve sot, moskujdesja e shtetit per aresimin dhe edukimin e nje brezi te tere qe po rritet ne periferi te Tiranes dhe qyteteve te tjera te medha me mendimin se ai qe mund te beje leke qe 10 vjec eshte ku e ku me i zoti se ai qe akoma shkon ne shkolle. Mbas 10 vjetesh ky brez i paarsimuar nuk do te kete mundesi te ingranohet ne jeten e ndershme te njeriut qe punon dhe fiton per te mbajtur familjen e me shume, por do te vihet para alternatives fukarallik apo aktivitet kriminal. Dhe zakonisht 20 vjecaret zgjedhin alternativen e dyte. Atehere do e kuptoni qe ato leke qe nuk paguat per ti shkolluar do ta paguani nepermjet vjedhjeve e pengjeve per ti ushqyer!.

PF, perspektiva Latino-Amerikane e Shqiperise eshte frika ime me e madhe. Sidomos kur shikoj se ne po shkojme ne ate drejtim. Dizniveli midis ekstremeve po rritet gjithmone e me shume dhe te dyja keto ekstreme kane nje te perbashket te madhe: jane injorante.

Une nuk pretendoj qe klasa e pasur ne Shqiperi te kete zemer e shpirt. Keto jane cilesi te njerezve.

Por dreqi e mori, edhe kafshet, ca gjera i bejne instiktivisht. Per interesin e tyre fundja.

Sdq. une jam optimist! Duhet thjesht pak durim...

Kur  te fillojne te fluturojne pakot postare nga nje ekstrem ne tjetrin te Tiranes (me vesh e hunde njerezish brenda), kur te vriten njerez thjesht per nje celular, kur te ngelen pa dore per nje Rolex, kur t'ju digjet truri nga ekstazi dhe kokaina... kur te ndodhin te gjitha keto (etj...)... vetem atehere... ndoshta (ndoshta) do te kujtohen dhe do te kuptojne qe s'ke c'i do ato leke te shkreta e ate pasuri (te vene ne menyra te dyshimta nder te tjera), nqs. perreth ke lene vetem toke te djegur.

Shume kontradiktore. Ne radhe te pare, s'jemi aq rende sa per t'u krahasuar me vende ku rrembehen njerez per para, droge a gjerat e tjera te tmerrshme qe ke permendur. Kjo s'ndodhi ne kete faza kaq te frikshme sa e ben ti ne 97-en, e s'ka pse te ndodhe. Ne TR ka dyqane orash pa qepena. Nje e ke mu te rruga Budi, per kollaj.

 Cdo hap qe hidhet, eshte hedhur per perpara, edhe pse jane hapa shume me te vegjel se te fqinjeve.

Sa per shkolle, prinderit shqiptare kane pasur vemendje ndaj shkollimit ne menyre shume te rrepte. Analfabetizmin e kemi te barabarte me vende si Italia e vende te tjera perendimore, ashtu si dhe cmendurine e diplomave e masterave qe ka plasur tani.

Nje tjeter favor qe ka Shqiperia per te mos u bere si amerika latine, eshte se kriminelet e mafiozet i ka jashte shtetit. smiley

 Right Dezhavuje, A ke degjuar ndonjehere per nje shtet qe quhet Meksike, qytetaret e se ciles mendonin njesoj si ti? Se pse po me krijon pershtypjen se je nje cerr i vogel 20 vjecar qe nuk ke dal ndonjehere pertej Rrogozhines.

Not that is anything wrong with that! smiley

Nejse, naten e mire prej verteti tani, se u bome 2 ore ne internet.

 Dmth, kjo eshte ajo kultura e famshme qe te ndan ty nga shqiptaret ketej? 

 Ej Dezhavu, mos ma merr per ters se nuk desha te te ofendoj. Thjesht desha te them se ke nje lloj aresyetimi te tipit: "Skuadra jone do fitoje se eshte me e mira!"

 Une? Vertet?

Mua me vjen keq vetem qe hyra sot ne debat me shume per humor, dhe perfundova duke debatuar ne kete pike te ulet qe me ofroi niveli juaj, per shkak te tipave si noshka qe ne ketej u dukemi si "nativet e Amerikes," (uroj ta quajne sa me shpesh klandestin te qelbur andej per shkak te theksit, jo vetem prapa kraheve); tipave si Toko u dukemi dembele qe rrime ne kafe, tipave si ti qe u dukemi se pale se si i mbaje makinat kadillak... dhe asnjeri prej jush, betohem, asnjeri, nuk e vret mendjen se si duken ata shqiptare andej qe vijne si puna e asaj goces te videoja e canit, si puna e atyre qe sjellin kadillake ketu duke vrare e duke vjedhur andej e duke na rene ne qafe neve ketu me turizmin. Kjo eshte menyre e te parit "ekipi im." Kjo me ben te mendoj se keni nevoje per komente si te atyre qe ju permendin te mosardhurit ne funeralet e prinderve, te shfrytezimit te prinderve si dado se s'paguani dot dado, qe te ftilloheni pak e te kontaktoni me realitetin. 

Do te te thosha te perpiqeshe te na nderoje sa me shume andej, por me mire po te them te perpiqesh te na turperosh sa me pak, sa per te ta kthyer ne te njejten monedhe.

 

smiley  Gjithashtu!

Mire Dejavu. Si te duash ti. Naten e mire edhe nga mua.

 Ne Shqiperi ka shume te varfer 

 

Mos ta degjoj Robespieri i Tirones kete,se ai ka mendimin ndryshe kur flet nga tribuna!

Koran, me ishte krijuar pershtypja qe ishe tip fleksibel. C'eshte kjo histori qe tregon,  ore  peshk i rralle? Nga e keqje, te eshte qepur ai shitesi. Kudo ne vendet e varfera, kjo ndodh. Po te jesh ne Indi te qepen dhe s'te leshojne, ne Stamboll njesoj etc etc.

'' Djali: Ore po ble ca o derezi sepse nuk kam shitur fare sot.'' Nuk te preku nje shqiptar i varfer me keto fjale? Une disa here ju kam blere vetem se me vjen keq?

E kane nga halli, jo nga malli. Pa mendo: kujt do i pelqente te sillej keshtu? Askujt!

E kane nga halli, jo nga malli. Pa mendo: kujt do i pelqente te sillej keshtu? Askujt!"

Padyshim qe e kane nga halli! Edhe une kam blere dhe kam dhene shume here se me vinte keq! Problemi eshte qe nuk eshte vetem nje dhe i hajde po i japim ca dhe mbyllet ai muhabet! Ka jo pak te tille neper rruge! smiley 

Po kjo nga behet? Tiparet shume te lezetshme ka pasur Anita.

nqfts pyet per Aniten ka vdekur bashke me te bijen Siboren dhe nenen e saj smiley

Ka qene ndonje aksident qe kane vdekur te treja ne te njejten kohe?

Me duket se ishte dicka me bllokimin e oxhakut dhe gazin/tymin qe i helmoj. Keshtu? Apo jam gabim

Po, ja cfare gjeta (me e plote me poshte) smiley

Kaldaja mbyt në gjumë Anita Bitrin
Bashkë me të vdesin, e ëma dhe vajza 7-vjeç, Sibora

Toko, dhe mundet. Jane shume subtile ne te tallur ne Shqiperi. smileyPo tashi ti mo' u merzit.

Po e kam thene une qe s'duhej lejuar modifikimi i komenteve... smiley

 

Turing, Anita Bitri ka disa vite qe ka nderruar jete. Kishte emigruar ne SHBA.

OlsiB, he? S'te pelqeu kenga? smiley

Kor', agresivitetin e kane si a way of life. Trishtuese ne fakt. Po ti mire qe paske shpetuar pa ndonje shall me shqiponje, ose kulmi i kulmit: nje t-shirt me shqiponje. smiley

Hajde atdhetarizem me nga 500L/copa. smileyNdersa vendasit te shohin me nje ekspresion te tipit:"aaaa, te gjoret sa te thare jane per memedheun. Oi. Oi. Oi."

Ishte per prerje damaresh. Nuk e bera se thashe te degjoj nje here edhe Sinanin.

Nuk e dija per aksidentin qe i paska ndodh. Me vika keq shume.

 Ti thekso c'te duash pa vene emra, por emrit (nickut) tim i vure fjale qe s'i kam thene. S'eshte shume e ndershme, thjesht per te dhene nje argument me shume ne nje dava debati forumesh.

 Si ka ndryshuar mentaliteti i atyre qe kane ikur prej 10 vjetesh?! jo me larg se para 30 minutash po na tregonte nje person (ka emigruar ne amerike para 15 vjetesh) se si nga mosha 13 deri ne 16 vjec djali i ka hyre e dale nga burgu 40 here.

Kete quan pershtatje? te punoj prindi 15 pune per te nxjerre femijen nga burgu? Apo jane pershtatur duke folur 5 fjale anglisht dhe 1 shqip ne familje?

 

 Varet me cfare njerezish shoqerohesh motra. Keto qe kam une ketu prane i kane te gjithe femijet neper universitete, kane blere nga nje shtepi, mblidhen e festojne dreka e darka me e pa kalamajte dhe nuk kane te tilla probleme. Tani ka edhe nga ato qe thua ti, po jane pjese normale e jetes ashtu sic jane edhe ne Shqiperi. 

Mua personalisht ajo qe me habit nga Shqiperia eshte numuri i larte i divorceve dhe i dashnoreve, sidomos tek brezi i 40 vjecareve! Duklet sikur robt rrine gjithe diten me ate veglen ne dore, e nuk kane pune tjeter. Mbase hapja e ca strip-clubeve dhe shtepive publike do e lehtesonte pak dufin seksual te shqiptareve autoktone. smiley

 epo tani o pf jo te gjithe gjenite shkuan u bene jashta shtetesa. ja 30% ishin te arsimuar dhe i kushtuan vlere shkolles. 70%  ishin klase e mesem e poshte. Me behet qejfi qe paske pasur fat dhe shoqerohesh me njerez te mire, por me te thene te drejten pjesa me e madhe 1000 probleme kane. Jam e sigurt qe te njejta do i kishin edhe ketu...por me shqeteson fakti qe kur vijne keto te gjithe femijet e ketyre jane me bursa, ju jep lek shteti, i do shteti, i co shteti, i ul shteti....etj etj. 

6 vjet qe studjova per mjekesi jashte dhe vetem 2 studente kam pare ta mbarojne shkollen ne kohe, veten time dhe nje vajze tjeter ne lezha. te tjeret vinin per juridik e dinin per shkenca politike te vendeve te lindjes. kane 10 vjet e skane mbaruar vitin e pare. Ndersa ne amerike nje 10 % shkon ne universitet direkt ...se pjesa tjeter bejne 2 -3 vjet kolegj dhe me pas universitetin ne ato shteterore dhe te lira. 

Shume nga keta me flamur shqiptar bejne analiza pa fund per "pse", "si" ,"qysh","cfare" etj sillen refugjatet kur vijne ne shqiperi

Dua tju pyes ju me flamur shqiptar. A ja ku vajtur ndonjehere ne mendje se mbase mbase mbase ne rrefugjatet sillemi "keshtu" dhe "ashtu"  sepse mbase mbase mbase duke jetuar kaq kohe ne vendet e tjera ne kemi ndryshuar dhe keto qe beni ju atje ne shqiperi na duken aq kot dhe pa vlere sa nuk ambjentohemi dot me ju?

Ju na akuzoni se ne punojme shume. Bile talleni me kete. Po a i keni bere pyetjen vetes se mbase edhe ne tallemi me jeten tuaj boshe pa pune dhe kafeneve tere diten. Mbase mbase mbase edhe ne talemi me ate qe ju e quani "qef" dhe "jete"
 

Mendoj se keto gjera jane subjektive dhe asnjeri nuk duhet te tallet me menyren e jeteses se tjetrit. E mira e kesaj bote eshte qe eshte e madhe dhe ka vend per te gjithe. Po te deshin keta me flamur shqiptar te benin jeten e emigrantit apo refugjatit do te kishin ikur si te tjeret, dhe po keshtu po te deshin emigrante  apo refugjatet te benin jeten e shqiptareve do te ishin kthyer ne shqiperi.

Ajo qe eshte shqetesuese ketu eshte se menyra e te jetuarit ne shqiperi ndryshon shume nga ajo e vendeteve te tjera te zhvilluara ku ka emigrante shqiptare. Dhe se nese ne Shqiptaret duam te jetojme dhe gezojme te mirat e ketyre vendeve ( duke lexuar shtypin, programet e partive dhe bisedat e tjera ne popull mendoj se kete tere e duan) atehere   mbase duhet te  mendojme te ndryshojme menyren e jetes. Nese nuk duam te kemi te mirat e vendeve dhe tere debatet behen thjesht per tangelik dhe per tu qujatur te "civilizuar" "perendimore" se jemi me mire ne dembelizmin e jetes qe bejme, atehere te rime ketu ku jemi se mire jemi

 

 

 

    Dua tju pyes ju me flamur shqiptar. A ja ku vajtur ndonjehere ne mendje se mbase mbase mbase ne rrefugjatet sillemi "keshtu" dhe "ashtu"  sepse mbase mbase mbase duke jetuar kaq kohe ne vendet e tjera ne kemi ndryshuar dhe keto qe beni ju atje ne shqiperi na duken aq kot dhe pa vlere sa nuk ambjentohemi dot me ju?

 

Mrroklla pyeti pak me pare se ka ndjere nje lloj "resentment" ndaj emigranteve amerikane ne Shqiperi.

Ky koment eshte shembulli tipik qe e shpjegon se pse ndodh kjo. 
Pse me amerikanet mund te ambientohesh ti, edhe pse s'ke lindur atje, ndersa ketu nuk u ambientuake dot, sado keq qofshim neve ketu? Kjo gjeja e te pershtaturit ne nje popullsi tjeter ku ti nuk ben pjese, nuk eshte asgje tjeter pervecse shenje respekti per ate popullsi. Te huajt vijne ketu dhe gjeja e pare qe perpiqen te bejne, eshte te pershtaten me njerezit ketu, qe t'i respektojne. Ti nuk u pershtaske dot sa per te treguar respekt sepse ke ca vjet atje? Vertet?!! Ja dallimi me emigrantet e Italise. Xheni e tha qarte qe dhe po s'te pelqeu, te pakten njeriu perpiqet te pershtatet me njeriun e vet, te pakten per respekt.
Une e shoh si paaftesi per te qene i sjellshem dhe i edukuar kur tjetri vjen e me thote "ufff, nuk ambjentohem dot me ty." Natyrshem me vjen te them kur vjen (jo mua, por kujtdo): "Ja, erdhi ky qe s'pershtatet."Kur kete e ben nje qe ka qene si une deri 10 vite me pare, e shoh jo vetem si mungese edukate e tangerllik, por humbje.  

Ju na akuzoni se ne punojme shume. Bile talleni me kete. Po a i keni bere pyetjen vetes se mbase edhe ne tallemi me jeten tuaj boshe pa pune dhe kafeneve tere diten. Mbase mbase mbase edhe ne talemi me ate qe ju e quani "qef" dhe "jete"  

 Nuk te shan njeri se punon shume. Hallall po pate kellqe te punosh. Por e dime shume mire qe punoni 09:00 me 17:00 dhe te shtune te diel e beni pushim.  Kohen e lire pastaj e kaloni ne internet. Flas per ju qe flisni ketu, te pakten. Te ne quhet "u kepute ne prapanice" sepse te ne, ata qe punojne te privati as te shtunen s'bejne pushim, dhe ata qe jane kameriere e banakiere apo roje, rrine edhe te dielave. Kush s'ka shtepi e duhet te marre kredi, ben edhe dy pune, te dyja pa te dielat pushim. Ka nga ju qe bejne dy-tri pune, sepse kane ku t'i gjejne e bravo u qofte. Ju qe flisni ketu s'me dukeni dhe aq.Dhe kafeve duke debatuar per politike e per thashetheme, nuk rrini sepse rrini ne internet duke debatuar pikerisht per politike e per thashetheme, dhe se si duket nuk keni njerez te gjalle me te cilet te rrini ose e keni punen aq per qef sa mund te qani hallet e politikes sone gjithe diten. Edhe kjo, quhet nga ne "u kepute ne prapanice." Nuk eshte rastesi qe ne te gjitha forumet, postuesit qe jane aktive gjithe diten i ke kryesisht nga Amerika. Europianet i shoh shume me rralle, sepse si duket dalin e jetojne me njerez... Ne i thuakemi sociale, ndersa ju andej me duket se i thoni, "they have a life." 
Ketu nuk do te thote dembelizem qe pasditen, pasi ke punuar gjithe diten ne pune, ta kalosh ne kafe dhe jo ne internet. Ndryshimi i vetem eshte thjesht teknologjia.
Ketu kot rrine vetem ata qe kane nje strehe siper kokes sepse ua jep babi e mami dhe s'kane qejf te bejne pune te rendomta derisa te gjejne punen qe duan, ose u eshte bere nje pallat te shtepia e kane dhene hyrje me qira plot. Dmth, ia dalin, pa rrine. Puna e tyre. S'i bien njeriu ne qafe, s'vjedhin njeri e s'trafikojne gje. Ca dembele te tille, dembele mbeten dhe andej e rrojne me asistencat e taksave te atyre qe punojne ose i mban nje familjar qe punon. Kjo qe po thua, jeta prej dembeli qe u beka ne Shqiperi,  jo vetem qe eshte pergjithesim, por fyerje dhe me shume thote per ty se sa per shqiptaret ketu. Te kujtoj qe ne ketu nuk rrojme me ato garniturat qe paguan ti neper restorante (se menyre tjeter se si te na sillni leke juve ketej, nuk di une te kete) dhe qe pastaj i shan dhe rrezik ua thua dhe amerikaneve andej, duke demtuar dhe turizmin. Kjo eshte ajo sjellja qe i ben te cuditshem disa nga ju qe vini nga Amerika. Por shyqyr ka plot te tjere qe "have a life" dhe s'te fyejne keshtu.

Dejavu Nuk do te pergjime se e shikoj se e "njeh mire" ameirken dhe mentalitetin e emigrantin dhe jeten e tyre . Me behet qefi qe je i lumtur Une jam i lumtur gjithashtu

Hajt shnet vella 

 lol

kur s'ke c'thua per te mbeshtetur brockulla, mos i mesho gojes vend e pa vend, atehere. smiley

shnet dhe ti.

 sa konfuz qe je mer, s'po di nga te na shash. thjesht ke nje fare merie ndaj nesh dhe s'po di si ta racionalizosh. une te thashe dhe njehere, per mua, ne shqiperi - mbyll veshet, hap syte dhe mos prish qejf me vendasit. (the natives, dmth) lol

 lol

ja shembulli nr.2

nejse, ty te dukej dhe torontoja vend vari trapin. Dukesh me komplekse per te share c'te te dale para. E keqja eshte se prej disa derrave pergjithesohet gjithe pylli.

varja

Ai portreti i pare i nje amerikoni ne venin  tat , e kishte te "futmen" me tamam

Ky vazhdimi i tanishme me duket se po ja "fut " vetvetes.

Kot si per qejf : .. - Edhe kaq shume mos e njih Ameriken . Jo per gjo po ka rezik te na i kalosh dhe neve smiley

 Shume e vrasin mendjen te dy palet (vizitoret dhe vendasit). Nga njera ane, pse e cajne kaq shume koken vizitoret qe shkojne per te pare miqte dhe te afermit me c'thone ca te panjohur? Nga ana tjeter, vendasit s'kane pune tjeter prevec se te merren me ate qe bejne vizitoret? Kam pershtypjen se keto reagime tregojne qe dukuria e emigrimit eshte akoma e re ne Shqiperi, se kudo ne bote njerezit nderrojne vendbanim dhe vizitojne here mbas here vendbanimin e meparshem kur vazhdojne te kene aty familje dhe lidhje emocionale, po nuk ju kushton njeri kaq shume vemendje, pervec njerezve qe kane shkuar te vizitojne.

Po te flasim vetem per gallate (po nuk me duket se shkrimi dhe komentet jane te tilla) stereotipe ka sa te duash dhe shembuj te tyre gjenden nga te dyja palet ashtu sic ka plot stereotipe ne cdo vend per njerez qe vijne nga nje vend tjeter. Po ketu me duket se te gjithe jane pak me sensibel se sa duhet...imagjino se si komentohen turistet pastaj, objekt gallate kudo ne bote. Jo po duam te zhvillojme edhe turizmin pale...

Besoj qe steriotipat shqipetare kur rikthehen ne Shqiperi me shume se te huajt qe vijne per here te pare. 

Kaldaja mbyt në gjumë Anita Bitrin
Bashkë me të vdesin, e ëma dhe vajza 7-vjeç, Sibora

Nga New York Marcus Solis
Tashmë mbetet vetëm një hidhërim që të këput shpirtin prej kësaj tragjedie familjare. Tri jetë u morën nga një vrasës i heshtur, pa erë, pa shije. Të martën rreth orës 8.30 të mëngjesit zjarrfikësit zbuluan nënën, vajzën dhe mbesën të helmuara nga monoksidi i karbonit. Kur njësitë e emergjencës hynë në shtëpinë që ndodhet në bulevardin Ocean Avenue, ata konstatuan se niveli i gazit CO (monoksidit të karbonit) në ajër ishte më i lartë se njëmijë për milion, ndërkohë që niveli normal konsiderohet nga 0 deri 9 për milion. "Me shifra të tilla, mjaftojnë disa frymëmarrje që njeriu të humbë ndjenjat", thotë shefi i zjarrfikësve, Thomas Haring.

Ngjarja

Një nga viktimat ishte 38-vjeçarja Anita Bitri, një këngëtare e njohur në vendin e saj, Shqipëri, e cila kërkoi të fitonte famë në SHBA. Bashkë me të, humbën jetën edhe nëna e saj 60-vjeçare dhe vajza Sibora, shtatë vjeç. Familja ishte transferuar në Staten Island rreth dy vjet më parë për t'u vendosur në këtë rrugë të qetë të seksionit South Beach. Vetëm pak javë më parë këngëtarja shqiptare kishte humbur edhe bashkëshortin, i cili kishte vdekur pas një kanceri. Për fqinjët anëtarët e familjes ishin njerëz aktivë dhe të dashur. "I takoja përditë. Pinim kafe bashkë. Akoma nuk arrij ta besoj atë që ka ndodhur", thotë mes lotëve fqinja Leonora Ruçi.

Helmimi nga kaldaja

Shkaku i tragjedisë ka qënë kaldaja e ndodhur në bodrumin e shtëpisë ngjyrë rozë të këngëtares shqiptare. Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Ndërtimit, Llyse Fink, kohët e fundit ishin kryer disa punime rikonstruksioni në shtëpi dhe si rrjedhojë ishin vendosur disa qese plastike në vrimën e ventilimit të kaldajës. Bllokimi i kaldajës ka bërë që gazi CO (monoksid karboni) i lëshuar nga lënda djegëse që përdoret brenda saj të depërtojë gjatë natës në shtëpi duke i kapur në befasi në gjumë banoret e saj. "Bllokimi i kaldajës ishte një aksident, që solli është këtë tragjedi", deklaroi zëdhënësi Fink. Sipas autoriteteve, monoksidi i karbonit krijohet gjithnjë në rastet kur digjet benzinë, naftë, dru ose gaz propan. Shifrat zyrtare flasin për rreth 300 vetë që vdesin çdo vit në këtë mënyrë në SHBA. Familja vdiq më pak se dy javë para hyrjes në fuqi të një vendimi bashkiak, që u kërkon të gjitha shtëpive të vendosin dedektorë të monoksidit të karbonit në një rreze pesë metra larg nga ambjentet e fjetjes. Kjo pajisje funksionon njësoj si dedektorët e tymit, duke lëshuar alarm zanor sapo konstatohet prania e gazit. Për fat të keq, familja e këngëtares shqiptare nuk kishte siguruar një aparat të tillë, i cili mund të kishte evituar në kohë tragjedinë.

Zihni Sulaj: Si ndodh vdekja nga gazi

Një vdekje e shpejtë dhe e pashmangshme nëse përqëndrimi i gazit të helmët, monoksid karboni është shumë i madh në ajër. Helmimi vdekjeprurës ndodh edhe kur monoksidi i karbonit çlirohet më pak, veçse në këtë rast proceset e pakthyeshme që ndodhin në organizëm dhe konkretisht në venat e gjakut janë më të ngadalta. Njeriu vdes në gjumë, pa ndjerë asgjë. Kryetoksikologu Zihni Sulaj sqaron se në raste të tilla të helmimit me gaze, monoksidi i karbonit zhvendos oksigjenin në gjak dhe bashkëvepron me hemoglobinën, duke formuar një substancë të qëndrueshme, karboksihemoglobina. Qelizat "vuajnë" pasi nuk transportojnë më oksigjen. Ky proces bëhet gjithnjë e më i pamundur deri në humbjen e jetës.

Pak javë më parë Anitës i vdiq bashkëshorti

Fati i keq nuk i është ndarë familjes së Anita Bitrit. Vetëm pak javë më parë, sëmundja e kancerit i kishte marrë asaj bashkëshortin. Gjatë vizitës së saj në korrik, Anita kishte programuar një turne të madh në të gjithë vendin. Për këtë ishin gjendur edhe sponsorët, kryesisht në vendlindjen e saj Vlorë. Por gjithçka është shkatërruar për shkak të lajmeve të këqija që vinin nga pjesa tjetër e familjes në SHBA. Bitri u detyrua të lërë pas dore planin për koncertin dhe të kthehej në New York, për t'i qëndruar pranë në grahmat e fundit bashkëshortit të saj të sëmurë.

Flasin kolegët shqiptarë: Pengu i fundit dhe koncerti më 28 nëntor

Pëllumb Kulla: S'kemi vendosur për varrimin

Ende nuk jepen detaje për përcjelljen që do t'i bëhet këngëtares. Artistët shqiptarë në New York shprehen se lajmi ka qenë befasisht tronditës dhe është përhapur në mënyrë kaq të rrufeshme saqë s'u ka lënë atyre kohë të mendojnë për shërbesën e fundit. "Nuk kemi menduar për organizimin e funeralit. S'ka shumë që ndodhi, por çdo gjë është përhapur me kaq shpejtësi. S'mund t'u them detaje për ceremoninë", tha në linjë telefonike publicisti i njohur Pëllumb Kulla, ndërsa rrëfeu momentet kur ishte njoftuar për tragjedinë dhe eksperiencën me këngëtaren, njohjen, koncertet. "Më telefonuan nga gazeta Iliria duke kërkuar dhe ata informacion për tragjedinë. S'e kisha marrë vesh. Ishte herët akoma, pa u përhapur lajmi. Kjo gjë më ka tronditur jashtëzakonisht shumë për arsye se sapo kishim biseduar me Anitën dy ditë më parë dhe sot po matesha përsëri për ta marrë në telefon". Regjizori Kulla ka qenë organizator i mjaft koncerteve të këngëtares. "Disa këngë të saj kishin mjaft sukses. Publikut sidomos i ka mbetur në mendje Anita e Festës së Vitit të Ri, katër vjet më parë me këngën arbëreshe me violinë. Tani së fundi kishim një koncert ku ishte e ftuar dhe ajo, që nuk erdhi për shkak të tragjedisë që i ndodhi, vdekja e të shoqit. U bë tërë kjo kohë zie në këtë familje. E çuditshme!". "Ne me Anitën prisnim koncertin e Bostonit më 28 nëntor", tha Edmond Kushi, një tjetër muzikant-koleg i këngëtares. "Kjo që ndodhi ishte shumë tragjike. Unë u lajmërova nga një kolegu im në telefon, sot paradite", tregoi ai. Kushi tha më tej se familjarisht kishin hyrje-dalje me këngëtaren Bitri, meqë jetonin dhe në një qytet. "Kohët e fundit Anita po përgatiste një disk, po që nuk arriti dot…". "Ajo ishte një fenomen i shkëlqyer i muzikës pop në Shqipëri", thotë producenti i regjistrimeve të saj, James Avatar, që shton se këngëtarja shqiptare e dashuronte ëndrrën amerikane, i pëlqente Aretha Franklin dhe yje të tjerë të muzikës. Një tjetër muzikant që ka bashkëpunuar me Bitrin, Maksim Vathi, sapo kishte dëgjuar lajmin për vdekjet, kishte rendur me të shpejtë në shtëpinë e tyre. "Jam ende i shokuar", tha ai pas pak. "Nuk mund ta besoj. Më vjen me të vërtetë keq".

Dejavu, nuk e di cfare halli ke me ata te afermit e tu amerikane, por cfaredo qe te kesh, ben mire me ia thene ne sy. smiley

 S'po te kuptoj. Mund te sqarohesh?

Ngaqe ti flet me detaje, thjesht mendova se mos eshte dicka personale me ndonje te afermin tend qe ka emigruar ne Amerike dhe qe mund te te kete bezdisur me sjelljen e tij kur vjen per vizite ne vendlindje. Nqs. eshte keshtu mbase do te ishte mire qe te sqarohej direkte me te sepse do t'i bente mire edhe atij edhe ty per te jetuar me mire se bashku gjate vizites se tij ne Shqiperi.

 Te gjithe kemi shume emigrante jashte. Disa sillen mire, disa sillen keq.

Dhe po ta kisha aq problem, do t'ia thosha kur te vinin pas 10 vjetesh. lol

Une po diskutoj per temen. Detajet jane mire per temat.

Ne pergjithesi dime te gjithe.

late nam prap tuj u zi ne kyt teme, ishim mire gjer kur e kishim me humor.

secili ka hallet e veta aman, si knej si anej, si emigrant, si refugjat, si profesor e si milioner. live and let live piplla smiley

ja naten e mire dhe nje pershnetje per te gjithe :

http://www.youtube.com/watch?v=YWmFciIll1I

ti ke kriju idene qe cdo shqiptar amerike eshte tip Parashqevi Simaku ose kjo E. Lekbello. Eshte si me thone une qe gjithe ata si ty qe rrine ne Shqip. jane si puna e ktyne

http://www.youtube.com/watch?v=8FsSCGyrK6Q

 Kush te tha qe kam krijuar ate ide? Ishte thjesht pershendetje.

 

by the way that's totally fake.

Refugjat perdoret me konotacion negativ dhe disi ironik..dhe ne te shumten e rasteve e perdorin ata qe nuk kane shkel asnjehere jashte kufijve dhe kane probleme vetvlersimi. Nejse, ne fund te fundit eshte vec nje fjale..

Sa per buzqeshjen e munguar te shqiptareve ka rrenje te thella. Eshte shenje krenarie dhe shpjegohet edhe me maskilizmin e shoqerise. Kush e kujton vlersimin e Bajronit per burrrat shqiptar. Vec kesaj jam i mendimit qe, buzqeshja ne shqiperi duhet shperblyer ne vlere monetare se eshte nje gje tejet e veshtire per tu dhene..

 Ja dhe une nje pershendetje, dhe mirupafshim ne takime te tjera.

 Thx, shume e bukur kjo kenga e viteve 50 smiley

 Ngaterrohesh. Kjo kenga eshte e viteve 2000. E viteve 50 eshte kjo

 Kenga eshte e viteve 50. Kengetari eshte i viteve 2000, dhe perkthimi smiley

Dhe po ta degjosh italisht, eshte tallje ndaj atyre qe bejne si amerikane smiley

S'di per ca e solle. lol

 Dejavu, mos u nxito! Kenga qe solla ne fillim nuk eshte perkthim, por pershtatje. Dhe  jo vetem qe e di italishten si cdo shqiptar i ndershem, por kuptoj edhe napolitancen sa kam jetuar ca muaj ne Napule.

Na edhe nje pershendetje tjeter napulitane

Pecche nun ce ne jamm in America

jetoni e lini me jetu mer jazekcinj!

Gjithsesi une du me pershendet ata vllaznit tane, me pantallona e bluza te gjera, me koke te qethura, dhe me.. me mjekra qe as xhileti e as macu electric su po derman!

Tu vuo' fa' o' talebano

 

PF, 

Me shqiptar se napulitant nuk gje ne Itali! 

Une me ket rast pershendes Xhenaron, Markon dhe Cibrianon!

 

Meqe forumi ka shume patriote amerikane:

 

I think patriotism is like charity -- it begins at home.

Henry James.

 dejavu, 

Pa te keq, a e ke gje xhibin ti?

Pse duhet ta kete gje Xhibin ? smiley

 

PF, ja nje pershkrim te kthimit te nje kurbetliu nga Amerika dikur, para 100 vjetesh. Eshte nga pjesa "Cycket". Natenemire!

Dje u kthye Shefiti nga kurbeti, pas dhjetë vjetësh. Hundëkuar nga rruga e gjatë dhe helm e vrer ngaqë i vodhën paratë në pampor. E kish zënë gjumi dhe s’kishte ndjerë gjë kur ja muarr nga gjiri. I kish fështjellë në një shami që i dukej si xhungë aty. Duket ajo xhungë u be sebep për grabitësit. Por mbase s’ka qenë dhe ajo; mbase grabitësit janë zanatllinj që me atë punë merren gjithnjë, pampor më pampor e liman me liman. Gjuajnë kurbetllinjtë. Kështu mundi i dhjetë vjetëve shkoi për dhjamë qeni. Unë u gëzova që e pashë prapë Shefitin, por ai s’e ka mbledhur veten akoma. Jo vetëm paratë që humbi, por edhe fshati i duket ndryshe, më i vogël, një grusht vend. S’i vë faj. Ai la shtëpi e gjeti kasolle. Babai Sadik, Duda, Halili, Liti dhe fëmijët s’janë më. Kemi mbetur vetëm unë, ime shoqe Emineja dhe fëmijët, Sadiku, Fizja, Rrahimja dhe Haxhiu.
Shefitit i mbeti merak që nuk qe këtu për vdekjen e babait Sadik. I thashë që nuk bëmë kësoll të madh, jo se s’donim. Por ai tha që s’ishte puna te kësolli. Vajti lart te Bregu i Erës, ku është varri, dhe përkëdheli gurin. Gur i thënçin; është një copë shtufi shkruar me majë thike “Sadik”. Vetëm kaq. Varrin ja bëmë atje sipas amanetit të tij. E donte në Breg te Erës se aty ka gjithnjë veri.
Shefiti solli një sëndyq që andej. Ne kujtonim se do kish ndonjë gjë të madhe brenda. Ndonjë maqinë qepëse, a ndonjë top pëlhure. Se sëndyqi ish i rëndë goxha. Të shkonte mendja në flori. Kur e hapëm, doli që kish vegla pune; një lopatë, një kasmà, një si qysqi, dhe ca alete të tjera që s’i kishim parë ndonjëherë. Të gjithë menduan “po ky këto solli nga an’ e dynjasë? Pak bel’ e shat’ ka këtej”? Po asnjë nuk foli.

Këtë vit morëm fushën e Hatem Kapllanit përgjysëm. Rrushin me një të tetën. Bëri 25 qase misër dhe na shpëtoi. Ky është i katërti vit pa luftëra shyqyr. Nuk po ka vdekje të paktën. Punët duket sikur po rrjedhin për mirë. Njerëzia filloi të qeshi prapë. Të savisin. Shefitit tonë po i thonë “perrupì”. Kjo fjalë do të thotë hall, çqetësim. S’e patmë dëgjuar më parë. Qenë në një dasmë në Shtrigjër. I thanë këndona një këngë, o Shefit. S’di u tha Shefiti. S’kam kënduar me vite. Or po këndo ç’të duash, i thanë, se duam të të degjojmë zënë. Edhe Shefiti s’ua prishi, këndoi një këngë nga ato që këndojnë kurbetllinjtë:

Nga të erdhi kjo perrupì,
O e mjera Shqipëri…..

Kaq u desh që miletëria të qeshin nën buzë. U bë gati nofka; të nesërmen Shefitit i thoshin, po ku je, o perrupì? Ose, “a e keni parë atë perrupinë, mo”? Kurbetllinjtë e duan Shqipërinë më tepër se ne këtu. Ne të këtushmit savisim ata që i merr malli për Shqipëri.
Tani që s’po ka më luftë, njerëzia kanë qejf edhe sevdarat, ju vlon gjaku, i shpon elbi. I dolën llafe Dules me të kunatën. Ajo që vishet me sqimë, me fustanin me lule dhe me flokët alla frënga. Ja ngritën këngën të nesërmen:

Dule, o mor Dule,
Të paçim fanë ku e ngule,
Në atë bir fustan me lule....

Emo, histori e vertete treguar nga emigrantet e pare shqiptare ne New York.

 

Kthehet shqipo nga puna ne fundjave, dhe ne nje cep rruge i del nje i zi me thike dhe i kerkon rrogen qe sa e kishte marre. Shqipoja mirditor, nxjerr koburen dhe ja mbeshtjell te ziut ne lule te ballit. Kthehet ne shtepi dhe i thote te jatit:

- Babe, vrava nje te zi qe me doli me thike per te me kerkuar leket. Po e njoh se kush eshte dhe ku e ka shtepine.

Shqetesohet i jati dhe therret burrat e tjere. Behen nja 4-5 burra, me pallto te gjata, jeleqe te zeza dhe kapele bombe dhe shkojne tek shtepia e te ziut qe ti kerkojne 30 dite bese per djalin, qe ta kthenin ne Shqiperi. Keta te zinjte kur e shohin grupin e te bardheve qe dukeshin sikur punonin per Al Kaponen marrin ne telefon policine... etj etj por nuk ta them gjithe historine se ai qe ma ka tregu eshte shkrimtar per vehte dhe do ta shkruaje vete. Shqiptar i brezit te dyte te asaj kohe, me nje shqipe madheshtore.smiley

 

lol .. kjo eshte gallate.. Tani jam kurioze per vazhdimin.. 

 

 te them te drejten po flas edhe une se ndjehem i te dyja paleve. shqipe dhe refugjat. 

te them te drejten jemi pak refugjate. te iken truri kur el te shtunave ne darke te pazari i qytetit e e sheh nje shok qe ben pazar per nje pale atlete 15 eurshe me marokinin vukumpra. e njeh shokun ngaqe kleni punu bashke ne sera per 32 euro dita tu mbledhe domate. e sheh qe i ka do qese plot e e pyet "A per shqipri?" po. "

"ca ke ble"

"po ble rroba per vete, nje xhakete te trashe per baben se e kam me reumatizem, nje celular per vellain, nje makine mjelese shume te rehatshme, 30 kileshe per shtepine"

po aty ca ke ble

"ktu... per motren,... dicka."

mire. a mundesh me mi nise do lek. 

"mos jane shume. se s'di. me m'humbe? nejse bjeri. po thuju te me dalin para ne durres."

dhe niset robi. ne traget takon refugjatet qe vijne prej Breshie. 

ca punon ti more

"une vincier"

sa merr

"marr 120 euro ne dite po e kam pronarin shok e perdite hame ne restorant te mire. po ti. 

une punoj si pergjes grupi. me paguajne nja... 75 euro dita. mire. pronari me ka me sy te mire dhe shume shpejt do me rrise rrogen. e sheh ate makine atje e kam blere 12 000 euro. 

 

dhe iken ne shqiperi. atje do te duket pak. ka 11 muaj ndrydhje dhe ka kriju bindjen se tash qe ka lek mundet me i ble te gjithe. i kane thene qe policet korruptohen dhe kur iken me 150 km/ore ne vore e ndal polici e ky nxjerr eurot nga xhepi jo patenten. nese shpeton pa ba aksident, ka rrezik qe makinen ja sekuestron policia dhe harxhon me shume se sa e ka blere per ta nxjerre makinen. pastaj del me shoket dhe u paguan "birra per te tere, bre". dhe kur del nga lokali sheh sa leke i kane mbetur. iken tre dite para afatit sepse i kane mbaruar parate. 

dhe kaq. refugjatet jane problem. por duhet timirekuptojme/te na mirekuptojne se te ndrydhur jemi dhe ne atdhe na hapen syte. dhe me ne fund kemi diku per te rifituar pak dinjitet. sa i takon buzeqeshjes, une buzeqesh gjithnje dhe buzeqeshja ime me krijon mundesi ne shqiperi. po une tej lumit adriatik isha, ndoshta nuk e kam mesuar ate buzeqeshjen kanadeze. ata qe kalojne oqenet ndoshta kane buzeqeshje te mrekullueshme. 

 Hajde hajde shqipnitaret! 

Kepucet jane italone tha, po inoti eshte shqiptar! smiley

 

Duke u bazuar tek autori:

refugee Part of Speech:noun Definition:person running from something, often oppressionemigrant Part of Speech:noun Definition:person who leaves his or her native country

Shumica e personave ne kete blog dhane shpjegimin qe refugjat e perdorin moshat e vjetra, nderkohe qe emigrant perdoret nga moshat e reja. Po kur vjen puna ke lajmet, si shpjegohet qe perdorin termin "ja erdhen refugjatet?"

 

 

 si shpjegohet qe perdorin termin "ja erdhen refugjatet?"

 

si duket kane njec akoma tek thirjet:"Liri Demokraci, do te ikim apo jo, po, po,po..!!!"

Ke shume te drejte Dejavu!

Shiko komentet e komentatoreve sidomos nga Amerika dhe Greqia dhe do te shohesh qe jane komplet jashte orbite.Te paret nga largesia dhe tagerlliku dhe te dytet nga persekutimi ne vendin prites dhe mungesa e ndergjegjes kometare.

Megjithate duhet te pranojme qe keta komentues nuk perfaqesojne komunitetin shqiptar ne SHBA.Keta do te ishin te njejte edhe sikur te ishin ne Shqiperi,pra tangelliks.Personalisht pervec ndoshta qenrimit tek semafori(dhe kjo me teper qe eshte bere zakon) te tjerat qe permend as qe mundohem tja u tregoj dhe te ul njerezit ne Shqiperi,perkundrazi ju bej nje politike qe nese jeni mire ne Shqiperi as mos u mundoni te levizni se eshte e veshtire emigrimi.

Sa per komunitetin shqiptar ne SHBA e ke gabim.Eshte komuniteti me i integruar dhe pjestare te tij punojne deri ne shtepine e Bardhe.Komuniteti i shqiptareve ne SHBA eshte me aktivi ne lidhje me ceshtjen shqiptare apo me promovimin e Shqiperise ne Boten e Re.

Morracaket si puna e noshkes dhe funderrinat e tjera,thjesht kane marre nje etikete te re se si thelb njesoj kane qene dhe ne Shqiperi.

Per vete jam shqiptar pasardhes i iliro-arbnoreve dhe jam kranar qe jam shqiptar dhe do te jem krenar deri sa te vdes.

noshka nuk ka tangerllik, se eshte blue blood, low key smiley sidomos ne shqiperi, nuk i prek apo mundohem te loz me kafshet e pyllit, jam si ne safari, vetem sa vezhgoj

hahahaha

p.s. bashkohem me mendimin tend, edhe une nuk rekomandoj njeriu te emigroje ne wuster....

I nderuar administrator, t'ia them dy fjale dhe ketij pa ma fshire prape? Do ia them me kulture. I nderuar nocke... jam shume i bindur qe ke probleme vetevleresimi, nga menyra si shkruan, si dhe mungese komunikimi me qenie njerezore.

Mua me duket se tangerlliku eshte fenomen shqiptar.  Ne shesim mend edhe me marken e kepuceve dhe te mos shesim mend me te jetuarit ne Amerike.  Bile po ta vini re nga komentet edhe brenda Amerikes ka disa vende qe jane "me te mira" se te tjerat.  Kurse njezit ne Shqiperi tallen me rrobat amerikane meqe si Evropiane qe jane kuptojne nga moda me shume.

Mua me duket se tangerlliku eshte fenomen shqiptar."

Me siguri eshte fenomen shqiptar! Nuk eshte veshtire te dallosh qe shqiptari tipik eshte nje fodull, nje mendjemadh, nje dembel, nje llafazan qe do te jetoje duke mashtruar dhe pa pune! Megjithese rritja e konkurences brenda ne Shqiperi per vende pune si dhe ndikimi i emigracionit e kane ndryshuar kulturen/edukaten e punes pak a shume! Prape shume rruge e gjate perpara ....

Tangerlliku ne vetvete shpreh pasiguri dhe konfidence te ulet nga ana e personit qe e manifeston ate! Pra ne nje fare menyre personi kerkon t'i jape vetes rendesi fallco! Njeriu me konfidence te larte e ka gjetur pozcionin e vet ne shoqeri dhe nuk ka nevoje per vleresime boshe nga ambienti qe e rrethon! smiley

Tangerlliku apo tangerlleku...e kane si ata qe jetojne aty,se helbete ata e dine sec heqin ne ate vend,por edhe ne turisto-refugjat qe vijme andej,pasi ne e dime sec heqim ketej...dhe po nuk erdhem dot ne aty,e po nuk na pritet dot ju andej...nuk do te kemi shanc as ne e as ju ta shfaqim me njeri tjetrin...keshtu qe rrofte Tangerlliku apo Tangerlleku qe na mban gjall te dyve!!!p.s. mua dicka  me ben pershtypje...perse thuhet se ju(refugjatet,me tangerllek si une) iket,ndersa ne ndenjem,ne vend te thuhet qe ne ngecem e jo ndenjem!! qyfyre!!!

 Ta shkrujm cik me kulture tashi, se na e fshine administratoret. I nderuar zoti refugjat me tangerllik, neve ketej nuk kemi ngecur, sepse i kemi te gjitha kushtet per te imituar paraardhesit e homosapiensit, majmunet, per t'u kacavjerre neper anije e gomone e per te lyp pune e buke anej. Mire, i nderuar zoti refugjat? Mediat e huaja ju perflasin per keq. Shume gabim e kane, se ju jeni nderi i kombit. Edhe keto tonat gabim e kane qe kane filluar t'ju tallin. Mire kshu... i nderuar administrator refugjati?

Hehehe ti paskan fshire ato komentet e mbushura me mllef per emigrantet/refugjatet/kurbetllinjte/te ikurit/ate qe e kane thyer qafen etj qe shkrove mbreme nga mesi i nates! smiley

Une kam nje mendim te krijojme nje fondacion ku te gjithe peshqit mund te paguajne/kontribojne me nga 50-100 ose me shume Euro qe do te perdoret per te financuar nje udhetim tendin ne Amerike.  Fondacioni do te quhet "Kentiani ne Ameriki"! Do te te mbajme per 10 vjet ne Amerike dhe pastaj do te leme te lire! Po ashtu do te kesh te drejte te vizitosh Shqiperine 1-2 jave ne vit ku do te te ndjekim me kamera te fshehta te studiojme se si do te sillesh kur te vizitosh Shqiperine! smiley

Si thua a ta bejme kete? Eshte free! smiley

Preferoj te me japesh  vleren e projektit ne leke ketu. 

T'i lavderoj une amerikanet sa te duash ti. U bej dhe kenge, po deshe. smiley

Preferoj te me japesh  vleren e projektit ne leke ketu."

Hmm dmth tu prish mendja! Po ti sikur ke thene qe atdheu nuk lihet per lek! smiley

 Jo re jo, me jep leket ketu ku jam e te mos iki. 

Thashe ishalla e ha, se ju kshu jeni... e hani kollaj. smiley

"me qe ta fshine administratoret"

Aspak i nderuar zoti jo-refugjat pa tangerllik....une majmuni, paraardhesi i homosapiensit,qe jam kacavjerre neper anije e gomone e kam lypyr pune e buke kenej e andej,e qe kam shume fare tangerllik,dhe qe sigurisht jam turpi me i madh i vendit tim, mendoj se ju personalisht nuk keni ngecur(ndoshta mund te gjej fjale te tjera,ngecja nuk shkon me ty),uroj me gjithe zemer te beni sa me pare pashaporten biometrike!!mire kshu?? hahahahahhaahaaha qenke figure fare ti jo-refugjat pa tangerllik!!

 akoma s'u ka ftillu ky muhabet...

HERA PARE QI SHKRUJ ME T'MDHOJA:

AMON ADMINA NXIRRENI ATE POSTIMIN E DEZHAVUSE VEC PER NJI TEME M'VETE SE DO KETE GALLATE. E KOM LEXU 5 HERE DHE KOM QESH ME LOT BASHKE ME ROBT E SHPISE.

DEZHAVU KE MOR PERJETESI ME AT PERSHKRIM. smiley

Edhe pse ne lexim te pare eshte nje shkrim vertet per te qeshur ky i Dejavu, kur e mbaron e kupton se sa dikush qe nuk ka qene ndonjehere ne Amerike nuk e ka idene me te vogel te jetes ketu. Ato qe cave ketu ju duken tangerllik, ne Amerike jane thjesht normat me elementare te jeteses. Te shkosh ne nje restorant dhe te mos te japin nje menu vetem ne Shqiperi po e lexokam qe qenka normale. MENUJA ESHTE KONTRATA MIDIS PRONARIT TE RESTORANTIT DHE TY SI KLIENT sic eshte theksuar dhe me lart. Ne Amerike nuk pret kamarieri ta pyesesh ti se ca lloj pijesh ka se t'i numeron vete pa e pyetur fare.

Te presesh driten e semofarit te behet jeshile qenka tangerllik? Oh plssssssssss. Eshte common sense qe te presesh megjithate common sense nuk eshte common anymore sic duket dhe ketu.

Ajo qe te ben pershtypje me ca ketu eshte se thone se nuk duan te pergjithesojne por nga ana tjeter shkruajne nje hartim te tere qe duhet te shkoj si kryeteme me titull: PERGJITHESIM!

Cfare pret hapesi i temes nga dikush qe ka mbi 10 vjet ne Amerike dhe tani vjen per here te pare ne Shqiperi? Do apo nuk do ti, ky person do habitet nga shume dukuri normale qe ndodhin aty por qe nuk jane aspak normale ketu. Kuptohet qe ai person do reagoje por cave ketu nuk ju pelqen kjo gje se dihet qe ne shqiptareve nuk na pelqen kur na tregojne anet negative. Po te vinte nje nga Amerika dhe t'ju lavderonte per kalimin e semaforit me te kuqe edhe pse rrezikon nje aksident, apo per turinjte qe i mbani varur nga mengjesi deri ne darke sikur ju ka ngrene njeri buken, jam e sigurte qe do ta ngrinit ne pedestal.

Para se te na beni moral dhe tregoni se cfare jete behet ne Amerike, Kanada, etj., hajde jetoni vete njehere ketu dhe pastaj na jepni leksione se si duhet te sillen emigrantet nga Amerika kur vijne aty. Po te mos ishit kaq te zene duke pire tre here kafe ne dite gjate orarit te punes dhe duke mbajtur te tjeret neper goje, ndoshta Shqiperia do kishte avancuar shume me teper se kaq.

Ne restorant edhe ktu ka meny e ka restorante me staf  te sjellshem. Sjua ka faj njeri qe si dini ku jane. Aty thote per  lokal lagjeje ku s'merr njeri menu se vetem kafe e limonata porositen. Ata tipat e bejne ket punen e menuse vetem per me tregu se nga vijne, thjesht nje shkas per te treguar perdhe, asgje me shume. Si ai... a do me per Belulin?

Puna esh qe ju i dinit keto gjera qe para se te iknit, pse papritur kur vini habiteni? Keni qef te dukeni sikur vini per here te pare, sikur vini si te jashtem. As te jashtmit nuk habiten sa ju. Domethene esh e gjitha per perdhe.

Uaaa avash se me trembe. smiley

Po ti nga e di se ai e ben per te treguar se nga vjen apo ke aftesine te lexosh mendjet e njerezve? Nqs ajo eshte hera e pare qe ai shkon ne ate lokal, nga do ta dije ai emigranti se aty vetem limonata shiten apo pa enderr? Pastaj ajo qe nuk kuptoj une eshte se pse emigranti do vije te shesi mendje aty kur ka shume mundesi qe te kete disa emigrante te tjere te ulur afer tij, apo i shesin mendje njeri-tjetrit? Aman, boll na luajtet rolin e viktimes se lat nam. Qenkan bere meshkujt shqiptar me keq se grate e liga. Nqs ty te duket se dikush po te shet mend, thuaja ne sy, apo s'ua mban dhe vini na beni moral ne virtualitet.

 Po si nga e di? Po rraca jone jeni dhe ju, apo harruat? Ne fakt ky eshte problemi qe e keni harruar qe vdisni per cik perdhe. Une ia them ne sy qe cke me te e ia myll gojen atyre te mijve qe ke fendet e para, pa i lene te arrijne te perdhet. Po ty cne qe te paska pickuar kaq shume qe eshte nxjerre edhe ketu? smiley Rol viktime? Ne debat sme eshte dukur se jemi ne ketej viktimat. smiley

Meqe qenkemi rrace e njejte do te thote qe paskemi te njejten edukate dhe kulture? Nuk besoj se je kaq naiv. Kentian pervec faktit qe ketu po tregon se ke nje xhelozi te papare per emigrantet (si duket s'te paskan dhene dokumentat ne ndonje vend) dhe qe e shfaq duke bere interesantin sikur je me mire aty, asgje tjeter nuk po na thua. Mua nuk me pickon gje mor zoteri se une kam 11 vjet ketej, me familje dhe 90% te fisit dhe po aq vjet qe nuk kam shkelur ne Shqiperi, keshtu qe as dua t'ja dije se ca emigrantet kur vijne aty, por me "pelqejne" tipa si puna jote qe nuk kane ca te bejne gjithe diten por rrine ne forume dhe na japin leksione se si emigrantet po prishin Shqiperine. lol E shikoni veten tuaj ndonjehere ne pasqyre? Nga Amerika aty vijne ata emigrante qe kane akoma prinder, vellezer e motra, se t'i kishin me vete ketu, te garantoj qe me aq leke sa prishin ne Shqiperi per 2 jave, shkonin ne Karaibe me pushime per nje muaj.

Gjithsesi, c'maskarenj keta emigrantet qe vijne aty dhe ju prishin juve qetesine kur jeni akoma ne ate gjumin letargjik te hicit.

Sa per rolin e viktimes ne debat e kudo, ju andej qenkeni bere ekspert se perndryshe shikonit hallin tuaj dhe jo se ca bejne te tjeret kur vijne aty. Megjithata edhe ata gjejne pa bejne.

O ti perdha apo perdja ku di une po mire mer lal po kur dune me ta fute ne restorant qe te ze barku apo bohesh per spital apo ? Jane perde me ngjyre te kuqe keto .   Spo folim per perde apo carcafe po per jeten normale se nese ke jetu me perpara(apo i theshe pirunit luge me vrima) kur shkojshe ne kafen e lagjes nuk te rrinte njeri me pordhe , po po te shkosh tani (ne tirane flas) Te shofin shtremet si kur i ke pare borxh ose po te porosises kafe apo "limonate" te shajne nga nona. Ca i thu kesaj ti emancipim katunaro-evropian apo faji i emigranteve qe vijne me pa shipne e vete?

 Shko te restorantet e hajrit. Merr nje qe i njeh po 0si njohe vete e do te shohesh qe jane sagllam.

Edhe nje here... thelbin. Mos harroni thelbin. Thelbi eshte qe kur iket, keto probleme ishin. Pse tani beni sikur s'ishin dhe befasoheni? Sepse doni te tregoni se jeni ndryshe. Nese jeni ndryshe, rrini anej e mos na hajdeni ketej, se vetem per te prish pune jeni, si anej, si ktej. Anej na nxirrni namin e keq, ketu na keni bere te kemi frike te udhetojme ne vere se mos vdesim rrugeve. 90 veta vdiqen vjet per 2 muaj, dhe ne te gjitha rastet me makina refugjatesh ne mes. Kshu qe me mire rrini anej se jeni mire. Mundesisht as mos thoni qe jeni shqiptare e as mos na permendni fare. Nder na beni.

Po kur u bone ti mer me te marr leje dhe me na tregu apo forca e zakonit .

Ik merr futi ndonje llall dhe kusurin merre marmallat ske kur te dalesh nga Shqiperia ndonjehere (po dole) merr fryme 10-here pa ndalu !

 Ca? lol

merr fryme kur shkruan se s'merresh vesh

edhe ti shoku gjithe jeten refugjat do jesh me ket menje, si anej, si ktej, kshu si e keni nis. 

Po mer jahu !

A i fute i llalle me kos ? Apo do me mor vizen per ne ALI DEM  ke ambasada e Laprakes?

se po cuditesha, cne kaq te ndezur kto qe rujn fortresen, po me sa duket po stresohen se filloi sezoni...dhe vijne refugjatet qe u zaptojne rruget, refugjatet qe u zaptojne plazhet, refugjatet qe u zaptojne sheshet, refugjatet qe u zaptojne lokalet..

po gjithashtu, refugjatet...u zaptojne dhe femrat. Edhe ato femra qe kane ngel e ruajne virgjerine per refugjatet smiley edhe nona i bo presion, pse nuk shkon refugjat, te behesh burre edhe ti lol

edhe une te isha atje, do stresohesha ne kete sezon kur vijne hordhite dhe ju marrin dhe simiten nga dora...u ka bo keq per vendalit

p.s. me ta mor nje refugjat ate gocen qe gju ti eshte e padurueshme

 kjo qe tamam per t'u 10 duke qesh, duket qe s'ta var njeri anej e je mesu me fantazi. Ju i here ne 7\10 vjet qe vini, prandaj s'shihni gje ga AL, se duhet te ikni qe nga halla babit e deri te xhaja mamit, nga nje vizite te secili. lol

refugjatet vetem dentistet zaptojne, se meten pa kokerr leku anej po bene dhembe, apo s'mrarin edhe bashkeshort\et e huaj\a me vete qe i kane marre vetem per letra... nji me i shemtut se tjetri.

kur folni per dentista juve i her, me dhomet si ura me tre harqe...te pasurit aty shkojne tek 'turku' me bo dhomet..ahahaha

 akoma te turku ti? lol

kur them une... sia vlen me fol, varja

ka gjermane tashi shoku, dhe shqiptare ku vijne vetem te huaj e s'gjen radhe per shqiptaret. seriozisht

hahahhahahha gocat e rujn virgjerine per refugjatet hahahah noshka kjo ia kalon edhe vinjetes se dejavu-se smiley

mua njehere me ka marre malli me qen refugjate se njerezit me trajtonin me mire kur me dinin te perkohshme, benin sevap per refugjaten, njeri te therriste per peshk, tjetri te conte tek syri i kalter, jo po nje vizite ne kruje do ta beja per te rigjetur identitetin (s'kishte dale akoma shmiti atehere) smiley, kisha kuriozitet te madh per teatrot, operat, veshjet, birren/koktejin me hot te sezonit (me qe ra fjala, kete vere tirana po tregohet anti-tendence, cudi smiley. te semafori llahtarisesha (edhe sot ka semafore qe me shtyjne drejt urrejtjes), policit i thoja 'me jep emrin', kamarierit i lija nje derr bakshish (ok kete zakon s'e kam humbur). por shyqyr zotit isha kompleksuar mjaftueshem 'andej' nga mungesat e medha me te cilat isha rritur per te mos kompleksuar edhe une ata qe kishin pasur te njejtat halle me mua, po s'kishin pasur te njejtin fat per te prekur, a fotografuar, el doradon.

nejse, kete te trafikut e kam degjuar por nuk e kam ndjere ne mase. mund te them qe problem per mua jane makinat me targe z (zyrtare) dhe ato me targe te verdhe qe nuk jane taksi. me quani raciste, po jam kunder 20-30 vjecareve me fuoristrada angleze smiley dhe shumica e tyre nuk jane 'refugjate'.

si perfundim, e dua shume shqiperine, po jo shqiptaret kur zihen si ju me siper smiley

 trop, une per vete, bashke ne gruen, kemi arrit ne konkluzionin qe sekreti per me kalu mire per pushime ne Shqipni eshte me e majte gojen mbyllur! smiley

Po tashi s'funi, kam fillu me mendu qe ky eshte sekreti edhe kur do me kalu mire ketu ke Peshku, qe eshte nje fare soj pushimi ne Shqipni, bedelche, sic do thoshte PF-i! smiley

qingji urte pi dy nona mer mrroklle,

me majt gojen myll kalon mire gjithanej smiley jo vec ne ambiente shqiptaresh

Po cer ti bojme ne qe sna rri halja smiley

 Rougo, se une e di qe ti nuk na ke as inot as haset ne gyrbetqareve! smiley

Une jam i mendimit qe nese shume nga ne do kishin pas rast te udhetonin neper te tjera vende "ne zhvillim", pervec Shqiperise, tjetersoj do e bonin muhabetin. 

Si ne ketej ujtit, dhe ata andej ujtit! smiley

 

m'fal nderhyrjen. zene se s'e thash, po po e them (s'm'rri goja, pra...) aty ku kryqzohet arthur ave me hughes street, eshte market shume i lezetshem. shitsja turke tha "ketij i thon kukurec". E di, i thashe, e di....

smiley

kendveshtrimi i botes eshte relativ smiley

po ta shofesh holle holle, gjen Hamerrike ne ndonje oaz shqiperie, ashtu sikurse gjen shqiperine ne ndonje cep Hamerrike.

Bota eshte e madhe dhe duhet shetit. Une sa me shume shetis, aq me shume myll gojen smiley

Defekti i te gjitheve bashke, eshte se e kemi shetit shume vone boten (po perjashtoj kta qe jane rrit anej si La_rossa smiley

Jane ca gjona qe thithen qy kalama. Femijeria jone ka qene shume e izolume, ndaj jemi te ngurte per te pranu shume gjera, dhe shume te shpejte per te gjykyar.

Dhe sot, psh, shqiptaret kur i gjesdisin kalamajt, i gjesdisin ne disney land ne Paris, ne Itali , Greqi e Gjermani, por si kane cu naihere gjer ne Gramsh smiley Gramshi ka nje peisazh te bukur te betohem smiley 

Une kaihere pa lejen e shpise marr dhe i hyp nipat e mbesat ne autobuz te unazes, kot mer , qe te msohen me pa rob dhe siklete te ndryshme, se bota dhe aq me shume shqiperia, nuk eshte vetem maqine me ajer te kondicionum dhe kanale TV me kartona ne shqip me pagese smiley

 Une kaihere pa lejen e shpise marr dhe i hyp nipat e mbesat ne autobuz te unazes, kot mer , qe te msohen me pa rob dhe siklete te ndryshme, se bota dhe aq me shume shqiperia, nuk eshte vetem maqine me ajer te kondicionum dhe kanale TV me kartona ne shqip me pagese 

 

Ah, t'u bofsha une ty! smiley

Boje edhe per mu kete pune! Kur t'a bosh here tjeter, maji n'men edhe kalamojt e gyrbetqarit qe e bo kete pune sa here vje n'Shqipni! 

Mphuah! smiley

s'guxo robi me ik 20 min se behet nami smiley

kete te te folurit e mendoj PERDITE ketu ku jam mrroklle, po mund te jete me shume i korreluar ky perfundim me rritjen ne pergjithesi se sa me shqiperine. po te dyja jane, te dyja. robit vertet qe sikur i zhbllokohet lavamani kur jeton ne vend 'me te lire' (kananaj do ngreje vetllat), por duhet te kemi parasysh qe zhbllokimi i lavamanit, zhdyllosja e vesheve, etj, nxjerrin pislliqe qe duhet te kesh pastaj takatin t'i pastrosh. dmth, duhet me rujt jo vetem veten nga agresiviteti qe mund te pasoje, po edhe tjetrin. yy sa gjate i rashe.

per autobuzat dhe kalamajt ruzhdi nuk prisja ndryshe prej teje smiley

cuq smiley

ne ca pjese te atdheut psh e bllokojne youtubin (se e kishim te zhbllokimet) smiley. mgjs ti e kishe per cimin po 'desha me e njoft dhe une' smiley

lol,

une si parim kam dhene lejen qe deleve te mija tjua bllokojne te dyja smiley

por meqe vete punoj afer rubinetit (jo atij te peshkut largqofte), ja e kam kollaj ti them rubinetistit te ma maje celur sa per vete smiley

smiley

e di qe policani eshte si st. louis ktu? (me ate harkun gjigand). Porta per ne wild wild west me i llaf... smiley

 

Defekti i te gjitheve bashke, eshte se e kemi shetit shume vone boten (po perjashtoj kta qe jane rrit anej si La_rossa Tongue

Shi kjo, m'hoqi nga lista e zeze. smiley

smiley rastet perjashtimore jane te mire, se i perdor robi sipas leverdise smiley

kshu qe ta ngeca ty meqe me erdhe e para nder mend smiley

M'kujto te t'kerkoj interesin vjetor.

Ah mi Bidrije, e ke n'terezi ti: ndertu kasollen e pjelle ca meca(femije) e ke maru pune. T'ka ngel veç te rossatesh. Kurse ne k'nej na kane kap hallet e nje shteti ne prag t'zgjedhjeve.

Kjo unaza tashi eshte nur fare me Ruzhe...me dridhen qerpiket kur kujtoj unazen e fillimviteve dymije e me vone. E kam pas bere si bicim studenti qe jesha..Piku i unazes ndodhte ne vere, kur njerzit e ngarkuar ne tregun e madh prane medresese hipnin ne urbane gjithfarlloj objektesh te identifikueshme dhe jo. Rrezja mesatare e belit te grave qe hipnin 1meter per se gjeri..lere lere thuaj

ehh kohet e arta te unazes kane qene ato te furgonave me vija vija smiley

Cer spektakli, ikshin e vijshin fluturim, e po ashtu fluturim hypshim e zdryspshim dhe ne prej tyre. Ne cdo cm te unazes ku te ngrefej te dilje, nreje doren dhe opa ne me pak se 2 minuta , hypshe gati gati pa nalu furgoni smiley

eh cer kohesh.

sherbim ekspres ekspres  smiley

tashti dhe per taksi te duhet me prit si qyqar nja cerek ore per ta nal nonji smiley

i kom konsumu dhe furgonat e unazes..te pakrahasueshem. shumakeri u merr te keqen. Nuk kish argetim me te madh se te udhetoje me nje prej tyre..vec rasteve kur nuk kishe vend dhe rrije ne kembe ne forme r-je. i kishe gati ne cdo sec

mrroklle, n'kok i ke ron. ene un vecanerisht kom pas probleme me grun qe i llap icik goja shum kur shef nej anomali, po kom fillu me e stervit dhe i kom vu gjoba po e shkeli vizen e demarkacionit.

Dhe moe forta eshte qe nese e mban gojen mbyllur, pa bere asnje koment negativ jane vete indigjenet qe fillojne evidentojne problemet e veta si "jo mer po ktu s'rrihet", "Ky ven ka mor fun", "mjer ne qi na duhet me jetu ktu", "keni shpetu qi keni hik".......etj etj.

Prap them se karakteret e tipit te dezhvuse jon vertet per tu mor me shkelma.

 smileysmileysmiley 

ka dal teori e vjeter tashti: "ne i kemi gjithe te mirat ktu" smiley

sidoqofte, mua me cudit fakti qe anglezet behen me shume refugjat se ne...emigrojne shume ne australi, amerike, singapor, hong-kong, kanada, etj... Kush e di sa keq eshte ne angli smiley

tashti per at pune ke sa te duash te huaj, amerikane, angleze, gjermane e italiane, e turq, e greke qe kane ardhe 'refugjate' ne shqiperi plako smiley

Pse ? Se ashtu ju del hesapi me mire mer plak . Ja kaq. 

Dhe qe kane kerkojne dhe leje qendrimi, gjer dhe pashporta sipas gjithe rregullave qe vlejne per te huajt ne territorin e R.SH.

Po m'duket se nuk ishte ktu muhabeti smiley

sidoqofte, mua me cudit fakti qe anglezet behen me shume refugjat se ne...!!

noshka - po inglizit i ka gjezdisur stergjyshi qe ne vitin 1200 dhe e ka lene faren e vet ne ausi, aty tek ty, pak me lart po edhe pak me poshte - sa andej kendej neper bote! smiley

Inglizi e ka per turp te vdesi pa lene mbrapa nje ditar me udhetimet dhe aventurat e tij! smiley

s'eshte puna per beer trip...them shperngulje or burre, me gru e kalamoj, shpi e katandi, kuc e mac. levizje permanente dmth. pale sa emigrojne ne australi / zelanden e re njehere.

E thashe pra qe kane qe ne 1200 qe gjezdisin lart e poshte, ca ngulen dhe rrine  nga shkojne, ca kthehen etj! Inglizi nuk ka pasur kurre ne historine e tij pengesa per "levizje te lire" dmth viza! smiley

Kurbetllek 1000 vjecar dhe asnje kenge kurbeti nuk kendohet ketu! Sa keq!  smiley

mjaft or burre se dua te bej kontrast me psikiken tone ku ikja eshte 'gjeme' dhe nje kulture ku 'home is where you make it' smiley

Por si te mos jete "gjeme" ikja nga Shqiperia kur prinderit kane zero mundesi ti vizitojne femijet apo niperit ne vendet ku jane per vite me radhe? Prinderit perendimore apo femijet e tyre e vizitojne njeri tjetrin sa here te duan ne cdo cep te botes. Provo tua mohosh kete levizje e ti shofesh sa "psikike" kane per tu bo per dy sekonda!

 Po c'te duhet te nxjerresh videon e tjetrit?

U tani e mora vesh pse u ofendoka nga emri refugjat ky Erioni. Kujton se po te luash golf ke status tjeter. Po le te na gjej nje emer per te ikurit. Une per vete as e kam problem fare, qesha aq shume me shkrimin e dejavu-se. Besoj, nuk e kishte me te keq. Kot e keqkuptua. 

S'u lodhet e? smiley

pa e derdh xhakun lum, ti e di qe ne sdalim nga kto tema smiley

Ja se erdhi spiritus ti veje kapak temes smiley

kto tema jane si ato kavanozat me turshi te fermentume, qe kur fillojne e myken, veju sa te dush kapak, ato prape e hudhin perpjete smiley

shume ambigue kto komentet, ruzhdije smiley

ps. s'di si ti marri i ziu lexonjes...

you can afford to be biased Cim , mos u anko kaq shume smiley

jo, menimi i par qe m'erdh ne men ishte: ishalla nuk qello kapaku i spanum.

kurse atij menimit te dyte s'kisha ca i bojsha hic... smiley

 O emo, me kete spanimim me kenoqe!

Kena nji ketu, qe e perdor kete shprehjen, kur do me thone qe filani eshte letu!

Thote: Filanit, i jane spanu i cike vjaskat! smiley

 

sekreti: duhet mberthy counterclockwise.

ps. 7.62 mm

..

Nga leximet e pjesshme te komenteve mesova se Refugjati eshte:

Tip tangerlliks:

-i veshur me "firmato" ne tregun e kinezeve

-shtet pordhe te mbedhaja  smiley ( ka rroge te madhe, makine te madhe, shtepi te madhe, mall te madh per memedheun ) 

Sa here qe vjen ne memedhe, nuk harron te theksoje se, ne vendin ku jeton, gjerat funksionojne ndryshe,

Pelqen ushqimin tradicional dhe kur iken merr me vete dhe zahire (ceshtje xhepi e maskuar si dashuri per ushqimet bio ) smiley

Kur eshte familjar, i shetit femijet ne autobuzin e unazes me i tregu per vuajtjet e prinderve ne rinine e tyre. smiley

Kur eshte beqar pretendon te martohet me goca te virgjera smiley

PS: Femrave beqare  ju keshillohet te mos buzeqeshin ven e pa ven sepse kjo keqkuptohet si shenje e t`lypmes smiley

Cfare stereotipizimesh brilante !

 

Ke pase keqkuptime shume ti? smiley Si beqar qe je... smiley

Ku  e kape ne gjith ket mizeri komentesh smiley

Ty t'kap radari kudo. smiley

Kur eshte familjar, i shetit femijet ne autobuzin e unazes me i tregu per vuajtjet e prinderve ne rinine e tyre 

 

Sp, une jam nji nga ato qe e bojne kete pune, po jo per "safari"! smiley

E boj sepse kur coj kalamojt ne shkolle, i kallxoj historina nga Shqipnia, qe t'ja maj gjalle venin ne mendje (investim afatgjate ky, kupto psh)! 

Gjithe historinat qe i tregoj, (me egzagjerime), kur vje vafti me shku ne Shqipni, ja ilustroj nga autobuzi sepse nuk kam kohe te bredh gjithe Tironen ne kembe.

Pleqt s'kane makine, keshtu qe...! 

mrroklla, mua me pelqeu si batute dhe si  ide dhe perfshiva ne portretin e paautorizuar te refugjatit. mbase ka dhe te tjera , por une keto kapa. smiley

Nejse thoni ca te doni, fakti mbetet: ju refugjatet e Amerikes jeni me te lodhurit nder refugjatet e tjere. Se pse, gjejeni vet, ama shumica e njerezve qe kane te bejne me refugjatet e amerikes ket mendim kan: shum ua kishte lodh trunin ajo Amerika. Mund ta veresh edhe ne forum kete gje lol smiley

 Mu kujtun dy cilesi qe nuk duhet me i harru cdo refugjat qe i jep makines ne Shqiperi, qe mos kuptohet qe eshte refugjat dhe ta ndaloje polici per noi gjobe..

1- Mos vej rryp sigurimi.

2- Boj sacme ne cdo semafor.

hahahaha

2 ishte shume e forte; sa per 1 e vej re sa here shof lajmet kur 'intervistojne' robt me makina. Nuk shof nanji me rryp kraheqafe.

Si jeni Kepi,

Me lejoni ti them dy fjale.

Ne Amerike jeta eshte shume e shpejte. Ketu njerezit punojne, mesojne, shetisin, te iken koha pa e kuptuar. NJe faktor tjeter jane distancat. Ngaqe Amerika eshte vend shume, shume, shume i madh te duhet te levizesh sa ne nje vend ne tjetrin dhe...koha fluturon.

Kur kthehemi ne Shqiperi, shkeputemi nga ai vrulli i jeteses, nga ato distanca te jashtezakonshme, edhe biem ne nje gjume letargjik, si ai ariu ne dimer. Jeta eshte shume, shume me e avashte, nuk e ka ate vrullin e Amerikes. Dita te duket me e gjate, po ashtu edhe netet. I ke parasysh ato pleqte me bastun qe ecin avash-avash per te arritur aty ku jane nisur. Ashtu te duket jeta kur kthehesh ne Shqiperi. Nuk eshte faji i asnje njeriu qe kjo ndodh, eshte thjeshte menyra e jeteses.

smiley

ti je fare Monde

Leji moj qokat, se nuk u bo qameti po nuk e sqarove ti Kepin smiley

Apo c'do sqarohet me kete qe i the xhanem smiley

Tushe, s'jam une e dashur smiley.  Une e dhashe doreheqjen nga kjo teme kohe me pare, tani thjesht lexoj per englendisje, derisa te lodheni, a te lodhet tema, sic tha patriotja smiley.

uh leje leje se lash nam

po iki ne shpi se paskan hik per lesh syte per sot smiley

e mbylla smiley

 

Jo mi zemer, se s'u be qameti smiley.  Njerez jemi, gafa bejme smiley

Apo gafa jemi, njerez bejme smiley.

 

Kete punen e rripit e kam degjuar edhe une.  Nje miku im me tregonte qe polici i kishte thene: Keto ripa mbaji ne Amerike. Ketu mos na shit mend.

hahahahahahahaa u knoqa fare me ket temen.

Nje gje eshte e sigurte," se kur grindemi brenda llojit krijojme humor te papame".

Do te thoja qe ka lloj smire midis emigranteve dhe shqipetareve qe jetojne ne Shqiperi.Me shprehjen emigrant shpesh  fusim ne nje kallup si dike qe shkuar per te punuar si dike qe ka shkuar me u shkollu, se ca niveli jane shkollat andej ska nevoje per koment besoj , jane 100 here me te mira se tonat te tipit "paguaj shkollen merr nje Laptop falas "

Sill tre njerez te bejne shkollen e merr tenden falas, ku s'ka asnje ngeles, te gjithe kalues .

Tani se i zbatojne rregullat , jane pershtatur me nje jete me te mire , me nje shtet me rregulla ,me detyrime per te paguar , sduhet te harrojne qe ketu akoma SKA  UJE/DRITA etj etj,por sigurisht qe sduhet te  justifikohemi me kete dhe mos te respektojm nje semafor , nje  menu a di une , thjesht respektojme vetveten .

Duhet Nje falenderim per Emigrantet pasi ata e mbajne Shqiperine dhe i cik pordhe ju lejohet fundja kane marre rruget e botes, kane patur guximin  per te kerkuar dicka me te mire  per jeten e tyre dhe e gjitha kjo meriton nje bravo te madhe.

Shkrimi DJV ha debat se ka dhe tipa acarues si me thene lokali  ska as tavolina kerkojn fature dhe me pas del batuta "Le e rrit ne Paris ti daku "

 

Ose kur vjen  nje komshi dhe per respekt te gjithe ne klub duan ta qerasin pavarsisht xhepit te  varfer , dashamiresia nuk mungoon , me ka rastis  qe ti e pyt i flet per  qytetin jeten andej dhe ata me habi thone , - Po ti nga i di kto  ??? Dmth na bejne si njerez te vendeve te treta smiley

Ju pershendes te gjithe emigranteve sidomos ju te ambasadave me Shpetim Levendin :

http://www.youtube.com/watch?v=uZTVWEscn...

 

 

Vazhdoni ecni me mentalitetin e Italise se jugut e si ata keni per te perfunduar.

duket edhe sot sa ia ka pare italia e jugut hajrin emigranteve

po te ishte aq mire emigrimi, ne do ishim shteti ish komunist me mire nga gjendja, se kemi perqindjen me te madhe te popullit te emigruar.

por ja qe jemi me te fundit. Edhe italia e jugut po ashtu.

te tjeret qe s'kane emigruar kane hyre ne europe

Pra, emigrimi vetem mire nuk ben, dem ben. Force krahu e truri qe mban me taksa, pune e burime njerezore nje shtet tjeter e ke shteti i vet sjell vetem perdhe e budallalleqe

 Te nje studim i Bankes Boterore, pesha totale e gjithe ndihmave, kredive dhe investimeve te huaja ne ekonomine e vendeve te varfra ishte fare e paperfillshme ne krahasim me peshen e remitancave. 

Tani ti mund te shtrosh sa here te duash pyetjen "Te varfrit, a eshte me mire ti dhurosh nje peshk apo kallamin?", por realiteti eshte ai me siper.

P.S. Qe Italia e jugut eshte aq e prapambetur, ka me qindra arsye dhe asnjera s'ka te beje me emigracionin e italianeve jugor.  

PO pse ci kujton kush e mban ekonomine, kush i mban falijmet shqiptare me buk , shteti , jo mer vlla ktu ska pune , cimimet ne qiell, nders ane Italine e Jugut nje napoletani apo nje palermitani i mjafton te shkoje ne Rome , Milano, Torino dhe se ka prb ka pune po ktu si tja bejne ku te shkojne kur skane pune as ne tirane >???

Ata kane zgjedh vet ate jete , jo se kane perfundu

Kush i mban, emigrantet?
Ku shperndahen keto leket e emigranteve te shkoj dhe une te marr ca pa punuar? Aman, na e thoni se ngelem si familje duke punu gjithe diten.

Ta kane bere mendjen fende ose je tip qylsi qe te mbajne me buke ata qe vjedhin andej, se ata qe punojne vetem veten e vet mbajne, edhe ate me sakrifica.

plako, ke degju najhere per teorine e famshme te qarkullimit te parase? Ato njerez qe marrin pare prej emigranteve do shkojne me i prish diku apo jo? do blejne ve' e t'lyn e ku di un dhe kshu ti ke me vazhdu me mjel lopen per me shit ve e t'lyn e per me pagu internetin...e kshu plako, mos u mendo shume them un, per t'miren tate dmth se ka me t'u djeg naj tranzistor

HAHA - i modh... ne shqiperi jane djeg tranzistorat qe ne 91... ata jane me llampe me vojguri

Ore une as nuk kam njeri emigrant as  nuk me mban njeri me lek se punoj vet , po shumica lekeve  vjen nga emigracioni , dhe cdo dite e me shume do e ndjesh peshen qe ata mbajne ne jeten e Shqiptareve, tani qe u shtrengu puna  dhe andej , me keq do behet

 Ore me thuj ku shperndahen leket e emigranteve per ata qe s'kane pune, se the qe ata na mbajne me buke. 

E ke llafin qe blejne gjera nje here ne pese vjet qe vijne? Po normale qe do blejne? Mos i duan falas?

Apo qe i japin leke pleqve? Do u japin, edhe une u jap. Te gjithe leket ne shpi i fusim, si ata, si ne.

Ka dhe qe s'u japin, i marrin pleqte t'i mbajne kalamajt e kur rriten kalamajt i lene me liste ke dyqani lagjes.

 Nja ca ketu sikur pijne kafe nga halli me njerezit. Po pive kafe me gjithe lagjen, ndonje do te habise, s'bete ndonje zbulim te madh de!smiley

Mir mi non mire

Nji opinion shume personal si i mocem ne kete meselè:

Nqs bohet debati, une, ti, ne personale, s'do kuptohemi fare, po fare eee...

Fjala refugjat vitet '90 nihej omel, bile djali zgjidhte edhe vajzen me te bukur te lagjes per nuse smiley , ndersa vitet 2000, ndrroi pllaka,  filloi nje fare percmimi i pashprehur, ngaqe pjesa me e madhe bejne pune te rendomta jashte dhe perkufizohen si injorante me i cik pare, po kurre si parellinje e Shqipnise.     Saqe, e kam nigju me vesht e mia njonin per vellezerit e vet qe thoshte, shyqyr kemi cu do budalla anej nga Italia, bereqavesen ... dmth. me ja bo m... mu ne koke vellait parazit.

Nqs ndalen, keshtu ipotetikisht, remitancat, eshte sikur t'i heqesh gypin e oksigjenit nje te semuri nen terapi, shkoni pyeteni Fullanin apo Boden nese ju mban gjalle emigracioni apo jo, eshte lokomotiva e vertete e ekonomise shqiptare, cash, liquiditet, po nese Shqiperia do jete ne gjendje me qene e panvarur nga dergesat  e emigracionit, atehere hallall sakrificen tone.

Mos harroni, dora qe jep qendron me lart se dora qe merr.

E lexova edhe nje here kete shkrimin e ktij Erionit,

nuk e ka keq ai. Fundja fundit refugjat jane ata qe ikin si kopeja e daleve se po vje ujku duke ja bo UUUUUUUUUUUUUUUUUUU!

hajt dhe njeher o per situaten:

kto ne shqiperi jane si ato robt ne filmin matrix - ne realitet rrine ne pozicion fetal me nje kabell ne sume por ne mendje jetojne ne nje kopsht me lule. dmth, s'ka ndryshu gje kto 50 vjetet e fundit

 Meqe ra fjala te gjerat e sumes. Hap syte andej se mos hash ndonje shkop si ai refugjati ne Greqi. 

vazhdo na e qaj hallin or mik

Autoro,

Te me ndjesh per komentin e pare. Tani e kuptoj se e ke pas nje fare arsye.

Fakti qe me ben pershtypje nga pjesa me flamur te kuq, eshte qe flasin per tangerllikun qe kane emigrantet etj etj. Keta qe jane kaq shume patriote, qe e duan Shqiperine kaq shume, pse kur flasin perdorin shume terma ne anglisht. Ja p.sh "background" ose kam degjuar shpesh fjalet. "cool"; "chillin"; "startoj"; hi5: etj etj. Ju qe jeni kaq patriote dhe na akuzoni ne qe ikem dhe e lame Shqiperine, kurse ju qendruat se po beni jete perrallore atje, pse doni te shisni tangerllek me fjalet "cool" etj??.

Me qe jemi ke refugjatet, jam shume kurioz te lexoj ndonje pershkrim autentik nga dikush qe ka qene ne anijet e eksodeve te Marsit 91. Ka ndonje ketu ne peshk qe ka perjetuar ate eksperience?

Po shikoj ne "Opinion" temen e eksodeve.Pamjet e filmuara edhe tash pas 20 vj. me duken te frikshme. Nese dikush ka shkruar dicka ose ka ndonje reference, eshte i lutur ta postoje.

Eksperienca ime:une kam qenè fèmij.. mbaj mend guroren qe u nis nga vlora,(nuk e mbaj mend emrin e sakte te anijes,por ashtu i thoshin),te ciles ju deshen 2 dite per tu nisur pasi kishte difekt..dhe pesoi nje odise te vertet ne det,pasi ngateruan rruge e perfunduan ne malte,e me sa mbaj mend maltezet i qelluan ne menyre qe te mos i afroheshin ishullit...nejse une nuk isha ne anije,por u nisen dy djemte e xhaxhait te plakut,duke lene ne breg pleqte qe qanin si femij...dhe ne nè shtepi shikonim gjithe diten(falè grupit te famshèm) telenorben,pèr tè parè mbritjen e tyre..fakti qe kaluan dite,e nuk kishim lajm,na vuri te gjithve nè alarm..deri sa nje mèngjes me ne fund telenorba jep lajmin e mbritjes se anijes se vogel mbushur me njerèz,dhe pèr fat shohim ne tv pikèrisht tè dy te afèrmit tanè,dhe menjèher unè marr nismèn pèr tè shkuar tek shtèpia e xhaxhait pèr tè dhènè lajmin e madh...nuk kam pèr tè haruar kurrè vrapin qè kam bèrè pèr tè mbritur deri atje,nuk di pèr sa kohè i kam bèrè ato km,por me dukej sikur fluturoja...mbrij aty e filloj te bèrtas qè nè oborr,gjithè gèzim e krenari..kur befas pleqtè pèr habinè time,sa po kuptuan se çfarè thosha..ja plasèn tè qarit..dhe unè mbeta si i shtangur e nuk dija çfarè tè bèja...nuk kuptoja,pèrse qanin? me gjithè ledhatimet e tyre dhe tè komshinjve mè vonè..mè kapi njè trishtim,qè rrugèn e kthimit pèr nè shtèpi e kam bèrè me zor!!

 Vrapo, vrapo o maratonorak.............. vrapo e thuaju qe u shthurv horthia e huaj................lol

Kam une ne duar librin "Dashuri ne ikje" e Viktor Canosinaj, po te doni hedh nje pjese smiley

Eksodet u bene,sepse njerezit ishin aq te lumtur ne Shqiperi sa donin ta conin kete lumturi edhe ne Itali apo Gjermani.

Sa per debatin se ku jetohet me mire,secili e di mire hesapin e tij.Po ti behet mire ne Shqiperi shkon atje,ne te kunderten shkon ne emigracion.Per fat te mire nuk te pengosh njeri te levizesh.

Italia e Jugut dhe emigracioni ka shume pak lidhje.Bile mund te themi se Italia e Jugut po te mos kishte emigracionin do te ishte boshatisur fare.
 

Po te perdoresh te njejten llogjike lidh Greqine dhe emigracionin e saj.Dihet se Greqia ka perfituar shume nga emigracioni.

Perfundimisht,si vendi tend nuk ka guri i rende ne vend te vet.Por nese nuk e gjen mireqenien dhe kerrieren ne vendin tend atehere do te shikosh alternativa dhe emigracioni ne Perendim edhe nje prej tyre.

E di ca me kujtove me ket koment Solidarnost: "Faraone dhe firaune" te Q.Buxhelit , ate kerkesen e famshme te prof. drejtuar studenteve ne provim: lidhe tani, dmth aktualizoje , edhe kur teza ishte per faraonet, mamluket, samurajt.Dhe studenti e aktualizonte; sot, nen udheheqjen endritur te partise ne levizim te lire , nuk ka me faraone qe te shtypin sklleverit e me the te thashe.

Nuk di sa reale dhe sa fiction eshte kjo e V.Canosinaj (Nuk kam lexu asgje prej tij por ky bashke me B.Zllamin me duket sikur cdo gjashte muaj kerrejne nga nje roman -ndjese per te dy ) Postoje ketlina, edhe pse do desha pershtypje bruto nga dikush qe i ka perjetuar ne lekure.

Dashuri ne ikje (pjese nga romani)

Te gjithe vraponin drejt detit. Ishte nje ikje e cmendur, e shoqeruar me te rrezuar, me thirrje, ulerima,lote,mallkime, me te mbytur qe kishin mbetur mbi uje dhe askush nuk mund t'i nxirrte prej tij. Ne kuverten e anijes ikesit sa vinin e ngjesheshin me shume pas njeri-tjetrit. Qendronin ne kembe, si ne nje pershpirtje masive, te hutuar,te trembur, duke mermeritur lutje drejt Zotit. Te tjere hipnin ne anije panderprer, si te nderkryer, te tmerruar nga ideja se anija mund te nisej dhe ti linte ne toke, larg asaj bote iluzore qe e kishin enderruar pafundesisht. Frika se mos anija e huaj nuk nxinte me njerez te tjere, lexohej ne syte e te gjitheve. Ishin sy anormale, te lebetitur, si syte e atyre kafsheve te dobeta ne castet e flijimit para nje egersire qe i ka vene nen kthetra.Vildani u afrua buze kuvertes duke care me berryla. Pamja e portit e beri te mbeste pa fryme per ca caste. Nje grup djemsh qe po ngjiteshin ne anije neper nje litar te trashe, u rrezuan befas. Disa prej tyre rane ne det. U degjuan klithma. Me qindra njerez ishin grumbulluar mbi kalaten e betonte. Po binte nata. Afrimi i erresires e shtoi ngutjen dhe panikun dhe me shume. Kohe pas kohe bresheri automatikesh zbrazeshin ne ajer, pa shkaktuar asnje reagim mes asaj percartjeje. Vildani mori nga kici i gjere i anijes ku hipnin shume te ardhur rishtazi. Nuk donte te mbeste i vetem ne ate ikje lemeritese. Kishte rreth dy ore ne ate vapor panamez dhe asnje shok apo i njohur nuk i kishte dale para. Vrulli i njerezve qe hipnin e pengoi te cante me tej. Filloi te shtynte brinjazi deri sa mberriti te bordura e gjere prej hekuri. U mbajt fort per ti shpetuar renies ne det. Pamja poshte tij e ngjethi. Ne  nje anije te vogel, ngjitur me vaporin panamez, njerezit kishin filluar te shkelnin mbi supet dhe kokat e njeri-tjetrit per te arritur te hipnin lart ne kuverten shpetimtare. Ishte e pamundur te njihje njeri mes asaj katrahure. Befas, nje vajze e re e solli ne vete. Ajo nuk e kishte thirrur me emer, por vetem me fjalet anormale:"Ej, ju me pardesy". Vildani ia nguli syte pa qene e sigurte ne se fjalet i qene drejtuar atij. - E kam me ju, - thirri vajza. - Ju lutem me ndihmoni! Ai e veshtroi per pak caste. Kurre ne jeten e tij nuk qe ndodhur perpara nje fytyre te atille te trembur, me nje pamje lutjeje cep me cep, me dy sy te zmadhuar qe te veshtronin si nga nje bote tjeter. Vajza ishte larg vendit te kthyer ne ure per tu ngjitur ne vapor. Djemte qe shtyheshin si dema nuk e linin te afrohej. Nje e shtyre, sado e vogel, mund ta flakte ate ne det. - Ju lutem! - thirri vajza perseri. Ne syte e saj u formuan dy lote, te medhenj, te shndritshem, qe u shkeputen nga qerpiket dhe iu varen faqeve. Dora e saj e djathte u zgjat drejt tij me nje shprese pothuaj te humbur. - Me kuptoni, dreqi ta haje! - ia ktheu ai. - Nuk mundem. Por dora e vajzes  nuk u ul. Vildani vuri re se nje vale e madhe te ardhurish rishtazi, si duket me ndonje tren, po mesynin drejt portit. Ai as vete nuk e kuptoi se si u leshua poshte, mes njerezve qe tentonin te hipnin. I cmendur, i foli dikush, pse zbret. Ai ndjeu disa kembe qe e shkelnin ne shpatulla. U afrua te vajza dhe e terhoqi per dore. Ajo u bind si femije. E mori para vetes dhe te dy filluan te canin per te hipur ne kuverte. Te shtyrat dhe goditjet e ikesve u shtuan. Nuk mund te kerkoje dot arsye, ndihme, bile as meshire. Ishte nje lufte e eger. Me te fortet do te ikinin, me te dobtit do te mbesnin ne toke, bashke me hallet e tyre dhe pasigurine qe do te sillte e nesermja.

 Une per vete, keto muhabetet e "trongullikut" do t'i bashkoja me ato muhabetet e katnarise. Nuk ka asgje qe e shpreh me shume kompleksin e inferioritetit sesa ankesa kunder nje tangarlliku efemer, te papercaktuar.

Une kisha vite qe e kisha harru kete lloj emertimi, por cdo tironc i vjeter e ma men qe ne kohe te Dulles, kudo qe te shkojshe jashte Tirane per vizite, pune a me bujte, fjala e pare qe do degjoje ishte: "Ja ky qe paska ardhe nga Tirana per te na shit tangarllik". Po mos i flisje njeriut, ishte tangarrllik, po t'i flisje te gjitheve, prap tangarllik. Po te doje te paguje ti ne lokal, tangarrllik; po mos paguje prap tangarllik. Po te ecje anash rruges, tangarllik, po te ecje ne mes po tangarllik... Pike e zeze!

Me kujtohet njehere ne Librazhd qe po hanim nje dreke dhe nje shok qe i kthehet atij venaliut qe po ankohej per tangerllikun tirons dhe qe e pyeti, "po mire pra. Ja une du me bo kthese dhe mos jem me tangerlliks. Me thuj ti ca duhet te boj?" "Po ja me..." i thote librazhdasi qe s'po dinte c'te thoshte. "Ja pra, te rrini me ne.". Dhe atij qe nuk ju duru mo: "Po me ju po rrime mer gamor muti, me ju. Me cil po rrime? Me plaken teme..?

Dhe ky muhabet ka qene jo vetem me cunat por edhe me gocat e Tiranes asikohe. Mbase ndonje e sjell ndonje kujtim.

te gjithe kaq te lashte qenkeni ju ne moshe ketu?

aaaa, prandaj... 

Po pra tani  te ra kosi ne tru ty ?

 Jo, i bie qe ju te jeni ai brezi pergjegjes per budallallekun shqiptar, e kisha fjalen. smiley Mire, mire... vazhdoni. S'po ju luj me.

 Jo Ketinusho. Ne jemi brezi qe e shkundem budallallekun shqiptar, brezi i 90-tes. Rrusho, nuk shtyhet jeta duke ja hudh fajin priderve qe ke dale trangull. Shif boj ndonje gje per veten tende, pastaj dil e fol ne mejdan!

Po pra po, e kenaqet ju. Mire, mire... varja. 

Nqse brezi jot nuk e kap dot "the salt & pepper" tek historia qe tregoi PF me lart, atehere shyqyr-o-Zot! qe nxitove e na nxore ne drite me perpara. Eshte keq kur thyhet antena, dhe kjo jo vetem kur do me kap dyshin e italionit.

Le qe ca them dhe une, po ca presim ne nga nje brez qe nuk ka pa nje film erotik "me miza" ku trecerekun e regjise e bente fantazia, po i merr te gjtha "gati ne tepsi".  smiley

 Pse Kentianio ti kishe dale me gjujt per noi cerr amerike ketu, edhe te doli huq e qene tuj ta meshtjell? smiley

Terhiqem nga sa kam thene...
Te gjitha sa keni thene per sjelljen e keqe te shqiptareve ketu, eshte e vertete. Ajo moshe ashtu sillet. 

Une flisja duke pasur parasysh tjeter brez.

po pra tani te zuni llalla ty ?

brezi qe prinderit tane ua vinin emrat femijeve "Gentian" and jo "Kentian"

Tangerlleku fillon aty ku "a"-ja deformohet ne "o" me qellim leshimin e nje deklarate(te pakerkuar)prejardhjet bashkefolesit.

Tangerlleku eshte latent por dhe fshatari me i keq e ndjen lehte prezencen e tije. Personalisht, prejardhjen superiore te nje njeriu preferoj ta shoh ne veprimet e tija dhe jo ne shtremberimin e gojes. Sdq, preferenca personale keto. smiley

smiley

ca te thush mas kasj mo, o PF.

Nga i gjithe diskutimi ne kete teme, ajo qe kuptova une eshte se shqipot e Shqiperise bezdisen nga "pordhet" e shqipove emigrante.

Ne fakt duhet thene se gjeja e fundit qe i mungon Shqiperise, jane pikerisht "pordhet e medhaja".

 

Jam vetem une qe mendoj se kjo anomali mund te merrte nje kthese pozitive nqs. pordhet do te shfrytezoheshin per prodhim energjie te paster?!

2-

-Rimorkiatoret! Rimorkiatoret! Dikush kishte thirrur si ne kllapi dhe kishte mjaftuar ajo fjale e vetme per te cliruar nga pergjumja tere kuverten. Te kerrusur nen rrobat e lagura nga vesa, ikesit mbajten vesh, per te degjuar oshetimen e motorreve te rimorkiatoreve. Vili u permend nga nje drithme ftohtesire qe e kishte pushtuar nga koka te kembet. Ndjeu nje dhimbje ne fyt, pastaj filloi te kollitej mbytur. E kollitura e tij permendi edhe Alben qe veshtroi rrotull e trembur. Ndoshta kishte fjetur per pak kohe dhe zgjimi e kishte kujtuar se ku ndodhej. - Zot, bej nje mrekulli per ne! - mermeriti ajo. Nderkohe qe mengjezi filloi te binte, motorret e vaporit u ndezen. U ndie nje lekundje e forte, pastaj lekundja u perserit disa here radhazi. Ne fillim nuk u kuptua se vapori po levizte. Vetem kur kalata filloi te mbetej prapa, se bashku me vincat e larte qe ngjanin si dinosaure te frikshem, ikesit e besuan se kishin shpetuar nga gracka e reres. Kapiteni i panjohur i ra gjate sirenes. Pas asaj sirene, te gjithe, te njohur e te panjohur, filluan te perqafoheshin e te putheshin me vrull. Pas, nga kalatat, therrisnin e qanin. Ishin me qindra vete qe kerkonin te afermit, nena qe kerkonin djemte e vajzat, prinder te lemerisur qe u therrisnin femijeve te mitur, te ikur nga shtepite pa leje, vajza qe me kot perpiqeshin te shikonin te dashurit apo te fejuarit. Ikes te vonuar filluan te hidheshin rishtazi ne det per te kapur ndonje litar te vaporit. Alba zgjati krahet dhe ata te dy u perqafuan fort, gjate. - Po ikim, - tha Vili i mallengjyer. - Gjithcka i ngjan nje legjende biblike. Cudi! Edhe ky vapor panamez quhet "Legjende". Degjoji njerezit si klithin. Eshte nje kor legjendar, kori i roberve qe ikin drejt lirise, pa pyetur se mund te vriten, se mund te mbyten. Jemi te mjere, Zot i madh, sa te mjere! Tani me dhimbsen te gjithe, me dhimbset vetja. Jemi nje mase mjeranesh. Pse valle duhej te na katandisnin keshtu? Pa e kuptuar, ai kishte filluar te qante. Ajo nuk diti si ta ngushellonte. Ata u kthyen te dy nga kuverta e gjate e vaporit per te pare me mire se si ikesit festonin nisjen e tyre. Kur anija doli nga porti, nje grup djemsh filluan te therrisnin ne kor : Italia, Italia.

 Ketlina,

Jane fjale shume rreqenthese. Eshte si nje pasqyre ku shfaqet realiteti qe ka kaluar kombi yne. Eshte per te ardhur keq me te vertete. Por e mira eshte se pas 20 vjetesh, gjendja ka ndryshuar, nuk eshte aq tronditese sa ka qene. Populli shqiptar i pervuajtur gjithmone.

God damn  it. It's not fair....smiley

Flm Ketlina per postimet. Pavaresisht percjelljes se atmosferes se arratisjes drejt lirise , kjo tablo e letrarizuar eshte larg nga pershkrimet e atyre qe i perjetuan direkt ato ngjarje. Psh nje shkrim si ai i PF (pershtypje kthimi )  eshte me autentik se trillimet letrare.

Gjithsesi, flm.

 O Erion, ç'tu desh qe e hape kete bisede mer!?

A di njeri ku eshte ky Erioni qe s'pergjigjet fare mer ?

 Hahhahahahah Katnari. Edhe une jam kurioze te di se kush eshte ky Erioni. 

E vetmja gjë që kërkoj është që të mos na ofendojnë, sepse fundja fundit ishte ky vend që na detyroi të merrnim rrugët e botës për një jetë më të mirë dhe për një mundësi më të madhe...

 

Une per vehte e ndjej veten shume te ofenduar kur shkoj ne shqiperi....heren e fundit qe isha, me ftonin per dreke neper lokale dhe ne fund, kur vinte fatura dhe une perpiqesha te paguaja, me shihnin me keqeardhje dhe me thonin- rri ti mos u ndiej se je refugjat-...as ketu ne kanade nuk e kam ndjere veten kaq inferior...

jete e padrejte...

shkova ne jug ...vetem per Ali Pashen mbaj mend qe diskutohej...me ore kineze me gjel...gjeli akoma e lunte koken...

shkova ne veri, raki dhe muhabet skenderbeu...nuk pyste njeri per oren,pasi nuk i hynte njeriu ne pune...

kur erdha ne tirane u kenaqa kaq shume ,se prijesi i fundit, sado me aksent ishte personazh LIVE,megjithese Ke sahati i madh,akrepat kishin kohe qe nuk leviznin...Ndoshta shqiperia po ndryshon ...por edhe ne Refugjatve na ka ngel Ora shume prapa, sa qe nuk e kapim dot ritmin modern te zhvillimit shoqeror moderno-te pershpejtuar shqipetar.

Ah kjo puna e Ores.....

 

 

Ore, a ka nej vendali ketu te na thote ne "refugjateve" si ishte ai koncerti i Uli Jon Roth and Joe Lynn Turner ne Q Sataf para ca ditesh?

Rrofte zoti Ferdinand Xhaferri qe e boni te mundur.........ja cdmth me pas connections...nckcnckcn smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).