Me duket si pyetje me vend per shkak te debatit mbi refugjatllekun. Jep vendndodhjen, moshen dhe rrogen!

222 Komente

:O. Po nr e kembes pse jo?

 nr i kembes 45 mi esmeraldaaaa....smiley ska komplekse kur pyetet per te

PIN/in me mire smiley

45.000 deri 55.000 euro ne vit

I paska rrit rrogat 55a smiley

une vetepaguhem!

noshka - do te ishte me me mire ta kishe filluar duke na treguar rrogen tende! Pastaj ne te tjeret ... probably it's too much information!

 

hajde tashti, ti japim fund ktij debati dhe ti bejme refugjate dhe ata qe kan ngel atje smiley

Pyetja e pare e  emigranteve te porsa ardhur eshte: Sa e ke rrogen?

E forta eshte kur pyesin nje te huaj, keta e kane shume bezdi ta zeme amerikanet po ti pyesesh per rrogen, nuk tregojne kurre.

Seriozisht, pse e kan aq merak keta te jashtmit me tregu rrogen. Ketu ne Shqiperi eshte e kuptushme, se po e morren vesh qe ke rroge te mire, beje cmos me ta bo gropen, ashtu kot per qejf, po andej nuk e marr vesh pse jan aq hermetike

Seriozisht, pse e kan aq merak keta te jashtmit me tregu rrogen."

Ne anen zyrtare shpesh here ne vendin e punes ndalohesh te tregosh pagesen ose % e rritjes se pageses qe kur firmos kontraten e punes! Pse? Sepse mund te krijosh konflikte, pakenaqesi ose demoralizim tek koleget! Pra ul moralin! smiley

Ne anen private, eshte normale qe mund te diskutosh pagesen me te aferm te tu! Por askush nuk te pyet per shifra ne qofte se ti nuk e hap biseden vete! Pyetja mund te jete - A je i kenaqur me punen apo jo? Kaq!!! Pse nuk pyet me shume? Sepse parametrat e kenaqesise/lumturise se personit jane individuale dhe te ndryshem ne persona te ndryshem! Te qenit i lumtur ne nje pune te caktuar nuk eshte i lidhur vetem me nivelin e pageses! Ka plot faktore te tjere!!!!

Pyetja e pare e  emigranteve te porsa ardhur eshte: Sa e ke rrogen?

Pyetja e dyte eshte: A mundet te bejme pak seks?

... sepse normalisht, pasi ke hyre deri ne ate nivel "intimitetit" sa te pyesesh nje person qe s'e njeh se sa leke ka, gjeja e vetme qe mbetet pa bere eshte seksi.

Dhe pastaj jetuan te lumtur e te gezuar... smiley

Olsib, kjo pyetje behet nga te gjitha grup moshat. Sidomos brezi i vjeter qe pyesin dhe nuk te ndahen pa e marr vesh dmth eshte pyetje allashqiptarshe smiley, nqs do e quaj keshtu se ne vdesim te marrim nje cike vesh sa merr filani sa merr gruaja e tij sa marrin si familje dhe ketu  e kam fjalen per njerez qe i njef jo per ata qe mendon ti tek pyetja e dyte se nuk ka dale sheshit edhe ai i shkret seks smiley. Hajt shendet.

e me mire, se ngritja e rroges me rrogen lidhet.Korelative eshte smiley

Ke harruar edhe "Po sa e blete shtepine, sa e madhe eshte", e te tjera te ketij lloji. smiley

E ke dhene basement me qira apo jo? Po attic ke? Po ate e ke dhene me qira? Sa harxhoni per ushqime? smiley, po burri sa te merr? po ti pse nuk punon? ahahah etj etj. Vertet ta shpifin

ketlina, ku i dime fjalet attic e basement ne, mi gru... nje kusheri im, i moshuar, u kthye nga Amerika dhe na tregonte shtepine e se bijes... kjo ashtu, ajo ashtu.. bemsja ashtu.... "ca eshte bemsja, mo xhaxh? - e pyes. / Ku merr vesh ti, mi, - bemsmja osht qilari shpise... po jo me rangulliqe si e mbajme ne ketu... moderne, mi goce, moderne... ene tv kishte fut mrena n'bemse.... smiley

Do e kete pas krevatin per te fjetur ne bodrom i shkreti Big Grin, bej shaka po skane faj mosha e vjeter e kane te veshtire gjuhen per ta mesuar, mgjths njof  plot pleq qe perpiqen te flasin, kam parasysh kur shkoj ne park me femijet dhe aty ka shume pleq shqiptare qe sjellin niperit apo mbesat ka gallate po nuk po zgjatem.

 

Ene mas seksit mer nuk ta thojn  smiley   

pse me kaq te madh e paskeeeee rogen  yyyyy , sa cudi u ben smileysmiley

smiley

 

 pyetje koti. duhet të pyesësh se çfarë blen me rrogën në vendin ku e merr. psh ktu një shitëse ka  dy dhoma e kuzhinë, sigurimin shëndetësor, buk e gjellë e një gotë verë dhe një makinë të vogël për të dalë nga fshati i vet herë pas here. Një prof. universiteti jeton në vilë, ka makinë lluksoze dhe shkon për pushime në Egjipt (edhe ky ha bukë e gjellë sigurisht, por i fut dhe një dopjo Courvoisier herë pas here). E kshu me rradhë. 

Aha sa pike interesante ke prekur.

Sipas librit "The Millionaire Next Door" te pasurit e Amerikes bejne nje jete modeste, ku jetojne ne shtepi modeste, dhe blejne makina te dores dyte. Njerezit fukarenj ketej nga Amerika jane me te predispozuar per objektet e lluksit dhe te prestigjit. Sigurisht qe i blejne me borxhe...

Keshtu qe te ardhurat ne raport me shpenzimet nuk korespondojne gjithmone ne vije te drejte.

Po prandaj erdhi kriza nga Amerika... E kisha fjalën çfarë i lejon rroga një të punësuari, pa u dashur të futet në borxhe deri në fyt, pra për rrogën reale. 

Ne borxh ne njefare menyre futesh nese do blesh shtepi apo makine. Vec nese ke kursyer $300,000 edhe i paguan direkt. Por pytja mund te behet: a e shlyen dot borxhin cdo muaj, apo e le te grumbullohet.

shume gjera ne shqiperi jane me te shtrenjta se kendej. Makinat, pajisjet elektroshtepiake, ilacet, rrobat, etj

 por shumë gjëra janë më të lira, ama.  gjithësesi tregu e ka llogaritë punën që secili rron, por në fund të muajit s'ka ngelë më gjë. them për kllasën punëtore, jo për ata që kanë pasuri denbabaden. 

rroga minimale ne shtetin e NY eshte $7.25/ore -> ~$1200 ne muaj

Ajo s'eshte vec ne shtetin e NY, eshte minimumi federal.

 Aq pak? Per aq shkohet ne Amerike? BE i ka me lart.

Po qiraja mesatare e shtepise sa eshte?

hahaa po ti nga e di qe be i ka me te lart mo dezhavu?

ketu te fillon lali me shkolle te larte + master me stazh 700euro 6muaj dhe pastaj o te japin doren e te thone mire u pafshim ose te shtyjne dhe nja 6muaj te tjere me 1000euro nese je me fat. Keshut fillon shumica e rrobeve qe mbarojne univ. motra ime merr 1100 ne muaj pa taksa qe i bie me pak se 7.50...

po nejse, itali hesapi

Kur thashe BE s'e kisha fjalen per ty personalisht apo motren tende, dhe as per Italine ne vecanti. Prape, 1100 euro bejne me shume se 1200 dollare, saktesisht 1340 dollare, ndaj jam ne rregull me ate qe kam thene.

http://www.fedee.com/minwage.html

Te kjo lista lart ke gjithe vendet, pervec Finlandes, Suedise dhe Danimarkes qe e kane edhe me lart.

Nje kusherira ime po kerkon pune ( po flasim per njerez qe minimumi kane mbaruar universitetin dhe kane disa vjet pervoje pune)  dhe 4-5 vende ku ka dhene bicim intervistash, rrogen me te madhe ia kane dhene 30 mije lek te reja, gje qe po te mendosh se do te jetosh ne shtepi me qira ( dhe minimumi i qirave ne TR, ne periferi, eshte 20 mije lek ( duhet shume fat ta gjesh 15 mije), merre me mend se cfare te mbetet ne fund te muajit. Fakt eshte qe cmimet po rriten perdite dhe nese para 1 viti nje rroge, ta zeme ke 50 mije lekshi konsiderohej e mire, tash zor se i mbulon gjithe shpenzimet jetike dhe te nevojshme.

 24 cm!

 

pergjigje e bukur. lol

Ana, kaq e zeze nuk me duket sitata ne Shqiperi,mgjs cdo gje eshte relative !!

pyt instatin mre, pse na pyt ne smiley

me letra t'rregullta jena te gjith smiley

Po ata qe punojne falas? smiley

me kto rroga qe kena, falas po punojme mi smiley

une disa gjera i bej edhe falas :-D

pranej na rritet xhidipija habitshem neve, nderkohe qe gjith bota eshte ne krize smiley

sa ka me na u rrite nga nga vapa qe nga 1 korriku  :-D

(ruzhdi mire, si ke qene, me vapen mire, me shefllikun mire? edhe ketej bereqaves.)

pebebeja ne na rritet se ai ish bankboterorsi, ish zv. ministriekonomiksi, ish keshisti, e di qe po t'i fuse nje te rafshume ndertimeve te shqipove, keta nga inati do t'i ndertojne perseri, hence pebebeja smiley. madje edhe rama qe jep leje ndertimi per perbindesha urbane e ben kete me qellimin e mire qe ato te prishen nje dite te afert dhe ne vendin e tyre te rindertohet, e rindertohet; hence pebebeja. kshu ka thene femeneja smiley

 

mire kam qene , ma kane rrit dhe rrogen me 10% smiley

sa eshte 10%? smiley

 

Mos thuj ere dreq 10%, por me perqindje dy shifrore. Ose po te jesh tamom e zgjut perdor heret dhe jo perqindjet. Kjo eshte metoda moderne dhe njesine e matjes e ka SALKAR!

hahahahahahahahahahaha

Psh une pyes Ruzhdien: sa tu rrit roga mi dreq ?

Ene ajo me pergjigjet: vetem dy SALKAR e gjysem!

hahahahahahahahahahahahahahahaha

smiley

e ke mat gabim Salkarin vecse smiley

haha! smiley

ps: gjonat falas nuk i kap pebebeja, cenceni duhet akuzuar per sabotim te pebebese.

24 cm!

T'a kalokam per pune 1-2 centimetrash! smiley

 

PS: Sa i piste u be ky muhabet. smiley

Ik se me rrejti menia se do kishte thone Mo-Be-Ru rrogen mo ne fun. Po kjo vazhdo te boji modesten!

 

Maksimumi me ka shku 19 cm, ndersa si mesatare mujore diku tek 15 -17 cm.    smiley

PS-keto te dhena jane kur eshte ne pune dhe jo ne gjndje te fjetur.

Qe kur paska filluar te matet rroga me centimetra ne Shqiperi? smiley

Sic duket ky sistem duhet te jete prezantuar nga Y. Pango! smiley

Jo, jo... s'e paske kuptu drejt.

Ato centimetrat kane te bejne me "se sa t'a fut punedhenesi!" smiley

 

PS: Ue sa i piste!!! Edhe vete nuk e besoj se mund te jem kaq i piste.

Dmth... mendoja se kisha potencial per te qene akoma me i piste. smiley

Kerkoj ndjese! smiley

 

me fal! e kuptova gabim! smiley

O Olso, ca ka ketu per pisllek ? Po te ishte keshtu nuk u fuste ne goje apo jo?

Po e kisha fjalen per muhabetin mor burr i dheut! smiley

Me fal per keqkuptimin, por kujtova se me shave per rrogen qe e kisha me te vogel se te Hunter!   smiley

Qe kur paska filluar te matet rroga me centimetra ne Shqiperi?

 Rroga me e Madhe, zyra me e Madhe, makina me e Madhe, shpia me e Madhe, cm me e Madhe... e kshu me radhe.

Ka qene sllogani i nje reklame: Permasat kane rendesi! smiley 

 

Cen, eshte relative vertet, sepse po te shohesh TR e sidomos bllokun cuditesh se nga burojne parate ne kete vend.

harrova dhe dicka tjeter, qe po te duash te blesh nje shtepi me kredi, duhet ta pyesesh mire veten se cdo te besh per 25 vjetet e ardhshem... te paguash shtepine e te vegjetosh brenda 4 mureve, apo te besh nje jete modestisht te mire.

 O ju cunat qe e masni rrogen me cm, pytja nuk eshte sa do donit ta kishit rrogen..

Noshka, 

Rrogen para apo pas taksave.. se kjo eshte pytja qe ndjek pasi i thu roble se sa e ke rrogen.

Tironso, 

Para nja nje muaji, pash nje rreklame pune ne nje nga keto sitet nderkombetare; kerkonin nje person te kualifikuar per te mbykqyr nje projekt 1 vjecar ne Shqiperi. Rroga $160k! Duhej te ishte i jashtem ama. Tani me thuj ti mu, nese ky robi shko e i trego rrogen atyre robve te cilet po i "mbikqyr" dhe ne shume raste qe kam pa une jane me te zote se mbikqyresi, cer ndjenjash mund te lulezojne?

 po mer...$160K normal per nje ekzekutiv qe do vije ne nje vend te botes se 3-te smiley Ato puntorat qe i din gjonat me mir se bosi....oh tashti, mos u bej komunist lol 

 o noshke, 

zakonisht keshillohet mos me i kalu kompetencat, sidoms per dicka qe nuk ke informacion smiley M'beso ne ate qe te thash.. Pozicion tekniko-ekonomik lete themi..

uhmm, po mbase na trego kerkesat/pergjegjesite per pozicionin ...se kshu si thu ti - "m'nigjo mu" - vari lesht, e lejm muhabetin periher

 po ska ven per diskutim o noshke, eshte praktik e njohur.. krijohet i fond per nje arsye a nje tjeter, nje pjese e lekve kthehen gjithmone nga erdhen.. Edhe ta them edhe i gjo tjeter, keta specialistet qe quhen ekspatriot ketej, Shqiperine nganjehere e kane si tip "apgreidi" ne krahasim me vrimat nga vine.

chene, mqs e preke ket teme, ke ndonje informacion ku kerkohet per pune te tilla ne Shqiperi..online, gazeta etj!? Thx.

Interesohu tek filiali i P&P (Pedersen & Partners) ne Tirane.

Ata merren me "gjueti kokash".

Paska qene kerkese nga Bechtel.

hahahha, dmth prandaj femrat e kane rrogen me te vogel? smiley

Varet nga pozicioni femres, punedhenese apo punemarrese smiley

femer punedhenese qe i pret rrogen ndonjerit thu ti? smiley

pse mer ate rast fatkeq ti, ka dhe femra punedhenese qe ta rritin rrogen smiley

ta rrisin ato, po ta takson qeveria ke shpia pastaj smiley

hahaha drejt, po ka dhe evazion fiskal smiley

hahaha 'prandaj s'behet ky vend' smileysmiley - ose ose, 'ju na detyroni me kerku borxh ne tregun nderkombetar'

ketu i ka rrenjet kriza smiley

artikulli i ardhshem i nurellarit (hahahha u shkriva me 'sektorin e patundshmerise'): 'ku t'i kerkoj rrenjet e tua, eurobond'

e pra, ja ku na coi germimi rrenjeve te krizes/eurobondit...ke rritja e rroges se qeveritareve dhe ulja e rroges per popullin e thjeshte trim dhe liridashes smiley

 

Per Greqin po flasim tani? smiley

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhha perfytyro Edren me nje hanxhar ne dore dhe me doren tjeter duke te mor rrogen qe sapo ta kishte rrit 2 SALKAR punedhenesja bamirese!

Me duket si pyetje me vend per shkak te debatit mbi refugjatllekun. Jep vendndodhjen, moshen dhe rrogen!

 

Ej po per moshen e vendndodhjen si tia bajme...ti masim me cm edhe keto :-D

per moshen jep kilet, per vendndodhjen kujdeset penari. ja u be edhe indeksi.

Vetem floriri eshte 24 karat, me i miri, se kemi edhe 10 karat, 18 karat smiley, mgjths une si preferoj me unazat e floririt i dua d.......smiley

Edhe une si kom qejf fare unazat prej floriri, me pelqejne unazat prej mishi, me diameter te ngushte, por elasike!      smiley

#-o

.

1gr = ??? lek.

Sic ke emrin kerkon edhe mishtrishten smiley, ske faj smiley

Varet se cfare ke parasysh me kallirin. Se ka kalli misri hibrit (sic jam une). por edhe kalli gruri ose kallza!!!!   smiley

kam parasysh ate pa kokrraaaaa ahahahha smiley

aha e kuptova e kishe fjalen per rrogen!    smiley

jo jo per topat ahahahah (sorry e lashe me kaq se po i vjen era muhabetit), pupupu lam nam

rendesi ka qe tani nga kjo teme , kemi prodhu nji produkt morfologjik qe lidhet me matjen e rroges me cm. dhe do kemi kollaj te perdorim llafe te reja si  : rrogemadh, ose ose rrogederr smiley

Ose... "rrogelush" smiley

vete gjuha ku dhemb dhembi me duket ee smiley

smiley

Ah... te lutem! 

Po shkoi gjuha aty... nuk dhemb me dhembi. smiley

Olsii, ca ke pire a te keqen?! smiley

Ana, te betohem, nuk kam pire asgje!

Ose, ose... mund te jete rrit (pa dijenine time) ndonje hardhi rrushi ne stomak, dhe tani (gjithmone pa dijenine time) eshte duke fermentu alkool. smiley

atehere, duhet te te kete bere goxha mire dielli i Vlores... smiley

Ana ishte duke pire me mu deri tani! Mos i beso se te genjen! As per rrogen mos i beso se merr me pak. Ma ka thone shefja e vet.       smiley

Po cne mi Ruzhdije ku dhomi e ku rroga, jane shume larg njona tjetres megjithese qendrojne ne te njejtin bosht.   smiley

.

smiley me rrufsh borderone smiley

une spunoj per socialistet qe smarrin rroga edhe flene ne qadra smiley

une punoj per demokratet e sali bërishës qi ja hogsha zemren jarebi smiley

rroga per te tere smiley

ruzhdie me rastin e ku gjuhes ku dhembi...paske kohe pa e marre rrogen me duket smiley :-D

ps. ti i kishe edhe kutite e hapura praaa :-D

biles, biles edhe hundmadhit do i themi rrogemadhi edhe hundderrit do i themi rrogederri smiley

rrogederr smiley ose derrrroge per femrat .

Qellimi temes u arrit. smiley

1 milion $ ne vit.

Ku punon ti more bire, qe e paske kaq te larte? smiley

 o solid ,po fiks fare.  te kam zili smiley

Sa e paskeni zgjat kete muhabet! (Le qe ishte muhabet me perspektive qe kur filloi xhanem ).smiley

Pse nuk te pelqen rritja e rroges ty?    hahahahahahahahaha

 ç'e do rrogen e madhe kur kenaqesia ka ngel te demostrimi i rroges te peshku smiley

i gjate por i holle smiley

hahahaha o solidarnosc, po ti deshe me na e dhi duke e marre temen seriozisht?

tani ka ngel me percaktu 'bonus'-in ose 'shperblimin' meqe eshte me shqip smiley

psh ky kalliri qe qesh kaq shume, si tip bonusi duket smiley

Mos e kiejshe fjalen per njesine matese te bonusit?

Psh. shefi ne fund te muajit i jep Ruzhdijes nje bonus prej Nje Kalli e trecerek!

ehuuu ku do me dale ti , te kush e paguan shtepine makinen celularin etj  :-D

qaty qaty deshta me dale smiley

 ama kalliri plot a mban koken poshte.

fiks 6.30 

Ky i ppu duhet te jete kallir mendjelehte. 

kalliro, peace

Sa fantazi nxit cilesimi i rroges ??

Rrogevarur , rrogeprere , rrogehumbur, rroge- fixe, rrogeqensh , rrogemadh , rrogevogel ,rrogefemrash , rrogemeshkujsh .

Rritje rroge , ulje rroge , stanjacion rroge , bllokim rroge .

Po mbi te gjitha them se emetimi i monedhes se Re Salkar , do ta kaloje edhe kete muarrebe. Kurajo o popull Shqiptar . Po vijne emigrantet me rroga jo te vogla smiley

 u prish tema...s'ka mo fuqi

pyet edhe nje here "sa e ke rrogen?" po deshe! smiley

 pse, Ron Jeremy jam un qe te pys dy here rresht ....lol

Shhhh... mos e luj tani... se eshte fut ne post-orgasmic chill. smiley

Pyetja sa e ke rrogen korrespondon me pyetjen "sa e ke imagjinaten".

Te gjithe marrin aq sa e kane per hak, por shpesh njerezit jane vene fajin rroges, dhe nuk e kuptojne se jane vete problemi qe i limiton...

Matja e rroges eshte bere e studiar me kohe .

Rroga e madhe, çeku i vogel.

Çeku i madh, rroga e vogel.

une e di ndryshe, sa me pak te punosh aq me shume merr smiley

Ruzhdija, me ate rritje rroge qe paska pesuar, e shoh qe e ka vene nder mend te na qerase kete vere. smiley

Vesa po ti po e shikon mundesine pe ndonje rroge te dyte (per part time e kisha llafin)   smiley

Kishe naj propozim ti? smiley

 

vertet po per te vetepune-sumit  si matet rroga? smiley

Pyt Lefty-n. smiley

Noshka, plot 120 komente per 1 ore. Besoj se me shume se kaq nuk prisje te te respektonim apo jo?       smiley

Noshka, plot 120 komente per 1 ore.

Kesaj i thone.... te te mbetet tema me barre.

 Ketu ne AL rrogat jane variabel, nuk eshte se ka rregull. Me keta privatet varet se ku punon.

Nje shoku im psh punon ne nje zyre ndertimi dhe merr 900 euro ne muaj, qe i bika aq ata qe punojne ne amerike. goca, po deshet jua prezantoj smiley

Ka te tjere qe punojne me 300, 400 deri ne 600 mije leke ne muaj. Aty rrotullohet. Ata qe kane biznese pastaj, kryesisht dalin me mire se punojne.

Megjithate, ka shume qe bejne nga dy pune.

 

 me 9cm rroge ai vetem ndonje refugjate nga zululandi merr lol

Hahahahahaahahahahahaha! O pis i keq, o noshka! smiley

qesh ti qesh deri sa te vije kalliri me ndonje propozim dhe do ta shohim si qesh! smiley

Nje shoku im psh punon ne nje zyre ndertimi dhe merr 900 euro ne muaj, qe i bika aq ata qe punojne ne amerike.!

Ky shoku duhet te jete inxhinier ndertimi/arkitekt apo e kam gabim? Ne qofte se ne Ameriki thuhet qe rroga minimale eshte ~1200 $/muaj kjo eshte per ata qe shesin chips ne McDonalds, pastruesit etj. Nje arkitekt ne Amerike eshte nje top earner!

Meghithate rroga 900 euro/muaj ne Shqiperi eshte nje rroge e mire duke pasur parasysh nje mesues i shkolles 8/9-vjecare ne Spanje merr te njejten rroge.  Ketu (UK) rroga mesatare e sektorit publik/privat eshte 32000 £/vit.

 Jo, nuk eshte i larte. 2 vjet ka qe ka mbaruar shkollen, mosha ime.

Hedh gjera ne autocad, ben matje... pune zyre dmth, se s'marr vesh nga ato. Ndertimi ka leke.

Prandaj them, varet ku punon. Ka vende qe s'te japin me shume se 300 mije leke, me te njejten pune qe ben ky shoku ketu. Ka vende qe per te njejten pune te japin trefishin. 
Po shumica s'kane rroga kaq te larta, dihet ajo.
 

Po nga kta qeverritaret kush e ka me te madhe rrogen, Krieministri apo Presidenti? Dini gjekafshe?

Keto jane rrogat e presidenteve te Ballkanit ne shtator 2008:

Stipe Mesiç
President i Kroacisë
Rroga mujore: 3600 euro

Fatmir Sejdiu
President i Kosovës
Rroga mujore: 3400 euro

Trajan Basesku
President i Rumanisë
Rroga mujore: 2500 euro

Bamir Topi
President i Shqipërisë
Rroga mujore: 2100 euro

Boris Tadiç
President i Serbisë
Rroga mujore: 1900 euro

Filip Vujanoviç
President i Mali të Zi
Rroga mujore: 1300 euro

Branko Cërvenkovski
President i Maqedonisë
Rroga mujore: 1200 euro

Rroga te bashkeshorteve te disa pushtetareve ne gusht te 2007:

Bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha, vazhdon si gjithmonë të punojë në Qendrën Shëndetësore Nr.4 në kryeqytet dhe merr një pagë vjetore prej 401.616 lekësh të reja

Lindita Rusmali punon si Drejtoresha e Drejtorisë së Legjislacionit në Ministrinë e Financave dhe gjatë vitit 2006 ka marrë pagë vjetore e shpërblime shumën prej 1.232.317 lekësh të reja

Bashkëshortja e ministrit të financave, Englantina Bode, punon në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Gjatë vitit 2006 ajo ka marrë një pagë prej 1.056.052 lekësh të reja

Bashkëshortja e ministrit të Bujqësisë, Nexhmie Gjana, punon në administratën e Kuvendit të Shqipërisë dhe gjatë vitit 2006 ka marrë një pagë prej 546.430 lekësh të reja

Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, ka nisur punë në maj 2006 në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Ajo ka marrë gjatë shtatë muajve të këtij viti 629 mijë lekë të reja

Bashkëshortja e ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, punon në Ministrinë e Bujqësisë. Paga e saj vjetore është ndër më të ulëtat në qeveri, vetëm 494 mijë lekë të reja

Bashkëshorti i Majlinda Bregut, Namik Ajazi, është regjisor i lirë. Në total gjatë vitit 2006 ai ka marrë një rrogë prej 48 mijë eurosh

Bashkëshortja e Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, vazhdon të mbajë postin e drejtores së programeve në një fondacion holandez, EËPPP. Brenda një viti ajo ka marrë rreth 50 mijë euro

Bashkëshotja e ministrit Pollo, Dajena, ka punuar gjatë vitit 2006 në UNHCR dhe në UNICEF. Në total Dajana Pollo ka përfituar më shumë se 2.3 milionë lekë të reja

Bashkëshortja e ministrit Ruli, e cila punon si menaxhere marketingu në kompaninë e sigurimeve "Interalbanian Sh.a" ka marrë gjatë vitit 2006 pak më shumë se 1.4 milionë lekë të reja

Ministria e Bujqësisë duket se është e preferuara e grave të politikanëve shqiptarë. Edhe bashkëshortja e numrit dy të Partisë Demokratike, Bamir Topi, punon në këtë institucion. Në deklarimin e pasurisë së tij nënkryetari i PD-së ka shënuar se gruaja e tij punon në Ministrinë e Bujqësisë dhe gjatë vitit 2006 ajo ka marrë nga paga dhe shpërblimet 662.219 lekë të reja. Një llogari e thjeshtë tregon se bashkëshortja e Topit merr një rrogë mujore pak më të lartë se 500 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë bashkëshortja e demokristianit Nikollë Lesi ka një pagë edhe më të lartë por në Ministrinë e Punës. Natalina Lesi ka përfituar gjatë vitit 2006 shumën e 735.306 lekëve të reja. Ajo mban postin e përgjegjëses së sektorit të burimeve njerëzore në këtë ministri dhe mësohet se merr një pagë pak më të lartë se 560 mijë lekë të vjetra në muaj. Një rrogë të lakmueshme merr edhe bashkëshortja e deputetit socialist Arben Malaj. Rajmonda Malaj punon në Agjencinë e Sigurimet të Depozitave dhe gjatë vitit 2006 ka marrë paga e shpërblime në shumën e 1.7 milionë lekëve të reja.

korano, une kujtoja se ishe burre, e jo gru llapazane mree.

le nam fare , mire qe spo na thu sa breke kane ne sirtar kto grate e botes (ca ne fakt sot jane ish gra se kane vdek ose jane divorcu )

smiley

c'faj kam une! Une vetem copy & paste bera! smiley

po i gugllove pra smiley

pse ca deshe me ju bo ma teper grave te politikaneve ti smiley

Po s'ju mori erzin e Bidrije. Ato alamet madamash: nje pjese e madhe e tyre i kane burrat neper lavire dhe ende vazhdojne te mbyllin syte per hir te situates financiare te rehateshme.

c'ashtu! smiley

e dija e dija qe pas rroges, muhabeti do dilte dhe ke kurvat smiley

do perfundoje me dy faqe dhe kjo si tema e refugjatit me duket smiley

Nuk po gjej rrogen e Saliut ne gugllum! Me duket se ja paska bere rrup-sup edhe gugllumit Salua! smiley

Sa materialist qe e kemi kete djale. Pupupu! smiley

per kalliri-n e ke fjalen? smiley

T'eshte bere mendja Kalliri. smiley

 

Ore nji gjo di me thone,

nqs vijne refugjatet ene na shesis tangerllek, pse sduhet t'i pyesim sa e kane rrogen? Fundja fundit edhe pse mund te bejne me teper pare se ne, ato harxhojne ne vendet ku kane shkuar refugjat shume me teper se sa harxhojme ne ketu ne shqipri ene si perfundim nuk eshte se kane me teper se ne ene si perfundim nuk kane pse te ne shesin pr..dh.

I papune qe prej dy vjetesh,njerezit kane filluar ta marrin hakun vete,nuk po na puneso njeri mo.

 o dejavu-je, ik tek websiti www.craigslist.org dhe gjej qytetin e NY dhe shiko qirate e apartamenteve, cmimet e makinave te perdorura, etj etj

pastaj shiko neper websitet per kerkim pune, si monster.com, per te pare sa ofrohet per pune te ndryshem ose kerko per website qe te ofrojne akses ne salary survey

 

 Po mo noshke, ja... tani. S'kam pune tjeter une, te bej hesapet e tua. smiley

Ana H, i thuaj asaj kushurires tende nese do shtepi me qira 100 mij lek te vjetra ne Allias. Shtepine e kam pakez te degraduar nga shirat, por i kam bere tarracen dhe tani nuk hyn uje.  

Pjer je ngaterru,nuk eshte gazeta celesi.

 ue, ue, rastesisht kalova me telekomande te Klani. Paska shku blendi salaj i ppu te emisoni "Opinion". Gjejeni c'po thonte ne ate moment?

Blendi: Shqiptaret duan vizat, se kane RROGA te ulta. 

Por ne do t'ja rrisim, - thonte Ilir Meta

Sic duket nuk ka ndjekur debatin mbi madhesine e rrogave.

Njoni(american), qe binte ne sy, e pyesin:

- Sa e keni rrogen ?

- 2500$ - thote

- ua, kaq, 2500$/muaj, marrin te gjithe, pse hapesh kaq shume ?

- un nuk cilesova gjo, nese i marr ne muaj, dite, ore apo minute smiley

52.000 leke ne muaj, por shpesh e marr me vonese. i bie te 370 euro. prej tyre, 180 euro me ikin per qira. kaq dmth

 Qenkemi njesoj smiley I vetmi ndryshim eshte qe une e ndaj qirane me nje person qe merr po aq smiley Por besoj se edhe ti.

jo jam vetem un. time moter e hoqen para dy muajsh nga puna dhe asgje smiley

370 euro

Seriozisht e ke?

Ti tashi po ben gjoja sikur s'e di sa jane rrogat ketej, qe te dukesh pak, apo ke lindur andej dhe ke mesuar shqip me kurse? 

Pak a shume nje permbledhje e asaj qe sapo the.

Mgjth, ato qe pyes une me kane folur perhere per shuma qe kalojne 500 euro/muaj.

 ka dhe 1000 euro ne muaj. varet ku punon e cfare pune ben.

por ka dhe 200 euro ne muaj.

500 euro ne muaj s'e kane rrogen ende mesueit ne poloni, jo me ketej nga ne.

Mah, sidoqofte pak. Kostoja e jeteses ne Shqiperi-me aq sa arrita te shoh- nuk eshte e ulet. Ushqimet shtrenjte(ne krahasim me ate ça fitojne), veshmbathja kualiteti pertoke,...Ama me dy qofte qejfin e bejne. smiley

Problemi eshte te cmimet. Polonia e Hungaria kane hyre te parat ne europe dhe kane pasur perparesi te shumta ne krahasim me ne, prape rroga mesatare e mesuesve eshte 500 euro, por kane cmimet bukur ne krahasim me cilesine. 

Besoj me teper, Déjà-vu, qe problemi qendron tek politika e eksport-import qe po ndjek Shqiperia. Kur jam ne Shqiperi shoh ne tavoline madje dhe salce domatesh te prodhuar ne Greqi ose Itali nderkohe qe nese del ne pazar gjen domate per 2Lek gjate sezonit. Si eshte e mundur?!

Spiritus, varet c'te bluan stomaku me mire.

Eshte e mundur se ne ketu nuk kemi/meremi me politike ekonomike, por me konflikte politike!

ehhh mo la_rosee

ne ketu edhe drekat tradicionale shqiptare te tipit tave i bejme me domate maqedonie, ullinj grek, vaj italian dhe buke kosove (shyqyr pak patriotizem smiley)

Dy qofte, dy diamante, quji ca te dush, qejfi po ai bohet smiley

Ama me dy qofte qejfin e bejne.

dhe nje salcice smiley

po edhe pak qepe me kripe, kjo eshte jeta. cfare do me shumesmiley

Belo,

Ik ga niet aan verkeerde dingen denken. 't Zou niet toepasselijk zijn voor een man. smiley

 Kujton se s'kemi perkthyes automatike neve smiley

Pa provoje. smiley

Jo, po e le kete here. Rendesi ka te mos merresh me gjerat qe s'jane te pershtatshme per burrat smiley

goxha i mire eshte ''google translator", por nuk funksionon gjithmone smiley

c'thua rosee?

kjo teme eshte kuptuar dhe komentuar verkeerde qe ne fillim.

eshte matur rroga me inch dhe centimetra ketu, apo harrove smiley

Ik vergeet héél snel. smiley

Déjà-vu, hahahaha! Gje e shtremt!

 Mos i harro gjerat aq shpejt ti smiley

Déjà-vu, troast ulder, ik get uk aan m'n rekker. smiley

Translate this! smiley

 lol

se c'eshte dicka me te shtriqme. S'ka rendesi c'eshte, une idene time e krijova. smiley

Ti dragi ti taku ti bima ti feci!

Jo, jo,...eshte shprehje figurative qe s'ka te beje fare me mendimet e tua te shtremta. smiley Eshte dialekt dhe s'e gjen ndokund. smiley

te kan genjy

Seriozisht e ke?

Cer pytje.
Jo jo, ben kot se i kane thene qe neper forume sillen verdalle emigrante (femra) qe kerkojne dashnore (meshkuj) me rroga te vogla

Swed, une e kam shume te thjeshte te injoroj nje baze komunikimi te tille(siç mund te kem bere). Mgjth, jam e mendimit qe biseda brenda kufinjve te etikes(aq me teper me njerez qe s'njeh) eshte me e kendeshme. smiley

 

  Mua swedi m'u duk me etike smiley

deja vu, pash zotin

ca zanati ke, po se pate problem ?

per kenaqesine e pershkrimeve te tuja, e meriton me te ndihmu me ndonje pune te mire smiley

O Rrushi i omel, ene une t'keqen vellai, jom pa pune; Me shif ene mu njehere!  smiley 

ti hajde m'rruj lesht dhe teper e ke

p.s. dhe ik pirdhu se nuk replikoj me me ty, koqe kanari

 Po qe puna e mire bej cdo lloj zanati une 

 dhe thx smiley

Ooops qenka hapur prape kjo puna e rroges! smiley

 

Erdhe ti? smiley Do na i hapesh regjistrat e rroges tende sonte? smiley

Erdha erdha, se per pak me zuri gjumi! Pse te mos i hapim regjistrat! Ja ta fillojme me ty! Sa e ke rrogen ti La_rosee? smiley

Dy pale kepuce e nje çante ne muaj. smiley

Ruzhdo. smiley Dreq.

Ja dhe nje njesi tjeter matese per rrogen! smiley

Ene ky korani me duket se e mat me inch rrogen!     smiley

Rrushi kjo njesi matese e rroges andej nga anet tuaja doli! Tani mori dhene ...  nuk dihet se ku ndalet mer ...

 

deja vu-ne e marr une, si asistent-arkitekt, nqs. di 2-3 gjera nga CAD-i! smiley

Do t'a betonizojme bukur Vloren! smiley

 Autocadin s'e di, por per beton te thaj. smiley 

olso, po ke vene nje dore betoni ne Vlore, me mire gjeje vete vendin e rozafa-timit smiley.

Olso bone cbone ja arrite qellimit: me allnove me Ruzhdijen.    smiley(

Shyqyr qe eshte ky muhabeti rroges si intermexo se na mbyti sporti smiley

 

Ruzhdi, po ajo kishte kohe qe ishte e allnu me ty mo plak.

Normal! Kur i thu tjetres "kurve"! Cfare pretendon?!

Une s'e njof Ruzhdien, por prape u ndjeva ne siklet per ato cilesimet qe i bere, edhe pse me shaka!

Hajde... pajtohuni tani. Thuji "Me fal" dhe pastaj ndrysho edhe nick-un tat dhe kushedi mbase zbutet.

PS: Nick-u "Berber" nuk ishte i keq. I mungojne keto emrat profesional Peshkut! Pse e ndryshove?

 

PS: deja vu, mbikqyres kantjeri plako!

Po mire e provova ta vija nick-un berber, por admini mu pergjigj se ky emer osht i xanum; pra duhet ta kete ndonje tjeter. Pastaj, perderisa Ruzhdija e ndron shpesh emrin si mbreti grate, eshte me e udhes qe ajo ta ndroje prape; ne fund te fundit fenomeni "ruzhdije" tashme ka kaluar.

Megjithate me ke nje borxh., kom per te fut ne sherr ene une ty me ndonje tjeter, se ketu jemi, derisa te liberalizohen vizat   smiley

Po mire e provova ta vija nick-un berber, por admini mu pergjigj se ky emer osht i xanum

Po veje "Hidraulik" mor burr! Keq per emra profesionistesh jemi?!

Hidraulik - profesion fisnik! smiley

Shiko, kur je keq per kreativitet, me thuj mu! Une te thaj fare!

PS: Amon... me fut ne sherr me ke te dush! Une tek Peshku per ate pune vij! smiley

_______

Monda... Po do t'a betonizojme bukur... mi motra!

Me standarde Evropiane! smiley

lol, hidraulik jo, se pastaj gjoja se i eshte bllokuar lavamani apo rubineti i vaskes kon me me kerku femnat e PPU-se; ene une nuk e perballoj dot ket lloj pune se do me hapen ene nomi si hidraulik i mrekullushem.    smiley

rroga dhe dicka tjeter nuk tregohen..Gjithsesi tash per tash aty rrotullohen te shifrat me lart..por disa e rrumbullakosin rrogen me rryshfete, ne sektorin shteteror. Ne sektorin privat ai bankar nuk eshte keq..

Ndersa une do te shtoja se pyetja me e rendesishme per ta kuptuar sesa keq jemi, nuk eshte vlera e rroges, por a firmos ne bordero? Pra a je ne pune? Papunesia eshte ekstremisht e madhe. Ne shumice, moshat 20 - 30 vjec nuk gjejne dot pune, kjo eshte per te vene duart ne koke!

Kjo eshte e vertete..Tashi ke fol si Berber..Tregu i punes gjendet i tkurrur, dhe papunesia eshte nje plage sociale qe hapet nga dita..

Nuk paska njeri thyb me tregu rrogen ktu smiley

 

Une jam  600.000 mije te vjetra ne muaj  pa shperblimetsmiley

 

PS: Mos me kerkoni lek se  nuk kam .

S'e kam lexuar kete temen, po nga titulli duket se do kete gallate. smiley

P.s. tushe, paske pas qene e mbaruar pas sexdyqaneve moj lool

p.p.s qenka fun ky kerkimi me sitesmileyeshkupauje.com smiley

si gjithmon...mbas pilafit er daj. Muhabeti vallai u degjeneru knej nga fundi, doli tek nr. i kepuces.

+1

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).