Në simestrit e pranverës që sapo mbaroi, kisha një profesor, për një nga lëndët e ekonomisë, i cili më la mbresa shumë të mira, jo vetëm për faktin që me të vërtetë kishte njohuri nga më të ndryshmet por edhe për faktin që arsyetimet që bënte shumë herë ishin me të vërtetë të lehta për t’u kuptuar dhe shumë shpejt ishe dakort me to. Megjithatë, një arsyetim që ai e bëri disa herë akoma nuk më ka mbushur mendjen. Sipas tij, në përgjithësi, politikanet e majtë të Evropës nuk qeshin asnjë herë, të paktën përpara publikut të tyre por edhe kur janë përpara opozitës. Për shkak të kësaj deklarate, jam menduar shumë dhe prandaj po bëj këtë pyetje. A është e vërtetë kjo gjë edhe për politikanët e majtë në Shqipëri? Do të doja të dija si e mendojnë Shqiptarët këtë gjë. Edhe diçka tjetër, n.q.s. mendoni se ky profesor nuk është ndonjë person i ngritur dhe gjithashtu mendoni që nuk duhet t’i marr për bazë mësiment e tij, më besoni ai është me të vërtetë një profesor shumë i zoti dhe po të doni mund të shikoni CV-në e tij në linkun e mëposhtëm:

http://www.fordham.edu/economics/salvatore/longCV.htm

 

 

 

 

Përshëndetje,

Erion Vela

 

15 Komente

Jua a ka ngri Sala buzeqeshjen ne buze o Erjon,ore a e di qe ben pyetje interesante ti?

O Erion,

na merzite me keshtu pyetjesh, edhe pse eshte vetem e dyta.

Te te them te drejten nuk e ka gabim ai profesori jot. Ti shikosh te gjithe edhe ne Shqiperi edhe ne Itali ashtu jane. Nuk i bo dot njeri me qesh. Do kishin fitu ndonje konkurs nqs do kishte edhe sikur ti gilivitcin. Po e kane ngaqe i marrin punet seriozish prandaj. Ndersa te djathtet e kane mendjen gallate.

Do zihena edhe per kanadezet tashti... ah c'a na ka gjete me ju robte qe jetoni ne mes te asigjoje smiley

Ja dhe nje buzeqeshje nga prijesi Steve.

 

Erion, jam shume kureshtare te di rezultatet tuaja akademike dhe sidomos nese profesori jua kerkoi ta perseritnit kete pohimin e tij gjate provimeve te sezonit.

P.s. Miqte e mi te majte qeshin, nuk di ne nga qejfi apo nga marazi.

Tani qe po e mendoj... them se profesori yt ka te drejte.

Politikanet e majte transmetojne pesimizem. Shume pesimizem.

Mbase kane te drejte. Mbase realiteti eshte vertet kaq pesimist. Mbase... thjesht... ata jane pesimist.

Sdq. nqs. kane ndonje deshire qe te fitojne... mendoj se duhet te fillojne te mesojne te qeshin.

Ose me saktesisht... "te lirohen".

Nuk po mbajne te gjitha hallet e botes. Kjo eshte mese e sigurte.

 Cfare ju thashe tek ajo tema tjeter? Buzeqeshni! Edhe kot me kot nganjehere, si refugjatet amerikane.

E the mor PF, e the... po kujt ja the!

Meqe ra fjala... Javen e pare kur kthehem ne Shqiperi edhe une jam buzagaz.

Nga java e dyte e tutje... t'a ngrijne buzeqeshjen... te thyejne nofullat... te copetojne turinjte... smiley

Nga kjo dal ne perfundimin qe ti s'je i majte, apo jo Olsi? Se mua me dukesh gazmor psh. smiley

Ja... vetem ketu tek Peshku i jap hov buzeqeshjes time, se ketu ne Tirane eh...

Ketu ne Tirane, te rrafin po qeshe! smiley

 

PS: Teorikisht, mendoj se jam nje i majte qe sforcohet me qene i djathte. Perfundimisht mendoj se Qendra mund te jete OK per mua.

A lashe ndonje pozicion pa permend?! smiley

Kur the qe ke miq te majte qe qeshin,e kisha llafin per Namik Doklen apo jo.

Jo, disi me te rinj. Shume me te rinj madje smiley. Apo s'quhet kur jane te rinj?

Quhet,quhet.

 Ej e pa njeri ate CV-ne e ketij profesori mer?

Si me qen rrrrroman!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).