Rritja e taksave vendore eshte shnderruar ne nje problem serioz per bizneset ne Tirane, vecanerisht ato qe kane te ardhura sa per te mbajtur familjet e tyre. Shume qytetare po ankohen se taksat jane rritur deri ne 20 here dhe per ta, kjo situate eshte e papranueshme.

Ne vitin 2007, nje biznes ne kryeqytet paguante 7 mije leke takse gjelberimi. Ne vitin 2008 kjo takse u rrit me 71.4%, duke arritur ne 12 mije leke. Nje vit me pas me 2009 taksa u shtua me 8 mije leke duke shenuar nje rritje 15 here me te larte. Aktualisht cdo biznes paguan 250 mije leke ne vit per gjelberimin. Nje rritje 25% me e madhe se e vitit qe lame pas. E njejta gje ka ndodhur edhe me taksen e pastrimit. Nga viti 2007 deri me 2009, kjo takse ka njohur nje rritje prej 175%, por edhe kjo rritje u argumentua si e pamjaftueshme per Bashkine e Tiranes. Ne vitin 2010 kjo lloj takse u rrit me 15%, duke shkuar nga 65 ne 75 mije leke. Bashkia kryeqytetase, e ka justifikuar rritjen e taksave duke e konsideruar si nje domosdoshmeri per ruajtjen e mjedisit ne kryeqytet, por edhe pse biznesi i paguan rregullisht, ambienti perreth le shume per te deshiruar.

 

Vetepohimi i Rames

Ne kete menyre, deklaratat e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, per krize te ekonomise dhe buxheteve familjare nuk jane dhe aq te paverteta. Biznesi i vogel ne kryeqytet po perballet prej kohesh me veshtiresi, te cilat kane te bejne me taksat e rritura shumefish nga Bashkia e Tiranes. Jane pikerisht taksa e gjelberimit dhe ajo e pastrimit qe ne tre vitet e fundit kane njohur nje rritje katerfish. Kjo barre fiskale e rritur arbitrarisht nga administrata e Bashkise eshte ajo qe po rendon aktivitetin e shume bizneseve te vogla ne kryeqytet.

"Ah, ky dyqani, mos e pyet. Nje peme qe kemi perpara dyqanit, paguajme 280 mije leke. Taksat e pastrimit dhe gjelberimit nuk jemi ne gjendje t'i derdhim. Keto i ben bashkia, vetem bashkia i ben. Te ardhurat e bashkise ku shkojne? Vene neper grevat e urise", - u shpreh nje biznesmen ne qytetin e Tiranes. Ndersa nje biznesmene tjeter thote se ka paguar per nje peme 240 mije leke, ndersa thekson se "ne pergjithesi taksat vitet e fundit jane rritur".

Nje tjeter qytetar i Tiranes, i cili disponon nje biznes thote se "keshtu si po vijne punet do te dalin te punojne roje tek bashkia".

 

Poni: Taksat, shume te larta

Kryetari i Keshillit Bashkiak, Ferdinand Poni, deklaroi pak dite me pare se taksat e pushtetit lokal ne Tirane do te ishin me te uleta nese bashkia dhe kreu i saj, Rama do te benin transparente buxhetin. Ne nje komunikim per mediat, ai e quajti te pajustifikuar qendrimin e Rames.

"Ky kryetar qe flet per transparence, duhet t'i jepte keshillit nivelin, dhe bazen e cdo takse, une e them dhe boterisht, ne menyre qe ne t'i tatojme me pak qytetaret, qe ne t'i ngarkojme ata me pak per shpenzimet ekstravagante qe bashkia do te beje, sepse ne jemi ne sherbim te qytetareve, dhe bashkia duhet te jete ne sherbim te qytetareve", u shpreh Poni. Sipas tij, ka mese dy muaj qe kjo liste taksash, ne menyre qe te behet buxhet i shendetshem, nuk ka ardhur.

Ai tha se Bashkia e Tiranes ka taksa disa here me te larta se nje bashki tjeter ngjitur me te, apo ka taksa fare te pamotivuara per reklamat. Rritje galopante Taksat vendore kane pesuar nje rritje te madhe per vitin 2010. Rritja, e miratuar qe ne shkurt te vitit 2008, ka arritur kulmin per kete vit. Taksa e gjelber arrin ne vleren 500 leke, e pastrimit 5 mije leke ndersa e biznesit te vogel rritet ne baze te xhiros vjetore. Vlerat monetare qe duhet te paguajne qytetaret jane shume te larta, po te kemi parasysh se ne momentin e miratimit taksat vendore kane qene disa here me te uleta.

7 Komente

Shpif, shpif se dicka do mbetet OSE pirdh, pirdh se lirohesh.

Mesa degjoj nga ata qe njoh, robt ne TR ankohen se po i myt qeveria me taksa, jo bashkia.

Dajosho.Kur nuk di se kush i ve taksat ne pushtetin lokal,mos ja fut por..... kot

Dajoshi, me ligjin e ri, ku jane ndare kopetencat dhe menyrat e taksave, edhe bashkia dhe komunat, u marrin taksa biznesit te vogel e te mesem. Ka shum taksa dhe fatkeqesisht shum te larta. Une pashe vjet qe shum dyqane lagjeje ishin mbyllur nga ky shkak, rendimi nga taksat.

E mire mire... Pagun lala jot gati 300 mije leke takse gjelberimi e vetem gjelberim nuk shof gjekundi. Na mbyti pluhuri, kena mbyll edhe makinen tani se eshte bo trafiku lesh arapi.

E para punes ky gazetari pa emer qeka tyc, por tyc me i modh osht ai qe na e ka sjell ketu. I ngateron kaq keq shifrat (ndoshta qellimisht, ndoshta nga padija) saqe nuk kupton asgje. Thote se taksat jane rritur deri ne 20 here, por nga shembulli qe mer nga 7 mije leke ne 20 mije leke per taksen e gjelberimit i bie vetem 3 here!!!!!!!!!!

 dajosho, 

Qeveria po e po, por edhe bashkia si bashki e kompletume qe eshte s'ngel prapa. Dhe mire bejne ne fakt! Shtet pa taksa nuk ka. Mu vec me acarojne ato jevgat qe mund te shofesh rendomte nga 12 e nates gjer ne 5 te mengjesit qe perhapin pluhurin ndersa perpiqen ta mbledhin ate. Me acarojne ndertimet e gjithanshme qe nuk kane asi lloj praktike per pastrimin e baltes dhe dheut nga automjetet e renda perpara se ato te leshohen rrugeve te qytetit. Ka dhe plot gjera te tjera qe me acarojne por kot qe ti permend, pasi si rrefugjat qe jam, une duhet ta di se gjerat atje ashtu kane qene edhe para se te ikja, dhe ashtu kane qene ne fakt sa heren e fundit qe jam duk andej, edhe kur kam ndenjt nga 6 muaj rresht.. edhe.. shkurt duhet me pranu se gjerat atje nuk dryshojne. Kshu na thone "vendasit" te pakten...

Ne kuadrin e reformave ne arsim propozoj qe ne degen e gazetarise te futet me detyrim lenda e arithmetikes

Ne vitin 2007, nje biznes ne kryeqytet paguante 7 mije leke takse gjelberimi. Ne vitin 2008 kjo takse u rrit me 71.4%, duke arritur ne 12 mije leke. Nje vit me pas me 2009 taksa u shtua me 8 mije leke duke shenuar nje rritje 15 here me te larte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).