TIRANE- Policia e Tiranës nis një operacion “fshesa” ndaj lypësit e mbërritur “klandestinë” nga rrethet në kryeqytet. Operacioni startoi të premten dhe brenda 24 orëve policia e Tiranës shoqëroi 40 lypës të mitur dhe familjarë të tyre në moshë madhore.

Veprimet e policisë ndaj lypësve korrespondojnë me mbërritjen e raporterëve të BE-së për monitorimin e plotësimit të kritereve për procesin e liberalizimit të vizave me vendet ‘Shengen’, si dhe për konferencën rajonale për Ditën Botërore të shfrytëzimit të të miturve që do të zhvillohet në Tiranë në 12 qershor.

GSH shkruan sot se pas identifikimit ata që rezultuan banorë të Tiranës, janë dërguar në fshatin SOS dhe në qendra të tjera akomodimi për të mitur në kryeqytet. Ndërsa shumica e lypësve të shoqëruar që rezultonin të ishin banorë të rretheve, janë dërguar me makina policie për në vendlindje. Policia konfirmoi se ka nisur procedim penal për të paktën 5 prindër të fëmijëve të mitur, të cilët u kapën duke lypur. Pavarësisht aksionit të së premtes, gjatë ditës së djeshme janë vërejtur që lypësit kanë braktisur fshatin SOS, si dhe ata që ishin “dëbuar” në rrethe, janë kthyer sërish në kryqëzimet dhe rrugët kryesore të Tiranës.
(s.g/balkanWeb)

11 Komente

Bravo shum mir ua kane bere. na e shpifen jevgat kur na vijne tu na la makinen edhe pse sua kerko njeri.

Pavarësisht aksionit të së premtes, gjatë ditës së djeshme janë vërejtur që lypësit kanë braktisur fshatin SOS, si dhe ata që ishin “dëbuar” në rrethe, janë kthyer sërish në kryqëzimet dhe rrugët kryesore të Tiranës.
 

Sigurisht qe do te braktisnin fshatin SOS si dhe qe do te rivinin ne kryeqytet, pasi jemi ne epoken e levizjes se lire (te pakten brenda vendit). Le qe kete te fundit, pra levizjen e lire, popullsia autoktone e arixhinjeve e ka pasur gjithmone, edhe ne regjimin e kaluar.

Ne fakt keto kohet e fundit paten dale arrixheshka te bukura ,nje lavazh,fustan dhe sandale te bukura,dilte arrixheshka qe ta pije ne kupe.

O gazetaret e GSh-se... po as shumesin nuk dini ta perdorni, mor njerez! vari teneqene te tjerave!

Policia e Tiranës nis një operacion “fshesa” ndaj lypësit e mbërritur “klandestinë” nga rrethet në kryeqytet.

"... ndaj lypesve te mberritur..."

Kjo ishte vetem fjalia e pare... s'po lexoj me tutje, me mire.

 

 

.. . po as shumesin nuk dini ta perdorni, mor njerez!"

Ana - po c'jane keto njejesa dhe shumesa qe kerkon ti! Shqipja po evolon dhe qellimi eshte ta bejme ate sa me te thjeshte! Flamurin e kane marre ne dore gazetaret e rinj/moderne per modernacionin e shqipes! smiley

Ja pse te mos e zhdukim shumesin e disa fjaleve! psh. ne anglisht nje dele dhe shume dele eshte e njejte - sheep smiley

psh. ne anglisht nje dele dhe shume dele eshte e njejte - sheep Big Grin

Edhe ne shqip, po ne te pashquaren, ama. smiley

Pershendetje. Mire ti? smiley

Kur kane punuar ndonje here arrixhinjte edhe ne kohen e lavdishme te Dulles ata vetem duke lypur jetonin me cadra, keto cadra na i kujtuan kete vit ne bulevard edhe grevistet qe tani kerkojne edhe dietat e shperblimet per heroizmin qe treguan. 

Te rrish ne cadra nuk eshte heroizem, eshte varferi; te hedhesh ne ere fashatra (gerdeciiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii) dhe te permbytesh fusha, kjo po qe eshte heroizem. Te mi gezosh heronjt e Gerdecit dhe ti japesh jete edhe nga ditet e tua o malok macuklli!  

Si gerdeci eshte tere shqiperia,

Me armet qe bleu Enveri e partia,

Permbytjet erdhen nga perendia,

Keto dite u permbyt edhe Polonia

Edhe per polaket akuzohet S Berisha?

Kokekashta kokekashte mbetet.

Je shume dobet per komente.

Ti gjithmone del jashte teme.

 S'kam problem me lypjen pasive. Por kur lypja mer nje forme agresive sic po ndodhe kohet e fundit ne Tirane atehere duhet te behet dicka. Dhe shpresoj te gjehet nje zgjidhje afatgjate, psh cdo (shumica) e te  huajve qe takoje, preokupimin kruesor kane gjendjen e popullsise Roma ne Shqiperi. Me heqjen e vizave do i kene ne qendrat e tyre, te shohim se si i trajtojne per vete.  

eh, me heqjen e vizave kam frike se nuk do ngelet i bardhe (gaxho) pa ikur; sa per Roma people, pjesa me e madhe e te rinjeve (ata qe kane lindur pas 90-tes) nuk mund te marin passaporte nga keto modernet (kusht me dale jashte kufijve te vendit) sepse nuk jane te regjistruar qe kane lindur. Keshtu, qe qendrat e pritjes do ti shfrytezojne me se miri gaxhojt (te bardhet). Nga ana tjeter Roma people do te gjejne teren me te mire per te jetuar ne shqiperi pasi ata dhe Familja  salitore do te prehen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).